"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqipëria ndryshe

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#31

Post by Phoenix »

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#32

Post by Phoenix »

Ku po shkon pasuria e shqiptarëve?!

[youtube]http://youtu.be/6mVJXxLxbKM[/youtube]

[quoteemShqipëria rezerva nafte më shumë se BE]Tiranë, 29 maj - Shqipëria zotëron një potencial mjaft të madh kur vjen fjala te pasuritë minerare. Ndërkohë që, sipas drejtorit të përgjithshëm të grupit kanadez “Petromanas”, Glen McNamara, me rezervën prej 430 milionë tonësh naftë të zbuluar, aktualisht mbetet vendi me fushën më të madhe naftëmbajtëse tokësore në Evropë. “Shqipëria zotëron fushën më të madhe naftëmbajtëse tokësore në Evropë, zotëron disa zona aktive, si dhe një potencial të konsiderueshëm ende të pazbuluar”, - tha McNamara gjatë forumit “Për zhvillimin e modelit ekonomik, bazuar në sektorin e energjisë dhe të hidrokarbureve”, të zhvilluar dje në Tiranë.

Nafta e gazi
Potenciali i konsiderueshëm i pasurive nëntokësore u shtjellua në mënyrë të hollësishme gjatë forumit nga Sokol Behaj, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i cili prezantoi arritjet e derisotme dhe projektet kryesore në fushën e hidrokarbureve, koncesionarët dhe projektet e kërkimit/zbulimit në tokë dhe në det.

Duke folur për situatën e licencimit në fushën e prodhimit dhe zhvillimit në zonat naftëmbajtëse ekzistuese, Behaj tha se janë shtatë, licencat e nënshkruara nga shteti shqiptar me kompani të ndryshme. Në zonën Ballsh-Hekalit operon kompania “Stream Oil & Gas”; në Cakran-Mollaj operon “Stream Oil & Gas”; në Patos-Marinez, “Bankers Petroleum”; në Gorisht-Koculit, “Stream Oil & Gas”; në Delvinë po “Stream Oil & Gas”; në Kuçovë, “Sherwood International”; dhe në Visokë, “Transoilgroup AG”.

Ndërsa u ndal te situata e kërkimeve të reja, drejtori i AKBN bëri me dije se në bllokun detar të Durrësit po zhvillon kërkime kompania “San Leone”. Për blloqet “A&B,D&E,2&3” janë nënshkruar tre marrëveshje me shoqërinë “Petromanas Albania”. Në bllokun “F” zhvillon kërkimet “Bankers Petroleum”.

Në bllokun e emërtuar Joni-5 zhvillon kërkime kompania “Capricorn”. Kompania “Emanuelle Adriatic Energy Limited” zhvillon kërkimet në blloqet detare 2,3,4, ndërkohë që blloqe të tjera detare e tokësore përfshihen në licencën e kompanisë shtetërore shqiptare “Albpetrol”.

Mineralet
Duke folur për burimet minerare, Sokol Behaj theksoi se Shqipëria zotëron një rezervë prej 34.9 milionë tonësh krom, 230 milionë ton hekur nikel e 32 milionë ton bakër. Sipas tij, në maj të vitit 2013 numri i lejeve minerare është 648.

Numri më i madh i licencave i përket industrisë nxjerrëse të kromit, ku aktualisht janë nënshkruar 226 leje, nga 203 në vitin 2012. Për hekur-nikel, në 6 rrethe të vendit numërohen 31 leje shfrytëzimi. Për mineralin e bakrit numërohen 7 leje shfrytëzimi, nga 4 në vitin 2012.

Burimi:http://www.koha.net/?page=1%2C14%2C147258[/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#33

Post by Phoenix »

