"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lëvizja për Bashkim - LB

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Lëvizja për Bashkim - LB

#1

Post by Adriana »

Image
Lëvizja për Bashkim (LB) është organizatë politike e cila përpiqet për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur shqiptare.

PROGRAMI POLITIK I LËVIZJES PËR BASHKIM (LB)




QËLLIMET E ORGANIZATËS

Duke pasur parasysh:

- se populli shqiptar kundër vullnetit të tij jeton i copëtuar në disa shtete dhe si pasojë çështja shqiptare mbetet e pazgjidhur;

- se gjatë gjithë historisë së tij populli shqiptar synim të vërtetë e ka pasur dhe e ka edhe sot bashkimin e tij në një shtet të vetëm – Shqipërinë;

- se populli shqiptar i cili jeton në Kosovë nuk e ushtron sovranitetin në territorin e vet dhe nuk i njihet e drejta e kombeve për vetëvendosje; prandaj, Kosova edhe pas shpalljes së pavarësisë sipas Pakos së Ahtisarit mbetet pjesë e pazgjidhur e çështjes shqiptare;

- se popullit shqiptar, i cili jeton nën Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi i mohohet e drejta e vetëvendosjes dhe e bashkimit kombëtar;

- se vetëm si i bashkuar në një shtet të vetëm populli shqiptar mund t’i shfrytëzojë të gjitha potencialet e veta në funksion të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor;

- se vetëm me zgjidhjen e drejtë dhe të plotë të çështjes shqiptare populli shqiptar bëhet faktor i paqes dhe partner i barabartë në integrimet dhe zhvillimet evropiane dhe botërore;

si dhe, duke e pasur parasysh të drejtën e ligjshme dhe të patjetërsueshme të kombeve për të jetuar të lirë dhe të bashkuar, në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje:

LB-ja përpiqet për bashkimin e popullit shqiptar në një shtet të vetëm, sovran, të lirë e demokratik.

Krahas qëllimit kryesor, bashkimit kombëtar, dhe detyrave rreth shtrirjes organizative e përhapjes së politikës së saj, LB-ja do të jetë aktive në trajtimin e çështjeve të përditshme të qytetarit, duke u përpjekur për zgjidhjen e tyre, por gjithmonë në përputhje dhe në funksion të qëllimit kryesor.



DOMOSDOSHMËRIA E EKZISTENCËS

Duke qenë se:

- pa një subjekt politik i cili e shtron drejt një çështje për zgjidhje dhe angazhohet seriozisht për realizimin e saj është e pamundur të zgjidhet ajo çështje;

- faktorët ndërkombëtarë në çështjen e pazgjidhur shqiptare në radhë të parë i shohin interesat e veta, prandaj nuk duhet pritur që të tjerët ta zgjidhin drejt çështjen tonë;

LB-ja konsideron se për ta realizuar qëllimin e vet populli shqiptar ka nevojë për një politikë gjithëkombëtare të aftë për ta shtruar për zgjidhje dhe për ta zgjidhur drejt çështjen kombëtare. Zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare shqiptare, në radhë të parë, është nevojë jetike e zhvillimit të kombit shqiptar si i barabartë me të tjerët dhe, në radhë të dytë, krijon paqe të qëndrueshme në Ballkan e më gjerë.


MJETET DHE METODAT

Në përputhje me zhvillimin e saj politik e organizativ dhe në përputhje me rrethanat, LB-ja shtron detyra të nevojshme për jetësimin e qëllimit themelor të saj. Natyra e detyrave përcakton edhe natyrën e mjeteve dhe metodave.

- LB-ja, në përputhje me rrethanat e reja, zgjidhjen e çështjes shqiptare nuk e konsideron si një akt të vetëm, por si një proces.

- LB-ja, si organizatë legale, për realizimin e qëllimeve të saj do t’i përdorë të gjitha mjetet e luftës institucionale dhe jashtinstitucionale.

- LB-ja është kundër terrorizmit si metodë lufte për realizimin e qëllimeve politike.

- LB-ja është kundër nxitjes së urrejtjes raciale, kombëtare dhe fetare.


