"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#1

Post by ALBPelasgian » Tue Jul 14, 2009 4:12 pm

Poshte po sjell, historin e Levizjes Vetevendosje!, levizje rinore qe ekziston ne Kosove prej me shume se 4 vjetesh. Cdo kush e ka cilesuar ate si promotorin e vertete te demokracise qytetare, levizjes qytetare te organizuar e cila permes aksionit dhe demonstratave synon vetedijesimin e popullit shqiptare per te ndryshuar rrenjesisht gjendjen aktuale ne Kosove. Kjo Levizje eshte e vetmja qe ka kundershtuar zeshem proceset antishqiptare qe po ngjajne ne Kosove s: decentralizimi, negocitatat me shtetin Serb qe perfunduan dhe do te perfunojne ne disfavorin tone, eksterritorialitetin (ku politikanet shqipfoles ua falen serbeve kishat dhe masnastiret ortodokse shqiptare), procesin e krijimit te 'kombit kosovar', privaitizimit te ndermarrjeve shoqerore ne Kosove (lexo kolonizimin e tyre nga privatnike nderkombetare).

Kjo Levizje eshte mallkuar nga pushtetmbajtesit nderkombetare dhe vartesit e tyre vendor. Ndaj kesaj levizje me program qytetar e kombetar, jane ngritur me dhjetera akt-akuza. Madje, kryeaktivisti i shquar Albin Kurti eshte burgosur per 9 muaj rresht vetem pse ka organizuar demosntrata paqesore. Kurse, ndaj aktivisteve tjere jane hapur procesura penale qe priten te aktualizohen nga EULEXi.

Cka mendoni per kete Levizje?

Image

http://www.vetevendosje.org/
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#2

Post by qiellikaltër » Sun Jul 19, 2009 5:24 pm

E kam ndjekur per nje kohe te gjate levizjen Vetevendosje dhe kam formuar besim te plote te qellimet qe deshiroj te arrije kjo levizje. Megjithese per castin eshte levizje e perqendruar ne problemet e Kosoves, mendoj se shqiptaret nga te gjitha trojet tona duhet t'i bashkohen nje levizje te tille duke shpresuar se ne te ardhmen aktivitetet e saj do shtrihen edhe ne trojet jashte Kosoves.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 980
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#3

Post by Hymniarber » Sun Jul 19, 2009 6:07 pm

Per mendimin tim, kjo levizje, eshte ajo qe ju duhet shqiptareve te Kosoves dhe me gjere, por fatkeqesisht ajo nuk mund te gjeje mbeshtetje nderkombetare, e cila e ben nje levizje politike si kjo e vetvendosjes, relevante.
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

User avatar
uck_aksh
Member
Member
Posts: 27
Joined: Tue Jun 23, 2009 6:26 am
Gender: Male
Location: Vevey-Suisse
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#4

Post by uck_aksh » Sun Jul 26, 2009 12:33 am

levizja "vetvendosje" është një levizje qe ne krye ka z.Albin Kurtin i cili tregon vullnetin e tij per te punuar dhe ti tregoj popullit Shqiptar se kemi qen nje shtet po qe e kan ndar keta qe sod me dredhina po na i mashtrojn politikanet ton
ësht shum e thjesht perse Shqiptaret te jetojn te ndar :Shqipri -Kosov-Maqedoni-serbi-mal i zi-greqi-itali etj po te jen me nje shtet ta kem nje pasaport ta kem nje president , nje kryeminister ta kem nje ushtri
Image
Shqipria e Bashkuar ëndrra ime- Jetoj me shpres se një dit do të behet realitet

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#5

Post by Zeus10 » Thu Sep 03, 2009 6:54 pm

Politikanet e Kosoves me dashje dhe pa dashje, kane qene te detyruar te ndjekin ""rekomandimet"" e Europes, per te dale nga gjendja e veshtire qe e vendosi Serbia po me bekimin e Europes. Per te ardhur ne pushtet, ata kane bere leshime te shumta ne disfavor te ceshtjes se Kosoves, duke filluar qe me sovranitetin, te cilin, Kosova eshte i vetmi shtet qe nuk ka te drejte ta ushtroj, nje detyrim ky i imponuar per ironi pikerisht nga shtetet qe e kane njojtur si shtet Kosoven.

