"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Asnjë arsye se pse shqiptarët duhet të jenë të kënaqur me zg

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Asnjë arsye se pse shqiptarët duhet të jenë të kënaqur me zg

#1

Post by Arta »



Nëse zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mira se të kaluarat, kjo, nuk ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që ato nuk përmbushën standardet ndërkombëtare. Ngërci politik ka qenë tepër i gjatë dhe i dëmshëm për lëvizjen e vendit përpara.

Korrupsioni në Shqipëri është i tmerrshëm. Dhe, mënyrat e përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë nuk janë aspak si sistemi amerikan.

Këto janë vetëm disa nga pohimet e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë John Withers, në një intervistë për të përditshmen "Panorama".

E ilustruar aty-këtu me citate të presidentëve Regan e Obama, duket sikur intervista do të vërë pikat mbi "i" nisur nga këndvështrimi i selisë së rrugës së Elbasanit për disa nga cështjet që prekin shoqërinë shqiptare.

Ambasadori Withers, është në fund të mandatit në Tiranë. Për krizën politike, ai shprehet:

“Të gjithë kemi vënë në dukje se zgjedhjet e fundit kishin disa elementë që u përmirësuan, por mendoj se cilido që bëri një vlerësim për ato zgjedhje, pavarësisht se kush ishte, prapëseprapë gjeti se zgjedhjet ishin nën standardet ndërkombëtare. Nuk shoh asnjë arsye se pse shqiptarët duhet të jenë të kënaqur me zgjedhje që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare. Këto zgjedhje, si ishin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, nuk ka shumë rëndësi! Ajo që nevojitet është se si janë në krahasim me normat ndërkombëtare”, deklaron Withers, i cili ka prekur edhe cështjen e ngërcit politik.

“Përsa i përket impasit, qeveria ime ka qenë shumë, shumë e qartë: ne do të donim të shihnim dialog, do të donim të shihnim kompromis, për t'i dhënë fund ngërcit që ka vazhduar tepër, tepër gjatë dhe ka qenë i dëmshëm për lëvizjen e vendit përpara. Ne e kemi bërë shumë të qartë, nga nivelet më larta të qeverisë, mbështetjen tonë për nismën e Parlamentit Europian. Ne mendojmë që parimet e përcaktuara në atë nismë janë pozitive dhe në interesin më të mirë të vendit”, pohon Withers.

Në lidhje me rrëzimet e njëpasnjëshme të dekreteve të presidentit për emërimet në Gjykatën e Kushtetuese dhe të Lartë, zoti Withers jep ndër të tjera këtë përgjigje:

“Do të doja të bëja shumë të qartë, do të doja të thosha shumë drejtpërdrejt se sistemi dhe procedurat për përzgjedhjen e gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë nuk janë aspak si sistemi amerikan. Të marrësh një element nga sistemi ynë i gjerë dhe gjithëpërfshirës që siguron se do të kemi njerëzit më të mirë të vendit në gjykatat tona, pra të marrësh një element dhe të pretendosh se, për rrjedhojë, ajo që po ndodh aktualisht në Parlament është në ndonjë mënyrë e barazvlefshme me atë që bëjmë në Amerikë, është thjesht e pasaktë! Shikoni c'po ndodh në Parlament tani lidhur me përzgjedhjen dhe miratimin e gjyqtarëve. Kemi në një anë shumicën, e cila përdor haptas kritere të ligjit të lustracionit për të refuzuar gjykatësit, ndërkohë që ligji i lustracionit nuk është ligj i këtij vendi. Gjykata Kushtetuese, me rekomandimin e Komisionit të Venecias, e shpalli atë ligj jokushtetues. Megjithatë, duke e shpërfillur atë, gjykatësit po refuzohen. Kjo nuk do të ndodhte kurrë në Shtetet e Bashkuara. Nesë Gjykata e Lartë do të vendoste, le të themi se gjinia apo raca nuk mund të përdoren si kritere për të refuzuar gjykatësit dhe Senati po përpiqej ta bënte këtë, do t'u duhej të jepnin llogari dhe praktika do të ndalohej. Opozita as që merr pjesë në proces, në dicka kaq të rëndësishme sa zgjedhja e gjykatësve më të mirë për gjykatat më të rëndësishme në vend; ata thjesht nuk marrin pjesë”.

