Protesta financiare për mandatet
"...Më fal ndonjë mandat zotni..."! Padashur të kthehem te pena e pashembullt e Migjenit, kjo ngjashmëri kërkesë e Edi Ramës drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bart ironi të shumtë, por njëherësh kërcënim e presion, duke ndërtuar me thonj të vjetër e të rinj, alibinë e moslargimit nga PS, se sa të mospranimit të humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit. Një mik nga Partia Socialiste seriozisht po më thoshte dy ditë më parë diçka tronditëse, që në thelb shpjegon tërë arratinë e qetësisë së subjektit opozitar që ka dalë humbës në këto zgjedhje parlamentare. "A e di që për socialistët, këto zgjedhje kanë kushtuar 190 milion euro....???"
Vështirë ta pranosh këtë edhe sikur të ta thotë me gojën dhe shkresën e tij kreu i kësaj partie, apo financierët e fushatës së tmerrshme. Unë nuk e besova dhe kam frikë ta besoj, por e dyshoj këtë pyetje vërtet, pas kësaj lufte të rëndë që ka shpërthyer dhe duke marrë në vëmendje shumë raste të denoncuara se janë derdhur lumë eurot për t'u përkthyer në vend-ulëse në Parlament. Dritan Prifti kallëzoi se Rama ka hedhur 5 milion euro në Fier, për të shtuar numrin e mandateve, pikërisht në një zonë ku anohet majtas në elektorat dhe votime prej shumë vitesh. Ky është një denoncim i një kandidati që ka garuar dhe mezi ka fituar më 28 qershor, pas reagimit të komisionerëve të Partisë Demokratike për të mos deformuar votën. Dhe nuk u kundërdenoncua nga lajmërimet e shumta të Ramës si i pavërtetë me një adresë të thjeshtë që është Gjykata e Tiranës. Nëse, qoftëlarg, ka ndodhur kjo në Fier, atëherë në qarqe të tjera ku Partia e Ramës ka humbur, përfshi edhe Tiranën, milionat duhet të kenë qenë marramendëse të humbura??? Sërish kjo është një pyetje që të tremb, por e krahasuar me kërcënimet publike të kryetarit të Asamblesë së PS, që i lexon kryetari i partisë, priresh të besosh se këtu luhet para e madhe dhe kur ajo humbet, dikush zemërohet pa fund, nëse shuma nuk ka buruar pushtetin e premtuar. Nëse, fatkeqësisht, kjo ka ndodhur, atëherë ka një shpjegim të frikshëm, përse sondazhet, exit-pollet kanë devijuar pak nga rezultati final. Sepse paraja e keqpërdorur ka bërë që të keqlexohet ngjarja reale e ditës së votimit. Kjo është shëmtia e blerjes së një politike të parasë në këto përmasa.
Nëse miliona euro kanë shkuar diku, a kishte testues të parashikonte se ç'mund të bëjnë 200 milion euro??? Partia Socialiste mori dhe një mandat në Fier, pas rinumërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, jo sepse ky mandat rezultonte i vjedhur, por sepse rrethimi i qendrës me armë, pamundësia e protestës së dhunshme në qendrën e votimit në Fier, bënë që materialet të zhvendoseshin në Tiranë. Kandidatja për deputete, Rajmonda Bulku, në atë orë ajo ishte fituese, ishte deputete, dhunohet në prani të deputetëve të PS, në prani të policisë dhe autoritetet e larta që ndërhyjnë me deklarata edhe për liqenin artificial kur i pakësohet uji, nuk u munduan të flasin.
Ndaj Fieri për të mbyllur rezultatin u transferua në Tiranë. Dhe ka qenë një votim përgjithësisht shtatë me zero në KQZ, një operacion ligjor live në ekranet e televizioneve, por dhe në internet në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dhe për pak vota, PD nuk arriti të mbante këtë mandat që i kaloi Partisë Socialiste. Rama nuk doli për të përshëndetur punën e KQZ transparente dhe krejt të ligjshme, por u hodh në sulm për një qark tjetër. Në turin e tij për të ndërtuar ngadalë dhe me pavend alibinë se nuk ka humbur, ai tha se ja u mor dhe një mandat në Fier. Zëdhënës të opozitës vërshuan me vrap, duke kërkuar mandatin e pestë në Berat, sepse sipas kryesocialistit, duhet ta gëzojnë beratasit, që shumë mirë e gëzojnë mandatin e tretë të PD po beratasit, duke mbetur përsëri beratas dhe duke u përfaqsuar nga vota e tyre.