PARIME

- LB-ja e konsideron popullin faktor kryesor për çlirim dhe bashkim kombëtar. Çdo përpjekje që e nënçmon faktorin e brendshëm duke e mbiçmuar faktorin e jashtëm, LB-ja e quan të gabuar e të dëmshëm;

- LB-ja nuk e injoron faktorin e jashtëm, por konsideron se faktori i jashtëm mund të jetë në funksion të faktorit të brendshëm;

- Për realizimin e programit të saj politik, LB-ja do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet shtetërore dhe subjektet politike brenda dhe jashtë vendit;

- LB-ja e përkrah luftën e drejtë të popujve për liri dhe është kundër çdo shtypjeje të popujve;

- LB-ja është kundër racizmit dhe çdo ideologjie që nxit përçarje midis popujve si dhe ndarje mbi baza fetare.



BESIME

- Aspirata e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i bashkuar ka mbetur e pavdekshme përkundër përpjekjeve të pareshtura të pushtuesve për ta mbytur atë;

- Një popull i organizuar mirë rreth një koncepti të drejtë politik e i vendosur në qëllimin e tij, i gjen rrethanat e favorshme ndërkombëtare dhe i realizon aspiratat e tij;

- Procesi i natyrshëm dhe i pandalshëm i zhvillimit dhe integrimit të kombit shqiptar i lehtëson përpjekjet për realizimin e suksesshëm të bashkimit kombëtar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizja për Bashkim - LB

#2

Post by Adriana »

Platforma Politike, 2012

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizja për Bashkim - LB

#3

Post by Adriana »

Integrimet kombëtare të mos ndalen deri në bashkim

Abetarja e përbashkët për të gjithë shqiptarët, pavarësisht kufijve të sotëm artificialë, është një hap i rëndësishëm kombëtar për mbarë popullin shqiptar.
Shqiptarët për shkak të pushtimeve të vazhdueshme jetuan të ndarë e të copëtuar për një kohë të gjatë. Mirëpo, rrethanat e reja, të krijuara me mund e sakrifica, duhet të shfrytëzohen për shërimin e plagëve kombëtare. Abetarja e përbashkët është një hap në këtë drejtim.

Lëvizja për Bashkim përshëndet vendimin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kontributin e të gjithë ekspertëve që kanë punuar në hartimin e një Abetareje të përbashkët shqiptare.
Lëvizja për Bashkim inkurajon qeverinë e Kosovës dhe atë të Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha forcat përparimtare të shoqërisë shqiptare që të vazhdojnë me integrime drejt unifikimit të plotë në sferën e arsimit, por edhe në fushat e tjera shoqërore, deri në bashkimin e plotë kombëtar.

Lëvizja për Bashkim

Prishtinë,
17.5.2012
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizja për Bashkim - LB

#4

Post by Adriana »

Arbëri wrote:Kosova me kod telefonik kombëtar +355


Image

Në Kuvendin e Kosovës, deputetët me shumicë votash (47 për, 9 kundër dhe 2 abstenim) sot miratuan Rezolutën e paraqitur nga, deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta.
Sipas Rezolutës së miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale, që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.
Me këtë hap Kosova dhe qytetarët e saj do të përfitojnë shumë si në aspektin politik, ekonomik, po ashtu edhe në aspektin e sigurisë. Në tekstin e miratuar të Rezolutës thuhet: “Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6, paragrafi 1 dhe të nenit 52, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Duke qenë se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe UNT-së (Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion; angl. ITU), e rrjedhimisht nuk mund të ketë kod të vetin telefonik, - Duke i pasur parasysh humbjet e mëdha financiare (qindra milionëshe) të cilat i ka pësuar dhe i pëson Republika e Kosovës nga shfrytëzimi i kodeve të huaja telefonike: të Monakos, Serbisë, e Sllovenisë,
Duke e pasur parasysh koston e komunikimit midis qytetarëve që janë shfrytëzues të kodeve të ndryshme telefonike brenda vendit tonë, - Duke qenë se lëvizjet e shumta të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë dhe anasjelltas kanë bërë që intensiteti i komunikimit midis tyre përmes rrjetit telefonik të rritet, ndërkohë që kostoja e këtij komunikimi, për shkak të kodeve të ndryshme, është shumë e lartë,
Duke e pasur parasysh mundësinë serioze të cenimit të sigurisë shtetërore, Në seancën plenare të datës 30 gusht 2012, miratoi këtë: R e z o l u t ë 1. Qeveria e Republikës së Kosovës, të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355. 2. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, brenda një kohe shumë të shkurtër, t’i iniciojë negociatat me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. 3.
Në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë për vendin sesa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre, por ato të mos vazhdohen më tutje”, përfundon teksti i Rezolutës së Lëvizjes për Bashkim, i paraqitur më 30 gusht e i miratuar në seancën e sotshme të rregullt të Kuvendit të Kosovës.


