Debate, diskutime e shkrime te shumta ka pasur për pasurinë e ish PPSH-se – te gjitha kane goditur ne vesh te shurdhet e ne sy te verbër. Pse e them ketë? Sepse megjithe gjykimet e drejta mbare popullore, megjithe përpjekjet e opozitës se bashkuar demokratike[1], përsëri fitoi antigjykimi, antiligji – pasurinë e PPSH e trashëgoi, pothuaj pa cungim serioz PP e rinovuar (PS).Se pari natyrshëm ling pyetja: ç’lidhje ka midis pasurisë se PPSH dhe asaj te PS. Botërisht këta te fundit kane shpallur se nuk kane asgjë te përbashkët me PPSH, ato janë dy parti te ndryshme, madje ne opozite, me programe jo te ngjashme. Ne këto rrethana si çdo parti e re, brenda legjislacionit ne fuqi dhe kushteve te vështira qe po kalon vendi duhej te formulonin kërkesa modeste për fonde, zyra e pajisje. Ne fakt ndodhi e kundërta, një paradoks, ndërsa nga ana sipërfaqësore PS betohet e përbetohet, deri sa liderëve te saj i zuri “goja lesh” se nuk kane gjë te përbashkët me PPSH, kur vjen puna për para dhe kushte materiale argumenton me “ligje” se është e vetmja, e para dhe e fundit parti trashëgimtare. Mos ka ndonjë kontradikte këtu? Ne thelb nuk shoh asnjë kontradikte.Është i mirënjohur fakti se megjithe pretendimet për rinovim PS nuk është tjetër ne gjithë aspektet ideologjike, politike, ekonomike e sociale veçse vazhduesja e Partisë Komuniste me emrin e ndryshuar ne PPSH. I pare problemi me ketë kënd vështrimi kërkesa e tapive, hipotekave, pasurisë valutore e bankare te PPSH nga PS është i justifikuar. Por ne ketë rast duhen pranuar dy detyrime: se pari, te thuhet hapur se PS = PK =PPSH dhe, se dyti, se kjo parti pranon te trashëgoje pasurinë e vene ne rruge te dyshimte, te piste do te thoshim nga PPSH.Dihet qe PPSH, si parti-shtet, pasurinë e ka grumbulluar ne rrugët me banditeske e kriminale qe ka njohur jo Evropa Lindore dhe as ajo perëndimore por edhe bota ne tërësi. Kjo pasuri është formuar nga shfrytëzimi deri ne palce i punëtorit, fshatarit, intelektualit, nga puna e papaguar e tyre, niveli i te ardhurave te te cilëve arrinte ne cakun me te skajshëm minimal te imagjinueshëm nga njeriu qe siguronte ne te shumtën e rasteve bukën thate te ngjyer me ujë ku pretendohej se ishte shkrire pak sheqer; ajo rridhte nga përdorimi pa kriter i pasurive te tokës dhe nëntokës, nga grabitja pa skrupull e arit shqiptar; nga shpronësimi integral e antinjerëzor e antiligjor i ish pronareve te ndershëm, qe atë pasuri e kishin shtuar me punën e shume brezave; ajo rridhte ne fund te fundit edhe nga ai shfrytëzim çnjerëzor, i papretendent e papagese qe u behej dhjetëra mije te burgosurve politike dhe te internuarve ne guroret, minierat, brezaret, bonifikimet, ku jetesa e mjeruar e tyre mund te karakterizohet me çdo lloj epiteti, me përjashtim te atij njerëzor.Si çdo pasuri dhe para e piste dhe pasuria e PPSH te ngjall neveri, te ngjall një lloj tmerri kur mendon rrugët e përdorura për akumulimin e saj….
