"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
qiellikaltër wrote:O Altin ta thashe njehere e s'do ta perseris me: ke, c'ke me VV zgjidhe me ata.
Nese ke zotesi te organizosh njerezit per te mbrojtur Kosoven ne keto kohera te veshtira, me mire leviz vendit e mos u merr me me llafe, se llafet e shumta fukarallek.
qielliikalter mos u nevrikos!
Une, hesapet me ta i kam zgjidh me kohe duke ua thene ne fytyre po keto qe po t'i them. Gjate kesaj bisede qe patem, une s'pata qellim qe te shfryej 'vrerin' tim tek ju ose te shpreh inatin. Thjesht, e bana publik menimin tem ne ate se kah asht ka shkon kjo levizje.
Sa i perket te dytes, une do te organizohem, ama edhe ju, mos e numeroni si organizim ose kundershtim padrejtesise ""aksionet''' e ksaj levizjeje. Ju vet e keni pa cfare cirkus-esh banin 'aktivistet" e mbetun t'ksaj partie.
Valle me kete cirkus u zgjidhka fati i Kosoves? Keshtu Kosova do te vetevendos? keshtu do te kete drejtesi sociale e ndryshime radikale? keshtu u bashkoka Mitrovica? keshtu u zhbekan komunat serbe?
s'besoj qe ia vlen me e shumezu kete fare "protestimi" te bastarduem!
Ashtu siç duhet të jetë një veprimtar
Shkruar nga Albin Kurti
Monday, 26 April 2010
(Fjalim me rastin e tubimit komemorativ për Ali Aliun)
E nderuara familje Aliu,
Të dashura familje të dëshmorëve,
Të nderuar pjesëmarrës,
Në vitin e 86 të jetës së tij, Baca Ali, nëse ka mundur ta hap syrin atëherë ka lexuar, e nëse ka mundur ta lëviz edhe dorën atëherë ka shkruar. Viti i fundit i jetës së tij nuk ishte fare i jashtëzakonshëm. Ai po e bënte atë që kishte bërë gjithmonë: po merrte dije dhe po jepte dije. Pra, tamam ashtu siç duhet të jetë një veprimtar – njëkohësisht edhe student, edhe profesor.
Kurrë Bacën Ali nuk e kam takuar të mërzitur, të zhgënjyer apo të dëshpëruar. Gjithnjë ka qenë i mbushur me gjallëri. Tërë jetën përplot jetë. Dinamik e aktiv në secilën situatë e për secilën temë. I matur e i kujdesshëm por edhe shumë kureshtar. I arsyeshëm e logjik por edhe pafundësisht i etur për njohje e dije. Tamam ashtu siç duhet të jetë një veprimtar – njëkohësisht i urtë si një plak, por edhe i gjallë e kurreshtar si një fëmijë.
Kurrë me Bacën Ali nuk kam bërë biseda jopolitike. Nëse kemi folur për historinë atëherë ajo ka qenë histori politike, nëse kemi folur për gjeografinë ajo ka qenë gjeografi politike, nëse kemi folur për teoritë ato kanë qenë teori politike e nëse kemi folur për politikën ajo ka qenë politikë kombëtare. Pra, tamam ashtu siç duhet të jetë një veprimtar – njëkohësisht edhe qenie politike dhe politikisht kombëtar.
Baca Ali ka qenë veprimtar e dëshmitar i të gjitha zhvillimeve politike që prej fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai kurrë nuk i është përshtatur regjimeve. As atëherë kur ato ishin komplet të huaja as atëherë kur pushtetarët kishin emra shqiptarësh. Përherë i ka rezistuar të keqes, por i ka rezistuar edhe të mirës. I ka rezistuar trysnive e shtypjes, por i ka rezistuar edhe ofertave e lajkave. Ka qenë i dashur ndaj njerëzve dhe kokëfortë ndaj regjimeve. Tamam ashtu siç duhet të jetë një veprimtar – njëkohësisht i përshtatet popullit dhe është i papërshtatshëm për regjimet.
