"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#46

Post by Arta » Wed Feb 03, 2010 11:55 pm

Feja e Shqiptarit

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#47

Post by Arbëri » Thu Feb 04, 2010 12:50 am

Arta wrote:Feja e Shqiptarit

FLM Arta për këtë video , e gjatë por interesant ..

p.s. mua më duket se forumi''shqiptar'' i jepë më shumë rëndësi regjistrimit fetar se sa vetë ''Grekët'' :mrgreen:

P.S.
Postuar më parë nga Albo
Ashtu eshte. E ka fajin KOASH, Kisha greke dhe Kisha serbe qe ti u bere mysliman.
http://www.forumishqiptar.com/showthrea ... ost2585978
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#48

Post by Patush » Thu Feb 04, 2010 1:24 am

Arbëri wrote:
Arta wrote:Feja e Shqiptarit

FLM Arta për këtë video , e gjatë por interesant ..

p.s. mua më duket se forumi''shqiptar'' i jepë më shumë rëndësi regjistrimit fetar se sa vetë ''Grekët'' :mrgreen:

P.S.
Postuar më parë nga Albo
Ashtu eshte. E ka fajin KOASH, Kisha greke dhe Kisha serbe qe ti u bere mysliman.
http://www.forumishqiptar.com/showthrea ... ost2585978
Larg "forumishqipetar" o Arberi, Alboja dhe tipat si ai jane me te rrezikshem se serbi, turku dhe greku te bashkuar bashke, ne fakt kto te fund permendurit te bashkuar kan ken gjithmone!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#49

Post by Arbëri » Thu Feb 04, 2010 1:36 am

Patush wrote:
Arbëri wrote:
Arta wrote:Feja e Shqiptarit

FLM Arta për këtë video , e gjatë por interesant ..

p.s. mua më duket se forumi''shqiptar'' i jepë më shumë rëndësi regjistrimit fetar se sa vetë ''Grekët'' :mrgreen:

P.S.
Postuar më parë nga Albo
Ashtu eshte. E ka fajin KOASH, Kisha greke dhe Kisha serbe qe ti u bere mysliman.
http://www.forumishqiptar.com/showthrea ... ost2585978
Larg "forumishqipetar" o Arberi, Alboja dhe tipat si ai jane me te rrezikshem se serbi, turku dhe greku te bashkuar bashke, ne fakt kto te fund permendurit te bashkuar kan ken gjithmone!
është e pamundur te një komb të ekzistoj një forum që mban emrin e një kombit dhe njëkohësishtë të bëjë propaganda antikombëtare (për urrejte dhe shpifje fetare të mos flasim ).

Ja si duket forumi që e mban emrin e kombit , me pronarin e tij Albo :
Gjatë 24 orëve janë këto thema ,

Image


Larg "forumishqipetar" o Arberi,
Sa për mua mos e ke dert , por helmohet populli , rinia etj..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#50

Post by Patush » Thu Feb 04, 2010 1:51 am

Sigurishte qe po, qisha "Greke" dhe imamat islamiste kane te njejtine qellim dhe gjithmone punojne bashke. Edhe "Kristot" pa na dalin fanatike islamiste! Si mund te lejoje qisha "Greke" dhe harapat imam te shkretetinave qe Shqipetaret te mesojne per historine e tyre dhe te lirohen nga ktheterat e te lartpermendurve qe i mbajne ne robni? Qisha "Greke" dore e djadhte e Osmanit ka ken gjithmone, besa e Zotit prep a!

Albos jepi pak leke dhe "Fiori" behet e jotja!


Sa për mua mos e ke dert , por helmohet populli , rinia etj..
As une nuk e kisha per ty, por mora rastin qe te citoj ty dhe te them ato qe thash per te tjeret qe nuk ja dinjne akoma fetyren e "forumishqipetar"!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#51

Post by Arbëri » Thu Feb 04, 2010 2:05 am

Patush wrote:Sigurishte qe po, qisha "Greke" dhe imamat islamiste kane te njejtine qellim dhe gjithmone punojne bashke. Edhe "Kristot" pa na dalin fanatike islamiste! Si mund te lejoje qisha "Greke" dhe harapat imam te shkretetinave qe Shqipetaret te mesojne per historine e tyre dhe te lirohen nga ktheterat e te lartpermendurve qe i mbajne ne robni? Qisha "Greke" dore e djadhte e Osmanit ka ken gjithmone, besa e Zotit prep a!

