"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqipëria ndryshe

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#16

Post by Phoenix »

Phoenix wrote:Diçka me të vërtetë ndryshe..............

[quoteemAGIM HAMITI]Letër e Hapur drejtuar:
— Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
— Ambasadorit amerikan në Tiranë.
— Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e
ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike,
blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $
për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT.
Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të
gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë
të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë
këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e
dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia
(personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte: «Nuk është nevoja për
asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në
Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në
çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë
të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla.
Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë
me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të
cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës
SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet.
Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët
e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar
nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i
ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje
që më ka preokupuar:
«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk
duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye.
Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë
që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80
milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij
të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri,
në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu
regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë
të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të
nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci
amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet. Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me
plane afatgjata e të kalkuluara mirë.
Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej
diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po
i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të
tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet
e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë)
të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave
të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do
t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk
parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit
2011.»
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97–
‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë?
Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit
antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat
merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu
është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike.
Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është
veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare
të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984
komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të
Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të
shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa
rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për
shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e
verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre
22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap
edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
DARI MELI
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.
Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i
Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta
gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar,
Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
Tiranë.
Mgjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë
titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk
do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin
madhor në fjalë. Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar,
realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara
ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej
diktaturës.
Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të
lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJsë, Hamit Meli, idetë
dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur
nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të
dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit
Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të
Guri Stretos.
Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë
sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht
edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të
tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të
pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të
cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të
rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur
politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari
është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa
Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në
çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet
ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e
ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve.
Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara
syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj
ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi
dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të
vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i
detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë.
Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e
dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet,
dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë.
Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve.
Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik
amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të
pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali
që ndriçohet sadopak.
Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë
që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen
symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por
bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të
padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald
Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi:
«Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.»
Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka
bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si
dyzetë vjet para kësaj date. Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të
amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të
Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi
politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës.
Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi
ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me
kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej
diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se
kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i
shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa
malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e
Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj
brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të
kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një
shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku
po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kudrot e rëndësishëm të DSJsë, për të cilët bëhet
fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa
dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre
burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej
politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me
ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të
privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë.
Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk
duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe.
Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës
kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe
janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike.
Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë
dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë
shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një
fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të
favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për
çështjet në proces.
Politikanë të Prishtinës,
Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga
NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej
bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e
kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë
të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve.
Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk
e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u
intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta
pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse
Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por
dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për
rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën
zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të
Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e
Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është
shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në
heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë
çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të
Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka
ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së
bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve
shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të
mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë
vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të
bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave
të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur
korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra
familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se
për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me
etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në
Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në
vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag
të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të
merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë
izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as
rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve.
Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq,
ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar
në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve,
dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ?
«Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura.
Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij
antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës
së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver
Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot
në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy
prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i
tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di
shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën.
Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike
për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë.
Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë
që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform
ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre
ndaj kombit shqiptar.
Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që
mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë
që ta mposhtë të vërtetën.
Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë
një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as
prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje
median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej
institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e
sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në
marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit
shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu,
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs.
Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të
pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të
Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar
shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet
përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e
komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam
shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka
vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt.
Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një
perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të
hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po
ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që
teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një
superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot
në këtë shkrim.
«Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto
fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti
vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të
drejtë:
«Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra
shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me
dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga
gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët
amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra
shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.»
Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e
pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë.
Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të
ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si
edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni
ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të
vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni
edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e
shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër
kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët
punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të
sojit të tyre.
Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë
kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët
punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të
formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin
në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi
ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të
punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave
» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale.
Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit
shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo
Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej
datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të
mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të
Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj
arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës
i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit
“Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të
kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej
tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes.
Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë
DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada
amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të
formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të
shurdhër…
I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara,
amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe
parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor
si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit.
Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të
jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos
lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e
vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni,
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj
së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar
mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i
bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i
djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli
që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të
jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të
vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar
më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe
cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë?
Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit
shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë
në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na
ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e
paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt
shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme.
Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret
shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të
rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e
mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e
dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në
Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është
vulosur e kyçosur në kasafortë.
Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur,
me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk
mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që
Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në
stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si
struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që
bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për
zgjidhjen e problemeve madhore.
Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e
tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine
dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur.
Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo
turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të
njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë
prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të
gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e
ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët
tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën
disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet.
Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të
jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë
si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një
skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e
zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga
shpërbërja graduale.

P.-S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një
Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një
kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: hamiti_agim@yahoo.fr dhe unë do t’i a nis atë
falas në pdf.[/quoteem]

http://www.scribd.com/doc/54919193/Odis ... etektivi-1



http://www.scribd.com/full/54919631?acc ... qge3pgywk2
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#17

Post by Phoenix »

Kapardisje shqiptare
[quoteemISMAIL KADARE]Kadare: Politikanët shqiptarë, mendje të varfëra e pa moral. “Ata janë shumë larg nivelit të përfaqësimit që meriton populli shqiptar”.
Kapardisja është një cilësi e përgjithshme njerëzore. Atë e gjen kudo në botë, por te ballkanasit veçanërisht. E veçanërisht te shqiptarët. Kronika e gjatë e gadishullit tonë nuk mund të kuptohet pa të. Madje shpesh është vështirë të dallohet ku mbaron kufiri i një bëme dinjitoze, madje trimërore e ku nis kapardisja. Kjo e fundit është e ndërthurur shpesh me të gjitha ato tipare, të mbara e të mbrapshta të njeriut ballkanas, duke i dhënë një theksim të veçantë si veseve, si virtyteve të tij. Si e tillë ajo pasqyrohet gjithsesi në vizionin për jetën, në mënyrën e sjelljes, të të menduarit, të të vepruarit e gjer në gjëra tepër të përditshme, siç janë veshja ose ecja e njeriut. Megjithatë, për një habi të madhe, po të hetojmë me gjakftohtësi historinë e gjatë të popullit shqiptar, vërejmë se ndërsa ka qenë tepër e pranishme në jetën e përditshme, kjo sëmundje nuk është dëshmuar aq sa pritej në atë sferë, ku dëmtimet e saj janë vërtet fatale: midis prijësve shqiptarë, ata që sot quhen “liderë”. Duke mos u ndalur te trillet ose kapardisjet e princave dhe feudalëve shqiptarë të mesjetës, të cilat nuk ishin as më të pakta e as më të shumta se ato të sivëllezërve të tyre europianë e bizantinë, kronika historike nuk jep as dëshmi krenarie boshe e as veprime kapardisëse të prijësit më të shquar të shqiptarëve e të krejt Ballkanit, Gjergj Kastriotit. Dhe, ky kont shqiptar, që u ngrit befas në një lartësi marramendëse, që u rrethua me legjenda për së gjalli, që iu dhanë tituj e cilësime, që do t’i ëndërronte çdo princ i kohës, së fundi, që u prit disa herë me triumf në qendrat e Europës e në Vatikanin e fuqishëm, e ka pasur rrezikun që të binte në dashuri me veten si rrallëkush.
Jo vetëm Skënderbeu, por as rilindësit e shquar shqiptarë më pas, qoftë prijësit e mendimit, qoftë ata të veprimit, nuk dhanë asnjëherë shenja të një krenarie a vetëkënaqësie të zbrazët. Dhe, kjo vetëpërmbajtje, ky dinjitet i madh, ka vetëm një shpjegim: ata ishin të përgjegjshëm për fatin e rëndë të popullit të tyre. Me fjalë të tjera, ata kishin kuptuar se historia i kishte vënë ata në krye të një populli të rrezikuar e të goditur rëndë, ndaj as mburrjet e as ethet e lavdisë s’mund të kishin vend në kokat e tyre.
Shpallësi i pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, ndonëse vinte në një vend të vogël, nga poste të larta të një perandorie të madhe, nuk u shqua asnjëherë për delire mendjemadhësie. E po ashtu, pas tij, nuk dha shenja të tilla peshkopi Fan Noli, ndonëse ishte i ndërgjegjshëm se ishte kryeministri më i kulturuar i Ballkanit dhe një nga krerët e kulturës europiane të kohës.
Është folur mbarë e mbrapsht për Mbretin Zog, por kurrkush nuk ka përmendur gjëkundi sjellje ngrehaluce të tij e as dehje nga lavdia, ndonëse vinte nga një mjedis ku ato kultivoheshin e, ndonëse u shpall mbreti i parë i shqiptarëve.
Në periudhën komuniste, mburrjet verbale të udhëheqjes, kërcënimet ndaj botës perëndimore dhe vetëdehja për të ashtuquajturin lulëzim të vendit, mbetën më tepër në sferën teorike, si pjesë e një sistemi politik të dështuar. Ato nuk shoqëroheshin dot me sjellje e bëma të rrokshme nga individët e udhëheqjes, ngaqë këtë gjë nuk e lejonte ankthi politik, pré e të cilit ata ishin të gjithë.
Koha e kapardisjes së madhe u erdhi shqiptarëve, ose më mirë klasës politike të tyre, atëherë kur ajo pritej më pak: pas rënies së regjimit komunist. Mund të thuhet pa frikë se për dhjetë vjet njerëzit e politikës shqiptare u mburrën e u ngrefosën më shumë se gjithë paraardhësit e tyre, gjatë dhjetë shekujve.
Ishte një trishtim i madh të vëreje se si një pjesë e këtyre politikanëve harruan krejtësisht se çfarë u besoi historia: nxjerrja nga mjerimi e nga tronditja psikike e një populli që kishte vuajtur aq shumë e që kishte nevojë më në fund për jetë, për shëndoshje trupore e shpirtërore, me fjalë të tjera për normalitet.
Të pajisur jo vetëm me një mendje të varfër, por edhe me karakter të dobët (shpesh pasojë e logjikshme e së parës), pa kurrfarë ngrehe morale, këta njerëz të rëndomtë nuk e përballuan e as mund ta përballonin misionin që iu vuri koha. Në vend të ulnin kokën përpara dramës së popullit të tyre, të ulnin kokën jo për “përvujtni” morale, por për të kuptuar më mirë përse janë në krye të vendit këto natyra të varfra që u dehën nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua, nga një mllef i verbër ndaj kundërshtarëve politikë, nga një korrupsion i pafund, dhe nga një shpërfillje e plotë ndaj interesave dhe tragjedisë së vendit.
Me gjithë këtë sjellje të papërgjegjshme, kapardisja kishte përherë pjesën e saj. Stili i jetës së një pjese të politikanëve shqiptarë ishte i papranueshëm për çdo kohë e çdo shoqëri. Pozat e tyre, dëshira për t’u bërë “stare”, hidhësia prej mistreci, rrezatimi i urrejtjes e gjer tek e folura “sensacionale”, kinse me metafora (e atyre që aq keq e flasin gjuhën shqipe, sa s’dinë përdorimin e njëjësit e shumësit dhe një frazë që e fillojnë me “ju” e mbarojnë me ti).
Një pyetje bëhet kudo në Shqipëri, në Kosovë e jashtë tyre: si është e mundur një ngrefosje e tillë? Sepse sëmundja e kapardisjes së një pjese të “liderëve” është bërë e përgjithshme kudo në viset shqiptare. Njerëzit kanë të drejtë të habiten, sepse ngrefosje do të thotë verbëri, do të thotë shurdhëri, do të thotë shpërfillje e plotë për atë që po ndodh me popullin shqiptar. Mjafton të jesh disa ditë në Shqipëri, mjafton të shikosh sfilitjen e vendit, varfërinë, nervozizmin, mungesën e rendit, mungesën e dritave, mungesën e ujit, që çdo krenari e zbrazët, çdo kapardisje, të fluturojë në çast, për t’ia lënë vendin një brenge të thellë. Kjo, për sa i përket vendit amë. Kurse për Kosovën e për “liderët” e saj mjafton pamja e katundeve që digjen, e fëmijëve të vrarë, e njerëzve që shpërngulen nën vërshëllimën e predhave, për të hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga çdo mburrje e pozë përpara kamerave të TV.
Mirëpo, një pjesë e “liderëve”, si në Shqipëri, si në Kosovë, nuk heqin dorë nga mburrjet. Ngrehalucë të pandreqshëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj dramës së popullit që i ka nxjerrë, të dashuruar pas vetes dhe pas fjalëve të tyre të papërgjegjshme, vazhdojnë të jenë si të dehur nga telefonat celularë, nga mikrofoni që u afron çdo gazetar, nga nderimet me të cilat i presin andej-këndej. Harrojnë se ai interesim e ato nderime nuk janë për ta, por për popullin martir shqiptar.
Ky qëndrim i papërgjegjshëm shoqërohet me trille e me gjeste kinse të bujshme. Njëri mburret se është ai që e ka në dorë ç’do të vendoset në Rambuje, se po të mos dojë ai, e të mos shkojë ai, gjithçka duhet të prishet. E një tjetër që nuk ka shkelur kurrë në Kosovë, jep mësime patriotike, bën thirrje që në emër të kësaj apo asaj, Kosova të bëhet shkrumb e hi. E kështu me radhë e kështu pa fund. Dhe është gjithmonë populli shqiptar që paguan, që mjerohet, që digjet e kullon gjak. Kurse këta “biznesmenë të lirisë” s’pësojnë kurrë asgjë.
Asgjë nuk i prek shpirtrat e tyre, veç smira dhe etja e pushtetit. Ato janë e vetmja gjë që e gjallëron mendjen e tyre të varfër: Jam unë që vendos e jo ti, jam unë që duhet të hipi në avion, që duhet të pyetem, që duhet të nderohem, që duhet të thirrem në gosti, që duhet të shpallem shef etj., etj.
Ndërkaq, si gjithmonë, në Ballkanin tonë sa heroik, aq edhe servil nuk mungojnë kurrë puthadorët, sejmenët dhe lajkatarët. Pas Rambujesë, një pjesë e mediave shqiptare, në vend të merreshin seriozisht me analizën e asaj që ndodhi, e sidomos, asaj që do të ndodhte, filluan lajkat për bëmat e njërit apo të tjetrit. Ca legjenda, ca fakte të neveritshme, imorale e të pabesa filluan të serviren si heroike. Kështu, sahanlëpirësit nisën të ekzaltohen që X–i nuk pyeste fare për ministrat e Europës, apo që Y- i e la ministren amerikane Ollbrajt të priste orë të tëra te dera etj., etj. Edhe sikur këto dokrra të ishin të vërteta, ato do të ishin jo lavdia, por turpi ynë në Rambuje. Dhe jo vetëm turpi: ato do të ishin një njollë e zezë, dëshmi e maçizmit, e injorancës dhe e paburrërisë sonë përpara një ministreje dhe një gruaje.
Një pjesë e “liderëve” shqiptarë, si në Shqipëri, si në Kosovë e gjetkë, kanë nevojë të ngutshme të qytetërohen. Ata janë shumë larg nivelit të përfaqësimit që meriton populli shqiptar. Ky popull është i varfër e është i rreckosur, por është drama e tij e rëndë që kërkon, ashtu si çdo tragjedi, një nivel të lartë të përfaqësimit.
Mësimi numër një që duhet të nxjerrin “liderët” shqiptarë, është se nuk ka dhe nuk mund të ketë lavdi për askënd, në qoftë se populli yt është në mjerim e në robëri. “Liderët” shqiptarë duhet të rrijnë kryeulur përpara kësaj gjëme që ende nxin në sytë tanë. Të rrish kokulur, nuk do të thotë të rrish pa dinjitet. Përkundrazi, pa dinjitet gjykohen ata që në një ceremoni varrimi zgërdhihen.
Populli shqiptar ka përpara ditë tepër vendimtare për fatin e tij. Në qoftë se “liderët” shqiptarë e ndiejnë se janë të paaftë të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që kanë, ata duhet t’ua lenë vendin të tjerëve. Gjithmonë do të ketë njerëz që do ta kuptojnë më mirë këtë popull, që do të kenë më shumë dhembshuri për të, me fjalë të tjera, që do ta prijnë siç duhet.

