[quoteem="EDI RAMA"]“Çfarë kërkon populli? Të mos vidhet dhe gënjehet. Kaq rëndë. Sy për sy. Dhe ata jo vetëm që e vodhën, por edhe e gënjejnë. Kryeministri duhet të pranojë zgjedhjet e reja si një mundësi për t’i hapur rrugën që të vendosë se kush do i qeverisë. Opozita kërkon atë që kërkon populli. Përmes demonstratave nuk kërkojmë përmbysjen e pushtetit me dhunë dhe as kthimin e një qeverisjeje pa zgjedhje. Të ketë zgjedhje që të fitojnë ata që populli zgjedh”, theksoi Rama.
“Llogarinë populli e kërkon ende përmes nesh dhe për sa kohë ndodh kështu nuk ka dhunë dhe shkatërrime, por demonstrime për kërkimin e zgjedhjeve të lira dhe largimin e qeverisë. Kjo do të thotë se opozita jonë nuk mund të jetë për shumë kohë diga që ruan qeverinë nga përmbytja e pashmangshme e zemërimit popullor. Ne nuk besojmë tek dhuna dhe nuk nxisim dhe pranojmë asnjë formë dhune. Por edhe sa kohë populli do na dëgjojë ne, kur qeveria nuk e dëgjon zërin e popullit të vetë, përkundarzi e vjedh çdo ditë dhe e gënjen se nuk po e vjedh?”, deklaroi Rama.[/quoteem]
