"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#106

Post by ALTIN » Sat Oct 23, 2010 9:28 am

qiellikalter ju jeni tu ba fushate parazgjedhore per nje parti politike, sic asht kjo e Kurtit. Une e kom lexue edhe rregulloren e forumit kur jam regjistrue, edhe nder rregullat kryesore u kan qe mos me promovue asni parti politike. C'perjashtim ban ne kete rast partia e Kurtit? Jemi ngop i/e nderuar prej rrenave: edhe te tjere para Albinit kane thene s'e s'po i nderrojme karakterin por vec taktikat por shpejt e kane nderrue karakterin me gjithe taktika. Ti m'beso nuk e njeh as 1% te kesaj partie s'i e njoh; keshtu qe ti duhet te me pyesesh mua qe te mesosh gjera rreth saj e jo te me tregosh.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#107

Post by Zeus10 » Tue Oct 26, 2010 10:49 pm

Altin, ne vertete nuk promovojme partite, por promovojme cdo gje qe shkon me interesin kombetar dhe kur ato vine prej organizimeve partiake. Pastaj, ne nuk presim qe te gjithe shqiptaret te jene ne nje mendje, per cfare eshte me e mire per kete interes te pergjithshem. Ka shume meskina mes nesh, pa folur per te shiturit qe fatkeqesisht jane bere shume aktive.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#108

Post by ALTIN » Wed Oct 27, 2010 4:51 pm

Zeus10 wrote:Altin, ne vertete nuk promovojme partite, por promovojme cdo gje qe shkon me interesin kombetar dhe kur ato vine prej organizimeve partiake. Pastaj, ne nuk presim qe te gjithe shqiptaret te jene ne nje mendje, per cfare eshte me e mire per kete interes te pergjithshem. Ka shume meskina mes nesh, pa folur per te shiturit qe fatkeqesisht jane bere shume aktive.
Mu para nji viti "Vetevendosja" pat dale me nje fushate shume mire te argumentuar duke thirre qytetaret me i bojkotu zgjedhjet e asaj kohe, sepse kshtu vec legjitimohej zgjedha e huej mbi Kosoven. Nderkaq te njejtit tash na thone te dalim ne zgjedhje. Dicka nuk po shkon ne kete mes. Kqyre nje spot sarkastik qe dikur 'Vetevendosja' ia hidhte zgjedhjeve dhe politikaneve:


User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#109

Post by Zeus10 » Wed Oct 27, 2010 6:09 pm

Mu para nji viti "Vetevendosja" pat dale me nje fushate shume mire te argumentuar duke thirre qytetaret me i bojkotu zgjedhjet e asaj kohe, sepse kshtu vec legjitimohej zgjedha e huej mbi Kosoven. Nderkaq te njejtit tash na thone te dalim ne zgjedhje. Dicka nuk po shkon ne kete mes. Kqyre nje spot sarkastik qe dikur 'Vetevendosja' ia hidhte zgjedhjeve dhe politikaneve:
Kesaj rradhe ata marrin pjese ne zgjedhje dhe jane zotuar qe ta shnderrojne shtetin e Kosoves, nga nje shtet formalisht i pavarur, ne nje shtet vertete te tille. Pa pasur pushtet, ata nuk mund ti shnderrojne premtimet ne vepra dhe per mendimin tim, ata e meritojne tu jepet nje shanc i tille. Ne fund te fundit nuk ka pushtet te perhershem dhe nese ata genjejne dhe si mbajne premtimet, do te largohen njehere e mire nga skena politike.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#110

Post by qiellikaltër » Wed Oct 27, 2010 10:18 pm

ALTIN wrote:qiellikalter ju jeni tu ba fushate parazgjedhore per nje parti politike, sic asht kjo e Kurtit. Une e kom lexue edhe rregulloren e forumit kur jam regjistrue, edhe nder rregullat kryesore u kan qe mos me promovue asni parti politike. C'perjashtim ban ne kete rast partia e Kurtit? Jemi ngop i/e nderuar prej rrenave: edhe te tjere para Albinit kane thene s'e s'po i nderrojme karakterin por vec taktikat por shpejt e kane nderrue karakterin me gjithe taktika. Ti m'beso nuk e njeh as 1% te kesaj partie s'i e njoh; keshtu qe ti duhet te me pyesesh mua qe te mesosh gjera rreth saj e jo te me tregosh.
Qellimi im nuk jane fushatat te asnji lloji dhe duket perderisa jam shprehur per VV edhe para se te garonte ne zgjedhje, megjithate kjo s'eshte me e rendesishmja.