Paris, 24 shkurt 1999, “Courrier International”
Ribotuar në librin “Krimet në Ballkan”, botimi më i fundit i shtëpisë botuese “Onufri”, maj 2011

Burimi:http://www.panorama.com.al/opinion/kapardisje-shqiptare[/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#18

Post by Phoenix »

[quoteemProf. Shenasi Rama]PARIA E TIRANËS DHE PROBLEMI I AKTIVIZIMIT TË RINISË NË POLITIKË


Problemi i aktivizimit të rinisë në zgjedhjet kuvendore, dhe kush do të jetë në mbështetje të njërës apo të tjetrës palë të parisë, është nga problemet që po konsumon shumë kohë dhe energji nga prijatarët e partive politike të parisë së Tiranës. Në çdo emision lajmesh televiziv ose në gazeta sheh prijatarët e rrethuar me të rinj e të reja. Të gjithë iu flasin më së shumti të rinjve, të gjithë sillen sikur fushatën e bëjnë me të rinjtë, për të rinjtë dhe për ardhmërinë e tyre. Emisione, biseda, aktivitete e festime janë të organizuara për të tërhequr të rinjtë. Kjo ndodh për një numër faktorësh që duhen shpjeguar me qetësi sepse paria e Tiranës nuk i hedh as energjitë e as paratë kot. Ata e dinë mirë se çka duan se si ta marrin. Fushata e saj e drejtuar ndaj rinisë bëhet kryesisht për qëllimet e mëposhtme. Dhe asnjë nga këto qëllime nuk janë të ndershme.



Objektivi i parisë së Tiranës

Para tre ditësh doli Sali Berisha, njeriu që ka pasur rininë më të ndrydhur që mund të ketë pasur dikush sepse ka kaluar nga një konvikt tek tjetri si sekretar rinie që në moshën 14 vjeçe, dhe ndërsa ishte në konvikt bëri lutje e hyri në parti në moshën 18 vjeç. Sali Berisha e di se besnikëritë politike mpiksen në këtë moshë, ai vetë nuk ka ndryshuar tash 55 vjet që është pranuar në organizatën e rinisë komuniste. Prandaj propozon që të jepet e drejta e votimit edhe për 16- vjeçarët. Ilir Meta tha që të votojnë edhe 16- vjeçarët sepse e din se po u korruptuan tani, nuk kanë ku ikin. Më në fund, sot doli edhe Edi Rama dhe tregoi se si dilte nga atelieja kur ishte 16 vjeç dhe lexonte libra qe ngjallnin ndjesi të papërballueshme erotike dhe rrinte një orë jashtë. Po pse, këta prijatarë të parisë i drejtohen rinisë? Saliu i sheh si vegla elektorale e jo si rini që duhet zhvilluar. Ilir Meta i sheh si numra qe duhen përdorur e blerë. Edi Rama i sheh si të rinj, por i sheh të zvetënuar.

Me thënë shkurt e shqip, mendësia e parisë së Tiranës përmblidhet në këtë konceptim. Njeriu zbuti edhe ujkun duke i dhënë bukë. Ujku u bë qen. Tash ka ardhur puna që qeni që ishte ujk e han edhe qepen po të zotin e vet nuk e prek. Pse nuk duhet të bëjmë të njëjtën gjë me shqiptarët? Ky është një popull që nuk meriton me tepër. Paria e Tiranës mendon se pse duhet të jenë shqiptarët ndryshe nga qentë? Ajo nuk e thotë hapur këtë gjë, por veprimet e saj të çojnë pikërisht në këtë përfundim. Po qe se diçka duket si gjarpër, zvarritet si gjarpër, ngrin zemrën si gjarpër dhe të helmon si gjarpër është gjarpër. Edhe kjo që po bën paria e Tiranës nuk ka emër hapur si strategji, por është si puna e gjarprit. Pa emër, por duket, zvarritet, helmon dhe vret si gjarpër. Prandaj duhet ta quajmë taktika e gjarprit. Askund nuk është kjo më e qartë se në lidhjen e parisë me rininë.



Tre jetë rinore paralele

Së pari, duhet thënë se ka tre rini në shtetin shqiptar. paria vetë i ka nisur fëmijët jashtë shtetit, në universitete e shkolla të shtrenjta dhe i mban sa më larg Tiranës. Shumë nga fëmijët e parisë së Tiranës njihen si banditë e vrasës. Shumë të tjerë njihen si të fortët e lagjes, hajna e rrugaçë. Shumë të tjerë kanë vdekur nga drogat e nga horllëku në Tiranë, por edhe azileve të huaja ku mbahen me paratë e vjedhura të shqiptarëve. Shumë nga pinjollët e parisë kanë zbuluar qejfet e ndaluara dhe ecin rrugës duke u kruar nga sëmundjet veneriane dhe e dinë që nuk do të bëjnë fëmijë. Depresioni mendor dhe neveria për nga vijnë, për atë që përfaqësojnë dhe për ku shkojnë është një shenjë e qartë se këta pjella të parisë janë konfuzë. Prapë se prapë, një pjesë e tyre jetojnë jashtë dhe kthehen në shtetin shqiptar ose për qejf e zdërhallje ose për të bërë një grusht para e për të ikur në sikterin e vendit të huaj ku do të sillen si kukulla të përbuzura. Por, gjithsesi, këta pjella të parisë që janë edukuar jashtë kanë mësuar shumëçka dhe i rrinë larg rinisë së sotme shqiptare. Nuk do të hyjmë të diskutojmë se si e se sa kanë vuajtur e çfarë përvojash kanë pasur, por të themi se e kanë ndarë veten me një mur nga të tjerët. Muri janë paratë, lidhjet familjare, përvojat që kanë, dhe urrejtja që ndjejnë për shqiptarët.

Grupi i dytë i rinisë janë masa qindramijëra vetëshe e shqiptarëve që janë të dënuar të jetojnë nën këtë sundim kriminal të parisë së Tiranës. Këta janë ata që rriten nën presionin e frikshëm të mediave të degjeneruara dhe të zvetënuara, me modelet e një jete të shfrenuar, me një mungesë të theksuar vlerash morale e ideologjike, materialistë në ekstrem, dhe që e çmojnë njëri- tjetrin nga makina, telefoni dhe marka e rrobave.

Kjo është rinia shqiptare që shkon në universitete ku shiten diplomat dhe nuk marrin dije. Shumica janë mësuar të jetojnë si parazitë. Lekët e fundit harxhohen për cigare, një pije, e pak marijuanë. Vetë paria i ruan pinjollët e saj dhe nuk i lë të bien në kurthin që i kanë ngritur rinisë shqiptare. Edhe pse këta do të ndjekin modelin e prindërve, e do të bëhen ndoshta edhe më keq, prapë se prapë nuk janë nën të njëjtat trysni si shqiptarët e tjerë. Rinia shqiptare është e papunë, e paedukuar si duhet, e pa shpresë, pa vlera morale, pa një ideologji të qartë dhe pa aftësinë e duhur që t’i kundërvihet sistemit të sofistikuar të parisë. Ajo nuk ka zgjidhje, nuk gjen zgjidhje tjetër veçse me ikë ose me u konformue me moralin e me vlerat që ka shoqëria. Shteti, media, struktura e arsimit dhe e edukimit, por edhe mënyra si është ndërtuar kalimi I kohës së lirë dhe shoqërizimi janë të kontrolluara prej parisë që ushtron mbi rininë, që nuk gjen rrugë të tjera, një trysni të frikshme.

Ka një grup të tretë që është numerikisht shumë i fuqishëm dhe që ka pjesëtarë nga të gjithë shtresat e sotme shoqërore. Këta të rinj e të reja kërkojnë vlera, rriten në familje ku mësohen që të përballen me të keqen dhe të ruajnë moralin e duhur. Këta vijnë nga grupimet ku familjet kanë përqafuar një sistem vlerash morale që janë të mbështetura në njërën nga gjashtë sistemet e mëposhtme: në fenë, në traditën popullore, në familjen, në idealizimin e të shkuarës, në ideologjitë moderne dhe në kombëtarizmin. Por ky grup masiv është i fragmentuar dhe në jetën publike i mënjanuar. Edhe pse numerikisht ky grup është substancial, paria i jep përparësi vetëm rinisë që nuk ka bosht. kur shihet maskarada televizive e dëgjohet radio e lexohet shtypi, duket se e gjithë rinia shqiptare sillet si grupi i jetëve të humbura, që do të enden derë më derë me diplomat e universiteteve të Tiranës që nuk kanë asnjë vlerë. Ky është grupi i rinisë që na jep shpresë, por që është i paorganizuar, i çorientuar dhe i braktisur nga ata që duhej ta drejtonin në rrugën e duhur, edhe pse vetë modelet nuk i drejtojnë tek shteti. Një shtet-komb është zgjidhja. Mirëpo modelet që këta emoluojnë janë sisteme morale të qëndrueshme por që nuk e shohin shtetin si strukturën qendrore, si thelbin e identitetit dhe kultivuesin e vlerave të vërteta morale e shoqërore. Deri atëherë, edhe konfuzioni do të vazhdojë.



Rinia si problem për parinë e Tiranës

Mirëpo për parinë rinia nuk është përgjegjësi. Për parinë sunduese të Tiranës rinia është problem politik. Për parinë e Tiranës, numrat janë të rëndësishëm dhe rinia është numra. Nga ana e saj, paria kërkon të tërheqë masën e madhe të të rinjve që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje kuvendore dhe secila palë kërkon t’i tërheqë në anën e saj. Shumica e tyre, që sot janë në moshën 18-22 vjeç, nuk kanë njohur realitete të tjera. Realiteti shqiptar ku janë rritur këta të rinj e të reja është i frikshëm. Paria po përdor të gjithë ndjelljet e mundshme, që asaj nuk i kushtojnë gjë, përkundrazi ia rrisin fitimin në biznes, sepse paria i ka pronë të vetën edhe mediat, edhe gazetat, edhe dyqanet ku do të blejnë veshjet e telefonat këta të rinj. Sistemi është ndërtuar për të përgatitur masën e skllevërve të ardhshëm e të vetëvullnetshëm dhe për t’i bindur të rinjtë se ky realitet është i pashmangshëm.

Teknika që përdor paria e Tiranës është e njëjtë me atë të Hasan el-Sabah. Ky lider i një sekti fetar mesjetar i merrte të rinjtë, iu hapte botën e qejfit dhe të drogës duke iu thënë se ajo ishte parajsa dhe mandej i hidhte në rrugë duke iu thënë se nëse nuk e vrisnin atë që donte ai, parajsa për ta ishte e mbyllur. Dhe këta bëheshin vrasës e skllevër të vullnetit të tij pikërisht sepse kërkonin kënaqësitë me të cilat ishin mësuar e që pa vrasjen e dikujt në emër të interesave të Hasan el-Sabah, nuk do ta gjenin kurrë më.

Paria e Tiranës përdor të njëjtën teknikë, por në shkallë kombëtare. Drogat, kurvnimi, pija, hordhëku, qejfi janë përvoja që rinia shqiptare i kalon në një moshë që s’ta merr mendja tjerakund. Kjo mendësi e rinisë ushqehet nga gjendja tejet e kriminalizuar në të cilën gjendet shoqëria shqiptare, propaganda mbytëse dhe e shfrenuar, mungesa e një sistemi të moralshëm vlerash mbi të cilin mund të ndërtohet një shoqëri e shëndoshë, trysnitë e llahtarshme mbi familjen dhe strukturat e saj, presionet e shumta për të pasur standarde të caktuara jetese nga moshatarët, paraja e lehtë që vjen nga emigrimi, krimi e droga, një konsumim qejfi e seksualiteti i pagjindshëm dhe i papranueshëm diku tjetër, një modë veshje e denjë për trotuaret, dhe një inkurajim sistematik i veseve jo normale.