Levizja Vetvendosje eshte e vetme levizje qe nuk ka borxhe politiko-morale ndaj bashkesise nderkombetare, dhe nese nuk eshte ndonje trukim i sherbimeve sekrete serbe, sic kane hipotezuar disa, ajo meriton te jete udheheqja politike e saj, dhe te gezoj pushtetin.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#6

Post by Zeus10 » Thu Sep 03, 2009 7:41 pm

Faqja online e kesaj levizje eshte:

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#7

Post by Sally » Fri Sep 04, 2009 12:44 pm

Afërsisht 25 vetura të EULEX-it u kthyen me kokëteposhtë sot nga aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aksioni e kundërshtonte praninë e EULEX-it në Kosovë, dhe të gjitha veprimet e tij në dhe për vendin tonë, përfshirë protokollin që EULEX do ta nënshkruajë me Serbinë për bashkëpunim me policinë kriminale të këtij shteti kriminal. Pra, jo vetëm Protokollin. Sepse Protokolli i paralajmëruar është vetëm simptoma më e re. EULEX-i është sëmundja. EULEX-i i cili thirret në sundimin e ligjit por pjesëtarët e të cilit bashkë me familjet e tyre kanë imunitet prej ligjit; EULEX-i i cili thirret në mbështetjen e institucioneve të Kosovës të cilave nuk iu jep llogari dhe mbi të cilat ka fuqi ekzekutive!

Policia e Kosovës përfshirë njësitet speciale të kësaj policie intervenuan dhunshëm gjatë aksionit të sotëm, me ç‘rast arrestuan 21 aktivistë të Lëvizjes. Ky intervenim i policisë la të lënduar aktivistin Skender Blakaj nga Burimi, i cili është dërguar në klinikën emergjente në QKUK-së, ku po qëndron policia në pritje për ta arrestuar. Aktivistët e Lëvizjes Dardan Molliqaj dhe Fatmir Haziri janë rrahur keq nga policët gjatë rrugës për në staconin policor dhe brenda tij. Fatmir Haziri është rrahur nga polici me numër 8062. Po ashtu është rrahur edhe aktivisti Kujtim Kosumi nga polici me numër 8676, si dhe aktivisti Salih Mehmeti nga polici me numër 8272. Një numër i aktivistëve, përfshirë Dardan Molliqajn dhe Naser Shatrin, janë kërcënuar edhe me pasoja për personin e tyre pas daljes nga arresti, me fjali të llojit “Kur të dilni keni punë me ne…” Këta janë policët e Kosovës të cilët thonë se punojnë për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës, ndërkohë që janë të gatshëm për ballafaqim zyrtar e jozyrtar për mbrojtje të pronës së një misioni i cili u është vendosur këtyre policëve përmbi, dhe qartazi dhe me këmbëngulësi po ia hap rrugën shtrirjes së Serbisë brenda Kosovës.

Serbia e pat pranuar UNMIK-un vetëm atëherë kur UNMIK-u nuk e pranoi Kosovën si shtet, por pjesë të Serbisë nëpërmjet Rezolutës 1244. EULEX-i u pranua nga Serbia vetëm atëherë kur ai u zotua se do të vijë në Kosovë me Rezolutën 1244 dhe ‘neutral ndaj statusit’, pra kundër pavarësisë së vendit tonë. EULEX-it për nga prania, mandati dhe misioni, ekziston në Kosovë po sikur UNMIK-u: në marrëveshje me Serbinë. Ekzistenca e tij është dashur të kalojë nëpërmjet miratimit të Serbisë. EULEX-i e ka partner të bashkëpunimit Serbinë, kurse institucionet e Kosovës po i trajton sikur mjete të nënshtruara për arritjen e qëllimeve të veta.

Nuk është problemi kryesor se Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu janë nënshtruar nga EULEX-i. Çështja është se ata janë nënshtruar me plot vullnet. Ata po përfitojnë personalisht nga ky nënshtrim i tyre që e bënë në emër të Kosovës. Ata kanë zgjedhur realizimin e interesave personale nëpërmjet korrupsionit, në vend të përmbushjes së interesave të Kosovës nëpërmjet vetëvendosjes. Atyre po iu pëlqen kjo pozitë nënshtruese dhe po gjejnë kënaqësi në këtë gjendje.

EULEX-i po e trash bashkëpunimin me Serbinë në kurriz të Kosovës. Hapi i fundit në këtë drejtim është Protokolli policor EULEX-Serbi. Në këtë protokoll kufiri Kosovë-Serbi quhet ‘kufi administrativ, e jo kufi ndërshtetëror. Ky nuk është, madje, as neutralitet – kështu kufirin tonë e quan vetëm Serbia. Prandaj, meqë EULEX-i është i prodhuar në Serbi, xhipat e tyre me targa EULEX, realisht janë xhipa të zinj me targa 000 BG, të cilët ne sot i praptuam. Ashtu siç duhet kthyer kokëteposhtë sistemi politik që e mirëmban EULEX-in në Kosovë.




Më poshtë i keni emrat e aktivistëve të arrestuar:

Salih Zyba, Ramadan Veliu, Naser Shatri, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Kujtim Kosumi, Salih Mehmeti, Fatmir Haziri, Asdren Peci, Arbër Nuredini, Kasim Uka, Bujar Voca, Rron Gjinovci, Faruk Daka, Skënder Mërtyri, Flamur Arifi, Pajtim Demaj, Lirim Gashi, Fatmir Kurti, Kushtrim Zeqiri, Arbër Vokrri, Skender Blakaj

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#8

Post by Sally » Fri Sep 04, 2009 12:51 pm

21 aktivistë të Lëvizjes dërgohen në paraburgim për 30 ditë



Gjykata Komunale në Prishtinë ua shqiptoi sot 21 aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga 30 paraburgim. Këta janë aktivistët të cilët ishin arrestuar të marten gjatë aksionit që Lëvizja VETËVENDOSJE! e kishte organizuar kundër EULEX-it dhe kundër veprimeve të tij në Kosovë, veçanërsisht protokollit që EULEX do ta nënshkruajë me Serbinë.

Ky vendim i gjykatës flet qartë për atë se në Kosovë nuk ka ndryshuar asgjë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kosova vazhdon të jetë e sunduar nga misionet ndërkombëtare (UNMIK, ICO, EULEX…), të cilat kanë pushtet ekzekutiv dhe imunitet ndaj ligjit, si dhe nuk e njohin ekzistencën e shtetit të Kosovës. EULEX-i është trashëgimi e UNMIK-ut (vetëm nëpër vendbanimet me shumicë shqiptare), duke qenë njëkohësisht pjesë e tij, në dy aspekte të rëndësisë kryesore:


-Në aspektin juridiko-politik – EULEX-i është në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 dhe planit 6 Pikësh, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe punon për zgjerimin dhe forcimin e Serbisë brenda Kosovës, si dhe ka pushtet ekzekutiv përmbi institucionet e vendit dhe pavarësisht tyre
-Në aspektin praktik – EULEX i mbanë të robëruara gjykatat dhe policinë e Kosovës duke iu vendosur atyre përmbi dhe duke hyrë brenda tyre. Gjykatat dhe policia e Kosovës nuk kanë arritur që të çlirohen dhe pavarësohen nga misionet e huaja, dhe punojnë për mbrojtjen e pronës së këtyre misioneve e kundër interesave dhe vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës. Ndërkohë që EULEX e vazhdon zbatimin e standardit të dyfisht në raport me qytetarët e Kosovës – për vrasje dhe rrezikim të jetëve të njerëzve strukturat paralele ledhatohen, ndërkohë që për dëmtim prone shqiptarët dënohen. Në Kosovën e pas shpalljes vazhdon të mos jetë e levërdishme të jesh shqiptar.

Shqiptimin e sotëm të masës së paraburgimit e ka mundësuar dhe kushtëzuar dënimi i djeshëm e i sotëm i aktivistëve nga strukturat politike në vend. Pieter Feith dje kishte dënuar me fjalët më të ashpra aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke kërkuar hetim të thuktë të rastit dhe dënim të akterëve. Ky është urdhër për gjykatat, dhe e pamundëson autonominë e tyre.

Ndërkohë që sot deklarata e përbashkët e krerëve institucional të Kosovës pas takimit me Feith dhe Kermabon e dënon ashpër “dhunën e demonstruar në Mitrovicë dhe demolimin e i pasurisë së EULEX-it” duke i barazuar këto dy ngjarje që në thelb dhe në shpërfaqje janë diametralisht të kundërta. Strukturat paralele të Serbisë në pjesën veriore kanë përdorur armë zjarri dhe granata dore për t’i parandaluar shqiptarët të kthehen në pronën e tyre. Ndërsa Lëvizja VETËVENDOSJE! ia ka dëmtuar pronën EULEX-it për ta kundërshtuar minimin që EULEX-i i bën sovranitetit të Kosovës. VETËVENDOSJE! e kundërshton EULEX-in për ta vendosur drejtësinë në vend, një drejtësi që bazohet në parimin e së drejtës për vetëvendosje dhe në gjykata të pavarura e të paanshme, ndërsa strukturat paralele të Serbisë punojnë për ta vazhduar padrejtësinë e okupimit të dhunshëm të Kosovës nga Serbia. Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare këtu i barazojnë këto dy ngjarje për t’i dënuar më lehtë aktivistët e Lëvizjes, ndërkohë që vazhdojnë t’i lënë të paprekura strukturat paralele



EULEX-i gabon, sikurse UNMIK-u, kur mendon se arrestime, rrahjet dhe paraburgosjet e aktivistëve e ndalin Lëvizjen. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë aktivisht këtë mision dhe veprimet e tij në Kosovë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#9

Post by Sally » Fri Sep 04, 2009 1:01 pm

Dokumentar për rënien e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit si dhe për demonstratën e 10 Shkurtit. Dokumentari është përgatitur nga Lëvizja VETËVENDOSJE.


Last edited by Sally on Fri Sep 04, 2009 5:34 pm, edited 3 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#10

Post by Sally » Fri Sep 04, 2009 1:04 pm

Zeus10 wrote:Faqja online e kesaj levizje eshte:



Faleminderit per kete Web_site Zeus, tani mund te jem ne gjendje te di me shume rreth kesaj Levizje Vetevendosje,
Last edited by Sally on Fri Sep 04, 2009 5:24 pm, edited 2 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#11

Post by Sally » Fri Sep 04, 2009 5:11 pm

EULEX-i mbronë veturat e jo njerëzit



Pas mbledhjes së ambasadorëve të BE-së të cilëve iu drejtua Pieter Feith, zëdhënësja e Javier Solanës, Cristina Gallach, në një intervistë dhënë BBC-së në shqip tha se në atë mbledhje i është dhënë mbështetja e plotë e 27 vendeve anëtare për punën e bërë nga Pieter Feith. Në po këtë intervistë Cristina Gallach thekson qysh në fillim se nga 27 vendet e BE-së u dënua aksioni ynë protestues kundër EULEX-it, por askund ajo nuk përmend hedhjen e granatës në veri dhe shtënien me armë zjarri nga strukturat paralele atje në drejtim të shqiptarëve.

Në një prononcim tjetër, Cristina Gallach, i përmend të dyja, por ja se si e bën këtë: diplomatët e BE-së “kanë dënuar vandalizmin e automjeteve të EULEX-it si dhe kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”. Dëmtimi i veturave dënohet ndërkohë që rrezikimi i jetërave të njerëzve është për t’u ardhur keq!

Problemi i parë (për nga dukja e jo rëndësia) me këto është thirrja për dënim. Nga zyra e saj në Bruksel, gjithnjë për ta mbrojtur EULEX-in në Kosovë, Gallach insiston në dënimin e aktivistëve të Lëvizjes. Pra për një moment i harron të gjithë ato fjali të bukura të thurrura deri tash nga zyrtarët e EULEX-it dhe paraardhësit e tyre se pronësia e pushtetit do të jetë në duart e vendorëve, se pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave është parim që nuk bën të shkilet.

Dhe i dyti është përmbajtja. Ajo tregon se, për EULEX-in në Kosovë (themi EULEX-in edhe kur flasim për deklaratën e Gallach marrë parasysh që ajo është zëdhënëse e zyres që e ka pjellur EULEX-in, zyres së Javier Solanës, dhe natyrisht se kjo zyre bën çmos ta mbrojë atë), më e rëndësishme se çfarë ka ndodhur është kush e ka shkaktuar. Dhe për më tepër ndaj kujt. Nëse Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dëmtuar veturat e EULEX-it, atëherë kjo është për t’u dënuar. Nëse strukturat paralele të Serbisë kanë armë zjarri kundër shqiptarëve që punonin në rindërtimin e shtëpive të tyre, atëherë për këtë atyre u vie keq. Por nuk e dënojnë e as që kërkojnë që kjo të dënohet.

