"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
ernestkasapi
Member
Member
Posts: 13
Joined: Sat Jun 18, 2011 8:28 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#151

Post by ernestkasapi » Sun Jun 19, 2011 6:55 pm

o halil matoshi o klysh i shkaut po ti more kopil i serbis qka din ti per qashtje kombetare, kur ty nuk te dihete origjina e jote se nga vjen o kopil i serbis.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#152

Post by Arbëri » Wed Jun 22, 2011 6:43 pm

“Mbi 10 mijë protestues Kundër Hajnisë”

Image
Lëvizja Vetëvendosje pas protestës së mbajtur sot e mbështetur nga mijëra qytetarë, përmes një komunikatë për shtyp për të pasqyruar ngjarjen. Ndryshe nga policia kjo Vetëvendosje thekson se në protestë morën pjesë mbi 10 mijë qytetarë.

“Rreth 10 mijë qytetarë sot ju përgjigjën thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje! për protestën“Kundër Hajnisë”! Edhe pse pushteti kishte tentuar ta pengonte këtë protestë, duke bërë presion psikologjik mbi qytetarët e Kosovës me anë të shtimit të forcave policore qysh disa ditë para protestës, si dhe provokimin e fundit duke e vjedhur binën, për vendosjen e së cilën paraprakisht ishin pajtuar, kjo nuk i ndaloi qytetarët që të dalin në masë të madhe, për ta thënë fjalën e tyre mbi hajninë që po i bëhet vendit nga kjo klasë politike e korruptuar”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

“Marshi protestues i përcjellur nga parulla e brohoritje të shumta si “Hajnat në burg!”, “Poshtë Qeveria!” u nis pas orës 12.00 nga Biblioteka Kombëtare për të përshkuar rrugën deri te ndërtesa e Qeverisë. Gjatë tërë rrugës qytetarë të shumtë ju bashkuan marshit protestues, në shenjë solidarizimi.

Me të arritur para Teatrit Kombëtar, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e montuan një binë tjetër, me ç’rast i bënë me dije pushtetit se fjala e popullit nuk mund të ndalet.
Fillimisht protestuesit i përshëndeti përfaqësuesi i sindikatës së punëtorëve të fabrikës “Sharr-Cem” Xheladin Laqi, i cili në mes tjerash tha se privatizimi i egër që po ju bëhet ndërmarrjeve publike është hajni e pronës së popullit të Kosovës. Ai e përshëndeti protestën e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! duke porositur se duhet t’i themi sot “Stop hajnisë!”, nesër do të jetë vonë”.

Aktivisti i lëvizjes Shpend Ahmeti ka mbajtur fjalën e tij I cili i përkujtoi të pranishmit se përkundër dëshirës së mirë, vendi është më i i varfëri, më i korruptuari dhe me papunësinë më të madhe në Europë.

“Për këtë, nuk kemi faj ne. Kanë faj qeveritarët të cilët në vend se të turpërohen për atë se çka po i bëjnë vendit tonë, ata po krenohen. Sa më të varfër qytetarët e Kosovës, aq më të shtrenjta po bëhen makinat e tyre. Sa më e madhe papunësia, aq më të mëdha po bëhen shtëpitë e tyre. Sa më i lartë korrupsioni aq më të mëdha llogaritë bankare të tyre”, theksoi Ahmeti.

Fjalën përmbyllëse e mbajti Albin Kurti,. Albini tha se “Ky pushtet e ka vjedhur shtetin dhe ne duhet që shtetin ta çlirojmë prej këtij pushteti. Këta pushtetarë i kanë vjedhur votat për të vjedhur para, që me to të paguajnë vota, që të vjedhin edhe më shumë para.”

Hajnia në Kosovë është e trefishtë, theksoi Albini.

“Po e vjedhin buxhetin e Kosovës nëpërmjet korrupsionit, nëpërmjet manipulimit me tendera, ku tenderat ua japin miqve të tyre biznesmenë qe ua kanë financuar fushatat e tyre parazgjedhore e që tash po ua paguajnë me buxhetin e Kosovës. Mënyra e dytë se si po vjedhin këta hajna, është nëpërmjet shitjes se ndërmarrjeve publike të Kosovës siç janë: PTK, KEK-u dhe Trepça. Po ashtu edhe përmes negociatave që po i zhvillojnë me Serbinë në Bruksel janë duke ja vjedhur territorin Kosovës”.

Arsyeja pse Qeveria e Kosovës shkon në bisedime është, sepse është e korruptuar edhe e ka bishtin e zënë me derë”, sqaroi Albin Kurti.

“Këta politikanë, që janë bërë njerëzit më të pasur të Kosovës, sepse jane ditën politikanë e natën biznismenë, janë politikanë që po e hajnë shtetin, po e japin territorin e Kosovës, po i japin pasuritë publike e kombëtare të Kosovës, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të marrin edhe ndonjë dite më shumë pushtet”.

“Mos harroni që ne për asnjë ditë për asnjë gjë nuk mund të llogarisim në ndërgjegjen dhe moralin e këtyre politikanëve. E vetmja gjë që mund të llogarisim është trysnia jonë si qytetarë të këtij vendi. Me zërin tonë ne Kuvendin e Kosovës dhe me protestat e me demonstratat tona, jemi ne ata që duhet ta ndrrojmë këtë pushtet në mënyrë qe ta transformojmë shtetin e Kosovës”, porositi Kurti.

