“PD, një histori e retushuar"
Posted: Wed Dec 02, 2009 2:26 am
Nga Afrim Krasniqi
Më 11 dhjetor përkujtohet pluralizmi politik në Shqipëri. Një ditë më vonë festohet krijimi i Partisë Demokratike, e para parti jokomuniste dhe opozitare në vendin tonë. Festa e vërtetë dhe më e madhe është ajo e datës 11, megjithatë, datëlindjet e partive shqiptare vijojnë të jenë më të rëndësishme sesa datëlindjet e Shtetit Shqiptar... Jashtë këtij protokolli formal, madhështia dhe rëndësia e 11-12 dhjetorit mbetet e pacenueshme në memorien kolektive dhe historike të shqiptarëve. Ajo është dita kur Lëvizja studentore hyri në institucione, krijoi partinë e parë politike dhe pluralizmi politik u bë konkret, me adresë, simbol dhe aktorë të vërtetë. Për këtë arsye, secili ndjehet pjesë e kësaj
atmosfere kujtimesh, të cilat edhe pse të shkurtra në kohë, bëjnë pjesë në ngjarje që njeriu ka fatin t’i përjetojë vetëm njëherë në jetë... Oratorët e sotëm në fjalime nuk do të fl asin as për themeluesit, as për drejtuesit dhe as për identitetin.
Ata do të flasin ca gjëra të përgjithshme, për suksese të mëdha dhe për misionin historik për të qëndruar edhe më tej në pushtet. Kjo. ndodh, sepse në Partinë e sotme Demokratike nuk ka kujtesë institucionale, nuk ka arkiv historik, nuk ka sistem meritash dhe historia ribëhet e bëhet sa herë dikush merr një post të lartë drejtues. Për vite me radhë PD-ja, media dhe politikanët e saj, kanë kritikuar ashpër dhe me të drejtë Partinë e Punës dhe sistemin komunist për krimin e mashtrimeve me faktet historike, me manipulimet në memorien dhe ngjarjet, për personalizim nga liderët komunistë të sukseseve historike dhe për injorim e harresë të figurave themeluese të përjashtuara në vite. PD-ja premtoi që ditën e parë të krijimit se do ta çrrënjoste këtë mentalitet komunist dhe përjashtues, duke krijuar një sistem të ri vlerash, meritash dhe konkurrimi demokratik. Fatkeqësisht, edhe sot pas 18 vitesh, asgjë nuk ka ndryshuar në aplikimin e këtij modeli të vjetër antivlerë dhe anti-kujtesë. Jo më larg se dy vjet më parë, numri dy i PD-së u pyet mbi Eduart Selamin, ish-sekretarin e parë të përgjithshëm të PD-së, themelues të saj, figurë mjaft e njohur politike e parlamentare, kryetar i PD-së gjatë viteve 1993-1995 dhe kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlament. Në bazë të statusit aktual të PD-së, z. Selami është anëtar i përjetshëm në Këshillin Kombëtar. Por, numri dy në hierarkinë shtetërore e partiake të PD-së tha se nuk e njeh këtë njeri dhe ky emër nuk i kujton asgjë. Sepse Shqipëria politike dhe PD-ja brenda saj, vijojnë të dominohen nga mentaliteti: Historia fillon me mua, historia jam unë. Aq i theksuar është ky mentalitet primitiv, saqë është bërë traditë që në çdo fjalim rutinë parlamentar e elektoral, të flitet për "moment historik", "rëndësi historike", "reforma historike", "fate historike" etj. Në fakt, ngjarjet historike ndodhin rrallë dhe për PD-në, ato kanë ndodhur më 8-12 dhjetor 1990, kohë kur shumica e ushtruesve të sotëm të pushtetit në emër të saj, për shkak të hezitimit, frikës, detyrimeve apo moshës, nuk janë ndodhur aty dhe kështu, nuk kanë qenë pjesë e kësaj historie... PD-ja duhej të ishte parti - tribunë e disidencës antikomuniste, por në kryesinë e saj aktuale bëjnë pjesë pesë ish-anëtarë të PPSH-së dhe asnjë i persekutuar politik nominal.
Nga katër kryetarët e PD-së në vite, tre janë përjashtuar në kohë të ndryshme. Sot, njëri nuk jeton më, një jeton në emigracion, një është përjashtuar dhe, i fundit, ndodhet ende në detyrë. PD-ja ka propozuar dhe zgjedhur tre presidentë, dy të anatemuar ashpër, i treti drejton vetë partinë. PD-ja ka pasur dy kryeministra, një i përjashtuar dhe tjetri në detyrë. PD-ja ka pasur dy kryetarë parlamenti, njëri ndërroi jetë i lënë në harresë nga partia e tij, tjetri është në detyrë. PD-ja ka pasur pesë kryetarë të grupit parlamentar, tre të përjashtuar, një i vdekur dhe një në detyrë; ka pasur tre kryetarë në Bashkinë e Tiranës dhe të tre i ka përjashtuar, (madje në prag të përjashtimit janë edhe dy nga tre kandidatët për këtë bashki në vitet 2000 dhe 2003). "Rilindja Demokratike", gazetë zyrtare e PD-së, ka pasur në vite gjashtë kryeredaktorë, tre të përjashtuar, një nuk jeton më, dy të fundit në detyrë. Forumi Rinor i PD-së, që doli nga Lëvizja e Dhjetorit 1990, ka pasur në vite gjashtë kryetarë, një nuk jeton më, tre të përjashtuar, një ndodhet në burg dhe dy të fundit akoma në detyrë. Forumi i Grave në PD ka pasur katër kryetare, dy të përjashtuara, dy akoma aktive. Në Kuvendin e fundit Kombëtar u zgjodh një sekretariat me shtatë anëtarë, dy prej të cilëve janë të "ngrirë", njëri i përjashtuar. Në faqen zyrtare të internetit të PD-së nuk ka asnjë resht mbi historinë e saj, gjithçka nis me KOP-in dhe marrjen e pushtetit më 2005-ën. Këto e shumë fakte të tjera janë dëshmi e krizës së identitetit në 19 vitet e funksionimit dhe aktivitetit politik të Partisë Demokratike. Kjo është një sëmundje e pashërueshme për të gjitha partitë dhe politikën shqiptare, por për PD-në, partinë e parë antikomuniste dhe premtuesen e ndryshimit të madh, përgjegjësia është më e dukshme... PD-ja, si çdo parti tjetër e madhe përbën një pasuri kombëtare, sidomos kur parti të tilla bëhen mbartëse të vlerave më të mira demokratike e kombëtare. Parë nga ky këndvështrim, PD-ja ka nevojë për përcaktimin e identitetit të saj politik, t'u rikthehet vlerave dhe aspiratave që e krijuan 18 vjet më parë, të çlirohet nga kultet dhe mentalitetet e së kaluarës, për të krijuar hapësirë dhe kushte reale konkurrimi, vlerësimi dhe karriere.
Gazeta Shqiptare