"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#1

Post by Adriana » Wed Jun 17, 2009 7:06 pm

Me lindi ky mendim per te krijuar kete teme, thjesht per te dihmuar njeri-tjetrin me artikuj nga zbulimet e fundit (nderkombetare) qe bejn shkencetaret/studentet mbi gjendjen shendetesore, dhe mirembajtjen e jashtme fizike.


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#2

Post by Adriana » Wed Jun 17, 2009 7:27 pm

ImageÇfarë ndodh brenda nesh gjatë 24 orëve



Në shtatë bie zilja e orës. Disa prej nesh "kërcejnë" menjëherë nga shtrati për të vazhduar me punët mëngjesore, ndërkohë që të tjerë janë më të ngadaltë.
I japin vetes më shumë kohë të ambientohen me ditën e re dhe çohen dalëngadalë brenda një kohe prej 15 minutash. Por, ndërsa mënyrat e zgjimit dhe rifillimit të ditës janë të ndryshme, organizmi, te të gjithë, ndodhet në të njëjtën situatë: ai ka kohë që është i përgatitur për këtë moment, pra për zgjimin.

Dy orë para momentit të hapjes së syve gjëndrat mbiveshkore nisin të prodhojnë kortizolin, hormonin e stresit, nivelet e të cilit arrijnë një pikë maksimale të përqendrimit në gjak mes orëve 08.00 dhe 10.00 të mëngjesit. Ky hormon na ndihmon për të përballuar stresin e rizgjimit. Ashtu sikundër ne, edhe trupi është i përfshirë në shumë aktivitete të përditshme, që ndryshohen vazhdimisht, shpesh pa dijeninë tonë: niveli i hormoneve që ngjitet dhe zbret, ndryshimi i temperaturës dhe tensionit, organe që në varësi të orës bëhen aktivë, apo pushojnë pak nga aktiviteti i tyre. Madje, në këtë ndryshim të madh përfshihet edhe gjatësia e trupit.

Në zgjim jemi disa milimetra më të gjatë, sepse pozicioni horizontal që kemi gjatë orëve të natës u ka dhënë mundësi vertebrave që të çlodhen dhe të rihidratohen e kësisoj ato kanë krijuar distancë njëra nga tjetra. Në shumë raste këto ndryshime të vogla, apo të mëdha ndjekin një ritëm të caktuar gjatë 24 orëve. Jeta në tokë i është përshtatur ndryshimit të orëve dhe këmbimit të ditës me natën brenda 24-orëshit, i është përshtatur dritës dhe errësirës dhe është e pamundur që organizmi ta injorojë një ritëm të tillë të përcaktuar që nga zanafilla, por që për arsye të ndryshme ndryshon herë pas here.

Por nuk bëhet fjalë për ndryshime drastike. Po ta vëzhgosh nga afër dhe së brendshmi trupin tonë zbulojmë se në mëngjes herët temperatura është shumë e ulët, rreth 36 gradë Celsius. Të ulëta janë edhe ritmet e rrahjes së zemrës, presioni arterial. Të gjitha këto nisin të ndryshojnë dhe të rriten me vënien tonë në lëvizje. Në mëngjes, jemi ende nën efektin e acetilocolinës, një molekulë e sistemit nervor parametrik, e cila është aktive, kryesisht gjatë natës: vazot e gjakut janë më të mbyllura dhe gjaku rrjedh shumë ngadalë dhe ka tendencë që të koagulohet shpejt. "Goditja" e rizgjimit ndihmohet nga adrenalina që vë në punë aparatin kardiovaskular. Kjo lloj mënyre funksionimi bën të mundur shtimin e mundësisë dhe probabilitetit për infarkte apo iktus.

Po le të rikthehemi te trupi që në mëngjes pak nga pak nis të funksionojë: metabolizmi aktivizohet dhe temperatura trupore nis të ngrihet, ndërkohë që aparati tretës ndodhet në kulmin e punës. Edhe përgjumja dhe ai lloj hutimi që na ka shoqëruar gjatë fazës së parë të ngritjes nga gjumi zhduket dalëngadalë dhe ne jemi në zotërim të të gjithë aftësive tona intelektuale dhe të aftësisë thithëse të trurit. Por performanca e trurit nuk varet vetëm nga momenti i ditës, por edhe nga variable të tjera të tilla si sasia e orëve të gjumit të natës, vakti i fundit i të ngrënit. Mendohet se temperaturat më të larta e përshpejtojnë funksionimin e trurit, duke përshpejtuar transmetimin e sinjaleve nervore. Nga ora një e drekës, stomaku nis të "ankohet". Është ora e vaktit të drekës. Në të vërtetë, orari i vakteve nuk varet nga një orë biologjike e brendshme më tepër sesa është nevojë biologjike e organizmit.