Edhe më me rëndësi se të sipërmendurat, është se për çka dhe kundër cilit synim ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Se Lëvizja VETËVENDOSJE! ua kishte praptuar veturat EULEX-it për ta kundërshtuar kështu praninë e tij në Kosovë, pushtetin e tij ekzekutiv, dhe padrejtësinë formale (të mandatit) dhe atë reale (të veprimit) që ngërthen EULEX-i. Kundërshtimi i EULEX-i është i papranueshëm për EULEX-in (jo vetëm si mision real por edhe si këndvështrim kolonial), meqenëse ky kundërshtim ia minon atij qenien dhe funksionimin. Pra, ka të bëjë drejtpërsëdrejti me të. Ndërkohë që strukturat paralele kundërshtimin e kanë drejtuar kah shqiptarët dhe shtëpitë e tyre. Problematizimi i tillë i shkon për shtati EULEX-it pasi që shkon konform synimit të tij të menaxhimit të krizës (situata në Kroin e Vitakut si krizë që kërkon menaxhim nga EULEX-i), rrjedhimisht konform këndvështrimit kolonial që EULEX-i ka për vendin tonë (”situata shpërthen pa praninë tonë”). Madje dhuna e strukturave paralele ndaj shqiptarëve ia zgjatë jetën EULEX-it në sytë e EULEX-it dhe shefave të tij. Prandaj tolerimi i kësaj dhune dhe mosdënimi i saj i konvenojnë EULEX-it. Ani çka që nga ajo e pësojnë njerëzit. Kryesore për EULEX-in janë veturat.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#12

Post by Sally » Fri Sep 04, 2009 5:42 pm

Image

Feithi që përkëdhel Beogradin dhe dënon shqiptarët





Pieter Feith, kryendërkombëtari në Kosovë (i cili njëkohësisht paraqet përqendrim të të gjitha të këqijave që na vijnë nga misionet ndërkombëtare) i është drejtuar dje ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe parlamentarëve evropian. Në të dy rastet ai ka folur si përfaqësues i BE-së në Kosovë, dhe është përqendruar në punën e tij të deritashme me fokus të ve[antë në ngjarjet e javëve të fundit në politikën dhe territorin e Kosovës.

Por, çka mund të vërehet nga raporti i Pieter Feithit. Askund fjalët ‘zhvillim ekonomik’ e ‘drejtësi’. Vetëm fjalën ’stabilitet’ e përmend ai. PSBE-së nuk i intereson se si jetojnë qytetarët e Kosovës por vetëm se si të mos shqetësohen qytetarët evropianë nga kontrabanda e krimi i organizuar që mund të kalojë nëpër Kosovë. Siç e dimë EULEX-i nuk e ndalon kontrabandën që hyn në Kosovë nga Serbia. EULEX-i është kundër kontrabandës varësisht nga kahja e kontrabandës.

Pieter Feith e përmend fjalën ‘shqiptar’ dy herë kurse fjalën ‘serb’ e përmend 13 herë. Po ashtu, i neglizhon pakicat e tjera në Kosovë duke i diskriminuar ato në raport me serbët.

Feith thotë që “Kosova dhe jeta e përditshme e popullit të saj – me pak përjashtime – kanë mbetur të papërfshira nga tensionet ndëretnike dhe dhuna.” Dhe mandej vazhdon duke thënë që “sfidat me të cilat ballafaqohet EULEX-i në fushën e sundimit të ligjit janë komplekse sidomos në zonat me shumicë serbe në veri të lumit Ibër.” Pra, dhuna ndaj shqiptarëve që prej një viti e gjysmë para shpalljes së pavarësisë së pari nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe, sipas tij, e pastaj as që e përmend fare. Dhuna e strukturave të Serbisë cilësohet si ‘sfidë’ (sic.).

Feith nuk e përmend askund rolin e Serbisë në shkaktimin e asaj që ai e quan tension ‘ndër-etnik’, duke e vendosur fajin kështu në shqiptarët dhe serbët e Kosovës, të cilët nuk paskan arritur ‘pajtimin’. Ai e zhvesh tërësisht Serbinë nga tërë përgjegjësia duke mos drejtuar gishtin kah roli kryesor i Serbisë në ndarjen e qytetit të Mitrovicës.