Duke ndjekur fillin e këtij gjykimi behet e domosdoshme operacioni ligjor për pasurinë dhe paratë e pista (qe për mendimin tim është term shume i zbutur, i lutem lexuesit te gjeje një me te përshtatshëm) te ish PPSH, te cilat rrjedhin nga rrëmbimi me dhune nga partia shtet jo thjeshte nga individë apo shtresa te popullsisë, por nga i gjithë populli punonjës, madje edhe nga fëmija ne gji duke i thare edhe burimin me jetësor – qumështin e nenës. Dhe kjo jo disa muaj e vite por, rreth gjysme shekulli. Banditizëm te kësaj natyre as nuk ka pare dhe uroj te mos shohë historia.Vetëm duke njohur sadopak burimet e çndershme te formimit te pasurisë se PPSH, do te ishte e vështire qe te gjendej një parti me te drejtën e qytetarisë te pretendonte për trashëgimi. Po komunistet pse ishin pa skrupull, pa minimumin e ndjenjës njerëzore, prandaj bene edhe ato qe bene – ne kundërshtim me rrjedhën e historisë njerëzore qe i çonte me siguri popujt drejt pasurisë e begatisë, ajo e çoi popullin tone drejt rrënimit adekuat. Ne vazhdim te kësaj ideje do te konsideroja kaq te pacipe e te paskrupullt PS qe pretendoi dhe përfitoi nga qenia ne pushtet trashëgiminë e pasurisë dhe parasë se piste te PPSH.
Formalisht PS-se i duhej qe ne rruge ligjore te vinte dore mbi pasurinë e PPSH. Ajo e ndjente, e nuhaste me intuitën e magjistarit se po iknin për mos u kthyer me kurrë ditët e arta te pushtetit monist, megjithëse ne krye ende kishin një President, Kryetar te Kuvendit Popullor dhe Kryeministër komunist. E ndjente se pushteti politik dhe ekonomik po i rrëshqisnin neper këmbe, ndërsa e shohin me përmallim se sundimi ideologjik e ai shoqëror kishin perënduar njëherë e përgjithmonë. Por, si dhelpër plake, e ngjyer ne roze te dale boje, PS e kuptonte se do te duhej te hidhte spirancën ne ndonjë drejtim, te fuste diku kthetrat e çengelit helmues. Dhe kjo ishte ekonomia. Kjo ekonomi tani nuk do te ishte si dikur ne dorën e sundimtarit absolut perandorak e diktatorial. Ndihej çdo dite se kjo pozite do te ishte një prralle e se shkuarës dhe një ender për te ardhmen.Kishte mbetur një rruge – te gjendeshin burime financiare e pasuri te patundshme qe ne kushte te reja PS te mbijetonte, te ruante për kaq sa te mundej pushtetin ekonomik për te përballuar shpenzimet për zgjedhjet, për te mbajtur radhët tanimë te prishura te komunisteve besnike e pse jo për te blere komuniste te rinj, për te përballuar shpenzimet pompoze te liderëve te saj ne bote etj. etj.Mbi te gjitha tani ne kushtet e ekonomisë se tregut duke pasur para, valute, baze materiale te behej afaristja me e madhe ne vend, akaparuesja e tregut, zotëruesja e monopolit ne shume drejtime, matrapazja dhe kontrabandistja me ne zë, e cila dora-dorës do te shtrije putrat e saj ne degët jetike te ekonomisë. Është kjo rruga qe lejon mbijetesën e PS por njëherësh është edhe rruga qe nëpërmjet pushtetit ekonomik e lejon te enderoje për me shume, te shpresoje ne një te ardhme jo te largët edhe për pushtet politik.[2] Është e drejta e saj te veproje kështu. Ne fakt me pasurinë qe ka nuk mund te barazohet asnjë afarist apo grup afaristesh te vendit. Nuk përmendim partitë, duke përfshire këtu edhe Partine Demokratike se ato janë shume te varfra.