Me e rendesishmja eshte te di se perse e kundershton qendrimin e VV qe kerkon te perdore edhe parlamentin per te ndryshuar e shfuqizuar ligje, procese ne dem te shtetit te Kosoves, sepse akuzat per lepirje te asaj qe ka peshtyre me pare, nuk qendrojne.
Kjo njekohesisht lidhet me ate qe si deshiron ta shohesh Kosoven ti dhe cfare rruge mendon duhet te ndiqet per te arritur aty.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#111

Post by qiellikaltër » Wed Oct 27, 2010 11:20 pm

Emision diskutues mbi VV dhe menyren se si VV mendon ta realizoje platformen politike dhe ekonomike ne Klan Kosova





"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#112

Post by Adriana » Tue Nov 02, 2010 6:11 am





Udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e ka cilësuar krizën aktuale institucionale në Kosovë si krizë të nxitur nga interesat e politikanëve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai shpalos përgatitjet për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare ndërsa ka hedhur poshtë çdo mundësi të përfshirjes së tij në bisedimet e paralajmëruara me Serbinë. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, zoti Kurti thotë se do të angazhohet për ri përcaktimin e rolit të Bashkimit Evropian në Kosovë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#113

Post by Adriana » Thu Nov 11, 2010 11:14 pm

Lista e VETËVENDOSJES! për deputetë

Lëvizja VETËVENDOSJE!, të enjten, më 11 nëntor, mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën i prezentoi pesë subjekte politike, të cilat iu bashkangjitën listës së kandidatëve për deputetë të VETËVENDOSJE!-s.

Konferencën e hapi Albin Kurti, i cili tha se ka nderin që sot t’i prezentojë:

Avni Klinakun - nga Lëvizja për Bashkim
Fadil Fazliun - nga Lëvizja për Integrim dhe Bashkim
Xhemajl Arënliun - nga Balli Kombëtar
Arif Krasniqin - nga Partia Ekologjike dhe
Elza Sadikun - nga Lëvizja Demokratike për Integrim.

Ky koalicion është joformal dhe zgjedhor, të gjithë 11 kandidatët e këtyre subjekteve do të hyjnë në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me këtë rast Albin Kurti tha “Është e mundshme të bëhemi bashkë dhe njëherë kur të bëhemi bashkë gjithçka është e mundur pastaj. Bashkë do të mundohemi që ta bëjmë ndryshimin për të mirë të vendit dhe qytetarëve. Ky ndryshim nënkupton ndryshimin e pushtetit.”

Lëvizja VETËVENDOSJE! prezantoi listën e kandidatëve për deputetë
Listën e përbëjnë:


1. Albin Kurti
2. Afrim Hoti
3. Albana Fetoshi
4. Afrim Kasolli
5. Agim Kuleta
6. Albana Gashi
7. Agron Limani
8. Ali Jonuzi
9. Albulena Haxhiu
10. Ali Lahu
11. Arben Vitia
12. Alma Lama
13. Arif Krasniqi
14. Arsim Thaçi
15. Antigona Uka
16. Artan Çollaku
17. Arton Musliu
18. Arbërore Kelmendi
19. Avdi Shkreli
20. Avdullah Bajra
21. Arlinda Bytyqi
22. Avni Klinaku
23. Avni Rudaku
24. Aurora Bakalli
25. Bajram Binaku
26. Basri Kodra
27. Bahrije Ademi
28. Bejtush Isufi
29. Berat Lahu
30. Behar Sahitaj
31. Besnik Bislimi
32. Enver Bajrami
33. Blerta Sadiku
34. Fadil Fazliu
35. Faruk Mujka
36. Bukurije Fazliu
37. Fatlik Lila
38. Faton Limani
39. Burbuqe Shurdha
40. Faton Topalli
41. Florin Krasniqi
42. Drenushë Xhemajli
43. Gani Krasniqi
44. Gëzim Mekuli
45. Elza Sadiku
46. Glauk Konjufca
47. Haqif Ilazi
48. Fitnete Ramosaj
49. Hedvig Kadriu
50. Hysamedin Feraj
51. Flaka Dika
52. Hysen Durmishi
53. Hysni Guraziu
54. Florije Drevinja
55. Imer Halimi
56. Isa Elezaj
57. Hatixhe Latifi Pupovci
58. Islam Thaqi
59. Ismajl Kurteshi
60. Igballe Malushaj
61. Ismet Hamiti
62. Jahja Drançolli
63. Leonora Morina
64. Jakup Bullatovci
65. Jashar Aliaj
66. Liridona Guci
67. Jeton Budima
68. Kadri Bytyqi
69. Luljeta Selimi
70. Kushtrim Krasniqi
71. Liburn Aliu
72. Lumturie Svetla
73. Masar Vuçiterna
74. Milaim Kadriu
75. Majlinda Gjelaj
76. Murat Musliu
77. Naser Shatri
78. Radije Hoxha
79. Nazmi Mikullovci
80. Nexhmedin Shaqiri
81. Sadete Jashari – Aliu
82. Nezir Myrtaj
83. Petrit Ahmeti
84. Sanije Berisha
85. Qemal Aliu
86. Raif Qela
87. Saranda Pozhegu
88. Ramadan Limani
89. Rexhep Selimi
90. Shemsije Seferi
91. Rifat Demaku
92. Rizah Xhakli
93. Shkurte Aliu
94. Rushit Ramabaja
95. Sadri Ramabaja
96. Shqipe Alishani-Gorani
97. Salih Zyba
98. Sami Luma
99. Violeta Salihu
100. Skender Limani
101. Sylejman Pireva
102. Vjollca Ramiqi
103. Valdet Gjonbalaj
104. Valon Murati
105. Vlora Haxhimehmedi
106. Visar Ymeri
107. Xhelal Sveçla
108. Zanita Halimi
109. Xhemajl Arënliu
110. Xhemajl Pllana
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#114