Për Edi Ramën dhe jo për PS në fakt, mandati që fitohet nga PD është shkelje, ndërsa ai që fitohet nga PS është i ligjshëm, vetëm kur KQZ merr vendim që i shkojnë për shtat urisë së tij të mandateve të pafituara, atëherë kemi transparencë dhe ligj. Kjo është një nga modelet më të vjetra që kanë një mbiemër, atë të Sigurimit të Shtetit, që duke parë terrenin e humbur ka hedhur skuadrën e fundit në sulm. Më kujtohet një thënie e një të mençuri filozof grek që një ditë i preu bishtin qenit dhe në sheshin e bisedave në Athinë nuk flitej më për të, por për bishtin që ai i kishte prerë qenit dhe atë e lanë rehat. Përpjekjet e kryetarit të opozitës për ta shmangur vëmendjen nga dorëheqja e tij dhe paraqitjen e një situatë të rëndë e kritike ku vetëm ai mund të mbijtojë, kanë bërë që ai të trajtojë mandatet si bishta qeni, që vëmendja të shkojë sa më larg tij në kohë dhe gjeografi, në KQZ dhe te marrëveshja PD-LSI, sepse kështu bëhet sërish i domosdoshëm.
Mund të thuhet se nuk është levizje e pazgjuar, por jo e drejtë dhe e bereqetshme, pasi në këtë fushatë paszgjedhore socialistët që vërtet bëjnë dhe prodhojnë politikë e kanë braktisur kryetarin në detyrë, duke mos i shkuar pas në deklarata. Kastriot Islami, arkitekti i sistemit, apo të tjerë mbështetës në ditën e parë dhe të dytë, kanë kuptuar se kryetari po rend në një shkretëtirë duke mbjellur pemë, me shpresën se do të gjelbërojnë dikur. Zëdhënësja e Partisë, Rama dhe Ruçi janë tre zyrtarë që krijojnë shpresa për Beratin, Shkodrën dhe Tiranën, duke iu fshehur të vërtetës dhe duke lajmëruar protesta në rrugë të qytetarëve. Bukur fort, si ftesë e politikës së re, pasi kjo mbrojtje që për palën tjetër do të thotë lehtësisht rrëmbim, mund të çojë gjysmën që po qëndron e matur dhe politika e re të shohë rrëmujë qytetarësh, me sebepin që të mos trazohet një karrige e vetme në selinë e Partisë Socialiste.
Tani nga opozita e re, kanë buruar lajmet se janë duke u përgatitur për garën e re në PS, emra të tjerë për të zëvendësuar Ramën. Ben Blushi, Arben Malaj, Pandeli Majko, Rexhep Mejdani, ndoshta dhe Vali Leskaj, janë emra që kanë shprehur në një farë forme ambiciet për të drejtuar opozitën pas dorëheqjes së vonuar të kryetarit, që duhet të sillet në përputhje me statusin e partisë, një ligj që e ka nënshkruar me marrjen e partisë në drejtim. Ndërsa kësaj sjelljeje të ashpër "PD i bën edhe një herë thirrje zotit Rama të heqë dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor. Të vërë në zbatim politikën e tij të re për të pranuar me dinjitet dhe mendje të hapur humbjen. Nga ana tjetër, PD është e vendosur të pranojë çdo rezultat që del nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zemërimi opozitar i shumë pak emrave që artikulojnë kërcënime më tepër ka të bëjë me humbjet financiare të përfituara dhe munguara se sa me rezultatin që nuk mund ta tjetërsojnë thjesht se kanë bërë konferenca shtypi më shumë së pala fituese.
Kjo të lë të kuptosh se protesta e lajmëruar është më shumë një protestë financiare e disa njerëzve që kanë humbur para, shumë e shumë para, afërmendësh të paimagjinueshme si shumë. Kjo nuk është e falshme, është përgjegjësi që pjesa më e madhe e PS, që është shumicë dhe është e kthjelltësisht e shëndetshme të ndalet dhe të rifitojë socialistët. Rama mund të rikandidojë dhe të qeverisë Bashkinë e Tiranës, ku ka munguar prej dy vitesh, ndonëse ka humbur mazhorancën në Këshillin Bashkiak, pra ka humbur privilegjet vetëvendosëse. Në pak ditë opozita do të mësojë dhe qeverinë e re të koalicionit të zgjeruar të integrimit dhe i duhet një organizim i shpejtë, që të jetë kritike dhe mbikëqyrëse për çdo veprim e aktivitet të saj. Sepse nuk është koha për të djegur jorganin, megjithëse është shumë vapë elektorale në selinë rozë...
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Edi Rama ka blere zgjedjet
- Tomorr
- Senior Member

- Posts: 150
- Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
- Gender: Male
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Edi Rama ka blere zgjedjet
Dënim me kusht për Edi Ramën
Tre javë pas zgjedhjeve PS ka humbur të gjitha betejat për rinumërimin e votave dhe anullimin e pjesshëm të disa prej rezultateve. Një stinë e gjatë opozite shfaqet në dyert e socialistëve dhe bashkë me të debati për kryetarin Rama duket kompleks
Në një intervistë për revistën MAPO në fund të marsit të këtij viti, Edi Rama, atëhere i projektuar drejt fushatës së afërt elektorale, deklaronte se “politika e re është rruga e re e komunikimit me njerëzit dhe kundërshtarin... qasja e re ndaj problemeve të vendit, duke ndarë qartazi problemet e përbashkëta, të cilat duhen zgjidhur përmes rrugëve të dialogut dhe mirëkuptimit, sepse janë probleme që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me standartet e lirisë dhe demokracisë. Politika e re është një sjellje e re në skenën e politikës shqiptare...”. Vetëm pak javë kanë kaluar nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe ne e dimë se kjo platformë politike, kjo strukturë logjike dhe ky vullnet i pakryer për të kthyer faqen një herë e mirë në Shqipëri, kanë marrë një goditje të rëndë nga votuesit. Edi Rama dhe revolucioni i tij politik kanë humbur. Ndoshta edhe vetë Berisha s’ka fituar, por kjo ka vetëm rëndësi relative, nga momenti që Ilir Meta vendosi t’i hedhë atij komardaren e shpëtimit në çastin e mbytjes. Dilemat e fundit të zgjedhjeve po zgjidhen në bangat e gjykatave dhe shumëkush në opozitë mendon sot me trishtim se zgjedhjet fitohen ditën kur votohet, e jo më pas. Ashtu siç zemërohet tek sheh tabelën e shfirave, e cila i thotë sesa pranë, por edhe larg fitores ka qenë kësaj rradhe.