Albos jepi pak leke dhe "Fiori" behet e jotja!


Sa për mua mos e ke dert , por helmohet populli , rinia etj..
As une nuk e kisha per ty, por mora rastin qe te citoj ty dhe te them ato qe thash per te tjeret qe nuk ja dinjne akoma fetyren e "forumishqipetar"!
E di Patush që se kishe për mu , pa merak shoku .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#52

Post by Arta » Thu Feb 04, 2010 4:18 pm

Une ja kam dhene disa pergjigje atij, por nuk merr vesh! Lere se sa me shume flasin disa njerez, aq me teper tregojne veten kush jane. Nuk eshte faji i tij, eshte menyra me c'fare fryme jane rritur ne familje. Baza e edukimit te urrejtjes dhe dashurise ne cdo aspekt eshte familja, pastaj vin shoqeria e me rradhe.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#53

Post by alfeko sukaraku » Thu Feb 04, 2010 7:36 pm

Arbëri wrote:
Arta wrote:Feja e Shqiptarit

FLM Arta për këtë video , e gjatë por interesant ..

p.s. mua më duket se forumi''shqiptar'' i jepë më shumë rëndësi regjistrimit fetar se sa vetë ''Grekët'' :mrgreen:

P.S.
Postuar më parë nga Albo
Ashtu eshte. E ka fajin KOASH, Kisha greke dhe Kisha serbe qe ti u bere mysliman.
http://www.forumishqiptar.com/showthrea ... ost2585978
Larg "forumishqipetar" o Arberi, Alboja dhe tipat si ai jane me te rrezikshem se serbi, turku dhe greku te bashkuar bashke, ne fakt kto te fund permendurit te bashkuar kan ken gjithmone![/quote]
është e pamundur te një komb të ekzistoj një forum që mban emrin e një kombit dhe njëkohësishtë të bëjë propaganda antikombëtare (për urrejte dhe shpifje fetare të mos flasim ).

Ja si duket forumi që e mban emrin e kombit , me pronarin e tij Albo :
Gjatë 24 orëve janë këto thema ,

Image


Larg "forumishqipetar" o Arberi,
[/quote]
ndonjeher dashurohesh ne bordello edhe beson se femra me te cilen po shkon eshte e virgjer.keshtu jane keto punet e fes edhe e fetarve shqiptare qe mvaren nga athina e stambolli.

koha dridhet e perdridhet
do vij dita qe do zgjidhet
edhe nga trasta pema e kalbur
doemos qe do te hidhet

forumi shqiptar kishte famen e nje forumi ku gjeje te dhena edhe mendime te shumta per historin tone,por deri ne 2007 ka qene nje forum qe e tregonte historin tone sipas bithlepirsave greke Tanhauser edhe Albo.Nga 2007 e ketej shume gjera ndryshuan edhe sidomos me temen "ne gjurem te shkrimeve edhe germave pellazgo yllire", teme e cila i theu te gjitha rekordet e forumit deri sa dora serbogreke ja arriti tju mbyllin gojen shqiptardashesve me perjashtime.Nga aty e ketej ai forum eshte katandisur si mos me keq ne anen historike.
forumi i ketueshem ka bere shume hapa perpara edhe perben kryen e perhapjes se njohurive per gjuhen shqipe edhe prejardhjen tone.Eshte fati i ketij forumi te shkoj shume me large se c do kush prej neve qe shkruajm sote ne kete forum ,mjafton qe te mos percahemi ideologjikisht edhe te grindemi per bishtin e dhelpres.Per tolorimin si zote shtepie Zeusi eshte per tu admiruar , urojm te vazhdoj keshtu ne dobi te perhapjeve te njohurive "te ndaluara" nga shkenca shqiptare
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#54

Post by Arbëri » Fri Feb 05, 2010 2:45 pm

At-Nikolla Marku: Regjistrimi etniko- fetar, zgjon "Vorio Epirin"
Image

ELBASAN- At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan kundërshton me forcë projektin e regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike dhe fetar. Projekti ka ngjallur reagime të mëdha dhe mes kundërshtarëve është dhe prifit At Nikoll Marku i cili në një intervistë për NEWS24 deklaron se një regjistrim i tillë do ti shërbente ultranacionalistëve grekë. At Nikolli shkon më tej duke e quajtur “tradhti kombëtare” që do të motivojë kishën greke për ëndrrën e Vorio Epirit.

