Asambleja Parlamentare e OSBE rrëzon të gjitha pretendimet e kryetarit të PS
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joao Soares, deklaroi në Komitetin Drejtues të kësaj asambleje, se në rast se deputetët e Partisë Socialiste nuk hyjnë në Kuvend brenda 6 marsit, rrezikojnë të djegin mandatet e fituara. "Për sa i përket Shqipërisë, e cila u përmend këtu, unë dëshiroj të them se kemi pasur bisedime me kolegen dhe miken tonë Topalli, e cila është Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë dhe unë kam pasur kënaqësinë të jem në Tiranë me zotin Roberto Baratoli dhe dje pas mbërritjes sonë në Vjenë patëm bisedime me Edi Ramën, Kryetarin e opozitës socialiste në Shqipëri dhe kolegen Arta Dade, e cila ende nuk ka hyrë në Parlament. Unë mendoj se, nëse duhet të bëjmë një deklaratë, zonja Topalli tha se mund të prisnim, zonja Dade tha gjithashtu se mund të presim", tha Soares. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së u shpreh se, organizata që drejton i ka dëgjuar idetë dhe këndvështrimet e palëve. Soares theksoi se, Asambleja Parlamentare e OSBE-ODIHR-it i jep mbështetjen e plotë pa asnjë hezitim raportit të bërë nga misioni i vëzhguesve zgjedhorë, Alce Hastings dhe Wolfgang Grossruck. Soares u shpreh se, mbështet plotësisht raportin e dorëzuar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. "Unë mendoj se është e rëndësishme të deklarojmë qartë se duhet që: të gjithë të zgjedhurit të hyjnë në Parlament. Kjo është sigurisht thelbësore, pavarësisht ndonjë ankese që mund të ketë. Deputetët e zgjedhur duhet të hyjnë në Parlament, sepse ekziston rreziku që, nëse deputetët e PS nuk hyjnë në Parlament javën e ardhshme mund të humbin mandatin e tyre", tha Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Ai tha se kjo do të ishte e tmerrshme, duke pasur parasysh atë që ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në vende si Shqipëria. Duke u ndalur tek kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, kreu i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së theksoi se ky hap duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. "Mund të ngrihet një Komision Hetimor, i cili respekton ligjet në fuqi dhe që mund të jetë mjaft i dobishëm. Pra, nëse kjo do të ndodhë nesër ose më pas, ne nuk mund ta dimë, por ne duhet të dalim me një deklaratë të qartë dhe unë do t'ju kërkoja të gjithëve të mbështetni dhe të kontribuoni në këtë deklaratë dhe jo duke u bazuar në spekullime, por duke u bazuar në vëzhgimet tona dhe të Alce Hastings dhe Wolfgang Grossruck, të cilët kanë qenë në terren", tha Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Ai deklaroi se, kjo do të kontribonte në demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. "Pavarësisht nga pikëpamjet politike, ne mendojmë se është shumë e rëndësishme të tregojmë mbështetjen tonë dhe të tregojmë një herë e mirë se ne kemi besim tek ky proces", u shpreh numri një i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së duke konfirmuar në këtë mënyrë se kërkesa e opozitës shkon kundër vetë sistemit.
Konkluzionet e Asamblesë së OSBE
1. Ne i qëndrojmë fort raportit të misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it
2. Të gjithë të zgjedhurit duhet të ulen në Parlament
3. Nëse javën që vjen, deputetët opozitarë nuk futen në Kuvend, rrezikojnë të humbasin mandatet
4. Jemi për një komision hetimor parlamentar, i cili respekton ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
OSBE: Hetimi, sipas Kushtetutës, PS mund të humbasë mandatet
-
RapsoD
- Regular Member

- Posts: 60
- Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
- Gender: Male
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: OSBE: Hetimi, sipas Kushtetutës, PS mund të humbasë mandatet
Rama: Hetim të pakushtëzuar, nuk ekziston 6 mars
Sa qejf i kam keta spiunet e forumeve, jane bere si spiunet e koheve te Enverit, apo mos valle ate pune kane bere edhe atehere dhe nuk e lene dot edhe tani....kot nuk thoshte gjyshi im, "Vesi del kur del shpirti"!