Defektet e një fushate
Lista e defekteve të kësaj fushate të majtë është e gjatë, por ndoshta çarja dhe garimi individual mund të rreshtohen si elementi qëndror i humbjes. Prej nga del e qartë edhe nevoja për të riparuar me urgjencë atë që mund të riparohet. PS ka sot nevojë më shumë se kurrë për të gjitha asetet e saj. Strategjia e përjashtimit stoik dhe kokëfortë ka dështuar në të gjithë dimensionin e saj më 28 qershor dhe tani shumëkush në parti, më së pari kryetari i saj, duhet të rishohin me themel atë që kanë thënë dhe bërë para zgjedhjeve. Rezultati i zgjedhjeve tregoi ndër të tjera se zhveshja e dhunshme e partisë nga një listë e gjatë emrash dhe CV-sh drejtuesish, deputetësh e funksionarësh gjithfarësh, e shoqëruar me një politikë shpërfillëse ndaj aleatëve politikë dhe atyre potencialë, bëri që mijëra vota të mbeten rrugës apo të ndërrojnë drejtim. Rama thotë shpesh këto ditë se ka bërë gabimin taktik të mosllogaritjes së “trenit të Berishës”. Pra të koalicionit të gjatë të partive dhe partiçkave që iu bashkuan koalicionit të tij dhe që sollën qindra dhe mijëra vota në thesin e madh të së djathtës, duke i dhënë asaj jo rrallë fitore milimetrike në të gjithë territorin. Ndërsa Berisha mblidhte rreth vetes edhe ato që shumëkush i shihte si të panevojshme apo të dëmshme, për shembull PR me historinë e saj të Gërdecit mbi shpinë, Rama shpërfillte hapur çdo tentativë që rrekej t’i kujtonte atij se nuk ishte kjo rruga e fitores. Është interesant të vërehet sesi dy figura aq të kundërta, si Rama dhe Nano, kanë shkelur në distancë kohore prej katër vjetësh, në gjurmë shumë të ngjashme elektorale. Kush kujton fushatën e ish-kreut historik në verën e 2005, s’ka si të mos sjellë ndërmend ecjen e tij përtace nga një qytet në tjetrin, në shoqërinë e bashkëshortes, duke mënjanuar me fodullëk aleatë dhe bashkëpunëtorë, militantë dhe votues potencialë.
Nga pozita krejt ndryshme, edhe pasardhësi i tij erdhi e krijoi me partinë dhe elektoratin e majtë një distancë që mbushej me bindjen e verbër se zgjedhjet ishin tashmë të fituara dhe se rrugëtimi i tij nëpër Shqipëri ishte formal dhe i ngjante një misioni fetar, më shumë sesa një lëvizjeje politike.
Por mesa duket Rama nuk kishte harruar vetëm “trenin e Berishës”, por edhe një tjetër tren, brenda krahut të tij politik dhe që përbëhet nga “vagonat” e LSI, PSV ’91 dhe vetë aleatëve formalë PSD, PDS, PBDNJ e G99, pa përjashtuar prurje të tjera eventuale brenda llojit që mund të sillte rrugëtimi elektoral. Me të gjitha këto komponente politike, në specifikat e tyre, Rama është sjellë keq, ashpër dhe pa taktin e natyrshëm të “kreut të karvanit”. Kokëfortë dhe i paepur në ëndrrën e tij për të nxjerrë nga loja këdo dhe me një të rënë të lapsit, Edi Rama pa sesi spastrimi politik që kishte planifikuar, u kthye në bumerangun më të rëndë e dëmprurës për atë dhe partinë e tij në harkun e 24 orëve. Projekti për një terren të spastruar nga Nano, Meta dhe Berisha u zëvendësua brenda natës së 28 qershorit në rikthimin më të pamenduar të dy të fundit dhe ngjalljen e shpresave të të parit. Kostoja e politikës së vrapit vetmitar të Edi Ramës është para syve tanë, megjithë dramaticitetin që ajo mbart për PS e sotme dhe atë të nesërme. Në fakt, për të gjithë të majtën shqiptare dhe perspektivën e saj të afërt. Në këtë optikë përfshihet edhe rezultati eventual që do të dalë nga debati i brendshëm në parti dhe që mund të krijojë kosto të tjera, me figura drejtuese të mbetura rrugës, të ftohura me partinë apo të spostuara në marzhet e jetës politike aktive.
