"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#46

Post by ALTIN »

alfeko sukaraku wrote:me sqaroni pak ju lutem se cili eshte ndryshimi mindis mendimit te parlamentit kosovare edhe levizjes vetevendosje.ju faleminderit.
Shume e thjeshte: parlamenti ""kosovar"" moti i ka ngrite flamujt e bardh te kapitullimit moral e kombetar. levizja vetevendosje tani po i ngrit keta flamuj turpi, ma sakte: ajo po ulet ne bakllavane e hyqymetit duke u bere vegel e tyne.
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#47

Post by Mallakastrioti »

ALTIN wrote:
alfeko sukaraku wrote:me sqaroni pak ju lutem se cili eshte ndryshimi mindis mendimit te parlamentit kosovare edhe levizjes vetevendosje.ju faleminderit.
Shume e thjeshte: parlamenti ""kosovar"" moti i ka ngrite flamujt e bardh te kapitullimit moral e kombetar. levizja vetevendosje tani po i ngrit keta flamuj turpi, ma sakte: ajo po ulet ne bakllavane e hyqymetit duke u bere vegel e tyne.
Nuk ta morrem mire vesh kete qe thua.
Ja na shkoqit pak me sakte me qene se qenke njohes "i mire" i kesaj levizje!?
Thote populli :Kur se ke zanat,mos dil hoxhe ne fshat!....edhe zotrote kur nuk di se cfare qellimesh ka ajo levizje mos fol kot......do e zgjidhesh ti pa tjeter situaten dhe shume cuba internetui si ty...aty kemi shpresat te tere!
Image
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#48

Post by qiellikaltër »

ALTIN wrote:"Vetevendosja" po kallxohet e pasinqerte dhe e errte ne plote do pika:

KONTRADIKTA NR. 1) Ne paraqitjet per media, aktiviste te kesaj levizje thane qe 'qytetaret s'kane lejuar te arrestohet Albin Kurti'? Me sa e pame, ne Tv, asnje qyetetar nuk reagoi gjate nderhyrjes policore. Bile edhe te arrestuarit jane aktiviste te ksaj levizje:
Emrat e disave prej të arrestuarve janë: Frashër Krasniqi, Salih Zyba, Lirim Gashi, Gezon Kastrati.
(m.a/BalkanWeb)
Pra, ata po e kontradiktojne veten qe po thone se 'qytetaret e mbrojne Albinin'.
puna asht qe eulex-i nuk e ka seriozisht arrestimin e tij, sidomos tani kur drejtuesit e ksaj levizje jane shprehur se jane ne proces te shnderrimit ne parti lejale politike.

2) KONTRADIKTA NR.2: e nigjova mrame ni interviste te Kurtit, edhe nja tjeter e lexova, ku thoshte se nuk i trembet aspak policise dhe arrestimit. me aq sa pame ne media, Albini s'guxoi te dilte as nga vetura, nderkaq, aktivistet e mbrojtjen, duke u rrahur keq nga specialsat. madje, qysh tha B.Kelani, zadhans i policise, disa police jane lendue si pasoje e ikjes se automjetit ku ishte KURTI.

Kjo levizje, qe i thote vetes, s'asht ma e denje dhe as serioze per asgje. thjesht, asht ba ni telenovele ose shume zhurme per asgja, qysh thoshte shekspiri. ne fund te fundit, ata me sa pe vrej duan te jene diqysh 'sado-mazohista' per mi mledh kokrrat - votat e ardhshme. tmerr! dhe sidomos MARRE
Po te ishte zhurme per asgje, s'do ishin ndersyer qente kundra kesaj levizjeje.
Euleksi i trembet organizimit politik te popullit, dhe kete organizim politik, po e kryen Vetevendosje.

Une mendoj se eshte skandaloze qe policia te nderhyje dhunshem ndaj njerezve qe jane mbledhur per ceremonine mortore. Albin Kurtin s'kemi si ta leshojme ne duar te politikaneve e ushtarakeve te huaj e vendas qe po e shkaterrojne shtetin e Kosoves.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#49

Post by ALTIN »

Mallakastrioti wrote:
Nuk ta morrem mire vesh kete qe thua.
Ja na shkoqit pak me sakte me qene se qenke njohes "i mire" i kesaj levizje!?
Thote populli :Kur se ke zanat,mos dil hoxhe ne fshat!....edhe zotrote kur nuk di se cfare qellimesh ka ajo levizje mos fol kot......do e zgjidhesh ti pa tjeter situaten dhe shume cuba internetui si ty...aty kemi shpresat te tere!
Mallakastrioti, s'asht aq e nevojshme me qene hoxhe ose me pas zanat per m'i pa do sene qe doken edhe prej aeroplanit. Po du me tha qe, do sene ne jete e ne politike shihen edhe pa qene doktor, politikan, profesor, etj.

Une s'po tham qe ju duhet me pas shpresa ne mu me zgjidh situaten. Ama, per bese, s'muj me mshel gojen kur do sene i merr prroni, qysh thot ni fare fjale.

Do te merren vesh nje dite plote do sene, qe qetash jane ka mbahen te mbylluna per shumicen. dhe do gjynahe, qe do te kuptohet, qe jane vec se duke u paguar. Une per vete, s'jam fetar dhe aske ne familje e shoqni s'e kam te asisojte (shyqyr!) ama per ni gja jam teper i bindun: qe gjynahet po paguheshin ne kete jete, jo n'at tjetren.

levizjen ne fjale, per t'cilen ti me akuzon, e njoh dhemb e dhemballe, sepse vllau e shokt e mi aty e lan munin, djersen e ma ne fund Partia filloi denoncimet...

a e dini, zotri i nderuem, qe kjo levizje i ka pas 15.000 antare ne tan Kosoven (ket e kane pranue vet drejtuesit e saj)
dhe sa antare tani kane mbetur: nentembedhjete - njezet dmth as nje klase fillore
Dikush ka faj per kete!? s"mund te jene fajtor pesembedhjete mije kurse "largpames" vetem njezet apo jo? njehere nje tiranas ma pat thene nje fjale daima te mencme: "mitet e gjalla (mitet e mediave - domethane) kthehen ne m*** shume shpejt"

fakti qe "elita" e ketyre pesembedhjete mijeve po behet parti politike (pa i pyetur te pesembedhjete mijte) deshmon sa eshte ora dhe sa po shitet pasuli kendjepari!!!!
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#50

Post by ALTIN »

qiellikaltër wrote:
Po te ishte zhurme per asgje, s'do ishin ndersyer qente kundra kesaj levizjeje.
Euleksi i trembet organizimit politik te popullit, dhe kete organizim politik, po e kryen Vetevendosje.

Une mendoj se eshte skandaloze qe policia te nderhyje dhunshem ndaj njerezve qe jane mbledhur per ceremonine mortore. Albin Kurtin s'kemi si ta leshojme ne duar te politikaneve e ushtarakeve te huaj e vendas qe po e shkaterrojne shtetin e Kosoves.
i nderuar,

sa ish-ushari i UCK-se eshte arrestuar e burgosur prej ketyre 'qenave' dhe askush nuk beri zhurme, nderkaq po bahet zhurme per do 'cooler'a te lazdruar, qe po te vjen koha e veshtiresise, s'jane ne gjendje ta sakrifikojne as gishtin e vogel te kambes, qysh thote Adem Demaci.

Cili nga ta ka qene pjese e ushtrive tona kryengritese? oh, me fal te lutem, ishin 'ushtare' te kafeneve te Prishtines ose te organizatave "humanitare'" te nderkombetareve ne Kosove.

asht gjynah dhe humbje nese e thirr popullin per mosbindje e rebelim, ndersa s'je i gatshem per sakrifice dhe perballje. Thirrja e popullit per mosbindje dhe protesta, po del rrafshebarabart, me nje lufte te rrepte per me ardh ne pushtet, qysh kane ardh ne pushtet, me dhjetera 'levizje populli" keto dekada te pergjakuna e te tronditura prej tragjedive.

nderkaq, pergjigja ime sa i perket pjeses me te kaltert asht kjo: ne s'e lshuam nga dora Albinin, por ai me vullnetin me te madh u leshua ne prehrin e pushtetit, sepse qysh e niva me ni interviste dje ne KOSOVA SOT, ata jane vec tue prit sinjalin kur po mahen zgjedhjet edhe pastaj po dalin si parti.
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#51

Post by qiellikaltër »

ALTIN wrote: asht gjynah dhe humbje nese e thirr popullin per mosbindje e rebelim, ndersa s'je i gatshem per sakrifice dhe perballje. Thirrja e popullit per mosbindje dhe protesta, po del rrafshebarabart, me nje lufte te rrepte per me ardh ne pushtet, qysh kane ardh ne pushtet, me dhjetera 'levizje populli" keto dekada te pergjakuna e te tronditura prej tragjedive.

nderkaq, pergjigja ime sa i perket pjeses me te kaltert asht kjo: ne s'e lshuam nga dora Albinin, por ai me vullnetin me te madh u leshua ne prehrin e pushtetit, sepse qysh e niva me ni interviste dje ne KOSOVA SOT, ata jane vec tue prit sinjalin kur po mahen zgjedhjet edhe pastaj po dalin si parti.
Une nuk mendoj se nese Levizja Vetevendosje do doje te marre pjese ne zgjedhje, dmth qe automatikisht do behet bashkepunetore e tradhtare e interesave mbarekombetare shqiptare. Ne fund te fundit, ne si shqiptare, s'po kerkojme rremuje ne Kosove, por po kerkojme qe Kosova te marre pavaresi te pakushtezuar, te kete te drejte referendumi te bashkohet me Shqiperine e te filloje te rritet e fuqizohet si shtet.
Para pak javesh, te njejten levizje po e ben edhe Levizja per Bashkim Kombetar me Koco Danajn. Edhe keta po pergatiten te marrin pjese ne zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi me kandidatet qe jane per Shqiperine Etnike.

Gjithsesi mendoj se edhe ata njerez, anetare te Vetevendosjes qe nuk deshirojne hyrjen ne sistemin zgjedhor, per hir te idealeve te tyre, nuk duhet ta braktisin levizjen keshtu pa diskutuar me pare e pa u siguruar qe gjerat po shkojne ne drejtimin e gabuar.

Une per vete nuk kam vene re asnje shenje qe te me tregoje se Levizja Vetevendosje e ka lene luften per ceshtjen shqiptare dhe po ben lufte karrigesh.

Koha ka per ta treguar kush punon per popullin e kush punon per sherbimet e huaja.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#52

Post by ALTIN »

qiellikalter, cili prej neve dyve ishte n'lajthitje? Fjalet e cilit prej nesh dolen?

Pullazxhiu i Amerikes do te financoje “Vetevendosjen”?
Samstag, März 27, 2010

Njeriu që di të mbledhë miliona dollarë në kohë rekorde për qëllime përkrahjeje, ka kthyer shikimin nga lëvizja “Vetëvendosje”. Lëvizjes që e drejton Albin Kurti i ka ofruar mundësinë e përkrahjes financiare biznesmeni shqiptaro-amerikan Florin Krasniqi.

Por, ai ka një kusht. Insiston që “Vetëvendosja” t’i hyjë garës për të marrë pushtetin në Kosovë, mundësi kjo që drejtuesit e kësaj lëvizjeje e kanë paralajmëruar prej muajsh.

“Personalisht jam në relacione shumë të mira me Albin Kurtin dhe me lëvizjen ‘Vetëvendosje’. Sugjerimi im është që t’i futen garës politike, sepse nga pozita që janë është vështirë ta ndryshojnë situatën”, i ka thënë “Kohës Ditore” nëpërmjet telefonit afaristi nga Kosova i cili jeton në New York. “Sugjerimet vijnë me ndihma. Dhe, nëse unë e ndihmoj financiarisht, këtë do ta bëj në mënyrë krejt transparente”, ka thënë Krasniqi.
Në vitet e krizës së Kosovës, Florin Krasniqi, që njihet si “pullazxhiu i Amerikës”, pati mbledhur rreth 30 milionë dollarë nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe më pas i ofroi si ndihma për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Edhe vetë ishte pjesë e kësaj guerileje. Madje, kishte mbërritur të importonte snajperë nga Amerika, me të cilët do të luftohej regjimi i Slobodan Milosheviqit.
Formacioni ushtarak që para 10 vjetësh e ka ndihmuar, politikisht është drejtuar nga Hashim Thaçi. Thaçi tash është kryeministër i vendit, ndërsa Krasniqi nuk po shpreh bindjen se udhëheqësit kosovarë të pasluftës janë treguar të suksesshëm në drejtimin e timonit të shtetit.
Ai i jep të drejtë “Vetëvendosjes”, lëvizje që prej vitesh paraqet zërin më të zhurmshëm opozitar ndaj secilit pushtet. Madje, pos konceptit ndryshe për qeverisje të vendit, ka për objektiv ndryshimin e Kushtetutës dhe realizimin e të drejtës së kosovarëve për vetëvendosje, që nënkupton organizimin e një referendumi për deklarimin e kosovarëve nëse duan të bashkohen me Shqipërinë.
“Të gjithë duhet të ndryshojnë qasjen ndaj ‘Vetëvendosjes’ dhe të shndërrohen në konstruktivë, sepse deri tash nuk kanë qenë të tillë. Unë kam admirim për ta. I kam ndihmuar pak, por jo seriozisht”, ka treguar Krasniqi. “Nëse ajo vendos të hyjë në garë, mund të ulemi dhe të flasim për mbështetjen e ardhshme. Paratë që jepen në politikë duhet të jenë transparente”, shton ai.
Albin Kurti, lider i “Vetëvendosjes”, ka treguar se Florin Krasniqi i ndihmon për disa shpenzime. Me të thotë të jetë takuar dhe të ketë biseduar për situatën në Kosovë dhe domosdoshmërinë e ndryshimeve shoqërore dhe politike.
“Parimisht dhe konceptualisht ai pajtohet me ne. Florini dëshiron që Kosova dhe populli i saj të përparojnë. Ai është shumë i pakënaqur me sjelljen e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, me keqpërdorimet dhe papërgjegjësinë e tyre”, ka treguar Kurti.
“Florini ka kontribuar shumë për luftën çlirimtare dhe ai dëshiron që Kosovën ta shohë ashtu siç e deshën dëshmorët e kombit”.
Por, insiston se bashkëpunimi me njerëz të ndryshëm e tejkalon vullgaritetin e parasë, dhe synon përherë rritjen e një bashkëpunimi cilësor gjithëpërfshirës. Në këtë drejtim, Kurti thotë se edhe Florini do ta rrisë kontributin dhe përkrahjen për “Vetëvendosjen” në të ardhmen, në funksion të rritjes së aktivitetit.
Organizatat joqeveritare rrallë flasin për burimet financiare të tyre. Në “Vetëvendosje” kanë thënë se burimi kryesor i financimit është nga pagesa e anëtarësisë dhe nga biznese të vogla që, më parë se me të holla, i ndihmojnë me shërbime falas: fotokopjime dhe letër, shtypje posterësh dhe fletushkash, qira të zbritur shumë ose falas për zyrat nëpër Kosovë, etj. Në këtë lëvizje thonë se rritja e përkrahjes ndaj tyre është përcjellë me shtimin e numrit të anëtarëve të rinj, por edhe me rritje të përkrahjes materiale, ndonëse jo në masën sikur e para.
Albin Kurti ka treguar se, prej kur kanë publikuar mundësinë për t’iu rrekur garës për pushtet në zgjedhjet e ardhshme nacionale, shumë personalitete kanë shprehur interesimin për të qenë në ekipet që do të mundësonin ndryshimet që pretendojnë të mbërrihen.
“Jemi në kontakte dhe bisedime me ekspertë të ndryshëm në kuadër të forcimit të komiteteve tona. Në anën tjetër, po na afrohen e po iu afrohemi shumë njerëzve të respektuar, patriotë të etshëm për ndryshime gjithandej nëpër komunat e Kosovës, për ta fuqizuar organizimin tonë”, ka treguar Kurti. “Dhe kjo nuk lidhet domosdoshmërish vetëm me mundësinë që lëvizja ‘Vetëvendosje’ të vendosë për të marrë pjesë në zgjedhje, por ka të bëjë shumë edhe me zhgënjimin në proceset dhe partitë e institucionet aktuale politike në Kosovë, si dhe me humbjen e durimit të gjendjes ekzistuese në vend”, shprehet Kurti.
“Është një çështje tjetër që kritika jonë politike, ekonomike dhe sociale përgjithësisht pranohet gjithnjë e më shumë”, ka thënë ai. “Kjo nuk është e veçantë për ndërkombëtarët”.
Prandaj, për të mos pasur nevojë të kritikojnë, tash kanë zgjeruar debatin për të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas Kurtit, aktualisht po diskutohet në të gjitha qendrat dhe instancat e lëvizjes, çështja e strategjisë për realizimin e qëllimit: vetëvendosjen e popullit të Kosovës. Koncepti dhe qëllimi mbetet po ai, ka insistuar Kurti, porse po diskutohet për mundësitë e pasurimit të mënyrave, përkatësisht mundësinë që tubimeve publike, aksioneve protestuese dhe demonstratave t’u shtohet edhe mundësia e pjesëmarrjes në zgjedhje në të ardhmen.
“Po i identifikojmë përparësitë dhe mangësitë, dobitë e dëmet që do të mund t’i shkaktoheshin synimit tonë, por edhe Kosovës në përgjithësi, me rastin e pjesëmarrjes sonë në zgjedhje. Pra, për ndryshimet që synojmë t’i arrijmë, përpjekjet jashtinstitucionale t’i sinkronizojmë me ato në institucione, duke ia shtuar të parës këtë të dytën. Po shpalosen mendimet dhe idetë e aktivistëve dhe po diskutohen bashkërisht ato mandej ”, ka deklaruar lideri i “Vetëvendosjes”. “Ky është një debat i gjerë e i thellë që do të zgjasë disa muaj. Nuk duam të ngutemi. Për dallim nga institucionet dhe partitë ku mungon demokracia, ne duam ta respektojmë dhe kultivojmë demokracinë e brendshme. Duam që vendimi ynë të jetë i drejtë dhe sa më cilësor”, ka shtuar ai.
Lëvizja tashmë ka bërë “komitete” dhe “sekretariate”, në strukturën organizative. Është diçka e ngjashme sikur është parë te partia e kryeministrit Thaçi, PDK-ja, sa ka qenë në opozitë. Ajo kishte formuar “Qeverinë në hije” që i bënte oponencë qeverisë së drejtuar për një mandat nga AAK-ja e liderit të tashëm opozitar, Ramush Haradinaj.
Albin Kurti nuk insiston se me formimin e “komiteteve” dhe “sekretariateve” nuk kanë dashur të kopjojnë dikë. Lëvizja, sipas tij, ka bërë analiza, ka shprehur qëndrime, ka ofruar zgjidhje e ide, ka ndërmarrë aksione dhe ka mbajtur tubime e demonstrata për çështje të ndryshme në Kosovë dhe e konsideron të domosdoshme që politikat t’i konsolidojë në programe të caktuara.
“Ato duhet të përpilohen, të prezantohen dhe të mbrohen nga njerëz të profileve të veçanta. Për këtë qëllim nevojiten hulumtime dhe diskutime shtesë. Prandaj i kemi krijuar komitetet, si shprehje e politikave të lëvizjes. Në anën tjetër, kemi lëvizjen si organizatë: sekretariatet e ndryshme, të cilat forcojnë strukturën dhe zgjerojnë rrjetin e aktivistëve”, është shprehur Kurti. “Struktura jonë nuk modelohet në asnjë parti politike të Kosovës. Thënë të drejtën shumica e partive politike – të gjitha këto që konsiderohen si të mëdha – kanë dështuar në shumë aspekte. PDK-ja kurrsesi nuk është modeli ynë”.
Kurti ka thënë se lëvizja “Vetëvendosje” ka koncept tërësisht të ndryshëm politik nga këto parti dhe bashkëpunim të tjetërllojtë me qytetarët. Bazuar në këtë, ka paralajmëruar një strukturë të ndryshme nga partitë politike.
Për partitë kryesore në vend Albin Kurti ka folur me përbuzje. Mirëpo, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Florin Krasniqi, që ka deklaruar mundësinë e përkrahjes financiare për “Vetëvendosjen”, e ka paralajmëruar Kurtin se nuk do ta ketë të lehtë në garë. Personalisht, ai nuk do që të jetë aktor politik në Kosovë.
“Po të hyjë ‘Vetëvendosja’ në garë, është shumë zor për ta. Politika në Kosovë është gangsterizuar. Do të jetë shumë zor për të garuar me parti të bashkëngjitura me krimin”, ka vlerësuar Krasniqi. “Unë nuk e shoh veten në politikë. Personaliteti im nuk përkon me jetën politike në Kosovë”, ka thënë ai
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#53

Post by qiellikaltër »

ALTIN wrote:qiellikalter, cili prej neve dyve ishte n'lajthitje? Fjalet e cilit prej nesh dolen?

"Në vitet e krizës së Kosovës, Florin Krasniqi, që njihet si “pullazxhiu i Amerikës”, pati mbledhur rreth 30 milionë dollarë nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe më pas i ofroi si ndihma për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Edhe vetë ishte pjesë e kësaj guerileje. Madje, kishte mbërritur të importonte snajperë nga Amerika, me të cilët do të luftohej regjimi i Slobodan Milosheviqit.
Formacioni ushtarak që para 10 vjetësh e ka ndihmuar, politikisht është drejtuar nga Hashim Thaçi. Thaçi tash është kryeministër i vendit, ndërsa Krasniqi nuk po shpreh bindjen se udhëheqësit kosovarë të pasluftës janë treguar të suksesshëm në drejtimin e timonit të shtetit.
...
Por, ai ka një kusht. Insiston që “Vetëvendosja” t’i hyjë garës për të marrë pushtetin në Kosovë, mundësi kjo që drejtuesit e kësaj lëvizjeje e kanë paralajmëruar prej muajsh.

Edhe cfare thote Vetevendosja:
ALTIN wrote:Por, insiston se bashkëpunimi me njerëz të ndryshëm e tejkalon vullgaritetin e parasë, dhe synon përherë rritjen e një bashkëpunimi cilësor gjithëpërfshirës. Në këtë drejtim, Kurti thotë se edhe Florini do ta rrisë kontributin dhe përkrahjen për “Vetëvendosjen” në të ardhmen, në funksion të rritjes së aktivitetit.
Me duket se fjalet e tua nuk kane dale o Altin, megjithese kjo qe na solle nuk perben lajm se e kemi pare kete artikull "sensacional" qe ne fund te marsit.

Si parim, Vetevendosja s'mund te pranoje kushte per te marre financim nga askush, A.Kurti e ka prekur pak kete teme ketu, po duket se gazetari s'e ka shtjelluar mire. I mbetet Vetevendosjes apo dhe gazetareve te tjere te sjellin me shume te dhena ne kete pike, por kjo s'tregon se levizja ka deshtuar dhe i ka tradhetuar aspiratat e veta.

Sot e kesaj dite, Vetevendosja eshte forca kryesore qe i kundervihet padrejtesive dhe i hap syte popullit shqiptare. Ata po bejne rezistencen me te forte, kurse ata qe jane larguar nga kjo levizje per fat te keq s'po organizohen e s'po degjohen me.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#54

Post by ALTIN »

qiellikaltër wrote:[

Me duket se fjalet e tua nuk kane dale o Altin, megjithese kjo qe na solle nuk perben lajm se e kemi pare kete artikull "sensacional" qe ne fund te marsit.

Si parim, Vetevendosja s'mund te pranoje kushte per te marre financim nga askush, A.Kurti e ka prekur pak kete teme ketu, po duket se gazetari s'e ka shtjelluar mire. I mbetet Vetevendosjes apo dhe gazetareve te tjere te sjellin me shume te dhena ne kete pike, por kjo s'tregon se levizja ka deshtuar dhe i ka tradhetuar aspiratat e veta.

Sot e kesaj dite, Vetevendosja eshte forca kryesore qe i kundervihet padrejtesive dhe i hap syte popullit shqiptare. Ata po bejne rezistencen me te forte, kurse ata qe jane larguar nga kjo levizje per fat te keq s'po organizohen e s'po degjohen me.
Kete s'e dime asnjeri. Mund vetem ta marrim me mend.

Kjo levizje ka deshtuar ne shume pika. Fakti qe prej 16.000 aktivisteve kane mbetur fikall 25 vete (dmth as nje klase e fillores) tregon cka ka sukses dhe cka ka deshtim. 25 e 16.000 sa perkthehet ne perqindje? Paj, 0.0000000001%. Dikush asht fajtor per kete gjendje!!!

Nese eshte forca kryesore (le te pranojme per hir te shembullit) kjo s'do me thane kurqysh hic qe asht forca ideale politike sepse qysh thote njefare fjaleurte: 'Lehte eshte te bahesh hoxhe ne vendin ku s'ka hoxhallar'. Ne Kosove, fatkeqesisht si pasoje e LDK-izmit dhe rugovizmit te viteve 90'ta eshte krijue nje amulli dhe apati qytetare, aq sa s'ka shans me te mblidhen as dy vete bashke. edhe studentat i kane sterilizue, aq sa jane ba me keq sa fatosat e cerdheve. Nje fjale tjeter thote: 'Kur mungon tigri, majmuni behet mbret'.

Sa i perket asaj te fundes, se pse s'po iu degjohet zeri atyre te perjashtuareve ose te larguareve, kete duhet ta konsiderojme nje sherbim dhe rahmet (meshire) te madhe ndaj LVV. sikur ta shfaqnin vetem 1% te vrerit te tyre dhe maskaralleqeve qe i kane perjetue tek "elita" 10 veteshe e lvv, me as qeni s'do e honepste Vv-ne.
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#55

Post by Zeus10 »

Pyetja ime per ty Altin eshte: " A behesh entuziast apo trishtohesh nga deshtimi i Levizjes Vetevendosja ?"
Dhe nese po, ki miresine dhe na thuaj perse.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#56

Post by ALTIN »

Zeus10 wrote:Pyetja ime per ty Altin eshte: " A behesh entuziast apo trishtohesh nga deshtimi i Levizjes Vetevendosja ?"
Dhe nese po, ki miresine dhe na thuaj perse.
M'trishton si mosmekeq, Zeus10!
M'trishton sepse aty me dhjetera shok te mi lane ditet me te mira, dhane devotshmerine dhe pastertine e tyre per t'krijuar dicka te re, nje hapesire te re vetevendosese, qe na asht mohue neve shqiptareve per kaq shekuj. M'trishton sepse ende shokte e mi i vuejne reperkusionet e kolonizuesve te huaj dhe kuinsligeve te tyre vendor: disa jane ne burgje ende, do tjere ndiqen nga policia, te tjeret s'jane rahat prej gjyqeve e lendeve politike, prokurorive, disa tjere jane nen shigjetat e smires se partive politike.

M'trishton edhe per vete arsyen, qe kjo fare levizje pat fatin e levizjeve te tjera. Ne vitet 90'ta, LDK e Rugoves kishte mbi 800.000 mbeshtetes te cilet me mundin e sakrificen e tyne e ngriten LDK-ne, ndersa LDK-ja ua korruptoi besimin duke u shenderrue ne nje vegel te UDB-se serbe.
Njashtu na ndodhi edhe me PDK-ne. Asaj ne i dhame besimin, duke menduar se ajo i perfaqeson taman vlerat e luftes kryengritese. Ne fund, edhe ajo u ba nje me hyqymetin, madje u ba nje prej veglave ma perfide te kolonizatorve ne degradimin e Kosoves.
Dhe tash edhe LVV-ja u be si te tjerat: i shkeli aktivistet e saj, ua perbalti dinjitetin dhe angazhimin, i diferencoi me etiketa...thjesht, shyqyr qe s'e ka pas pushtetin, se ajo ne vete asht brumi fillestar i nje fashizmi te majte.

S'di ne jeni te informuar per profilin ideologjik ne Kosove, por pjesa ma luftarake e popullit te Kosoves, prej demonstrave te 81'es, 89'es e atyre t'90'ta, grupeve ilegale anti-jugosllave qe luftonin per bashkim me Shqiperine, ka qene do me shume, do me pak, por te gjitha te majtes. Nje e majte kombetare, ama.

Ndersa, kjo partia ma e re, e ngritur ne gjakun dhe djersen e te rinjeve (te cilin e ka tradhtue padyshim), asht ba hic ma shume sesa nje parti e ekstremit te majte e shume dogmatike e aspak nacionaliste.
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#57

Post by qiellikaltër »

ALTIN wrote: M'trishton si mosmekeq, Zeus10!
Altin, nje levizjeje kaq te madhe sa VV, nuk i ulen vlerat se del nje njeri e vjell vrer. Ja qe veprat vlejne me shume sesa fjalet.
VV ia kemi pare veprat. Kurse ty vetem llafet te kemi degjuar. Nese je i zoti, merr ata shoket e tu e organizohu e bej dicka te mire per vendin.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#58

Post by Zeus10 »

ALTIN wrote:
Zeus10 wrote:Pyetja ime per ty Altin eshte: " A behesh entuziast apo trishtohesh nga deshtimi i Levizjes Vetevendosja ?"
Dhe nese po, ki miresine dhe na thuaj perse.
M'trishton si mosmekeq, Zeus10!

Nuk dukesh si i trishtuar Altin, dikujt qe i dhimbset dicka nuk vjell vrer kunder saj:

[quote2="altin"]Sa i perket asaj te fundes, se pse s'po iu degjohet zeri atyre te perjashtuareve ose te larguareve, kete duhet ta konsiderojme nje sherbim dhe rahmet (meshire) te madhe ndaj LVV. sikur ta shfaqnin vetem 1% te vrerit te tyre dhe maskaralleqeve qe i kane perjetue tek "elita" 10 veteshe e lvv, me as qeni s'do e honepste Vv-ne[/quote2]
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#59

Post by ALTIN »

qiellikaltër wrote: Altin, nje levizjeje kaq te madhe sa VV, nuk i ulen vlerat se del nje njeri e vjell vrer. Ja qe veprat vlejne me shume sesa fjalet.
VV ia kemi pare veprat. Kurse ty vetem llafet te kemi degjuar. Nese je i zoti, merr ata shoket e tu e organizohu e bej dicka te mire per vendin.
Zeus10 wrote: Nuk dukesh si i trishtuar Altin, dikujt qe i dhimbset dicka nuk vjell vrer kunder saj:
pse a u dashka per te qene i trishtuar domosdoshmerisht te derdhesh lot ose te bash sentimentalizma?

zeus10 & qielliikalter, une s'po vjell vrer kunder askujt. Une vetem po e shpreh ate qe pak vete po e shohin. Une s'jam duke ja ule vlerat VV, sepse ajo vete i ka ule vlerat e saj. Nje qe dikur i shante dokumentet nderkombetare, sot perbetohet terthorazi n'to.
Do te vije koha kur do te del natyra staliniste e disave qe po fshehen nen fanellat e 'jo-violences. Une kete jam ne gjendje ta dokumentoj sa te duash e kur te duash, ama jo permes forumit por permes nje bisede sy me sy. Sikur te villja vrer, kunder VV une qe moti do ta kisha publikue telenovelen e saj staliniste qe ka shume episoda. Do te cuditesh sesi 'jo-violentet' kane mentalitet diktatoresh te vegjel e qe munohen me ta kontrollu edhe pjesen e pandergjegjshme. Po, po! Do te degjosh sesi hala ka njerez qe perdorin kategori te tilla: 'i papershtatshem politikisht' 'i papjekun', 'i dyshimte', 'borgjez', 'fundamentalist' 'zogist', etj etj.
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#60

Post by qiellikaltër »

O Altin ta thashe njehere e s'do ta perseris me: ke, c'ke me VV zgjidhe me ata.

Nese ke zotesi te organizosh njerezit per te mbrojtur Kosoven ne keto kohera te veshtira, me mire leviz vendit e mos u merr me me llafe, se llafet e shumta fukarallek.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”