"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Gje ne vij skemi, por se shpejti me nje parti te re
Më 25 prill, shpallja e partisë së Bamir Topit
Shumë është folur për partinë e re politike, që pritet të kryesohet nga presidenti Bamir Topi pas përfundimit të mandatit të tij, por deri më sot, nuk dihet asgjë konkrete.
Megjithatë, sipas Gazetës shqiptare, selia e kësaj partie do të jetë “Pallati i Kasmëve”, vetëm pak metra larg selisë së Partisë Demokratike.
Sipas njerëzve të punësuar në këto ambiente, ka shumë gjasa që partia më e re në vend, të shpallet publikisht më 25 prill. Siç është bërë tashmë e njohur, një prej ish-deputetëve që do të përkrahin këtë forcë politike është Gazmend Oketa, ndërkohë që nuk dihet ende sesa janë përgatitur për t’iu bashkëngjitur kësaj liste. Edhe emri që do të marrë kjo parti politike vazhdon të mbetet i panjohur, ndaj pritet që gjithçka të bëhet publike më 25 prill.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Kush do ta prezantojë nesër partinë e Bamir Topit ?
Gazmend Oketa do të jetë i pari deputet që do të prezantojë nesër forcën më të re politike të partisë së presidentit Bamir Topi. Oketa, i cili u largua dy muaj më parë nga partia demokratike, do të prezantojë para mediave partin e re dhe do të sqaroi datat e rregjistrimit në gjykatë dhe më pas datën finalë ku do të shpallet dhe në publikun e gjerë. Mësohet se simbolet si flamujt, posterat, dhe spotet televizive të bëhen gjatë 15 ditëshit të parë të majit, ndërkohë që po i jepet dora e fundit elementëve të stemës dhe emrit të partisë.
Burimet brenda grupit tregojnë se partia do të quhet “Fryma e Re Demokratike”, por ajo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga themelusit e saj. Ndërkohë punimet parnë selisë, e cila ndodhet pranë “Pallatit të Kasmëve”, kanë përfunduar dhe gjithçka është gati për të pritur drejtuesit e kësaj partie.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Partia e Topit do mbaj emirn “Fryma e Re Demokratike”
Tiranë, 27 prill - Mësohet më në fund emri i partisë së re të djathtë, që ka në grupin e saj nismëtar deputetin Gazmend Oketa dhe ish-deputetin Aleksandër Biberaj.
Partia do të quhet "Fryma e Re Demokratike". Një emër ndoshta jo shumë modern, por që sipas grupit nismëtar përkthen në mënyrë besnike frymën që kjo parti synon të sjellë në politikën shqiptare,njofton televizioni shqiptar “Top-channel”.
Prezantimi zyrtar i partisë "Fryma e Re Demokratike" do të bëhet të hënën e ardhshme në godinën që shihni në foto, që ndodhet përballë Parlamentit, fare pak metra larg selisë së Partisë Demokratike. Zyrat e partisë ndodhen në katin e tretë dhe të katërt të godinës dhe nga muret ndihet ende era e bojës. Ndërkohë që ka zyra akoma të pamobiluara plotësisht.
Po ashtu, e papërcaktuar mbetet për momentin edhe kryesia e kësaj partie dhe postet kyçe të saj, vecanërisht ai i komunikimit me median. Por, sipas Gazmend Oketës, kjo është e qëllimshme, për t'u dhënë mundësi figurave të ndryshme për t'iu afruar partisë së re dhe për të sjellë kontributin e tyre. Kurse komunikimi me median do të sigurohet, si deri më tani, nga Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj. Ndonëse Presidenti i Republikës Bamir Topi ka kërkuar që partia e re të mos quhet "Partia e Topit", besohet që pasi të mbarojë mandatin i tij presidencial, Bamir Topi të marrë drejtimin e partisë "Fryma e Re Demokratike".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Ndërsa janë përgatitjet e fundit për prezantimin e partisë së re të kampit të djathtë, në selinë kësaj partie tashmë është instaluar edhe logoja e saj. Emri i shkruar me ngjyrë blu mbulon murin e selisë së partisë, dhe në krye të saj ka një syth që sipas organziatorëve është menduar si simbol i frymës së re. Sythi i cili ka tre ngjyra të verdhën si simbol i së djathtës, ngjyra blu dhe të kaltër si simbol i Bashkimit Europian. Çka sipas grupit nismëtar të “Frymës së Re Demokratike” do të përkthehet si një forcë politike e djathtë që do ti shërbejë integrimit të vendit.
Ndërsa 20 vite më parë kanë qenë në grupin e themeluesve të Partisë Demokratike , shumë prej këtyre personaliteteve sot kërkojnë një tjetër frymë brenda së djathtës. Pasi e kanë bërë të ditur paraprikisht emrin e partisë, pjesë e struktuarve drejtuese të “Frymës së Re Demokratike”, do të jenë disa nga emrat e spikatur të lëvizjes së dhjetorit 90 , si Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Eduart Selami etj.
Sipas një programi paraprak të prezantimit të kësaj partie është parashikuar që në fillim do të prezantohet nga kreu i grupit nismëtar Gazmend Oketa programi dhe prioritetet e funksionimit të partisë, moment ky që do të ndiqet nga mbështesë të shumtë të kësaj partie të cilët pritet të mbidhen para selisë e cila ndodhet përballë selisë së Partisë Demokratike.
Prezantimi i “Frymës së Re Demokratike” do të bëhet këtë të hënë në orën 12:00. Ndërkaq strukturat drejtuese parashikojnë që kongresi i partisë të mblidhet në vjeshtën e këtij viti, kohë kjo që lidhet edhe me mbylljen e mandatit presidencial të Bamir Topit. Po ashtu mësohet se kreu i kësaj force politike do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)