Kreu i PS po tund fort në ajër sot kartën e vjedhjes së zgjedhjeve. Me anë të kësaj strategjie të minutës së fundit dhe pa kurrfarë shprese suksesi, ai po mundohet të dëmtojë sa të mundet imazhin e zgjedhjeve dhe të gjejë një alibi për humbjen brenda partisë. Rama e ka ditur qysh në krye të herës se përballë në 28 qershor ka manipuluesin më të vjetër të politikës shqiptare, Sali Berishën. Nëse sot ai e sheh veten duke administruar një rezultat vërtet të devijuar nga blerjet e manipulimet, ky është sërish një gabim i tiji flagrant në kalkulimin e koefiçientit “vjedhje”.
Të ikë apo të rrijë Edi Rama ?!
Në katër korrik Edi Rama mbushi 45 vjeç. Një përvjetor i shënuar, në një moment për t’u harruar. Për shumëkënd që i ka qëndruar pranë, kjo ka qenë dita më e keqe e liderit socialist, i cili u ndodh në ato orë jo pak i tunduar nga idea e një dorëheqjeje të parevokueshme. Pastaj, si me magji, erdhi deklarata e Metës që i bashkohej Berishës dhe gjithçka ndryshoi. Rama gjeti alibinë, fijen e kashtës ku të kapej dhe kartën me të cilën do të motivonte (a është vërtet e mundur?!) socialistët rreth vetes dhe kudo në Shqipëri.
Edi Rama sot duhet ta ndërtojë nga e para strategjinë e tij politike për vitet që vijnë. Kjo sepse së pari ai aktualisht nuk ka një të tillë. Tezat e “politikës së re” dhe “përtej së majtës dhe të djathtës”, me të cilat ai kishte planifikuar ta çonte në pushtet PS, duken sot mjaft të dëmtuara dhe çuditërisht të vjetëruara. E dëmtuar është gjithashtu edhe strategjia e fitores pa u përplasur me kundërshtarin. Një provim i vështirë po i troket në derë liderit socialist. Jo ai me kundërshtarët dhe rivalët që janë afishuar ditët e fundit, por me zgjedhësit dhe me historinë. Edi Rama duhet ta ketë të qartë se në rast rikonfirmimi me shumë gjasë në krye të PS edhe për katër vjetët e ardhshëm në opozitë, ai duhet të pranojë të ulet sërish në poltronin më të lartë të partisë vetëm pasi të ketë bërë një akt të madh publik faljeje dhe ndryshimi. E gjitha kjo duhet të ndodhë sepse nëse ka një arsye sot për të cilën Edi Rama duhet larguar nga kreu i PS, është jo ajo çka ka bërë, por ajo çka rrezikon të mos bëjë. Pra të hiqet në emër të së ardhmes dhe jo si pasojë e së shkuarës.
Projekt i ri, lider i vjetër
PS e sotme ka një problem të madh lidershipi. Kjo as që mund të mohohet në kushtet aktuale. Edi Rama i tanishëm i duhet pakkujt, me siguri nuk i duhet as vetë Edi Ramës. Mënyra e tij e të bërit opozitë, e lehtë, spontane dhe thellësisht moskokëçarëse u provua joefektive dhe e dështuar. Dhe që nga rrënojat e një humbjeje që ai nuk e pa të vinte dhe që nuk e mënjanoi kur qe pranë, të nxirren mësimet e nevojshme, duhet një kthesë e fortë timoni, një stil i ri opozite ku forma nuk triumfon mbi përmbajtjen dhe ku nuk egzistojnë fitoret e lehta. Historia na thotë se Sali Berisha mundi të fitojë në 2005 vetëm pasi mblodhi rreth vetes të gjithë ata që dikur i kishte përjashtuar me dru nga partia dhe kur krijoi imazhin (hipokrit) të një lideri përshfirës, e jo të një skifteri vetmitar. Edi Rama mund të pretendojë se ky është një precedent që s’bën për të, por kjo është gjithsesi një përvojë politike që mund të vlejë për të lexuar momentin e tanishëm politik që kalon opozita dhe lidershipi i saj. Fati personal i Edi Ramës ka pak rëndësi në këtë mes. Madje duket sikur pas gjithë kësaj që ka ndodhur, ai vetë nuk ka pothuajse asnjë alibi në favorin e tij. Por ky fat merr gjithsesi peshë në kontekstin e përgjithshëm të një partie, e cila nuk mund të mos preket dhe dëmtohet nga një rotacion i mundshëm që vjen pas një humbjeje të rëndë në zgjedhjet e përgjithshme. Përkundër tam-tameve që tashmë kanë nisur në mediat e interesuara për ta nxitur dhe ushqyer sherrin brenda PS, ikja e Edi Ramës do të rrezikonte t’i prishë përfundimisht ekuilibret edhe ashtu të dëmtuara rëndë brenda partisë dhe sidomos grupit të saj parlamentar, që është edhe qendra gravitacionale e një partie në një sistem parlamentar. Përtej të drejtës së gjithkujt që të reklamojë evidentimin e përgjegjësive të kryetarit në një situatë humbjeje, largimi i Ramës tani ka pak gjasa që ta zgjidhë problemin e madh të ruajtjes së kohezionit të partisë dhe atë të një lidershipi të fortë. Kandidimi i mundshëm i Blushit dhe Malajt qëndrojnë brenda logjikës së humbjes dhe të nevojës urgjente për një analizë të thellë dhe të gjithanshme në PS. Klima e rezervës dhe pasivitetit që po e ndjek pas këtë proces s’ka të bëjë me formatin dhe atë që këta dy politikanë përfaqësojnë, sesa me instiktin e vetëmbrojtjes që ka mbështjellë partinë gjatë orëve të fundit, sidomos pas kalimit të Metës në kampin e Berishës.