Realiteti surreal dhe eksperimental shqiptar është jashtë cdo imagjinate të mundshme. Luksi i çmendur i parisë, dhe varfëria ekstreme shqiptarëve që kërkuan një jetë më të mirë në rrethinat e Tiranës, bashkëjetojnë edhe në Bllok e afër Bllokut. Normat morale, sundimi i parisë, propaganda, shembujt negativë, filmat, emisionet, këngët, veshja, moda, e të tjera e kanë bindur rininë se nuk ka rrugë të tjera. Kështu është vendi ku kanë lindur, ku janë rritur dhe ku jetojnë këta të rinj. Paria lufton t’i bindë se kështu janë e se kështu bëjnë të gjithë. Heqja e çdo kontrolli nga shteti dhe shoqëria, pamundësitë e prindërve për me i drejtue në rrugën e duhur, sepse shpeshherë as vetë prindërit nuk janë në rrugën e duhur, legjitimimi i krimit dhe i poshtërsisë e kanë bindur rininë se nuk ka zgjidhje të tjera. Parisë së Tiranës i duhet pikërisht kjo rini që beson se “kanë lindur për qejf,” që ndjek modele jetese të mbështetura në llumet e shoqërive njerëzore. Paria e din se kur të mos kesh moral si njeri, nuk mund të kesh bindje politike e t’i dalësh kundër asaj.

Së dyti, paria e Tiranës e ka kuptuar teknikën e kultivimit të lidhjeve dhe dhënien e një kauze politike kot rinisë. Si të mbështesin një parti të parisë e një grup të caktuar, si të bëhen pjesë e rretheve të caktuara, rinia do ta ketë të vështirë të ndërrojë rrugë. Në se do të zhgënjehet do të bëhet apatike dhe jopolitike. Kështu i duhet parisë. Paria ndjek më vëmendje atë grup të vogël që kanë prirje për militant e për aktivistë politikë. Këta të rinj paria i helmatis mendërisht dhe i josh me punë e me premtime, i deformon duke i shtyrë të mbështesin çështje që i shërbejnë asaj dhe i përdoron pa mëshirë, i cyt për sherr, i korrupton dhe i zhvlerëson deri sa në fund të fundit, edhe këta e humbin shpresën dhe bëhen njerëz të vegjël e vegla të saj.

Parisë i intereson rinia sepse ajo lufton që të ndërtojë një strukturë ndër breza. Objektivi tjetër kryesor i saj është mpiksja e besnikërive politike në këtë moshë kritike. Përplasja fiktive komunistë-antikomunistë, i shërben pikërisht kësaj loje. E shkuara e prindërve bëhet e ardhmja e fëmijëve; partitë e prindërve bëhen partitë e bijve. Paria e din këtë. Për hir të dashurisë për prindin, të krenarisë që ndoshta është e rreme, fëmijët e tyre duhet të mbështesin partitë politike të prindërve. Prandaj i mëshohet përmendjes së gjyshërve, gjysheve e me rradhë. Edhe këta të rinj që nuk shohin me sytë e mendjes por bien pre e ndjenjave përfundojnë si vegla të parisë. Dhe paria nuk ka asgjë për me iu afrue këtyre të rinjve.

Një arsye tjetër pse parisë i intereson përfshirja e rinisë në politikë dhe në përplasjen e saj sa për sy e faqe është se ajo kërkon të shmangë alternativat. Askush nuk mbështet dikë që nuk ka shumë shanse me fitue. Paria e ka ndërtuar sistemin të tillë që po të jesh alternativë, je i pashpresë. Nuk gjen punë, nuk gjen mbështetje, nuk ke rreth e nuk ke se ku të kapesh. Edhe të rinjtë që e dinë se diçka është gabim, nuk e konceptojnë mundësinë e zgjidhjes alternative. Kur e sheh botën nga Tirana apo nga cdo rreth tjetër, ajo duket shumë e vogël, e keqe, e ndyrë dhe e pashpresë. Pikërisht kërkon paria. Duke i shmangur, mënjanuar e izoluar, ajo po ia arrin që të shmangë daljen e alternativave kundër saj. Alternativa ka, për ta kam folur diku tjetër, mirëpo paria ka arritur ti izolojë e dobësojë ndjeshëm. Në këtë pikë asaj i duhen këta njëqind e pesëdhjetë mijë të rinj që votojnë për herë të parë. Asaj i duhet që këta të rinj ta shohin parinë e Tiranës si të pashmangshme, të pazëvendësueshme, dhe si të vetmen zgjidhje që kanë.



Rruga që kemi përpara

Rinia është e ardhmja e një kombi dhe paria e Tiranës, edhe në këto zgjedhje, luftën e vet më interesante e ka me rininë shqiptare. Po e theu rininë, sidomos po e zvetënoi dhe po e zhveshi nga ndjenja e shërbimit publik, në një mënyrë a në një tjetër, e ka mbërritur objektivin e saj. Se mbas pak vitesh, këta të rinj nuk do të kenë entuziazmin për të punuar për kombin e atdheun e tyre, por do të mendojnë me mendjen e parisë që do të fusë në matricën e interesave të saj. Dhe si në rastin e të rinjve që përdoreshin lehtësisht nga Hasan el-Sabah, edhe këta të rinj që bien në kurthin e parisë, do të jenë peng i saj përgjithmonë. Ata nuk do të dinë të dalin asnjëherë nga ai kurth, përveçse si vrasës, trafikantë, banditë e kriminelë që duan të kthehen në parajsën e parisë së Tiranës me çdo kusht e me cdco mënyrë, sepse si thotë ajo kënga në Tiranë, “kena lindë për qef, o kena lindë për qef.”



P.S. Këtë shkrim e hodha një javë më parë. Mirëpo, të nesërmen që doli në faqen time në Facebook, filloi debati lidhur me uljen e moshës së votuesve në 16 vjeç. Duke mos dashur të them se këta e kanë lexuar dhe mandej e kanë përsjellur në mendjen e tyre për të bërë më të keqen të mundshme, gjë që gjithnjë pritet nga mendja e djallëzuar e Sali Berishës, sjellja e tyre gjithsesi provon se këta mendojnë se sit ë zvetënojnë, përdorojnë e shkatërrojnë rininë shqiptare. Prandaj për këta nuk mund të ketë mëshirë. Këta janë mishërimi i të keqes në kohën tonë. Për të keqen nuk mund të kesh mëshirë e nuk duhet të kesh mëshirë sepse kanceri nuk din tjetër vecse me e mbytë trupin që e mban.[/quoteem]
Burimi: http://www.gazetatema.net/web/2013/03/1 ... -politike/
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#19

Post by Phoenix »

[quoteemProf. Shenasi Rama]ZGJEDHJET DHE MANIPULIMI I NDASIVE TË RREME POLITIKE


Një ndër mësimet e mëdha që tregonin pleqtë e urtë ishte një mesele, (parabolë biblike apo rrëfenjë popullore) që me fjalë të përmbledhura tregohej kështu. Në një katund kishte një familje që kishte bërë mirë dhe të gjithë të tjerët ishin të dalë dore dhe kishin bërë të 99-tat, pak a shumë si puna e 99-shave dhe e njëshave tonë. Perëndia kishte vendosë me i ndëshkue të këqinjtë, mirëpo meqë ky plaku i familjes kishte bërë mirë, e paralajmëron që uji i pusit të katundit do të ndryshonte dhe i tha të mos pinte ujë sepse të gjithë ata që do të pinin do të bëheshin budallenj. Mbas tridhjetë ditësh uji do të bahej normal, dhe plaku e familja e tij do të mund të pinin prapë. Por të tjerët do të mbeteshin jonormalë. Plaku i kësaj shtëpie i lajmëroj të gjithë bashkëfshatarët dhe iu tha të pinin vetëm ujë nga pusi që ai e kishte hapur për familjen e tij. Ata nuk e dëgjuan se thanë që ky plaku nuk po din cka flet. Kur i mori etja, shkuan e pinë ujin e pusit të katundit (kronin, burimin) dhe luejtën mendsh të gjithë. Plaku që pinte ujë me vete, në pusin e tij, e shikoi gjendjen e katundit, pa se i gjithë katundi kishte marrë lodrën, dhe kërcenin … Atëherë ai i vuri ne rresht familjarët, robt e shtëpisë dhe i vuni me pi ujë se “nuk ban me u da shokësh.”

Morali i kësaj fabule është se njeriu duhet të bëjë si bëjnë të gjithë, sepse nuk jetohet vetëm. Po luajtën mendsh të gjithë, duhet të luash mendsh edhe ti sepse jeta bëhet e padurueshme. Por kur bëhen të gjithë budallenj nuk ka më të vërtetë. E vërteta dhe realiteti është marrëzia ku jetojnë të gjithë. Marrëzia ndjek logjikën e vet dhe realiteti duket pikërisht ai që nuk është e që nuk duhet me kenë. Këtë synon paria e Tiranës dhe për këtë arritjen e këtij qëllimi po punon shumë ethshëm.

Problemi i Përsëritjes së Veprimit si Marrëzi

Tashti në cfarë gjendje jemi ne dhe si e shohim realitetin ku jetojmë? Ne na ka harrue Fati me kohë, e një kohë e kemi pasë harrue edhe ne, por kur sheh cfarë marrëzirash po bajmë si komb, nuk kuptohet se si është e mundur të ndodhë kjo gjë. Sepse shenja e marrëzisë nuk është tjetër pos përsëritja e një veprimi të gabuem e që të shkakton dëm e dhimbje ma shumë se dy herë. Dhe ne kemi shumë herë që përsërisim të njëjtën gjë.

E cilat janë shenjat e marrëzisë sonë? Një njeri që shkatërron pasurinë e tij të gjithë e quajnë budalla, por ne e aprovojmë, jo vetëm kur shkatërron pasurinë e tij, por edhe tonën, pasurinë kombëtare. Një njeri që shet motren e tij, të gjithë e quajme kriminel, e pra ka shume shqiptarë qe kane shitur shqiptaret dhe ne iu bejme vend ne tavolina dhe këta që i zgjedhim janë shefat e kriminelëve. Nje njeri qe vjedh miliona i themi zotni ne vend qe ta varim ne shtyllen me te parë, por i kemi lënë këta banditë të vjedhin miliarda. Nje njeri qe shitet tek gjithkush ne e quajme te forte dhe i bejme temena edhe kur e përdor forcën me na zvetënue e me na degjenue fëmijët e të ardhmen. Nje njeriu qe mbledh nje bande me cuba i japim voten dhe shesim te ardhmen e femijeve tane dhe e quajmë trim. Dikujt qe ve nje cope derrase tek nje ndertese, “Universiteti i Marrezise” dhe vë vjehrrën sekretare, e ka vetëm një printer me ngjyra ne i paguajme parate per nje cope leter që ai thotë se është diplomë dhe ne e besojmë. Dikush që mblodi paratë e njerëzve në një thes, e quajti atë bankë, i futi në xhep e krisi iku, në i besuam dhe ia lamë paratë në dorë, dhe emrin kjo figurë e kishte Maksude Kadena, kapteri Vehbi apo “gjenerali i popullit” Rrapush Xhaferi.

Por ka edhe më keq. Nuk ka rëndësi se cka themi me vete e në dhomën e gjumit. Në kafene, në rrugë në miting, në punë, në takime e në dasma themi pikërisht atë që duan këta. Marrëzia e një populli nuk ka brina. Marrëzia është me ba atë që të bën dëm, me e përsëritë gabimin dhe mos me u mendue dy herë se a është mirë a keq. A nuk po bëjmë ne kështu?

Meqë lista e cudive tona është bukur e gjatë po ndalem tek një nga veprimet më të jashtëzakonshme që kemi bërë. Cdo katër vjet ne zgjedhim të njëjtët kriminelë e banditë të parisë së Tiranës në krye të shtetit. Edhe kur na trafikojnë familjarët, na i zgjedhim. Edhe kur na shtyjë në krim, ne i zgjedhim. Edhe kur na vrasin e na vjedhin, ne i zgjedhim. Edhe kur na bajnë me u sjellë si llumin e botës, ne i zgjedhim. Edhe kur na mashtrojnë, edhe kur na poshtërojnë ne prapë i zgjedhim. Edhe kur na fusin në borxh, edhe kur e shesin pasurinë kombëtare, nderin e të ardhmen tonë, ne prapë i zgjedhim. Edhe kur e kanë kthyer vendin në një motel një orësh gjigand, në prapë i zgjedhim. Edhe kur dalin si Sali Berisha e Ilir Meta mbas zgjedhjeve e bajnë koalicion pikërisht ata që e quajtën njëri tjetrin ‘spiun të serbëve,’ ‘klani i Zemunit’ e ‘të shitur’ ne prapë i zgjedhim. Bile i duartrokasim dhe i brohorasim. E sata herë është që ne i zgjedhim këta? Cka duhet të bëjnë këta banditë që shqiptarët të mos thonë në klub “osht mbret Sala, mbret,” apo “Edi, ti je njish,” “është flori Ilir, ua futi të gjithëve”
A nuk është ky veprim një budallallëk, nuk ka rëndësi në se është i qëllimtë apo jo? Përgjigjen duhet ta nxjerrin vetë lexuesi. Për mua është budallallëk që të shkosh më këmbët tuaja dhe të votosh për kriminelin që të ka marrë jetën, nderin, të ardhmen, pasurinë, fytyrën, e që ka si qëllim me të skllavnue për jetë. Shihe vetëm një askpet. Këta na cmenden duke folë për integrim dhe duke na tundur para syve të ardhmen ne Europë. Kurrë nuk ka pasë Europë për ne. Tash nga qeveri e integrimit, thonë se duan të jenë qeveri e punësimit. Po cfarë punësimi!? Në shtetin shqiptar ka një million të papunë. E vërteta është se paria e Tiranës janë një tufë banditësh me mendjen tek skllavërimi.