Ky i fundit përmes mëngjesit e ka të nevojshme të rifitojë energji, përmes drekës rikuperon forcat, ndërsa përmes darkës mbush stomakun për të shkuar më pas në gjumë i qetë. Në rast se vaktet janë të rregullta, janë pikërisht ato që u përcaktojnë kohën disa funksioneve si: sekretimi i hormonit grelina nga ana e stomakut, që ndodh rreth 30 minuta para orës së zakonshme të drekës, apo të darkës. Qëllimi i tij është përgatitja e trurit, mëlçisë, veshkave dhe pankreasit për procesin e tretjes. Pas të ushqyerit, nivelet e grenalinës bien. Shpesh dreka akuzohet si gjumësjellëse, veçanërisht kur është një drekë më shumë e pasur me makarona, pra me karbohidrate. Një drekë e tillë sigurisht mund të sjellë një përgjumje të lehtë me një lloj humbje përqendrimi dhe fashitje të reflekseve. Kjo tendencë mund të varet nga një lloj lidhjeje e shkurtër mes dy proceseve të kundërta.

Nga njëra anë është mekanizmi i gjumit që si një kronometër, mat kohën që nga zgjimi. Sa më shumë që kalon koha, aq më i madh bëhet te ne "borxhi" i gjumit dhe ky mekanizëm e çon nevojën për të në nivele maksimale. Nga ana tjetër është një mekanizëm gatishmërie, që ndodhet në minimumin e tij rreth orës tre të natës për t‘u shtuar më pas me kalimin e orëve e për të arritur një pik gjatë orëve të paradites. Pikërisht ky mekanizëm kundërshton atë të përgjumjes. Pas mesditës, "borxhi" i gjumit është kaq i madh sa që shpesh e tejkalon tendencën për të ndenjur zgjuar. Për të kundërshtuar përgjumjen që shpesh na shoqëron pas ngrënies së vaktit të drekës, dikush këshillon bërjen e një pauze të shkurtër, e një pushimi që të jep mundësinë e rikuperimit të gatishmërisë, humorit dhe prodhimtarisë. Bëhet fjalë për pushime shumë të shkurtra 10-15 minutëshe.

Nëse do të flihet më shumë, të themi një orë, ose edhe më shumë rrezikojmë që të ndihemi më të lodhur e më të këputur se më parë. Duke filluar nga ora 14-15, organizmi regjistron edhe maksimumin e aktivitetit të tij dhe njëherazi të prodhimit të adrenalinës, molekula e sistemit nervor simpatik. Aparati kardiovaskular shfaq gjithë efikasmërinë e tij: vazot e gjakut janë të hapura ndaj fluksit të gjakut që qarkullon lirshëm, duke çuar një sasi të madhe oksigjeni në zemër. E njëjta gjë vlen edhe për rrugët ajrore dhe mushkëritë: pasdite merret frymë më lehtësisht. Pjesa e parë e pasdites është edhe momenti kur vihen re në shkallën e tyre më të lartë shqetësimet në mënyrën e të sjellit të karakterizuara nga agresiviteti.

Madje, sipas disa studimeve, ky është edhe momenti i ditës kur ndodh edhe numri më i madh i vetëvrasjeve. Sipas specialistëve, shkak për këtë është përsëri adrenalina, akumulimi i saj. Më pas, rreth orës 18-19, temperatura trupore, që ka qenë gjatë gjithë ditës në rritje, arrin pikun e saj, pra shkon në 36-37 gradë Celsius. Ndërkohë, shënohen edhe kulme të tjera të tilla si tolerancë ndaj dhimbjeve, fleksibiliteti muskulor, shpejtësia e reflekseve apo koordinimi motorik. Kur bie drita është momenti i pushimit dhe hipofiza nis të prodhojë hormonin e melatoninës, që ka në organizëm ndikime të ndryshme: tregon se kur është momenti për të fjetur, çon në një ulje të ngadaltë të temperaturës dhe stimulon kundërpërgjigjen imunitare dhe infeksioniste.

Për këtë arsye, nata është momenti kur organizmi mbrohet më mirë se ditën nga sëmundjet dhe infeksionet. Melatonina ka një kulm të saj rreth orës 3, më pas nis të bjerë, ndërkohë që rritet niveli i kortizolit. Gjatë natës aktivizohet edhe një molekulë tjetër: acetilkolina që siç e kemi parë, redukton ritmin e rrahjeve të zemrës dhe presionin arterial dhe ngushton mushkëritë. Për këtë arsye, krizat e astmës janë më të shpeshta gjatë orëve të natës. Ky moment është i keq edhe për kë vuan nga djegiet e stomakut, dhembjet e të cilave ndihen shumë për shkak të maksimumit të prodhimit të lëngjeve gastrite. Funksionimi tretës i stomakut reduktohet dhe tretja vetë është shumë më e ngadaltë. Edhe veshka prodhon shumë më pak urinë, por kjo sasi është shumë më e koncentruar.