Rama ka qenë vërtet një kryetar që ka dëshmuar shenja dobësie deri në kufinjtë e paradoksit. Prapa imazhit të tij të ngrysur e pse jo edhe arrogant, është shfaqur jo rrallë njeriu i pavendosur, politikani që ulte zërin dhe që hezitonte të jepte goditjen e fundit të shpatës, kur të gjithë e kërkonin këtë. Por ikja e tij në këto kushte dhe në këtë kontekst konkret zhvillimesh brenda dhe rreth PS, nuk e zgjidh krizën e lidershipit të kësaj partie dhe të të gjithë opozitës. Përkundrazi, duket se do ta rëndonte atë.
Kjo opozitë eventualisht katërvjeçare, do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Sidomos në kushtet kur përballë PS do të qëndrojnë në kuadrat qeveritar dy armiqtë kryesorë të bërë bashkë. Berisha dhe Meta parashihet të jenë mjaft agresivë me grupin e madh opozitar, i cili shihet tani i rrezikuar nga rrjedhjet e mundshme. Një fat jo më të mirë, në rastin e një debati të skajshëm që lidhet me lidershipin, mund të kenë edhe strukturat vendore të PS, të cilat qysh në zgjedhjet e afërta lokale do të vihen nën trysninë e shit-blerjeve, sidomos nga LSI. Kjo situatë e vështirë është makthi, por ndoshta edhe avantazhi i fshehtë i Edi Ramës sot në raport me kundërshtarët e tij brenda partisë. Por nëse vërtet Rama do të kërkojë të jetë edhe një herë “shoferi” i autobusit socialist, ai s’mund të mjaftohet kurrsesi me stilin e tij të evitimit të përballjeve dhe të heshtjes taktike. Kësaj rradhe Edi Rama duhet te flasë qartë dhe hapur se çfarë bëri keq dhe çfarë mendon të bëjë ndryshe dhe mirë në krye të partisë, për katër vjetët e ardhshëm të opozitës ku ai më së pari i la socialistët. Podiumi i kongresit të pritshëm pret që tani mesazhin e hapur dhe të fortë të të gjithë atyre që do të pretendojnë kreun e partisë. Të Ramës apo edhe të Blushit, Malajt apo dikujt tjetër. Sa i takon kryetarit aktual të partisë, martesa mes tij dhe PS, nëse do të vijojë sërish edhe pas shtatorit, është tashmë thjeshtë një marrëdhënie kontrate dhe jo më dashurie. Si e tillë, pakti mes Ramës dhe partisë që drejton duhet të jetë i detajuar, transparent dhe detyrues për palët. Për ata që votëbesojnë dhe për atë që votëbesohet.
Projekti i ecjes vetmitare, i shpërfilljes së gjithkujt dhe gjithçkaje, i arrogancës dhe imponimit të paarsyeshëm së brendshmi dhe i opozitës së ndrojtur, i shmangies së fakteve dhe kundërshtarëve së jashtmi – kjo periudhë amullie dhe opozite të improvizuar, ka mbetur e asgjesuar në “bedenat” e 28 qershorit. Edi Rama duhet të nisë më në fund të jetë politikan dhe jo misionar i një feje e cila nuk e pa ditën e shugurimit. Një projekt i madh unitar, që të mbledhë e të rivlerësojë të gjitha ato vlera dhe ide, figura dhe sigla politike të shpërndara apo të braktisura në rrugën triumfale të “politikës së re” dhe që janë të gatshme të bashkëpunojnë me PS e kryetarin e saj, duket e vetmja mënyrë që opozita e majtë të rigrupohet dhe të gjejë motivet për një fillim të ri. Nëse Edi Rama mendon se mund ta bëjë këtë, duke hequr publikisht dhe me sinqeritet nga vetja të gjithë pjesën parazitare të projektit që dikur e paraqiste si të vetmin e mundshëm, atëhere ai vërtet do ta meritonte një shans të dytë. Përndryshe, i mbështjellë në guackën e heshtjes që e karakterizon dhe i dominuar nga fobia e “armiqve të brendshëm”, ai veçse do ta kompromentonte pa kthim fatin e tij politik dhe ç’është më e rënda, atë të partisë që po kërkon të drejtojë sërish. Askush s’i ka borxh sot Edi Ramës, as Ben Blushi, as Arben Malaj, e aq më pak socialistët e tjerë që i hapën rrugë dhe i lanë fushë të lirë veprimi pa asnjë kusht dhe pa asnjë rezistencë kryetarit të partisë. Përkundrazi, është Edi Rama ai që sot është në borxh të thellë me partinë e tij, me opozitën dhe me disa qindra mijë votues në të gjithë vendin që kujtonin se po votonin fitoren dhe triumfin mbi kastën e vjetër politike e që sot shohin me dëshpërim se ka ndodhur pikërisht e kundërta. Nuk ka ndonjë siguri të madhe se Rama do ta lajë borxhin e madh politik që u ka sot atyre. Por a ka ndonjë zgjidhje tjetër në horizont?! Mesa po duket jo!

