"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Debatet e PS-te me PS-te
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debatet e PS-te me PS-te
Rama, një hap drejt formimit të partisë së re
Bojkoti ka marrë formë përfundimtare dhe nuk do të anullohet pa sjellë përjashtimin e atyre që e bezdisin Edvinin nga partia. Me Ramën tashmë janë një grup grash e axhaminjsh të tjerë, që Ben Blushi i cilësoi dje si “budallenj”, por ata do të shërbejnë si bërthama e formimit të partisë së re, të llogores së re politike, që do ta mbrojë Edvinin nga hetimet e drejtësisë, por edhe do ta shkëpusin nga vjetrit që i kujtojnë se kanë ardhur më shpejt se ai në PS. Bojkoti do të zgjatet sa “armiqve” t’u soset durimi, por nëse ata nuk do ta shkelin disiplinën partiake, Rama ka vendosur të durojë, mund t’i ndëshkojë në 2011-n, por edhe tek listat e 2013-s
Tashmë është një rrugë pa kthim formimi i një partie të re nga ana e Edvin Ramës, i partisë së vërtetë edviniste, i partisë së tij, të Ledi Shamkut, Rudina Seserit, Ditmir Bushatit, Ilir Beqjes, Saimir Tahirit, Eduard Shalësit dhe të tjerëve që mendojnë, punojnë e kurohen njëlloj si ai. Mbledhja e djeshme e kryesisë socialiste është karakterizuar nga vendosmëria e Edi Ramës për të mos tentuar kurrfarë kompromisi, as me parlamentin, as me demokratët, as me Ben Blushin e skifterët e ndryshëm kundërshtues në parti, bile as me Pandeli Majkon, Namik Doklen e ndonjë tjetër, delfinët e rinj të politikës së tij “të re”. Humbja e zgjedhjeve me 28 qershor po shërbën veç si shtysë për t’i dhënë një moment final transformimit të Partisë Socialiste në një parti të re. Për këtë aspiratë, për këtë betejë (se është kjo ambicia e vërtetë e Edvinit dhe jo qepja e të gjitha sensibiliteteve brenda ish-komunistëve), Rama është fort i interesuar, pasi krijimi i këtji establishmenti privat, do të ishte edhe hipoteka e duhur për të mbajtur në këmbë interesat ekonomike, që janë shndërruar në aksin kryesor “prodhues” në bashkinë e kryeqytetit.
Për krijimin e partisë së re të socialistëve, paçka se mbetet për t’u parë peshorja finale - nëse Edvini do e privatizojë PS-në, duke i përjashtuar “armiqtë”, apo do t’u lërë disidentëve gërmadhën elektorale e do të niset përtej së majtës e së djathtës, drejt një bashkimi të ri me Erion Velinë dhe 99-shat e tjerë – duhet të çimentohet një bojkotim afatmesëm. Pas vendimit të djeshëm, do të nisë një lojë durimi e kunjash, mes Edi Ramës dhe edvinistëve të tjerë nga njëra anë, të cilët nuk kanë ndonjë nxitim të madh të shkojnë në parlament, pasi ata s’kanë ndërmend të ndërtojnë karrierë politike dhe janë deputetë veç si freskore e Ramës, dhe Ben Blushit e politikanëve të tjerë të karrierës nga llogorja tjetër, të cilët në parlament e kanë mbijetesën politike, dhe jo në mbledhjet me dyer të mbyllura të PS-së, bile as në intervistat gjysëmilegale nëpër media.
Vendimi për bojkot tashmë është marrë nga pjesa private e Edit në PS, e përbërë nga delfinë të rinj lëpirësa (Ruçi, Dokle, Dade, Majko, etj) dhe politikanë “budallenj” (pa ndonjë kosto politike), si Seseri, Shamku, Tahiri, etj. Politikanët e karrierës kanë mbetur në paradhomë, krejt të pafuqishëm e s’dinë si ta ndalin njeriun që po u shkatërron investimin, për shkak të nevojës së ngutshme për mbrojtje juridike, koracim personal e zhvatje të përshpejtuar. Ben Blushi e thotë hapur se bojkoti është një lëvizje krejt personale e Edvinit, për interesin e tij ngushtësisht personal, por s’ka guximin të pohojë se ndaj këtij vendimi s’mbetet asnjë lëvizje për të bërë. Edvini s’ka ndonjë nxitim të kthehet në parlament, pasi apatrid është, parlamentar i mirëfilltë nuk është dhe ka të gjithë interesin që plagët e humbjes t’i fshehë duke “shkëlqyer” me mungesën e opozitës në sallën e seancave plenare. Pas 28 qershorit ai ka kohën me vete dhe është i vendosur që ta shfrytëzojë sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që politikanëve socialistë të karrierës t’u mungojë aq fort ajo sallë sa të shkojnë atje pa leje. Aty vjen faza e gijotinës dhe e likuidimit politik. E në mos e ndërmarrshin këtë sakrilegj, le të thahen edhe jashtë parlamentit, nëpër mejhane, kafene apo edhe tek fallxhore të ndryshme. Gjithsesi koha do t’i shndërrojë ata jopolitikanë dhe gijotina do të veprojë sërish, qoftë në zgjedhjet vendore të 2011-s, por edhe kur të vijnë ato fatlume lista elektorale në legjislaturën tjetër. Koha punon për Edvinin dhe për partinë e tij personale. Stacionet e politikës edviniste tashmë janë të qartë, edhe “budallaqet” që do ta ndjekin.
