
Interes të madh për të investuar në Shqipëri po tregojnë kompanitë greke dhe bankat.
Interesante është vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë greke INTRALOT dhe anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë INTRACOM.
Kjo kompani është nën drejtim të njërit prej njerëzve të fuqishëm të Greqisë,e kreut të skuadrës Olimpiakos,Sokratis Kokalis.
Drejtori i Përgjithshëm i INTRALOT takoi në Tiranë kryeministrin Berisha dhe i tregoi interesin e tij për të investuar në Shqipëri në …llotaritë.dmth,vetëm të fitojë para.
Mesa duket në Shqipëri vijnë nga jashtë vetëm disa tipa “Fazllic”që të fitojnë për vete.Vjen në Shqipëri kompania më e madhe greke NTRACON-INTRALOT me deshirë për të investuar në llotot dhe lojrat e fatit.Është njëlloj sikur të thonë në mënyrë direkte,po vijmë të marrim paratë, që po fitojnë emigrantët me djersë në Greqi.
Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare e priti me krahë hapur,aq me krahë hapur ,sa edhe sikur rrugë falas të na asfaltonte nuk do të ishte kaq mikpritës Berisha.
Zoti Antonopoulos i shprehu Kryeministrit Berisha interesin e grupeve që ai përfaqëson për të shtrirë më tej aktivitetet e tyre në Shqipëri. Është performanca e mirë ekonomike dhe zhvillimi impresiv i Shqipërisë, tha zoti Antonopoulos, që ka ngjallur interes të këtyre grupeve të mëdha për të shtrirë aktivitetin edhe në Shqipëri. Ai u shpreh se ishte shumë i impresionuar me atë çka kishte parë, në këtë vizitë të parë në Shqipëri.
Zoti Antonopoulos tha se Grupi INTRACOM ka në qendër të interesit të tij hyrjen e fuqishme edhe në Shqipëri, pasi për ta, Shqipëria është vendi më premtues i Europës Juglindore dhe një vend i sigurt për investimet e tyre.
Interes tjetër i Grupit INTRALOT është pjesëmarrja në lotarinë nacionale që do të hapet së shpejti. zoti Antonopoulos i shprehu Kryeministrit Berisha besimin për suksesin dhe transparencën e procesit, duke theksuar që kompania e tyre do të konkurrojë si një partnere investuese në këtë projekt.
He more trimat e xha Jahos, hajde flisni, pse Berisha nuk mundohet te ndihmoje produktet dhe tregetaret shqiptare, apo se fut parate ne xhepat e tij!