Baca Ali asnjëherë nuk është kënaqur me atë që është arritur sepse gjithmonë e ka brengosur ajo që nuk u arrit as në arritjen e fundit. Ajo që nuk është arritur për popullin e shoqërinë nuk të lejon të ndalesh as kur të mbetesh i vetmuar. Jeta e Bacës Ali pati shumë vite por edhe vitet e tij patën shumë jetë. Sepse Baca Ali e kishte kuptuar që jetën duhet t’ia japësh angazhimit politik i cili është shumë mosmirënjohës: nëse nuk ta ndërpret jetën, atëherë ta merr krejt jetën. Baca Ali ishte tamam ashtu siç duhet të jetë një veprimtar – njëkohësisht i gatshëm të jetojë për të tjerët, por edhe i gatshëm të vdes i vetëm.
Në fakt, një veprimtar duhet të jetë tamam ashtu siç ishte Baca Ali. T’i jep Kosovës e Shqipërisë krejt çka mundet, e të mos iu merr asgjë atyre. Këto 86 vjet kanë qenë një jetë që ia ka vlejtur. Për Bacën Ali, e sidomos për të gjithë ne të tjerët.
Lavdi Bacës Ali dhe të gjithë veprimtarëve të tjerë të kombit!
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fillojë me serinë e tribunave, në të cilat do të diskutohen tema të rëndësishme për jetën ekonomike, shoqërore e politike në Kosovë, e të cilat janë shndërruar nga politika ditore në tema të ndaluara.
Tribuna ka për qëllim ta nxjerrë në pah të vërtetën prapa retorikës së politikanëve, duke i shtjelluar në mënyrë kritike zhvillimet e mësipërme, dhe, veçanërisht, duke ua dhënë hapësirën për t’u shprehur atyre të cilëve u është mbyllur dhe po u privatizohet hapësira publike.
Tribuna e parë do ta shtjellojë tendencën për ta privatizuar Postën dhe Telekomin e Kosovës. Ajo do të mbahet të enjten, më 20 maj 2010, në Biblitokën Kombëtare, duke filluar nga ora 12:00.
Në të do të flasin:
Visar Ymeri, drejtues i Komitetit për Ekonomi pranë Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Ismet Hamiti, ekspert i telekomunikacionit, nismëtar i arsimimit në fushën e telekomunikacionit tek ne, degës së “rrymës se dobët” ne Shkollën teknike në Prishtinë dhe në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, i cili për 20 vite rresht ka qenë ekspert i lartë në ITU, autoritetin më të lartë botëror në fushën e telekomunikacionit, pozitë të cilën e fitoi në konkurrencën botërore, prej të cilave rreth 5 vite ishte bashkërendues i zhvillimit të telekomunikacionit për përmbi gjysmën e popullatës së globit, si dhe, pas luftës, ishte edhe bashkërendues i rifillimit të punës në PTK dhe hartues i projektit të telefonisë mobile VALA.
Last edited by qiellikaltër on Tue May 18, 2010 6:15 pm, edited 1 time in total.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Pasi kemi gjetur vullnete të ngjashme në Universitetet e Tiranës, erdhi tashmë e vetvetishme hapja e Qendrës “Studim,
Kritikë, Veprim” që çon në shprehjen e këtyre vullneteve në organizim studentor dhe veprim të përbashkët.
Specializimi i sotëm i universitetit kërkon të na pamundësojë ngritjen e komuniteteve.
Duke na ndarë, duke na mbajtur në copëza më vete të izoluara, të larguar nga njëri-tjetri e nga hapësirat e përbashkëta ku diskutohen problemet e njëjta, kërkohet të kryhet privatizimi i studentit, bërja e tij një qenie opinionare që lundron me shpejtësi të kufijta dhe rrjedhimisht bindet e gjen prehje në mbijetesën e vet vetjake. Prehje të cilën përkundër natyrës së tij politike, e vazhdon me pasivitet shoqëror pasi largohet nga auditoret dhe mbyllet në poste burokratike ose mbetet i shpunësuar.