Surprizat priten në palën tjetër, në pastë ndonjë eksponent që të mendojë me kokën e vet, e ç’është më e rëndësishmja edhe që të ketë kurajon të marrë vendimin për t’u përballur... për partinë e tij, por pikë së pari, për karrierën e tij.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debatet e PS-te me PS-te

Pse u kalua në heshtje kërcënimi me jetë i Ramës për Ben Blushin?
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Edvini iu hakërrye rivalit Blushi se ende s’e kishte njohur mirë se kush ishte e ç’ishte në gjendje t’i bënte, por kërcënimi kaloi me vëmendje të kufizuar në faqet e medias, e një ditë më vonë u zhduk fare prej tyre.
Rama ka zbuluar para deputetëve fytyrën e vet të vërtetë parapolitike, por historia e lidhjeve kriminale që e përfshijnë kryebashkiakun detyron opinionin publik dhe agjencitë e specializuara të përqendrohen në rrezikun që i kanoset PS-së, nga një njeri që është mësuar t’i zgjidhë punët jashtë ligjeve e rregullave. Në formimin marksist të Ramës, tashmë ka ardhur koha e likuidimeve të plota, por këto “zëra nga lart” të të dëshpëruarit në selinë e PS-së nuk duhen lënë të vihen në zbatim
Mbledhja e ashpër e Grupit Parlamentar Socialist, e cila sanksionoi edhe bojkotin, që zu fill mbrëmjen e djeshme, me çeljen e legjislaturës, pati si kulm të vetin kërcënimin e drejtpërdrejtë me jetë që Edvini i bëri Ben Blushit, rivalit të tij kryesor për marrjen e lidershipit të PS-së. Kërcënimi u publikua me drojë e brishtësi nga mediat ditën e parë, ndërkohë që u trajtua më pas si një nxehje gjakrash, për t’u zhveshur krejt nga kuptimi politik veç dy ditë më vonë...
Por në fakt e vërteta është kokëfortë dhe konfirmon gjendjen e nderë në të cilën ndodhet aktualisht Partia Socialiste. Me ndërhyrjen e pilotuar të Rudina Seserit, e cila sulmoi drejtpërdrejt dhe me emër Ben Blushin, ky i fundit u detyrua të kontribuonte në zbulimin e palëve nën konflikt, dhe si në një lojë psikologjike të thjeshtë, Edvini është zbuluar krejtësisht, teksa i është hakërryer rivalit të tij se s’mund të prekej deputetja Rudina Seseri. Blushi i përgjigjet flakë për flakë se kush ishte ai që ndërhynte ashtu (meqenëse nuk është as deputet), por Rama ka përgjigjen e al Kapones në majë të gjuhës, teksa i kërcënohet: “Ti nuk e di se kush jam... Do ta mësosh se ç’mund të të bëj...”.
Ç’mund t’i bëjë Edi Rama Ben Blushit? Ta përjashtojë nga partia? T’i nxjerrë gorillat që e shoqërojnë që ta dëmtojë fizikisht? Apo edhe më tej akoma?
Këto pyetje nuk i ka shtruar aty për aty Pandeli Majko, i cili, gjithashtu i pilotuar nga Edvini, ka ndërhyrë për të ndërprerë mbledhjen, e cila pas pesë minutash pushimi, ka rinisur me vendimin (e padiskutuar) se PS ka vendosur për bojkot. Vendimi është pritur me hosana nga Gramoz Ruçi e Namik Dokle, ndërkohë që Ben Blushi ende s’është e qartë a e ka kuptuar çka dashur të thotë Edvini me atë kërcënimin?
Jemi kthyer tek parapolitika e intimidimit fizik, por këtë shtrat të vjetër të situatës media e pilotuar e së majtës preferoi që ta kapërcente me një citim periferik ditën e parë, për ta fshirë në ditët e mëtejshme. Vetë Blushi duket se ka vlerësuar se s’ishte në interesin e tij që ta artikulonte një tezë që mund ta nxirrte politikisht të pazotin, ndërkohë që vetë Rudina Seseri u ripilotua për të disatën herë, për të përmendur në media se debati i saj me Blushin kish qenë “thelbësor e parimor”.
Këtyre pallavrave merret me mend se s’u beson askush, por mbetet në qendër të skenës kërcënimi i drejtpërdrejtë i Edvinit për Ben Blushin... është i njëjti njeri që ështën akuzuar nga lideri i mazhorancës aktuale për lidhje të drejtpërdrejtë e të shkurtër me bandën “hakmarrja për drejtësi”, ndërkohë që kohët e fundit, Edvinit i janë përmendur nga ana e partisë më të madhe në mazhorancë lidhjet e shkurtra me bandën e frikshme të Rrugës së Kavajës. Të tjera koneksione kriminale e kanë lidhur kryetarin mandatprerë të Partisë Socialiste dhe kryetarin me korrespondencë të Bashkisë së Tiranës me një skemë të gjerë mafioze që e ka shndërruar një pjesë të rëndësishme të industrisë së ndërtimit në Tiranë në një biznes malavitoz, që e vendos atë në qendër të të gjithë strukturës.
Krejt ky background kriminal rretherrotull kryetarit mandatprerë të PS-së dhe kreut me korrespondencë të Bashkisë së Tiranës, detyrojnë opinionin publik si dhe agjencitë e specializuara që ta marrin shumë seriozisht kërcënimin me jetë që Edvini i ka bërë rivalit Blushi në mbledhjen e grupit parlamentar. Kur kjo ndodh me një rival direkt, merret me mend shkalla e “ndëshkimit” për kundërshtarë të një profili më të ulët. Dhe ç’është më e keqja, vëmendja e “specialistëve” do rritur, edhe për shkak se një dorë e komanduar e neutralizoi krejt qendrimin mediatik ndaj këtij incidenti, dorëheqje që s’ka se si të mos na çojë tek Edvini, censori i vërtetë i medias dhe i fjalës së lirë
Pjesë nga biseda që inkriminon kreun e PS-së
Rudina Seseri: Unë mbështes plotësisht idenë e Edi Ramës për të bojkotuar parlamentin. Ky është mendimi im për këtë çështje, dhe kjo është çështje e jo vitin kur unë kam hyrë në PS, çështje me të cilën merret ndonjë tjetër këtu, si puna e Benit...
Ben Blushi: Më fal për cilin Ben e ke fjalën?
Rudina Seseri: Për Ben Blushin!
Ben Blushi: Dëgjo këtu moj budallaqe. Mos guxo më, të lakosh emrin tim. Po s’ke faj ti. Fajin e ka ky (Edi Rama) që e mbushi partinë me budallenj si puna jote.
Edi Rama: Unë nuk të lejoj të fyesh deputeten e as deputetë të tjerë të partisë. Më kuptove?
Ben Blushi -Ramës: Po ti kush je që flet ashtu?...
Edi Rama: Unë të thash nuk të lejoj. Ti nuk e di se kush jam... Do ta mësosh se ç’mund të të bëj...

“Kushtet e Edi Ramës për bojkot, pjesë e debatit brenda PS-së”
Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e ka komentuar dje mospraninë e opozitës në seancën e Kuvendit, si një veprim që ka prishur solemnitetin e ditës së veçantë të Parlamentit të ri.
I pyetur në lidhje me plotësimin e kushteve që kërkojnë socialistët për tu bërë pjesë e Kuvendit, Patozi nënvizoi se kushtet e vendosura nga opozita janë pjesë e debatit të brendshëm të Partisë Socialiste.
“Gjithçka është në funksion të debatit të brendshëm të PS dhe ne nuk kemi pse bëhemi pjesë e këtij debati”, u shpreh Patozi.
Duke konfirmuar edhe njëherë gatishmërinë e demokratëve për të bashkëpunuar me opozitën, Patozi ka theksuar se ky bashkëpunim duhet të jetë i arsyeshëm dhe pa ultimatume.
“Zgjedhjet kanë prodhuar një Parlament dinjitoz dhe do të ishte akoma më dinjitoz nëse PS do të ishte e pranishme në Kuvend”, nënvizoi Patozi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debatet e PS-te me PS-te
Sot nis “beteja” kundër Ramës në PS
Brenda Partisë Socialiste nis sot një tjetër “betejë” kundër kryetarit në detyrë Edi Rama.
Disa nga kundërshtarët e Ramës, si Arben Malaj, Ben Blushi, Kastriot Islami, Andis Harasani, të cilët janë deklaruar publikisht kundër bojkotit të Parlamentit, do të nisin sot nga Tirana takime me bazën për të shpjeguar idetë e tyre ndryshe.
Anëtari i kryesisë dhe deputeti Arben Malaj deklaroi dje se do të hartohet një strategji për reformin e plotë të partië më të madhe në opozitë.
Sipas deputetit Malaj “"Lëvizja për mendim ndryshe", është një lëvizje institucionale dhe kërkon të maksimalizojë përgjegjësitë brenda të majtës”. Ai shtoi se bojkoti i Parlamentit nuk është rruga e duhur, ndërsa ka theksuar se duke qëndruar jashtë Kuvendit, socialistët nuk mund të bëjnë opozitë.
Partia Socialiste, e cila ka numrin më të madh të deputetëve pas Partisë Demokratike, ka vendosur të bojkotojë Kuvendit, pasi sipas saj ai ka legjitimitet të cunguar.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debatet e PS-te me PS-te
Në PS formalizohet fraksioni anti-Rama, i cili pritet të likuidojë politikisht Edvinin
Arben Malaj shpalli dje se ishte formalizuar fraksioni i mendimit ndryshe në PS. Lëvizja do të synojë arritjen e shumicës dhe nulifikimin e pushtetit të ylberistëve të Edvinit, por nëse nuk ia del, pritet që fraksioni të kthehet në parti, duke regjistruar edhe ndarjen më të fortë në partinë që trashëgon anëtarësinë e diktaturës komuniste TIRANE – Në Partinë Socialiste formalizohet fraksioni më i ri kundër rrymës politike bojkotuese të Edi Ramës, që do të kuadrohet për një opozitë institucionale në parlamentin shqiptar. “Lëvizja për mendimin ndryshe”, e përbërë nga Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami dhe deputetë të tjerë opozitarë, po promovon në bazën platformën për modernizimin e Partisë Socialiste që e kthen atë në një parti të hapur për mendimin ndryshe dhe për një opozitë të denjë për politikën shqiptare. Lëvizja e re në PS, e përfaqësuar dhe nga anëtarësia socialiste mbi të cilët Edi Rama nuk ka mundur të ushtrojë presionin e tij, pritet të mblidhet sot për të analizuar situatën e krijuar në parti pas humbjes në zgjedhje dhe nevojën për ndryshime në statut. Kësisoj, “Lëvizja për mendimin ndryshe” është pozicionuar zyrtarisht kundër politikës së bojkoteve të Edi Ramës, duke e gjykuar këtë si mjaft të dëmshme për Partinë Socialiste, por edhe për kushtet e Shqipërisë në prag të sfidave të mëdha, siç është liberalizimi i vizave me vendet e BE dhe plotësimi i reformave, për një integrim sa më të shpejtë në Union. Përpos këtyre obligimeve madhore, Edi Rama, ndërmjet kompromisit parlamentar dhe heqjes dorë prej tij, zgjedh këtë të fundit, pra bojkotin, për faktin e vetëm se ka fobi ndaj betejave politike në kuvend dhe kurrsesi s’mund t’u japë përgjigje socialistëve në mbarë vendin, për humbjen e zgjedhjeve. Gjithashtu, Edvini nuk përballet dot me shumë afaristë, biznesmenë, të cilët i duheshin për financimin e fushatës, i renditi në listat e PS-së, por nuk siguruan dot mandatin e deputetit. Edvini nuk përballet dot me përfaqësuesit e PS-së, ligjvënësit opozitarë, të cilët i kërkojnë llogari se pse PS nuk arriti të ndërtojë një program të besueshëm elektoral, por u katandis si mos më keq, megjithëse synonte të fitonte zgjedhjet, ajo ishte thjesht një çorbë e boshatisur. Ndaj edhe Rama, nuk u jep do përgjigje të gjithëve, pasi të gjithë duan kokën e tij dhe për t’i shpëtuar dekompozimit politik, sajon alibi nga më të ndryshmet, thjesht e vetëm, për të shpëtuar karrigen e kryetari të PS-së, në mënyrë anti-statusore. Në këtë kuadër, Edi Ramës nuk i ngelej gjë tjetër, veçse të ngrinte pretendime për manipulime në zgjedhjet e 28 qershorit dhe të shmangte vëmendjen e socialistëve të thjeshtë, të cilët po i kërkonin me ngulm njësive lokale të PS-së, pse u humbën zgjedhjet në këtë mënyrë dhe sigurisht shprehën pakënaqësi të theksuara ndaj drejtimit politik të Edi Ramës. Por ky i fundit, largimin e tij nga PS as nuk e çoi në mendje, duke shkelur kështu nenet statusore, për të cilat ka ngritur zërin në 2005-ën, kur Nano humbi zgjedhjet parlamentare dhe që me largimin e tij, vendosi një standard, që duhet respektuar.... Një nga zërat më aktivë të “Lëvizjes për mendim ndryshe”, Arben Malaj, u shpreh dje se lëvizja e re synon institucionalizimin e PS-së, kthimin e saj në kuvend dhe vazhdimin e betejës politike. Malaj theksoi se bojkoti i vendosur nga Edi Rama po e dëmton rëndë opozitën, ndërsa po forcon gjithnjë e më shumë mazhorancën qeverisëse. “Lëvizja për mendimin ndryshe në Partinë Socialiste e cila ka në thelbin e saj modernizimin e Partisë Socialiste ku momenti i parë është një opozite brenda institucioneve, që në thelbin e saj do të thotë jo bojkotit, do të ketë një takim me publikun, pikërisht për të qartësuar të gjitha angazhimet që do të ketë kjo lëvizje, e cila nuk është një lëvizje e personalizuar, po është një përgjegjësi që duhet maksimizuar, si PS duhet të plotësojë misionin e saj në opozite, si PS duhet të vazhdojë kontributet modernizuese në politikën shqiptare duke filluar nga momenti i parë që është pikërisht një opozitë e fortë brenda shtetit shqiptar dhe një bojkot i qartë ndaj bojkotit të sapo nisur nga Partia Socialiste”, deklaroi Arben Malaj. Ben Blushi dhe deputetët që mbështesin atë, kërkojnë hyrjen në Kuvend dhe ndryshimin e statutit të Partisë Socialiste si një reflektim për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershoritNuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debatet e PS-te me PS-te
PS, sot zgjedh kryetarin e ri
Anëtarët e Partisë Socialiste iu drejtuan sot qendrave të votimit për të zgjedhur liderin e tyre, pas ndërprerjes së mandatit të Edi Ramës si pasojë e humbjes në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Statuti i kësaj partie parashikonte ndërprerje të mandatit të kryetarit në rast të humbjes në zgjedhje.
Pas shumë debatesh, Rama vendosi të rikandidojë, pasi zgjedhjet e 28 qershorit u konsideruan të deformuara nga shumica e strukturave të PS-së.
Rama u mbështet tek argumentat se, "PS nuk ka humbur por u mund nga makineria kriminale e pushtetit" duke u futur sërish në garë, nga e cila u tërhoq një tjetër kandidat potent si Arben Malaj, pasi ai e cilësoi shkelje të statutit rikandidimin e kryetarit aktual.
Në kongresin e fund gushtit u shfaq në mënyrë krejt të papritur si kandidat edhe Maqo Lakrori, i cili është kundërshtari i vetëm i zotit Rama.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 8:00 dhe u mbyllën në orën 16:00 pasdite. Gjatë paradites votuan edhe dy kandidatët, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, në njësinë bashkiake numer 2 dhe 9.
Numërimi i votive pritet të bëhet në qendrat e numërimit të ngritura në 12 qarqe të vendit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Debatet e PS-te me PS-te
Edi rama munde te kete mekatet e veta ne deme te shqiptarve,por ne se do e vinim ne peshore me vllehun ben karabushi ,rama qendron shume me larte se karabushi qe shane figuren nr 1 te kombit shqiptare.Sally wrote:
Pse u kalua në heshtje kërcënimi me jetë i Ramës për Ben Blushin?
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Edvini iu hakërrye rivalit Blushi se ende s’e kishte njohur mirë se kush ishte e ç’ishte në gjendje t’i bënte, por kërcënimi kaloi me vëmendje të kufizuar në faqet e medias, e një ditë më vonë u zhduk fare prej tyre.
Rama ka zbuluar para deputetëve fytyrën e vet të vërtetë parapolitike, por historia e lidhjeve kriminale që e përfshijnë kryebashkiakun detyron opinionin publik dhe agjencitë e specializuara të përqendrohen në rrezikun që i kanoset PS-së, nga një njeri që është mësuar t’i zgjidhë punët jashtë ligjeve e rregullave. Në formimin marksist të Ramës, tashmë ka ardhur koha e likuidimeve të plota, por këto “zëra nga lart” të të dëshpëruarit në selinë e PS-së nuk duhen lënë të vihen në zbatim
Mbledhja e ashpër e Grupit Parlamentar Socialist, e cila sanksionoi edhe bojkotin, që zu fill mbrëmjen e djeshme, me çeljen e legjislaturës, pati si kulm të vetin kërcënimin e drejtpërdrejtë me jetë që Edvini i bëri Ben Blushit, rivalit të tij kryesor për marrjen e lidershipit të PS-së. Kërcënimi u publikua me drojë e brishtësi nga mediat ditën e parë, ndërkohë që u trajtua më pas si një nxehje gjakrash, për t’u zhveshur krejt nga kuptimi politik veç dy ditë më vonë...
Por në fakt e vërteta është kokëfortë dhe konfirmon gjendjen e nderë në të cilën ndodhet aktualisht Partia Socialiste. Me ndërhyrjen e pilotuar të Rudina Seserit, e cila sulmoi drejtpërdrejt dhe me emër Ben Blushin, ky i fundit u detyrua të kontribuonte në zbulimin e palëve nën konflikt, dhe si në një lojë psikologjike të thjeshtë, Edvini është zbuluar krejtësisht, teksa i është hakërryer rivalit të tij se s’mund të prekej deputetja Rudina Seseri. Blushi i përgjigjet flakë për flakë se kush ishte ai që ndërhynte ashtu (meqenëse nuk është as deputet), por Rama ka përgjigjen e al Kapones në majë të gjuhës, teksa i kërcënohet: “Ti nuk e di se kush jam... Do ta mësosh se ç’mund të të bëj...”.
Ç’mund t’i bëjë Edi Rama Ben Blushit? Ta përjashtojë nga partia? T’i nxjerrë gorillat që e shoqërojnë që ta dëmtojë fizikisht? Apo edhe më tej akoma?
Këto pyetje nuk i ka shtruar aty për aty Pandeli Majko, i cili, gjithashtu i pilotuar nga Edvini, ka ndërhyrë për të ndërprerë mbledhjen, e cila pas pesë minutash pushimi, ka rinisur me vendimin (e padiskutuar) se PS ka vendosur për bojkot. Vendimi është pritur me hosana nga Gramoz Ruçi e Namik Dokle, ndërkohë që Ben Blushi ende s’është e qartë a e ka kuptuar çka dashur të thotë Edvini me atë kërcënimin?
Jemi kthyer tek parapolitika e intimidimit fizik, por këtë shtrat të vjetër të situatës media e pilotuar e së majtës preferoi që ta kapërcente me një citim periferik ditën e parë, për ta fshirë në ditët e mëtejshme. Vetë Blushi duket se ka vlerësuar se s’ishte në interesin e tij që ta artikulonte një tezë që mund ta nxirrte politikisht të pazotin, ndërkohë që vetë Rudina Seseri u ripilotua për të disatën herë, për të përmendur në media se debati i saj me Blushin kish qenë “thelbësor e parimor”.
Këtyre pallavrave merret me mend se s’u beson askush, por mbetet në qendër të skenës kërcënimi i drejtpërdrejtë i Edvinit për Ben Blushin... është i njëjti njeri që ështën akuzuar nga lideri i mazhorancës aktuale për lidhje të drejtpërdrejtë e të shkurtër me bandën “hakmarrja për drejtësi”, ndërkohë që kohët e fundit, Edvinit i janë përmendur nga ana e partisë më të madhe në mazhorancë lidhjet e shkurtra me bandën e frikshme të Rrugës së Kavajës. Të tjera koneksione kriminale e kanë lidhur kryetarin mandatprerë të Partisë Socialiste dhe kryetarin me korrespondencë të Bashkisë së Tiranës me një skemë të gjerë mafioze që e ka shndërruar një pjesë të rëndësishme të industrisë së ndërtimit në Tiranë në një biznes malavitoz, që e vendos atë në qendër të të gjithë strukturës.
Krejt ky background kriminal rretherrotull kryetarit mandatprerë të PS-së dhe kreut me korrespondencë të Bashkisë së Tiranës, detyrojnë opinionin publik si dhe agjencitë e specializuara që ta marrin shumë seriozisht kërcënimin me jetë që Edvini i ka bërë rivalit Blushi në mbledhjen e grupit parlamentar. Kur kjo ndodh me një rival direkt, merret me mend shkalla e “ndëshkimit” për kundërshtarë të një profili më të ulët. Dhe ç’është më e keqja, vëmendja e “specialistëve” do rritur, edhe për shkak se një dorë e komanduar e neutralizoi krejt qendrimin mediatik ndaj këtij incidenti, dorëheqje që s’ka se si të mos na çojë tek Edvini, censori i vërtetë i medias dhe i fjalës së lirë
Pjesë nga biseda që inkriminon kreun e PS-së
Rudina Seseri: Unë mbështes plotësisht idenë e Edi Ramës për të bojkotuar parlamentin. Ky është mendimi im për këtë çështje, dhe kjo është çështje e jo vitin kur unë kam hyrë në PS, çështje me të cilën merret ndonjë tjetër këtu, si puna e Benit...
Ben Blushi: Më fal për cilin Ben e ke fjalën?
Rudina Seseri: Për Ben Blushin!
Ben Blushi: Dëgjo këtu moj budallaqe. Mos guxo më, të lakosh emrin tim. Po s’ke faj ti. Fajin e ka ky (Edi Rama) që e mbushi partinë me budallenj si puna jote.
Edi Rama: Unë nuk të lejoj të fyesh deputeten e as deputetë të tjerë të partisë. Më kuptove?
Ben Blushi -Ramës: Po ti kush je që flet ashtu?...
Edi Rama: Unë të thash nuk të lejoj. Ti nuk e di se kush jam... Do ta mësosh se ç’mund të të bëj...
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debatet e PS-te me PS-te
Blushi: PS ka hyrë në një qorrsokak
Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka kundërshtuar sot vendimin e forcës së tij politike për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.
“Shumicë nuk bëhesh me protesta por me zgjedhje. Ne po i falim qeverisë pesë njësi vendore. Jam me çdo grup që i siguron vota Partisë Socialiste”, theksoi Blushi në një reagim për mediat.
Për sa i përket vazhdimit të bojkotimit të Kuvendit nga ana e deputetëve socialist, Blushi tha se një ditë kësaj partie do t’i soset durimi i bojkotit. Ai shtoi se tashmë Partia Socialiste ka hyrë në një qorrsokak.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debatet e PS-te me PS-te
Malaj 'thyen' bojkotin: Futem vetëm në parlament
Deputeti i PS-së, Arben Malaj deklaroi tw enjten në një intervistë televizive se, deputetët e grupuar rreth Lëvizjes për Mendim Ndryshe “nuk e përjashtojnë faktin se do të dalin kundër Edi Ramës dhe të futen në Kuvend.
Malaj, ka theksuar se përveç mendimit ndryshe, kjo lëvizje mund të organizojë edhe veprimin ndryshe, duke u futur në Kuvend dhe të bëhet pjesë e vendimmarrjeve më të rëndësishme për vendin.
Nuk dihet nëse në mbledhjen e Asamblesë së të shtunës ky qëndrim do të qartësohet më tej, duke vendosur edhe afate për hyrjen e tyre në Kuvend. Ndërkohë, Malaj ka theksuar për marrëveshjen me Greqinë për kufirin ujor se, kjo është një çështje kombëtare dhe nuk mund të trajtohet si një shou mediatik apo politik.
Sipas tij, opozita duhet të jetë pjesë e një diskutimi të tillë kaq delikat, dhe të mos kthehet vetëm një debat ku ka brenda politikë. “Ne duhet të bëjmë që çështje të tilla t’i lihen ekspertëve dhe nëse duhet të shkojë në Kushtetuese, atëherë i duhet që Parlamentit të presë një vendim të gjykatës për të mos pasur një sherr politik”, theksoi Malaj.
Ndërsa për progres-raportin e KE-së për Shqipërinë Malaj ka theksuar se, ky raport duhet të kthehet në një plan veprimin për mazhorancën. Sipas tij, opozita duhet të bëjë presion real për gjysmën bosh të gotës. Deputeti socialist, i njohur si kundërshtar i Edi Ramës, e konsideroi mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e pjesshme si të pajustifikueshme duke shtuar se, ky bojkot do të krijojë një kosto shtesë për Partinë Socialiste.
“Pjesa elektorale që nuk përfaqësohet në këtë garë do të krijojë një vështirësi për të ngritur një besim”, theksoi Malaj

Rifillojn debatetet politike perseri......