Problemi shtrohet a duhet te lejoje populli, pushteti demokratik qe ai zgjodhi ne mënyre te ndërgjegjshme qe PS ne ketë lufte e përpjekje qe po behet për kalimin ne ekonominë e tregut te niset nga një start i privilegjuar, nga zotërues mafioz i një pasurie kolosale? Mendoj se nuk duhet lejuar. Veprimi i kundërt do te bënte qe ashtu siç u fitua ajo pasuri te përdorej ne mënyre mafioze për çekuilibrimin e ekonomisë ne këto dite te renda qe jetojmë, për spekulime ne fushën e valutave dhe te çmimeve, për blerjen thuajse falas te ndërmarrjeve, uzinave e fabrikave, për grumbullimin ne magazina te mallrave për te shkaktuar uri, ndjenjën e pasigurisë për te ardhmen dhe gjithë te keqiat qe sjell një trashëguese e asaj partie qe nuk ndolli veçse zi e mjerim për 47 vjet pushtet diktatorial.Duke përmendur se PS është zotëruese mafioze e një pasurie kolosale, mendoj se nuk bej ndonjë ekzagjerim dhe as nisem thjeshte nga pozita partiake. Theksoj se nëse ka antikomuniste te vendosur, ata janë ne radhe te pare ne Partine Republikane, ne ketë kuptim i tille jam edhe unë. Është kjo arsyeja qe me shtyn te ngre problemin: edhe sikur te mbijetonte PPSH, përsëri shteti demokratik duhej te vinte dore ne mënyre ligjore për pasurinë e saj. Aq me i domosdoshëm behet ky problem kur përfitimet i pati një parti qe pretendon se nuk ka asgjë te përbashkët me PPSH. Ne ketë drejtim do mbajtur një qëndrim radikal: gjithë pasuria e PPSH, e krijuar nëpërmjet rrugëve qe përmendem, qe gjithsesi nuk kane asgjë te përbashkët veç ndyrësisë, i takon vetëm e vetëm popullit te përfaqësuar nga shteti demokratik; ne ketë rast, ne fund te fundit atij nuk i kthehen veçse disa therime nga ai mal pasurie i përvetësuar dhe i përdorur për jetën luksoze te shtresës partiake ne te gjitha nivelet. Trashëgimtar tjetër s’ka dhe s’mund te ketë. Kaq me tepër nuk mund te behet fjale për trashëgimi te ndonjë partie, cilado qofte ajo.
Mafioz nuk është vetëm pretendimi i PS, pushteti qe kish ja lejonte një gjë te tille, ajo vepronte me logjiken qe veproi partia qe ajo pretendon se trashëgon. Mafioz ishte dhe veprimi konkret i pasqyruar ne Vendimin nr. 402, date 1.11.1991 i Kryesisë se Këshillit te Ministrave “PER NDARRJEN E MJETEVE KRYESORE QE KANE QENE NE PERDORIM TE PARTISE SE PUNES TE SHQIPERISE”.E vërteta është se Qeveria e Stabilitetit ngarkoi një komision te posaçëm për zgjidhjen e problemeve qe lindnin nga pasuria e PPSH. Kjo ishte një nisem e mire. Por mafia komuniste beri punën e vet. Ne vendimin e komisionit nuk u thirr një ministër, anëtar i saj, përfaqësues i Partisë Republikane. Ne vijim, tinëzisht veprohet ne rruge antiligjore.
Një dite te bukur shoh te formuluar vendimin qe përmenda me sipër ne emër te kryesisë se KM. Mu duk e pabesueshme por ishte fakt: pa u mbledhur Kryesia u firmos një vendim ne emër te saj. I indinjuar e denoncova ketë vendim jo te ligjshëm e ne kundërshtim flagrant me rregullat.[3] Justifikimi ishte se meqë u krijua komisioni, vendimi i tij konsiderohet i mirëqenë edhe për Kryesine e KM. Absurditet por fakt.Atëherë ngrita problemin mire u nxor ky vendim por, te paktën pse nuk u zbatua rregulli qe me pare duhej sigluar nga unë ne cilësinë e Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave? Përsëri justifikime.[4]Flagrante ishte edhe përcjellja e këtij vendimi ne emrin tim, pa firmën time dhe pa autorizimin tim prej një këlyshi e spiuni komunist ne aparatin e qeverise, një te quajturi Farudin Arapi.[5]Tani pak për thelbin e këtij vendimi famëkeq.[6] Ne te u la mënjane aspekti financiar i pasurisë se ish PPSH, fondet valutore dhe ne leke, ai u kufizua vetëm me mjetet kryesor (ndërtesa, pajisje e automjete). Nuk mendoj se është rastësi, qëllimi është i njohur. Ç’lidhje ligjore ka PS me fondet monetare qe ka pasur PPSH-ja, me valutën e depozituar qe sipas shtypit ishte rreth 2,3 milion dollarë. Unë mendoj se ajo nuk ka asnjë lidhje, rrjedhimisht ato janë fonde qe janë pervehtesuar nga PS.
Shteti, nëpërmjet organeve te saj te specializuara duhej qe ne qershor 1991 te vinte dore ne këto fonde valutore e ne leke. Edhe ato ishin një pjese shume e vogël e mjeteve financiare qe janë harxhuar për investime te tilla te karakterit luksoz si Pallati i Kongreseve, Muzeu me emrin e famëkeqit Enver Hoxha, vilat e shumta ne rrethe, themelet e godinës madhështore te KQ te PPSH, për jetën prallore te bllokmenëve. Mund te thuhet se ndërtesat aty janë, po i përdorin institucionet e ndryshme. Ashtu është por behet pyetja ne vend te qindra milionë dollarëve qe janë përdorur për luks, për madhështi e për t’u dukur si molla e kuqe nga jashtë kur brenda ishim te krimbur e vuanim për bukën e gojës, pse mos përdoreshin për ekonominë? Vetëm po te përdoreshin për traktorë e mekanike bujqësore ajo sasi e madhe valute, do te dy-tre fishohej parku i tyre. Kështu qe ne vend qe sot këto para te harxhuara t’i kemi te trupëzuara ne objekte qe duken si stoli do t’i kishim ne industri, bujqësi, transport ku nëpërmjet një prodhimi ne rritje jo vetëm do garantonim plotësimin e nevojave te popullit për buke, ushqime, sende konsumi por, me cilësinë e investimit prodhues, do lejonim shtimin e akumulimit te brendshëm, shtimin e te ardhurave valutore për riprodhim gjithnjë me te zgjeruar. Kështu nuk do te vinim ne ketë dite kur borxhet ne valute arrijnë ne qindra milionë dollarë, kur prodhimi është paralizuar dhe kur jemi te detyruar te shtrijmë dorën neper Evrope për kafshatën e bukës qe çdo dite e me shume na duket sikur na ngec ne fyt.Arsyetime te kësaj natyre te krijojnë bindjen se ato para i takojnë shtetit dhe asnjë partie. Edhe sikur ligjërisht te vazhdonte PPSH-ja, i duhej kërkuar llogari deri me një jo vetëm për politiken ekonomike denigruese qe e çoi vendin ne prag te greminës por edhe për përdorimin pa kriter dhe ne dobi te vet të atyre pak fondeve valutore qe kishte banka dhe thesari i shtetit. I shtrire me tej arsyetimi do te kërkohej qe një kontroll i forte te zbulonte gjithë makinacionet qe janë bere nga KQ i PPSH e me pas PS nëpërmjet përfaqësuesve te tyre ne këto objekte për shitblerjen ne valute te makinave, aparateve elektronike e deri te shitja e pajisjeve dhe automjeteve nga ish komitetet e partisë. Te gjitha këto kërkojnë shqyrtim e përgjegjësi ligjore. Edhe tani nuk është vone, shteti te kërkojë te kthehen te gjitha fondet e PPSH te pervehtesuara gjate sundimit gati njëvjeçar nga PS. Kjo parti ne vend qe te lante borxhin si pasardhëse qe është, ne te kundërtën mori edhe kusurin, ky është rast nga me flagrantet dhe besoj me unikalet ne bote. Ka ardhur koha qe demokracia këtyre dukurive t’u thotë – NDAL.Te kthehemi prape te vendimi – edhe ne përdorimin e mjeteve privilegje dhe vetëm privilegje. Vetëm Komitetit Drejtues te Partisë Socialiste ne qendër i lihen ne përdorim, pa shpërblim pjesa lindore e godinës se ish KQ te PPSH, godina e fletushkës “Zëri i Popullit”, parku i automjeteve se bashku me pajisjet si dhe 15 autovetura. Qe edhe kësaj partie i duheshin dhëne disa zyra e ndonjë pajisje e automjet kjo është e logjikshme, është edhe ligjore. Por pse duhej mbajtur ndërtesa luksoze e ish KQ, apo për te ruajtur imazhin e zyrave te bllokmenëve, për te ruajtur zyrën-muze te diktatorit E.Hoxha; pse duheshin makinat luksoze te tipit Benz, BMW, Volcvagen, Pezho, kur automjetet qe “mbeten” apo u dhanë ne përdorim te dikastereve te tjera ishin pothuajse te gjitha jashtë përdorimit? (Meqë është rasti shpreh mendimin se zyrat e ish KQ te PPSH, tani mund te kthehen ne ambiente pune te Kuvendit Popullor, sidomos kur deputetet do te jene te përhershëm dhe do te duhet te kenë zyra, salla mbledhjesh etj. ..)Me skandaloze ne ketë vendim është edhe dhënia ne përdorim pa shpërblim te Komitetit te partisë Socialiste te rrethit Tiranes e godinës luksoze e madhështore te ish Komitetit te PPSH te Tiranes..; dhënia nga 10 zyra ne rrethe e 5 zyra ne rajone si edhe e sallave te mbledhjeve se bashku me pajisjet si dhe 1-2 autovetura komiteteve drejtuese te PS. Jo vetëm qe kjo parti lejohet te punoje ne kushte luksi, kur ne mjaft raste nuk ka me shume se 3-6 punonjës ne rajone e rrethe, por lejohet me akt nënligjor te veproje sipas dëshirës se vet edhe ne rastet kur si godina me te mira, me te përshtatshme, për nevojat emergjente kërkohet te kthehen ne ndërtesa për komitetet ekzekutive, për hotele apo për qëllime te tjera. Asnjë demokrat nuk mund ta kuptoje e ta konceptoje qëndrimin prepotent qe lejohet te mbajnë komitetet e PS kur ne vendim thuhet: “vetëm me pëlqimin e komiteteve drejtuese te Partisë Socialiste ne rrethe, mund t’i sistemojnë këto te fundit pa shpërblim edhe ne mjediset e tjera me te njëjtën sipërfaqe”. Është e njohur kryeneçësia e këtyre komiteteve, si pronare qe janë nuk lejojnë as te afrohen përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv. Ne këto rrethana kane lindur mjaft kontradikta, shteti i përfaqësuar nga organet lokale ekzekutive nuk është ne gjendje te japë zgjidhje efektive sepse veprohet sipas proverbit “i zoti e shet, tellalli nuk e jep”.Ritheksojmë se zot i pasurisë se ish PPSH është populli, është shteti. Gabimet qe janë bere te ndreqen, PS-se t’i merren pasuritë qe ka pervehtesuar ne rruge jo ligjore, t’i jepet sa i takon me ligje nisur nga pozita ne rënie qe ka ajo si parti.[7]
sqarim per numrat ne kllapa:
[1] Ne ate kohe kur u be shperndarrja e pasurise se Partise se Punes se Shqiperise – Partia Demokratike ishte ne opozite.
[2] Gjykoj se me parate e grabitura nepermjet trashegimise se pasurise se PPSH, Partia Socialiste investoi shuma kolosale qe cuan ne shtresen e madhe te milionereve socialiste.
[3] Qelloi qe diten qe mora vesh per vendimin ish Kryeministri Ylli Bufi po nisej per vizite jo zyrtare ne SHBA. Ne aeroport ku ishim shume ministra te Qeverise se Stabilitetit per percjellje kam denoncuar, madje i irrituar kete mashtrim e vjedhje njeheresh.
[4] Gjykoj se edhe ne ditet e sotme do te duhet te gjendet nje menyre ligjore per te hedhur poshte nje nder vendimet e falcifikuara ne emer te Kryesise se KM.
[5] Sa kam ndjekur ky ka bere gjithe punet e pista te socialisteve me firmat piramidale.
[6] Mendoj se per sherbimin qe u ka bere ish Kryeministri Ylli Bufi Partise Socialiste duhej ti ngrinte nje monument. Me vendimin e tij te papergjegjeshem ai krijoi kushtet per mbijetesen e socialisteve. Si shperblim sa e njoh problemin ai eshte hedhur menjane si “limon i shtrydhur”.
[7] Behet fjale per vitin 1992.
nga: Nga : Dr. Teodor KARECO
[/quoteem]