Objektivi i Marrëzisë kolektive

Edhe marria e poshtërsia e sjelljes së parisë e kanë një logjikë të vetën. Objektivi është skllavërimi i shqiptarëve përmes manipulimit. Për shembull Sali Berisha shkoj në një forum ekonomik ku kishin shkuar shumë ekspertë te ekonomise boterore dhe iu tha se do të mbillte 1,250,000 rrënjë arra. Ata panë njëri-tjetrin dhe tundën kokat. Mënjanë e privatisht e quajtën baudet d.m.th., “zog gomarit” qe shqiptohet ‘bode’ njelloj si emri i ministrit tone qe ka studjuar ne France si Sala. Mirëpo, Sali Berisha thotë marrina, por nuk është krejt i marrë anipse krejt i pacipë. Puna është se Saliu po iu fliste katundarëve të vet që nga Parisi. Dhe me mendjen katudnare këta të shkretët që e dëgjonin nga ekrani vendosën se ky që ua thotë edhe të huajve, e ka seriozisht që do të mbillte 1,250,000 arra. Ky preu dy mijë arra që kishim dhe ministri që ka në qeveri i shiti në vitin 1992. S’ka mbjellë asnjë arrë. Por ai thjesht mendon për manipulimiin e tyre jo për arrat. Kjo sjellje është shumë illustrative e sjelljes së parisë dhe e kultivimit të marrëzisë.

Edhe këta të tjerët thonë marrina, por, ashtu si Saliu nuk janë aspak të marrë. Del Edi Rama e thotë se shkoja 16 vjec një orë tek bunkeri. Del Ilir Meta e flet per zhvillim në një call center. Kujt iu flasin? Në mendjen e tyre, këta iu flasin të marrëve, atyre që nuk kuptojnë, te djegurve per seks, atyre që nuk mendojnë, atyre që e hanë sapunin për djathë, katundarëve të pagdhendur, shpellarëve e malokëve të Jugut e të Veriut. Djemve e vajzave të uritura të getove të katundeve gjigande që nuk kanë të ardhme tjetër vec epsheve të mishit. Në mendjen e tyre këta i flasin popullit ‘pis’ shqiptar, sepse kështu i ‘don mushka drutë,” se ‘kështu e lypin këta’ e me radhë.

Teknika e polarizimit dhe Zgjedhjet

Mirëpo, kur vjen puna tek zgjedhjet djallezia e tyre mbrrin ekstremin e mundshem. Keta i bejne njerezit qe me votue per ta me entuziazem. Askush më parë nuk e ka mbrrite kete. Enver Hoxha te vinte ne rresht e te fuste ne burg. Keta te bajne me shkue me kambet tuaja ne qendren e votimit. E duhet me ua shpjegue njerëzve mekanizmin qysh po ua hedhin trutë e marrisë këta jeniceret e cubat e Enver Hoxhës. Teknika quhet polarizim. Me e perkthye me gjuhe popullore don me thanë kur rrahen dy vetë fiton e treti, latinisht, divide et impera. Kur rrahen dy palet e shqiptarëve fiton paria. Se kur fillojnë e rrahen dy vetë nuk pyetet ma se kush e filloj sherrin, objektivi është me rrahë kundërshtarin.
Thelbi i lojës politike që luhet në Tiranë është ndarja e njerëzve në mbështetës në kundërshtarë për vdekje të palës tjetër. Në këtë mënyrë, të dy palët e parisë që bien dakord për gjithcka ia arrijnë që të ndajnë njerëzit dhe t‘i mobilizojnë mbështetësit në luftën me kundërshtarët. Mirëpo në rastin shqiptar manipulimi i ndasive dhe polarizimi është krejt i rremë dhe një lojë e parisë. E megjithatë janë pesë paradokse që habisin gjithkënd që merret me shqiptarët, përvec shqiptarëve që mendojnë se ky është normaliteti gjithkund tjetër.

Së pari, paria e Tiranës nuk beson në këto ndasi. Shembulli më i qartë jepet nga lufta e paskrupullt mediatike që Sali Berisha i ka bërë Bllokut dhe komunistëve. E megjithatë, kur mbaruan zgjedhjet, ai u turr të bënte koalicion me Ilir Metën dhe tha se “e gjithë ajo që kam thënë ishte për fushatë. Nuk e kuptuat ju?” mbështetësve që ndenjën me gojën hapur, iu hyri dhe iu doli miza nga goja, por nuk e ndjenë. Ishin krejt të topitur. Të gjithë e kuptuan se Saliu luan me ta, i konsideron budallenj. E vetmja ankesë që kishin ishte se “I dha ma shumë përqindje.” Por ajo që nuk duhet të harrohet është se me gojën e tyre edhe Edi edhe Saliu e kanë pranuar se sundojnë me marrëveshje. Të gjithë palët e dinë se si do të veprojnë edhe në këto zgjedhje. Kanë bërë marrëveshje dhe ka mbaruar ajo punë. Vetëm bëjnë cirk për të argëtuar shqiptarët edhe 99 ditë të tjera.

Së dyti, ky paradoks është thelbi i lojës. Paradoksi i dytë është që këta baltosen në publik, por po japin shfaqje sepse merren vesh për bukuri. Kjo është nje teknikë e njohur që nga koha e fletërrufeve. Shante vëllai vëllanë e mandej shkonte në shtëpi e qanin bashkë. Këta shahen, rrahen, mbushin xhepat e mandej qeshin e tallen me ne të tjerët. Si e dimë këtë? Po ja, të gjithë u morën vesh për kodin zgjedhor, për ligjet, për numrin e deputetevë në qarqe, për listat… si dhe për të vjedhur votat e partive të tjera. Kush ka hyrë në burg në shtetin shqiptar? Askush. Kush u verifikua dhe shkoi në burg? Askush. Kush do të shkojë në burg? Askush. Këta mbyllën Gërdecin, 21 Janarin, e lista është e pafund.

Së treti, këta kanë krijuar një atmosferë mbytëse që e ka cuar shoqërinë në një nivel marrëzie kolektive e injorance të frikshme. Masa e komentatorëve injorantë, të shtirë e të shitur, prashisin llomotitje pa ndërprerje. Nuk kanë të numëruara gafat, marrëzirat, poshtërsitë e budallallëqet. Ja për shembull në vend që të merren me hallet e vërteta, me borxhet, me ekonominë, me dështimn e integrimit, me mungesën e shpresës për të ardhmen, me brezat e humbur, me papunësinë, me emigrantët, me shpërdorimet, korrupsionin e me rradhë këta merren me… komentin e Zhejit, batutën e Batonit apo paragrafin e fundit të Shkullakut tek MAPO. I sheh gjashtë burra, apo më mirë gjashtë vetë, që grinden tre orë, “ky fiton, jo ai fiton” e pe këtë, ky tha, jo po se e tha e me radhë. Tre orë të tëra që i bombardojnë shqiptarët e shkretë me marrinë e tyre, po pyetësore, me deklarata popmpoze dhe i bindin se zgjedhja është ose njëri ose tjetri. Nuk thotë njeri vec Fatos Lubonjës që ndodh që e harron fillin e mendimit, dhe që këta me qëllim ia presin fjalën, se zgjedhja e vërtetë është kundër të gjithëve. Këta janë të gjithë në një tavë por po mundohen thjesht që të përcajnë shqiptarët.

Së katërti, kriminalizimi, korruptimi, sjellja e jashteligjshme. Përmes pronave, investimeve, lidhjeve e punësimit paria e Tiranës i polarizon njerëzit. Kjo është mënyra me të cilën katundari lidhet me shtetin. do punë? Duhet të shkosh tek sekseri i parisë. Do të legalizosh shtëpinë? Shko tek filani. Do të të fitosh ndoj lek. Shko tek filanja. E me radhë. Prandaj këta mbajnë një shoqëri të jashtëligjshme, me prona të vjedhura, të palegalizuara. Këta e dinë se për sa kohë nuk i ka letra në xhep, katundarin nuk e zë gjumi. Ajo shprehja “qeveria e zë lepurin me qerre” i përmbledh të gjitha. Katundarët tanë mbahen për atë të shkretën pronë. Duke mos ua legalizuar, dhe nuk do t’ua legalizojnë, se nuk janë aq budallenj, paria e Tiranës janë duke i ngrënë të gjallë, katundarët dhe pronën e tyre. Paria e ka planin, por katundarët ende nuk e kanë kuptuar si duhet. Si gjithnjë do ta kuptojnë kur të jetë shumë vonë.

Së pesti, ëshë paradoksi i kultivimit të mendësisë tribal-katundare. E vetmja mënyrë me zgjidhë punët dhe me mbijetue është më u mbështetë pa kushte e deri në fund tek lidhjet që ke. Dhe lidhjet më të forta janë familja. Kështu, duke e mbajtur shoqërinë varur si vile rrushi, paria i ka detyruar të gjithë që të futen në kallëpe që ua vjedhin dinjitetin dhe nuk i lënë të jenë njerëz. Të gjithë e kanë dikë që është ndërmjetës me parinë dhe ai ndërmjetës kryen punë për gjithë bashkësinë dhe shpesh ai është njëriu më i ndytë i familjës apo I fisit. Prandaj ndodh që shkon Fatmir Mediu tek Shoqata dibrane e flet për bashkim. Nuk pyet Fatmir Mediu as për shqiparët e as për bashkimin e as për dashurinë midis shqiptarëve. Mediu ka ende një thes me kocka për të ndarë dhe prandaj të gjithë u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën. Fatmir Mediu është as më shumë e as më pak një bandit e kriminel ordiner që duhet të përgjigjet për shumë krime që ka bërë si Gërdeci e me radhë sepse ky ishte ministri kur ndodhi hataja.

Së gjashti, ndarja në komunistë-antikomunistë. Edhe dje gazeta e shplarë RD, Rivdekja Demagogjike kishte një artikull për Marksin. Po kush nga paria pyet për Marksin? Këta e kanë harruar Marksin dhe Enverin. Këta e shohin veten zotni, kapitalista. Këta besojnë tek shfrytëzimi, kanë vënë miliarda, nuk kanë pyetur kur janë vrarë e prerë shqiptarët. Këta nuk e kanë këtë rrahje seriozisht. Sepse kur shqiptarët vazhdonin të thonin “ti je komunist” “jo ti je komunist” une jam i pesekutuar, ti s’je, këta po ndërtonin pasurinë e tyre. Kjo ndarje nuk ka vlerë. Se ka 23 vjet që dikush që ka bërë burg se e kanë zënë duke vjedhur pula na shitet si i persekutuar dhe ka 23 vjet që unë e të tjerë nuk kemi vend në shtetin tone. Por paria e përdor këtë loje sepse ka arritur që ndajë njerëzit dhe ti mobilizojë në bazë të kësaj ndasie kaq paradoksale sa i habit të huajt. Ndarja e vërtetë është në miliarderët e parisë dhe në shqiptarët e shfrytëzuar, të papunë, pa të ardhme, dhe pa shpresë. Ja edhe nje shenje tjeter e marrezise kolektive.

Pse ndodh kështu? Kjo i intereson parisë. Thelbi i teknikës së polarizimit apo i kultivimit të dasisë politike është që të bindësh tjetrin të besojë në të kundërtën e asaj që është e vërteta. Këta ia kanë arritur deri këtu. Tash ne që e themi të vërtetën jemi budallenj. Këta duan që ne të bëhemi si ai plaku i mencur që në fund u dorëzua dhe tha, edhe ne me shokët. Po i kanë bërë llogaritë gabim. Ne që ikëm kur e dinim se do të ndahej torta e krimit dhe nuk pranuam të jemi pjesë e saj, sepse do të përfitonim para e prona edhe vetëm po të rrinim urtë, nuk kemi pse i bashkëngjitemi lojës së tyre kriminale. Nuk do t’I bashkëngjitemi sepse ne nuk na duhen paratë e pronat e krimit.

Paria mendon t’ia hedhë edhe kësaj here duke besuar se shqiptarët e hanë sapunin për djathë, se i mban peng për pronat, për krimet, për poshtërsitë, për interesat e vogla, dhe duke i shtyrë të luftojnë komunizmin. Por atë që kërkon të jetojë me nder nuk e bën dot budalla. Mirëpo në Tiranë, ata kanë gjithcka për të mbajtur njerëzit peng dhe për ti bindur se realiteti është i pashmangshëm. Kontrollojnë shtetin, vlerat, paratë, mendësinë, median, pronat, punësimin, kafshatën e gojës, komentatorët, analistët, gazetat, televizionet, dhe thashethemnajën gjigande të kafeneve të njerëzve të papunë e pa të ardhme që nuk duan me kenë njerëz por shërbëtorë. Ky është mendimi që ata kanë për ne, e prandaj sillen në këtë mënyrë, duke kërkuar të na manipulojnë e të na përdorojnë edhe një herë tjetër. Më ke keqja është se janë të bindur që do t’ia dalin sepse deri më tani kanë qënë shumë të suksesshëm.