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste e cilëson si një tjetër progres pozitiv të betejës së opozitës deklaratën e djeshme të presidentit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së Joae Soares për hetim kuvendor të zgjedhjeve në respekt të Kushtetutës.
“Hetimi i plotë i zgjedhjeve, do të thotë hetim i pakushtëzuar sigurisht bazuar mbi Kushtetutë dhe ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka intepretuar dhe i ka dhënë formë të qartë cështjes së hetimit parlamentar në tërësi.”- vlerësoi Rama sot në një takim me gazetarët në përmbledhjen e javës.
Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se në vendim është shprehur forma më kuptimplotë e përgjigjes për atë që ai e cilësoi “dilemë të ngritur enkas nga ana e pushtetit thjesht për të shmangur hetimin parlamentar të plotë dhe të tërësishëm.”
Rama tha se e drejta për hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve është e legjitimuar
“Hetimi ynë parlamentar synon dy drejtimet kryesore; nxjerrja e përgjegjësive për deformimet në procesin e administrimit të votës dhe nxjerrja e konkluzioneve për përmirsimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor.” tha Rama teksa lexoi para gazetareve vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Rama cilesoi si alibi pretendimin e Partise Demokratike ne pushtet se opozita po kërkon të hetojë vendimin e gjykatës.
“ Nuk po hetojmë vendimin e gjykatës, ky është karrem që ka hedhur qeveria. Ne nuk kemi paraqitur asnjëherë dhe në asnjë rast pretendimin për të hetuar një vendim gjykate. Qysh në krye të herës kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve. Në rast se nuk do njihnim rezultatin e zgjedhjeve nuk do të njihnim as qeverinë as parlamentin por do ishim në kushtet e një lëvizjeje antipushtet. Referimi i vazhdueshëm ndaj vendimit të gjykatës është truk i qeverisë për të shmangur hetimin e zgjedhjeve. “
Gjithashtu sipas Ramës 6 marsi është një ditë e zakonshme dhe nuk shënon asnjë përfundim të afatit të mandateve për deputetët socialist.
Dy dite me pare ambasadoret e Bashkimit Europian bene apel per zgjidhjen e krizes brenda dates 6 mars, cka do ti lejoje opozites te kthehej ne parlament, ndryshe rrezikohet integrimi i vendit ne BE.
Rama: Atentati ndaj Hoxhes i rende, na ka revoltuar
Partia Socialiste kërkon zbardhjen e plotë dhe të menjëhershme të ngjarjes së ndodhur dje në mëngjes kur, makinës së kryetarit të PS-së në Vlorë i është vendosur një sasi e konsiderueshme lënde djegëse dhe kapsollë detonatore. Policia nuk ka dhënë ende asnjë version të ngjarjes ndërsa ka deklaroi dje se po hetohej intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Është rast jashtëzakonisht i rëndë që ka revolutar të gjithë njerëzit tanë dhe kërkojmë zbardhjen pa humbur kohë. E patolerueshme që një ngjarje e tillë të ndodhë dhe e pa tolerueshme që për një ngjarje të tillë të mos ketë sensibilizim dhe prononcim nga ana e pushtetit “- nënvizoi kryetari i Partisë Socialiste sot në një takim me gazetarët në përmbledhjen e javës.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
-
RapsoD
- Regular Member

- Posts: 60
- Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
- Gender: Male
Re: OSBE: Hetimi, sipas Kushtetutës, PS mund të humbasë mandatet
Ha ha ha ha ha une jam vetem 26 vjet dhe kam ik nga shqipnia vetem 7 vjec.Arta wrote:Rama: Hetim të pakushtëzuar, nuk ekziston 6 mars
Sa qejf i kam keta spiunet e forumeve, jane bere si spiunet e koheve te Enverit, apo mos valle ate pune kane bere edhe atehere dhe nuk e lene dot edhe tani....kot nuk thoshte gjyshi im, "Vesi del kur del shpirti"!![]()
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste e cilëson si një tjetër progres pozitiv të betejës së opozitës deklaratën e djeshme të presidentit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së Joae Soares për hetim kuvendor të zgjedhjeve në respekt të Kushtetutës.