Gjatë 24 orëve, funksionimi i trupit tonë nuk bën tjetër veçse ndryshon, ulet apo shtohet në varësi të ritmeve dhe orareve të mirëpërcaktuara. Pasja parasysh e këtyre lëvizjeve është thelbësore jo vetëm për të kuptuar më mirë fiziologjinë tonë, apo për të përmirësuar aktivitetin e përditshëm, por edhe për të përmirësuar diagnostikimin dhe për të përcaktuar terapitë. Që këtej lindin disiplina të reja si kronofarmakologjia, që synon gjetjen e një ekuilibri të drejtë mes kohëve të sëmundjes, atyre të ilaçeve dhe kohës që i duhet organizmit për ta tretur e konsumuar mjekimin, si dhe shmangia e efekteve anësore.

Një rezultat i rëndësishëm në kuadrin e kronofarmakologjisë është arritur nga Ora më e mirë për… • Të rruar mjekrën: Mëngjesi herët. Çdo burrë e di se në mëngjes nëse pritesh me brisk, ndërsa ruhesh, ka më pak hemorragji sesa në orë të tjera të ditës. Pikërisht për këtë arsye këshillohet që ky veprim të kryhet në mëngjes kur gjaku ka afërsi më të mëdha koagulimi. • 1`Të ngrënë një vakt të bollshëm: Në mëngjes, sepse kemi nevojë për energji dhe në këtë moment djegim më shumë kalori dhe e bëjmë në mënyrë më të efektshme në krahasim me pjesën tjetër të ditës.

Këtë e ka treguar edhe pionieri i kronobiologjisë, Franz Halberg, sipas të cilit nëse do të arrinim të konsumonim vetëm në mëngjes 2000 kalori, që supozohet se duhet të konsumojë një njeri gjatë ditës, mund edhe të dobësohemi. Nëse këtë sasi kalorish do ta konsumonim në darkë, atëherë do të shëndoshemi. • Të bërë palestër, ose të praktikuar një sport: Për shembull, hedhjen e harkut: më mirë në mëngjes herët, kur aftësia e përqendrimit është më e madhe. • Të caktuar një mbledhje të rëndësishme: Në prag të drekës, mes orëve 10-12 kur truri ndodhet në kulmin e aftësive të tij thithëse dhe përpunuese. Momenti më i keq për aktivitetet intelektuale është pasditja e hershme, mes orëve 14-15 kur kemi një përgjumje të lehtë. • Të shkuar në shkollë: Për fëmijët është shumë i mirë orari i mëngjesit për shkak të kulmit të aktivitetit intelektual.

Për adoleshentët, te të cilët kulmi është pak më i spostuar do të ishte mirë pasditja. • Të vrapuar, apo notuar: Pasdite, apo pasdite vonë. Pikërisht ky është momenti kur sistemi kardiovaskular dhe ai i rrugëve të frymëmarrjes janë në kulmin e efi kasitetit të tyre dhe temperatura e trupit është më e lartë. Kjo do të thotë që "makina" njeri është e ngrohtë dhe muskujt janë të gatshëm për të kryer aktivitet fi zik. Shumë rekorde sportive janë vendosur pikërisht në gara të zhvilluara në orët e pasdites vonë. • Të shkuar te dentisti: Pasdite, kur disa ilaçe kundër dhimbjes kanë efekt më të madh se gjatë orëve të tjera të ditës. • Të pirë një pije alkoolike: Pasdite vonë rreth orës 17-18. Mëlçia tret alkoolin më shpejt pasi dhe organizmi ynë e toleron më shumë. një ekip mjekësh gjermanë për sa i përket trajtimit të artritit reumatik me një ilaç kortizonik të dozuar në kohë, që pihet në orën 22, por që nis të japë efekt dhe të thithet nga organizmi në orën 3 të natës.

Këto lloj ilaçesh janë dhënë gjithmonë në mëngjes, duke qenë se ajo orë është edhe piku i hormoneve të kortizonit. Sot, pas kërkimeve shkencore, kemi zbuluar se pacientët me këtë lloj patologjie nuk e kanë pikun e këtij hormoni në mëngjes, por në orën 3 të natës. Përfundimi i studimit nënvizon qartë një fakt: njohja dhe administrimi i funksionimit të brendshëm, sipas orëve, të trupit tonë ndihmon jashtëzakonisht në një jetesë të shëndetshme, por edhe në një kurim të efektshëm të sëmundjeve.

Ora më e mirë për… • Të rruar mjekrën: Mëngjesi herët. Çdo burrë e di se në mëngjes nëse pritesh me brisk, ndërsa ruhesh, ka më pak hemorragji sesa në orë të tjera të ditës. Pikërisht për këtë arsye këshillohet që ky veprim të kryhet në mëngjes kur gjaku ka afërsi më të mëdha koagulimi. • 1`Të ngrënë një vakt të bollshëm: Në mëngjes, sepse kemi nevojë për energji dhe në këtë moment djegim më shumë kalori dhe e bëjmë në mënyrë më të efektshme në krahasim me pjesën tjetër të ditës.