Në vend të Përfundimit

Në përfundim, unë jam edhe malok, edhe katundar, edhe shqiptar. Mue më dhemb në fund të shpirtit jo vetëm se jam katundar e malok, jo vetëm se jam shqiptar e jo vetëm se jam popull, por sepse e kam familjen teme atje, sepse unë e dua popullin tim dhe due me e pa ma mirë se gjithkënd tjetër. Më dhemb edhe ma shumë sepse unë nuk pranoj me pi ujin e marrisë së tyre. Por logjika e tyre është se shqiptarët pranojnë cka t’iu thuash. Dhe të huajt kanë nisur të beosjnë se keta kanë të drejtë. Kur sheh se cka kanë thanë, cfarë marrëzish kanë sendërtuar e cfarë poshtërsish kanë zbatuar, kur sheh se sa me afsh i aprovojnë njerëzit, edhe pse nuk i aprovon, e kupton logjikën e tyre. Për fat të keq, teknika e kultivimit të marrëzisë kolektive ka funksionue dhe po funksionon për ditë.[/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#20

Post by Phoenix »

[quoteemProf. Shenasi Rama]ZGJEDHJET: TURMA E UDHËHEQËSVE DHE MUNGESA E BURRAVE TË SHTETIT

Problemi kryesor që ka një popull është zgjedhja e udhëheqësit të duhur. Roli i individit, vecanerisht në momente kritike e historike, është i pazëvendësueshëm. Udhëheqësi është ai që i jep drejtim popullit, masës, grupit, dhe që e vë në rrugën e duhur. Udhëheqësi është ai që mbledh dhe i kanalizon energjitë e shoqërisë në një drejtim të caktuar, për një qëllim të caktuar dhe në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet shoqëria.
Ka udhëheqës shpirtërorë që frymëzojnë njerëzit dhe i drejtojnë në rrugën e duhur përmes dhuntive që njihen nga njerëzit si hyjnore dhe këtu hyjnë profetët, si Moisiu, Krishti apo Muhameti. Ka udhëheqës që përdorin vlerat kulturore të popullit të tyre dhe e ndihmojnë me gjetë rrugën e duhur si Gandi në Indi. Ka udhëheqës që përdorin dhunën, inteligjencën, zgjuarësinë, dinakërinë, poshtërsinë, lidhjet familjare, të vërteta apo të rreme, e të tjera. Ka ca që u bënë Perandorë sepse ishin gjigandë fizikisht apo që humbën mbretërinë sepse ishin të deformuar fizikisht. Ka të tjerë që i mbuluan cilësitë që kishin me ngjashmërinë e tyre fizike me profetët e imagjinuar. Ka të tjerë që përdorin dhunën e paskrupullt dhe bëjnë shtete që janë jetëgjata. Ka të tjerë që i drejtojnë popujt e tyre drejt shkatërrimit. Në fund të fundit, udhëheqës është ai që mbledh një grup njerëzish dhe i vë të punojnë për arritjen e një qëllimi të caktuar dhe që konsiderohet prej tyre si legjitim apo që nuk vihet në dyshim.
Mirëpo, në kohët moderne nuk mund të ketë më udhëheqës si ata të kohëve të vjetra. Dikur mblidhje një bandë, disa klane, disa fise dhe me forcën e Keltëve, Vandalëve, Gotëve e Hunëve, shkatërroje e plackisje një perandori. Dikur mblidhje një tufe fisesh e bëje një perandori si Mongolet apo Arabët, Turqit apo, një shembull që e kemi nga historia e jonë, merrje nja 8000 shqiptarë dhe pushtoje Egjiptin dhe e beje prone te familjes sic beri Mehmed Ali Pasha. Problemi është se në kohët moderne nuk mjafton të kesh mbështetje nga populli, grupi, masa, apo banda. Problemi është se veprimtarinë duhet ta zhvillosh në një shtet të caktuar. Shtetet janë struktura që kanë njohje në nivelin ndërkombëtar dhe kur je shtet i vogël shumë cka varet nga fuqitë e medha. Cfarëdo që të bësh si udhëheqës do ta bësh brenda një shteti të caktuar. Mbështetja duhet të vijë nga shumica e popullit që jeton në një shtet. Dhe shumica e popullsisë së një shteti ka gjithnjë elemente të përbashkëta që një lider mund ti përdorë për të mobilizuar njerëzit. Prandaj udhëheqësit e popujve të vegjël klasifikohen ndryshe nga udhëheqësit e tjerë në histori.
Ajo që e bën dallimin është objektivi i pandryshueshëm i një grupi të dhënë. Tashmë nuk është aq e lehtë për udhëheqësit që të krijojnë grupe si duan ata. Lufta e tyre duhet të bëhet për të mbajtur bashkë një grup që kontrollon shtetin, që identifikohet me shtetin, dhe që i shërben shtetit sepse e konsideron shtetin si të vetin. Udhëheqësit janë ata që i shërbejnë interesave të grupit, në këtë rast, të grupit që duhet të kontrollojë shtetin dhe që lufton për kontrollin e shtetit. Ky grup është i mpiksur, i krijuar me kohë, përpara se ky udhëheqës të dalë në skenë. Ky grup ka një histori të vetën. Grupi ka vlera të dallueshme dhe të vecanta të tijat. Ky grup ka një gjuhë me të cilën komunikon që është e ndryshme nga të tjerët. Ky grup ka një terrotir, një shtet me të cilin identifikohet dhe e quan të vetin. Ky grup e përzgjedh udhëheqësin nuk e përzgjedh udhëheqësi grupin. Lidhja e njerëzve të tjerë me udhëheqësin është e natyrshme, i ka rrënjët në të shkuarën e përbashkët dhe grupi mpikset natyrshëm rreth këtij udhëheqësi. Shpesh ai shpreh vullnetin e popullit në politikë, e disa herë imponon vullnetin e tij mbi popullin e vet. Kjo ndodh herë për mirë e herë për keq.

Tash në këtë kontekst të shtetit-komb, kur duhet të funksionosh si udhëheqës në një grup të caktuar, ka dy lloje udhëhqësish. Një palë janë burrat e shtetit, ata që shohin të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve. Pala tjetër janë ata që shohin interesin e tyre dhe që duan të përdoriun mbeshtëtësit për të mbrritur qëllimet e tyre që nuk janë qëllimet e kombit dhe të shtetit. Një palë shërbejnë, një palë përdorojnë. Një palë janë zare të dikujt dhe i përdorin popujt e tyre si zare. Një palë bëjnë atë që munden e kalojnë në histori. Një palë i drejton interesi. Një palë i drejton ideologjia. Një palë janë të kapur nga të tjerët dhe përdorojnë popullin e tyre. Një palë bëjnë gjithcka për të mbrojtur ineteresat e popullit të tyre. Një palë vjedhin e një palë kërkojnë nderim e respekt. Një palë janë banditë e kriminelë sepse e përdorojnë popullin e tyre me ndërgjegje. Një palë janë modele e jetë që kujtohen për shumë kohë. Një palë janë zagarë e një palë janë atdhetarë. Një palë janë hajna, cuba dhe kodosh. Një palë janë shërbyes e dhurues. Një palë vjedhin të ardhmen e një palë e krijojnë dhe e bëjnë atë më të mirë. Një palë e cmendin popullin. Një palë tjetër e mbron dhe e shëron nga e keqja.

E kjo qasje që i vë udhëheqësit përballë burrave të shtetit. Aplikohet shumë mirë në rastin shqiptar. Problemi i madh që ne kemi është se kemi shumë shembuj hajnash, cubash, zaresh, legenash politikë, bandash të Ali Babës me 400000 hajdutë, udheheqës partish e trustesh krimi, mafia katundesh e zonash si Tropoja, Salaria e me rradhë. Problemi është se kemi struktura që mbahen me lidhje familjare, të krimit e të interesave të ngushta e në përdorim të hapur të interesave antikombëtare e antishqiptare. Ne kemi një komb që është kombi shqiptar. Ne kemi një shtet që është shteti shqiptar. Këto dy pika duhet të ishin pikat e fillimit për cdo udhëheqës që do të bëhet burrë shteti. Problemi është se nuk kemi udhëheqës që iu shërbejnë të gjithë shqiptarëve, interesit të tyre afatgjatë si komb e si shtet, ardhmërisë së fëmijëve e begatisë kombëtare, kultivimit të shpresës e të ndërtimit të një jete më të mirë për të gjithë. Për fat të keq, edhe këto zgjedhje shqiptarët i kanë humbur pa u zhvilluar. Për fat të keq, edhe në këto zgjedhje do të kemi shumë udhëheqës, nje turmë udhëheqësish që bëjnë zhurmë si legenë, e asnjë burrë shteti.[/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#21

Post by Phoenix »

[quoteemProf. Shenasi Rama]ZGJEDHJET DHE E KEQJA MË E VOGËL


Dilema kryesore me të cilën përballemi në këto zgjedhje shtrohet kështu. Nga këndvështrimi im, të gjithë palët e parisë së Tiranës janë plehra politike. Të gjithë janë banditë, kriminelë, vrasës, të korruptuar, zhvatës, të degjeneruar, antishqiptarë, antikombëtarë, rrënues të shtetit dhe shkatërrimtarë të ardhmërisë sonë. Të gjithë pa përjashtim. Nuk ka rëndësi a është Trusti i Gështenjave të Tropojës, Orta e Jenicerëve të Skraparit, apo Mafia e Konviktorëve të mbledhur në PS. Të gjithë këta janë pjesë e parisë së Tiranës, uzurpatorë të shtetit, cuba, hajna, që kanë mbledhur një bandë që figurativisht mund të quhet banda e Sali Bajraktarit, banda e Gramoz Lamashit, dhe e Ilir Kusarit. Ka edhe disa banda më të vogla, por këto banda janë paria e Tiranës. Problemi është se sistemi politik që kanë ndërtuar i ka lejuar që të sillen në këtë mënyrë pa u ndëshkuar dhe duke u paraqitur si të domosdoshëm.
Mirëpo, së pari këto janë banda dhe duhet të shkërmoqen e të zhduken nga skena politike. Së dyti, sistemi që kanë ndërtuar duhet të shembet e kjo fillon duke thënë të vërtetën. Së treti, nuk duhet ti zgjedhim këta si të keqen më të vogël. Së katërti, duhet një forcë e re politike që të punojë për shqiptarët për të mirën e për ardhmërinë e tyre.

Pse partitë e parisë së Tiranës janë banda?

Po ja, të fillojmë e të bëjmë një listë. Këta kanë vjedhur shtetin. Kanë shitur vendin. Kanë kanë shitur pasurinë kombëtare. E kanë shkatërruar vendin. Kanë mbjellur injorancën. Kanë dëbuar shqiptarët në mërgim. Na kanë vjedhur dinjitetin e nderin. Kanë trafikuar gra, vajza, fëmijë, burra, armë, droga, plehra, ajrin e ambjentin. Na kanë futur në borxh deri në fyt. Na kanë falimentuar. Kanë vjedhur miliarda. Na kanë betonuar tokën e bukës. Na kanë vënë këto bombat e pallateve që i shpërthen një tërmet e na zënë Brenda. Na japin të pimë ujin e pijshëm me gjirizin. Këta kanë degjeneruar. Kanë shkatërruar ekonominë. Na kanë bombarduar si në Gërdec. Lista është e gjatë, shumë e gjatë e dihet nga gjithkush. Vetëm bandat e llojit më të keq sillen kështu.

Problemi është tek sistemi jo tek njerëzit

Së dyti, problem nuk janë thjesht njerëzit, por sistemi. Të gjithë janë dakord me atë që thashë më lart, që këta janë hajna që janë kapur në video, me zë, pa zë, me sekserë me ndërmjetës, me dashnore, në shërbim të të huajve, me llogari në banka në Qipro (a i bën dot publike SHIU, SHISH, Gjergj Lezhja, Visho Lika e të tjerët telefonatat që u bënë këto ditë) dhe spiunët e të gjithë markave e me radhë. Por të gjithë ndalen këtu dhe mandej fillojnë lojën e gishtave. Jo ai e bëri, jo ky dhe mbas një rrahjeje e përleshje ku dalin dashnorët e vajzës, orgjitë, pisllëqet e djalit, koburet, sekserët, dokumentet, fotot, regjistrimet e të tjera…. njerëzit lodhen, vjen skandali i radhës, cudia zgjat tre ditë, faji bëhet qyrk e nuk e vesh njeri. Problemi është tek sistemi. Kur merresh me njerëzit njerëzit ndrrohen. Sjellja e atyre që janë në lojë është e njëjtë. Ndrrimi i sistemit ndrron sjelljen e njerëzve.
Ajo që themi ne është se problemi kryesor është sistemi që kanë ndërtuar. Me këtë sistem, do të vijë puna që këta do ju hanë të gjallë, me gjithë lecka e me gjithë pasurinë që e keni fshehur atje tek muri, e me gjithë pasurinë që e keni bërë mure, sepse këta dinë se si të nxjerrin dhjamë nga pleshti. Këta, ju kanë lënë të majmeni një cikë me mjerimin tuaj e me sakrifica që të fërgoheni më mirë sepse kur të vijë dimri i mjerimit, fëmijët e tyre duhet të hanë. Kë do të hanë? Ju do ju hanë. Këta i trajtojnë shqiptarët si Fermën e Derrave. Përse rriten derrat? Që të hahen. Këtë duan të bëjnë këta. Kështu na shohin këta. Kjo është e vërteta lakuriq anipse e thënë figurativisht. Kjo është e vërteta e dhimbshme. Në dac mbyllni sytë, në dac mbajini hapur, kjo është e vërteta e nuk bëhet tjetër.