Post by qiellikaltër » Fri Nov 12, 2010 11:50 pm







"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#115

Post by Adriana » Tue Nov 23, 2010 5:42 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Tubim në fshatin Caralevë


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#116

Post by qiellikaltër » Tue Nov 23, 2010 6:21 pm

"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#117

Post by Adriana » Fri Nov 26, 2010 11:18 am

Përmbledhje e aktiviteteve të Lëvizjës VETËVENDOSJE!

Këshillat për Zhvillimin e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! edhe të mërkurën, më 24 nëntor, kanë vazhduar me intensitet të madh të organizojnë tubime publike me qytetarët anembanë Kosovës. Tubime u mbajtën në komunat e Besianës, Pejës, Prishtinës, Gjilanit, Kaçanikut, Prizrenit, Vitisë, Sharrit si dhe të Ferizajt.


Besianë
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë, mbajti tubime me banorët e lagjes “Qyteti II” të fshatit Gllamnik si dhe një tubim në qytetin e Besianës në restorantin “Te Qershiat e Llapashticës”. Në lagjen “Qyteti II” të pranishëm ishin rreth 100 qytetarë, dhe para qytetarëve folën Albin Kurti, bashkë me aktivistët Ali Lahu, Rexhep Selimi, Flaka Dika e Sylejman Pireva. Ali Lahu, foli për zgjerimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Besianës. Pas tij mori fjalën Albin Kurti, i cili shpalosi programin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke u koncentruar më shumë në dy shtyllat kryesore të këtij programi, që janë shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik. “Lëvizja VETËVENDOSJE! është shumë e fuqishme për dy arsye: sepse ka program të fuqishëm dhe për shkak se ka organizim të fuqishëm. Pavarësia e Kosovës është vetëm formale, ngase ajo nuk erdhi si rezultat i së drejtës për vetëvendosje. Lëvizja VETËVENDOSJE! është mundësia e vetme për ndryshime” tha ndër të tjera Kurti”. Ndërsa Rexhep Selimi tregoi se programi politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është programi i vetëm ku mishërohen idetë e tij dhe kërkesat e gjithë qytetarëve, dhe se përmes këtij program do t’i rikthehet identiteti popullit të Kosovës. Më pas pati debat të hapur, ku qytetarët dhanë komentet e tyre dhe bënë pyetje të shumta lidhur me zhvillimet e fundit politike e ekonomike në vend.
Ndërsa në restorantin “Te Qershiat e Llapashticës” para qindra qytetarëve të Besianës Albin Kurti e Rexhep Selimi, shpalosën programin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe gjatë bashkëbisedimit me qytetarët erdhën në përfundim se pa organizim të fuqishëm të qytetarëve në Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk do të mund të realizohet programi politik me moto “Bahkë është e mundshme”. Në fund, shumë qytetarë u bënë anëtar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe formuan Këshillat për Zhvillimin e Pikave në Besianë.

