"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/meshkuj

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/meshkuj

#1

Post by Adriana » Sun Jun 21, 2009 12:03 am

Nje histori e shkurter private mbi kete teme.

Nje dite shoqerova Maman e nje shoqes time ne nje dyqan kozmetik ( me produkte naturale), kerkonte nje krem per eliminimin e rrudhave.
Mbasi po kerkonim vet dhe nuk dinim ke te mernim se po thuaj qe te gjitha thone po te njejtat rezultate (afersisht), atehere kerkuam ndihme nga nje punonjese e dyqanit (duke i shpjeguar qellimin e perdorimit te kremit qe po kerkonim). Mbasi ajo filloj te na shpjegonte cilesit e produkteve Mamaja e shoqes me tha qe thuaj qe nuk ka problem le te kushtoj sa te doje vetem te me bej efekt (ne shqip) dhe une ja perktheva, ajo mbasi e kuptoj qe Mamaja e shoqes time ishte teper e interesuar per rezultatin qe kremi do kryente me tha: qe perpara se te bleni mallin qe kerkoni do ju jap 3 keshilla qe jan shume te shtrejnta po qe nuk shiten por fitohen nga ineteresi dhe angazhimi qe vet personi mund te bej.

1. Asnjeher nuk duhet te fillojm nje kure kur shikojm qe gjendja ka avancuar shume, sepse kurr nuk do kemi nje ndryshim me rezultate te mira, por duhet gjithmon te veprojm ne kohen e duhur, kujdesja duhet te filloj kur shikojm hapat e para te ndryshimit.

2-Asnjeher nuk duhet te mendojm qe te perdorim kremin (ose produktin) me te shtrejnt, po kryesorja eshte qe te perdorim produktin qe vepron me mire ne lekuren (ose organizmin) tone, sepse dikujt mundt ti japi rezultate te mira dhe dikujt mund mos ti japi te njetin rezultat, kjo ndodh se jo te gjthe kemi te njejten lekur ( ose organizem). Prandaj gjthmon kur te blejm mallin duhet dhe te percaktojm tipin e lekures (ose te organizmit) qe produkti te kerkohet sipas te dhenave, mund te jet me i shtrejnt mundt te jet dhe me i lir, varet nga produktet qe eshte krijuar aji prodokt. (ne qoftese produkti nje dite mbas perdorimit jep nje shenj alergjie duhet te nderpritet menjehere)

3-Eshte shume e rendesishme perdorimi i produktit (kura) te perdoret deri ne fund. Ne shume raste ne blejm produktin e duhur dhe nuk zbatojm ate perdorim, po me nje ndryshim te vogel 5-6 ditore themi qe ja arritem qellimit. Kuren duhet te vazhdojm deri ne fund, dhe po te shikojm / ndiejm qe kishim nje rezultat te mire mbas 2-3 muajsh kjo kure perseritet.

Me se fundi, Mamaja e shoqes time bleu kremin e duhur. Po mua keto keshilla me beren te kuptoj qe: 1). jo gjthcka varet nga nje produkt i shtrejnt, po me shume varet 2) ne kohen e duhur, 3) menyra e perdorimit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/meshkuj

#2

Post by Adriana » Sun Jun 21, 2009 12:49 am

ImageImageImage



Sekrete bukurie



Qumësht pastrues për lekurën të yndyrshme

Shtrydhni një grejpfrut dhe e përziejni lëngun e tij me një gotë qumështi të ftohtë. Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni për të pastruar fytyrën para gjumit. Njomni një cope pambuku të pastër dhe kaloni me të gjithë fytyrën. Shpërlajeni me ujë të vakët dhe fshijeni fytyrën me pecetë të pastër.



Ujë trëndafili për sy të ënjtur

Zieni 1 litër ujë dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidheni në të 20 petale trëndafili. Lëreni rreth 30 minuta, më pas kullojini. Lëreni ujin e trëndafilit të ftohet pak dhe bëni me të kompresa në sy.



Maskë me patate për rrathët e zinj të syve

Pastroni një patate dh eprijeni në feta shumë të holla. Shtrojeni fetat në sy dhe leni rreth 10 minuta. Më pas hiqeni dhe shpërlani fytyrën .



Tonifikues për flokë të dobët

Në një tas të vogël rrihni 1 kokërr vezë dhe ½ filxhani çaji me kos. Masazhoni me këtë maskë flokët tuaj. Lëreni tonifikuesin në flokë rreth 10 minuta. Më pas shpërlajeni.



Zbutës për flokët e thatë

Në një enë përzieni 2 kokrra vezë të rrahura me 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë glicerinë dhe pak uthull. Kalojeni këtë maskë në flokët dhe lëreni rreth 15 minuta. Në vazhdim lajeni .



Krem pastrues për fytyrën

Nevojiten:

¼ kastravec(me lëkurë të prerë hollë ), 1/8 patate (me lëkurë të prerë hollë), 1 lugë sodë buke, 1 kokërr vezë, ¼ filxhan kos.

Përgatitja:
Hidhni në makineri grirëse otaten dhe kastravecin. Shtoni sodën dhe vezën dhe vazhdoni përzierjen. Hidhni kosin. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shtoni 2 lugë kafeje lëng limoni. Kremi ruhet ne frigorifer për 2 ditë. Shtrojeni në një pambuk ose pecetë të pastër dhe pastroni me të fytyrën. Më pas hiqeni dhe shpërlajeni fytyrën.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/meshkuj

#3

Post by Adriana » Sun Jun 21, 2009 1:21 am

Image

Nëse konsumoni më shumë nga ushqimet e poshtëshënuara, leni duhanin dhe nuk vendosni në fytyrën tuaj kremra me përmbajtës të shprehur kimik dhe ato me faktor të lartë mbrojtës, atëherë fytyra juaj për një kohë të gjatë do ta ketë pamjen e njomë dhe të re.


Molla- ndihmon në largimin e materieve toksike nga organizmi dhe pasuron atë me shumë vitamina, sidomos kvercetin. Karota- Është e pasur me beta-karoten, i cili e mbron lëkurën nga veprimet e dëmshme të rrezeve të diellit. Dredhëzat- Janë të pasura me vitaminë C, e cila mes tjerash ndihmon në ndërtimin e kolagjenit (proteina kryesore e indit lidhor). Po ashtu përmbajnë acid elagik i cili është i pazëvendësueshëm në luftën kundër kancerit dhe mbrojtjes së ADN.


Piperi i kuq- Përmban sasi të madhe të vitaminës C (dy herë më shumë se portokalli), e cila ndihmon në krijimin e kolagjenit dhe është përgjegjëse për tendosjen dhe fortësinë e lëkurës.


Rrushi- Rrushi përmban antioksidantë të cilët i forcojnë kapilaret, pengojnë zgjerimin e venave dhe po ashtu ndihmojnë në ndërtimin e kolagjenit.


Qepa- Njëri nga burimet kryesore të flavonoidit (antioksidant) dhe kvercetinës, të cilët kanë veprime kundër inflamacionit dhe kundër alergjisë. Besohet edhe në dobinë e tyre për të penguar sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Peshqit- Përmbajnë acide-omega 3-yndyrore të cilat janë miku më i mirë i lëkurës së thatë. Këto acide e zbusin edhe psoriazën (sëmundje e lëkurës) dhe pengojnë paraqitjen e njollave në lëkurë. Peshku i konservuar është po aq efektiv sa peshku i freskët.



Vaji i ullirit- Ushqim shumë i shëndetshëm i cili në kombinim me perime pengon paraqitjen e njollave në fytyrën tuaj.Guacat- Përmbajnë zink dhe janë burimi i vërtetë i bukurisë, sepse zinku merr pjesë në ripërtrirjen e qelizave të lëkurës. (Sidomos, preferohen te personat të cilët kanë lëkurë problematike, akne dhe procese tjera inflamatore në lëkurë). Kumbullat e thata- Përmbajnë materie të cilat i shuajnë radikalet e lira në gjak. Ndërsa, sa më pak radikale të ketë, aq më e vogël është mundësia që lëkura juaj t’i ngjajë kumbullës së thatë.


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/meshkuj

#4

Post by Adriana » Tue Jul 07, 2009 2:00 pm

Image

Për një fytyrë perfekte, pa akne dhe puçrra



Aknet janë sëmundje e mirëfilltë e lëkurës dhe si e tillë, duhet kuruar. Në estetikë ky fenomen quhet "lulëzim". Trajtat e akneve ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe përmasat. Ato mund të shfaqen në moshën puberale, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat madhore, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Ky problem i lëkurës mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella. Veç shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetësime psikologjike, sepse në mënyrë të veçantë shfaqen në lëkurën e fytyrës dhe kjo është një gjendje e parehatshme. Këto pasoja e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen.
Shkaqet e formimit
Shkaqet kryesore janë faktorët genetikë, faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv), vështirësitë në tretje, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe, yndyrat, salcat pikante, dieta e varfër në perime.
Etapat
Faza fillestare karakterizohet nga pikat e zeza (komendonët), të cilat shërbejnë si tapa që bllokojnë daljen jashtë të sekrecioneve. Rezultati është një reliev, i cili i detyrohet këtij sekrecioni, që nuk mund të shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet. Ky është efekt i hiperprodhimit të qelbit nën fluksin hormonal. Faza e dytë: Krijohet inflamacion lokal i përbërë nga koloni bakteresh. Faza e tretë: Quhet nodulicistet. Këtu krijohen pikërisht nodule që janë shumë më të vështira se puçrrat dhe për më tepër lënë shenja të paevitueshme në lëkurë. Në moshën madhore mund të shfaqen aknet e përskuqura, veçanërisht tek konsumatorët e duhanit.
Mosha e formimit
Gjatë adoleshencës, fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet 'sebo', i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës ku ndodhet qelbi, zhvillohen baktere, të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamacionin dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteret shkaktojnë skuqjen e lëkurës. Është e domosdoshme të ekzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lënë shenja të dukshme në lëkurë. Meshkujt me këtë problem duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e aksesorëve të rrojës dhe produkteve, në mënyrë që ato të jenë sa më të përshtatshme dhe cilësore. Makinat e rrojës duhen përdorur me delikatesë. Terapitë me antibiotikë si tetraciklina, eritromicina etj, këshillohen për raste të rënda, sidomos kur shpërndarja e tyre përfshin veç fytyrës, shpinën dhe kraharorin. Antibiotikët oralë reduktojnë bakteret në folikul dhe ulin skuqjet, por gjatë këtyre terapive shumë femra rrezikohen nga infeksionet vaginale. Në këtë rast ndërpritet kura. Ekspozimet në diell mund t'i maskojnë aknet, por përfitimet janë të përkohshme. Mania e "pjekjes" në diell është me pasoja.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/meshkuj

#5

Post by Adriana » Fri Jul 10, 2009 4:21 pm

Image

Celuliti, ankthi i cdo vajze



Është një problem shumë i përhapur që prek kryesisht femrat, si adoleshentet ashtu edhe të rriturat, të shëndoshat, të dobëtat, të gjatat, të shkurtrat, modelet dhe shitëset. Problemet e tij fillojnë që në moshën 14-vjeçare. Ja si duhet të kujdeseni për trupin tuaj

Celuliti është ankthi i të gjitha femrave, por më shumë turbullon netët e vajzave të reja. Është një dukuri e pashmangshme, e cila mund të vërehet te çdo femër, një faktor i bezdisshëm e aspak estetik që në pjesën më të madhe të rasteve i detyrohet një mënyre të gabuar të të ushqyerit dhe stilit të jetesës. Mënyra më efikase për të larguar këtë fenomen është të ndiqni që në vogëli një stil jetese dinamik dhe të shëndetshëm. Por nëse mendoni se mund ta zgjidhni përgjithmonë këtë problem duke përdorur një krem të thjeshtë, pa ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe regjimin e të ngrënit, atëherë të jeni të bindur se po gënjeni veten.

“Lëkura e portokallit” është një problem shqetësues për 40 për qind të femrave, por këto të fundit në vend që të ndjekin një dietë dhe të kryejnë një aktivitet të rregullt fizik, preferojnë t‘i drejtohen kirurgjisë estetike. Celuliti që krijohet kryesisht te kofshët dhe të ndenjurat i detyrohet edhe pirjes së kontraceptivëve. Zakonisht janë gratë ato që preken më shumë nga celuliti. Ai fillon të shfaqet te vajzat rreth moshës 14-vjeçare. Celuliti formohet zakonisht te gratë pas lindjes dhe tek ato që marrin kontraceptivë oralë, sepse sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksin e madh të estrogjeneve në trup.

Kohët e fundit, celuliti është konsideruar një sëmundje. Faktori i parë që ndikon është raca dhe trashëgimia (zakonisht prek femrat e racës së bardhë, kryesisht ato mesdhetare). Faktori i dytë është jeta sedentare, mbipesha, stresi, mënyra e gabuar e të ndenjurit (qëndrimi i tepërt në këmbë ose këmbë përmbi këmbë), disa zakone të këqija (përdorimi i këpucëve me taka shumë të larta dhe veshjet e ngushta), etj. Zakonisht te faktorët e parë (raca dhe trashëgimia) nuk mund të ndërhyhet.