“Ne nuk jemi përgjegjës se si e kemi gjetur Kosovën kur kemi arritur moshën madhore. Por, ne jemi përgjegjës se çfarë Kosove ua lëmë brezave që vijnë. Kjo varet nga puna jonë, nga angazhimi jonë, nga solidariteti që kemi me njeri tjetrin dhe nga konsistenca e konceptit tonë”.

“Ne e duam një Kosovë tjetër, ne e duam një Kosovë të re, në të cilën politikanët e ndershëm qe iu shërbejnë qytetarëve janë në majet e institucioneve të sistemit, ndërkaq politikanët hajna shkojnë në burg. Kjo ndërtesë e qeverisë, me njerëzit që janë aty në majat e këtyre institucioneve, pra kjo ndertesë e qeverisë me këta politikanë kryesorë që e kanë bërë këtë pushtet pushtet-hajn, e bëjnë këtë qeveri të duket jo si qeveri demokratike e Republikës së Kosovës, por si VIP pavijion i burgut te Dubravës.

Prandaj, bëhuni bashkë gjithmonë flisni të vërtetën, gjithmonë angazhohuni, tërë kohën duhet me qenë aktivë, sepse vetëm për njerëzit që janë aktivë, ka drejtësi, tha në fund Albin Kurti. /albeu.com/
http://www.albeu.com/kosove/%E2%80%9Cmb ... %9D/39645/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#153

Post by Arbëri » Wed Jun 22, 2011 6:46 pm

KUNDËR HAJNISË
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#154

Post by Arbëri » Thu Jun 23, 2011 8:47 pm

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#155

Post by Sally » Sun Jul 17, 2011 2:57 pm

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#156

Post by Adriana » Mon Nov 28, 2011 3:13 pm

Albin Kurti: FLAMURI - PASQYRA E KOMBIT


Flamuri për një popull a komb është sikurse pasqyra. Aty shihesh si dukesh, dhe me atë përshtypje që bëhet thelbësore për identitetin, hyn në marrëdhënie me të tjerët. Institucionet e Kosovës nuk e kanë për zemër 28 Nëntorin. Të kuqen e kanë zëvendësuar me të kaltrën. Që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është 17 Shkurti ai që festohet më së shumti. Mijëra nxënës nxjerren në rrugë me pelerina të kaltra. 28 Nëntori festohet kryesisht privatisht. Thuajse jemi ende në ‘vitet e arta’ të Jugosllavisë.


Në nenin 2 të Ligjit për festat zyrtare të Republikës së Kosovës 28 Nëntori nuk figuron askund. Aty e kemi Ditën e Evropës, por jo edhe Ditën e Shqiptarëve. I kemi dy bajrama, dy krishtlindje e dy lloj pashkësh, por jo edhe 28 Nëntorin. Ndërkohë që ky nen i përcakton festat “Duke pasur parasysh respektimin e historisë, kulturës dhe të traditave, të popullit të Kosovës dhe të shtetasve të saj”. Nëse kështu respektohen historia, kultura e tradita, atëherë bëhet i pamundur definimi i mohimit të tyre.

28 Nëntori në këtë ligj figuron më vonë. Te neni 5 kjo datë cilësohet si ‘ditë e shqiptarëve’ (tamam si në kohën e Jugosllavisë kur shqiptarët konsideroheshin pakicë kombëtare) dhe nën titullin ‘ditët memoriale’ (thuajse shqiptarët janë diç e shkuar që megjithatë ia vlen t’i kujtosh). Ditë memoriale porsi shqiptarët kanë edhe turqit, romët, ashkalinjtë, boshnjakët e goranët. Për serbët, Qeveria e Republikës së Kosovës parashihet të konsultohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, i cili më tutje, duhet të konsultohet me serbët për dy ditë memoriale të tyre.

Flamuri i Kosovës ngjan si një mishërim sublim i tërë projektit për Kosovën. Ky flamur është gjithsesi jodemokratik (sikurse sundimi i protektoratit ndërkombëtar me Kosovën). Për të nuk pati referendum dhe madje as debat në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e miratuan flamurin në momentin kur po e shihnin atë për herë të parë. Zaten, ish ambasadorja amerikane Tina Kaidanow e dinte mirë që po të lejoheshin njerëzit të mendojnë ca për flamurin e ri assesi nuk do ta aprovonin atë. Sepse ky flamur kishte dy ngjyra të flamurit të Serbisë (të kaltrën dhe të bardhën) dhe asnjërën të atij kombëtar shqiptar (as të kuqen, as të zezën); sepse ky flamur e kishte hartën në të ashtu siç e ka vetëm edhe Qiproja e ndarë (ku figura simbolike shërben si kompensim psikologjik për realitetin e munguar); dhe, sepse ky flamur kishte saktësisht ngjyrat e Bosnjes jofunksionale (dhe gjithnjë nën protektorat ndërkombëtar).