Fjalën e mirë dhe helmin në trastë!
Image

[quoteem]Këto ditë po pëshpëritet se në Shqipëri do të pranohen armët helmuese të Sirisë.
Më është krijuar përshtypja se media, përveç shkrimit të M.Bazes, po afron lajme dhe po përgatisin mendësinë e njerëzve, duke na lënë të kuptojmë se gjendemi para faktit të kryer dhe se nuk kemi çfarë të bëjmë. E kanë vendosur të mëdhenjtë!
Kjo i bën bashkëpunëtorë me Asadin dhe miqtë e tij.
Askush nuk bën pyetjen e thjeshtë nëse Shqipëria i shkatërroi apo ia shkatërruan armët kimike që kishte?!
Shqipëria nuk ka asnjë aftësi të sajën në shpërbërjen e këtyre lëndëve.
Nëse e keni harruar Gërdecin, mos u shqetësoni! “Gabimi njerëzor dhe teknologjik” në këtë rast do të jetë më shumë se 100-fish, 200-fish apo ndoshta 1000 e kusur herë më shumë.
Shqipërisë nuk i mjafton Metalurgjiku i Elbasani,
Azotiku i Fierit,
Zona e Porto Romanos në Durrës,
Bajza në Shkodër,
minierat e Bulqizës,
ndotja e tepër e lartë e ajrit etj.
Po mbetje spitalore bërthamorë dhe jo, ku i shpërben Shqipëria?!
Nuk po flas këtu për cilësinë e barnave që futen në vend, është temë në vete.
Këta janë vrasësit e heshtur të shqiptarëve sot e mot dhe brezave që do të vijnë.
Sa më lartë, i duhet shtuar edhe kjo “marrëzi” ndërkombëtare, që do të kthehet një fatkeqësi e kombëtare.
Ja pse ata që duan të sjellin armët kimike helmuese të Sirisë në Shqipëri janë vrasës me paramendim!!!
Këto armë le t'i shpërbëjnë ata që i kanë prodhuar, tregtuar dhe që kanë bërë fitime marramendëse!
Shqipëria moralisht nuk ka detyrime për këtë çështje.
Nëse punoni për paqen në botë, atëherë ndërprisni luftën dhe masakrat në Siri!
Për aq pak sa jemi, ne si shqiptarë po japim ndihmesë duke vënë në rrezik jetën në Afganistan dhe vende të tjera!
Kemi pranuar refugjatët iranianë.
Për helmet nuk Ju ndihmojmë dot, kemi të tonat.
Mund të jemi të “varfër” ekonomikisht sot, por jo të varfër me dëshira dhe ëndrra për të ardhmen. Jemi të gjallë dhe me energjinë që kemi si komb shohim drejt së ardhmes dhe do ta bëjmë më të mirë. Vështirësitë na kanë bërë edhe më të fortë, por kjo nuk do të thotë se jemi njerëz me të cilët duhen bërë eksperimente.
Mjaft më!
Pasurinë me të madhe kemi jetën dhe shëndetin.
Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkufizon shëndetin si një gjendje mirëqenie të plotë fizike, mendore dhe shoqërore: çfarë rëndësie do të kishin paratë dhe pasuria nëse jemi të shkatërruar mendërisht, fizikisht dhe si shoqëri prej helmeve?!!
A është ky një plan për ta bërë atë tokë jo të banueshme dhe ku si rrjedhojë të ketë një pastrim etnik duke pastruar gjoja helmet?!!
A vënë në rrezik sigurinë kombëtare pranimi këtyre helmeve?! A mund të shkaktojë trazira pakënaqësia që do të kenë njerëzit?!

P.s Ka edhe një mundësi tjetër. Qëndrim i qeverisë po vonon dhe mbahet e tendosur vëmendja e njerëzve, sepse kështu nuk bëjnë zë për 8,5 milion Euro për “Crown Agent”, kur këtej thuhet se arka është bosht etj. Rrogat e tyre do të jenë me mijëra euro në muaj dhe pa paguar asnjë taksë në Shqipëri. Do t’u blejmë mjetë që kushtojnë mijëra euro secila, por ama arka është bosh etj, etj. E gjithë kjo, pa e patur të sigurtë përmirësimin, që edhe po të jetë do të na kushtojë më shumë në përqindje.[/quoteem]

Burimi:
http://www.gazetatema.net/web/2013/11/0 ... jembyllur/
http://www.wecf.eu/english/about-wecf/i ... NGUAGE.pdf faqe 14 deri 20 dhe 50 deri 59
http://www.chemicals.al/doc/profili_kombetar_2012.pdf faqe 112-114, 152 dhe 153
http://www.peshkupauje.com/2010/05/ja-z ... ku-jetohet
http://gazetatelegraf.com/ndotja-ne-elb ... ne-femije/
http://gazetadita.al/matjet-per-nivelin ... -fundjave/
http://www.peshkupauje.com/2010/07/plag ... a-te-jugut
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/x ... SVETLA-002
http://gazeta-lajmi.info/helmimet-e-pol ... er-zotken/
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#34