Pejë
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Pejë mbajti me banorët Vitomiricës të Treboviqit si dhe të Naberxhanit. Para qytetarëve të pranishëm, Bajram Binaku foli për historikun e Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe shpalosi programin politik “Bashkë është e mundshme”.
Pastaj fjalën e mori, Avdi Shkreli i cili ndër të tjera tha se “Lëvizjes VETËVENDOSJE! është për ndryshimin e karakterit të shtetit dhe të kulturës qeverisëse në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”.
Fjalën e mori edhe Iber Hoti i cili kritikoi sistemin e drejtësisë duke thënë se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të punojë që ky sistem të veprojë mbi parimet e barazisë para ligjit, për çdo qytetarë.
Ndërsa Sadik Shala tha ndër të tjera se “Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk premton shumë. Kjo Lëvizje flet pak, por punon shumë që së bashku me qytetarët të arrihen ndryshime rrënjësore politike e ekonomike.
Në fund u themeluan pikat në këto fshatra të Pejës.

Prishtinë
Lëvizja VETËVENDOSJE, në Prishtinë mbajti tubim me banorët e Besisë e të Lebanëës. Formimit të Pikës i parapriu shpalosja e programit politik të Lëvizjes.
Aktivisti Nezir Myrtaj shpalosi pikat programore ndërsa në diskutim me qytetarët u angazhuan edhe aktivistët Florie Drevinja, Skënder Limani, Jashar Alia, Agim Sylejmani e Jusuf Demiri
Pas shpalosjes së Programit dhe diskutimit të zhvilluar, pjesëmarrësit e tubimit u anëtarësuan në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe u zgjodh Këshilli i Pikës për këto fshatra.
Tubim tjetër u mbajt edhe me qytetarët e fshatrave Bardhosh, Trudë dhe Milecë të komunës së Prishtinës.
Tubimin e hapi aktivisti Isa Elezaj, i cili shpjegoj qëllimet e mbajtjes së këtij tubimi, pra shpalosjen e programit politk të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe formimin e Këshillit të Pikës për këto fshatra. Me këtë rast ai foli edhe për pikat programore për sovranitetin, simbolet kombëtare dhe kushtetuten. Ndërsa Aktivisti Xhelal Sveçla, para të pranishmëve shpalosi pjesë nga programi politik që kanë të bëjnë me drejtësinë. Në vazhdim aktivisti Arben Vitia, foli për sistemin shëndetësor, kurse për sistemin e arsimit foli Violeta Salihu.
Prezantimi u pasua nga një bashkëbisedim mes aktivistëve dhe qytetarëve gjatë së cilit qytetarët filluan të parashtojnë pyetje dhe të japin komentet e tyre rreth Programit politk të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në fund të tubimit qytetarët u anëtarësuan në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si dhe u formua Këshilli i Pikës për fshatrat Bardhosh, Trudë dhe Milecë.

Gjilan
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan mbajti tubime në fshatin Uglar dhe në lagjen “Ramiz Cërnica”, brenda qytetit të Gjilanit. Para uglarasve, folën Nexhmedin Shaqiri, Avni Rudaku, Ismajl Kurteshi, Avdullah Bajra dhe Gazmend Lakna. Hapjen e tubimit bëri Nexhmedin Shaqiri, i cili foli për situatën e rëndë ekonomike në vend. “Lëvizja VETËVENDOSJE! zhvillimin ekonomik dhe shtetndërtimin nuk e sheh ndaras nga njëra tjetra”. Ndërsa Avni Rudaku, foli për nevojen e aktivizimit politik të rinisë. “Ju e dini se deri më tash, partitë politike kurrë nuk e kanë parë rininë si pjesë aktive të zgjidhjes së problemit, por vetë rininë si problem. Lëvizja VETËVENDOSJE është e bindur se rinia duhet të përfshihet domosdoshmërisht në politikat vendimmarrëse. Nuk ka subjekt politik që përfaqëson më direkt interesat dhe kërkesat e të rinjve, sesa Lëvizja VETËVENDOSJE! E cila është formuar nga të rinjtë duke përfshirë më pas në vete aktivistë të të gjitha moshave”. Debati me qytetarët sillej kryesisht rreth pozitës së vështirë ekonomike të veteranëve të luftës dhe papunësisë së të rinjve.
Tubimi tjetër u mbajt në lagjen “Ramiz Cërnica”. Aty para qytetarëve folën anëtarët e Këshillit të Lëvizjes në Gjilan. Pas mbylljes së diskutimit me qytetarët, u anëtarësuan një numër i madh i qytetarëve dhe u formua Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshat dhe lagjen e qytetit.