Raporti i Feithit është fund e krye proserb. Ai e ka hallin vetëm se si të rriten privilegjet për serbët ndërkohë që nuk përmend askund strukturat paralele të Serbisë që dirigjojnë me serbët si përmes kërcënimeve po ashtu edhe përmes financimeve: “Përfaqësimi më i gjerë i serbëve të Kosovës në nivelin komunal do të lejonte komunitetin e dytë për nga madhësia, i cili jeton në Kosovë, të ketë më shumë përgjegjësi për menaxhimin e punëve të tij.” Përfaqësimi më i gjerë i serbëve në nivelin komunal është drejtpërdrejt i lidhur me procesin e decentralizimit. Ky proces është i kodifikuar në Planin e Ahtisaarit dhe pastaj në Kushtetutën e Kosovës, Mirëpo Pieter Feith në cilësinë e Përfaqësuesit të BE-së nuk i pranon asnjërën. Por flet për decentralizimin. Kjo nënkupton se Feith po e nxjerr decentralizimin jashtë Pakos, për ta zbatuar të tillë çfarë është. Pikërisht ashtu siç ka kërkuar Serbia.

Pieter Feith thekson që ai mbetet “i preokupuar me polarizimin e thellë mes liderëve politikë në Kosovë, si dhe për perceptimin e publikut lidhur me deklaratat që janë kritike ndaj pranive ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë ato të BE-së. Se kjo lehtësisht çon në vandalizëm dhe dhunë në një atmosferë të ngarkuar dhe të paqëndrueshme, e kemi parë para disa ditësh.” Pra, dëshiron ta ndalë kritikën. Sipas Feithit deklaratat po e shkaktojnë dhunën, e jo Protokolli që pritet të nënshkruhet me Serbinë. Fjala ‘i preokupuar’ nënkupton se nuk është duke u kuptuar qartë pse diçka ka ndodhur dhe fjala ‘vandal’ po ashtu nënkupton dhunë të pakuptimtë, d.m.th. pa qëllim – e gjithë kjo e shmang faktin se aksioni i VETËVENDOSJE!-s ka bartur porosi të qartë, dhe ka arsye të qartë dhe të mirënjohur pse rezistenca ndaj misioneve ndërkombëtare po has në përkrahje.

Në përgjithësi, Feith flet vetëm për përmirësime. Jo për suksese. Pushteti arbitrar si puna e Feithit nuk do që të ketë plan të përcaktuar qartë në mënyrë që mandej të matet përmbushja e tij. Plani e ka referencën konkrete në të ardhmen. Përmirësimi e ka referencën në të kaluarën. Është më mirë, pra mirë është, sipas Feithit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#13

Post by Arta » Fri Sep 11, 2009 8:27 pm




Ky eshte kanal ne YT me lajme dhe te reja nga Levizja Vetevendosje.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#14

Post by Patush » Fri Sep 11, 2009 8:38 pm

Se ndoshta është veçse spital burgu
Albin Kurti

Today at 2:46pm

Nuk është OKB-ja vendi ku fuqitë e mëdha bëhen bashkësi ndërkombëtare. Në OKB ato vazhdojnë të mbesin fuqi të mëdha. OKB-ja, më parë, është fushëbeteja e tyre. Kosova është fushëpaqja. Kosova është vendi ku ata bëjnë paqe. Kombet nuk janë të bashkuara në Kombet e Bashkuara por në Kosovë. Ndërkaq, Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu ekzistojnë që ta shprehin kënaqësinë lokale, në emër të të gjithë neve, për këtë bashkim ndërkombëtar. Se, ruana zot, mos po mendon ndokush mandej që krejt kjo është veç një farsë e dhunshme me vendasit e defaktorizuar.