Këtë e ka treguar edhe pionieri i kronobiologjisë, Franz Halberg, sipas të cilit nëse do të arrinim të konsumonim vetëm në mëngjes 2000 kalori, që supozohet se duhet të konsumojë një njeri gjatë ditës, mund edhe të dobësohemi. Nëse këtë sasi kalorish do ta konsumonim në darkë, atëherë do të shëndoshemi. • Të bërë palestër, ose të praktikuar një sport: Për shembull, hedhjen e harkut: më mirë në mëngjes herët, kur aftësia e përqendrimit është më e madhe. • Të caktuar një mbledhje të rëndësishme: Në prag të drekës, mes orëve 10-12 kur truri ndodhet në kulmin e aftësive të tij thithëse dhe përpunuese.

Momenti më i keq për aktivitetet intelektuale është pasditja e hershme, mes orëve 14-15 kur kemi një përgjumje të lehtë. • Të shkuar në shkollë: Për fëmijët është shumë i mirë orari i mëngjesit për shkak të kulmit të aktivitetit intelektual. Për adoleshentët, te të cilët kulmi është pak më i spostuar do të ishte mirë pasditja. • Të vrapuar, apo notuar: Pasdite, apo pasdite vonë. Pikërisht ky është momenti kur sistemi kardiovaskular dhe ai i rrugëve të frymëmarrjes janë në kulmin e efi kasitetit të tyre dhe temperatura e trupit është më e lartë. Kjo do të thotë që "makina" njeri është e ngrohtë dhe muskujt janë të gatshëm për të kryer aktivitet fi zik.

Shumë rekorde sportive janë vendosur pikërisht në gara të zhvilluara në orët e pasdites vonë. • Të shkuar te dentisti: Pasdite, kur disa ilaçe kundër dhimbjes kanë efekt më të madh se gjatë orëve të tjera të ditës. • Të pirë një pije alkoolike: Pasdite vonë rreth orës 17-18. Mëlçia tret alkoolin më shpejt pasi dhe organizmi ynë e toleron më shumë.




Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#3

Post by Adriana » Wed Jun 17, 2009 9:13 pm

Image Bëni 10000 hapa në ditë



Njerëzit do të duhej të ecin 10000 hapa në ditë për të qenë të shëndetshëm. Trashësia dhe sëmundjet e zemrës janë dy probleme më të mëdha që i përcjellin njerëzit të cilët çdo kund shkojnë me veturë”, konsideron profesori i pediatrisë, James Hill nga Universiteti Kolorado.
Ata të cilët ecin në këmbë prej shtëpisë deri tek vetura apo zyra, kryesisht bëjnë 10 herë më pak hapa sesa që preferohet, rreth 1000. Ngasja e vazhdueshme e veturës i detyron njerëzit që të ndajnë kohën e tyre të lirë për të ushtruar, ndrysa kalimi i destinacioneve tjera shtëpia deri tek puna bënë që kjo kohë mungon. Trashësia dhe sëmundjet e zemrës janë dy probleme më të mëdha të lidhura me mënyrën e të qëndruarit ulur të jetës.

“Varshmëria nga vetura bënë që njerëzit gjithnjë e më vështirë t’ia dalin që t’i përmbushin propozimet që gjatë javës të ushtrojnë intensivisht rreth 75 minuta apo të merren me aktivitete mesatare rreth 150 minuta, thotë për Reuters, Diana Dancemore, mjeke nga Qendra për Kontroll dhe Preventivë të Sëmundjeve.

Lorence Franck nga Universiteti British Columbia madje gjeti lidhje mes relacionit që njeriu e kalon me veturë dhe peshës së tij.

“Çdo 30 minuta të kaluara në veturë nënkupton 3 për qind më shumë gjasa për mbipeshë”, tha ai dhe shtoi se njerëzit që jetojnë në pjesët e qytetit ku janë të përziera dyqanet dhe ndërtesat afariste, deri tek të cilat mund të arrini shpejtë, kanë 8 për qind më pak gjasa të jenë të trashë.

Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#4

Post by Adriana » Wed Jun 17, 2009 9:27 pm

ImageEdhe një studim thotë: Qeshni!




Një tjetër studim i shkencëtarëve amerikanë ka vërtetuar se doza ditore e të qeshurit ndihmon në zvogëlimin stresit dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, njofton Telegrafi britanik.
Në studim ishin përfshirë disa pacientë që vuanin nga diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe kishin nivel të lartë të kolesterolit në gjak, dhe nga ata është kërkuar të shikojnë filma komik nga gjysmë ore në ditë.

Pas dy muajsh është vërejtur zvogëlim i dukshëm i hormonit të stresit në organizëm, ndërsa pas katër muajsh është zvogëluar edhe niveli i ‘kolesterolit të keq’ (LDL), njërit nga faktorët paraprirës për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, ndërsa niveli i kolesterolit të mirë (HDL) ishte rritur.

“Të qeshurit me zë mund ta përmirësojnë qarkullimin gjakut, po aq sa edhe ushtrimet trupore, ndërsa qeshja e lumtur, optimizmi dhe shpresa, bëjnë që njerëzit të ndjehen më mirë dhe kjo ndikon pozitivisht në shëndetin e tyre”, shtojnë autorët.



Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#5

Post by Sally » Wed Jun 17, 2009 10:46 pm

Flokët e thinjura, lajm i mirë


Shkencëtarët dëshmuan se flokët në fakt zbardhen nga stresi, por që flokët e thinjura zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e kancerit. Flokët e thinjura janë rezultat i stresit, duke u shtuar presioni nga stresi, qelizat e rrënjës së flokëve dëmtohen dhe lënë flokët e thinjura, tregoi një studim.
Megjithatë, shenja më e dukshme e plakjes është edhe e dobishme. Shkencëtarët dëshmuan se flokët e thinjura zvogëlojnë rrezikun nga kanceri. Kur shkencëtarët japonezë studionin ndikimin e radioaktivitet në minj, kanë vërejtur se qimja e tyre zbardhej. Shkencëtarët theksuan se deri tek kjo erdhi sepse qelizat e rrënjës ishin të detyruara të plaken dhe shtuan prodhimin e melaninës që i jap flokëve ngjyrë.

Dr. David Fisher, drejtor i departamentit dermatologjik në shkollën mjekësore të Harvard, thotë se parandalimi i ndarjes së qelizave të rrënjës që bartë ADN gjithashtu ka dobi. “Kjo mund të parandalojë zhvillimin e kancerit që krijohet në bazë të qelizave të dëmtuara që rriten pa kurrfarë kontrolli”, tha ai. Shtoi se procesi i zbardhjes së flokëve në fakt mbron nga kanceri.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#6

Post by Adriana » Wed Jun 17, 2009 11:13 pm

Dielli mbron gjunjet


ImageNese keni dhimbje kockash ne gjunje ka nje menyre per penguar demtimin e metejshem nga artriti: Mjafton te marresh rreze dielli edhe ne dimer.
Keshtu ka treguar nje studim i nje grupi kerkuesish te Universitetit te Tasmania, ishullit te madh australian, ku stina e ftohte eshte me e ashper se ne Evrope.

"Ekspozimi ne diell, ne qiell te hapur edhe pse me temperatura te uleta redukton rrezikun e artritit ne gjunje", thote nje prej kerkuesve ne studimin e publikuar ne revisten "Arthritis & Rheumatism", organ zyrtar i Kolegjin Amerikan te Rheumatology.

Studimi
Rreth 900 persona ne moshen 50-vjecare u vezhguan per te arritur ne kete konkluzion. Te gjithe personave iu be nje radiografi dhe nje rezonance manjetike ne gjunje. Me pas u pa perqindja e dhimbjes ne keto gjymtyre dhe u mat niveli i vitamines D qe rregullon kalciumin ne kocke. Pa ekspozimin e njeriut ne diell nuk mund te prodhohet kalcium ne trupin e njeriut.

900 personave iu kerkua qe te dilnin ne diell dhe pas tre vjetesh me pak se gjysma e tyre u kontrolluan dhe u vu re se perqindja e kalciumit ne trup ishte me e larte. Po ashtu ata thane se dhimbjet ne gjunje ishin reduktuar ndjeshem.

Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#7

Post by Adriana » Thu Jun 18, 2009 10:58 am

Image


Specialistët: Ja efektet negative nga duhanpirja



Efektet shëndetësore të duhanpirjes ndër të rinjtë janë shumë të mëdha. Kështu u shprehen specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilëve, ndër të rinjtë, pasojat shëndetësore afatshkurtra të duhanpirjes përfshijnë efekte respiratorë dhe jo respiratore, dhënie pas nikotinës, si dhe rreziqe të lidhura me përdorimin e drogave të tjera.
Ndërsa sa u takon pasojave shëndetësore afatgjata në duhanpirjen e të rinjve, janë përforcuar nga fakti që shumica e të rinjve që pinë duhan rregullisht, vazhdojnë të pinë duhan gjatë moshës madhore."Pirësit e paketave të cigareve kanë një nivel më të ulët të funksionimit të mushkërive, sesa ata persona që nuk kanë pirë kurrë duhan. Duhanpirja redukton ritmin e rritjes së mushkërive",- pohojnë specialistët, duke shtuar se te të rriturit, pirja e cigareve shkakton sëmundje të zemrës dhe atak.

Sipas tyre, në një mesatare, dikush që pi një paketë, ose më shumë cigare çdo ditë, jeton 7 vjet më pak se dikush që nuk ka pirë kurrë duhan. Duhanpirja në një moshë të re shton rrezikun

e kancerit të mushkërive. Për shumicën e duhanpirësve, në lidhje me kancerin, rreziku shtohet me vazhdimin e pirjes së duhanit nga individi.

"Adoleshentet duhanpirës vuajnë nga shkurtimi i frymëmarrjes pothuajse tre herë më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan dhe dyfishojnë prodhimin e gëlbazave, më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan",- shpjegojnë specialistët e ISHP-së, duke theksuar se adoleshentët duhanpirës janë të prirur që të vizitohen më shpesh te mjeku për një ankim emocional ose psikologjik.