Kaçanik
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik, ka mbajtur një tubim publik në fshatin Runjevë. Aktivisti Basri Kodra ka diskutuar për aktivitet e fundit të Lëvizjes
VETËVENDOSJE! dhe rreth krijimit të pikave nëpër fshatrat dhe lagjet e komunës së Kaçanikut. Basri Kodra para të pranishmëve ka prezantuar parimet programore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke u përqendruar në pjesën e shtetndërtimit si dhe ka folur për të drejtën e popujve për vetëvendosje. Ndërsa aktivisti Remzi Krraba është përgjigjur në disa prej pyetjeve që u parashtruan nga të pranishmit. Pas përfundimit të tubimit qytetarët u anëtarësuan në Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke mundësuar krijimin e Pikës.

Prizren
Lëvizja VETËVENDOSJE organizoi tubim edhe me banorët e fshatit Malësi e Vrrinit të komunës së Prizrenit. Tubimin e hapi Afrim Kasolli duke e prezantuar programin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Kosovës. Duke u përqendruar në pjesën e zhvillimit ekonomik, ai theksoi se Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për rritjen e subvencionimit të ekonomisë së vendit për ta zëvendësuar importin me prodhim vendës dhe për ta rritur eksporitin. Pastaj fjalën e morri Liridona Guci e cila u përqendrua më tepër në sektorin e shëndetësisë, sidomos në mungesën e planifikimit dhe menaxhimit në këtë sektor. Ajo tha se prioritet i programit politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është ofrimi i sigurimit social e shëndetësor në kontrata kolektive, dhe se ky sigurim duhet të jetë publik dhe i menaxhuar nga kompanitë publike. Ndërsa Islam Thaqi veçoi mungesën e kujdesit dhe mbështetjes shtetërore ndaj kategorive të dala nga lufta, të ish-burgosurve politik si dhe margjinalizimin e qëllimshëm të kategorive sociale.
Në fund të tubimit u formua edhe pika e Lëvizjes në Malësi të Vrrinit.

Viti
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka formuar edhe dy pika në komunën e Vitisë. Fshatrat Sllatinë e poshtme dhe Beguncë ishin mikpritëse të aktivistëve të Lëvizjes në mesin e të cilëve ishin edhe aktivistët Afrim Hoti e Hysen Durmishi.
Tubimi i parë u mbajt në fshatin Sllatinë e poshtme ku aktivisti Arton Musliu i përshëndeti të pranishmit dhe u tregoi ecurinë e punëve rreth shtrirjes së
rrjetit të Lëvizjes në Viti. Më pas fjalën e mori aktivisti Afrim Hoti i cili është edhe i vëllai i heroit dhe patriotit tonë të mirënjohur Ukshin Hotit, i cili theksoi që lufta e fundit në Kosovë nuk është bërë për qëllimin e krijmit të disa pashallëqeve dhe pasurimit të disa individëve por për lirinë e tërë popullit. Ndërsa Hysen Durmishi tha ndër të tjera se partitë po i frikohen Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për këtë edhe bënë ç’mos për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ndër shumë komente dhe pyetje që bënë qytetarët, Faredin Hoxha pyeti nëse
Lëvizja VETËVENDOSJE! do të bëjë koalicion me PDK-në në rast se e kalon pragun zgjedhor.
Hysen Durmishi u përgjigj duke thënë se Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e vë në dyshim faktin që do ta kalojë pragun zgjedhor, dhe se nuk do të bëj koalicion jo vetëm me PDK-në por me asnjë parti që ka qenë në pushtet gjer më tani. Ai më tutje theksoi se Lëvizja ka vendosur të hyjë në institucione për t’ia kthyer ato popullit.

Takimi i dytë me qytetarë u mbajt në fshatin Beguncë. Edhe në këtë fshat
fjalën hyrëse e mbajti Arton Musliu i cili pos tjerash theksoi që shqiptarët në Kosovë duhet të jenë të paktën të barabartë me pakicat tjera pasi që janë popull shumicë në Kosovë e jo të diskriminuar ashtu siç kanë qenë edhe para lufte.
Aktivisti Hysen Durmishi në mes tjerash tregoi faktin që vendimi për të marrë
pjesë në zgjedhje ka qenë si rezultat i dëshirës së popullit i cili ka kërkuar nga
Lëvizja VETËVENDOSJE! që të garoi në zgjedhje dhe përveç rrugës dhe protestave interesat e popullit t’i përfaqësoi edhe në institucione. Durmishi foli edhe për hendekun ekonomik e shoqëror të krijuar në mes të politikanëve dhe popullit, ku siç theksoi ai, ky hendek çdo ditë po rritet pasi që politikanët çdo ditë e më shumë po pasurohen në kurriz
të popullit i cili çdo ditë e më shumë varfërohet.
Në fund të tubimeve shumë qytetarë u anëtarësuan në Lëvizje dhe formuanKëshillat për Zhvillimin e Pikave në Sllatinë dhe Beguncë.