Përgjithësisht, institucionet e Kosovës përpiqen që flamurin kombëtar shqiptar ta evitojnë sa më shumë dhe më së shumti e përdorin atë pranë flamurit të Kosovës për t’ia bërë popullatës më të durueshëm këtë të dytin. Kështu ishte edhe në manifestimin në fshatin Zabërgjë, me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Zonës Operative të Shalës. E mbaj mend që një ish komandant i UÇK’së, i ulur pranë meje, sa për ta nisur bisedën, më tha se këtu bëka mot shumë i ftohtë. Meqë tash ishte shndërruar në politikan me kostum të lëmuar, i propozova që ta shikojë flamurin kombëtar shqiptar sepse ai e ngroh, dhe se të ftohtit me siguri i vjen ngaqë ia kishte ngulitur sytë flamurit të Kosovës.

Nuk mund ta paramendoj një flamur tjetër i cili do të ishte kaq i largët me atë kombëtar shqiptar sikurse që është ky i Kosovës (i kontrabanduar në po të njejtën seancë parlamentare kur u shpall pavarësia). Jo vetëm në domenin e temperaturës (ngrohtë-ftohtë), por edhe në atë të ndriçimit, hapësirës dhe identifikimit. Yjet në flamurin e Kosovës janë të bardhë e të zbrazët - jo të artë sikurse, ta zëmë, në flamurin e BE’së - gjë që e bën të kaltrën të duket edhe më e mbyllët, dhe flamurin e Kosovës të bëhet flamur i natës e i territ, jo i ditës e i shndritjes. Në vend të yjeve të arta, flamuri i Kosovës e ka të artë territorin e Kosovës. Pra, Kosova portretizohet si e artë aty: e pasur, e gatshme për ta eksploatuar, madje thuajse të thërret që ta eksploatosh.

Flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës janë të kundërt sikurse e pakufijshmja me të kufijshmen. Gjersa shqiponja në flamurin kombëtar shqiptar i shtrin krahët dhe thuajse shenjon pafundësinë, harta e Kosovës në flamurin e Kosovës shenjon kufirin, përkufizimin e kufizueshmërinë. Ky kufi i Kosovës jo vetëm që ua tregon maksimumin teorik shqiptarëve të Kosovës, por edhe ua rrudh atyre përfytyrimin për veten. Flamuri për një popull a komb është sikurse pasqyra. Aty shihesh si dukesh, dhe me atë përshtypje që bëhet thelbësore për identitetin, hyn në marrëdhënie me të tjerët.

Së fundi, gjashtë yjet në flamur synojnë t’iu tregojnë shqiptarëve të Kosovës se ata janë 1/6 në këtë vend, se ata janë veçse njëri nga gjashtë komunitetet, ani se ata janë rreth 93% të popullsisë në Kosovë, duke ua ushqyer kësisoj shqiptarëve inferioritetin aq të nevojshëm për t’i sunduar ata.

Po them rreth 93% e jo ndonjë shifër të saktë meqenëse në Kosovë nuk ka pasur regjistrim të popullsisë që prej vitit 1981. Të gjithë ministrat e pasluftës të Ministrisë së Shërbimeve Publike e kanë pranuar që shtyrja e vazhdueshme e regjistrimit të popullsisë në Kosovë është vendim politik ndërkombëtar. Më në fund, duket që u caktua pranvera e vitit 2011 për ta bërë regjistrimin. Nga një zyrtar i afërt me procesin përgatitor kam mësuar që për regjistrimin e ardhshëm është diskutuar edhe mundësia që njerëzit në Kosovë të mund të deklarohen edhe kosovarë e muslimanë. Natyrisht që nuk do të ketë serbë që deklarohet të tillë. E gjithë kjo iu dedikohet shqiptarëve. Dhe, e gjithë kjo është në funksion të fillimit të fjalisë së parë të Planit të Ahtisaarit në nenin 1.1: “Kosova do të jetë shoqëri multietnike…”.

Pra, konsiderohet që Kosova nuk është shoqëri multietnike, por duhet të bëhet e tillë. Me 90 e ca përqind shqiptarë, koncepti i multietnicitetit s’mund të jetë i qëndrueshëm, prandaj dikush edhe mendon që shqiptarët e shumtë t’i ndajë në tri kategori: shqiptarë, kosovarë dhe muslimanë. Tërë këtë ndërmarrje e bën edhe më të dyshimtë deklarimi i zëvendësshefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë i cili tha se vendorët nuk janë të aftë që ta bëjnë regjistrimin e popullsisë në Kosovë, andaj këtu do të përfshihen edhe ndërkombëtarët me mbi 50% të buxhetit (për një ndërmarrje që do të kushtojë jo më shumë se 10 milionë euro!) dhe, si zakonisht, edhe me kuadro.

Atë që s’ka mundur ta bëjë Serbia për më shumë se një shekull dhe me të keq, po synojnë ta bëjnë shumë më shpejt në këtë shekullin e ri, veçse, kësaj radhe me të mirë. Me neve po bëhen eksperimente të papara. Mbase për shkak se askund ato nuk kushtojnë kaq lirë sikurse në Kosovë. Asnjë elitë politikë e intelektuale në Evropë nuk lejon që të luhet me popullin siç lejon kjo jona. Nën sulm janë të dyja: ana jonë materiale, por edhe ajo shpirtërore.


Prishtinë, 27 Nëntor 2011
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#157

Post by Adriana » Mon Dec 05, 2011 1:21 pm

Marrëveshjet e Qeverisë për ta dëmtuar Kosovën e ndihmuar Serbinë

Glauk Konjufca

Menaxhimi i integruar i kufijve si praktikë e bashkëpunimit të vendeve të BE-së paraqet kulmimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve.
Pra, shtetet jo vetëm janë njohur mes vete, jo vetëm bashkëpunojnë, jo vetëm që nënshkruajnë traktate e marrëveshje, por madje edhe menaxhimin e kufijve e bëjnë në mënyrë të përbashkët.
Ky sigurisht nuk është rasti i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Serbia ia ka djegë kufijtë Kosovës dy herë. Herën e parë pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008. Kurse herën e dytë më 26 korrik të këtij viti, ose të nesërmen e ndërhyrjes së Qeverisë në pjesën veriore për vënien nën kontroll të dy pikave doganore, 1 dhe 31.
Ajo që u arrit parmbrëmë në Bruksel ndodhi ashtu sikurse që ndodhën të gjitha marrëveshjet me Serbinë deri tash: që të gjitha janë të dykuptimshme. IBM-ja për Serbinë është kufi administrativ, kurse për Qeverinë e Kosovës kufi shtetëror. Për BE-në, ndërkaq është pikëkalim. Në diskursin e BE-së askund nuk i referohet kufijve, çfarëdo qofshin ata sepse BE-ja zyrtarisht nuk e njeh Kosovën, kurse misioni i saj në Kosovë (EULEX) është neutral ndaj statusit. Kjo është e papranueshme. Ne nuk e kemi shpall pavarësinë për vete, por që të trajtohemi të barabartë me shtetet tjera të botës.

Po ashtu, është e papranueshme se si Qeveria e Kosovës ka pranuar që në kufirin tonë të mos figurojnë simbolet e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Politikanët qeveritarë e kanë gojën plot shtetësi, kurse veprimet e tyre krejtësisht kundër interesit shtetëror dhe drejt dobësimit të shtetit. Kjo ndodh për shkak se ata e kanë bërë gabimin e parë. Së pari e kanë heq flamurin kuqezi. Tash krejt këto heqjet tjera janë pasoja dhe rrjedhoja.

Të gjitha marrëveshjet e deritashme që Serbia i ka bërë në Bruksel janë të leverdishme për të.
Ajo që ka ndodh mund të përmblidhet kështu:

Serbia i ka pranuar marrëveshjet.
Nuk po i zbaton fare ato BE-së po i intereson më shumë a i ka nënshkruar sesa a po zbatohen.
Serbia i ka kaluar pothuajse të gjitha stacionet deri te statusi i vendit kandidat. Dhe krejt kjo pa bërë asnjë kompromis dhe pa ndryshuar asgjë.
Përkundrazi Strukturat kriminale mbesin.
Kurse në veri po sundojnë barrikadat.

Serbia fatkeqësisht ka arritur që edhe të ec drejt BE-së, edhe pa bërë asnjë koncesion ndaj Kosovës. Dhe krejt kjo falë politikës nënshtruese të Qeverisë së Kosovës e cila për asnjë moment nuk e pa të arsyeshme të vendoste bash asnjë kushtëzim dhe të mos e nxirrte bash asnjë përfitim, duke shfrytëzuar rrugën e Serbisë për hyrje në BE. Kjo është politikë antishtetërore.

Tash Serbia po e kontrollon politikën evropiane kështu: Serbia po krijon problem artificiale, siç është ngritja e barrikadave. Pastaj e imponon veten si fakto kryesor i zgjidhjes së tyre. Dhe, në fund, si kompensim për heqjen e asaj që vetë e ka vendosur, përfiton në rrugën e saj të integrimit në BE. Dhe pikërisht meqë e mban artificialisht në nivel kaq të ulët politikën kushtëzuese të BE-së, vazhdojnë të mbeten strukturat e saj kriminale në Kosovë dhe askush nuk flet për to. Ta kushtëzosh Serbinë për statusin e vendit kandidat vetëm më heqjen e barrikadave nga veriu do të thotë të jesh përbrenda kornizës së strategjisë serbe.

Serbia duhet të kushtëzohet politikisht. Kjo duhet të jetë njohja e Kosovës. Shuarja e strukturave kriminale. Reparacionet e luftës. Të pagjeturit.

Në deklaratën e Këshillit të BE-së të datës 2 dhjetor thuhet që palët kanë arritur progres edhe në diskutimet për bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës si dhe kanë vazhduar bisedimet për telekomunikacion dhe energji. Në fakt, ajo që po vazhdon është mungesa e transparencës për këto tema.

Në fund të kësaj deklarate thuhet që “Pritja është se do të ketë zbatim të plotë të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes prej 26 dhjetorit 2011, që do të rezultojë në udhëtim të lirë për secilin”. Dihet që qytetarët e Serbisë nuk kanë kurrfarë ndalesash kur vijnë në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kanë ndalesa të pakapërcyeshme: ata duhet të bëhen qytetarë të Serbisë duke u pajisur me dokumente të saj për të kaluar kufirin. Pra, këtë marrëveshje duhet ta zbatojë vetëm Serbia me ç’rast BE-ja tregohet tepër e butë me të duke thënë që “pritja është se do të ketë zbatim të plotë të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes prej 26 dhjetorit 2011”!
Pa dyshim që me këto marrëveshjet më të reja, nga pavarësia e Kosovës po kalohet te (për)bashkësia e (ndër)varësia me Serbinë. Këto marrëveshje na afrojnë e na bashkojnë me Serbinë pa u ndarë njëherë mirë prej saj dhe pa u njohur si të ndarë nga Serbia dhe BE-ja.

Visari Ymeri

Qëllimi i Konkluzioneve të Dakorduara të IBM-it është që, ende pa u zbatuar ato, kështu siç janë në letër t’i prezantohen Gjermanisë në mënyrë që Kancelarja Merkel dhe Ministri i Jashtëm Westerwelle ta ndërrojnë mendjen lidhur me dhënien e Serbisë statusin e shtetit kandidat për BE.

Gjermania po mban qëndrim shumë më parimor dhe më të ashpër karshi Serbisë sesa vetë Qeveria e Kosovës. Nëpërmjet këtyre bisedimeve në Bruksel, Qeveria e Kosovës po ia asfalton rrugën Serbisë drejt BE-së. Kryeministri Thaçi dhe zëvendëskryeministrja Tahiri janë treguar më shumë se të gatshëm që t’i ndihmojnë Serbisë e cila vazhdimisht po na dëmton neve.

Me avancimin e Serbisë drejt BE-së, më vonë, do ta pësojnë të gjitha shtetet që nuk i do Serbia, pra jo vetëm Kosova por edhe Shqipëria. Për ta ruajtur pushtetin më të korruptuar në rajon Kryeministri Thaçi po e sakrifikon jo vetëm Kosovën por po e cënon edhe Shqipërinë.

Duke thënë që “Njëra palë e njeh vijën si kufi; pala tjetër e njeh vijën si kufi administrativ.” Njihet mosnjohja e kufirit të Kosovës së pavarur nga Serbia dhe mosnjohja e BE-së gjithnjë e më shumë po lidhet edhe me mosnjohjen e Serbisë përveçse me pesë shtet e BE-së që nuk na e njohin pavarësinë.

Fjalia “Njëra palë e njeh vijën si kufi; pala tjetër e njeh vijën si kufi administrativ.” E cila tingëllon që secila palë le ta quajë si të dojë vijën kufitare është mashtruese. Sepse, në tekstin në vijim, në përputhje me qëndrimin e Serbisë për kufirin e Kosovës si kufi administrativ dhe jo kufi ndërshtetëror, pikat kufitare nuk quhet të tilla por emërton pika kaluese. Pra:

Kufi ndërshtetëror => Pika kufitare
Kufi administrativ => Pika kaluese

Kjo s’mund të quhet IBM por IMCP: menaxhim i integruar i pikave kaluese dhe jo i kufirit ashtu siç bëjnë vendet e BE-së dhe siç e kërkon Traktati i Lisbonës.

Instalimi i “objekteve të përbashkëta dhe të sigurta në të gjitha vendkalimet” me Serbinë, për Kosovën paraqet heqje të kufirit të saj si shtet i pavarur. Në vend se këto objekteve të përbashkëta në vendkalime që s’njihen si pika kufitare në vijën që s’njihet si kufi ndërshtetëror të bëhen me Shqipërinë, Qeveria e Kosovës po i bën me Serbinë.

Zyrtarët e Kosovës në këto objekte të përbashkëta do ta fshehin Republikën e Kosovës dhe nuk do të ekspozojnë asgjë që shenjon apo tregon se Kosova është shtet i pavarur. Arsyetimet e Qeverisë se as Serbia nuk do t’i paraqesë shenjat e saj zyrtare janë të pavlefshme: Kosova është shtet i ri që ka nevojë të njihet e të duket, ndërkohë që Serbia e cila ka edhe ulëse në OKB s’ka nevoja të tilla. Njëkohësisht, kjo do të thotë që Kosova mund t’ia shfaq Republikën e saj Shqipërisë dhe shteteve që na kanë njohur por jo edhe Serbisë kundrejt së cilën Republika e pavarur e fiton kuptimin e plotë.

Për më keq, në secilin nga gjashtë vendkalimet, jo vetëm në ato dyja në veri, do të ndodhet edhe EULEX-i, pra edhe një instancë tjetër që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur përveçse Serbisë.

Po ashtu, grupi trepalësh implementues që do të formohet për zbatimin e këtyre marrëveshjeve (siç quhen këto në pikën 7, pra jo vetëm konkluzione), do të ketë dy palë që nuk e pranojnë shtetin e pavarur të Kosovës dhe madje do të kryesohet nga një palë që nuk e pranon pavarësinë e Kosovës – BE-ja.

Për të gjitha këto që përmendëm më lart, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të nis me mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të paraqitur mocionin e mosbesimit për kryeministrin Hashim Thaçi. Gjithashtu, në javët në vijim, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të organizojë tubime me qytetarë, aksione protestuese por edhe demonstrata kundër këtyre marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë që Kosovës po ia tretin Republikën e Serbisë po ia shtrojnë rrugën drejt BE-së.

Lëvizja VETËVENDOSJE!


http://www.albaniapress.com/lajme/15338 ... rbine.html
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#158

Post by Adriana » Wed Dec 14, 2011 1:18 pm

Albin Kurti në Tiranë: "Vetëvendosje" lëvizje politike, jo parti




Kreu i lëvizjes "Vetëvendosje" Albin Kurti, gjatë një takimi të zhvilluar me studentët e Universitetit Europian të Tiranës foli për rolin dhe organizimin e kësaj lëvizje në jetën politike të shtetit të Kosovës
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#159

Post by Arbëri » Mon Dec 19, 2011 6:25 pm

VV do të bllokojë mallrat e Serbisë

Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” do të bllokojnë mallrat e Serbisë në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë, nëse qeveria e Kosovës deri më 1 janar të vitit 2012 nuk e zbaton mocionin e miratuar nga Kuvendi, për reciprocitet të plotë ekonomik e tregtar me Serbinë.

Vendimi i Vetëvendosjes u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithëshëm të këtij subjekti.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#160

Post by Adriana » Mon Jan 09, 2012 7:17 pm

Vetëvendosje: Më 14 janar, të gjithë në kufij

Qendra “Studim, kritikë, veprim” e Lëvizjes Vetëvendosje në Universitetin e Prishtinës ka ftuar të hënën studentët dhe mësimdhënësit e fakulteteve të të gjitha universiteteve, si atij të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Tiranës dhe Tetovës, që më 14 janar të këtij muaji t’i bashkohen bllokimit të mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, në shenjë kundërshtimi për moszbatimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës, për reciprocitet me Serbinë.

Hatixhe Hoxha, nga Vetëvendosja theksoi se me moszbatimin e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 7 dhjetor 2011, dhe veçmas, pas shpërfilljes së tij, nga ana e Qeverisë së Kosovës, Kosova është në krizë.

Si qytetarë, si pedagogë, siç tha Hoxha, kemi për obligim, t’i themi ndal qeverisë që shkel paturpshëm, mbi interesat e vendit dhe shtetit. “Më 14 Janar, të jemi tok si dikur, studentë dhe pedagogë, të Universitetit të Prishtinës, Prizrenit, Tiranës, Tetovës, Të mbrojmë Republikën”, tha ajo.

Ndërkaq, anëtari tjetër i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci tha se Qeveria e Kosovës nuk po e zbaton vendimin e Kuvendit për reciprocitet politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, prandaj më 14 janar duhet të ndalen të dyja, edhe Serbia edhe Qeveria e vendit.

Ai tha se më 14 janar populli i Kosovës, të gjithë qytetarët e Republikës duhet të mobilizohen rreth kësaj kauze.

“Studentët e Republikës do të jenë me Republikën, jo veç në deklarim por edhe në veprim. Më 14 janar, studentët e Universitetit të Prishtinës dhe të gjithë të rinjtë e Kosovës do t’i bashkohen thirrjes së kamotshme. Ne jemi të vendosur që ta mbrojmë shtetin dhe demokracinë”, tha ai, për të shtuar se “më 14 janar Serbia nuk kalon”.

Që nga e hëna, sipas Gjinovcit, aktivistët e Vetëvendosjes do të fillojnë të mbledhin emrat e studentëve dhe qytetarëve të cilët do të bashkohen në aksionin për mbrojtjen e Republikës. “Do të formohen pika të grumbullimit të emrave dhe kontakteve ashtu që më 14 janar në mënyrë të organizuar të arrijmë sukses në bllokimin e pikave kufitare të lartpërmendura”, bëri të ditur Gjinovci.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#161

Post by Adriana » Fri Jan 13, 2012 9:06 am

Lëvizja VETËVENDOSJE: Kosova Lindore nuk është DIASPORË


Ditë më herët, pas vizitës së fundit të Boris Tadiqit në Kosovë, intelektualët shqiptarë të Kosovës Lindore, të revoltuar nga neglizhenca që u bëhet nga liderët shqiptarë në rajon, kanë apeluar te Presidentja e Kosovës, te homologu i saj i Shqipërisë dhe te kryeministrat e dy vendeve të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Qeveria e Kosovës në vazhdën e sjelljes arrogante ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës Lindore, edhe kësaj radhe e degradoi kërkesën e tyre duke ia deleguar këtë përgjegjësi Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makollin, për vizitë në këto treva.


Kjo vizitë e dështuar na e dëshmon joseriozitetin e lidershipit e Kosovës në raport me shqiptarët e asaj ane dhe mbi të gjitha na e dha për dëshmi edhe një rast më shumë për mungesën e reciprocitetit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Përderisa Serbia edhe zyrtarët shtetëror të Kosovës i ndalon dhe i kthen mbrapa, po këta të njëjtit I mundësojnë vizita zyrtarëve më të lartë serb, të cilët rregullisht prej territorit të Kosovës e shpallin atë pjesë të Serbisë.
Ne nuk i gëzohemi mungesës së reciprocitetit, mirëpo kjo vizitë do të ishte politikisht e dëmshme në nivel simbolik po të realizohej. Lëvizja VETËVENDOSJE! dëshiron t’i sqarojë Qeverisë se Kosova Lindore nuk është Diasporë dhe as nuk guxon të trajtohet si e tillë. Çdo ulje e nivelit të përfaqësimit e ulë edhe më tepër pozitën, tashmë shumë të rënduar, të shqiptarëve në Preshevë, Medevegjë dhe Bujanoc.
Veprimet e rëndësishme politike nuk guxojnë assesi të marrin peshën e veprimeve simbolike të cilat në suaza afatgjata reflektohen në trajtimin e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe me vetë peshën e fuqinë e ndikimit të liderëve shqiptarë në rajon tek shqiptarët e shpërndarë nëpër shtetet e tjera.
Caktimi i Ministrit të Diasporës për t’i vizituar jep dy sinjale jashtëzakonisht të dëmshme:
E para se këto treva nuk na qenkan treva shqiptare, se këto toka ne i paskemi në shfrytëzim të përkohshëm si mërgatë e jo që janë toka shqiptare padrejtësisht të ndara nga shteti amë.
E dyta, shqiptarët në Kosovën Lindore nuk i gëzojnë të njëjtat të drejta e të njëjtat standarde të cilësisë jetësore që i gëzojnë shqiptarët që janë diasporë në vendet evropiane.
Prandaj, vizita e Ministrit Makolli do të betononte të pavërtetat që tjetërsojnë statusin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegje e Bujanoc.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në përputhje me vendimin e Kuvendit të Kosovës konsideron se është koha e fundit që Qeveria e Kosovës të krijojë kushtet për reciprocitet të plotë me Serbinë për të plotësuar kërkesat e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e për të përmbushur kështu edhe një obligimin kombëtar e moral.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#162

Post by Sally » Sun Jan 22, 2012 1:03 pm

Vetëvendosje: 10 pyetje për Thaçin

1. Ku dhe kur është marrë vendimi që Thaçi të takohet me Tadiçin?

2. Ku dhe kur saktësisht është takuar me kryetarin e Serbisë, Tadiç?

3. Kush tjetër ka marrë pjesë në këto takime, për çfarë kanë biseduar, çfarë i ka thënë Thaçi Tadiçit dhe çfarë Tadiçi Thaçit?

4. Me iniciativën dhe ndërmjetësimin e kujt janë zhvilluar secili prej këtyre dy takimeve?

5. Cilat ishin konkluzionet e takimeve?

6. Çka ka përfituar Kosova nga këto takime?

7. Çka ka përfituar Thaçi nga këto takime?

8. A ekziston transkripti dhe procesverbali i takimeve dhe nëse po, kush e ka?

9. Kë e ka informuar dhe kujt i ka raportuar Thaçi për këto takime?

10. A e kanë ditur kabineti qeveritar, presidenti dhe partia e tij, PDK, për këto takime?



Përfaqësues të Vetëvendosje-s e quajtën “antikushtetues dhe të turpshëm” mocionin e së premtes dhe thanë se përmes protestave synojnë mbrojtjen e Republikës dhe prodhimit vendor.




ketu me poshte po ju postoj artikullin qe kuvendi i Kosoves miraton mocion te ri për reciprocitet me Serbine



Kuvendi i Kosovës miraton mocion të ri për reciprocitet me Serbinë

Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash miratoi një mocion të ri për reciprocitet me Serbinë, duke shfuqizuar kështu, mocionin e mëhershëm të shtatë dhjetorit, i inicuar nga Lëvizja Vetvendosja.

Mocioni i ri i kuvendit të Kosovës u inicua nga Partia Demokratike e Kosovës dhe u miratua në orët e vona të mbrëmjes të së premtes, pas një debati të nxehtë që u zhvillua gjatë gjithë ditës së premte në parlamentin e Kosovës. Debati kishte në fokus protestat e 14 janarit të organizuara nga lëvizja Vetvendosja, e cila për synim kishte bllokimin e mallrave serbe që të hyjnë në Kosovë. Kjo lëvizje kërkonte zbatimin e mocionit të shtatë dhjetorit, që specifikonte reciprocitet të plotë me Serbinë ekonomik dhe politik.

Mirëpo, megjithë mocionin e ri të miratuar të premtën në mbrëmje në kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetvendosja, njofton serish se ka vendosur që më datën 22 janar të dielën të mbajë një proteste, duke synuar serish që të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Mocioni i ri i miratuar të premtën në kuvendin e Kosovës, i inicuar kësaj radhe nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh që Qeveria e Kosovës t'i raportojë Kuvendit çdo tre muaj lidhur me çështjen e reciprocitetit me Serbinë.

Pikat e mocionit:

1. Kuvendi i Kosovës mirëpret marrëveshjet e arritura në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë përmes dialogut dhe mbështet zbatimin e tyre të tërësishëm.

2.Qeveria e Kosovës, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, të vendosë për masat përkatëse reciproke për mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe implementimin e konkluzioneve të arritura.

3. Qeveria obligohet t'í raportojë Kuvendit lidhur me mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe reciprocitetit.

4. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij dhe shfuqizon të gjitha vendimet e Kuvendit në lidhje me këtë çështje.



Partitë politike opozitare kundërshtuan mocionin e ri të miratuar, duke thënë se në këtë mënyrë, duke miratuar mocione të njëpasnjëshme në kuvend, nuk mund të zgjidhen problemet.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 465
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#163

Post by Arban Blandi » Tue Jan 31, 2012 4:39 am

Albin Kurti-9 qershor 2006..
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#164

Post by Adriana » Mon Feb 20, 2012 12:50 pm

Albin Kurti: Qeveritarët e trajtojnë Kosovën si Afganistan

Sipas Albin Kurtit, problemet e Kosovës janë dy: mungon sovraniteti dhe papunësia. Në një intervistë për të përditshmen zvicerane, ’24 Heures’, Kurti thotë se për të arritur një zhvillim socio-ekonomik duhet që Kosova të bëhet shtet sovran.
Ai thotë se nuk është kundër ndërkombëtarëve, por kundër organizma ndërkombëtarë si EULEX, që ka gjithë kompetencat.
“Ata janë mbi institucionet e Kosovës, ata vendosin për ne, kurse kurrë nuk kanë qenë të zgjedhur! Unë gjithashtu i fajësoj ata për menaxhimin e krizës në mënyrë afatshkurtër, pa menduar asnjëherë në afate më të gjata. Ata na trajtojnë si Afganistanin”,-ka thënë ai.
Kurti ka akuzuar po ashtu qeverinë, duke thënë se zyrtarët e saj janë të korruptuar, duke sjellë këtu procesin e privatizimeve, për të cilin nuk po shpjegohen arsyet e s’po jepen detaje.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#165

Post by Adriana » Sun Feb 26, 2012 7:59 am

Demonstrata, Vetëvendosja! organizon transport falas për qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje! ka organizuar transportin pa pagesë (për të gjithë ata që nuk kanë një mjet transporti në dispozicion). Në vijim do të gjeni informacionet për nisjet e organizuara më 27 shkurt 2012 nga qytete të ndryshme të Kosovës:
Artanë
Vendi: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Llabjan
Ora: 10:30
Kontakt: 044/775-355

Besianë
Vendi: Stacioni i Autobusëve
Ora: 10:00
Kontakt: 044/460-319

Burim
Vendi: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Burim, Rr. “Fehmi Agani”
Ora: 09:30
Kontakt: 044/675-491

Dardanë
Vendi: Sheshi “Metush Krasniqi”
Ora: 09:30
Kontakt: 044/231-102

Deçan
Vendi: Te Posta
Ora: 09:00
Kontakt: 044/419-174

Drenas
Vendi: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, prapa Restaurant “Era”
Ora: 10:30
Kontakt: 044/265-248

Ferizaj
Vendi: Përballë Kuvendit Komunal, te Hotel “Luboteni”
Ora: 10:30
Kontakt: 044/570-786

Fushë Kosovë
Vendi: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Fushë Kosovë
Ora: 11:00
Kontakt: 044/262-157

Gjakovë
Vendi: Përballë “Hotel Pashtriku”
Ora: 09:00
Kontakt: 044/122-712

Gjilan
Vendi: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, Rr. “Adem Jashari”
Ora: 10:00
Kontakt: 044/771-129

Kaçanik
Vendi: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik
Ora: 10:00
Kontakt: 044/721-537

Kastriot
Vendi: Përballë Shtëpisë së Kulturës
Ora: 11:00
Kontakt: 044/206-412

Klinë
Vendi: Sheshi “Mujë Krasniqi”
Ora: 10:00
Kontakt: 044/363-917

Lipjan
Vendi: Te Tregu
Ora: 11:00
Kontakt: 044/219-775

Malishevë
Vendi: Zyra e LVV! në Malishevë
Ora: 10:30
Kontakt: 044/724-624

Mitrovicë
Vendi: Nga Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë (afër Kuvendit Komunal)
Ora: 10:00
Kontakt: 044/147-612

Pejë
Vendi: Parkingu i Hekurudhave, përballë “Peja City”
Ora: 09:30
Kontakt: 044/871-117

Prizren
Vendi: Stacioni i Autobusëve
Ora: 10:00
Kontakt: 045/322-304

Rahovec
Vendi: Dejni
Ora: 09:20
Vendi: Ratkoc
Ora: 09:30

Malësi e Vogel
Ora: 09:40

Vendi: Xërxe
Ora: 09:50

Vendi: Fortes
Ora: 09:55

Rahovec –Stacioni i Autobusëve
Ora: 10:00
Kontakt: 044/315-452

Sharr
Fshati: Fshati Zaplluxhë
Ora: 08:00
Kontakt: 045/557-222

Shtime
Vendi: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtime
Ora: 10:45
Kontakt: 044/920-194

Shtërpcë
Vendi: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtërpcë, Firajë
Ora: 10:00
Kontakt: 044/869-241

Skënderaj
Vendi: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skënderaj
Ora: 10:00
Kontakt: 044/767-762

Therandë
Vendi: Përballë Zyrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë
Ora: 10:00
Kontakt: 044/268-962

Viti
Vendi: Përballë Shtëpisë së Kulturës
Ora: 10:00
Kontakt: 044/476-205

Vushtrri
Vendi: Restaurant “Ura e Gurit”
Ora: 10:30
Kontakt: 044/213-873
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”