Strukturat e sotme kanë për qëllim normalizimin e studentit, kontrollimin e tij përmes ndarjes nga të ngjashmit, depolitizimin
e tij për ta shmangur nga vetëdijësimi si subjekt veprues e për ta lënë në pësim e soditje. Vetëm kështu gjendja
mbetet e pandryshuar dhe universiteti vazhdon të jetë për ata që e drejtojnë.
Ne jemi kundër universitetit partikularizues, që ka humbur çfarëdolloj lidhjeje me shenjën e tij, që i është tëhuajsuar
vetes. Që na privon nga të ngjashmit tanë, na privon nga të qenit studentë.
Ne jemi kundër llojit të universitetit, ku drejtuesit dhe përfaqësuesit e të cilit sundojnë përmes vertikalitetit të ushtrimit
të pushtetit të tyre burokratik.
Ne jemi kundër universitetit që shpërndan diploma si gënjeshtra diplomatike.
Ne jemi kundër mekanizimit të procesit të studimit, në të cilin aktiviteti i studentit e humbet karakterin e tij prej veprimtarie
dhe bëhet soditje e pësim.
Përmes të studiuarit hapen e kapen krisjet shoqërore dhe ndërgjegjësimi për këto krisje bën bashkë-veprimet e
mëdha studentore.
Përmes kësaj hapësire bashkuese që e themelojmë sot, studenti e njeh veten si student. Ai ka ndërgjegjen historike për
ngjarjet që po jeton. Kërkesa e tij është të jetuarit e jo të mbijetuarit. Dhe këtë kërkesë e shtron në rang universal. Studenti është universiteti. E Universiteti është banesa jonë universale: hapësira ku lëvrohet mendimi; vatra ku studimi
dhe kritika prodhojnë krisjet që çojnë në veprim politik.
Figura e studentit është ajo e subjektit politik, i lirë, i përshkuar nga fryma revolucionare.
Ne jemi për Studim, Kritikë, Veprim.
Veprimtaria e studentit është studimi, e studimi është veprim!
E gjithë veprimtaria jonë frymëzohet nga ajo çfarë kanë shënuar studentët shqiptarë në vitet ‘81, ’89, ’90, në 97’, në
2010 e ngahera.
Ftojmë Studentët e Shkupit e të Tetovës të na bashkohen!
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Sot cdo kategori shoqerore eshte e shfytyruar: punetori s'eshte punetor, profesori s'eshte profesor, studenti s'eshte student.
krejt kjo si pasoje e propagandes se persosur neo-kolonizatore te EURO-AMERIKES (term i sakte per te pershkruar Ambasaden amerikane dhe EULEX-in) te cilet synojne molekularizimin e shoqerise shqiptare, aq sa me s'mund te behen as dy vete bashke per ceshtje proteste. Mbaj mend, kur Ivanovi (ish minister i jashtem rus) e pat stigmatizuar UCKombetaren si 'terroriste' studentet e UT-se paten paralajmeruar proteste te madhe gjithstudentore kunder vizites se Ivanovit n'Tirane.
Pasoje e shkaperderdhjes studentore ishte se nuk dolen me shume sesa 30 studentë.
NJESoJ edhe ne Prishtine dhe Tetove. Universitetet duke qene se s'jane universitete prodhojne edhe studente qe s'jane studente. Di qe shumica e "kolegeve" te mi studente, preokupimet me te larta shoqerore i kane nese do te kete ose jo afat te prillit (sic!). E tmerrrshme a!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Në bisedimet e ardhshme pala kosovare e ka pozicionin e ndërmjetësit Ahtisaari që ishte kompromis me Serbinë. Plani i Ahtisaarit, i cili ndërmjetësoi midis Kosovës e Serbisë, tash është pozita e Kosovës zyrtare. Bisedimet e reja me Serbinë do ta shtyjnë Kosovën drejt një pozicioni tjetër, edhe ca më poshtë, të ndërmjetësit të ardhshëm.