Parulla e ditës: Të zgjedhim të keqen më të vogël

Mirëpo, ky qëndrim i thënë kështu shqeto, popullorce, iu bjen ndesh të gjithëve atyre që punojnë për këto banda. Komentatorët, opinionistët, analistët, shërbëtorët, veglat e tyre mediatike dhe të thashethemnajës, përpunuesit e opinionit, profesorët, ata që hanë e që presin të hanë prej tyre nuk pajtohen me këtë qëndrim. Lufta e tyre kundër këtij përshkrimi të realitetit bëhet në katër plane të ndryshme. Mirëpo objektivi i tyre është i njëjtë. Të gjithë duan të ruajnë e të mbrojnë sistemin e krimit të parisë së Tiranës.
Së pari, ata janë të bindur se zallamahia e shtypit, kakofonia e zërave, dhe tamtami i legenëve zhurmues mediatikë në television e në radio e bën një pikëpamje e një këndvështrim të tillë të duket surreal, irreal, e jonormal për shqiptarët. Kur njerëzit shohin tre orë në ditë rresht në secilin kanal maskarenjtë që shesin dëngla e marrëzira mediatike, ngulen para Big Brother e shohin se si babai e lavdëron të bijën që ka dalë jashtë normales, nuk mund të pranojnë se ka një pikëpamje tjetër si kjo. Kur dëgjon Cim Peken, Henri Cilin, Blendi Fevziun, dreqin e të birin, nuk ke se si të mendosh ndryshe. Kur lexon të Bekuarin Apostolik, Fahr-el-din Balliun, Andrea Stefanin, Mustafa Nanon, Arian Canis, Edmond Tupen, Edison Ypin, dhe sheh Kazanin e Plehrave që është televizioni e këta të tjerët, kjo pikëpamja që shtroj unë është e papranueshme.
Problemi është se të gjithë këta duan të bindin njerëzit se kështu sillet e gjithë bota. Si shembull marrin grekët e italianët. Por harrojnë se grekët dhe italianët kanë shtete të forta dhe njerëz që punojnë për vendin e tyre. Ata kanë identitete dhe kombe të konsoliduara, jo vetëm parti hajnash. Grekët mund të kenë një pari që vjedh, por e nxorrën listën e hajnave dhe po i fusin në burg, dhe doli një parti që mudn të mos jetë demokratike e as e pranueshme, por që iu jep strukturë ndjenjave të mospajtimit e të revoltës. Në Itali mund të jetë Berlusconi por doli Lëvizja me pesë Yjë e Beppe Grillo që e paralizoi gjendjen.
Argumenti i tyre kryesor është që të zgjedhim të keqen më të vogël. Argumenti kryesor është se Edi Rama nuk është aq i keq sa Sali Berisha, se PS nuk është si PD, se din të qeverisë e më radhë. Mirëpo, nuk zgjidhet e keqja më e vogël. Kanceri të zë si pive pesë cigare si pive tre paketa në ditë. Doktori nuk të pyet sa cigare pi, por a pi duhan. Dhe si iu përgjigja dikujt që më bëri të njëjtën pyetje zgjidhja nuk eshte që të mbështetët e keqja m[ e vog[l. Zgjidhja është që të ndrrohet sistemi.
Ja ta sqaroj kështu. Një kancer të vret për një javë. Kanceri tjetër të lë të jetosh dy javë. Mirëpo në javën që ke shtesë jete, do të bjerë tërmet, do të të digjet shtëpia, do të të vdesë nëna dhe do t’i shohësh fëmijët në rrugë të madhe. Në rastin tonë, kjo është e keqja më e vogël. Problemi, pra, nuk është me Edin, Salën, Ilirin këtë apo atë individ. Problemi është me sistemin në të cilin këta funksionojnë dhe që e kanë ndërtuar që t’ju shërbejë atyre. E keqja më e vogël don me thanë që me vdekë një javë më vonë. Por vonimi i efektit nuk është zgjidhja. Zgjidhja që na duhet është shmangja e shkakut që krijon atë efekt. Problemi është tek sistemi.

Zgjidhja?

Ashtu si doktori të thotë me një fjalë, “lerë duhanin” zgjidhja e jonë është “të ndrrojmë sistemin.” Të mbështesim e të zgjedhim njerëz që nuk duan të shërbejnë si vegla e si derra për tu majmur e për t’u therur nesër. Shteti dhe sistemet politike, ekonomike, kulturore e shoqërore duhet të vihen në shërbim të qytetarëve. Po të shkoj ndërmend me pyetë se kush janë këta njerëz, shih njëherë veten tende e bëji pyetjen vetes, “a due me kenë njeri apo derr që të më hanë këta?” se po mendove që ua hedh e ke gabim, këta janë mjeshtra, i ka stërvitur uria e konvikteve, dhe mjerimi i një rinie të shkatërrueme dhe derrin ngado që të sillet në thark, këta dinë si ta kapin e ta rrjepin edhe të gjallë. Në mos pac mëshirë për veten, mendo për fëmijët tuaj, për gruan e për motrën. E në mos mundsh të mendosh për kënd tjetër, mendo për varret e prindërve që të kanë bërë kokën e që së shpejti do të mbulohen me plehrat e Italisë e që do ti shkulin të huajt e s’do të lësh as nam as nisham mbi këtë dhe. Në mos mundsh të mendosh as për këto, unë të kërkoj ndjesë që ta kam hangër kohën kot. Ata që do të hanë, nuk do ta thonë as lutjen që thuhet kur bëhet kurbani, sepse nuk thuhet lutja për derrat.[/quoteem]
Burimi: http://www.facebook.com/shenasi.rama
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#22

Post by Phoenix »

[quoteemShpëtim Çuçka]Dikush po e bën gjuhën letrare, një shqipe vulgare

Qytetari shqiptar – ai që është vërtet i tillë, pra që nuk sheh vetëm majën e hundës së vet, nuk e gëlltit mashtrimin dhe nuk e bën ndërgjegjen mall tregu – ka dhjetëvjeçarë që e ka kuptuar se në shoqërinë tonë me fjalën “sukses” kuptohen vetëm arritjet në fushën e tregut, vetëm fitimi i parave. Agjë tjetër nuk ka vlerë. Absolutisht asgjë tjetër. Për këtë e kanë bindur shkatërrimi përfundimtar urbanistik i të gjitha qyteteve, të mëdha e të vogla, asgjësimi barbar i pjesës më të madhe të tokës bujqësore, i brigjeve të detit e të liqeneve, i pyjeve e i lumenjve.
Ky shkatërrim i botës sonë materiale, i cili është praktikisht i pandreqshëm dhe përbën, rrjedhimisht, një vepër jo thjesht penale, por kombvrasëse, nuk mund të mos linte gjurmë edhe në botën shpirtërore të banorëve.
Në ç’gjendje është familja, ky institucion i krijimit të jetës? Erërat tona të akullta (vrasje prindësh nga fëmijët ose anasjellas për shkaqe parash dhe lindja në këto kushte e atyre kriminelëve, të cilët shtypi ynë shërbëtor, për të fshehur rrënjët e së keqes, i quan “monstra”) të përziera me ato edhe më të akullta të Evropës (ku aq shumë duan të na “shpien” politikanët tanë shumëngjyrësh si ylberi dhe ku tanimë është e qartë që askush nuk e do familjen, përderisa ligjërohen edhe familjet që e shuajnë jetën, edhe birësimet e fëmijëve nga qenie pa të ardhme jetësore) janë dëshmia më e qartë, më lakuriqe – gjithnjë nëse njerëzit janë së paku në nivelin e fëmijës së përrallës së Andersenit, që e shihte se mbreti ishte lakuriq – se shkatërrimi i familjes praktikisht është jo thjesht një prirje, por dukuri mbisunduese, e shoqëruar nga kori këmbëngulës i të gjithë politikanëve perëndimorë, nga Holandi te H. Klintoni.
Në ç’gjendje janë marrëdhëniet shoqërore, duke nisur nga ato të fqinjësisë? Kaosi i qytetit dhe rrënimi i fshatit kanë shënuar prishjen e çdo lidhjeje, sado të dobët, shoqërore. Sot është kuturisje të heqësh vërejtje për një shkelje çfarëdo të normave të bashkëjetesës qytetare. Secili bën atë që do, ashtu si do, atëherë kur do, dhe vrasja në të tilla kushte barbarie është pasoja më e natyrshme. Vrasjet publike, në mes të rrugës, deri edhe brenda në autobus, nuk përbëjnë më diçka të pabesueshme. Ato janë kthyer në normë të jetës.
Në ç’gjendje është shteti? Në rast se ka kuptim të flitet për jetë shoqërore, për qytetari e qytetërim, për një shoqëri që përparon, atëherë ky do të ishte kriteri më i mirë i vlerësimit të punës së shtetit, detyra e parë, e fundit dhe e vetme e të cilit është t’i mbajë banorët e një vendi brenda rregullash të njëjta të sjelljes dhe veprimit qytetar si kusht i përparimit të të gjithëve së bashku e jo i secilit për vete, i kujt të mundet. Mirëpo në Shqipërinë tonë nuk mund të flitet për kurrfarë jete shoqërore, për kurrfarë qytetarie e qytetërimi, për kurrfarë përparimi shoqëror. Dhe përgjegjësia bie tërësisht mbi ata – politikanë, gazetarë a gjojaintelektualë – që e mbrojnë, e përligjin dhe e himnizojnë ditë e natë këtë shoqëri në thelb të vdekjes.
Shumëkush në vendin tonë nuk e dinte ç’do të thotë kaos shoqëror. Për fatin tonë shumë të keq tanimë ky është kthyer në një realitet të tmerrshëm dhe hë për hë e vetmja dalje nga ky tunel i zi duket se është drejt greminës.
* * *
Nga kjo tablo e përgjithshme rrënimi dhe udhe pa krye nuk mund të shpëtonte as gjuha letrare shqipe. Ka mbi njëzet vjet që ajo është lënë pa mbrojtje dhe pa kujdes. Secili e shkruan si t’i dojë qejfi, pa kurrfarë rregulli, pa kurrfarë nderimi për punën e jashtëzakonshme të atyre që e mbrujtën shkencërisht dhe me një ndjenjë të lartë shoqërore e përparimtare, pas një procesi të gjatë dhe të mundimshëm historik, ku dhanë ndihmesë figurat më të mira të historisë sonë. Në të vërtetë pjesën më të madhe të rilindësve dhe formuesve të gjuhës letrare shqipe shoqëria e sotme praktikisht i ka harruar, siç harrohen varret e të parëve, siç harrohet historia, ndërsa ndonjërin prej tyre e sheh me një shpërfillje, prapa së cilës qëndron armiqësia.
Ky rrënim i gjuhës letrare nis që në hapat e parë të fëmijëve në shkolla: nuk ka më kult të së bukurës, nuk ka më kult as të gjuhës, as të mendimit me dritë dhe as të bukurshkrimit. Ashtu siç nuk ka as kult të muzikës së pastër, as të vizatimit realist. Ashtu si nuk ka në përgjithësi në shoqërinë tonë kult të punës (jo të biznesit, pasi biznesi është vrasje e punës), kult të sjelljes qytetare, kult të së mirës, kult të jetës (të gjitha të zëvendësuara nga kulti i qejfit dhe, jo çuditërisht, nga kulti i vdekjes).
Dhe në këto kushte të mbulimit me bar të egër të kopshtit të gjuhës letrare (Si shkruan Naimi? “Shpëndëra, hithëra, ferra/përsipër të kanë rënë,/dritënë ta kanë zënë,/me fletë shumë të gjera/…Dhe ca nga fletët’ e tua/me të huaja përzjerë,/secila do të të bjerë/ dëmn’ e vdekjenë po thua!”) dikush vepron për ta kthyer gjuhën letrare shqipe në shqipe vulgare. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që, kur duan ta përligjin shkallmimin që po i bëjnë ndërtesës së gjuhës letrare, nxjerrin dy gjojaarsye: së pari, vetë Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 paska përcaktuar si parim të parë për caktimin e rregullave të drejtshkrimit parimin fonetik, domethënë “fjala shkruhet ashtu si shqiptohet”; së dyti, vetë Kongresi paska përcaktuar se në të ardhmen sistemi i rregullave do të pësojë ndryshime të mundshme në përputhje me zhvillimin real të shoqërisë dhe të gjuhës.
Ç’qëndrim mjeran shoqëror, ç’ndërgjegje e ulët shkencore!
Së pari, Kongresi për bazë të parimit fonetik të shqiptimit mori jo thjesht shqiptimin e përdoruesit pa shkollë e pa kujdes të gjuhës dhe as shqiptimin thjesht praktik (është mashtrim përveç që e pamundur të pretendosh se mund të vilet niveli masiv i shqiptimit – a ekziston ai? – duke e shtrirë vëzhgimin në tërë masën e folësve të një gjuhe; gjithmonë do të ketë një përzgjedhje), por shqiptimin libror, (Kongresi pohonte:”...Nuk mund të vëmë në një plan drejtshkrimin e drejtshqiptimin... ...drejtshkrimi është një shkallë më e lartë përgjithësimi sesa shqiptimi dhe mbështetet jo te të gjitha stilet e shqiptimit por kryesisht te stili libror i tij, i cili lidhet drejtpërdrejt me gjuhën e shkruar dhe është stili më i plotë, më i shkoqitur, më i qartë. Drejtshkrimi mund...të ndikojë që ruajtja në shkrim të kthehet edhe në ruajtje në shqiptim”) domethënë shqiptimin e njeriut të arsimuar në çastin kur lexon me zë (dikur thonin “këndon” dhe “librit të leximit” i thonin “këndim”, “libër këndimi”) dhe, rrjedhimisht, kur shkruan. Këtë nuk e përmendin rrënuesit e sistemit të gjuhës letrare, fakt ky që flet për qëllimin e tyre.
Së dyti, parimit fonetik të drejtshkrimit Kongresi i vuri rreptësisht pranë dhe si mbështetje metodike, shkencore, parimin morfologjik, pra, përcaktoi se nuk mund të flitet për rregulla drejtshkrimi pa marrë parasysh kategoritë themelore të sistemit gjuhësor, trajtat dhe përbërësit kategorikë të gramatikës. As këtë nuk e përmendin rrënuesit. Edhe kjo zbulon qëllimin e tyre.
Së treti, Kongresi në vendimet e tij, përpara se të vinte te mbyllja, domethënë te pika e parashikimit të ndryshimeve të mundshme në të ardhmen, porosiste në mënyrë të veçantë e në një varg paragrafësh institucionet e ndryshme të vendit, të arsimit dhe shtypit në mënyrë të veçantë, që të bënin çdo përpjekje për përvetësimin, zbatimin dhe përhapjen e normave të drejtshkrimit. Dhe kjo ishte e vetëkuptueshme: Kongresi nuk u mblodh për të sanksionuar lirinë e ndryshimeve të ardhme, por për të shpallur njësimin e rregullave të drejtshkrimit dhe nevojën e mbështetjes së këtyre rregullave nga të gjithë pa përjashtim. Edhe kur foli për zgjidhjen e problemeve të veçanta të drejtshkrimit, Kongresi në rezolutën e tij porositi vështrimin e gjërave në sistem dhe me vijueshmëri duke mos u përqendruar jo më në raste të veçanta por as edhe vetëm brenda një nënsistemi të gjuhës. Të gjitha këto qëndrime dhe porosi të Kongresit rrënuesit e ndërtesës së gjuhës letrare i kanë “harruar”. Kjo gjithashtu flet për qëllimin e tyre në thelb kundërshkencor.
Së katërti, vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit u morën nga një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish pas një diskutimi mbarëshoqëror pesëvjeçar. Grupi i sotëm i gjuhëtarëve reformues është numerikisht mikroskopik. Si mundet një pakicë e tillë të rrëzojë vendimet e një shumice?
Së pesti, Kongresi i Drejtshkrimit ishte një akt publik. Ai u mblodh për disa ditë radhazi dhe u përcoll nga mjetet informuese të kohës. Ai mbetet ngjarja shkencore më e madhe në historinë e Shqipërisë. Nuk po ndodh sot kështu me rrënimin e sistemit drejtshkrimor të gjuhës letrare. Ky proces po kryhet në heshtje, gjoja në heshtjen e punës shkencore. Edhe kjo flet për karakterin kundërshoqëror të këtij veprimi.
Dhe, së fundi: Kongresi sot mbetet një akt i mohuar. Asnjëra nga instancat zyrtare nuk u kujtua për 40-vjetorin e tij. Ndërkohë rrënuesit e ngrehinës drejtshkrimore të gjuhës letrare e përligjin veten për atë që po bëjnë fshehurazi duke përmendur këtë apo atë pikë të vendimeve të Kongresit duke shpërfillur, përbuzur, mëritur Këngresin në tërësi, të gjitha gërmat dhe të gjithë frymën e tij. Ç’mjerim i ndërgjegjes qytetare dhe shkencore!
* * *
Le të themi edhe dy fjalë për luftën kundër tingullit “ë”, ku, me sa duket, është përqendruar puna rrënuese. Ç’përbën tingulli “ë” në gjuhën shqipe? Ai jo vetëm është një ndër shtatë zanoret e shqipes letrare (e kanë të qartë rrënuesit vlerën e veçantë të zanoreve brenda sistemit tingullor të një gjuhe?), por edhe ndër tingujt më të përdorur të saj (krahas tingullit “e”). Tingulli “ë” është gjithashtu ndër tingujt më të rëndësishëm fjalë- dhe kategoriformues të gjuhës shqipe. Ai ndodhet në trup fjalësh (“kodër”, “ëndërr”, “qëndroj”, “kërcej”, “i errët”, “i ëmbël”, “unë”), në parashtesa (për shembull parashtesa “për-”) e prapashtesa (për shembull, “-shëm”), është mbaresë trajte të pashquar (në emra të gjinisë femërore dhe mashkullore, pronorë), mbaresë shumësi (në shumë emra dhe mbiemra mashkullorë), mbaresë rase (për emra e përemra), mbaresë foljore (për krijimin e vetës së tretë njëjës të lidhores së tanishme), mbaresë e një vargu të gjatë mbiemrash të nyjshëm dhe ndajfoljesh mënyre, përbërës i nyjeve rasore të emrave, nyjeve të mbiemrave, shprehjeve ndajfoljore, lidhëzave të përbëra e të thjeshta (“që” – kjo edhe për të mos u ngatërruar me ndonjë folje!), është pasthirrmë (si mund të jepet qarja e dikujt pa tingullin e përsëritur “ë”?) etj.etj.
Si mund të zhduket tingulli “ë” në fjalët “anë”, “pjesë”, “gjuhë”, “bashkë” etj.etj.? Në këto fjalë, veçmas a në fjalë të përbëra, ashtu si edhe në fjalët “ballë”, “djalë”, “ujë”, “gjumë” etj.etj. ka jo vetëm vlera fonetike e gramatikore, pra, vlera gjuhësore, por edhe vlera metrike, pra, letrare. Vallë si duan reformues-rrënuesit të lexojmë vargjet e Naimit: “Gjuha jonë sa e mirë!/Sa e ëmbël! Sa e gjerë!/ Sa e lehtë! Sa e lirë!/Sa e bukur! Sa e vlerë!”? Ose vargjet: “Një zok të bukur zuri një djalë,/Ajy po dridhej dh’i thosh ca fjalë”? Duke hequr tingullin “ë” këtu shembet vargu, humbet poezia. Çfarë gjuhësie është kjo? Çfarë shkence është kjo?
Gjojaargumenti se “po marrim shqiptimin mbarëpopullor” është mashtrim. Si do të urdhërojnë komisionerët ta shkruajmë fjalën “shtëpi”: “shpi”? Po fjalën “këtu”: “ktu”? Se në fakt kështu e flet masa e njerëzve. Vërtet qesharake!
Po përse komisionerëve të reformim-rrënimit nuk u shkon ndër mend një zgjidhje tjetër: Ta ruajnë tingullin “ë” kudo ku ai ka vlerë gramatikore? Kjo do t’u bënte nder si shkencëtarë, nëse janë vërtet të tillë. Shkencëtari i vërtetë lufton për ngritjen e qytetarit në nivelin e shkencës dhe jo uljen e shkencës në nivelin e rrugës, të paditurisë.
Të lind vetiu pyetja: Përse reformë-rrënimi ka nisur pikërisht nga rrallimi i këtij tingulli? Përse gjithë ky hakërrim ndaj tij? Vallë këtu – dhe jo tek çarsimimi e shkulturimi i jetës së shoqërisë si shfaqje e mjerimit të jetesës – paskësh qenë shkaku i thellë i mjerimit të sotëm të gjuhës shqipe? Dhe më tej: Kush ua ka dhënë gjuhëtarëve të drejtën të sillen me gjuhën shqipe si me trupin a pronën e tyre? Ç’mendojnë vallë anëtarët e komisionit reformues/rrënues të ngrehinës së gjuhës letrare: se gjuha letrare ka nevojë për kimioterapi a për sterilizim të pjesshëm?
E njëjta gjë në të vërtetë ndodh edhe me disa historianë gjashtëdhjetëvjeçarë e gjithnjë përkrahës të modës politike, të cilët e pandehin historinë si çifligun e tyre dhe jo vetëm që nuk duan t’ia dinë për opinionin publik, por edhe përpiqen të mbulojnë me ndonjë shprehje latine varfërinë e moralit të tyre qytetar e profesional.
Çfarë dyfytyrësie, çfarë mjerimi moral të jesh nga njëra anë shërbëtor i dikujt dhe të hiqesh nga ana tjetër si zot i historisë së popullit, pra të mëtosh të jesh zot i shpirtit të popullit. Se ç’është në të vërtetë historia e Shqipërisë dhe gjuha letrare shqipe në mos shpirti ynë?
Ka megjithatë një zgjidhje tjetër, më të thjeshtë, më “demokratike”: të shpallet shkodranishtja (e Buzukut a e Camajt, kjo ka pak rëndësi) gjuhë letrare dhe të hapet në Shkodër instituti i vetëm kombëtar për përgatitjen e të gjitha kategorive të arsimtarëve të gjuhës. Të tjerat do të ecin si në vaj.
Ndërsa për të qenë edhe më “demokratikë”, fare-fare “demokratikë”, mund të shpallin të drejtën e gjithkujt për ta shkruar shqipen ashtu si i pëlqen, duke qenë absolutisht i lirë nga çdolloj rregulli e çdolloj norme, sikurse po kërkon prej kohe me patos dikush, që nesër mund të na bëhet edhe ministër arsimi. Vallë a nuk thoshte para disa vitesh politika jonë se në ligjin për shtypin e mira ishte që të kishte vetëm një nen: “Shtypi është i lirë”? Le të jetë kështu edhe për gjuhën. Dhe le të triumfojë më në fund shqipja vulgare mbi shqipen letrare. Amin![/quoteem]
Burimi:http://www.balkanweb.com/gazetav5/artik ... ?id=130377