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Edi Rama ka blere zgjedjet
Ardhja dhe ikja me turp e Edvinit në politikën shqiptare
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS në këto ditë të vapës së korrikut tregoi edhe njëhere tjetër se kjo forcë politike është pasardhëse e drejtpërdrejtë e praktikës dhe ideologjisë marksiste-staliniste në tërësinë e përbërjes dhe veprimtarisë anti-kombëtare. Përpjekjet për të goditur Shqipërinë në “thembrën e akilit”në këto ditë vendimtare për të ju bashkuar familjes europiane, “gjoja se qenkan manipuluar zgjedhjet e 28 Qeshorit”, me qëllim zgjatjen e sundimit të Edi Ramës në Partinë Socialiste, përbëjnë një tradhti kombëtare të pashoqe. Sot Shqipëria në NATO dhe e monitoruar nga qindra vëzhgues ndërkombëtarë, mbajti zgjedhjet më të mira dhe transparente në të gjithë kohën postkomuniste të pluralizmit. Angazhimi maksimal i qeverisë për të paraqitur përpara opinionit vendas dhe ndërkombëtar një proces transparent dhe të ndershëm u kundërshtua nga e majta ish-komuniste në opozitë me të gjitha mundësitë e shpifjet e mbrapshta. Në demokraci, çdo betejë elektorale patjetër do të ketë një humbës dhe duhet tejkaluar me tolerancë, çka është elementi më thelbësor i demokracisë, por Partia Socialiste që vjen drejtpërdrejt nga Partia e Punës (komuniste) nuk po mundet të shkëputet nga mentaliteti marksist-leninist se “pushteti buron nga gryka e pushkës dhe mbahet me grykën e pushkës”. Nuk është e rastit, kur në të tilla evenimente të zgjedhjeve në Shqipëri, del në skenë Gramoz Ruçi, ish-Ministri i sigurimit famkeq komunist, si “kalorësi i fytyrës së vrerosur të Serventesit”, për të treguar se PS si pasardhëse e Partisë Komuniste nuk është e mësuar të rrijë pa pushtet. Edhe në rastin e Fierit kur udhëhiqte turma njerëzish që nuk dinin çfarë bënin, Ruçi na kujtonte vitin 1997 edhe tani në konferencën për shtyp Ruçi ishte identik e na kujtonte komunikatat e mbledhjeve të Komitetit Qendror, teksa njoftohej se “grupi puçist ishte shpartalluar dhe shoku Enver - në rastin konkret Edi Rama - kishte fituar”. Në këtë mënyrë angazhimi maksimal i qeverisë Berisha për t’u siguruar shqiptarëve zgjedhjet më të mira, të ndershme dhe transparente, si edhe votuesit shqiptarë që ju përgjigjën këtij angazhimi, u baltosën nga Edi Rama pikërisht në kohën kur ai kuptoi se kishte humbur. Nuk ka asnjë shembull tjetër të ish-vendeve komuniste të Europës Lindore, që forumet e partisë të funksionojnë sipas një censure të bunkerizuar të tipit stalinist si kjo që organizoi Edi Rama afër varrezave të Dëshmorëve në Tiranë. Metodat staliniste të marrjes dhe të mbajtjes së pushtetit me anën e dhunës dhe të violencës për një grup njerëzish apo persona të veçantë, tanimë janë të pamundura. Këto forma vetëm sa zgjatin agoninë e një humbësi me turp. Socialistët e Shqipërisë mbetën të zhgënjyer se ata u fyen dhe u nëpërkëmbën nga punimet e asaj që quhet Asambleja kombëtare, shumica e anëtarëve të së cilës ishin administrata e Bashkisë së Tiranës dhe të zgjedhurit e Edvinit. Mbetën të fyer dhe të turpëruar të gjithë komisionerët e PS në qendrat e numërimit të votave anekënd Shqipërisë, anipse ata ishin formacioni më i besuar i kësaj force politike. Edi Rama pa asnjë ngurrim për të mbajtur peng partinë e tyre, u hodhi atyre njollën e turpit. Mbajtja në fshehtësi e kësaj mbledhjeje tregoi se PS është në ditën e saj më të zezë, një parti e uzurpuar nga një klan mafiozësh me interesa vetjake. Kjo nuk është vetëm fatkeqësia e socialistëve të ndershëm që aspirojnë për një parti socialiste europiane, por kjo është edhe fatkeqësia e të gjithë Shqipërisë që sot pas afro 20 vjet pluralizmi, kjo parti nuk po mundet të