“Hetimi i plotë i zgjedhjeve, do të thotë hetim i pakushtëzuar sigurisht bazuar mbi Kushtetutë dhe ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka intepretuar dhe i ka dhënë formë të qartë cështjes së hetimit parlamentar në tërësi.”- vlerësoi Rama sot në një takim me gazetarët në përmbledhjen e javës.
Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se në vendim është shprehur forma më kuptimplotë e përgjigjes për atë që ai e cilësoi “dilemë të ngritur enkas nga ana e pushtetit thjesht për të shmangur hetimin parlamentar të plotë dhe të tërësishëm.”
Rama tha se e drejta për hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve është e legjitimuar
“Hetimi ynë parlamentar synon dy drejtimet kryesore; nxjerrja e përgjegjësive për deformimet në procesin e administrimit të votës dhe nxjerrja e konkluzioneve për përmirsimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor.” tha Rama teksa lexoi para gazetareve vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Rama cilesoi si alibi pretendimin e Partise Demokratike ne pushtet se opozita po kërkon të hetojë vendimin e gjykatës.
“ Nuk po hetojmë vendimin e gjykatës, ky është karrem që ka hedhur qeveria. Ne nuk kemi paraqitur asnjëherë dhe në asnjë rast pretendimin për të hetuar një vendim gjykate. Qysh në krye të herës kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve. Në rast se nuk do njihnim rezultatin e zgjedhjeve nuk do të njihnim as qeverinë as parlamentin por do ishim në kushtet e një lëvizjeje antipushtet. Referimi i vazhdueshëm ndaj vendimit të gjykatës është truk i qeverisë për të shmangur hetimin e zgjedhjeve. “
jithashtu sipas Ramës 6 marsi është një ditë e zakonshme dhe nuk shënon asnjë përfundim të afatit të mandateve për deputetët socialist.
Dy dite me pare ambasadoret e Bashkimit Europian bene apel per zgjidhjen e krizes brenda dates 6 mars, cka do ti lejoje opozites te kthehej ne parlament, ndryshe rrezikohet integrimi i vendit ne BE.
Kastriot Islami: Deklarata e kreut të OSBE, shuplakë për Edi Ramën
Edi Rama nuk ka shumë arsye për të qenë i kënaqur nga deklarata e shefit të Asamblesë Parlamentare te OSBE-së, Joao Soares. Sipas Kastriot Islamit, ajo që zyrtari i lartë i OSBE-së ka thënë, në fakt është një shuplakë e fortë për politikat bojkotuese të shefit të opozitës. Madje deklarata e tij përputhet plotësisht me ato që deputetet e kundërshtarë të Ramës kanë deklaruar gjithë këtë kohë. “I lëviznin sytë më shumë sec duhej. Nuk ishte i qetë. Rama mbrëmë ishte vërtet shumë i shqetësuar sepse realisht ajo ishte një shuplakë e gjithë skemës që ka ndjekur Rama deri tani. Atë që kemi thënë ne para 6 muajsh, ekzaktësisht, pa asnjë presje ndryshe e ka thënë zoti Soares mbrëmë”, tha Islami, në një intervistë në studiot e tv Alsat. Deputeti socialist thotë se lideri i PS-së ka dëmtuar seriozisht imazhin e partisë që drejton. Madje një skenar që do e dëmtojë akoma më shumë këtë imazh është ai që selia rozë ka për 6 marsin, ditën kur zyrtarisht skadojnë mandatet e deputetëve. “Ka dhe një skenar javën e ardhshme, që të futen, të bëjnë një fjalim, të propozohet një draft ligj-special për hapjen e kutive apo për investigimin e fletëve dhe të dilet me idenë që kjo nuk quhet ndërprerje e bojkotit, kjo quhet vazhdim i bojkotit, por me një skenar qesharak” tha Islami. Shanset për zgjedhjet të parakohshme nëpërmjet presioneve në rrugë për Islamin nuk ekzistojnë. Detyra e momentit e kreut sipas tij të opozitës është të mos kthejë PS në një parti restorantesh e hotelesh, por të riformatojë koalicionin. “Ky lloj hendeku nëqoftëse e majta qëndron e përçarë sikurse ndodhi në 2005 dhe në 2009, ndërkohë që në 2007 u bashkua dhe tregoi gjë tjetër. Nëqoftëse nuk do të ndodhë kjo gjë atëherë e majta nuk ka shanse të fitojë dhe nuk ka asnjë sistem elektoral t’i nxjerrë fitues nëqoftëse janë të përçarë” tha Islami.