Në intervistë ambasadori Withers prek edhe cështjen e korrupsionit. Ai thotë se ndihet i trishtuar që edhe tre vjet pas mbërritjes së tij në Shqipëri, korrupsioni në perceptimin e 92% të popullsisë vazhdon të mbetet i përhapur gjerësisht mes zyrtarëve publikë.

“Njerëzit që janë të korruptuar, që gjenden të korruptuar, pavarësisht ku janë, qofshin në nivelet më të larta të qeverisjes, qofshin në segmente të tjera të shoqërisë, nuk mund të mbrohen për shkak të një dispozite imuniteti apo të lidhjeve të tyre me dikë. Korrupsioni duhet crrënjosur me rrënjë dhe me degë. Më lejoni të siguroj që njerëzit ta kuptojnë: nuk është vec një individ që flet këtu, është zëri i popullit tonë, është zëri i popullit që është shumë i lidhur me Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, thekson Withers.

Ambadori amerikan ndalet edhe te liria e medias, rasti i sulmit ndaj Mero Bazes dhe mbyllja e gazetës “Tema”, te fenomeni i gjakmarrjes, të drejtat e homoseksualëve dhe liria fetare.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Hyu
Member
Member
Posts: 21
Joined: Sat Aug 29, 2009 5:08 pm
Gender: Male

Re: Asnjë arsye se pse shqiptarët duhet të jenë të kënaqur m

#2

Post by Hyu »

Zoti Uithers, me ligj apo pa ligj lustracioni, Edi Rama i përket krimit komunist

Në këto 20 vjet të pluralizmit shqiptar, përveç një problematike të madhe dhe të thellë të raportit të memories të shoqërisë shqiptare me komunizmin, një problem jo i vogël është ai i sqarimit të të huajve për atë çka ka ndodhur në Shqipëri në kohën e diktaturës. I klasifikuar si vend komunist, Shqipëria ende njihet pak mbi të vërtetën e krimit komunist mbi popullin e vet. Prandaj të renditesh në anën e atyre që i prek thelbësisht tabloja kriminale e kohës komuniste, është më shumë se mungesë informacioni. Statistikat e krimit të Enver Hoxhës, Nexhmijes dhe Ramizit mbi popullin e tyre, përfshirë gjithë shqiptarët në Ballkan, janë të nivelit të holokaustit. Por, ka munguar dhe mungon pasqyrimi mediatik, filmik, artistik, dokumentar, i tablosë së zezë gjakatare të komunistëve mbi popullin e tyre, mbi veten e tyre, nën frymëzimin e absurdit për ndërtimin e socializmit. Të flasësh sot dhe të krenohesh për raporte miqësore apo më shumë t’i fshehësh ato me pjesën fajtore të asaj kohe, është një ndodhi e pazakontë. Ka qenë dhe është integriteti moral dhe strategjia politike e SHBA-ve dhe Perëndimit human, ajo që i dha fund ekzekutimeve në Shqipëri. Dhe në përpjekjet për të ndërtuar shoqërinë shqiptare moderne, sipas modelit të demokracive euroatlantike, çështja e memories është një çështje jo thjesht morale, por një vijë ndarëse midis atyre që duan përparimin e Shqipërisë dhe atyre që duan ta ngadalësojnë apo ta ç’ekuilibrojnë zhvillimin. Të mendosh se qenkan rrëzuar në Kuvend gjyqtarët më të mirë, pa analizuar propozim-dekretet, kriteret, burimet, legale a konfidenciale, nuk arrin një konkluzion të drejtë. Dhe çdo goditje që mund t’i jepet mazhorancës për këtë arsye, e zbulon automatikisht kujdesin atëror për Edi Ramën, që është sot një nëpunës partiak komunist zhdanovist, stalinist. Terminologjia bolshevike e Ramës në greva e demonstrata, si dhe ushqimi i destabilizimit të jetës së vendit, tregojnë se ai nuk ka nevojë për ligj lustracioni; ai është vetë faji. Teatraliteti i tij disident, zoti Uithers, për ne shqiptarët është shumë i njohur. Dukuritë psiko-patologjike të tij nuk kanë të bëjnë fare me ndonjë formim antikomunist. Përkundrazi, ai në gjithë këto vjet ka dëshmuar se nuk ka lëvizur nga llogorja e babait të tij, që bënte bustet e Enverit, që firmoste pushkatimin e poetit Havzi Nela, që drejtonte negociatat e policisë sekrete të Hoxhës me ambasadën italiane për të dorëzuar vëllezërit Popaj. Dhe vetë Rama, bashkë me djalin e ministrit kriminel të drejtësisë së Hoxhës si dhe një bashkëpunëtor tjetër, kur bënin refleksione gjasme kundër diktaturës, shkonin në familjen Alia me një makinë preferenciale sekrete. Dhe ishte familja e Nexhmije-Alisë ajo që i vinte notën dhe çmonte lart teatralitetin e këtij vizatuesi dhe skicuesi të revistës së Sigurimit të Shtetit “Në Shërbim të Popullit”.
Prandaj, gjyqtarët e dashuruar për Ramën nuk mund të jenë ata që mund të bëjnë drejtësi sot. A e dini zoti Uithers, se brenda një dite, një të dënuari politik, njëzet vjet, si agjent i amerikanëve (akuza tipike e Sigurimit të Shtetit), i është dashur (brenda një dite) që duke kërkuar një noter, shkon tek njeriu që e kishte arrestuar; që duke u ankuar te prokurori, gjeti gjyqtarin e vet dhe duke shkuar tek gjyqtari, gjeti hetuesin e vet. Ç’trishtim i madh!
Sa shumë nevojë kemi të përmendemi, të dimë çfarë na ndodhi. Ne, vetë shqiptarët; pale të huajt, për të cilët është shumë vështirë përkthimi i asaj që ka ndodhur dhe që po përpiqen ta ringjallin nëpërmjet brezit të dytë të kriminelëve komunistë. Nuk ka asnjë deklaratë distancimi zyrtar të PS-së nga krimet e Polpot Hoxhës dhe Ramiz Stalinit e Nexhmije Çausheskut. Këtë kuptim, për shkak të dashurisë dhe adhurimit të shoqërisë amerikane është shumë e dhimbshme kur dëgjon apo lexon përkufizime të cilat i bëjnë fllad të shkuarës së zezë komuniste, që po përpiqen ta ringjallin në trajta të koduara me jargë “demokratike”.
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Asnjë arsye se pse shqiptarët duhet të jenë të kënaqur m

#3

Post by Arta »

Sa me trishtojne ish-komunistet e reformuar apo pagezuar dhe sahanlepiresit e ""demokracise"" se sotme! Jane qenia me tragjikomike qe po nxjerr akoma kombi yne!

SAD BUT TRUE Fjalet e tjera do te ishin humbje kohe! :(
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Asnjë arsye se pse shqiptarët duhet të jenë të kënaqur m

#4

Post by Arta »

Bindu nga e vërteta

Ne jemi një popull Ilir
dhe si çdo popull ka të meta
do të shkund se je në delir
dhe bindu nga e vërteta

Ndër popuj ka dhe monstra
siç patët dhe ju Hitlerin
apo edhe Kaza Nostra
që ndajmë në mes detin

Dhe popujt u zvarritën
u bën edhe temena
se kur ke pranë përbindshat
nuk se nga ja mba


Sa e trishtueshme, perbindeshat tane jane akoma mes nesh! Sot keta pseudointelektuale nuk e durojne dot kritiken qe u tregon te zgjohen nga gjumi e deliri duke perdorur te shkuaren e si te na cojne ne te ardhmen, por si qemoti keta pseudointelektuale te oborreve te sahaneve perdorin kritika ndaj Imperializmo-revizionizmit kur nuk u intereson! Z. Withers eshte delegues i vendit te tij e nuk i thote vetem nga vetja kritikat qe ben, por ato qe i thote shteti i tij per c'fa shikon gabim tek ne te perparojme atje ku kemi ngel shpesh ne klase! Nuk e hiqni dot zanatin, sespe ndryshe nuk ishim akoma ne tranzicionin komunist! Vetem ne Shqiperi!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”