Newborn. Kaq. Vetëm kaq. I porsalindur. Ama, njëherë i porsalindur, gjithmonë i porsalindur. Lindi bebja, por ajo nuk do të ushqehet që të rritet e pavarësohet, dhe nuk do të pastrohet që të jetë e shëndetshme dhe e gëzuar. Pra, nuk do të ketë zhvillim ekonomik dhe sovranitet. Dhe, nuk do të eliminohen strukturat paralele të Serbisë e as korrupsioni në majat e sistemit. U lejua që bebja të pagëzohet me të gjitha ceremonitë por jo edhe të jetojë normalisht. E futën atë në një inkubator kot, pa afat se kur do t’i përfundojë qëndrimi aty. Obeliskut Newborn përballë ndërtesës së EULEX-it thuajse me qëllim nuk iu gjet një vend tjetër: EULEX-i e mbikëqyr nga lart ndryshkjen e Newborn-it. Mbikëqyrja e këtillë është fjalë e zbërthyeshme – vetëm këqyrja nga lart. Mbikëqyret diçka që është vlerësuar e paaftë dhe për shkak se është vlerësuar e paaftë. Kaq. Vetëm kaq. Jo që me gjithë mend të aftësohet ajo.

Gerald Knaus nga ESI pat deklaruar që Kosova është protektorati i dytë evropian (duke e menduar Bosnjën si rastin e parë). Porse ky mund të jetë më parë projekti se sa realiteti. Meqë është më keq se kaq. Kosova nuk është protektorati i dytë evropian sepse Kosova nuk është protektorat vetëm evropian. Kosova është protektorat i konsensusit ndërkombëtar. Kosova është protektorat i emëruesit më të vogël të përbashkët të fuqive të mëdha. Kosova është vendi ku dallimet ndërmjet tyre merren vesh vetëm përgjatë përpjekjeve të tyre për t’i harmonizuar divergjencat. Kosova është pika e cila fuqitë e mëdha i bën bashkësi ndërkombëtare, është konteksti ku ato e arrijnë unitetin. Nuk është OKB-ja vendi ku fuqitë e mëdha bëhen bashkësi ndërkombëtare. Në OKB ato vazhdojnë të mbesin fuqi të mëdha. OKB-ja, më parë, është fushëbeteja e tyre. Kosova është fushëpaqja. Kosova është vendi ku ata bëjnë paqe. Kombet nuk janë të bashkuara në Kombet e Bashkuara por në Kosovë. Ndërkaq, Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu ekzistojnë që ta shprehin kënaqësinë lokale, në emër të të gjithë neve, për këtë bashkim ndërkombëtar. Se, ruana zot, mos po mendon ndokush mandej që krejt kjo është veç një farsë e dhunshme me vendasit e defaktorizuar.

Le ta përkthejmë tash këtë tek metafora e mësipërme. Protektorati është inkubatori i bebes, kurse konsensusi është pohimi që mjekët shpesh e bashkërisht ia bëjnë njëri-tjetrit dhe bebes, ashtu pa zë e vetëm me tundje koke. Pra, Kosova është bebja për të cilën mjekët mbikëqyrës ndërtojnë konsensus, mjekët që ia zgurdullojnë sytë asaj atëherë kur nuk janë duke e bërë nga një sy gjumë për veten e tyre. Kosova është bebja për të cilën mjekët, përndryshe grindavecë e qaramanë, bien kollaj dakord. Mjekët mbikëqyrës të bebes e duan gjendjen stabile? Në fakt, mjekët e duan stabilitetin e dakordimit të tyre dhe jo të bebes. Apo, më saktë, e duan stabilitetin e gjendjes së bebes në masën që kjo gjë është e nevojshme për stabilitetin e dakordimit të tyre. Problemi nuk është bebja e hospitalizuar, por spitali. Beben nuk e bëri pacient sëmundja por spitali.

Në një poster të VETËVENDOSJE!-s patëm shprehur shqetësimin tonë, jo kundër obeliskut të NEWBORN-it, por për shkak të vërtetësisë së trishtueshme të tij pas asaj që u quajt shpallje e koordinuar e pavarësisë:

- Bebja s’ka vullnet dhe as që mund të ketë vullnet. Bebja është në mëshirën e të tjerëve.

- Bebja s’ka vetëdije për interesat e saj. Të tjerët ia përcaktojnë bebes interesat.

- Bebja është absolutisht e varur nga të tjerët, posaçërisht nga nëna e cila e ushqen.

- Bebja e thith gjirin e cilësdo nënë sepse nuk e dallon dot se cila është nëna e vërtetë.

- Bebja qan shpesh por kjo nuk merret aq seriozisht. Bebja flen shumë dhe kjo i gëzon të gjithë.