Sharr
Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr (Dragash), ka organizuar dy tubime publike me qytetarët e fshatrave Kapre dhe Kosavё. Nё kёto tubime qytetarёve iu drejtuan Glauk Konjufca dhe Hysni Guraziu. Glauk Konjufca
prezantoi programin politik tё Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe shtjelloi shumё tema tё
karakterit politik, qё janё me rёndёsi pёr Kosovёn dhe proceset nёpёr tё cilat po kalon ajo. Ndёrsa, Hysni Guraziu foli kryesisht pёr problemet ekonomike me tё cilat po pёrballet populli dhe shteti i Kosovёs, si dhe pёr mundёsitё e tejkalimit tё kёtyre problemeve nëpërmjet organizimit gjithpopullor. Ai u fokusua nё veçoritё
gjeografike tё komunёs sё Sharrit, si njёra nga komunat mё me pёrspektivё pёr zhvillimin e blegtorisё dhe bujqёsisё nё Kosovё. Fjalimet e aktivistёve u pasuan nga shumё
pyetje dhe shumë komente nga qytetarët. Tubimet u ndoqën nga një numër i madh i qytetarёve, njё pjesё e tё cilёve shprehen vullnetin e tyre për tu anёtarёsuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe krejtёsisht nё fund u krijuan Pikat e Lёvizjes nё këto dy fshatra.

Ferizaj
Lëvizja VETËVENDOSJE! Ferizaj ka themeluar edhe dy pika. Tubimet për themelimin e pikave u mbajtën në fshatrat, Dremjak dhe Prelez i jeerlive. Para të pranishmëve folën Sadri Ramabaja, Rizah Xhakli dhe Enver Bajrami. Rizah Xhakli, foli për historikun e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Më pas, Enver Bajrami, elaboroi programin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Prezantimin e përmbylli, Sadri Ramabaja, i cili ndër të tjera tha se “Jemi ndryshe nga politikanët tjerë, ne duam që politikën ta kthejmë tek qytetari, pakënaqësia është rezultat i shkëputjes së politikanëve nga qytetarët. Kemi nevojë për një organizim të
fuqishëm të përbashkët, dhe për një ideal. Pikërisht, Lëvizja VETËVENDOSJE! është bazamenti kryesor, dhe slogani i saj “Bashkë është e mundshme” thotë shumë.
Në fund qytetarët u anëtaësuan në Lëvizjen VETËVENDOSJE! si dhe formuan Këshillat për Zhvillimin e Pikave në këto fshatra.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për Media dhe Komunikim
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#118

Post by qiellikaltër » Wed Dec 01, 2010 8:57 pm

Nga te dhenat dhe fotot duket se numri i njerezve qe po i bashkohen levizjes Vetevendosje eshte i konsiderueshem. Me ne fund qytetaret po zgjohen e po kane besim te veprojne.

Pamje nga tubimi ne Mitrovice, 1/12/2010:
Image




Tubimi ne Fushe-Kosove:
Image
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#119

Post by Patush » Wed Dec 01, 2010 11:11 pm

qiellikaltër wrote:Nga te dhenat dhe fotot duket se numri i njerezve qe po i bashkohen levizjes Vetevendosje eshte i konsiderueshem. Me ne fund qytetaret po zgjohen e po kane besim te veprojne.

Pamje nga tubimi ne Mitrovice, 1/12/2010:
Image




Tubimi ne Fushe-Kosove:
Image

Shume pamje premtuese :D

Uroj qe zjarri i vetevendosjes te qendroje i ndezur ne zemrat e Shqiptareve.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#120

Post by Socio » Fri Dec 03, 2010 11:56 pm

Image

Votoni Vetem Vetevendosjen ...


Nuk kam dyshim se, nese keta fitojne, do te jene me shume kombetare dhe me pak bythlepirsa se sa te gjitha partite tjera.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”