ngrihet nga mentaliteti marksist i trashëguar nga Partia Komuniste. Fatkeqësi e PS dhe e së majtës ish-komuniste në përgjithësi janë edhe karrocat e vjetra të ish-Partisë së Punës dhe të ish-Sigurimit komunist si edhe pinjollët e kriminelëve të diktaturës komuniste që janë përzgjedhur nga Edi Rama në elitën e kësaj partie. Se çfarë u tha e se çfarë u bë, socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm mëkot mbetën para televizorëve për të mësuar të vertetën. Kryetari i tyre ia ka kaluar edhe Nastradinit për gënjeshtar, ndërkohë ndryshon me Nastradinin se Edi Rama është edhe mashtrues i madh. Gjithkujt mundet t’i kujtohet mënyra tinzare e Edi Ramës për t’u katapultuar në politikën shqiptare. Në fillim artikujt në “Koha jonë”, plot lajka dhe hipokrizi për Fatos Nanon pas vitit 1997, që i shkruante nga një periferi e Parisit ku shërbente në një stallë për ruajtjen e derrave që nga viti 1991. Por një ditë të bukur kur ishte “me thonj të paprerë”, siç do të komentonte më vonë Nanoja, aty në stallën ku po u shërbente derrave, Edi Ramës “i polli mushka”. I mbërriti bileta e prerë e avionit për në Tiranë, ku të nesërmën do të gdhihej në karrikën e Ministrit të Kulturës. Dhe kështu “step by step”, Edi Ramën do ta pushtonte ëndrra fashiste “e marshimit mbi Romë”. Në krye të Bashkisë së Tiranës, me një grykësi luani, ai do të vidhte fondet dhe nëpërmjet aferave korruptive shumë shpejt do të konsiderohej si njeriu më i pasur i Ballkanit. I mësuar nga ideologjia komuniste se “ai që ka pushtetin ekonomik merr edhe pushtetin politik”, Edi Rama nuk u ndal në hajdutërinë e vet, duke grumbulluar rreth vetes njerëz të shumtë të paguar dhe me vese që nuk kishin asgjë kombëtare. Egoizmi i tij tanimë kishte kapërcyer kufijtë e Bashkisë së Tiranës dhe po synonte karriken e Kryeministrit. Pasi e sfidoi Nanon, njeriun që e katapultoi nga stalla e derrave në karriken e ministrit, duke bërë të pamundurën për t’ia sabotuar fushatën elektorale të 2005-s, Edi Rama do të arrinte që brenda një nate të atij viti, të blinte delegateët e Kongresit të PS dhe të zgjidhej të nesërmën Kryetar.
Duke ardhur në fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 Qeshorit, Edi Ramën e kaploi në tërë qënien e tij sëmundja skizofrenike e delirit të madhështisë. Si një gënjeshtar, ai u paraqit përpara shqiptarëve pa asnjë ide konkrete, duke aluduar se kishte një program prej 1000 faqesh që kurrë nuk paska ekzistuar, ku njëqind e një gënjeshtra u bënë mijëra të tilla. Atje vetëm pak më tutje ishte karrikja e Kryeministrit dhe “struci i Bashkisë” nuk po kuptonte se populli nuk është “një kope” si i quajti ai në një miting elektoral të PS, por të dërgonte të pije ujë dhe nuk të jepte asnjë pike. Edi Ramën nuk e ndihmuan as miliona e miliona euro të shpërndara nga sekserët e tij në të katër anët e Shqipërisë duke menduar se “kopeja popull” do të blihej me para. Dhe tani ka mbetur me “duart në brinjë”. Nuk e ngushëllon as shoqëria “e burrecave” dhe as ajri i freskët i Pezës. Ai tani është një humbës me turp dhe po kacavirret si zvarranik duke u kapur pas rrënjëve që tanimë janë shkulur. Ëndrra fashiste e Edvinit “e marshimit mbi Romën”, tanimë ka marrë fund ashtu si ëndrra e gomarit që po e hante ujku dhe shpresonte se ishte në ëndërr. Përpjekjet për të uzurpuar të majtën në Shqipëri dhe duke e tkurrur këtë force politike, duke e përdorur për interesa klanore, është një orvatje e dështuar. Thënë për hir të së vertetës populli shqiptar në zgjedhjet e 28 Qeshorit tregoi një mënçuri të trashëguar në breza. Ai largoi nga politika shumë shushunja të politikës shqiptare më në krye Edi Ramën, ndërkohë që votoi i qetë dhe pa asnjë lloj droje a presioni.