Po sipas vlerësimit të specialistëve, adoleshentët janë tre herë më shumë të prirur të përdorin alkoolin, tetë herë më shumë të prirur të përdorin marijuanën dhe 22 herë më shumë të përdorin kokainën, krahasuar me joduhanpirësit. "Duhanpirja është e shoqëruar me sjellje rreziqesh të tjera, siç janë përleshjet dhe tërheqja nga seksi i pambrojtur",- theksojnë specialistët.


Falemindrit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#8

Post by Adriana » Thu Jun 18, 2009 11:13 am

Image


Grate duhanpirese, vulnerabel ndaj semundjeve

Per cdo cigare te konsumuar, grate paguajne cmim me te larte se burrat. Per shkaqe ende te panjohura, ato jane me te ekspozuara ndaj semundjeve, si psh. tumoret. Megjithate ndryshe nga burrat, grate kane me shume shanse per t'u sheruar.
Nje studim nderkombetar i prezantuar ne konferencen American Thoracic Society zhvilluar ne Kaliforni tregoi se grate kishin organe me te dobeta dhe ishin me te goditura nga semundje te ndryshme.

Autoret, eksperte te Brigham and Women’s Hospital ne Boston dhe universitetin norvegjez te Bergen, kane thekuar se grate duket se e pesojne me keq se burrat, edhe nese konsumojne sasi te vogla duhani. Ekspertet e konferences kane vezhguar 900 raste tumore ne mushkeri dhe kane konstatuar se shumica e tyre eshte regjistruar te grate te cilat kishin konsumuar duhan.


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#9

Post by Adriana » Thu Jun 18, 2009 11:27 am

Image Si mund ta lini duhanin?



ImageNëse tashmë keni provuar për ta lënë duhanin, atëherë e dini se kjo s’është punë e lehtë dhe e thjeshtë Provoni të hiqni dorë nga duhani shkaku i arsyeve shëndetësore apo për të kursyer, apo shkaku i ligjit kundër pirjes së duhanit në vende publike. Ja 10 mënyra që mund t’iu ndihmojnë, (keshilla te thjeshta):


1. Nëse tashmë keni provuar ta lini duhanin, atëherë e dini sa e vështirë është. Për fillim duhet të jeni të vendosur. Kjo ndoshta është e qartë, por nëse përpiqeni ta lini vetëm sa për ta gëzuar dikë (partnerin, familjen...) ka pak gjasa që mund t’ia dilni. Ju vetë duhet të jeni të sigurt se dëshironi ta lini.

2. Lista e arsyeve pse dëshironi ta lini duhanin mund t’iu ndihmojë. Mendoni për efektet e pirjes së duhanit ndaj shëndetit tuaj dhe njerëzve rreth jush, efekteve financiare dhe të tjera.

3. Saktë llogaritni se sa para shpenzoni për cigare. Sa iu kushton kjo shprehi? Sa shpenzoni në javë, muaj madje edhe vit për cigare? Do të befasoheni se sa shumë para keni tymosur. Mendoni se çfarë keni mundur të bëni me ato para.

4. Shënoni se në çfarë momenti duhani do t’iu mungojë më së shumti (pas shujtës, me kafe...) kështu mund të përgatiteni dhe të planifikoni se çfarë të bëni gjatë asaj kohe në vend se të pini cigare. P.sh. Pas shujtës shëtisni.

5. Pasi që të përgatiteni kërkoni ndihmë. Shpjegojuni miqve dhe familjes se ju duhet ndihma e tyre. Gjithashtu, lusni mjekun familjar që t’iu ndihmojë në qëllimin tuaj. Do të habiteni sa e rëndësishme do të jetë kjo përkrahje. Nxituni me shpërblime të vogla që do t’ia bëni vetës. P.sh. shpenzoni ato para që nuk i keni shpenzuar për cigare.

6. Lini duhanin gradualisht. Mos mendoni për atë se si përgjithmonë do ta lini. Në vend të kësaj thoni: “sot s’do të pi duhan”, dhe këtë do ta përballoni më lehtë. Të njëjtën bëjeni nesër dhe java do të kalojë në moment.

7. Nëse keni ndonjë mik që dëshiron ta bëjë të njëjtën, provojeni së bashku. Mos garoni mes vete po bëhuni ndihmë dhe përkrahje në situata të krizës.

8. Kur të ndieni nevojë të madhe për cigare, bëni diçka që do t’ua tërheqë vëmendjen. Provoni të përtypni çamçakëz apo arra, sa për të pasur diçka në gojë (po jo ëmbëlsira) dhe pini shumë ujë dhe lëngje.

9. Largoni nga shtëpia gjithçka që ju asocion në cigare. Mos lini kuti të cigareve përreth, largoni të gjitha taketuket dhe gjithçka që lidhet me cigare (çakmak etj).