Nje hap teper i rendesishem, nje hap i cili na ben te vertetojme punen qe po behet nga shoket Levizjes per Bashkim.
Une e mora kete lajme dije ne dreke, direkt mbas mbas mbylljes seances se pare, por e pa mundur per te komentuar sepse ndodhesha ne udhetim po e komentoj sot. Dua te falenderoj shoket e LB: Ramadan Emini, Dardan Tahiri, Princ Bujari te cilet me dhane mundesine te jem sa me prane punes se tyre. Z.Dardan Tahiri gjithashtu ne nje bisede e siper theksoj qe ky kod do filloj te funksionoj brenda 6 muajsh deri ne nje vit.

Urime per Kosoven qe po kthehet ne folen e saj...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lëvizja për Bashkim - LB

#5

Post by Adriana »

  Kosova, jo me prefiks +355

Tiranë, 7 shtator - Rezoluta e Parlamentit të Kosovës, që i kërkon Qeverisë së Prishtinës të marrë vendimin për zëvendësimin e kodeve aktuale telefonike të Kosovës me atë të Shqipërisë, nuk duket se do të ketë një perspektivë reale për konkretizim. I pyetur nga Top Channel sesi e ka pritur Qeveria Shqiptare këtë rezolutë Kryeministri Berisha u duk se kishte rezerva për pjesën teknike të realizimit.

"Ne parim jam plotesisht dakord. Ne parim është ide e shkelqyer, por do te kem mendimin tim perfundimtar pasi te konsultohesha me ekspertet e fushes dhe ekspertet e financave. Do te mendoja se duhej te studiohet. Ne parim jam plotesisht dakord", tha Berisha. Ndersa Sekretari i Pergjithshem i Unionit Nderkombetar per Telekomunikacionin, Hamadoun Toure, i cili ndodhet ne Tirane per te diskutuar me qeverine shqiptare per zhvillimin e teknologjise se informacionit dhe shtrirjes se internetit me baze te gjere, ishte edhe me pak shpredhenes per perdorimin e prefiksit te Shqiperise nga Kosova. Unioni Nderkombetar i Telekomunikacionit, ku zoti Toure eshte Sekretar i Pergjithshem eshte institucioni i vetem qe percakton kodet per cdo vend te botes.

"Do te ishte nje precedent shume serioz nese nje Parlament vendos te perdore nje kod per vendin e tij. Ne i caktojme kodet te bazuar ne vendimet e Kombeve te Bashkuara. Kur nje vend njihet nga Kombet e Bashkuara, ne menjehere caktojme nje kod per vendin, sic beme me Sudanin Jugor vetem dy ore pasi u publikua deklarata nga OKB-ja. Ne do te bejme te njejten gje, nese nje vendim i tille do te merret per Kosoven nga Kombet e Bashkuara. Ka mbi 6 mliarde telefone celulare ne bote dhe secili prej tyre eshte unik, prandaj, mendoj qe perdorimi i nje kodi nga nje vend tjeter do te krijoje shume probleme teknike", tha Toure.

Persa i perket te ardhmes se projektit te Shqiperise dixhitale dhe shtrirjes se internetit me baze te gjere ne Shqiperi, Sekretari i Pergjithshem i Unionit Nderkombetar te Telekomunikacionit u tregua shume entuziast, duke vleresuar se Shqipëria po ecen ne rrugen e duhur. Zoti Toure vleresoi si brilante idene e kryministrit Berisha per te krijuar ne Tirane nje zone te lire nga taksat, e dedikuar vetem per zhvillimin e teknologjise se informacionit. Strategji qe sipas tij eshte baza e suksesit per zhvillimin e teknologjise ne Shtetet e Bashkuara, Korene e Jugut, Japoni dhe Australi.
 