Post by Phoenix »

Image
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#35

Post by Phoenix »

Po na thonë se jemi në kohë krize dhe para nuk ka. Prandaj do të merren disa vendime të vështira.
Por sipas vetë përfundimeve të arritura në Simpoziumin e Dytë mbi Shëndetin Mjedisor dhe Ekonominë, të botuara nga Organizata Botërore të Shëndetësisë(1,2),
vënia në dukje e përfitimeve ekonomike dhe atyre shëndetësore, mund të ndihmojnë vendimmarrjen e politikbërësve në përmirësimin e shëndetit mjedisor, shëndetit publik dhe ardhurave që vijnë nga paratë që investohen në mjedis.
P.sh.:
-Greqia mund të kursejë deri në 2 miliardë Euro nga ulja e vdekshmërinë, duke kufizuar
djegien e biomasën për ngrohje shtëpiake, e cila është rritur shumë kohët e fundit për shkak taksave
më të larta mbi karburantet, si pasojë e krizës ekonomike.
-Duke kufizuar shfaqjen mjedisore ndaj merkuri për me mbrojtur zhvillimin e trurit të fëmijëve mund t'i kursejë 8-9 miliardë Euro BE-së.

Po në Shqipëri çfarë mund të bëhet?

Vetë zgjidhja e çështjeve mjedisore do të sjellë kursime të mëdha në shëndet dhe shëndetësi.
Nuk mund të hyj në hollësira, sepse njohuritë e mia nuk ma lejojnë, por janë disa gjëra që nuk duan shumë mend me i parë.
Jemi vend me burime të shumta ujore, ditë me diell dhe burime të ndryshme në xeherorë.
Paratë që paguhen sot në zhvillimin e panylleve diellorë dhe hidrocentraleve, do të na kthehen shumëfish pas disa vitesh. Përfytyroni pak sikur të zëvendësoheshin mbajtëset e ujit mbi pallate, me panylle diellorë.
Gjithashtu, të merrnin hov mjetet që punojnë me energji elektrike.
Energjia e prodhuar nga panyllet diellorë dhe hidrocentralet të shërbente për këto mjete.
Ndotja mjedisore do të ishte shumë e vogël. Bateritë dhe pajisjet do të ricikloheshin nga prodhuesi.
Ja një shembull se çfarë ka bërë Norvegjia:

Se ne e kemi shumë qejf të themi se jemi Norvegjia në buzë të Adriatikut, por të bëjmë si ata më duket jo dhe shumë.
Kjo është teknologjia që duhet të futet në Shqipëri dhe jo traktorët që lëvizin rrugëve.
Traktorët e kanë vendin në arë dhe jo në rrugë!
Sikur gjatë këtyre viteve shqiptarët të kishin blerë traktorë për të punuar në bujqësi në vend të traktorëve Benz, nuk do të ishim duke u lutur për statusin e vendit kandidat në BE.
Po kjo ka të bëjë edhe me mendësinë futuriste(3) që komunizmi nguliti tek shqiptarët.
Forcë, dhunë, shpejtësi dhe kuaj fuqi!
Dhe të mendosh që ne jemi këtu duke folur për armët kimike të Sirisë!
Përse nuk zgjidhet me një mision ndërkombëtar nga OKB-ja, që shkon në Siri dhe i shkatërron armët atje?!
Kjo është arsyeja edhe për një mision paqeje për atë vend dhe ndoshta Shqipëria mund të ndihmonte!!!

(1)http://www.euro.who.int/en/health-topic ... ombination
(2)http://www.euro.who.int/__data/assets/p ... nomics.pdf
(3)http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?p=15465
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#36

Post by Phoenix »

Se mos shfajësohet ndonjëri duke thënë nuk kemi çfarë të bëjmë! Na duhen dollarë!


[quoteemEuropean Commission and the Financial Institutions agreed to intensify their cooperation for innovative infrastructure solutions in the Western Balkans]European and International Financial Institutions have agreed to intensify their cooperation on key infrastructure investment in the Western Balkan countries and to jointly develop innovative financial instruments which pool public and private funds. The European Commission announced in this context its intention to use up to €1 billion from the new Instrument for Pre-Accession Assistance to secure funding in this area for the 2014-2020 programming period. Combined with funds from the Financial Institutions, the EU funds aim to attract private capital that could finance at least €10 billion of investment in the Western Balkans, targeting key priorities of the beneficiary countries including infrastructure and economic development.