At Nikolla Marku shprehet i shqetësuar se një regjistrim i tillë nuk do të ishte përshtatshëm për momentin pasi njerëzit të motivuar nga kushtet ekonomike nuk do të bënin një vetëdeklarim të saktë të besimit të tyre fetar.

“Nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë këtë lloj regjistrimi mbi bazën e etnisë dhe përcaktimit fetar. Nuk është letra ajo që përfaqëson besimin e një njeriu, Nëse sot bëjmë një regjistrim të dytë, këto njerëz mbi bazën e ekonomisë së vështirë që kanë sot dhe mbi lëvizjet që kanë bërë në shtetet fqinje ato e ndryshojnë dhe do bëhet një kaos i madh lëvizjesh, emrash, datëlindjesh dhe datash. Regjistrat e kanë kombësinë,etnicitetin e cdo njeriu. Ne s’kemi të drejtë ta ndryshojmë.
Me ligj mund të ndryshosh besimin pasi është cështje dëshire, ndërsa në parlament etniciteti është i çmuar.

Prifti i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria" shkon më tej duke shprehur bindjen se një regjistrim i tillë është motivuar nga ultranacinalistëve grekë për të ringjallur ëndrrën e Vorio Epirit.

“Kjo i shërben ultranacionalistëve grekë. Priftërinjtë grekë dhe kisha greke, që e motivon, besoj e motivon patjetër këtë cështje ka një qëllim që të marrë këto të dhëna për të realizuar ëndrrën e tyre me sy hapur të Vorio Epirit, i cili është si të thuash një arrë gur që i ka mbetur në fyt e spo e kapërdijnë dot. Ato kanë dëshirë që Shqipëria e Jugut të tjetërsohet dhe të marri një pamje tjetër. Kjo është një tradhti kombëtare”- thotë At Nikollë Marku.

Ai shprehet i indinjuar për faktin se kryetarët e komuniteteve fetare myslimane, bektashije, dhe katolike e përqafojnë këtë ide.
“Me indinjatë e them se si Zoti Janullatos, bashkë me kryetarin i bektashizmit, me kreun e kishtës katolike përqafojnë këtë ide. Ëndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipëria do dalë 1 milionë ortodoksë, 2 mln do dalin turq dhe shqiptarë sdo ketë më. Kjo ështe një gjë e pavyer për shqiptarët”

Qeveria ka ngritur një komision të posacëm i cili në vitin 2011 do të nisë regjistrimin e popullsisë shqiptare bazuar në deklaratat individuale për përkatësinë e gjithkujt për fenë dhe etninë e tij.

Një vendim i tillë ka hapur debate pasi më së shumti mendohet se ky regjistrim rrit artificialisht minoritetet apo komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë. Ish presidenti Rexhep Meidani dhe historiani i njohur Pëllumb Xhufi pak ditë më parë u shprehën se ky regjistrim hkel hapur Kushtetutën por dhe ligjet ndërkombëtare.

Ministri i Shtetit Pollo i cili do të drejtojë Komisionin Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave pat deklaruar se regjistrimi është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Sipas tij regjistrimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”

Video këtu : http://bw.balkanweb.com/TV/index.php?id ... alive=1867
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#55

Post by alfeko sukaraku » Fri Feb 05, 2010 9:39 pm

Arbëri wrote:At-Nikolla Marku: Regjistrimi etniko- fetar, zgjon "Vorio Epirin"
Image

ELBASAN- At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan kundërshton me forcë projektin e regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike dhe fetar. Projekti ka ngjallur reagime të mëdha dhe mes kundërshtarëve është dhe prifit At Nikoll Marku i cili në një intervistë për NEWS24 deklaron se një regjistrim i tillë do ti shërbente ultranacionalistëve grekë. At Nikolli shkon më tej duke e quajtur “tradhti kombëtare” që do të motivojë kishën greke për ëndrrën e Vorio Epirit.