10. Përpiquni ta lini duhanin kur e dini se nuk jeni të ekspozuar ndaj stresit të madh. Zgjidhni një javë kur jeni në pushim dhe kur mund të jeni në atmosferë të qetë. Gjithashtu, nëse cigaret për ju ishin mjet i relaksimit në periudha stresuese, përpiquni të gjeni mënyra tjera në luftë kundër stresit. Relaksohuni me shëtitje, dush apo teknikat e frymëmarrjes.


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#10

Post by Adriana » Fri Jun 19, 2009 1:26 am

Image


Vera, kapelet, cadrat dhe kremerat mbrojtes

Mberriti edhe sezoni i veres, i plazhit dhe qendrimit te gjate ne diell per te marre ngjyren e shumedeshiruar. Po vec cadres e kapeles duhet edhe kremi mbrojtes.
Eshte e nevojshme qe te njihet lloji i lekures dhe te perdoret gjithnje kremi i duhur. Keshtu, edhe pse ne Shqiperi ka kremera me faktor te larte mbrojtes, (deri ne 50+) asnjehere nuk mund te thuhet me plot bindjen se ai te mbron 100 perqind.

Plazhistet harrojne te lyhen shpesh me krem dhe duan qe ngjyren ta marrin qe diten e pare. Ndaj mire eshte qe te ndiqen rregullat per te cilet estetistet e mjeken flasin papushim. Nese jeni duke bere shetitje me varke dhe nuk keni nje cader per te futur koken, mos harroni te merrni me vete kapelen dhe kremin me faktor te larte mbrojtes.

Nese keni femije, kujdes me ekspozimin e tyre ne diell! Megjithate mos e ekzagjeroni me mbrojtjen e tyre, sepse rrezet e diellit ndihmojne ne prodhimin e vitamines D. Duhet qe banjot e diellit t'i kryeni kur hija eshte me e gjate se ju, pra ne oret e para te mengjesit dhe pasdite, kur dielli nuk eshte ne Zenit. Pra, mos e lini veten te digjeni nga dielli, qendroni me kujdes ne rrezet e tij dhe ...nje vere te mbare!

Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#11

Post by Aulona » Fri Jun 19, 2009 3:07 am

Të kemi shëndetin themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes.

Çelësi është gjithnjë tek informacioni.Specia listët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm plot 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë.

Kështu ju mund të lexoni brenda nëntë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë as këshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si t’i ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumësht gjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera si këto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë



ZEMRA

Si të luftoni sëmundjet kardiake
1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
5-Evitoni, alkoolin, duhanin.

Kolesteroli
Këshilla për të ulur kolesterolin

6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.


OBEZITETI
Si të mposhtini mbipeshën

11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë.
14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme.
15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet, por me kufi.

ANEMIA
Çfarë duhet të konsumojnë anemikët

18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.
21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

REUMATIZMA
Si ta kurojmë reumatizmëm

26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.
28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.
30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
31-Përdorni ujë mineral.
32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.


SPONDILIATROZA
Si të evitojmë dhimbjet

34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.
36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.


SINOZITI
Këshilla për sëmundjen

42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë
44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
47-Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

MIGRENA
Këshilla për të evituar dhimbjen:

48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.
49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.
50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset.
51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

DIABETI
Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:

53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
57- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra.
58- Efikase edhe bajamet.

PANKREASI
Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:

59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.
60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.
61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.

VESHKAT
Si të evitoni sëmundjet e veshkave:

62-Evitoni kripën e tepërt.
62-Pini sa më shumë lëngje.
64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
65-Konsumoni lëng kumbulle.
66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.

MUSHKËRITË
Si të ndihmoni mushkëritë:

67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
69-Mos përdorni duhan.
70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.
72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.

GURËT NË TËMTH

Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:

74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.
75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.
76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

KRIZAT E BARKUT
Evitoni dhimbjet e barkut me:

79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
80-Mish, peshk, shpretkë.
81-Vezë, perime, fruta.
82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit.
84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

MËLÇIA
Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:

85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës.
90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

DIETA DHE SHËNDETI

Si të mbash oreksin nën kontroll:

91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t’i konsumosh.
92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin.
93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.
94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar.
95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.

HIPERTENSIONI
Rregulla për të mos nxitur sëmundjen:

96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.
98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.
99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.
100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

BRONKITI KRONIK
Si të mbani larg vetes sëmundjen:

101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.
103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.

TIROIDJA
Ushqimet që i bëjnë keq tiroides:

107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet të konsumojnë fasulet.
109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.
110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.

ALERGJIA
Si të evitojmë alergjitë

112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën.
113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.
114- Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.
115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.
116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.
117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.

TURBEKULOZI
Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.
119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.
120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.
122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.
123-Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.

MAJASELLI
Këshilla për personat që kanë probleme në zorrë

124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë.
125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies.
126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.
127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut.
128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet.
129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.
130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.
131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit.
132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.