Ky muaj i nxehtë i Gushtit nuk mendoj se do të sjellë ndonjë të re në karrierën e Edi Ramës. Edhe në Bashkinë e Tiranës karrikja ka filluar të rrëshqasë. Grupi i këshilltarëve të PS tani është një minorancë dhe Rama nuk mundet më të numërojë votat nga kolltuku i tij. Ai ka pamjen e një karrocieri të dëshpëruar që karrocën e shkatërruar po e drejton në rrugë e pa rrugë. Të tjerë janë të gatshëm ta rrëzojnë nga karroca, ashtu siç bëri ai pak vite më parë me Fatos Nanon. Mbolli erën dhe po korr furtunën. Është e natyrshme se karriera e një politikani në një kohë do të përfundojë, por vlera qëndron në lavdinë e kohës së tij në shërbim të kombit. Edi Rama po ikën me turp ashtu siç erdhi me turp në politikën shqiptare. Është ky një fund i palavdishëm.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Edi Rama ka blere zgjedjet

Dule "zihet" ngushtë; kërkohet dorëheqja nga PBDNJ
Tiranë - Nënkryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Thoma Miço deklaroi sot se "Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë".
Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Miço u shpreh se "Dule doli nga koalicioni me PD-në, për shkak të një marrëveshje të fshehtë që kishte bërë me Edi Ramën 7-8 muaj para zgjedhjeve, të cilën nuk e kishte publikuar asnjëherë në organet drejtuese të partisë".
"Për të mbajtur fjalën që i kishte dhënë zotit Rama për të qenë në koalicion me të majtën, ai priti derisa Berisha të nënshkruante një marrëveshje me PDI-në që të aludonte se pikërisht përçarja ose divorci politik me Sali Berishën ka për shkak këtë marrëveshje", tha Miço.
Sipas Miços "Dule është futur në tratativa edhe me krerët e PDI-së, duke u premtuar atyre se në një të ardhme të ndryshimeve politike në Greqi, ai do të negociojë për zgjidhjen e problemit të tyre për pronat". "Kjo është një çudi që nëse do të ishte e vërtetë, do të thotë se zoti Dule ka marrë një përgjegjësi shumë të madhe", tha më tej Miço.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Edi Rama ka blere zgjedjet
Them qe nuk do ishte aspake veshtir te besonim kete akuz qe i behet Kryetarit te PBDNJ "Vangjel Dule" duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partise, për shkak të një marrëveshje të fshehtë që kishte bërë me Edi Ramën 7-8 muaj para zgjedhjeve,''duke u premtuar atyre se në një të ardhme të ndryshimeve politike në Greqi ai do të negociojë për zgjidhjen e problemit të tyre për pronat", se dhe E.RAMA beri nje marveshjé te tille me ministrin Grek Papandreu disa dite perpara zgjedhjeve ku premtoj ''braktisjen e problemeve te Shqipetareve se krahines se Cameris neqoftese vihesh ne pushtet''.
![]()
Papandreu me Ramen: Nuk ekziston ceshtja came dhe rivaliteti me Meten
16:00/26.06.09
Me kerkese te Kryetarit te PS Rama, kryetari i Internacionales Socialiste, Jorgos Papandreu mberrin ne Shqiperi per te qene i pranishem ne mitingun e fundit zgjedhor te PS-se, pasditen e sotme.
Ne nje takim koke me koke me socialistin Rama, zyrtarisht Papandreu theksoi se ka ardhur koha qe ne Shqiperi te ndertohet nje shoqeri e drejte mbi parimet e punes dhe ndershmerise.
Nga Tirana, Papandreu ka premtuar se nese vjen ne pushtet, atehere do te sigurohet mbeshtetje ligjore ne arsim e pune per emigrantet, ndersa femijeve shqiptare qe lindin ne Greqi do t'u jepet shtetesia.
Nga ana e tij Rama zyrtarisht theksoi se PS ka nje bashkepunim shume te mire me Internacionalen Socialiste, e cila ka dhene ndihmesen e saj per hartimin e programit qeverises.
Por burime te mireinformuara me lajme.net bene te ditura se Rama i ka premtuar Papandreut braktisjen e problemit te shqiptareve te krahines se Camerise neqoftese i vjen ne pushtet dhe i ka kerkuar ndihme per te ulur Ilir meten ne tavolinen e bisedimeve. Ne kompensim te kesaj, Papandreu i premtoi Rames se ai do te mbeshtese ate, dhe do te binde edhe kryetarin e LSI, Meten qe te pranoje te marre pjese ne nje qeveri te drejtuar nga Rama duke marre per kompensim antarsimin ne Internacionalen Socialiste.
Nuk i quaj te drejta premtimet qe jane vendosur midis bashkpunimit Rama-Papandreu.
Prandaj asnjeher nuk zgjidhen problemet tona me Grekun ( per emigrantet), se gjithmon politikan tane premtojn gjera te tilla.
Papandreu-Po fitoj Ps emigrantet ne Greqi do paisen me dokumet ( gje qe kjo nuk duhet te ndodhi vetem po fitoj PS). Greku duhet te paisi emigrantet me dokumenta ashtu sic kan vepruar te gjitha shtetet e tjera, jo vetem po fitoj Ps.
Rama-premton mbylljen e diskutimeve te cameris! Nuk mund te vendosi aji vetem per nje histori te nje populli, vetem e vetem per te fituar votimet.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)