At Nikolla Marku shprehet i shqetësuar se një regjistrim i tillë nuk do të ishte përshtatshëm për momentin pasi njerëzit të motivuar nga kushtet ekonomike nuk do të bënin një vetëdeklarim të saktë të besimit të tyre fetar.

“Nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë këtë lloj regjistrimi mbi bazën e etnisë dhe përcaktimit fetar. Nuk është letra ajo që përfaqëson besimin e një njeriu, Nëse sot bëjmë një regjistrim të dytë, këto njerëz mbi bazën e ekonomisë së vështirë që kanë sot dhe mbi lëvizjet që kanë bërë në shtetet fqinje ato e ndryshojnë dhe do bëhet një kaos i madh lëvizjesh, emrash, datëlindjesh dhe datash. Regjistrat e kanë kombësinë,etnicitetin e cdo njeriu. Ne s’kemi të drejtë ta ndryshojmë.
Me ligj mund të ndryshosh besimin pasi është cështje dëshire, ndërsa në parlament etniciteti është i çmuar.

Prifti i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria" shkon më tej duke shprehur bindjen se një regjistrim i tillë është motivuar nga ultranacinalistëve grekë për të ringjallur ëndrrën e Vorio Epirit.

“Kjo i shërben ultranacionalistëve grekë. Priftërinjtë grekë dhe kisha greke, që e motivon, besoj e motivon patjetër këtë cështje ka një qëllim që të marrë këto të dhëna për të realizuar ëndrrën e tyre me sy hapur të Vorio Epirit, i cili është si të thuash një arrë gur që i ka mbetur në fyt e spo e kapërdijnë dot. Ato kanë dëshirë që Shqipëria e Jugut të tjetërsohet dhe të marri një pamje tjetër. Kjo është një tradhti kombëtare”- thotë At Nikollë Marku.

Ai shprehet i indinjuar për faktin se kryetarët e komuniteteve fetare myslimane, bektashije, dhe katolike e përqafojnë këtë ide.
“Me indinjatë e them se si Zoti Janullatos, bashkë me kryetarin i bektashizmit, me kreun e kishtës katolike përqafojnë këtë ide. Ëndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipëria do dalë 1 milionë ortodoksë, 2 mln do dalin turq dhe shqiptarë sdo ketë më. Kjo ështe një gjë e pavyer për shqiptarët”

Qeveria ka ngritur një komision të posacëm i cili në vitin 2011 do të nisë regjistrimin e popullsisë shqiptare bazuar në deklaratat individuale për përkatësinë e gjithkujt për fenë dhe etninë e tij.

Një vendim i tillë ka hapur debate pasi më së shumti mendohet se ky regjistrim rrit artificialisht minoritetet apo komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë. Ish presidenti Rexhep Meidani dhe historiani i njohur Pëllumb Xhufi pak ditë më parë u shprehën se ky regjistrim hkel hapur Kushtetutën por dhe ligjet ndërkombëtare.

Ministri i Shtetit Pollo i cili do të drejtojë Komisionin Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave pat deklaruar se regjistrimi është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Sipas tij regjistrimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”

Video këtu : http://bw.balkanweb.com/TV/index.php?id ... alive=1867
gje qe duket ashiqare.nuk do futej kaq leht ne qeverri esat pash spiro ksera.

biles po te shkojm pak me thelle kemi per te pare edhe pagezimin e kriministrit nga sal ne salaqis berishaqis.

zakonisht jemi mesuar te themi se kemi nje kryeminister bydalla te cilit ja fusin gjithmon, por une do kujtoj nje fjale te vjeter qe thone pleqet e mocem "shejtan bydalla" ..edhe sal berisha nuk eshte bydalla por eshte shejtan bydalla.po nuk e morri plumbi ne lule te ballit ka per te na marre djalli nje ore e me pare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#56