Pergatitjet per protestat e tetorit!
[/quote]
Pergatitjet per protestat e tetorit!
[/quote]
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debatet e PS-te me PS-te
Presidenti i Shqipërisë gjatë intervistës së tij, foli për klimën politike në Shqipëri.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
-
Zogu godites
- Member

- Posts: 40
- Joined: Tue May 11, 2010 9:10 pm
- Gender: Male
Re: Debatet e PS-te me PS-te
E pakeni pastruar forumin nga patriotat. Bukur bukur qenkeni bere si forumi i pd tani.
Edi Rama, shanci perparimtar i vetem i Shqiperise.
- Patush
- Grand Star Member

- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Debatet e PS-te me PS-te
Edi Rama, shanci perparimtar i vetem i Shqiperise. wrote:E pakeni pastruar forumin nga patriotat. Bukur bukur qenkeni bere si forumi i pd tani.
Mire se na erdhe shoku patriot.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Hymniarber
- Grand Star Member

- Posts: 1018
- Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
- Gender: Male
- Location: Arbëria
Re: Debatet e PS-te me PS-te
Sa ze fill diskutimi cilesor, per ceshtje qe nuk kane te bejne fare me partite, shfaqen ca si ju dhe fillojne akuzat partiake. Lejojini keta njerez te diskutojne per gjera te tjera vec partive, lereni kete vend virtual te lire nga tema dhe konflikte partishe. Skizofrenine tuaj keni plote vende te tjera ta demonstroni.Zogu godites wrote:E pakeni pastruar forumin nga patriotat. Bukur bukur qenkeni bere si forumi i pd tani.
Fere libenter homines id quod volunt credunt

- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Debatet e PS-te me PS-te
Veliaj: Berisha është bërë si Borati, tregon përralla me Nanon “Studentët e pagëzuan takimin si “Nje ore me Boratin” Deklarata e Berishës se ishte Partia Demokratike ajo që mbushte protestat e Mjaft! kundër Nanos, ka sjellë reagimin e themeluesit dhe drejtuesit të Mjaft!, Erion Veliaj. Në një prononcim për “Tirana Observer” Veliaj thotë se Berisha ka filluar të kujtojë përralla nga e kaluara me Nanon. Sipas tij kreu të qeverisë i ka mbetur koha pas duke mos pasur zgjidhje për një sërë problemesh që has vendi në këto momente. “Po, dëgjova se si Saliu u tall me ditën e zisë për përralla nga e kaluara me Nanon. Berisha pretendon se ai dhe Shaban Memia merrte pjesë me të tijtë në protestat e Mjaftit? Ej, bëhuni seriozë! Këta tipa as estetikisht nuk i afroheshin dot trendit të MJAFT-it, le më të ishin pjesë e festave apo gjetjeve tona,” shprehet Veliaj. Më tej sekretari i PS për emigracionin dhe rininë thotë se PD dhe Berisha i quante “shfaqje të huaja” protestat e Mjaft! gjatë viteve 2003-2005. “Kur Mjaft!-i fliste për qytetarë e taksapagues, Saliu i quante “fjalë të huaja” e protestat tona kreative e teatrale, gazetat e tij 55 e RD i quanin “shfaqje të huaja”. Sot ka 1 milionë të papunë, më shumë se ç’la Fatos Nano, dhe ai s’ka asnjë ide si do punësojë të rinjtë. Sot ai harxhon 2.6% të GDP nga 5 që premtoi për arsimin, shumë më pak sesa Luan Memushi. Sot ka ndotur e helmuar Shqipërinë 3 herë më shumë se ç’e la të pisët Lufter Xhuveli. A e kuptoni pra sa rëndë janë gjërat? Dhe Saliu s’ka asnjë ide si t’i zgjidhë përveçse ta kthejë orën 7 vite pas,” thotë më tej ish drejtuesi i MJAFT!. Sipas Veliajt, Berishës i ka mbetur ora 7 vite pas dhe s’ka asnjë lidhje me modernen dhe as me realitetin. “Atij i ka mbetur ora pas, e jo pa shkak, studentët e Durrësit e kishin pagëzuar takimin me të “Një Orë me Boratin” – personazhin demode nga Kazakistani që s’ka pikë lidhje as me Mjaft!-in as me modernen e as me realitetin”, përfundon reagimi i Erion Veliaj./ ![]() |
Po per Ty eshte per te ardhur me shume keq, (per moshen qe ke) se do te kemi me shume vite si shkrimtar ''perrallash!!