Mënyra më e mirë është të ushqehemi me produkte të trajtuara në avull ose me zierje, pasi janë plotësisht të asimilueshme dhe jo të dëmshme për organizmin. Gjatë humbjes së peshës, kërkohet ekuilibër në marrjen e ushqimit, përtypje e mirë, konsum i tre litrave ujë në ditë. Lënia e një vakti pa marrë ushqim është e dëmshme. Organizmi ka nevojë për ushqim, proteina, yndyrna etj. Për të humbur 1 kilogramë peshë trupore duhen harxhuar 7000 kalori energji. Mos prisni mrekulli kur bëhet fjalë për celulit. Por kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik të duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund të rezultojë në zbutje të lëkurës. Rritja e qarkullimit të gjakut përmes masazhit padyshim që ndihmon në eliminimin e celulitit. Çelësi në parandalimin dhe luftimin e celulitit është pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietë të shëndetshme, reduktim të tensionit dhe përmirësim të qarkullimit të gjakut.

Zona problematike shfaqen në trajtën e edemës. Në këtë zonë ushtrohet masazh anticelulit me produktet specifike. Ky krem, në sajë të strukturës së tij me kokrriza, ndihmon në aktivizimin e ujërave dhe toksinave të mbetura, të cilat eliminohen dhe dalin jashtë përmes djersës ose rrugëve të jashtëqitjes. Më pas lëkura trajtohet me një serum i cili favorizon djersitjen. Kjo zonë e trajtuar lyhet me baltë, që ka në përbërjen e tij alga deti dhe parafinë. Është e domosdoshme të fashohet pjesa e trupit ku gjendet celuliti, në mënyrë që të realizohet më së miri efekti sauna dhe të ndihmojë në largimin e “lëkurës së portokallit”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/meshkuj

#6

Post by Sally » Tue Aug 25, 2009 11:49 am

Image
Maska, për një fytyre qe shkelqen
Qe ne kohët e lashta, ky fryt njihej për cilësitë depurative, ndaj tashmë industrite e mëdha te kozmetikes e kanë zbuluar qe perberesit e tij aktive kanë një fuqi te madhe antioksiduese. Ai është jashtezakonisht i mirë për te hidratuar, ushqyer dhe tonifikuar lekuren dhe ndihmon ne parandalimin e plakjes se saj. Kështu për te pasur një fytyre me te shndritshme dhe me te pastër, këshilla është shumë e thjeshtë. Lengu i perftuar nga shtrydhja e një bistaku rrushi lihet te fermentohet për disa ore, pastaj vendoset ne lekure, duke shmangur pjesen rreth syve. Pasi lihet te veproje për 20 minuta, shpelahet me ujë te bollshem. Kjo maske ka një efekt pastrues dhe rigjenerues sepse një pergatitje e tillë është edhe kundër rrudhave, duke e bërë lekuren te duket me e pastër dhe me e shendetshme se kurrë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/meshkuj

#7

Post by Sally » Tue Sep 22, 2009 2:05 pm

Pirja e tepërte alkoolit, ndikon në vënien e barkut?





Madhësia e belit nuk është e lidhur me sa pini përgjithësisht, por sasinë që pini në të njëjtën kohë. Në këtë përfundim u arrit nga një studim i 28.594 europiano-lindorëve me moshë mesatare.
Ata që pinë të paktën 80 gram alkool në një rast, të paktën një herë në muaj, janë rreth një gjysmë inçi më të mëdhenj rreth belit se ata që e pinë të njëjtën sasi përgjatë një javë.

Sa është 80 gramë alkool? Ju mund të merrni aq shumë nga:

Një shishe verë (70 gram alkool)
Një paketë gjashtë birrash (84 gram alkool)
Gjashtë teke me nga 1,5-ons(84 gram alkool)
Burrat dhe gratë që pinin birrë kryesisht nuk kishin më shumë gjasa për barqe më të mëdha se ata që pinin verë apo alkool.

Studimi, i udhëhequr nga Martin Bobak i Universitetit College në Londër, nuk gjeti ndonjë lidhje ndërmjet pirjes dhe peshës trupore në burra, dhe gjeti vetëm një efekt të vogël të pirjes në peshë tek gratë.
Në mënyrë të ngjashme, qejflitë e pijes(që pijnë shumë dhe dehen) nuk janë domosdoshmërisht më të rëndë se ato që pijnë pak – ata vetëm kanë më shumë bark. Bobak ka raportuar këto rezultate në takimin vjetor të kësaj jave të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë, zhvilluar në Barcelonë, Spanjë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/meshkuj

#8

Post by Sally » Tue Sep 22, 2009 2:11 pm

Vitaminat dhe bukuria



Ajo çka hamë ka rendësi te madhe jo vetëm për shëndetin tone por edhe për pamjen tone.

Vitamina A ka rendësi për shëndetin e flokëve dhe te syve
Vitaminat B janë te domosdoshëm për lëkure te pastër pamje rinore dhe kundër zbardhjes se flokëve.
Vitamina c është e rëndësishme për prodhim te kolagjenit.
Vitamina d është e domosdoshme për shëndetin e dhembove, thonjve, lokeve dhe eshtrave.
Vitamina E i forcon muskujt dhe është antioksidat i forte.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/meshkuj

#9

Post by Adriana » Mon Dec 28, 2009 8:42 pm

Ha shpejt? Shendoshesh me kollaj

Kush ha me nxitim shendoshet me shpejt. Te pertypesh me qetesi eshte shume me mire se sa te perfundosh pjaten per 5 minuta. Ne fakt kjo keshille eshte dhene gjithnje, por sot nje studim i mirefillte eshte kryer edhe per kete ceshtje.Publikuar ne Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, studimi verteton me ane eksperimentesh se te hash ngadale i ben mire trupit dhe linjave.


Testi i ushqimit i bere prej kerkuesve te Laiko General Hospital te Athines, ne Greqi ishte nje sasi akulloreje prej 300 gramesh.

Vullnetareve iu dha 30 minuta kohe per ta shijuar; disa e mbaruan per pak minuta, te tjere moren gjithe kohen e nevojshme.

Kerkuesit moren kampione gjaku para konsumimit te akullores dhe nje here ne 30 minuta, per tre ore gjysme, pas perfundimit te saj.

Ne gjak u dozuan glukozi, insulina, yndyrnat dhe nivelet e dy hormoneve, peptidi YY dhe peptidi i ngjashem me glukogjenin.

Keto hormone veprojne ne tru pas disa minutash duke sinjalizuar se ushqimi duhet te nderpritet.

Ata vullnetare qe hengren akulloren ngadale kishin nivele me te larta te hormoneve, keshtu ndiheshin me te ngopur.

Ndaj, kur te hani, mundohuni te merrni te gjithe kohen e mjaftueshme, pasi reagimi i trurit vjen pas 10 ose 20 minutash nga nisja e vaktit.

Pertypni ngadale dhe perpiquni te jene sa me te kujdesshem per trupin tuaj. Mjafton edhe pak vullnet i ketij lloji per te mbajtur linjat
.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/mesh

#10

Post by Sally » Mon Sep 13, 2010 12:06 pm

Per femra: Fytyra persoset me rregulla


17 sekrete për një fytyrë të përkryer. Nga kubat e akullit (për t’u kaluar mbi fytyrë) në përzierjen e fondotintës (për ngjyrën ideale): make-up artist-ët e sfilatave dhe femrave më të njohura të ekranit rrëfejnë detajet e zanatit


1. Primer-at

Quhen kështu produktet që aplikohen para trukut. “Mund të jenë xhelëra të tejdukshëm ose me ngjyrë, që e bëjnë të lëmuar lëkurën, mbushin gropëzat, i japin shkëlqim, rregullojnë prodhimin e yndyrës, sigurojnë qëndrimin e fondotintës”, shpjegon Rajan Tolomei, make-up artist për Max Factor. “Për ne që punojmë me grimin, janë një domosdoshmëri e vërtetë”. Në praktikë, duhet të jenë hapi i parë i rutinës së grimimit tuaj.


2. Arti i higjienës

Para së gjithash… “Për të aplikuar fondotintën, ka nga ato që përdorin sfungjer (ideal për fondotintat kompakte), disa gishtat ose furçë për të përhapur ato më të lëngshmet. Ka secila mjetin e saj, por që duhet të jetë rreptësisht personal. Mikrobet ndodhen përherë në duar, fije dhe fibra dhe të gatshme për të shkaktuar puçrra ose irritime”, tregon Donatella Ferrari, make-up artist për Helena Rubinstein. “Këshilloj ta lani furçën dhe sfungjerin të paktën dy herë në javë me sapun me PH neutral dhe ujë të ngrohtë”.


3. Si të zgjedhësh sfungjerin dhe furçën

Veglat e zanatit. “Për fondotintën preferoj sfungjerin: përdoret për një kohë më të shkurtër dhe prandaj është më higjienike. Më mirë zgjidh një me fije najloni, sepse thith më pak produkt dhe siguron një aplikim të njëtrajtshëm”, thotë Donatella Ferrari. “Për kë i pëlqen më shumë furça, do qe e përshtatshme një e madhe, me fije të gjata dhe të sheshta”.


4. Ligji i ngjyrave

Bëj korrektimin kromatik. “Dhe pse nuk është intuitive, është e nevojshme të dish që e verdha mbulon të kuqen dhe e kuqja mbulon blunë. Pra, për zonën rreth syve, që priret drejt nuancave jeshile-blu, duhet përdorur një korrektor në tone të kuqe dhe, për të mbuluar njollat e skuqura, një korrektor në nuancë të verdhë”, shpjegon Alessandro Bertolazzi, make-up artist i Monica Bellucci-t.


5. Goditjet që zhdukin rrathët e syve

E rëndësishme është “të godasësh”. “Zhdukini rrathët e syve me pak korrektor në zonën rreth tyre, më pas përhapni një shtresë të hollë fondotinte, duke rrahur lehtë me mollëza, thotë Bertolazzi. “Pastaj shumojeni drejt pjesës së sipërme”.


6. Shiko mirë etiketën

…dhe jo vetëm ngjyrën. “Kush ka lëkurë të thatë, duhet të kontrollojë që fondotinta të jetë hidratuese”, thotë Gina Brooke, make-up artist e Madonna-s dhe drejtore artistike për Shu Uemura. “Kush ka lëkurë të yndyrshme, duhet të përdorë një oil free ose pudër. Për lëkurat mikse, fjala kyç është “ekuilibrim”: thuaju “po” produkteve që ekuilibrojnë përbërjen e zonave të ndryshme të fytyrës”.


7. Kura “pre”

Përgatisni lëkurën. “Është thuajse e panevojshme të thuhet: baza do jetë e përkryer vetëm nëse fytyra është pastruar me skrab dhe është hidratuar”, thotë Gina Brooke.


8. Përtacia është e ndaluar

Asnjëherë nuk duhet të jesh shumë e zënë për të qenë e bukur. “Rregulli i artë për një bazë perfekte është ta realizosh sipas mënyrës që kërkon. Çdo fazë, nga përhapja e fondotintës, te tamponimi me korrektor e deri te pudra përfundimtare, zbatohet me kujdes”, tregon Bertolazzi. “Pjesa përfundimtare është shumë e rëndësishme: pudra dhe/ose pluhuri i orizit me ngjyrë neutrale, janë truku që të arrihet një lëkurë që shkëlqen”.


9. Rinovimi për orët jashtë orarit

Kurrë mos e hiq trukun. “Për t’u përgatitur për mbrëmje, këshilloj të punohet mbi bazën që është”, shpjegon Rajan Tolomei. “Ndonjëherë mjafton të shtohet një pikë fondotintë, ose të sprucosh pak avuj uji për të hequr tepricat e pudrës. Në këtë mënyrë baza rikthehet përsosmërisht kompakte”.


10. Sekreti anti-papërsosmëri

Të korrigjosh me ngjyra më të errëta. “Për të fshehur njolla, puçrra apo probleme të fytyrës, përdor gjithmonë një korrektor më të errët se lëkura jote”, shpjegon make-up artist-i i Monica Belucci-t. “Pastaj, mbi këtë bazë, kalo një të së njëjtës nuancë me lëkurën ose gjithsesi më të hapur. Më beso: njëtrajtshmëria është e sigurt”.


11. Po qafa?

Për mos të prishur bazën. “Është vetëm një gabim që gratë nuk duhet ta bëjnë kurrë dhe është më i rëndi: të mos trukosh qafën”. Kështu deklaron Gina Brooke, make-up artist-ja e Madonna-s.


12. Ngjyra e duhur

Përziej. “Receta ime personale është të përziesh edhe dy ose tre fondotinta të ndryshme për të pasur nuancën që kërkon”, thotë Gina Brooke. “Po ta gjeni ngjyrën e përshtatshme, mund ta përdorni gjithmonë pastaj”.




13. Veprimi S.O.S.

…dhe i bërë vetë. “Në mungesë të një korrektori portokalli, ideal për të fshehur rrathët e syve dhe puçrrat, zgjidhja është të përzihet me një furçë pak korrektor neutral me një buzëkuq ngjyrë mandarine”, tregon Donatella Ferrari, make-up artist për Helena Rubinstein.


14. Nëse qan…

Efekt rikuperues. “Sekreti është të lyesh një tampon pambuku me pak krem hidratues, ta kalosh ku loti ka bërë dëmet e tij dhe të vësh sipër fondotintë dhe pudër për ta fiksuar”, shpjegon Donatella Ferrari.


15. Pas festës

Kështu fshin gjurmët e një mbrëmjeje të lodhshme. “Sekreti qëndron te një kub akulli që duhet kaluar mbi fytyrë, pas aplikimit të kremit hidratues”, këshillon Tolomei. “Lëkura rifiton një freski të menjëhershme dhe zona më delikate rreth syve rimerr, falë të ftohtit, forcë dhe elasticitet. Kujdes: kurrë mos vepro në këtë mënyrë pas një dushi të nxehtë. Lëkundjet e temperaturës duhen shmangur.


16. Ndryshim!

Fondotinta është si një veshje: ndërrohet çdo stinë. “Për të pasur gjatë gjithë vitit fytyrë të përkryer, fondotinta duhet ndërruar si një veshje”, thotë Rajan Tolomei, make-up artist për Max Factor. “Pra, mos u fikso te një produkt i vetëm, po zgjidh përbërje më të plota në dimër dhe me produkte më të lëngshme, të përshtatshme për lëkurë të yndyrshme në verë. Të bësh të kundërtën do ishte si të vishje të leshta në det dhe të pambukta në mal”.


17. Pudra e mamit

Pluhuri i hollë ose kompakt nuk është me dëshirë. “Për të fiksuar dhe njëtrajtësuar bazën, nuk mund t’ia dilet pa të! Pudra është hapi i detyrueshëm për të gjitha gratë që dëshirojnë një lëkurë pa njolla dhe një make-up që zgjat”, shpjegon Tolomei. “Ky pluhur, me ngjyrë ose transparent sipas dëshirës, kur aplikohet fillimisht në fytyrë, duket se nuk shkakton asnjë përmirësim: po mjafton të presësh vetëm 15 minuta dhe ja ku vjen mrekullia. Duke u ngrohur nga kontakti me epidermën, përzihet me fondotintën e jep si rezultat një efekt natyral, si lëkura jote”.
Last edited by Sally on Mon Sep 13, 2010 12:08 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Studime/keshilla mbi sekrete të vogla bukurie,femra/mesh

#11

Post by Sally » Mon Sep 13, 2010 12:07 pm

Image
Edhe flokët plaken



Me kalimin e moshës, flokëve nuk iu ndryshon vetëm ngjyra. Bëhen më të hollë, humbasin butësinë dhe elasticitetin, prandaj lind nevoja të kurohen. Ja disa kura sipas problemeve që shfaqen







Hollohen sepse u mungojnë hormonet

Pas të dyzetave, para menopauzës, trupi prodhon më pak estrogjen, hormonin që ka një efekt pozitiv mbi ciklin jetësor të flokëve. Kur zvogëlohet sasia e estrogjenit, rritet niveli i një enzime që është përgjegjëse për rrallimin e sasisë së fijeve të flokëve, si edhe për rënien e tyre. Ende nuk është zbuluar ndonjë metodë e përshtatshme për të kompensuar rënien fizike të flokëve. Atëherë janë shumë të nevojshëm flakonët riforcues, që janë me përbërje amineksili. Ky është një përbërës mjaft aktiv, që përmirëson ndjeshëm fiksimin e rrënjës së flokut në skalpin e kokës. Gjithashtu, duhen përdorur ushqyes, si: metiotina, cistina dhe tirozina, enzima të cilat e luftojnë veprimin e enzimës “armike”. Madje, këto substanca ndihmojnë sidomos që të mos dobësohen fibrat e flokëve.

Nëse rënia është në përmasa të mëdha, që bën të duken të zbrazëta pjesë të ndryshme të kokës, atëherë është e nevojshme të kërkohet ndihma e një dermatologu, si dhe të ndiqen kura më të specializuara.



Zhvillohen pore kur humbet Keratina

Problemi i rënies së flokëve është i njëjtë me atë të plakjes së lëkurës. Me kalimin e kohës, reduktohen substancat e organizmit, që shërbejnë si izolues për qelizat epidermike. Si rezultat, poret e tyre bëhen më të dukshme. Në rastin e flokut, ajo që reduktohet është sasia e keratinës dhe kolagjenit. Shtresat që i veshin këto qeliza epidermike humbasin kompaktësinë. Për këtë arsye, qelizat epidermike janë të pambrojtura nga veprimi i agjentëve të jashtëm dhe i rrezeve ultravjollcë. Për të mbrojtur flokët është e nevojshme që shampot normale të zëvendësohen me produkte të pasura me filtra UV dhe një herë në dy javë duhet të përdoret një maskë me vajra, sigurisht me bazë bimore. Meqë në këtë fazë poret e flokëve janë më të hapura, nuk do jetë aspak e vështirë që ta absorbojnë më mirë vajin, duke shtuar në këtë mënyrë hidratimin dhe kompaktësinë e tyre.



Humbasin shkëlqimin kur nuk reflektojnë mirë dritën

Guanina që i mbështjell flokët përbëhet nga shumë shkallëzime të mbivendosura. Kur niveli i ujit në brendësi të indeve fibrorë nuk është i mjaftueshëm, atëherë drita që bie mbi to nuk reflektohet mirë. Për të shpëtuar flokët pa shkëlqim nuk mjafton vetëm të ndryshohet lyerja apo t’i nënshtrohesh goditjeve me rreze diellore. Duhen zgjedhur produkte që përmbajnë vitamina apo edhe aminoacide, që forcojnë rrënjën e flokëve. Ndërsa, për të ruajtur shkëlqimin e flokëve, duhen zgjedhur produkte me bazë silikoni.



Bëhen shpejt pis, sepse thithin smogun

Kur poret e flokëve janë të mëdha, ato rëndohen, sepse smogu dhe pisllëku, në vend që të largohen, penetrojnë deri në rrënjë. Në këtë rast është e domosdoshme të përdoret një shampo delikate, e cila përbëhet nga sasi minimale agjentësh përgjegjës për prodhimin e shkumës. Kështu, do të jetë e mundur që t’i lani çdo ditë flokët tuaj. Sugjerohen shampot, formulat e të cilave janë të pasuruara me alga të kuqe, pasi ato pastrojnë në brendësi, por me delikatesë.



Këputen shpejt kur përmbajnë pak ujë

Merrni një fije floku që ju ka rënë në jastëk apo dhe në këmishë dhe shikoni me kujdes nëse ajo është me nyjë. Nëse jo, atëherë fija e flokut është këputur. Edhe në këtë rast, shkaku është mungesa e dehidratimit. Flokët jo vetëm që dobësohen, por duken më të ashpër dhe të pakrehur. Gjëja e parë që duhet bërë është përdorimi i një shampoje zbutëse, që përmban vitaminën B5.

Një herë në javë duhet bërë një masazh i flokëve të lagura me vajra me përmbajtje misri ose ulliri, që duhet mbajtur për rreth 15 minuta. Kjo lloj maske shërben për t’u rikthyer flokëve butësinë dhe elasticitetin.



Nuk e mbajnë gjatë krehjen, sepse janë të elektrizuar

Është normale nëse, pas të pesëdhjetave, edhe flokët të bëhen më të pabindur. Struktura e tyre kimike ka ndryshuar. Për këtë arsye, shpesh, flokët janë të elektrizuar dhe të shpupurisur. Ka vetëm një mënyrë që t’i bindim flokët rebelë: ato duhet të krihen gjatë tharjes; kështu do të fiksohen më mirë. Do të ishte e këshillueshme që të përdoret edhe llaku në momentin kur kriheni. Gjithashtu, këshillohet që një herë në muaj t’i kërkonit parukieres tuaj t’ju bëjë një maskë me kolagjen, sepse kjo substancë i rikthen elasticitetin flokut. Nëse doni të dilni, por flokët nuk i keni të larë, atëherë përfitoni nga një banjë në vaskë. Mbështillini flokët me bigudi gjigande, futuni në vaskë dhe relaksohuni. Do të jenë avujt e ngrohtë ata që do të kujdesen për të fiksuar krehjen.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”