Post by Sally » Tue Feb 09, 2010 12:51 pm

 
Pollo: Regjistrimi i popullsisë, përjashtohen emigrantët





Regjistrimi i popullsisë që do të ndërmerret nga janari i vitit të ardhshëm nuk do të përfshijë emigrantët. Këtë e bëri të ditur dje ministri i Shtetit, njëkohësisht kryetari i komisionit shtetëror të regjistrimit të popullsisë, Genc Pollo gjatë një interviste në “Alsat”. Sipas tij, ky proces do të zbatohet për të gjithë ata qytetarë që në momentin e regjistrimit ndodhen fizikisht në Shqipëri. “Ashtu siç mbeten 700 mijë shqiptarë, dhe vetëm një pjesë e vogël prej tyre vjen për të votuar kur zgjidhet Kuvendi, po ashtu ata 700 mijë në masën 99% apo 99.5% gjithashtu do mbeten në Greqi dhe nuk do çajnë kokën të vijnë vetëm për t’i thënë anketuesit të INSTAT që ‘jam edhe unë’. Çfarë ka gabim nëse Repoba niset për të regjistruar 3.2 milionë shqiptarë që janë banorë në Shqipëri dhe jo 200 mijë shqiptarë që janë në Nju Jork dhe në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara? Repoba regjistron çdo shqiptar që në momentin që bëhet regjistrimi ndodhet fizikisht në Shqipëri” tha Pollo. Sipas Ministrit të shtetit, ata që kundërshtojnë përfshirjen e deklarimit të përkatësisë fetare dhe etnike në formularin e regjistrimit kanë komplekse inferioriteti. “Është një frikë e pasupozuar dhe e bazuar tek paragjykimet, te supozimet dhe tek komplekset dhe më vjen keq ta them, por dhe tek komplekset e inferioritetit” tha Pollo. Një ditë më parë ishte ish presidenti Rexhep Mejdani që kundërshtoi regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Sipas ish kreut të Shtetit, etnia dhe feja, dy elementë të pyetësorit mbi të cilin po zhvillohet debati publik, nuk duhet të përfshihen në variantin përfundimtar. “Në detyrën e Presidentit të Republikës në atë kohë nuk kishte asnjë hezitim për heqjen e elementëve fetarë dhe etnikë nga regjistrimi për shumë arsye dhe për këto arsye unë gjykoj përsëri se regjistrimi i popullsisë mbi baza fetare dhe etnike, nuk i shërben të vërtetës, por mund ta dëmtojë të vërtetën dhe ngre shqetësime jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe me vendet fqinje”, theksoi Meidani.  
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#57

Post by Arta » Fri Feb 12, 2010 11:16 pm




Ky eshte nje emisjon nga TOP STORY me Genc Pollon si te ftuar. Gjithashtu tregon Nicholas Gage ne nje interviste ne kohen kur ishte PS ne qeveri dhe Berisha ne opozite!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#58

Post by Sally » Sat Feb 13, 2010 2:49 pm

Vendimi i qeverisë së Tiranës për të përfshirë në pyetësorët e Regjistrimit të Popullsisë vetëdeklarimin për përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhën amtare është pritur me qëndrime pro dhe kundër në opinionin publik

Shqipëria ka tipare specifike lidhur me përkatësinë fetare të banorëve të saj. Ndalimi i besimit fetar nga regjimi komunist solli një ateizëm të detyruar. Por njerëzit në moshë të pjekur e ruajtën besimin fetar edhe gjatë diktaturës, pasi feja ishte bërë pjesë organike e konstitucionit të tyre shpirtëror. Liria e besimit fetar, pas rënies së diktaturës komuniste, solli dy fenomene: kalimin e një pjese të ateistëve në besimtarë dhe përqafimin nga brezi i ri i feve të reja, që u futën në Shqipëri si bahai, jehovai, protestantët etj . Këto veçori duken se janë baza e qëndrimit të popullsisë ndaj vetëdeklarimit për përkatësinë fetare.

Për qytetarët besimi është diçka private dhe nuk shohin arsye për ta deklaruar në formularët e regjistrimit.

"Besoj, por nuk kam ndonjë përkushtim, nuk ndjek ritet. Nga origjina familjare jam e krishterë, por nuk shkoj në kishë. Ndërkohë më pëlqen të kem njohuri për besime të tjera fetare. Kohët e fundit kam studiuar budizmin dhe fenë indu. Më janë dukur shumë interesante. Feja të mëson të kryesh vepra të mira. Vetëdeklarimi i përkatësisë fetare më duket thjesht një statistikë, që nuk më shkakton ndonjë problem”, thotë nje grua e re. Ndërsa një tjetër nuk dëshiron ta deklarojë besimin: "Besoj tek Zoti. Ai është një për të gjithë. Jam myslimane. Por nuk dua që në regjistrimin e popullsisë të them se cilës fe i përkas. Besoj, kjo është diçka që më përket mua. Pse duhet ta them?” I këtij mendimi është edhe një 60 vjeçar : "Jam ateist dhe këtë gjë e kam për vete. Nuk kam pse këtë ta vetëdeklaroj në Regjistrimin e Popullsisë, ku duhet të jap të dhëna më të rëndësishme për veten sesa se besoj apo nuk besoj. Kësaj pyetjeje nuk do t'i përgjigjem fare (...)."