Countries in the Western Balkans will be able to access this funding mechanism, as well as sector budget support and competence-building through the transfer of knowledge, by improving their economic governance systems and making the best possible use of their national budgets. The Commission will cooperate with the IMF to support this effort.

The European Investment Bank (EIB), the European Bank for Reconstruction and Development (EBRD), the World Bank, KfW Bankengruppe and the Council of Europe Development Bank (CEB) agreed with the European Commission to use the Western Balkans Investment Framework in order to ensure that EU and Member State resources are used for the financing of key priority investment in the beneficiary countries, through a single pipeline.

The Commissioner for Enlargement and European Neighbourhood Policy, Štefan Füle, commented: “The Western Balkan countries need stronger economic growth to create new jobs and catch up with the European Union. The needs for better infrastructure are enormous and can only realistically be funded by using the limited grant funding resources together with loans in the context of innovative financial instruments and ensuring that the governments’ own budgets are subject to the best possible economic governance requirements.”[/quoteem]

http://www.investineu.com/blog/2013/11/ ... n-balkans/
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#37

Post by Phoenix »

A keni parë ndonjë Çentral me qymyr në Porto Romano?!
http://respublica.al/artikuj/2013/11/08 ... i-nuk-dine


-Shikoni nëse ka ndonjë vendim nga qeveria e mëparshme, e cila shqiptarët i kishte të parët, nga fundi!
Seç ka disa mendje që fërkojnë duart me çfarë po ndodh, vetëm pse udhëheqësi i tyre legjendar nuk është më i parë. Se po të kishte qenë ai, ardhja e armëve kimike do të shënohej si ngjarje historike kombëtare pas Skënderbeut dhe qendrat e zërit do të kishin buçitur nga këngët e fitoreve të mëdha, integrimeve dhe mishmasheve të tilla!

-Një gjë duhet të jetë e qartë, qeverinë e votojnë shqiptarët dhe ajo duhet të mbrojë të drejtat e tyre!
Deri më tani qeveria nuk ka marrë një vendim, por të gjithë sytë janë tek ajo. Sikur edhe një mashtrim të vogël të ketë në fjalët e saj, do të kishte një humbje besimi të thellë dhe do të duhej të merrte të gjitha përgjegjësitë mbi supe!
Kjo nuk është marrëveshje 1 prilli!

Këtu mund të nënshkruani thirrjen kundër pranimit të armëve kimike siriane në Shqipëri:
https://secure.avaaz.org/en/petition/Pe ... ania/?pv=3
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#38

Post by Phoenix »

[quoteemAgron Alibali, Jurist,]Kushtetuta dhe Konventa e Armëve Kimike


Debati publik lidhur me mundësinë e prurjes dhe shkatërrimit në Shqipëri të arsenalit kimik sirian ngre pyetje lidhur me Konventën e Armëve Kimike dhe raportit të saj me Kushtetutën e Shqipërisë. Konventa e Armëve Kimike hyri në fuqi në 29 prill 1997 dhe pikërisht atë muaj të vështirë u ratifikua edhe nga Shqipëria. Konventa kurorëzoi përpjekjet shumëvjeçare për kufizimin dhe shkatërrimin përfundimtar të armëve kimike në rruzullin tokësor. Provë e rëndësisë dhe gjithëpranimit të saj është edhe fakti se vetëm 6 shtete në botë nuk e kanë ratifikuar ende atë, dhe pikërisht Izraeli, Birmania, Egjipti, Angola, Koreja e Veriut dhe Sudani i Jugut. Këtu natyrisht nuk numërohet Kosova, që me siguri do ta ratifikojë atë menjëherë sapo të vijnë rrethanat e duhura.

Konventa parashtron detyrime të përgjithshme ndaj shteteve anëtare, ku themelor është shkatërrimi i plotë dhe i verifikueshëm i impianteve të prodhimit si dhe i armëve kimike brenda 10 vjetësh nga hyrja e saj në fuqi, me mundësi shtyrjeje [Neni4.6 dhe 5.8]. Konventa i dha jetë edhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike [ONAK], me qendër në Hagë, e cila fitoi sivjet çmimin Nobel të Paqes, dhe që mbahet me kontributet financiare të të gjitha shteteve anëtare.


Parimet e Konventës dhe Shqipëria

Falë vullnetit të përbashkët politik të faktorit të brendshëm në Shqipëri, ku duhet përmendur roli i kryeministrave Nano, Majko dhe Berisha, si dhe ndihmës së vyer të Shteteve të Bashkuara, Shqipëria u bë shteti i parë në botë në vitin 2007 që realizoi shkatërrimin e plotë dhe të verifikueshëm të armatimit të vet modest kimik. Sikurse dihet, problem gjithsesi mbeten mbetjet e rrezikshme të përftuara nga ky proces, të cilat ende dergjen në bazën ushtarake të Qafë Mollës, pasi Shqipëria ende nuk ka vend depozitimi [landfill] të mbetjeve të rrezikshme në territorin e vet.

Përveç ndalimit të prodhimit dhe përdorimit të armëve kimike, një ndër parimet themelore të Konventës është parimi territorial, ose detyrimi i çdo Shteti Palë që të shkatërrojë pa vonesë, brenda afatesh dhe në mënyrë të verifikueshme, të gjithë armatimit kimik dhe impianteve përkatëse që ndodhen brenda, dhe vetëm brenda territorit të vet [Neni 1.2 dhe Neni 4.6, nënvizimi imi, A.A.]. Nga kjo rrjedh që Shqipëria nuk ka kurrfarë detyrimi në bazë të Konventës, dhe për rrjedhojë, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, për të shkatërruar armatimin kimik të Shteteve të tjera Palë.

Një parim tjetër i rëndësishëm është se Konventa ndalon “përftimin” dhe“transferimin”, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, të armëve kimike. [Çdo Shtet Palë…askurrë dhe në asnjë rrethanë (nuk mund) …të përftojë [acquire në anglisht, acquerir në frëngisht]…armë kimike, ose t’i transferojë ato drejtpërdrejtë ose tërthorazi drejt kujtdoqoftë [Neni 1.1, nënvizimi imi, A.A.].

Me fjalë të tjera, Shqipëria as nuk mund “të përftojë” dhe as “të transferojë” në territorin e vet armë kimike të huaja, përndryshe ky veprim i saj do të përbënte shkelje të Konventës. Këtë mendim ka edhe profesorja amerikane Faiza Patel. Meqenëse Konventa, shkruan ajo, “ndalon njê vend qê të ‘përftojë’ armë kimike, çdo shtet që i merr armët kimike do të shkelte Konventën”. [“A shkel Konventën e Armëve Kimike Rezoluta e OKB-së për Sirinë?”, Faiza Patel, Bashkë-drejtore e Programit të Lirisë dhe Sigurisë Kombëtare në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit të Nju Jorkut, Nju Jork, lawfareblog.com].

Përplasja midis Konventës dhe Rezolutës 2118 të KS të OKB

Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare ndodhemi përpara një përplasje midis Rezolutës 2118 të datës 27 shtator 2013 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë dhe detyrimeve sipas Konventës së Armëve Kimike, çka ka ngjallur debat në lagjen e studiuesve të së drejtës ndërkombëtare. Rezoluta e KS të OKB-së autorizon “Shtetet Anëtare të OKB-së” të përftojnë, kontrollojnë, transportojnë, transferojnë dhe shkatërrojnë” [Pika 10 e Rezolutës], armët kimike jashtë Sirisë, kurse Konventa, si traktat shumëpalësh, e ndalon transferimin dhe shkatërrimim jashtë territorit sirian. Prof. Patel mendon se kjo mund të arrihet duke e kategorizuar lëvizjen për t’i shkatërruar armët si diçka të ndryshme nga “transferimi”, ose që transferimi të mos kryhet nga “një vend”, por nga një organizatë ndërkombëtar. Kurse studiuesi hollandez Jens Iverson mendon se Rezoluta 2118 e KS të OKB-së ka epërsi ndaj Konventës shumëpalëshe të Armëve Kimike, dhe madje ai mendon se transferimi për shkatërrim, për shembull, në poligonet ruse në Gorny dhe Kambarka nuk do të përbënte shkelje të Konventës. [Për transferimin e armëve kimike të Sirisë, Jens Iverson, Fakulteti i Drejtësisë, University Leiden, Hollandë, lawfareblog.com].

Shkurt, askush nuk mohon se fryma dhe përmbajtja e Konventës përcaktojnë se vetëm Shteti Palë, i cili zotëron armët dhe impiantet e armëve kimike, ka detyrimin për t’i shkatërruar dhe eliminuar ato brenda territorit, dhe këtë duhet ta bëjë në mënyrë të verifikueshme, brenda afateve të caktuara, si dhe duke mbuluar vetë koston e procesit. Pyetja është se si duhet vepruar me rastin e jashtëzakonshëm që kemi përpara.

Parimi i shëndetit publik dhe i mbrojtjes së mjedisit

Salus respublica suprema lex – interesi publik është ligji i epërm, është një ndër maksimat e pêrgjithshme të së drejtës. Në Konventën kjo del tek detyrimi për zbatimin e standardeve më të larta për ruajten e shëndetit publike dhe mbrojtjes së mjedisit “gjatë transportimit, marrjes së mostrave, magaziminit dhe shkatërrimit të armëve kimike”. [Neni 4.10]. Edhe pse Konventa ia derogon legjislacionit të brendshëm nivelin e standardeve përkatëse, ky parim përbën detyrim “parësor” dhe përmendet shtatë herë në nene të ndryshme të Konventës, çka është diçka e pashembullt në të drejtën e traktateve. Konventa përcakton se “është përgjegjësi e secilit shtet të mbajë parasysh impaktin që do të ketë procesi i shkatërrimit në të gjithë spektrin mjedisor – ajër, ujë, tokë, dhe më pas të zbatojë opsionin më të mirë mjedisor”. [Udhëzimet mjedisore, cpwc.org].

Duke përmbledhur, Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e veta si Shtet Palë ndaj Konventës duke shkatërruar tërësisht dhe në mënyrë të verifikueshme arsenalin e vet modest. Për mungesë të landfillit, Shqipëria është në mospërmbushje të detyrimeve ndaj Konventës vetëm sa i takon dispozitave në lidhje me shëndetin publik dhe mjedisin, sa i takon mbetjeve të rrezikshme në Qafë Mollë.

Në këtë kuadër, ardhja dhe shkatërrimi në Shqipëri i armëve kimike siriane, sipas interpretimit tonë, do të përbënte shkelje të vetë Konventës dhe të së drejtës ndërkombëtare, pasi do të cënohej parimi territorial [armët kimike shkatërrohen në vendin e tyre], parimi i ndalimit të transferimit, si dhe parimit i ruajtjes së shëndetit publik dhe mbrojtjes së mjedisit [Shqipëria thjesht nuk ka kapacitetet për zbatimin e duhur të këtij parimi përparêsor]. Lex non cogit ad impossibilia – ligja nuk detyron të pamundurën. Pa patur landfill as për mbetjet e veta të rrezikshme, Shqipëria do të kryente shkelje të hapur dhe të rëndë të Konventës nëse nëse do të pranonte lëndë helmuese luftarake nga jashtë. Sa i takon nenit 10 të Rezolutës 2118 të KSOKB, ai është thjesht nen inkurajues e autorizues, dhe aspak detyrues, çka del edhe nga terminologjia e përdorur: [“The Security Council …encourages Member States…etj].

Mirëpo ka edhe elemente të tjera që e bëjnë opsionin e Shqipërisë të pamundur. Sipas Nenit 7.4 të Konventës, Shtetet Palë janë të detyruara të caktojnë një Autoritet Kombëtar {National Authority} si qendra kombëtare e kontaktit për t’u lidhur efektivisht me ONAK. Nga faqja e internetit të ONAK rezulton se Shqipëria nuk ka deklaruar një Autoritet të tillë. Për më tepër, Neni VIII.8 i Konventës parashikon që Shtetet Palë që nuk kanë paguar kuotizacionin e anëtarësisë, nuk kanë të drejtë vote. Meqë Shqipëria nuk ka deklaruar Autoritet Kombëtar me Konventën, dhe përgjithësissht ajo i ka përmbushur detyrimet ndaj Konventës, rrjedhimisht, ka gjasë që Shqipëria tê mos ketë paguar as kuotizacionin e anëtarësisë. Nëse hipoteza qëndron, atëherë del se Shqipëria nuk është anëtare me të drejta të plota në Konventë, çka është tjetër arësye që asaj të mos i kërkohet të marrë përsipër një barrë që nuk e mban dot.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë pengon ardhjen e arsenalit

Mirëpo propozimi për sjelljen e armëve kimike ka edhe pengesa kushtetuese. Me të vërtetë, Neni 56 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton të drejtën e kujtdo pêr t’u informuar për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij. Kjo e drejtë e rëndësishme gërshetohet me objektivin kushtetues social të shtetit shqiptar për “një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”. [Nenin 59.d i Kushtetutës]. Duke i vërejtur këto dispozita të rëndësishme kushtetuese sëbashku me parimin e shëndetit publik dhe të mbrojtjes së mjedisit të Konventës së Armëve Kimike, si dhe me dispozitat e gjera të Konventës së Aarhusit, nga pikëpamja juridike mund të arrijmë në përfundimin se qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vetëm dy opsione para saj: ose ta refuzojë kategorikisht propozimin e paraqitur para saj, pasi bie në kundërshtim me kushtetutën, ligjet e vendit dhe me të drejtën ndërkombëtare të zbatuar në Shqipëri; ose, nëse mendohet se Rezoluta e KS Nr. 2118 vërtet ka epërsi ndaj Konventës, çka mbetet e diskutueshme, të vendosë me referendum.Propozimi për sjelljen dhe shkatërrimin e armëve kimike të huaja dhe depozitimi i mbetjeve të tyre të rrezikshme në territorin shqiptar, si marrëveshje ndërkombëtare që ka të bëjë me territorin e vendit, miratohet vetëm me ligj, dhe jo me vendim qeverie. [Nenin 121.1.a, i Kushtetutës]. Mirëpo, në rastin konkret, meqë do të kemi delegim të kompetencave të caktuara shtetërore drejt një organizate ndërkombëtare, Kushtetuta kërkon që rregullimi ligjor duhet të miratohet me referendum kombëtar [Nenit 123.3].Mirëpo përveç këtij argumenti teknik,ka edhe argument doktrinar që lidhet me institutin e demokracisë së drejtpërdrejtë. Një ndër parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është se sovraniteti i përket popullit [Neni 2.1]. Po ashtu, pranohet se çështja e shtruar, për vetë rrezikshmërinë e tejskajshme të lëndëve kimike luftarake, ka rëndësi mbarëkombëtare për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, pra në terminologjinë kushtetuese ka “rëndësi të veçantë” [Neni 150]. Rrjedhimisht, ushtrimi i sovranitetit në bazë të Nenit 2.2 të Kushtetutës në rastin e “veçantë” para nesh, nuk i takon as qeverisë, as parlamentit, por vetëm popullit, i cili duhet ta ushtrojë atë “drejtpërdrejtë”, dhe pra me referendum. Në kuadrin e së drejtës së brendshme,instituti i referendumi tashmë është pranuar nga instancat kushtetuese dhe ka marrë epërsi në debatin për mbetjet në përgjithësi. Edhe pse referendumi për ndalimin e importimit të mbetjeve u bë i panevojshëm pas vendimit të pare historik të qeverisë Rama, ai tashmë rikthehet në tryezën e debatit publik e demokratik me force të pashembullt, sidomos tash kur qeverisë i propozohet të pranojë helme tejet të rrezikshme që do të shndërrohen në mbetje po aq të rrezikshme.

Përfundimisht, qeveria shqiptare ose duhet ta refuzojë propozimin, sikurse veproi qeveria norvegjeze, ose t’u përgjigjet miqve të huaj se tagrin për ta miratuar këtë propozim e ka vetëm populli me referendum, çka do të kërkojë procedurat dhe afatet e veta normale sipas së drejtës së brendshme të vendit. Meqenëse afatet kohore të kërkuara nga ONAK janë shumë më të ngushta se sa hapësirat që lejon ligja shqiptare, atëhere propozimi bie automatikisht dhe nuk mbetet rrugë tjetër veç refuzimit të tij
Burimi:http://drejtesiashqiptare.com/?p=2281[/quoteem]

Shtesë:

Konventa për Armët Kimike
http://www.opcw.org/chemical-weapons-co ... /articles/

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
http://www.parlament.al/web/Kushtetuta_ ... 1150_1.php
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#39

Post by Phoenix »

Image

Kjo na qenka përvoja që paskemi?!!!!!
Ku ishte ish opozita e djeshme dhe sot shumica?!!!!!
Kjo nuk do të thotë se ne me doemos duhet të pranojmë ardhjen e armëve të tjera!
Përkundrazi, nëse vërtetohen akuzat, fajtorëve dhe bashkëpunëtorëve duhet t'iu shtrëngohen prangat në duar dhe këmbë!
Dhe kurrë armë kimike prej Sirisë dhe nga cilido vend tjetër!!!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Shqipëria ndryshe

#40

Post by Adriana »

Image


Brockulla me leng jane keto, vetem te mendojme qe pse ky ''trimi'' Gjergj Thanasi ( autori artikullit ) nuk na vuri ne dijeni ne ate periudh, por tani, apo nje ''artikull'' si arme - kundershtimi per situaten qe po kalojme?

Habitem me disa qe e kane kthyer kete teme ''ju me saliun cfare beret'' & ''po ju me ramen cfare po beni'', ketu nuk behet fjala as per jeten e Saliut, dhe as te Rames, po per jeten tone, POPULLIN.
Qysh habitem gjithashtu edhe me te disa ''simpatizante te semure'' te PS, qe kur ndodhi tragjedia ne Gerdec per faktin qe S.Berisha ishte kryeminister nuk pushuan duke lehur, ndersa tani qe kryeministri tyre e ka ne dore kete situat rrin ne heshtje ose shpallin artikuj te tille ( si ky me siper ). ....si mund te duan nje ngjyre partiake deri ne kete pike, kur nuk duan jeten e tyre, te familjareve te tyre, te popullit... !!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#41

Post by Phoenix »

Adriana wrote: Habitem me disa qe e kane kthyer kete teme ''ju me saliun cfare beret'' & ''po ju me ramen cfare po beni'', ketu nuk behet fjala as per jeten e Saliut, dhe as te Rames, po per jeten tone, POPULLIN.
[quoteemFerit Lamaj]Thoi dhe syri

Pastërtinë, - thoshte thoi,
- trashëgim e kam nga soji!
Mirëpo syri në minutë
ia kthen me urtë e butë:
- ç’thua, thua, je ndër mend!
Veshit mburrja sojin tënd,
pasi unë, more xhan,
t’i shoh mirë, nën vete ç’mban…[/quoteem]

http://feritlamaj.com/
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#42

Post by Phoenix »

Të pastrojmë Shqipërinë në 22 Nëntor !!!

"Është koha të veprojmë"!!!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Shqipëria ndryshe

#43

Post by Adriana »

Phoenix wrote:
Adriana wrote: Habitem me disa qe e kane kthyer kete teme ''ju me saliun cfare beret'' & ''po ju me ramen cfare po beni'', ketu nuk behet fjala as per jeten e Saliut, dhe as te Rames, po per jeten tone, POPULLIN.
[quoteemFerit Lamaj]Thoi dhe syri

Pastërtinë, - thoshte thoi,
- trashëgim e kam nga soji!
Mirëpo syri në minutë
ia kthen me urtë e butë:
- ç’thua, thua, je ndër mend!
Veshit mburrja sojin tënd,
pasi unë, more xhan,
t’i shoh mirë, nën vete ç’mban…[/quoteem]

http://feritlamaj.com/


...mirepo goja ne sekond,
ia kthen me urte e bute:

Mbase syri sheh,
po nese nuk ka goje,
nuk mund te deftoj.


... e keshtu me radhe. Me duket pak qesharake te krahasojme realitetin me gjera te tilla.
Na pelqen apo nuk na pelqen realiteti eshte keshtu.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#44

Post by Phoenix »

[quoteemMigjeni]TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI

Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue...
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot -
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t'u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore -
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim",
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis -
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.[/quoteem]

Faleminderit Rinia Shqiptare!
Kryelartë për sjelljen tuaj të hyjshme!
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#45

Post by Phoenix »

Ndërkohë në Shqipëri një drejtor shkolle "kërcënon me njollë në biografi" 200 nxënës, sepse dolën në shesh për të kundërshtuar diçka jo të drejtë.
Edhe pse, ajo dalje do të jetë një nga mësimet më të bukura që kanë marrë ndonjëherë.
Kushedi sa dëme ekonomike na sjell mendësia e shumë shtrembëtarëve të tillë?!



Këtu mund ta shihni edhe me përkthimin shqip:
http://www.ted.com/talks/ken_robinson_h ... alley.html

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”