- Bebja s’ka histori dhe nuk i dihet ardhmëria. Pas shtatzënisë nëntëvjeçare me UNMIK-un, bebja njëvjeçare ende po mbahet në inkubator.

- Bebes i duhen 18 vjet për demokraci. Për 18 vjet me radhë ajo konsiderohet e mitur dhe s’ka të drejtë vote.

- Mjekët ndërkombëtarë dhe vendorë e kanë definuar beben jo si njeri, por si qenie sui generis.

- Kjo bebe nuk lëngon sepse s’ka prindër dhe është jetime. Kjo bebe lëngon sepse ka tepër shumë prindër.

- Kosova është vetëm një shtet i ri, është veçse bebe, nga pikëvështrimi i OKB-së. NEWBORN është disenjuar me syrin e ndërkombëtarëve dhe për syrin e tyre.
Por ama si u bë që u bëmë bebe? Ne e dimë që s’jemi bebe. Kujtesa që kemi nuk është e implantuar. Në fakt, vazhdimisht janë përpjekur që të na e fshijnë kujtesën. Nuk iu ka penguar që s’kemi kujtesë por pikërisht që e kemi atë. Edhe Newborn është emër projekti e jo përshkrim realiteti. Jo vetëm që ky popull ekzistonte qysh moti, por edhe shoqëria e institucionet e tij janë të vjetra, më të vjetra edhe se mosha e shumë prej mjekëve mbikëqyrës.

Në kohën e okupimit të Serbisë i ngjanim disi të burgosurit politik, të cilin e rrahin, e torturojnë, por i cili ka subjektivitet dhe mban qëndrimet e tij. Të burgosurin e akuzojnë, e fyejnë, e dënojnë, ama si një të rritur të padëshirueshëm për ta. I burgosuri politik vazhdon të jetë i rrezikshëm për ata që mbesin jashtë burgut. Me mbarimin e okupimit të Serbisë mbase dolëm nga burgu por me gjasë përfunduam në spital. Nëse sistemi dikur na mbante të burgosur për t’u mbrojtur prej nesh, tash na mbajnë në spital duke u shtirur se po na mbrojnë nga vetvetja jonë. Thuajse e kundërta e burgut të zi na qenka spitali i bardhë. Dhe se nuk ka asgjë ndërmjet apo përtej këtyre. Se çmimi i heqjes së dhunës mbi subjektin është subjekti pa subjektivitet. Se ata që duan të dalin nga spitali i pret mjeku që i kërcënon me burg.

Pa protokoll po bëhet e qartë se nuk kemi dalur me tamam nga burgu. Se tashti nuk jemi të lirë vetëm sepse nuk jemi në burg dhe sepse jemi në një spital. Se ndoshta ky spital është veçse spital burgu.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#15

Post by Sally » Sun Sep 13, 2009 12:40 pm

Kurti: Java do të nisë me protesta



Prishtinë - Albin Kurti dhe Avni Zogiani deklaruan dje në emër të 23 organizatave që u bashkuan për demonstratën kundër protokolleve EULEX-Serbi, se kjo demonstratë do të mbahet dy ditë më herët, pra nesër, më 14 shtator 2009, në orën 12:00.
Marshi protestues fillon nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë. Në deklaratën e djeshme, Kurti sqaroi se “nuk bën që dita e parë e punës, e hëna të ngjajë sikur të mos kishte ndodhur asgjë të premten. Është interesi i krerëve institucionalë që ta normalizojnë dëmin e Protokollit: meqë nuk e kundërshtuan sinqerisht, ata duan ta paraqesin tash protokollin si jo edhe aq të rëndësishëm”.

“Ne nuk mund të jemi assesi të përfaqësuar me kundërshtimin tradicionalisht gjithnjë e më të butë të institucioneve cili në fund shndërrohet në pranim”, shtoi ai.

Po ashtu, Kurti theksoi se “krerët institucionalë thanë që ata janë palë jashtë këtij aranzhmani teknik, mirëpo, Kosova është përbrenda këtij aranzhmani. Institucionet u anashkaluan porse Kosova pësoi. Kjo është dëshmi se ata brengosen për veten e tyre ama jo edhe për Kosovën. Nuk mund të jenë njerëzit në krye të institucioneve të Kosovës më të rëndësishme se Kosova, se qytetarët e Kosovës e se shteti i Kosovës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”