Të dhënat duhet të jenë të krahasueshme për të përcaktuar lëvizjet e popullsisë

Milva Ekonomi, eksperte për çështjet e regjistrimit të popullsisë.
Ndërkohë ka pyetje që çdo qytetar duhet t'u përgjigjet pasi pa përgjigjet e gjithësecilit informacioni që synohet të mblidhet nga Regjistrimi i Popullsisë nuk do t'i përgjigjet realitetit. Milva Ekonomi, statisticiene, eksperte për çështjet e regjistrimit të popullsisë shpjegon: "Informacioni në regjistrim grumbullohet përmes dy lloj pyetjesh: të qënësishme dhe jo të qënësishme. Të parat janë të domosdoshme në çdo Regjistrim sepse ato bëjnë të mundur krahasueshmërinë e të dhënave mes vendeve të ndryshme. Pyetjet e paqenësishme janë ato që i takojnë një vendi, i cili merr mbi vete përgjegjësinë që t' i bëjë ose jo.”

Të dhënat që grumbullohen nga pyetje të rëndësishme si p.sh. për numrin e popullsinë rezidente dhe atë të pranishme në ditën e regjistrimit, apo për numrin e personave që mungojnë më pak se 12 muaj në territorin e një vendi, duhet të jenë të krahasueshme me ato të vendeve të tjera. Krahasueshmëria i jep mundësi EUROSTAt-it të shikojë sesi lëviz popullsia në vendet fqinjë apo në botë. Pikërisht për këtë kategori pyetjesh Kombet e Bashkuara japin asistencë teknike dhe përcaktojnë rekomandime të unifikuara për të gjitha vendet.

Pyetjet për përkatësinë fetare, etnike dhe gjuhën amtare bëjnë pjesë në grupin e pyetjeve jo të qenësishme

Donatella Zindato, eksperte evropiane për çështjet e regjistrimit të popullsisë.
Donatella Zindato, eksperte europiane për Regjistrimin e Popullsisë, shpjegon qëllimin e asistencës së Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën. “Kjo asistencë synon të lehtësojë dhe përmirësojë krahasueshmërinë e të dhënave në nivel evropian. Kjo realizohet përmes rekomandimeve për metodologjinë dhe teknologjinë e kryerjes së regjistrimit të popullsisë. Pyetjet për përkatësinë fetare, etnike dhe gjuhën amtare bëjnë pjesë në grupin e pyetjeve jo të qenësishme për krahasueshnmërinë e të dhënave të prodhuara nga çdo rregjistrim. Karakteristikat etno- kulturore jane çështje jo thelbësore. Vetëdeklarimi i përkatesisë fetare, etnike dhe gjuha amtare jane çështje që çdo vend i zgjedh vetë t'i bëjë ose jo. Vendet që kanë popullsi me etni të ndryshme apo vendet multietnike mund të dëshërojnë të mbledhin informacion lidhur me përbërjen etnike të popullsisë, gjuhën amtare apo fenë” - thotë ekspertja europiane, Donatella Zindato

Por a përbën vetëdeklarimi përkatësisë fetare dhe asaj etnike një standard ndërkombëtar të domosdoshëm për t'u aplikuar? “Nuk janë standarde kusht as në BE, as në Kombet e Bashkuara. Çdo vend në bazë të situatës që ka merr vendim për t'i përfshirë ose jo në pyetësor”, thotë specialistja Milva Ekonomi.