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: OSBE: Hetimi, sipas Kushtetutës, PS mund të humbasë mandatet
Aq me keq, gjynaf, paske marre huqet e te pareve te tu!RapsoD wrote:
Ha ha ha ha ha une jam vetem 26 vjet dhe kam ik nga shqipnia vetem 7 vjec.
[/quote]
Kastriot Islami: Deklarata e kreut të OSBE, shuplakë për Edi Ramën
Edi Rama nuk ka shumë arsye për të qenë i kënaqur nga deklarata e shefit të Asamblesë Parlamentare te OSBE-së, Joao Soares. Sipas Kastriot Islamit, ajo që zyrtari i lartë i OSBE-së ka thënë, në fakt është një shuplakë e fortë për politikat bojkotuese të shefit të opozitës. Madje deklarata e tij përputhet plotësisht me ato që deputetet e kundërshtarë të Ramës kanë deklaruar gjithë këtë kohë. “I lëviznin sytë më shumë sec duhej. Nuk ishte i qetë. Rama mbrëmë ishte vërtet shumë i shqetësuar sepse realisht ajo ishte një shuplakë e gjithë skemës që ka ndjekur Rama deri tani. Atë që kemi thënë ne para 6 muajsh, ekzaktësisht, pa asnjë presje ndryshe e ka thënë zoti Soares mbrëmë”, tha Islami, në një intervistë në studiot e tv Alsat. Deputeti socialist thotë se lideri i PS-së ka dëmtuar seriozisht imazhin e partisë që drejton. Madje një skenar që do e dëmtojë akoma më shumë këtë imazh është ai që selia rozë ka për 6 marsin, ditën kur zyrtarisht skadojnë mandatet e deputetëve. “Ka dhe një skenar javën e ardhshme, që të futen, të bëjnë një fjalim, të propozohet një draft ligj-special për hapjen e kutive apo për investigimin e fletëve dhe të dilet me idenë që kjo nuk quhet ndërprerje e bojkotit, kjo quhet vazhdim i bojkotit, por me një skenar qesharak” tha Islami. Shanset për zgjedhjet të parakohshme nëpërmjet presioneve në rrugë për Islamin nuk ekzistojnë. Detyra e momentit e kreut sipas tij të opozitës është të mos kthejë PS në një parti restorantesh e hotelesh, por të riformatojë koalicionin. “Ky lloj hendeku nëqoftëse e majta qëndron e përçarë sikurse ndodhi në 2005 dhe në 2009, ndërkohë që në 2007 u bashkua dhe tregoi gjë tjetër. Nëqoftëse nuk do të ndodhë kjo gjë atëherë e majta nuk ka shanse të fitojë dhe nuk ka asnjë sistem elektoral t’i nxjerrë fitues nëqoftëse janë të përçarë” tha Islami.
Islami aman prit se ky eshte me gallat se ty!
Ma mer mendja i kupton te dyja gjuhet, se juve i kuptoni gjerat sikur u flet Arabisht!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: OSBE: Hetimi, sipas Kushtetutës, PS mund të humbasë mandatet
faktikisht ai mandaxheri evropian ka shume te drejt edhe keshtu duhet te jet ne demokraci.vetem se mandaxheri evropian nuk jeton ne shqiperi edhe nuk e di c do te thote shqiptar.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE