"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqipëria ndryshe

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#46

Post by Phoenix »

Pavarësi e varur!


[quoteemJ.R.R. Tolkien]“Nazgulët ose Ulairët, Hijet e Unazët, të quajtur edhe Kalorësit e Zinj ose Kalorësit me krahë, janë nëntë kalorës shpitligj të nënshtruar Sauronit”[/quoteem]

Image

Pas 101 vjetësh gjendemi ende të pushtuar!
Mos u habisni, nuk ka ushtri të huaj. Është e gjitha e ndërtuar në vend. Rekrutues dhe rekrutë të një ushtrie të zezë që po ia merr frymën Shqipërisë.
Në vend të sundojë kultura, dija dhe ligji, sundon ligësia dhe i ligu!
Kudo në shoqëri dhe vend!

E kur lexon historinë se cilët burra dhe njerëz ishin ata që me vetëmohim u flijuan për këtë vend, si përfunduam këtu, është pyetja më e thjeshtë.
Kur lexon atë çfarë kanë kaluar shqiptarët në histori, të duket se shumë vetë në këtë vend e kanë harruar se nga vijnë.

Kushedi sesa shqiptar kanë dhënë jetën për këtë vend, në luftë dhe duke punuar për ndërtimin e vendit. Ndoshta më të mirët kanë vdekur në luftë e sipër dhe më shumë mbetën pas ata që bënin llogari pushtetin. Ndoshta më të mirët u vranë duke protestuar, vdiqën në burgje, ndoshta më të mirë u dëbuan nga vendi, ndoshta mbetën të vrarë në kufi.

Të duash lirinë e vendit tënd kur e di se pushtuesi është më i fortë, më i madh, më i fuqishëm, me miq të fuqishëm, me shërbëtorë dhe bashkëpunëtor të panumërt; këtë e bëjnë pak!
Është e lehtë të jesh një adhurues i flaktë i të mëdhenjve.

Historia e shqiptarëve ka shembuj të tillë!
Gjergj Kastrioti Kalorësi i Dritës dhe i Dijes, Zoti Aleksandër dhe mbështetësit e tij. Burim frymëzimi Lirie për breza të tërë pas tij! Madhori i një ushtrie të vogël nuk lufton për Liri, nëse ndjekësit e tij nuk e kanë të qartë se çfarë është Liria!
E sot?!
E keni vërë re sesi është sulmuar, për ta lënë më pas në harresë?! E keni vënë re kanë dashur ta tjetërsojnë duke shpikur dhe krijuar histori, vetëm e vetëm për të na thënë se ne nuk e dimë se çfarë është Liria dhe Pavarësia? Për të mos na lënë kurrë të lirë dhe të pavarur. Kjo bëhet për t'ia ulur vlerat frymës së lirisë që një shoqëri kërkon.

Fatkeqësisht ka ndodhur shpesh që porsa arrihet një ndryshim, çuditërisht na shfaqen fytyra që askush nuk i ka parë dhe njohur më parë, dhe fillojnë e drejtojnë. Sikur këta të kishin lindur vetëm për këtë gjë! Nga na kanë buruar?!

Disa të vetëshpallur folitikanë, përpiqen shpesh me na kujtuar se pa këtë dhe pa atë, ne nuk do të ishim!
Veçse harrojnë kryesoren, “Ne jemi, sepse jemi Ne”!
E gjitha kjo, sepse ata nuk ndjejnë se janë aty si pasojë e flijimeve të kësaj shoqërie, por si rrjedhojë e të mëdhenjve dhe interesave ekonomike të tyre. Në të shumtën e rasteve janë një mish i huaj, apo një infeksion viral për shoqërinë.

Shqipërinë na kanë e sjellë deri këtu jetët dhe puna e të gjithë atyre të rënëve, jetët dhe flijimet në jetë dhe pasuri të sa e sa burrave dhe grave.
Fatkeqësisht idealet dhe ëndrrat e tyre janë varrosur me ta.
Pas tyre mbesin ata që jua vodhën jetët, ata që jua vodhën idealet dhe ëndrrat për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe të pavarur.
Nuk di në historinë 101 vjeçare të Shqipërisë, që drejtësia të këtë qenë ndonjëherë e pavarur!
E kur nuk kanë qenë kurrë votimet të lira, nuk ka si të ishte ndryshe.
Në një vend demokratik, votimi nuk është vendim gjykate dhe nuk ka lidhje pafajësia ligjore me numrin e votave që dikush është votuar. E nga këtu fillon drejtësia!

Si rrjedhojë, sot vazhdojmë të kemi hajdutë që na japin mësime jete dhe ekonomie, kriminelë dhe vrasës që flasin për ligje dhe bëjnë gjyqtarin, banditë sipërmarrës, trafikantë që merren shërbime, zaptuesit të jenë pronarë, analfabetët modernë të merren me kërkime shkencore dhe shkencë etj, etj.
Madje në historinë tonë kemi pasur edhe udhëheqës që kanë shkruar aq shumë vepra, sa më pak vite shkollë të kishin. Tragjikomik, si rast.

Dhe sot kjo ushtri e zezë, blozë, shtohet dhe rekrutohet nga kalorësit e zinj, ata që ndjekin unazën e pushtetit dhe skllavërimit të njerëzve. Ata që vijnë nga errësira dhe që rrënjët e tyre shkojnë thellë në botën e krimit, trafiqeve dhe shumë të zezave të tjera. Ata që fillimisht rekrutuan disa dhe kthyen në skllevër njerëzit e dijes. Nga këta kalorës që u shërbejnë të gjithëfuqishmit Sauron, duke na marrë fillimisht jetën e minatorëve e më pas, duke nga vjedhur sy ndër sy naftën, arin, uraniumin dhe shumë xeherorëve të çmuar.
Gjithë kjo ushtri që e nxiu Shqipërinë ndërkombëtarisht, me nxjerrjen rrugëve të Evropës vajzat shqiptare, si mish i bardhë; duke tregtuar “miell” nga mulliri i zi i shpirtit të tyre.
Nxiu duke çuar në qiell tymin e guroreve, preu dhe shfarosi pemët dhe pyje të tërë, gërmoi në mënyrë të pashpirt lumenjtë, hëngri me pangopësinë e saj malet duke nxjerrë dhe shitur në tregun e zi mermer të bardhë, ndoti me gjithfarë plehrash vendin, nguli themele bunkerësh të shëmtuar mbi tokën pjellore, i vuri zjarrin këtij vendi për me u fshehur në tymin dhe blozën e zezë që zjarri le pas.
E pra, kjo ushtri vendin e mban të pushtuar ende, edhe sot!
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#47

Post by Phoenix »

Fallgjorë dhe të gjorë!


Image

Nuk di nga t'ia nisësh edhe pse fundin e dimë. Në zgjedhjet e fundit u premtuan shumë gjëra për një shëndetësi të gjithësishme.
Deri më tani specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë si arritje të bujshme vetëm rrahjen e një punonjësi të policisë rrugore.
Gjithashtu duhet përmendur edhe përurime i bujshëm i ndonjë këndi pritjeje, ani pse shpitalet nuk do të organizojnë ballo dhe bankete.
Lufta kundra korrupsionit ka çuar në pranga edhe disa mjekë.
Është gjithmonë e rëndë të shohësh një mjek në pranga, duke pasur parasysh punën dhe misionin që ka kjo figurë profesionale, pa dashur të mbroj të pambrojtshmen.
Nga ana tjetër, të shohësh padijen e ligë të medias kundrejt mjekëve dhe mendimet e shoqërisë, të futet frika të punosh në Shqipëri! Ka një ndjesi të gjithanshme se fajin, për gjithë sa ndodh në shëndetësinë dhe mjekësinë shqiptare, e kanë mjekët. Në të vërtetë nuk është kështu.
A e keni pyetur ndonjëherë veten sa vite të mundimshme, flijimi nga jeta e përditshme duhen për t'u bërë një profesionist i aftë?!
Mesatarisht kush studion mjekësi i kushton studimit 40% më shumë kohë se çdo degë tjetër.
A keni pyetur vetën ndonjëherë veten sa është shpërblimi që shteti, i cili mbahet nga e shoqërisë, paguan për ata?!
A keni menduar ndonjëherë që puna juaj qoftë ditën, qoftë natën të jetë një përjetim ngjarjesh stresuese që ju i shikoni vetëm në filma?!
A keni menduar ndonjëherë nëse mjekët në Shqipëri i kanë kushtet dhe lehtësirat për t'iu përkushtuar sa më shumë punës dhe përdijësimit profesional?!
A keni menduar ndonjëherë se për kushtet ku ndodhen spitalet dhe për mungesën e barnave nuk janë përgjegjës mjekët?!
Folitika shqiptare ia ka arritur qëllimit që fajin e saj tua ngarkojë mjekëve!
Është e turpshme që në Shqipëri mjekët të kenë konkurrentë të drejtpërdrejtë të vetëquajturit
“mjekë popullorë”! E pikërisht kur ligji dhe shteti tregohet i ashpër me mjekët,
fallgjorët shtojnë pasurinë dhe radhën e atyre që presin të visytohen tek ta.
Ka nga ata që bëjnë edhe shfaqje në televizione ku betohen se kurojnë të gjitha sëmundjet!
E me sa duket, këta janë të paprekshëm nga ligji.
Ka mundësi që lobi i fallgjorëve të jetë aq i fortë sa qeveria, ligji dhe shteti nuk guxon ta preki.
Për këtë gjendje është fajtore politika. Ajo ka marrë vendime deri më sot.
Këto vendime kanë bërë të mundur që të lulëzojë ky mashtrim me fitime marramendëse.
Duhet thënë se folitikanët shqiptarë nuk është se ndryshojnë shumë nga fallgjorët, duke parë se ku na kanë sjellë vendimet që ata kanë marrë.
Modeli i tyre është përhapur gjithandej në zyrat e shtetit dhe shoqëri. Hedhja e fallit është puna kryesore e rinisë shqiptare, që në shumtën e rasteve më shumë kohë kalon në kafene sesa mbi libra dhe bibliotekë.
U është mbushur mendja nga këta fallgjorë se fati dhe e ardhmja e tyre gjendet në fund të filxhanit të kafesë, aty ku mblidhet llumi i zi. E pasi ta kenë pirë kafenë e hidhur duhet ta kthejnë filxhanin përmbys, në mënyrë që fati mos t'iu shpëtojë sy ndër sy.
Por fallgjorët e politikës shqiptare nuk kanë mbetur me kaq. Ata që kanë zotëruar njohuri të mëtejshme kanë qenë gjendje të bëjnë edhe magjira. Duke parë arritjet mund të thuhet se magjia më mbresëlënëse ka qenë sjellja e demokracisë. Pak a shumë kjo ndodhi si ato magjitë me kukulla që mishërojnë dikë dhe çfarë i ndodh kukullës duhej t'i ndodhte në vërtetë dhe atij që mishëronte.
A nuk mund të quhet magji rënia e komunizmit dhe rënia e shtatores së diktatorit?!
A nuk mund të quhet hedhje falli ajo çka ndodhi më pas dhe ajo çfarë na thuhet për prurjen e lirisë dhe demokracisë?!
Për vete gjej të njëjtë përmbysjen e shtatores me përmbysjen e filxhanit!
E çuditshme, ky fall vazhdon të na hidhet edhe në vitin 2014.
E çuditshme, shoqëria dhe shteti nuk e fillon ribërjen e shëndetit dhe shëndetësisë nga ndalimi i fallgjorëve!
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#48

Post by Phoenix »

Fasadë e mrekullueshme!

Image
"Slave Labour"- Banksy

Para disa ditësh po lexoja një shkrim të A.Kurtit me titull “Mrekullia e dytë” dhe menjëherë më erdhën ndër mend shpëtimtarët e ekonomisë shqiptare:”Fasonët”!
Ka kohë që ky emër apo emërtim po qarkullon poshtë e lartë nëpër media. Me kohë, më kishte lindur kureshtja të dija se nga na mbiu kjo fjalë në gjuhën shqipe, thjesht për të kuptuar botëkuptimin e fjalës.
Kam kërkuar gjithandej, por nuk kam gjetur gjë. Më në fund, kam arritur në një përfundim.
Fjala “Fason” në shqip vjen nga gdhendja me sqepar e fjalës angleze “Fashion”!
Duke qene se bëhet fjalë për qepjen e veshjeve të gatshme, që do të shiten apo do të jenë në modë, rrjedhimisht nuk gabojmë shumë nëse e mendojmë kështu. Nga ana tjetër, nuk besoj se kemi të bëjmë me mbarështim fazanësh.
Për më u kthyer te ajo se çfarë shkruan Kurti, e kam pak të vështirë të besoj se do të na vijë shpëtimi nga njerëz me botëkuptim “fason”. Ndryshe nga shembulli i Kurtit, druaj se këta njerëz kanë ideal dhe kërkojnë liri. Ndoshta duan liri veprimi për me shfrytëzuar deri në palcë punëtorët!
Kjo fjalë po lakohet shumë kohet e fundit, sepse hollë-hollë “fashion” kuptim e ruan tek “me u parë, me u dukur”. Pak a shumë si fasadat, por thelbi është gjetiu.
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#49

Post by rrëqebull »

Fjala “Fason” në shqip vjen nga gdhendja me sqepar e fjalës angleze “Fashion”!


Vjen drejtpërdrejt nga frënjgishtja "façon" që theksohet 'fasôn', dhe domethënë shumë gjëra, ndër të cilat, gjedhe veshjesh/cohësh, punë dore, model, shëmbëlltyrë, etj.


Tek ne përdoret kryesisht në kuptimin qepje veshjesh në seri duke ndjekur një gjedhe të gatshme.*
façon
s.f. inv.
ABBIGL Nell'industria dell'abbigliamento, modello
*Lavorazione di indumenti in serie su un modello campione: capo lavorato a f.
‖ Tipo, imitazione: pelliccia f. volpe
http://www.grandidizionari.it/Dizionari ... fa%C3%A7on
façon
s.f.
1 modo m., maniera f.
2 foggia f.
3 confezione f., fattura f.
4 al pl. maniere f. pl.
5 al pl. cerimonie f. pl.
http://dizionari.corriere.it/dizionario ... acon.shtml
fa•çon
Pronunciation: (fa-sôn'),
—n.,
—pl. -çons Pronunciation: (-sôn').
1. a fashion; manner; style.
2. workmanship; make.
http://dictionary.infoplease.com/facon
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#50

Post by Phoenix »

rrëqebull wrote:
Fjala “Fason” në shqip vjen nga gdhendja me sqepar e fjalës angleze “Fashion”!


Vjen drejtpërdrejt nga frënjgishtja "façon" që theksohet 'fasôn', dhe domethënë shumë gjëra, ndër të cilat, gjedhe veshjesh/cohësh, punë dore, model, shëmbëlltyrë, etj.


Tek ne përdoret kryesisht në kuptimin qepje veshjesh në seri duke ndjekur një gjedhe të gatshme.*
façon
s.f. inv.
ABBIGL Nell'industria dell'abbigliamento, modello
*Lavorazione di indumenti in serie su un modello campione: capo lavorato a f.
‖ Tipo, imitazione: pelliccia f. volpe
http://www.grandidizionari.it/Dizionari ... fa%C3%A7on
façon
s.f.
1 modo m., maniera f.
2 foggia f.
3 confezione f., fattura f.
4 al pl. maniere f. pl.
5 al pl. cerimonie f. pl.
http://dizionari.corriere.it/dizionario ... acon.shtml
fa•çon
Pronunciation: (fa-sôn'),
—n.,
—pl. -çons Pronunciation: (-sôn').
1. a fashion; manner; style.
2. workmanship; make.
http://dictionary.infoplease.com/facon
Rrëqebulli, ju faleminderit që e lexuat edhe më dhatë një shpjegim.
Sigurisht që rrënja është ajo dhe fjalorët etimologjikë që pashë para se të shkruaja atë fjali, te ajo fjalë të çonin.
Kam mendimin se deri para pak kohësh ishim mësuar me fjalën "konfeksione", duke pasur parasysh sipërmarrjet italiane etj. Tani po përdoret fjala "fason".
Ajo çfarë mua më zemëron është gjëja se në fjalorët e gjuhës shqipe në rrjet, kjo fjalë nuk gjendet. Duhet thënë se janë fjalorë të vjetër edhe ata, mjafton përkufizimi i të lexohet përkufizimi i fjalës "pronë".
Nuk doja të kapërceja gjuhëtarët me atë "përfundim timin", por ndërkohë ata janë të zënë me peshtjen se si do ta shkruajnë shumësin e fjalës" përtac" :" Disa përtacë apo disa përtaca?".
Ju, shpjegimin ma dhatë me tre fjalorë të ndryshëm, por asnjeri shqip.
Më kujtohet se edhe në librat e shkollës, në ato vite që i kishim, duhej të dije dy apo tre gjuhë të huaja për me kuptuar gjuhën e autorëve.
Shoqëritë e tjera janë të mëdha dhe kanë më shumë burime për me pasur fjalorë të shumtë në rrjet.
Ja, mendoni pak sikur 4,26 miliardë lekët që merr mikrosofti, të shkonin në fushën e kulturës, dijes dhe gjuhës shqipe?!
http://www.balkanweb.com/forumi/index.php?topic=2272.0
http://arkivi.peshkupauje.com/2007/08/0 ... -ne-radar/
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#51

Post by rrëqebull »

Ç'është e vërteta, lidhja që bëre midis allbenjanishtes fason dhe anglishtes fashion nuk është aspak e gabuar, se kanë lidhje me njëratjetrën.

Puna është që janë me qindra (e them me tër mënd: me qindra) fjalët, togfjalëshat, fjalëndërtimet e fjalërisitë Shqipe me të cilat ky huazim i shëmtuar do mund të këmbehej.
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shqipëria ndryshe

#52

Post by Phoenix »

Vlerë, Blerë, Plerë

Image


Ditë pushimesh. Nga Shqipëria vijnë vetëm lajme njeri më i bukur se tjetri.
Qeveria është duke festuar 300 ditë jetë. Risi festimesh. Ku keni parë ju të festohej ditëlindja pas 300 ditësh?!
Me këto ritme arritjesh, kjo qeveri ka me plotësuar programin 4 vjeçar për 3 vjet!
Nga ana tjetër, obobozita nuk është njëmendje me ditëlindjen 300 ditore dhe i uron Shqipërisë të bëhet 100 vjeç.
Gjithësesi është një ndjesi gostie.
Në këtë ndjesi e sipër lajmi që më bëri të lumtur ishte ai që vinte nga Banka e Shqipërisë.
Nuk u besoja syve dhe veshëve.
Kushedi sa herë na patën thënë të mëdhenjtë se paraja nuk është gjithëshka. Studioni sa më shumë!
Lexoni sa më shumë libra. Dituria ka me ju bërë të pasur etj.
Ja dhe dita agoi. Banka e Shqipërisë kishte parakaluar edhe reformat arsimore që mund të bëhen këtë shekull në Shqipëri.
Symendoni pak sikur me pasur disa fletëpara(kartmonedha) lekë në dorë. Çfarë mund të bënit me to?!
Nëse kishit më i parë me kujdes, nuk kishte me qenë e vështirë dallimi i figurave të ndritura të Rilindjes në to.
Të mos keqkuptohemi, asaj kombëtare, sepse kjo e sotmja përdor euro dhe dollarë.
Për ju, kush kishte me pasur më shumë vlerë, një Naim Frashëri në fletëpara lekë apo një Naim Frashëri libër?
Një Fan Noli në fletëpara lekë apo një Fan Noli libër. Unë mendoj se libër, ka më shumë fletë dhe vlerë.
Pikërisht një punonjës i kësaj banke kishte bërë këtë gjë.
Kishte zëvendësuar fletëparatë me libra!!! Mrekulli!!! Kur është parë ndonjëherë në këtë vend kjo gjë.
Në historinë e këtij vendi ka pasur shumë raste kur kanë harruar t'i zëvendësojnë me ndonjë gjë arkat.
Duke pasur parasysh se në Bankën e Shqipërisë, punonjësit zgjidhen për aftësi të veçanta kombëtare dhe shoqërore,
e kam shumë të qartë se çfarë tituj librash janë përdorur për me zëvendësuar fletëparatë.
P.sh. fletëparatë që kanë Skënderbeun janë zëvendësuar me "Historinë e Skëndërbeut".
Ato që mbajnë pamjen e Naimit me librin "Bagëti e bujqësi". E kështu me radhë.
Shpresoj që autorë si Fishta të kënë qenë në listën e librave edhe pse Fishta nuk shfaqet në fletëpara.
Nesë nuk e keni përfshirë ende, ju lutem ma plotësoni këtë dëshirë.
Po nuk pati më vend, të paktën përdorni disa fletë nga veprat e tij.
E kam pikë të dobët Atin. Mund t'iu ndihmoj me disa faqe, si psh:
[quoteemGjergj Fishta]DREJTORI B

Çudë, njimend, me bâ! Shqiptari
Për nji krrabë, p’r’i rreth kulari,
P’r’i’ krye lakne a ‘i bisht purrîni
Pushkë shi m’t’vllan ndo’iherë aj shtîni,
Edhe bartë nuk ka qi nieri
T’a damtojë hiri e pa hiri
N’tokë a n’gjâ sado qi vetë,
Q’se n’mênd mbahet në ketë jetë,
Kjé gjithmonë zemërbujar,
Si për shokë si për shtegtarë,
Si për miq, për nevojtarë,
Edhe dalë u ka aj vllá
N’daç me bukë, në daçme uhá
Por, qé sod, qi disa piça,
-Qi po mbahen për ogiça:
Kush mehmur e kush Ministër –
Si ata orlat, varg e vistër
Na i kanë rá Financës kombtare
E me kthetra guximtare
Tue përpushë npër gjak t’Shqiptarit.
Po ndajnë zyre e rroga arit
Nëpër krushq e kushrini,
Nëpër miq e kumbari,
Për me ngrefë me tá parti –
Parti barkut e karrigash,
-Klika t’mshefta, çerdhe intrigash.-
Jo, veç gjyq Shqiptari s’lypë,
Pse aj do t’hajë veç bukë e krypë,
Ndërsa ata npunsat e shtetit
Rrijnë t’u mâjë si gjela detit
Me gjak t’tij, por ndêjë harrû
Si gur vorri e mênden hû.
Piqet n’diell e kalbet n’shí,
21

Për me mbushë me ar florí
Kanavetat e Financës....

BABATASI

Ah Shqiptarët... këta i ndjeftë Zoti!
Se s’i regjë as halli as moti,
Edhe vetë, po, me sy m’ballë,
N’ vorr me hî duen për të gjallë.
Për pa mbâjtë kush për tá zi,
E po ku, posë se n’Shqipni.
Njikjo punë mundet me u ndi
Se, pa u mbushun gjymsa e vjetit
Firo shkon gjith parja e shtetit
Nëpër xhepa t’ “atdhetarve”.
Qi p’r Atdhé e nderë të t’Parve
Der mësod nji marimângë
Prej birucet s’e kanë shmângë;
E as ndër mênd kurr s’u pat rá
Se Shqipni kund m’shekull ká,
Veç dishmue janë për Shqiptarë,
Q’se Financat n’dorë kanë marrë?
Jo! Shqipninë na s’e kem’ bâ
Veç për t’ngopë edhe për t’fâ
Me bukë t’bardhë e rroga arit
Ndonji kalangerrç zyrtarit,
T’cillit barku i pat ndejë fyell,
Edhe shtatit ardhë kercyell
Kjè si hûni n’kapërcyell,
E as pse dhet’ a pesmbdhetë vetë,
-Pa gjâ n’bark, pa gjâ n’kuletë –
Me u njitë t’mujshin thìk përpjetë
E me xânë “kulltukët” e parë,
Edhe ngrefë për sundimtarë,
Me mehmur e me zyrtarë,
Me inzhenjera – e me shofera,
Me nëpunsa e sherbtorë
Me përla Financën n’dorë:
E grìsh miq e semahorë,
Ngref Kongrese e Parlamente,
Kshille t’Nalta e Konstituente,
Herë tue qeshë, herë tu’u gërmushë,
Tash tu’u tállë, tash tu’u përpushë,
M’shpinë t’Shqipnisë me lujtë harushë,
Mirë me ngrânë e mirë me pi,
Me mbushë xhepat me ar flori,
Me ja u pasë nji Mbret lakmi:
Por Shqipninë na bâ e kína.
22

Qi t’gjith na, po, t’gjith si jína,
Gegë e Toskë, fushë e malcina,
Qytetarë – edhe fshatarë,
Nëpër rreze të lirisë
T’vêhna m’rrugë të qytetnisë,
E t’kem bukë edhe qetsi,
Përparim n’Shtet edhe n’shpi,
E mos t’vuejm gjith’ atë siklet,
Qi vuejtë kem’ për pesqind vjet,
Sa pa’m ndêjë nën thembêr t’huej,
T’shámë e t’shtypun prej gjithkujë.