Mbledhja e saktë e të dhënave për përkatësinë fetare e vështirë teknikisht

Nisur nga situata në Shqipëri, ajo shpreh rezerva për vërtetësinë e të dhënave lidhur me përkatësinë fetare të banorëve. “Që të bësh pjesë në një grup me një përkatësi fetare të caktuar duhet: së pari, të jesh regjistruar në entet e kultit, që kanë regjistrat e tyre fetarë. Së dyti, të jesh praktikant i riteve fetare dhe së treti, ta kesh besimin tënd fetar diçka të brendshme, organike. Të gjitha këto nuk bashkohen tek një individ dhe e bëjnë të vështirë, që të dhënat për përkatësinë fetare të mblidhen në mënyrë të saktë dhe të jenë të vërteta".

Në Shqipëri njihen zyrtarisht tre grupe etnike: ai grek, maqedonas dhe malazes dhe dy grupe etno-kulturore: romët dhe vllehët. Shqipëria nuk mund të konsiderohet si vend multietnik. Pavarësisht nga kjo, vetëdeklarimi i përkatësisë etnike dhe i gjuhës amtare për eksperten Ekonomi është i vështirë teknikisht për t'u realizuar. Vështirësive teknike u shtohet edhe situata e vështirë ekonomike në Shqipëri.

“Kemi një situatë që lidhet shumë me varfërinë dhe me lëvizjen e njerëzve, të cilët për arësye nga më të ndryshmet e kanë patur të vështirë të integrohen në shoqëri të tjera si psh në Greqi. Si pasojë e djegies së regjistrave themeltarë të shtetasve, gjatë trazirave të vitit 1997, ata janë deklaruar grekë për të marrë një lejeqëndrimi, ose për të marrë një ndihmë ekonomike në zonën ku ata banojnë, në Jug të Shqipërisë dhe në zona të tjera. Kjo do të ulte masën e popullsisë shqiptare" thotë Milva Ekonomi .

Për vetë përmasën subjektive që ka përkatësia etnike dhe fetare, rekomandimet e Kombeve të Bashkura theksojnë rëndësinë e garantimit të transparencës dhe të së drejtës për të mos iu përgjigjur pyetjeve ku kërkohet vetëdeklarimi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#59

Post by alfeko sukaraku » Sat Feb 13, 2010 10:02 pm

eeeeeeeeeeeeeee "pak rastesi do jete" puna me nikola gage.

e pati kerkuar kete edhe vasil bollano..edhe kj rastesi do jet

e ka kerkuar edhe spiro ksera..edhe kjo rastesi duhet te jet

nikola gage thote se :

"minoritaret qe duhet te deklarojn etnin e tyre kudo qe ata ndodhen..........greket etnik"

..po,por c do te thote minoritet?a vertetohen greket si etnik ne trojet pellazgo ilire?

por cili eshte mendimi i zotit Gage edhe i zotris vllahogreke Genc Pollo per kete jutube qe ka ndertuar mjeshtri yne??

http://www.youtube.com/watch?v=WXdSmV0zwec&eurel

perse greket heshtin kur behet fjale per ne oborrin e tyre????

ne se genc pollo nuk i ka te qarta keto ceshtje ateher ler te mos harroj se kjo toke ka lindur e do linde miliona Bajo e Cerciz Topull ,Kajo Kajrafile e Avni Rustem.

ne se genc pollo vazhdon ta ndyrosin emrin e vete me bemat e te jatit edhe gjyshit te vete ateher nuk eshte faji i tij por eshte faji yne qe nuk ja mbyllim sqepin kesaj sorre greke.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Regjistrimi fetar, Xhufi: Berisha i dytë po bën tradhti komb

#60

Post by Sally » Tue Feb 23, 2010 9:06 am

Rregjistrimi fetar:'Vorio Epirit'


Arkivi i shtypit shqiptar ka nje date interesante lidhur me rregjistrimin e popullsise me baze etnike dhe fetare. Ne nje interviste me Nikolas Gejxh, njeriun simbol te perpjekjeve greke per Vorio Epirin, thuhet se regjistrimi me baze fene, i eshte premtuar atij (Gejxhit) nga Berisha.
Gejxh dhe Berisha u takuan pas 10 vitesh armiqesi reciproke, me ndermjetesine e ambasades amerikane. Gejxh ishte shpallur nga vete Berisha person non grata ne Shqiperi, por pas takimit Berisha deklaroi:
"Per hir te se vertetes, ceshtja eshte pak me ndryshe... Nuk ia vlen shume qe te rremosh. Ndersa gjykoj se asgje, asnje cope toke e planetit, nuk ka ndryshuar me shume se Ballkani. ..Takimi qe une bera me Ambasadorin Jeffrey dhe publicistin, shkrimtarin Nikolas Gage, u perqendrua teresisht pothuajse ne respektivat e integrimeve ballkanike dhe europiane. Nga ana tjeter nuk e fsheh dhe dua ta rikonfirmoj qendrimin tim ndaj pakicave. Do respektohen dhe te garantohen plotesisht standartet nderkombetare te pakicave ne Shqiperi", tha Berisha.
Kurse Gejxh deklaroi se "Berisha ka ndryshuar dhe se te gjithe ne jete bejme gabime.."