Kërkesat dhe trysnitë ndërkombëtare për bisedime të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas vendimit të GjND-së po kontribuojnë që maksimumi i këtij vendimi për Kosovën të jetë një qëndrim neutral i gjykatës. Pra, një vendim që disi në rastin më të mirë do të përputhej me pozicionet e EULEX-it, UNMIK-ut e KFOR-it. Kësisoj, gjykimi ndërkombëtar për Kosovën do t’i jepte të drejtë vetvetes, përkatësisht misioneve ndërkombëtare në Kosovë që e formësojnë protektoratin aktual mbi Kosovën.
Vetëm kaq është maksimumi për Kosovën. Serbia e pakënaqur me koncesionet e fituara në Planin e Ahtisaarit gjithnjë bënte thirrje për bisedime të reja dhe shpresonte që, pas një vendimi të GjND-së që nuk do ta merrte anën e Kosovës, njëmend edhe të fillonin ato bisedime. Përmes gatishmërisë së krerëve institucionalë dhe partiakë të Kosovës për bisedime të reja, Serbia tashmë i fitoi bisedimet ende pa u ditur vendimi përfundimtar i GjND-së. Meqë dihej publikisht që ky verdikt lidhur me padinë e Serbisë kundër Kosovës duhej të shërbente për bisedime të reja, tash është pranimi i Kosovës që t’iu hyjë këtyre bisedimeve që do të ndikojë në vetë vendimin, duke ia vënë atij tavanin e një qëndrimi neutral.
Zeron e këtillë si rezultatin më të mirë të mundshëm, Serbia me lehtësi do ta shndërronte në zero negative për Kosovën për shkak se disponon me fuqi politike, diplomatike e propagandistike shumë më të madhe sesa të Kosovës. Për pasojë, Kosova do të hynte në bisedime nga një pozitë më e ulët se Serbia, gjë që sigurisht se do ta ndikonte procesin e mëtutjeshëm të bisedimeve dhe vetë rezultatin e tyre. Prandaj, vendosja e bisedimeve të reja me Serbinë në kontekstin e vendimit të GjND-së ishte gabim trashanik. Sa më shumë që proceseve politike në vijim u shtohet varësia nga GjND-ja, aq më shumë dëmtohet pavarësia e shpallur.
Pa dyshim që nuk fillon dhe as nuk përfundon këtu pabarazia ndërmjet palëve në këto bisedime të paralajmëruara. Kurdo që ato do të fillojnë, në të vërtet, nuk do të negociojnë Kosova me Serbinë, por Prishtina zyrtare me Serbinë, për shkak se Serbia nuk e njeh Kosovën, kurse Kosova e njeh Serbinë. Ndërkohë që Serbia do ta njeh Qeverinë e Kosovës ngjashëm siç e njihte Izreali OÇP-në te marrëveshja e Oslos së vitit 1993: përfaqësuese e palestinezëve.
