Zgjedhjet në PD, Biberaj: Rezultati i manipuluar
Posted: Sun Dec 20, 2009 6:16 pm
				
				Ska gje z. Biberaj, se Ciljeta eshte me e dobishme per PD'ne! Ti qe je nje intelektual me kulture dhe nje malesor i vertet nga Tropoja nuk i vlen me Saliut ne PD, sepse ti po tregon qe Saliu asnjehere nuk ka ditur c'fare eshte demokracia. Nuk mundet komunistat te dine c'fare eshte demokracia!
TIRANE- Një ditë pas publikimit të listës së Këshillit Kombëtar, ish deputeti i Partisë Demokratike që tashmë është përjashtuar nga forumet drejtuese të partisë duke mos u votuar në Kuvendin Kombëtar akuzon drejtuesit e selisë blu se kanë falsifikuar dhe manipuluar procedurat e votimit në parti.
“Mungesa e transparencës ka shoqëruar procesin e numërimit të votave dhe natyrisht manipulimi apo falsifikimi i rezultatit përfundimtar është një goditje e rëndë që i bëhet demokracisë së brendshme në Partinë Demokratike, për të mos thënë që në njëfarë mënyre shënon edhe fundin e demokracisë në këtë parti. Unë gjykoj që numërimi nuk ka patur transparencë ose më saktë është lidershipi i partisë që ka vendosur për këtë radhitje” thekson Biberaj.
Aleksandër Biberaj , i cili pas procesit zgjedhor vijoi qëndrimin e tij kritik ndaj Berishës dhe drejtuesve të Partisë Demokratike siguroi se nuk do të largohet nga politika, pavarësisht përpjekjeve të atyre që Biberaj i cilëson si klika që mori padrejtësisht kryesinë demokratike.
“Vlerat po zëvendësohen nga antivlerat. Fryma e bashkëpunimit dhe e debatit në parti po zëvendësohet nga klientelizmi, nga kulti i individit, nga spastrimet politike dhe kemi një zbehje graduale të frymës intelektuale dhe qytetare që kjo parti ka pasur në dhjetor të vitit 90. Unë mendoj që baza e PD është më demokratike se sa lidershipi dhe jam i bindur që nuk mund të më nxjerrë nga politika një klan i korruptuar që padrejtësisht zotëron Partinë Demokratike.” u shpreh Biberaj.
Një ditë më parë, pak orë pas publikimit të listës 100 emërore kreu demokrat pohoi se Këshilli Kombëtar është ripërtërirë por duke qëndruar , sipas tij brenda rregullave dhe transparencës.