'Ne diskutuam kryesisisht për të ardhmen e Shqipërisë, si ta përmirësojmë atë, përfshi dhe situatën e minoritetit grek. Ai tha se ishte i vendosur që minoriteti grek dhe minoritetet e tjera të kenë të drejtën për të deklaruar identitetin etnik dhe fetar në një regjistrim të pritshëm. Ne nuk disktuam për të kaluarën, sepse unë mendoj se ishte një keqkuptim prej të cilit të dy kemi nxjerrë mësime, - tha Gejxh


Intervista e Gejxh nxjerre nga arkiva dhene gazetarit I.Babaramo:

Kryetari i lobit grek në SHBA pranon se "të gjithë në jetën e tyre bëjnë gabime" në lidhje me marrëdhëniet e tendosura që ka patur me qeverinë shqiptare tetë vjet më parë, kur u shpall dhe "persona non grata" në Shqipëri. Një mbrojtës i flaktë i "çlirimit të Vorio Epirit", Gejxh u shpreh dje në një intervistë të shkurtër për gazetën se "kufijtë e Ballkanit do ndryshojë kur të gjitha vendet e rajonit do integrohen në Evropë". Me konceptin e ndryshimit të kufijve ai thotë se ka parasysh lëvizjen e lirë të njerëzve.


Takimi juaj me Berishën ishte një surprizë. Çfare u tha në atë takim?
Ne diskutuam kryesisisht për të ardhmen e Shqipërisë, si ta përmirësojmë atë, përfshi dhe situatën e minoritetit grek. Ai tha se ishte i vendosur që minoriteti grek dhe minoritetet e tjera të kenë të drejtën për të deklaruar identitetin etnik dhe fetar në një regjistrim të pritshëm. Ne nuk disktuam për të kaluarën, sepse unë mendoj se ishte një keqkuptim prej të cilit të dy kemi nxjerrë mësime.


Ish-presidentin ju e keni sulmuar për një kohë të gjatë. A keni ndryshuar mendim?
Disa nga qëndrimet e tij në të kaluarën unë i kam kritikuar fort. Por të gjithë ne bëjmë gabime në jetë. Tani ka ndryshime qëndrimesh dhe mua më duhet të pranoj qëndrimet e reja që po thonë.


Me çfarë merreni tani në Shtetet e Bashkuara?
Shkruaj libra dhe bëj filma.


A vazhdoni të merreni me organizatat e diasporës greke?
Ajo që unë përpiqem të bëj është përmirësimi i të drejtave të minoriteteve në përgjithësi, duke punuar për disa organizata të cilat nuk kanë të bëjë vetëm me minoritetin grek, si për shëmbull në Afrikën e Jugut ose në Rusi gjatë periudhës së regjimit komunist. Detyra ime si shkrimtar është të flas në emër të atyre që nuk kanë mundësi të flasin në emrin e tyre.


A mendoni se duhet të ndryshojë harta e Ballkanit?
Unë mendoj se e ardhmja e Ballkanit është në Europë. Dhe me hyrjen në Europë gjithçka ndryshon. Ndryshojnë kufijtë. Ndryshon dhe nervoziteti që ka lidhje me kufijtë. Njerëzit do të kenë mundësi të lëvizin lirisht përmes kufijve. Ju jeni i ri, por unë e mbaj mend se para Luftës së Dytë Botërore kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të kalohej pa pasur nevojë për pasaportë, vizë. Banorët e fshtatit tim shkonin në Shqipëri, shqiptarët vinin lirisht në zonën tonë. Nuk kishte asnjë problem. Dhe mendoj se integrimi në Europë do ta bëjë të mundur sërish atë realitet.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”