"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#166

Post by Arbëri » Mon Feb 27, 2012 4:41 pm

Përfundon protesta, VV-ja paralajmëron nisma të reja

Ka përfunduar e qetë protesta katër orëshe e Lëvizjes Vetëvendosje. Përmbylljen e protestës e ka bërë lideri i VV-së Albin Kurti, i cili para protestuesve ka folur për pasojat e marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Gjatë fjalimit ai ka paralajmëruar që pranvera do të jetë nismë për protesta të reja, jo vetëm në kryeqytetin e Kosovës por në të gjitha qytetet e vendit dhe në dy pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdare, siç ka thënë ai për t'i dhënë fund keqqeverisjes në vend.
15:30 - Kur ka mbetur edhe gjysmë ore deri në përfundimin e protestës, PK-ja ka vlerësuar se janë rreth 200 persona duke protestuar. “Policia e Kosovës është duke menaxhuar me situatën e sigurisë dhe çdo gjë është nën kontroll. Deri ne këto momente zyrtarët policor nuk kanë intervenuar në asnjë rast. Protestuesit kanë filluar të shpërndahen”, thuhet në njoftimin e fundit të PK-së.
15:15 - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kanë mbledhur 15 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth marrëveshjes së fundit me Serbinë. Ai e ka quajtur marrëveshje personale të kryeministrit Thaçi, për të cilën nuk duhet të obligohen institucionet e Kosovës. “Qeveria në këto bisedime po merr vendime në kurriz të qyetetarëve të Kosovës, pra kjo protestë demokratizon Republikën të cilën na e hoqi kryeministri”, ka thënë Kurti në një prononcim për KTV-në. Ai ka paralajmëruar se protesta e sotshme është vetëm fillimi i kundërshtimeve të kësaj lëvizje, sepse do të vazhdohet me protesta në të gjitha qytetet e Kosovës.
14:35 - Policia e Kosovës e quan të paligjshme protestën e organizuar nga VV-ja. Në një komunikatë për media PK-ja vlerëson se në këtë protestë deri tani po marrin pjesë rreth 600 persona. Po ashtu bën të ditur Policia e Kosovës paraprakisht ka përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe deri në këto momente gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka intervenuar ne ndonjë rast.
14:30 - Fjalimet e udhëheqësve të Vetëvendosjes kanë vazhduar para turmës, e cila tashmë është e vendosur shumë pranë ndërtesës së qeverisë. Oborri është i mbushur me policë ndërsa kryeministri nuk ndodhet në ndërtesën e qeverisë.
14:03 - Kryeministri është i gatshëm të dal para protestuesve për t’iu shpjeguar marrëveshjen për fusnotën, ka bërë të ditur shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci. “Për ne çdo gjë është normale dhe e qetë. Ne reflektojmë edhe vullnetin e qytetarëve, atyre 600-700 qytetarëve që janë mbledhur aty. Ne nuk kundërshtojmë asnjë iniciativë të qytetarëve, por ne nuk mendojmë që duhet një gjë e tillë. Sapo dola nga zyra e Kryeministrit dhe gjithçka është në rregull, puna nuk është pezulluar” , ka thënë ai për KTV-në.
13:50 - Visar Ymeri: Kryesia ka refuzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme. Na është thënë se vetëm Presidenti, Kryeministri ose 40 nënshkrime të deputetëve mund të thërrasin seancë“ , thënë kryetari i grupit paralamentar të VV-së në një prononcim për KTV-në.
13:10 - Protestuesit e Vetëvendosjes kanë thyer kordonin e PK-së te sheshi “Skendërbeu”. Ata janë afruar ndërtesës së Qeverisë, ndërkaq Policia nuk i ka penguar. Ata po vazhdojnë protestën e tyre kundër fusnotës.
12:55 - Vetëvendosje i ka bërë thirrje policisë që brenda 15 minutash ta largoj kordonin dhe pengesat e vendosura në rrugë përderisa njësitet policore janë në gjendje gatishmërie.
12:05 - Ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvndsje që bën thirrje për pezullimin katër orësh të punës së qeverisë së Kosovës. Protestuesve u janë drejtuar me fjalime udhëheqësit
kryesorë të Vetëvedonsjes duke thënë se kjo qeveri duhet të pezullohet sepse po e pezullon shtetin e Kosovës.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#167

Post by Adriana » Sat Apr 14, 2012 12:09 am

Kurti letër 27 ministave të BE: Të lirohen shqiptarët e arrestuar nga Serbia


Prishtinë, 13 prill 2012 (15.30)
Kryetar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, iu ka shkruar një letër 27 ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në lidhje me arrestimet e shqiptarëve nga Serbia dhe aktin terrorist në lagjen “Tre rrokaqiejt” në Mitrovicë, ku mbeti i vrarë Selver Haradinaj dhe u plagosën fëmijët tij.
Kurti në letër i shkruan ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së se ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka pranuar se arrestimet janë bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e katër serbëve në Kosovë.
“Është e qartë se motivet janë thjesht politike dhe se arrestimet janë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, shprehet Kurti, duke iu bërë thirrje ministrave për të ushtruar ndikimin e tyre në lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë shqiptarëve të arrestuar nga Serbia me motive politike gjatë muajit të kaluar.
Kurti me këtë rast iu shkruan edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, që sipas tij është përkeqësuar seriozisht.
“Të shtunën pasmesnatës, në zonën e Tre Rrokaqiejve, Selver Haradinaj (38 vjeç), u vra në një sulm terrorist me bombë në shtëpinë e tij, e cila gjithashtu plagosi gruan dhe katër fëmijët e tij. Të hënën më 9 prill, një pikë statike e policisë, u shkatërrua nga pjesëtarët e strukturave ilegale të Serbisë. Pavarësisht nga situata shumë e rëndë, ka pak dëshmi të presionit ndërkombëtar mbi Beogradin për lirimin e të arrestuarve në mënyrë arbitrare. Nuk ka asnjë veprim në Kosovë nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë si KFOR-it për të mbrojtur shqiptarët e pambrojtur që jetojnë në veri të Mitrovicës”, thuhet ndër të tjera në letër.
Sipas tij, shpërblimi për Serbinë me statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pa e detyruar që ajo të ndryshojë qëndrimin e saj apo sjelljen ndaj Kosovës, e ka inkurajuar qeverinë në Beograd në fushatën e saj destruktive dhe kriminale në vendin tonë.
“Unë sinqerisht shpresoj se ju do të veproni për të kundërshtuar këtë padrejtësi dhe do të mbështetni bashkatdhetarët tanë në këtë çështje që cenon rëndë të drejtat dhe liritë e qytetarëve tanë”, pohon Kurti.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#168

Post by Adriana » Thu Jun 07, 2012 6:35 am

Kurti: BE nuk zëvendëson bashkimin kombëtar

Tiranë, 6 qershor - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e New Yorkut në Tiranë, me temën “Bashkimi kombëtar dhe Bashkimi Evropian”.

Kurti foli për vullnetin dhe nevojën e shqiptarëve për t’u bashkuar, duke theksuar që bashkimi kombëtar dhe Bashkimi Evropian as nuk e përjashtojnë e as nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën.

Bashkimin kombëtar Kurti e cilëson si demokraci, si sovranitet dhe si zhvillim socio-ekonomik, ndërsa i quajti padrejtësi e vazhdueshme shkaqet historike të mungesës së bashkimit kombëtar.

“Ka një tension evident midis përbashkësisë së shqiptarëve, si komb dhe sisteme të veçanta shtetërore, që i mbajnë ata të ndarë”, ka thënë Kurti.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#169

Post by Adriana » Sat Jun 09, 2012 5:39 am

Vetëvendosje: Na arrestuan pse i hoqëm flamujt e Thaçit

Kaçanik, - “Me afrimin e Ditës së Çlirimit të Kaçanikut, që përkujtohet në 11 qershor, Komuna e dekoroi qytetin me flamuj kombëtarë dhe me flamujt verdhë e kaltër të Hashim Thaçit”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aktivistë e VV-së, së bashku me disa qytetarë, “dolën në aksion për të hequr flamujt jo-shqiptarë, e për të lënë në dekorim të qytetit vetëm flamujt kuqezi”.

Sipas kumtesës, gjatë këtij aksioni ka ndërhyrë policia, “e cila ka mbrojtur flamujt e Thaçit, dhe ka arrestuar dhunshëm Basri Kodrën, kryetar i Qendrës së Vetëvendosjes në Kaçanik, dhe aktivistët Kenan Trupi, Ardian Dema, Kenan Berisha, Gëzim Mezini, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#170

Post by Arbëri » Sun Sep 09, 2012 4:06 pm

VV: Të bashkohemi për të mbrojtur shqiptarët e Maqedonisë

Image
Lëvizja VetëVendosje në Kosovë ka reaguar nëpërmjet një deklarate rreth situatës më të fundit në Maqedoni ku është shumë pranë aprovimi i ligjit "branitellat", duke e cilësuar gjëndjen alarmante për shqiptarët që jetojnë atje.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në mënyrë që të mbrohen të drejtat e nëmëkëmbura të shqiptarëve të Maqedonisë.

"Përgjatë viteve të fundit, e sidomos prej ardhjes së Gruevskit në pushtet, Qeveria maqedone ka qenë vazhdimisht e më e egër ndaj të drejtave dhe kërkesave të drejta shqiptare">shqiptare në Maqedoni. Shqiptarët iu kanë nënshtruar një mohimi identitar, diskriminimi social, veçimi kulturor, represioni policor e përçmimi akademik. Qenia territoriale e shqiptarëve i është nënshtruar një decentralizimi maqedonas, qëllimi kryesor i të cilit mbetet rrudhja e pranisë shqiptare">shqiptare dhe krijimi i diskontinuitetit hapësinor shqiptar. Qeveria populiste e Gruevskit ka nxitur në vend një klimë ksenofobike, duke i përjashtuar shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë.

Tash Maqedonia ndodhet në krizë qeveritare. Jo sepse janë hidhëruar shqiptarët - ata të cilët kanë arsye madhore dhe të përditshme që të jenë të pakënaqur me pushtetin maqedon. Por, sepse është hidhëruar Gruevski – ai që po dëshiron edhe më tutje ta thellojë projektin e tij për pakësimin e të drejtave shqiptare">shqiptare dhe dobësimin e kombit shqiptar në Maqedoni.

Kriza artificiale pati për shkas nderimin publik që ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi e shfaqi para një memoriali të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Gruevski doli e tha se kjo ishte sjellje e papërgjegjshme dhe thikë pas shpine për koalicionin qeverisës, duke e kritikuar BDI-në se e kishte ndryshuar sjelljen për të keq ndaj vlerave bazike të shtetit maqedon. Më pas përgjigjen e ktheu BDI-ja e cila shpalosi qëndrimin që dëshmorët e UÇK-së të njihen dhe kategorizohen sipas ligjit zyrtar shtetëror. Nëse kjo krizë nuk zgjidhet, atëherë vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Por, nëse kjo pikë nuk mbrohet nga politikanët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë, ata duhet të mbajnë përgjegjësi historike që e shpërbënë UÇK-në dhe e çarmatosën atë, duke e lënë kështu kombin shqiptar në Maqedoni pa mundësi dhe instrument për mbrojtjen e të drejtave të arritura. Prej kur shqiptarët janë zhveshur tërësisht nga potenciali i tyre kushtëzues, të drejtat e tyre kanë shkuar duke u përkeqësuar. Ky grup politik që i përfaqëson shqiptarët në Maqedoni vazhdimisht është thirrur në Marrëveshjen e Ohrit, kurse plani i Gruevskit për shlyerjen totale të arritjeve të luftës së UÇK-së, është goditje vdekjeprurëse edhe për vetë këtë marrëveshje.

Kjo është pozita në të cilën Maqedonia si shtet i ka sjellë krerët e atjeshëm shqiptarë. Në fillim i detyroi ta pranonin Marrëveshjen e Ohrit. Pastaj i çarmatosi. Më pas nuk e zbatoi as Marrëveshjen e Ohrit. Kurse tash, po i detyron ata të heqin dorë përfundimisht edhe nga kujtesa dhe definimi i luftës çlirimtare si luftë e drejtë e shqiptarëve. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte kulmi i dorëzimit, meqë do të thotë të pajtohesh se UÇK-ja ka qenë organizatë terroriste, pjesëtarët e rënë të së cilës duhet të shlyhen, kurse veteranët e të cilës inkriminohen. Pas kësaj mbetet vetëm një gjë për Gruevskin: arrestimi i veteranëve të UÇK-së. Kjo nuk duhet të pranohet kurrsesi.

Ju bëjmë thirrje subjekteve politike shqiptare">shqiptare në Maqedoni që të jenë në krye të përgjegjësisë kombëtare. Na duhet bashkim për mbrojtjen e interesave shqiptare">shqiptareve. Tirana dhe Prishtina të vihen në shërbim dhe ndihmë të popullit tonë në Maqedoni", thuhet në deklaratën e VetëVendosjes. /albeu.com/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#171

Post by Arbëri » Mon Oct 22, 2012 5:54 pm

Vetëvendosje bën thirrje për protestë gjithëpopullore kundër dhunës

Image

Të martën, në datën 23 tetor 2012, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të grumbullohen në sheshin Nëna Terezë, në demonstratën paqësore që ka për të filluar në orën 11:00 dhe ka për të zgjatur rreth dy orë, thuhet në thirrjen e Vetëvendosjes. Kjo Lëvizje thotë se kjo demonstratë do të jetë një shprehje demokratike kundër dhunës së shtetit policor, që është shfaqur në mënyrën më brutale të mundshme të hënën në 22 tetor, po në sheshin Nëna Terezë. "Aty do të protestojmë kundër egërsisë qeveritare, që buron nga frika e një kaste që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, e që e ka keqpërdorur pushtetin në një mijë mënyra. Në këtë demonstratë do të kundërshtojmë njëzëri bisedimet me Serbinë që synojnë cungimin e Kosovës. Kjo demonstratë do të jetë kundër varfërimit që dita-ditës po i bëhet Kosovës prej këtyre qeveritarëve të korruptuar, të cilët i mbron policia", thuhet në njoftim.

"Mblidhuni të gjithë në këtë demonstratë që të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëqytetarëve tanë dhe të aytre aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që policia i ka arrestuar dhunshëm, dhe vijon t’i mbajë të burgosur. Ata qytetarë nuk janë kriminelë, ata nuk ishin të armatosur, ata nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, dhe veç i bëjnë nder shoqërisë. Ata dolën në emër të së drejtës demokratike për pjesëmarrje, kundër një qeverie që ia mohon pjesëmarrjen popullit", thotë Vetëvendosje. BS
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#172

Post by Arbëri » Mon Oct 22, 2012 5:56 pm

Nderhyrja e policise ndaj aktivisteve te Vetevendosjes - 22 Tetor 2012

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#173

Post by Arbëri » Mon Apr 22, 2013 9:47 pm

" "Kryeministër, dëshmorëve ua ndërrove flamurin, ua çarmatose ushtrinë, ua vrave qëllimin."
Fjala e Rexhep Selimit në raportimin e Hashim Thaçit pë marrëveshjen e arritur në Bruksel
...


“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#174

Post by Phoenix » Wed Apr 23, 2014 11:20 pm


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#175

Post by Adriana » Sun Sep 14, 2014 7:52 pm

Vetvenedosja - dikur...

Image



Vetvendosja - sot...



Albin, a je ti?

Me lëvizjet e fundit politike, Albin Kurti ka befasuar edhe skeptikët më të mëdhenj. Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje tash e kanë të vështirë t’i njohin edhe militantët e tyre më të zjarrtë. Pyetja legjitime është: Albin, a je ti?

Dikur e quante parti të haraçit, por me AAK-në e Ramush Haradinajt lidhi marrëveshje për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Dikur fliste për parime në qeverisje dhe thoshte se do të ishte pjesë e Ekzekutivit veç kur të dilte partia e parë në zgjedhje, por të mërkurën ndryshoi gjithçka.

Dikur deputetët e Listës Serbe i quante çetnikë, por krimin e korrupsionin do ta luftojë edhe me ta në bashkëqeverisje.

Albin Kurti u shfaq krejt tjetër nga ai që është njohur nga publiku, të mërkurën, kur nënshkroi marrëveshje me qëllim që, siç tha, Kosovën ta hedhin në binarët e drejtësisë, të zhvillimit, të barazisë, të luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Ata që nuk i ka tradhtuar kujtesa mund të sjellin ndërmend edhe deklaratat se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të qeveriste me asnjë subjekt politik që ka qenë në pushtet. E, të gjitha partitë ose zyrtarë partish, me të cilat nënshkroi marrëveshje kanë qenë në qeverisje dhe janë përgjegjëse për gjendjen në të cilën e kanë sjellë vendin. Se si u bënë këto parti tash të pranueshme për Kurtin, veç ai e di.

Para zgjedhjeve të fundit, Kurti thoshte se vetëm kur Lëvizja Vetëvendosje të fitojë dhe ta udhëheq ekzekutivin, do të shohë se më kë do të qeverisë. “Pasi të jemi subjekti i parë do të shikojmë të bëjmë koalicion me subjektet e tjera, varësisht nga përputhjet programore dhe besueshmëria e ndërsjellë. Pra, propozojmë alternativën qeverisëse dhe shikojmë se çfarë kanë të tjerët”, thoshte ai.

Madje, ai kritikonte Ramush Haradinajn se me çdo kusht donte të bëhej kryeministër, duke thënë se ai nuk ka parime. Se si u bë tash lideri i AAK-së parimor, veç Kurti e di.

Mbase Albin Kurti ka përgjigje edhe për këto deklarata të tij dhe të zyrtarëve të subjektit të tij politik:

“Këto parti duhet të ndryshojnë. Vetëm më pas ne mund të bashkëpunojmë në koalicione”. Partitë nuk kanë ndryshuar, e ai ka bërë marrëveshje me to.

“Haradinaj nuk ka as program, as parime dhe as ekip. Ai ecën duke parë se çka i jep gjasë të bëhet kryeministër. Kaq”. Çuditërisht, tash Haradinaj i ka të tria.

“LDK-ja… e ka dëmtuar shumë opozitën dhe mbi të gjitha Kosovën”. Tash, me këtë LDK, po duan ta zhvillojnë Kosovën.

“U thoni jo çetnikëve të Listës Serbe se kështu i thoni po republikës dhe historisë sonë”. Tash, republikën do ta çojnë përpara me këta “çetnikë”.

“LDK-ja dhe AAK-ja nuk e kanë luajtur rolin e opozitës, sidomos në çastet vendimtare i janë bërë patericë qeverisë në proceset e dëmshme në të cilat ajo e ka katandisur vendin”. Kush është patericë e kujt tash?

“Frika nga pushteti dhe lakmia për pushtet kanë bërë që LDK-ja e AAK-ja t’i nënshtrohen Thaçit”. Kush po e lakmon pushtetin tash?

“Kur krijon subjekt me njeriun që ka aktakuzë për korrupsion dhe thua dua të bashkëqeveris me Vetëvendosjen, i vetmi konkluzion që më bie në mend është nevoja e këtij subjekti për ‘vanish’ apo ‘pastrim kimik’”. Bëhet fjalë për Fatmir Limajn dhe Nismën. A jeni lodhë?

Ka edhe shumë të tjera, pa fund deklarata si këto.

Me lëvizjet e fundit, Albin Kurti ka befasuar edhe skeptikët më të mëdhenj. Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje tash e kanë të vështirë t’i njohin edhe militantët më të zjarrtë. Ata nuk mund t’i përmendin më parimet si arsyen kryesore pse e kanë votuar dhe simpatizuar këtë subjekt politik.

Ndër parimet themelore të një lideri është: të mbajë fjalën!

Kurti nuk është më ai i vjetri, e as VV-ja ajo që ka qenë.

Pyetja legjitime është: Albin, a je ti?




Nga: Imer Mushkolaj
Publikuar ne Mapo Online
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”