Politikanët e Kosovës nga pozita dhe opozita tashmë i pranuan bisedimet me Serbinë. Nuk vunë kurrfarë kushti për kohën e nisjes së tyre, kështu që varet prej Serbisë dhe ndërkombëtarëve se kur do të fillojnë bisedimet. Nuk vunë kurrfarë kushti as për temat (përveçqë të mos flitet për statusin e Kosovës), kështu që, sërish, varet prej Serbisë dhe ndërkombëtarëve se çka krejt do të negociohet aty. Dhe, mbi të gjitha, as që u shkoi ndërmend ta kushtëzojnë çfarëdo bisedimi me Serbinë me kërkim faljen e saj për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit të kaluar, me drejtësinë dhe zhdëmtimin për viktimat e panumërta, me dëmshpërblimin për shkatërrimet e luftës të kryera nga forcat e Serbisë, me çështjen e afër 2.000 të pagjeturve, me pozitën e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë të shtypur, diskriminuar e nënpërfaqësuar në Serbi, me mosfinancimin e strukturave të Serbisë në Kosovë etj. Madje nuk e kushtëzuan Serbinë as me njohjen e pavarësisë së Kosovës, që e shpallën mu këta politikanë të cilët tani po i pranojnë bisedimet me Serbinë. Por, ndoshta nuk i bënë këto për shkak se agresionin, krimet dhe okupimin e Serbisë nuk i kanë përmendur as në Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe nuk kanë se si i zënë në gojë tani! Sidoqoftë, kjo gjithsesi ua lehtëson shumë punën ndërkombëtarëve të cilët nga Serbia nuk po kërkojnë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Bile edhe politikanë e diplomatë nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës gjithnjë e më shumë po shprehin mirëkuptim për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
Që prej Rambujesë e këtej, në të gjitha bisedimet, politikanët e Kosovës kanë përfunduar në pozicionin i cili, në fakt, ishte ai i ndërmjetësve ndërkombëtarë: koncesione të mëdha Serbisë, të cilat ajo vazhdonte t’i konsideronte të pamjaftueshme. Bisedimet me Serbinë janë vendi ku politikanët kosovarë përqafojnë ndërmjetësin e radhës. Dihet që dokumentin e Rambujesë e kanë përpiluar ndërmjetësit ashtu sikurse edhe propozimin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës vite më vonë. Duket që shpallja e pavarësisë nuk ka ndryshuar asgjë në këtë mes. Në bisedimet e ardhshme pala kosovare e ka pozicionin e ndërmjetësit Ahtisaari që ishte kompromis me Serbinë. Plani i Ahtisaarit, i cili ndërmjetësoi midis Kosovës e Serbisë, tash është pozita e Kosovës zyrtare. Bisedimet e reja me Serbinë do ta shtyjnë Kosovën drejt një pozicioni tjetër, edhe ca më poshtë, të ndërmjetësit të ardhshëm.
Pra, nuk është çështja që Serbia thjesht nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës andaj duhet të ketë sërish bisedime ndërmjet saj dhe Kosovës. Serbia vazhdon të mos e pranojë as kompromisin – Planin e Ahtisaarit. Kjo është arsyeja pse po planifikohen bisedime të reja me të.
11 maj 2010
Albin Kurti
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Shkeputur nga fjala e Ismet Hamitit, ekspert i fushës së telekomunikacionit.
PËRFUNDIM
Nuk ekziston arsyeja bindëse, nuk është momenti më i përshtatshëm dhe nuk është provuar se mënyra e zgjedhur është ajo që duhet për privatizimin e PTK.
(I) Nuk ka analiza dhe studime që do të provonin se është më mirë për ne, qytetarët e këtij vendi, që 130-140 milion Euro të hyra në vjet të shkojnë në xhepa privat, se sa të shkojnë në buxhetin e vendit tonë.
(II) Nuk është momenti i përshtatshëm për nxjerrjen në Pazar të kësaj prone të vlefshme për këto arsye:
a. PTK nuk është në gjendje të mirë, sepse ka kohë të gjatë që keq-menaxhohet, shpërdorohet dhe abuzohet në mënyrën më të egër dhe kjo për fajin e Qeverisë, sepse kohë të gjatë e kanë lënë nën kontrollin e individëve sharlatanë, të papërgjegjshëm dhe me prirje kriminale, të dirigjuar nga pelikanë, të huaj e vendorë, me atribute të ngjashme.
b. Ambienti në të cilin operon PTK është kaotik, i pashembullt në botë, ligji për telekomunikacion është një tekst krejtësisht i pakuptimtë; rregullatori ekziston vetëm në letër, rregullat më elementare për funksionimin e tregut nuk ekzistojnë.