DREJTORI B

Me gjith kta populli i ngrâtë
Prap ka ngelun me bukë thatë.
E me crule e zhele m’shtat,
E me krye aj për nën bàt,
Tuj u vrá gjindja n’ditë t’sotit
Si kjenë vrá kta dikur motit:
Pse ata dhet’ a pesmbdhetë vetë,
Qi “kulltukun” e atdheut t’shkretë
E kanë bâ sod monopol
Edhe dajnë rrogat me spol,
Ata ‘i t’mirë vendit s’i a réshën,
Veç shka kombin t’ngrâtë e zhveshën,
Me “tarifa”, “taksa” e “oktrova”,
Me “xhelepa” e tjera prova,
Si me thânë, me “t’dheta” specash,
Kungujsh, poçash, kastravecash:
Me “vergî” mbi stane e ksolla,
Edhe vendin rreth e okolla,
Kshtu tue repë si njeti askund,
E kanë lshue sod n’ujë t’pa fund.

BABATASI

Jo, po, mirë, besà, po thue,
Pse kurrkush s’din me kallxue,
Kta zotni shka kanë veprue,
Q’se kanë nisë ktu me sundue:
Ku janë rrugat qi kanë shtrue?
Ku janë urat qi kanë lshue?...
Sa janë knetat qi kanë thá?
Kund ndo ‘i prrue a lùm a ká,
Qi kta prû t’a kenë n’âmë t’vet?...
Qé , tash mbush’ janë plot dhetë vjet
Q’se Shqipnija ka dalë m’veti
23

E, q’se kombi nisë ka i shkreti
Me lá taksa, pagë e t’dheta,
E q’sè prè si kacabeta
Kta kanë rá m’Financa t’ona
Dhe me lira e napoljona
Lajnë nëpunsat - akraba
E atdhetarët e “fjalve t’mdha”,
N’ kto dhetë vjetë, po pyes un, prá,
A thue u vû ndo ‘i punë për fije?
A u çil kund ndo ‘i shteg tregtije,
A ‘i burim ekonomije,
Për me t’mbajt sado pak shpresa,
Se për né dikur rrnésa
Ka me u sjellë ajo për s’mârit,
Mbasi shtetit grumbuj arit
Asht tue i lá rodi i shqiptarit?

DREJTORI B

Jo, qé bésà, kurrnji sênd
Der sod bâ s’asht për ketë vênd –
Per ketë t’mjerën moj Shqipni,
Edhe tham se kta zotni
Kot thajnë dokrra e thajnë kopalla,
Çajnë makllada e qesin prralla,
Kur na thonë, me ‘i qind inshalla!
Se me u orvatë kanë për Atdhé,
E, se s’shpejti ‘i kohë e ré
Do t’zânë fill n’Shqipni për né:
Se, manà, me ç’m’duket mue,
Fort ma zí punët kanë me shkue,
Po kjé imênd se na harrû
Kem’ me ndejë, e porsi viça
Syt me i ngulun kem’ m’kta piça,
Kinse kta t’na çilin shteg
Edhe Atdhénë t’na qesin m’breg
Nulla, po, cupido ignoti,
Ka pasë thanun Aristoti,
Për me u orvatë, pra, për Atdhé,
Duhet pasë ma para i’idé,
E me dijtë se shka asht Atdhéu,
Shka asht Shqipnija e Skanderbeu.
Po, por kta, kishe me thanë,
Se endè mirë nuk e kanë xanë
Se shk’à Atdheu e shk’asht Shqipnija.
Venju shêj, po, fjalve t’mija:
Kta Shqipnin’ me gjásë, s’e duen
Për gjâ tjetër, veç pse druen
24

Se i mbytë Slavi a se i shtypë Greku,
E, se u hupë rroga a qiflleku:
E jo, pse kta kanë dashtni
Për Atdhé e për lirí,
A pse duen me pasë vllazní
Shoq me shoq, e parasí
Ndër detyrë e në drejtsí.
Prandej fjalët “demokraci”,
“Shqypni e lirë” e “qytetní”
“msim”, “Arsim” – e “përparim”,
“Orjental” – “Oksidental”,
“Parlament” e “Punë Botore”,
E, sa tjera fjalë kso dore
Nuk janë tjetër veç se dokrra,
“Thasha” e “thana” të pakokrra
E krejt fjalë à la zhon – tùrka,
Qi më sa shpata ndër furka,
Aq n’gojë t’tyne kto kanë hije:
Fjeshtë makllada komedije.
Edhe kshtu né asht tue na rá
Me pa sod shka jem’ tue pá:
Me pa popullin t’ngrâtë tue kjá,
Me pa popullin t’mjerë pa bukë
E, me pa pështetë m’kulltukë
Muhaxhirë edhe spathokë,
Matrahula e njerz t’pa kokë:
T’cillt, kërtylë, si t’mbajtun n’thark
E me ‘i zemër leprit n’bark,
Na janë ngrefun për “dëshmorë”,
Edhe marrë Financën n’dorë
E marrë n’dorë edhe fuqinë,
Qifllek t’vetin bâ Shqipninë,
Po rruejn petlla e makerona,
Po dajnë lira e napoljona:
E si orrla e si kojrrila,
Tuj u endë m’automobila.
Poshtë-përpjetë nëpër Shqipni,
Si ‘i herë Mbretënt koçi:
Kta qi – ‘i palë – s’kanë pasë me u ngî
As bukë thatë t’pjekun në hî
E, der djé, mos tjetër gjâ,
Pásë i kanë vithet n’shullâ
Edhe, bésa, n’nâde e n’mbrâme
Kanë njye n’shllînë e kanë zie bâme
E t’kanë repë morrin për kâme,[/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Demokraci apo barbarizëm?

#53

Post by Phoenix »

Image
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/11/2 ... ne-kamion/


[quoteemYlli Përmeti]‘Varfëria dhe pabarazia është burimi i revolucionit dhe krimit.’
—Aristoteli

Të gjitha tiranitë sundojnë përmes mashtrimit dhe forcës, por kur mashtrimi
ekspozohet, ato duhet të mbështeten vetëm mbi forcë.
—George Orwell

Tirania është e panatyrshme, pikërisht sepse ajo lind ose nga sëmundja ose nga
zhvillimi i pjesshëm i një njeriu. —Aristoteli

Nuk është e thjeshtë për nje njeri që të shkaktojë ndonjë dëm të madh kur mbajtja e
zyrës së tij është e shkurtër, ndërkohë mbajtjet e gjata kthehen në tirani.
—Aristoteli



Aristotle, Politics, XI.

Tiranët gjithnjë i duan njerëzit e këqij, sepse atyre u pëlqen të lajkatohen, por
asnjë njeri që ka brenda shpirtit njeriun e lirë nuk do ta ulë veten me lajka;
njerëzit e mirë i duan të tjerët, ose pavarësisht se ç’ndodh, ata nuk i lajkatojnë
ata. Për më shumë, të këqijtë janë të përdorshëm për qëllime të këqija; ‘gozhda
qëllon gozhdën’, siç thotë fjala e urtë. Është karakteristikë e një tirani që të
mos pëlqejë çdonjërin që ka dinjitet ose pavarësi; ai do të jetë vetëm në
lavdinë e tij, ndaj çdonjëri që rivendikon dinjitet ose kërkon pavarësinë e tij
shkel mbi prerogativat e tiranit dhe urrehet nga ai si një armik i pushtetit të tij.
Një tjetër ves i tiranit është se atij i pëlqejnë të huajt më shumë se qytetarët,
jeton me ta dhe i fton ata në tryezën e tij; sepse të parët janë armiq, ndërsa të
tjerët nuk janë rivalë me të. Këto janë tiparet e tiranit dhe artet me të cilët ai
ruan pushtetin e tij; ai mbart shumë ligësi të madhe me vete. Gjithçka që kemi
thënë mund të përmblidhet në tre krerë të cilët përgjigjen te tre qëllimet e
tiranit. Ato janë: (1) poshtërimi i subjekteve të tij; ai e di që një njeri i
dosidoshëm nuk do të komplotojë kundër ndonjërit; (2) krijimi i mosbesimit
midis tyre; sepse një tiran nuk përmbyset, për sa kohë që njerëzit nuk kanë
besim te njëri-tjetri; dhe kjo është arsyeja se përse tiranët janë në luftë me të
mirën; ata janë nën idenë se pushteti i tyre rrezikohet nga ata, jo vetëm sepse
ata nuk do të sundoheshin në mënyrë despotike, por gjithashtu sepse ata janë
besnik te njëri-tjetri dhe te njerëzit e tjerë, dhe nuk denoncojnë kundër njëri-
tjetrit ose kundër njerëzve të tjerë; (3) tiranët dëshirojnë që subjektet e tij
duhet të jenë të paaftë për veprim, sepse asnjëri nuk tenton për diçka që është
e pamundur, dhe ata nuk do të tentojnë që të përmbysin një tirani, nëse ata
janë pa fuqi. Nën këto tre krye e gjithë politika e tiranit mund të përmblidhet
dhe te njëri ose te një tjetër të gjitha idetë e tij mund të shpjegohen: (1) ai
mbjell mosbesim midis subjekteve të tij; (2) ai u merr pushtetin; (3) ai i
poshtëron ata. 87









> Emigrantët: në shtjellën e elitave


Ndërsa shoqëritë shumëkombëshe Gjermane tkurrin optimizmin e tejkalimit të krizës së
eurozonës, 2 duke shkaktuar aneurizëm në venat e bllokuara të tregut ndërkombëtar të
marketingut dhe të atyre që e kontrollojnë atë (kapitalistët dhe politikanët
profesionistë), i cili prodhon më shumë “kapital” sesa prodhim real, dhe që shoqëron
epidemën e radhës së ekonomisë europiane, globi vazhdon të udhëhiqet nga dinamika
e kapitalizmit në forma të pa precedenta në historinë humane, duke transferuar qoftë
edhe atë pak pushtet të “demokracive” parlamentare, te ‘kamatárët’ e super-elitës dhe
institucioneve përkatëse - që kanë për mandat të ruajnë efekt të vazhdueshëm te
“receptorët” e kësaj bote dhe, presidenca e mega-parlamentit europian të mos zgjidhet
demokratikisht, por me ‘emërime’ nga oligarkët e kësaj bote! 3 Kjo situatë ka krijuar
përveç bojkotimit të zgjedhjeve, edhe ikjet masive të njerëzve nga një vend në tjetrin,
qoftë përgjatë krizës së fundit dhe qoftë në të kaluarën. Dhe ishte dhe vazhdon të jetë
pikërisht korpokracia 4 e themeluar në Perëndim, shkaktare për masakrën dhe ikjet
masive të mërgimtarëve, të cilët janë ‘viktimat’ par exellence të globalizmit neoliberal. Që
nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004 ku u mbytën 28 viktima dhe deri tek eksodi masiv i
viteve ‘90 - dhe shumë tragjedi të tjera që kanë lidhje me vendin tonë, janë thjesht
simptomat e kaosit global që shkaktojnë elitat dhe sistemi që kanë themeluar. Dhe
emigrantët ishin dhe janë viktima:

-sepse ‘besuan’ te propaganda perëndimore, 5 e cila tre dekadat e fundit, d.m.th
nga vitet ‘80-të dhe këndej, me shfaqjen e globalizmit neoliberal, ushtroi dhe
vazhdon të ushtrojë propagandë për “shkëlqimin” e sistemit që ka themeluar
duke nxitur emigracionit dhe për të mbajtur, sigurisht, të palëvizura rrogat e
punëtorëve në qendrat metropole;

-sepse vazhdojnë të ‘besojnë’ propagandën e politikanëve profesionistë që
ushtrojnë përmes masmedias, duke propaganduar integrim në BE dhe strukturat
e saj - si rrugëzgjidhje për krizat socio-ekonomike që përfshiu ish-vendet
“socialiste”; dhe

-sepse sa më shumë të përsëritet ‘mantra’, aq më shumë besohet gënjeshtra!



> Pa u çuditur, praktikën e burgjeve privat e adopton së fundmi edhe Shqipëria. Kështu, ish-Ministri i “Drejtësisë”, Halimi, deklaroi për publikun —në praninë e ambasadorit britanik (!), se vendi ynë do të aplikojë praktikën britanike, për të dënuarit deri në pesë vjet, me qëllim që të ulë koston dhe të ngrejë standartet e “rehabilitimit”![41] Por kjo s’është aspak e vërtetë, nëse gjykojmë nga analiza e mësipërme, gjithashtu dhe nëse gjykojmë nga përvoja e burgjeve privat në Britani.[42] Duket qartë se këtu nuk bëhet fjalë për “rehabilitim”, por për përfitim, sigurisht, nga krimi që shkakton përqëndrimi i pushtetit. Problemi, rrjedhimisht, nuk duhet të përqëndrohet te “kostua” e përgjithshme dhe standartet e “rehabilitimit”, por te burimi i krimit: dhe burimi gjëndet te përqëndrimi i pushtetit, që Halimit dhe homologëve të tij, nuk u intereson shkaku! Kështu, ndërsa përgjatë socializmit në Shqipëri u vranë 5.157 njerëz, 9.052 vdiqën në burgje, 17. 900 u dënuan për arsye politike dhe 30. 383 të tjerë u internuan për të njëjtën arsye,[43] sot, atje janë rreth 4750 të burgosur; 148 të burgosur për 100 mijë banorë, më lartë se Irani (115), Jemeni (48), Afganistani (68), Pakistani (40), Egjipi (80), duke lënë pas vetëm Turqinë (me 168), Ukrainën (me 350), dhe Malin e Zi (me 227). Serbia,  Bullgaria dhe Spanja qëndrojnë më lartë, 154, 146, 150 respektivisht.[44] Por, ndryshe nga ish-socializmi, ku dominonte pushteti politik, në “demokracinë” parlamentare dhe tregun e marketingut, dominon pushteti “ekonomik”, që do të thotë se të dënuarit do të jenë më shumë ekonomik sesa politik.
Kështu, nëse dikush krahason numrin e të burgosurve të ish-socializmit me “demokracinë” parlamentare dhe kapitalizmin e 22 viteve të fundit në Shqipëri, ai është, pa dyshim, tejet i madh, por, nëse marrim në konsideratë të dënuarit ekonomik, ata që janë pa punë dhe të tjerë që dergjen rrugëve të botës, krimin në familje dhe në rrugë (aksidente etj.), shkurorëzimet martesore, katastrofën ekologjike dhe ngrohjen globale, atëherë, pa dyshim, që numri përmbyset. Në fjalë të tjera, sot katastrofa shtrihet në shumë dimensione, kryesisht në dimensionin ekologjik,[45] fakt që kërcënon gjithë jetën e planetit. Problemi, rrjedhimisht, është më serioz sot, nëse pranojmë se jeta njerëzore varet vendimtarisht nga mirëqënia e jetës së planetit; ndaj, një regjim duhet të eliminojë qoftë dukurinë e parë, qoftë të dytën. Sepse në një demokraci të shëndoshë i vetmi instrument që ekziston për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm dhe të drejtë, është argumenti bindës. Atje ku s’ka argument, ose ka dhunë ose ka marrë-veshje të heshtur. Dhe siç tregova më lartë, problemi kryesor është elita mbikombëtare, kryesisht ajo e palës amerikane, sepse ajo kërkon me çdolloj mënyrë të përjetësojë pushtetin e saj në njërën anë dhe, mjerimin, në anën tjetër. Por kjo s’do të thotë se aktivistët nuk mund t’a sfidojnë këtë masakër…


[/quoteem]





Burimi: http://www.phronetic-democracy.org/

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”