Nuk dua te besoj qe kjo do jet pergjigja perfundimtare nga qeveria shqiptare.... :(
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lëvizja për Bashkim - LB

#6

Post by Sally »

Problemet midis Kosovës dhe Serbisë - politike

Fjala e deputetit të LB-së në Kuvendin e Kosovës, z. Agim Kuleta, e mbajtur në tryezën e organizuar nga Grupi i Ekspertëve E15, rreth bisedimeve politike me Serbinë.

Pa dyshim që problemi kryesor politik me të cilin është ballafaquar vendi ynë që nga paslufta, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë, është problemi i veriut të vendit. Në këtë ballafaqim janë vërejtur shumë dobësi të palës sonë, të cilat pastaj kanë reflektuar fuqishëm në ndërtimin e politikës sonë në raport me këtë problem. Këto dobësi kanë rrjedhur si pasojë e një perceptimi të gabuar të realitetit. Një perceptimi më tepër emocional sesa logjik. Kësaj radhe unë do t’i veçoja vetëm dy prej këtyre dobësive, por që konsideroj se janë më thelbësoret. Për më tepër, janë gabime që vazhdojnë të mbijetojnë edhe më tutje, pra, edhe në këtë fazë shumë kritike për vendin.


- Gabimi i parë - është klasifikimi i gabuar i këtij problemi si problem i sigurisë. Gabim ky i cili buroi nga një frikë irracionale për ta quajtur atë me emrin e vërtetë të tij, pra: problem politik, dhe
- Gabimi i dytë – është perceptimi gjysmak i problemit. Pra, trajtimi si problem vetëm pozicioni i serbëve në veri të vendit, e jo në të njëjtën kohë edhe i shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ky gabim ka prodhuar pastaj edhe një pasojë tjetër: ka bërë që zgjidhja të kërkohet në raportet midis institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të pabindur serbë të veriut, ndërkohë që, duke qenë problem politik, adresa është krejtësisht tjetër.
Prandaj, për të kërkuar model të përshtatshëm dhe realist për zgjidhjen e këtij problemi, konsideroj se së pari duhet të nxirret një konstatim i drejtë mbi gjendjen. Unë konsideroj që konstatimi i drejtë është ky:
 së pari, ky është PROBLEM POLITIK, dhe,
 së dyti, ky është problem shqiptaro-serb, pra, problem MIDIS DY SHTETEVE.

VERIU I VENDIT - PROBLEM POLITIK
Këtu konsideroj se tashmë nuk ka nevojë të argumentohet fare. Është realiteti ai që argumenton më së miri. Krejt ky proces nëpër të cilin kemi kaluar, në kërkim të zgjidhjes së problemit, ka qenë i bazuar në trajtimin e këtij problemi si problem të sigurisë. Dhe duke qenë se si proces dështoi, pra, nuk arriti ta sigurojë shtrirjen e autoritetit në veri dhe integrimin e serbëve të veriut në institucionet e vendit, sot zgjidhja po kërkohet në një nivel krejt tjetër, pra, në atë politik. Deri diku ky gabim tash është i tejkaluar. Megjithëse nuk mund të themi se janë të tejkaluara edhe pasojat e këtij gabimi.

PROBLEM MIDIS DY SHTETEVE
Realiteti çdo ditë e më tepër, me kokëfortësi, po e argumenton se Kosova nuk ka problem me serbët e veriut për veriun e Kosovës, por ka problem me Serbinë për veriun e Kosovës dhe për Kosovën Lindore. Pra, ky nuk është një problem i thjeshtë, teknik dhe i sigurisë, por është një problem i thellë politik. Prandaj edhe do qasje dhe zgjidhje të tillë. Dhe kjo na sjell në përfundimin tjetër se ky është një problem më i gjerë, pra, është problem midis dy shteteve.
Në konstatimin e mësipërm, megjithatë, ka një problem. Kur është fjala për Kosovën Lindore, ka një stepje nga institucionet e vendit dhe nga një pjesë e mirë e shoqërisë në përgjithësi. Pra, institucionet dhe partitë politike, përgjithësisht, e kanë ndjekur një politikë izolacioniste ndaj kësaj pjese të banuar me shqiptarë.
Nëse flasim për arsyeshmërinë e kësaj frike për t’iu qasur kësaj pjese të çështjes së pazgjidhur shqiptaro-serbe deri në pavarësimin edhe juridik të Kosovës, hezitimi për ta trajtuar edhe atë si problem është i kuptueshëm. Po ashtu është e kuptueshme edhe frika për ta klasifikuar problemin si problem politik. Sepse, përderisa nuk ka qenë i definuar statusi i Kosovës, rreziku që temë e bisedimeve të jetë edhe çështja e statusit ka qenë shumë real. Mirëpo, me shpalljen e pavarësisë dhe me njohjen e saj nga shtetet kryesore të involvuara në këtë proces, frika nga këto dy gjëra tanimë është irracionale.
Pra, përfundimisht, kemi të bëjmë me një ÇËSHTJE POLITIKE MIDIS DY SHTETESH.