Shqiptaria e gjithësecilit kalon nëpër gjuhën shqipe të njehësuar dhe letrare!
Le të mos harrojmë se shumë atdhetarë kanë dhënë jetën dhe të gjitha të mirat e tyre, që ne sot të kishim një gjuhë shqipe dhe një shkollë shqipe!
Bashkimi kombëtar nuk është një kooperative e madhe ku ne bashkojmë tokat dhe më pas jemi të lumtur në padijen tonë!
Në radhë të parë me bashkim duhet të kuptohet, bashkim i mendjeve, mendimeve, ideve, idealeve dhe çdo dëshire për një të ardhme të përbashkët si shqiptarë. Janë mendimet ato që vihen në punë dhe praktikë për të mirën e përbashkët. Po si mund të kemi mendime te përbashkëta dhe t'i shkëmbejmë ato, kur ne nuk mund të merremi vesh me njeri-tjetrin?!
Nuk i kuptoj shqiptarët që duan rregull, shtet të fortë dhe ligje që të zbatohen me përpikmëri dhe ndërkohë rregullat dhe ligjet e gjuhësh shqipe i kanë masakruar deri në atë pika sa të duket se shqipja po jep shpirt. Fillojeni ndërtimin e Shqipërisë moderne nga vetvetja dhe më pas do të jetë e lehtë çdo gjë. Vetpërmirësimi është çelësi, dhe jo shkatërrimi! Fillojeni nga ajo që keni në dorë.
Të vjen turp t'i thuash vetes shqiptar sot, kur kujton se me sa përpjekje dhe flijime e kanë ruajtur brezat këtë gjuhë. Ndërsa të gjithë ata që dështojnë të arsimohen dhe të mbledhin kulturë, ia vënë fajin kulturës dhe gjuhës. Sot po na thuhet se dështoi standardi. Me këto ritme, nëser mund të na thuhet se dështoi edhe gjuha shqipe dhe ta shpallim Shqipërinë shprehje gjeografike. Të vjen çudi sesi e sulmojnë kaq shumë standardin disa me pretekste donkishotekse.
Kulmi i marrëzisë është kur të tjerë duan të ndyshojnë alfabetin, sepse janë përtacë dhe analfabetë në informatikë, ngaqë nuk mund të shkruajnë dot me shkronjat "ë" dhe "ç".
Ju, si thoni do të arrijë ta festojë gjuha shqipe 200 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë?!!!
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#23

Post by Phoenix »




Tashmë mund të thuhet pa frikë se ata njerëz që sot vetëquhen politikanë, e kryen plotësisht detyrën. Me sjelljen e tyre mundën t'ia lajnë njollat e dhunës regjimit komunist! E ligjëruan!
Në sytë e shqiptarëve të thjeshtë e bënë të duket më i mirë sesa demokracia që njeh bota e qytetëruar. Shkatërruan Shqipërinë dhe jo mendësinë komuniste të të vepruarit.
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#24

Post by Phoenix »

Zhyte Votën!


Këto ditë po dëgjohet shumë se nuk duhet shkuar me votuar apo u dashka lënë vota e bardhë, se gjoja kështu do t’u tregojmë dikujt apo disave se jemi të pakënaqur. Në votime pakënaqësia shprehet vetëm duke mos iu dhënë votën dhe jo duke mos votuar! Nuk ka arsye për mos të shkuar në votime, ka shumë arsye për mos me votuar një parti të caktuar. “Ujku mjegull do” dhe vota e bardhë është mjegull për të! Ka shumë njerëz që i kanë frikë votimet e lira dhe duan që zemërimin tuaj ta shprehni në rrugë, sepse i kanë të gjitha mjetet për t’iu shtypur në emër të ligjit. Nuk duhet të bini në grackën e tyre dhe duhet të shkoni të votoni masivisht! Zemërimin tuaj duhet ta shprehni me votën kundër dhe vetëm në kutinë e votimit. Jashtë tregoni qytetari, tregoni se ata që duan t’iu mashtrojnë nuk e meritojnë që t’iu udhëheqin dhe drejtojnë.
Video më poshtë shpjegon më së miri se çfarë duhet të bëjnë të rinjtë dhe të gjithë votuesit me 23 qershor.


Atë ditë ju jeni lojtarët dhe askush tjetër! Me një veçori, jeni të gjithë lojtarë të Kombëtares Shqiptare!

Detyra e të gjithëve si qytetarë është që të fitojë Shqipëria dhe ajo fiton me shkuarjen në masë në kutitë e votimit. Sa më shumë votues dhe vota aq më shumë pikë për Shqipërinë. Ndryshe, të arshmen tuaj do ta vendosi një grusht njerëzish, nga ata që votojnë për besnikëri.
Keni ndenjur 4 vjet duke parë të luajnë politikanët. Tashmë ka ardhur dita juaj. Ju e dini vetë se ke do të votoni. Sigurisht, duke pasur parasysh se cili ka qenë i dhunshëm dhe ka luajtur në mënyrë jo të ndershme në fushë. Dhe kini kujdes që asnjë votë të mos shkojë dëm! Kini kujdes kur merrni fletët e votimit, sepse zanatçinjtë mund të shënojnë në to apo qoftë duke i vendosur një pikë boje, i nxjerrin më pas të pavlershme. Prandaj para se t'i pranoni shikojini një herë ashtu si shikohen paratë në janë të vlershme apo jo!
Demokracia fillon nga vota e juaj! Ata që e kanë frikë atë kanë frikë edhe demokracinë në vetvete!
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#25

Post by Phoenix »

Phoenix wrote:Zhyte Votën!


Këto ditë po dëgjohet shumë se nuk duhet shkuar me votuar apo u dashka lënë vota e bardhë, se gjoja kështu do t’u tregojmë dikujt apo disave se jemi të pakënaqur. Në votime pakënaqësia shprehet vetëm duke mos iu dhënë votën dhe jo duke mos votuar! Nuk ka arsye për mos të shkuar në votime, ka shumë arsye për mos me votuar një parti të caktuar. “Ujku mjegull do” dhe vota e bardhë është mjegull për të! Ka shumë njerëz që i kanë frikë votimet e lira dhe duan që zemërimin tuaj ta shprehni në rrugë, sepse i kanë të gjitha mjetet për t’iu shtypur në emër të ligjit. Nuk duhet të bini në grackën e tyre dhe duhet të shkoni të votoni masivisht! Zemërimin tuaj duhet ta shprehni me votën kundër dhe vetëm në kutinë e votimit. Jashtë tregoni qytetari, tregoni se ata që duan t’iu mashtrojnë nuk e meritojnë që t’iu udhëheqin dhe drejtojnë.
Video më poshtë shpjegon më së miri se çfarë duhet të bëjnë të rinjtë dhe të gjithë votuesit me 23 qershor.