KANCERI I GJIRIT
Këshilla për të shmangur kancerin në gji

134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.
135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
mbipeshë.
136-Përpiquni të minimizoni stresin.
137-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.
139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume.
140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji
janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

KANCERI I PROSTATES
Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës

141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.
142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.
144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.
145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D.
146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.
147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.
148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

KANCERI NË STOMAK
Si të evitoni kancerin në stomak

149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.
152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.

KANCERI I LEKURËS
Këshilla për të shmangur rrezikun

156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës.
157- Evitoni djegiet nga dielli.
158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli.
159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell.
160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#12

Post by Sally » Fri Jun 19, 2009 12:17 pm

Image


Alkooli ndikon brenda 6 minutash

Alkoolit i mjaftojnë vetëm 6 minuta për të filluar të ndikonte në trurin e njeriut, konstatuan shkencëtarët. Shkencëtarët për herë të parë vërtetuan ndryshimet e shpejta që i krijon alkooli në qelizat e trurit të njeriut, marrë parasysh se testet e mëparshme u kryen ekskluzivisht me kafshë.
Dëshmuan se alkoolit i mjaftojnë fiks 6 minuta për të arritur deri tek truri. Pikërisht kaq gjatë pasi që konsumatori i piu dy gota verë apo tri birrë që është baras me 0,5 promilë alkool në gjak, fillojnë të ndodhin ndryshimet në trurin e tij. Deri tek ky përfundim erdhën shkencëtarët nga Klinika Universitare në Heidelberg, raporton Telegraph, duke testuar tetë burra dhe shtatë gra që kanë pirë sasi të caktuar të alkoolit duke qëndruar në MRI skanerin e trurit.

Qëllimi ishte që sasia e alkoolit në gjak të arri në 0,5 promilë gjë është kufiri mbi të cilin njeriu nuk do të duhej të ulej afër timonit, megjithatë nuk është seriozisht i dehur. Me ndihmën e skanerit shkencëtarët kanë mundur të vëzhgojnë edhe ndryshimet e imëta në tru që pasuan pikërisht pas 6 minutash. Interesant se këto ndryshime ndodhën njëkohësisht edhe tek burrat edhe tek gratë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#13

Post by Sally » Fri Jun 19, 2009 12:22 pm

Image


Kurrë nuk është vonë ta lini alkoolin


Një hulumtim i realizuar së fundmi nga Universiteti i Southamptonit tregon se kurrë nuk është vonë për të hequr dorë nga alkooli, madje edhe nëse personi vuan nga cirroza e mëlçisë e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i alkoolit.
Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e disa pacientëve të cilët janë mjekuar nga periudha 1995-2000. Rezultatet kanë treguar se pacientët të cilët kishin ndërprerë pirjen e alkoolit, një muaj pas vënies së diagnozës, në përqindje shumë më të madhe kishin qenë në gjendje t’i mbijetojnë kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse të mëlçisë, në raport me pacientët të cilët e kishin vazhduar pijen.

Nga këto të dhëna, autorët e studimit rekomandojnë se është shumë me rëndësi që të nxiten alkoolistët për ndërprerjen e konsumimit të alkoolit, me qëllim që të zvogëlohet numri i të vdekurve të shkaktuar nga cirroza e mëlçisë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#14

Post by Sally » Sat Jun 20, 2009 3:43 am

Image


Ilac per varesine ndaj alkoolit

Varesia ndaj alkoolit mund te luftohet nga nje ilac i testuar me pare edhe kunder kancerit.Ky zbulim eshte bere nga shkencetaret amerikane te Universitetit te Kalifornise ne San Francisco, te cilet individualizuan genin pergjegjes te alkoolit.
Ky gen eshte pagezuar me emrin “Happy Hour” sepse asimilon alkoolin tek nje trup njerezor. Studimi eshte publikuar i plote ne revisten shkencore "Cell".Ne vijim te studimeve, shkencetaret kane eksperimentuar nje ilac tek kavjet, i cili perdoret tashme edhe per kancerin e mushkerive. Ky ilac eshte ne gjendje te modifikoje genet duke i hequr trupit deshiren per te konsumuar alkool.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#15

Post by Sally » Sat Jun 20, 2009 3:57 am

Image


Seks kunder dhimbjes se kokes

Lamtumire dhimbje e kokes. Kush i ka keto shqetesime te shpeshta, tani mund t'i largoje me nje metode natyrale dhe shume te kenaqshme: seksin.
Rezultati ka ardhur pas nje studimi te kryer nga Bruno Marcello Fusco, pergjegjes ne qendren mjekesore te dhimbjeve ne Institutin e kerkimit, kurimit shkencor Neuromed. Sipas studiuesit, seksi do te ishte nje "ilac" i shkelqyer kunder problemeve te kesaj natyre. Ky rezultat duhet te merret parasysh nga grate te cilat ngrene alibine e njohur kur nuk duan raporte me partnerin: Me fal i dashur, po sot nuk mundem sepse kam dhimbe koke!!!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”