SI TË ADRESOHET KJO ÇËSHTJE?
Për Lëvizjen për Bashkim, të jem i sinqertë, kjo dilemë nuk ka ekzistuar kurrë. Qysh në vitin 2010, ne kemi nxjerrë një platformë për zgjidhjen e këtij problemi shqiptaro-serb. Koncepti i kësaj platforme qëndron në dy parime të palëkundshme dhe të pa alternativë: zgjidhja duhet të bazohet në reciprocitet dhe ajo duhet të arrihet përmes bisedimeve politike. Për të qenë sa më racional në këtë drejtim, unë këtu do t’i shpalosja vetëm shtyllat kryesore mbi të cilat është e ndërtuar ajo.

1. Bisedimet duhet të jenë politike dhe ato duhet të zhvillohen në mes të dy shteteve;
2. Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme;
3. Bisedimet duhet të zhvillohen për çështjet e pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhjet duhet të bëhen mbi bazën e reciprocitetit: të gjitha të drejtat që do të mund t’i përfitonin tri komunat veriore të Kosovës – Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, duhet t’i gëzojnë edhe tri Komunat e Kosovës Lindore – Preshevë, Bujanoc e Medvegjë;
4. Pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe fshatrat shqiptare përreth saj nuk mund të jenë temë e bisedimeve. Atje është kryer spastrimi etnik i shqiptarëve dhe ata duhet të kthehen në pronat e veta.

Siç e dimë, Kuvendi e miratoi një rezolutë rreth bisedimeve politike Kosovë-Serbi. E meta më e madhe e kësaj rezolute është mungesa e një klauzole e cila do të obligonte Qeverinë e Kosovës që, në konsultim me forcat tjera politike, të hartonte një platformë politike për këto bisedime, e cila pastaj do të aprovohej në Kuvend. Kam frikë se një rezolutë e tillë çfarë është miratuar, përbën një çek blanko që Kuvendi ia ka nënshkruar Qeverisë, dhe e cila pastaj mund t’ia vendosë shumën vetë sipas dëshirës. Konsideroj se kjo është gjë e rrezikshme. Prandaj, këtu do ta rishprehja atë që si subjekt politik e kemi shprehur disa herë, që rreziku Kosovës nuk i vjen nga bisedimet politike, por nga mungesa e platformës për këto bisedime. Për më tepër, bisedimet politike janë të domosdoshme për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare për çështjet e mbetura pezull midis Republikës së Kosovës e Republikës së Serbisë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nuk mund t’i interesojë Serbisë më tepër se Kosovës zgjidhja e këtyre problemeve, kur dihet se pasojat e tyre po i bart shumë më tepër dhe shumë më drejtpërdrejt Kosova sesa Serbia. Prandaj edhe bisedimet janë shumë më tepër në favorin tonë, sesa të Serbisë.
Sa i përket propozimit të Zëvendëskryeministrit për një traktat të paqes me Serbinë, të cilin e përmendi edhe sot, në këtë tryezë, mendoj se nuk ka asgjë të keqe në qoftë se ky traktat do të vinte si rezultat i zgjidhjes të problemeve me Serbinë. Normalizimi i marrëdhënieve dhe traktati i paqes do të ishte i pakuptimtë dhe i paqëndrueshëm nëse ndërtohet mbi heshtjen e problemeve. Sepse këto probleme, herët a vonë, do të shpërthenin përsëri, dhe, rrjedhimisht, këto traktate do të bëheshin të padobishme dhe këto marrëdhënie do të mbeteshin jonormale.
Faleminderit për vëmendjen!

Prishtinë
29.10.2012
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”