c. Bota ndodhet në krizë financiare sepse mungesa e rregullimit të tregut ka krijuar hapësirë për spekulime financiare dhe vetëm ndërhyrja e qeverive, me fondet e taksapaguesve të vet, ka shpëtuar sistemin botërorë nga kolapsi i plotë. Ko do të duhej të ishte mësim për Qeverinë tonë se pa rregulla të fuqishme, nuk ka treg të lirë dhe, veç tjerash, të përfundojë se nuk është momenti për te nxjerr në Pazar një pronë kaq të vlefshme siç është PTK.
(III) Mënyra e privatizimit të PTK-së nuk është shpjeguar, por nënkuptohet se Qeveria pret që PTK t’i shitet ndonjë operatori të huaj, me ndonjë biznes vendor në rrolin e lobistit. Publiku ynë nuk është i bindur se kjo është në interes të publikut.
Prandaj privatizimi i PTK-së në këto kushte është shpërdorim që dëmton rënd interesin publik.
Të shtoj se vendosmëria, gati fanatike, e Qeverisë, që përkundër këtyre fakteve të privatizojë këtë pronë të madhe publike, përkujton vendosmërinë fanatike komuniste për nacionalizim të çdo prone private.
Vendimet ekonomike pa analiza, pa studime dhe pa pajtueshmëri të gjerë në shoqëri, por të marra në baza ideologjike, gjithmonë janë me pasoja fatale për vendin. Ndërsa ngutja për të nxjerrë në pazar PTK-në, shton dyshimet se Qeveria e bënë këtë nën diktat dhe për blerës të paracaktuar.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Polica e Kosovës e ka arrestuar liderin e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, disa çaste pasi ai ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka njoftuar se organizata e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Policia ka hedhur edhe gas lotsjellës, për të arritur qëllimin e saj. Sipas një komunikate për media të “Vetëvendosjes”, Kurti është arrestuar nga njësitë speciale. Në aksion thuhet se kanë marrë pjesë rreth 40 pjesëtarë të njësisë speciale, në 4 furgonë.
Reporterët e Express-it nga vendi i ngjarjes, gjithashtu tregojnë, se kanë parë një veturë të EULEX-it, e cila është rrokullisur pikërisht para selisë së “Vetëvendosjes” në lagjen Pejton të kryeqytetit.
Njerezit duhet te ndergjegjesohen qe s'eshte koha te presin e te rrine duarkryq. Problemet ne Kosove e Shqiperi s'do zgjidhen vetevetiu, aq me pak nga te huajt.
Une besoj se populli di ta vleresoje c'eshte e mire e c'eshte e keqe, ndaj edhe do t'i mbeshtesin te gjitha perpjekjet per vetevendosjen e popullit tone.
Me beri pershtypje fraza e fundit e Kurtit te konferenca e sotme per shtyp:
"Kosova duhet të bëhet nga një shtet që negocion me Serbinë për ndarjen e brendshme të Kosovës, në një shtet që negocion me Shqipërinë për bashkim me të; nga një shtet që është në shërbim të tregtarëve të huaj, në një shtet që i mbështet prodhuesit vendorë; nga një shtet i kontrabandës e korrupsionit në një shtet të zhvillimit ekonomik; nga një shtet që e mbikëqyrin ndërkombëtarët në një shtet që u del në ndihmë qytetarëve; nga një shtet që e përdor pakica për të sunduar me shumicën, në një shtet në funksion të mirëqenies së shumicës. Transformimi i këtillë sjell ndryshim si të praktikave qeverisëse po ashtu edhe të kulturës politike."
