"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Serbia në BE në vitin 2014. Shqipëria?

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Serbia në BE në vitin 2014. Shqipëria?

#1

Post by Aulona »

Serbia në BE në vitin 2014. Shqipëria? Nuk do jetë gati para 2025-ës

Nga Christoph B. Schiltz, “Die Welt”

Evropa është përpara një raundi tjetër zgjerimi. Pas hyrjes së 12 shteteve në vitet 2004 dhe 2007, në vitet që vijnë pritet që të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor me rreth 25 milionë banorë. BE ua ka premtuar anëtarësimin vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2003, në Selanik. Ata janë të bindur se do e mbajnë këtë angazhim. Serbia ishte vendi që dorëzoi së fundmi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb, Boris Tadiç, dorëzoi kërkesën në Stokholm dhe premtoi se tanimë do kishte një pikë kthese dhe një periudhë reformash të thella, e ndoshta dhe të dhimbshme.

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, tha se kjo ishte një lëvizje e re në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kërkesa vjen nëntë vjet pas rrëzimit të presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, që duhej të përgjigjej për krimet e luftës para Gjykatës së Hagës.

Nivelet e larta të BE presin që Serbia të bëhet anëtare në fillim të vitit 2014.

Në rastin e Serbisë, ndryshe nga Turqia, nuk ekziston mundësia që të ketë një proces të gjatë dhe me shumë pengesa.

Vendi është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit dhe shtrihet mu në derë të BE.

Por, nga ana tjetër, dhe disa shtete të BE, si Holanda dhe Belgjika, kanë pasur rezerva në lidhje me aplikimin e Serbisë në këtë moment. Edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, paralajmëroi që aplikimi të mos vinte kaq shpejt.

Skeptikët argumentojnë para së gjithash se Serbia nuk ka arritur që të arrestojë të kërkuar të rëndësishëm për krime lufte si Ratko Mlladiç.

Për më tepër, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e detyrueshme për negociatat e pranimit, nuk është ratifikuar plotësisht.

Me gjithë rezervat, shumë shtete kanë kërkuar që gjërat të përshpejtohen për Serbinë dhe ajo të dorëzojë aplikimin.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, tha se do të bëjë gjithçka të jetë e mundur që Serbia të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat. Ky është një kusht për negociata konkrete.

Kandidat bëhet një vend, kur 27 vendet kanë vendosur, pasi i jepet përgjigje një pyetësori të gjatë. Kjo mund të zgjasë shumë, si në rastin e Malit të Zi. Vendi ka bërë një aplikim në dhjetor të vitit 2008 e nuk është ende vend kandidat. Dhe Shqipëria duhet të presë për statusin e kandidatit. Qeveria në Tiranë ka dorëzuar në prill të këtij viti aplikimin për anëtarësim.

Komisioni Evropian i ka dhënë vendit dhe pyetësorin me 2280 pyetje. Ato përqendrohen kryesisht në sistemin e drejtësisë dhe ekonominë e vendit.

Krahas Turqisë, për momentin edhe Kroacia dhe Maqedonia janë kandidatë zyrtarë për anëtarësim në BE. Kroacia - pavarësisht përplasjeve me Slloveninë për kufirin - pritet që të anëtarësohet në janar të vitit 2011. Në 17 nga 35 fusha, negociatat kanë përfunduar.

Pranimi i Kroacisë do të rrisë presionin që edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor të hyjnë sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Kjo do i jepte vrull procesit të negociatave të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Por unioni ndodhet përpara debateve të forta. Disa vende shumë të varfra dhe të rrënuara nga korrupsioni, si Shqipëria, Bosnja dhe Kosova, ka të ngjarë të mos jenë gati përpara vitit 2025.

Nga ana tjetër kjo mund të bëjë që Ballkani Perëndimor të ndahet në dy klasa shoqërore me diferenca të theksuara në rrugën e tyre drejt BE, çka do të sillte një rrezik të madh politik dhe destabilitet. Këtë nuk e do askush në Bruksel.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”