Atë ditë ju jeni lojtarët dhe askush tjetër! Me një veçori, jeni të gjithë lojtarë të Kombëtares Shqiptare!

Detyra e të gjithëve si qytetarë është që të fitojë Shqipëria dhe ajo fiton me shkuarjen në masë në kutitë e votimit. Sa më shumë votues dhe vota aq më shumë pikë për Shqipërinë. Ndryshe, të arshmen tuaj do ta vendosi një grusht njerëzish, nga ata që votojnë për besnikëri.
Keni ndenjur 4 vjet duke parë të luajnë politikanët. Tashmë ka ardhur dita juaj. Ju e dini vetë se ke do të votoni. Sigurisht, duke pasur parasysh se cili ka qenë i dhunshëm dhe ka luajtur në mënyrë jo të ndershme në fushë. Dhe kini kujdes që asnjë votë të mos shkojë dëm! Kini kujdes kur merrni fletët e votimit, sepse zanatçinjtë mund të shënojnë në to apo qoftë duke i vendosur një pikë boje, i nxjerrin më pas të pavlershme. Prandaj para se t'i pranoni shikojini një herë ashtu si shikohen paratë në janë të vlershme apo jo!
Demokracia fillon nga vota e juaj! Ata që e kanë frikë atë kanë frikë edhe demokracinë në vetvete!
Image
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#26

Post by Phoenix »

Mjekësia diskriminuese në Shqipëri

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=258386
[youtube]http://youtu.be/4N720u8tGgo[/youtube]

[quoteem— Rudolf Virchow]Medicine is a social science, and politics is nothing else but medicine on a large scale.

Mjekësia është një shkencë shoqërore dhe politika nuk është gjë tjetër sesa një mjekësi në shkallë të gjërë!

(1848), in his weekly medical newspaper Die Medizinische Reform, 2. In Henry Ernest Sigerist, Medicine and Human Welfare, (1941) 93.[/quoteem]

[quoteemVictor R. Fuchs, MA, PhD]Major changes in health policy are political acts undertaken for political purposes.
Ndryshimet madhore në shëndetësi(politikat shëndetësore) janë veprime politike të ndërmarra për qëllime politike.

New England Journal of Medicine, Vol. 346 no. 23, page(s) 1822-1824;June 2002 http://healthpolicy.stanford.edu/public ... ted_states[/quoteem]

Pyetja që lind natyrshëm është: Çfarë kanë bërë qeveritë në Shqipëri dhe çfarë vendime kanë marrë në shëndetësi?
Faktet flasim vetë. Shëndeti i shqiptarëve është nxjerrë në treg të zi. Pak a shumë si tregu i gjësë së gjallë. Është krijuar konflikti mjek-pacient. Ku gjithmonë është përgjegjës mjeku dhe asnjëherë politika dhe prijësi. Ky zhvlerësim i figurës së mjekut ka arritur deri aty saqë fallxhorët bëjnë konkurrencë me mjekët. Tek të rinjtë e aftë nuk investohet. Burimet njerëzore nuk zgjidhem me parimin e zotësisë dhe aftësisë. Përkundrazi: miqësi dhe para, besnikëri dhe lëpirje! Të aftit shikohen si elementë që duhen ndalur, penguar dhe bërë gjithçka që mos të ecin përpara. Nuk po flas për konfliktin e interesit që kanë shefat e shërbimeve dhe lidhjet e tyre me politikën e vjetër dhe atë gjoja të re.
Kështu që kjo politikë dhe sigurisht kjo qeveri ka dështuar!
Ky dështim bëhet edhe më i fortë kur qeverinë e ka drejtuar një mjek!
Nëse ndokush do të përmendte se kemi pasur zhvillimin ekonomik, atëherë do t'iu kujtoja se Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1998 shprehej:" Jemi të ndërgjegjshëm apo njohim se përmirësimi i shëndetit dhe i mirëqenies së njerëzve përbën synimin përfundimtarë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror""


http://www.asl.vt.it/Staff/Formazione/e ... H%2021.pdf
http://en.wikipedia.org/wiki/Health_21

Sa për teorinë me spitale private dhe shoqëri që sigurojnë shëndetin, mund të shikoni "Sicko"
http://www.youtube.com/watch?v=UReMPrjMT9E
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#27

Post by Phoenix »

Duke vazhduar...

http://youtu.be/zefpL7cuMSw

[quoteemDr. Adem Harxhi]NJË KËRKESË MIQËSORE PËR Z. SOKOL BALLA
I nderuar Z. Balla,

Lajmin se ditën e Martë datë 4 Qershor ju do të kishit në studion tuaj një debat për problemet e shëndetësisë, e prita me shumë kënaqësi. Interesimi im për këtë debat lidhet me shqetësimin që unë si qytetar dhe mjek i vjetër, ndjej për problemet e shëndetit të popullit. Për këtë arsye në shtypin e Tiranës kam shkruar shumë artikuj dhe u jam drejtuar me pyetje personaliteteve të shëndetësisë shqiptare. Fatkeqësisht, asnjëri nuk më është përgjigjur.

Nuk e fsheh, emisionin tuaj e ndoqa me vëmendje dhe e regjistrova. E kam dëgjuar disa herë, dhe cdo herë hutimi ishte më i madh. Si është e mundur që unë nuk kuptova asgjë nga ato që tha Ministri i Shëndetësisë lidhur me reformën në shëndetësi dhe nuk kuptova përgjigjet e tij për pyetjet tuaja direkte.

U lutem, sigurisht, brenda mundësive, të më dërgoni një letër të hapur, fare shkurt, lidhur me mendimet e tij për këtë problem kaq të madh..

Për t’ua bërë më të lehtë punën, ju mund të më shkruani përgjigjet që ju morët, për këto pyetje direkte që i drejtuat Z.Kosova:

1-Dëgjuam Kryeministrin Berisha. Dëgjuam vërejtjet e opozitës. Tani, cilat kanë qenë arritjet kryesore në shërbimin shëndetësor në këto katër vite dhe nëse keni replikë apo vërejtje për kritikat që bën opozita?

2-Një pyetje nga një dëgjues: A punon sot aparati i rrezatimit onkologjik?

3- Pyetja juaj në fund: Cilat janë vërejtjet tuaja për sistemin që propozon në parim opozita?.

Dhe në fund, mundësisht, më bëni një sqarim për aeroplanin e prishur që nuk mund të rregullohet gjatë fluturimit! Mos vallë kjo ishte një metaforë për shëndetësinë shqiptare?



Me respekt, Dr. Adem Harxhi

New York, Qershor 5, 2013

Burimi:http://gazetadita.al/nje-kerkese-miqeso ... kol-balla/[/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#28

Post by Phoenix »

Phoenix wrote:
Phoenix wrote:Zhyte Votën!


Këto ditë po dëgjohet shumë se nuk duhet shkuar me votuar apo u dashka lënë vota e bardhë, se gjoja kështu do t’u tregojmë dikujt apo disave se jemi të pakënaqur. Në votime pakënaqësia shprehet vetëm duke mos iu dhënë votën dhe jo duke mos votuar! Nuk ka arsye për mos të shkuar në votime, ka shumë arsye për mos me votuar një parti të caktuar. “Ujku mjegull do” dhe vota e bardhë është mjegull për të! Ka shumë njerëz që i kanë frikë votimet e lira dhe duan që zemërimin tuaj ta shprehni në rrugë, sepse i kanë të gjitha mjetet për t’iu shtypur në emër të ligjit. Nuk duhet të bini në grackën e tyre dhe duhet të shkoni të votoni masivisht! Zemërimin tuaj duhet ta shprehni me votën kundër dhe vetëm në kutinë e votimit. Jashtë tregoni qytetari, tregoni se ata që duan t’iu mashtrojnë nuk e meritojnë që t’iu udhëheqin dhe drejtojnë.
Video më poshtë shpjegon më së miri se çfarë duhet të bëjnë të rinjtë dhe të gjithë votuesit me 23 qershor.


Atë ditë ju jeni lojtarët dhe askush tjetër! Me një veçori, jeni të gjithë lojtarë të Kombëtares Shqiptare!

Detyra e të gjithëve si qytetarë është që të fitojë Shqipëria dhe ajo fiton me shkuarjen në masë në kutitë e votimit. Sa më shumë votues dhe vota aq më shumë pikë për Shqipërinë. Ndryshe, të arshmen tuaj do ta vendosi një grusht njerëzish, nga ata që votojnë për besnikëri.
Keni ndenjur 4 vjet duke parë të luajnë politikanët. Tashmë ka ardhur dita juaj. Ju e dini vetë se ke do të votoni. Sigurisht, duke pasur parasysh se cili ka qenë i dhunshëm dhe ka luajtur në mënyrë jo të ndershme në fushë. Dhe kini kujdes që asnjë votë të mos shkojë dëm! Kini kujdes kur merrni fletët e votimit, sepse zanatçinjtë mund të shënojnë në to apo qoftë duke i vendosur një pikë boje, i nxjerrin më pas të pavlershme. Prandaj para se t'i pranoni shikojini një herë ashtu si shikohen paratë në janë të vlershme apo jo!
Demokracia fillon nga vota e juaj! Ata që e kanë frikë atë kanë frikë edhe demokracinë në vetvete!
Image
Duke vazhduar...


[quoteemAristotle]Those who win honors at the Olympic Games are not necessarily the strongest people present but rather the strongest people who actually compete. Nicomachean Ethics[/quoteem]
Ata të fitojnë nderime në Lojërat Olimpike nuk janë domosdoshmërish njerëzit më të forte, por më të fortët ndër ata që garojnë!


Për rastin tonë do ta përshtatja që ata që zgjedhin nuk janë domosdoshmërisht intelektualët apo mendimtarët, por ata që shkojnë në votime dhe janë të qartë në zgjedhjen që bëjnë! Ose zgjedhjet nuk i fitojnë... E kështu me radhë.

Tani çfarë parashikon Kodi Zgjedhor për votën e bardhë.

Neni 117
(ndryshuar me ligjin nr. 74/2012)
Llojet e votave dhe kriteret për vlerësimin e votës
1. Fletët e votimit ndahen në vota të vlefshme ose në vota të pavlefshme.
2. Vota të vlefshme janë vetëm fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht
vetëm për njërin nga subjektet zgjedhore apo partinë politike pjesëtare të koalicionit në
fletën përkatëse të votimit.
3. Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur:
a) fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit
të miratuar nga KQZ-ja;
b) fletës së votimit i mungojnë vulat e parashikuara në nenin 103 të këtij Kodi;
c) në fletën e votimit janë bërë shënime apo shenja që bëjnë të pamundur
vlerësimin e votës;
ç) në fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të subjekteve të
caktuara zgjedhore;
d) është votuar për më shumë se një nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit;
dh) nuk është votuar për asnjë nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit;
e) nuk është e qartë se për kë është votuar; ose
ë) zgjedhësi ka votuar për një person apo subjekt që nuk është në fletën e votimit

Sa për kureshtje,kjo është mënyra që nxjerr përfaqësuesit e zgjedhësve në Kuvend:

Neni 163
Ndarja e mandateve brenda koalicionit
1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij
Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve brenda koalicionit në çdo zonë
zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që secila parti pjesëtare e
koalicionit ka marrë në zonën zgjedhore përkatëse dhe numrit të mandateve që
koalicioni ka fituar në zonën zgjedhore përkatëse.
2. Numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të
vazhdueshme me numra natyrorë tek të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar
me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishit të
numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Në rast se herësi që
përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i
plotë më i afërt.
3. Herësit e përftuar nga çdo pjesëtim renditen në listë nga herësi më i madh tek ai
më i vogël, duke renditur përkrah tyre subjektin, të cilit i përket herësi përkatës. Në rast
se herësi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.
Renditja vazhdon derisa të renditen aq herës sa është numri i mandateve që shpërndahen
brenda koalicionit në zonën zgjedhore përkatëse.

http://www.crca.al/sites/default/files/ ... ._2012.pdf


Nuk e di çfarë kuptoni ju kur lexoni këto rreshta, por bëhet fjalë për Mëtodën e Hondt-it. Një matematicien belg që e ka përshkruar në vitin 1878.

Se si dalin fitimtarët mund ta lexoni edhe vetë. Ajo që dua të përmend, është fakti se me këtë mënyrë fitojnë dy apo tre partitë më të mëdha!

Këtë thotë ligji! Ligjvënësit zgjidhen në këtë mënyrë. Në është e drejtë apo ajo unë nuk mund të them gjë. Unë do të doja të kisha ndonjë analizë rreth kësaj mënyre zgjedhje. Sigurisht nëse qëllimi i analistëve është i sinqertë apo i bardhë si vota që duan dhe më kryesorja, largpamës!

Sa për të keqen më të madhe apo të vogël, unë e mendoj kështu:
[quoteemPirro i Epirit]8. Njeriu qe është bere tiran i madh për hir te fuqisë, meriton te kthehet ne skllav për hir te se drejtës.[/quoteem]
Image

Ne të gjithë e dimë se jemi katandisur keq si vend, por nëse thonë se djalli ka fituar, atëherë duhet të pranojmë se nuk jemi njerëz të mirë!
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#29

Post by Phoenix »

Dhuna ndaj grave vazhdon të jetë pasyon!!!



Image
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#30

Post by Phoenix »

"Ose ka këtu sundimi i betonit, ose ka këtu sundimi i ligjit!"





Fishta në mendimet e përfaqësuesit të OSBE-së në Tiranë!

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”