Kete duhet te synojme ne si popull.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Eshte vertet hipokrite per qeverine e Kosoves, te arrestoje Albinin tani qe shpalli kete levizje ne parti dhe qe do te kandidonte ne zgjedhjet e ardhshme! Po kjo pa disktuim edhe me shtyrjen e EULEX'it sepse nuk duan vertet nje shtet te pamvarur, sespe ku do te hane ata me misjonet e tyre!!!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Eshte vertet hipokrite per qeverine e Kosoves, te arrestoje Albinin tani qe shpalli kete levizje ne parti dhe qe do te kandidonte ne zgjedhjet e ardhshme! Po kjo pa disktuim edhe me shtyrjen e EULEX'it sepse nuk duan vertet nje shtet te pamvarur, sespe ku do te hane ata me misjonet e tyre!!!
Ju kisha lutur juve Adminve te forumit qe te sjellni edhe me shum linka per A.K si pershembull (Albin Kurti ne burgun e Pozharevcit) Mirmbetshi.
Eshte vertet hipokrite per qeverine e Kosoves, te arrestoje Albinin tani qe shpalli kete levizje ne parti dhe qe do te kandidonte ne zgjedhjet e ardhshme! Po kjo pa disktuim edhe me shtyrjen e EULEX'it sepse nuk duan vertet nje shtet te pamvarur, sespe ku do te hane ata me misjonet e tyre!!!
Arrestimi i Kurtit, policia pranon dhunën e ushtruar
Policia e Kosovës ka pranuar përdorimin e dhunës gjatë arrestimit të liderit “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Zëdhënësi i policisë Baki Kelani bëri të ditur se “policia ka forcë proporcionale për ta vënë situatën nën kontroll. Mund të them se është përdorur edhe spreji për ta vënë situatën nën kontroll”. Por, sipas tij, policia ka hasur në një rezistencë aktive nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë përdorur mjete të ndryshme, për të penguar arrestimin e Kurtit.
Ndërkohë “Vetëvendosja” ka akuzuar policinë se ka përdorur forcë të tepruar mbi pjesëtarët e lëvizjes së saj, gjatë arrestimit të Kurtit. Aktivisti Xhelal Sfeqla tha se policia ka përdorur gaz lotsjellës, spreji dhe shkopinj të gomës ndërsa brenda Rajonit të policisë janë rrahur aktivistët e kësaj lëvizje. Dicka e tillë është mohuar nga zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Disa aktivistë të Lëvizjes kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Zëdhënësi Kelani tha se ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 12 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të lënduar gjatë operacionit për arrestimin e Kurtit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Illyricum Libertas reagon ndaj arrestimit të Albin Kurtit
Illyricum Libertas – Tetovë, është e tronditur thellë si dhe reagon ashpër ndaj aksionit terrorist të Policisë së Kosovës, e cila në një akt ç’njerëzor ka arrestuar pak orë më parë kreun e lëvizjes kombëtare Vetëvendosje , Albin Kurtin si dhe 5 aktivistë të tjerë, Vlorian Mulliqaj, Sali Zyba, Nderim Matoshi, Frashër Krasniqi dhe Faton Zeka.
Kërkojmë nga SHPK që të lirojë menjëherë nga burgu aktivistët e arrestuar kurse nga Gjyqësori supozojmë i pavarur i Republikës së Kosovës kërkojmë pushimin e menjëhershëm të rastit absurd dhe të padrejtë politik kundër liderit të shoqërisë civile në Kosovë, Albin Kurtit.
U bëjmë apel gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve shqiptarë të Kosovës që të mos bëhen instrumente në duart e atyre që vazhdimisht veprojnë kundër pavarësisë dhe demokracisë në vend.
Shpresojmë që Lëvizja VETËVENDOJE të ketë suksese në synimin e shpallur sot për të garuar si subjekt i barabartë për të fituar besimin e qytetarëve shqiptarë të Kosovës të cilët janë të lodhur nga korrupsioni , keqqeverisja dhe paaftësia kronike e treguar nga qeveritarët e ndryshëm shqiptarë të Kosovës deri sot.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman