"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

EULEXI FILLON PROCESET POLITIKE KUNDER SHQIPTAREVE!

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

EULEXI FILLON PROCESET POLITIKE KUNDER SHQIPTAREVE!

#1

Post by ALBPelasgian »

S'vonoi shumë dhe EULEX-i nisi ta jetësojë testamentin e lënë të UNMIK-ut dhe Serbisë: linçimin, persekutimin dhe burgosjen e shqiptarëve 'politikisht jo-korrekt'. Pre e persektuimeve të EULEXit të bazuara në montime e fabrikime kafkiane deri më tani kanë qenë padrejtësisht shqiptarët. Deri më tani asnjë strukturë paramilitare e Serbisë nuk është penalizuar me ligj.

Shënjestra e rradhës e kafkianëve të EULEXit është Lëvizja Vetëvendosje! gjegjësisht njëri prej aktivistëve të saj më të shquar, Albin Kurti.

Poshtë po japim dhe komunikatën e kësaj lëvizjeje lidhur me këto procese orwelliane të EULEXit:

EULEX-i i vazhdon plumbat e UNMIK-ut

EULEX-i nuk ka kohë dhe vullnet politik (guxim jo se jo) të merret me kriminelët e Serbisë në Kosovë, dhe as me politikanët e korruptuar. Ai nuk ka ardhur këtu as për ta hetuar pasurinë milionëshe të udhëheqësve politikë në vendin tonë. Jo. EULEX-i ka ardhur në Kosovë të arrestojë ushtarë të thjeshtë të UÇK-së dhe shqiptarë që kërkojnë vetëvendosje.
Sot EULEX-i e riaktualizoi procesin e montuar politiko-gjyqësor që UNMIK-u kishte filluar kundër Albin Kurtit gjatë vitit 2007. Ky proces ka të bëjë me demonstratën e 10 shkurtit të atij viti. Në atë demonstratë policia rumune e UNMIK-ut vrau Arben Xheladinin dhe Mon Balajn si dhe plagosi mbi 80 demonstrues paqësorë. Jo vetëm organizatat e mëdha ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, siç është, ta zëmë, Amnesty International, konkluduan se demonstruesit ishin përbrenda kornizës paqësore të protestës, por vetë raporti i Kryeprokurorit të OKB-së për këtë çështje, Robert Dean, megjithëse e fshehu arsyen e vërtetë politike dhe urdhërdhënësit politikë, erdhi në përfundim se reagimi i dhunshëm i policëve ishte gabim i shmangshëm i policisë.

Me rihapjen e rastit të Albin Kurtit, EULEX-i ka zgjedhur paturpësisht t’i vazhdojë plumbat e UNMIK-ut. Albin Kurti padrejtësisht u mbajt në burg nga UNMIK-u për gati një vit (shkurt 2007-janar 2008) dhe me aminin e udhëheqësve politikë të Kosovës. Ai u mbajt në burg për krimet që UNMIK-u i kishte bërë vetë më 10 shkurt 2007. Albin Kurti, së bashku me 14 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, janë njerëzit e vetëm që kanë qëndruar në burg për rastin e 10 shkurtit. Në vend që të arrestoheshin kriminelët, u arrestuan të vrarët, të plagosurit e demonstruesit paqësorë. Politikanët e Kosovës, si bashkëpjesëmarrës në këtë krim, heshtnin dhe gëzoheshin. Se EULEX-i jo vetëm që po e vazhdon misionin e UNMIK-ut por edhe krimet e tij, tregon më së miri edhe nxjerrja nga sirtarët e pluhurosur të UNMIK-ut të këtij rasti të montuar politik kundër udhëheqësit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. EULEX-i nuk po ka kohë të merret me gabimet e veta: ai po mbron krimet e UNMIK-ut. Vetë UNMIK-u e ka pranuar krimin dhe e ka mbyllur procesin. Kurse EULEX-i po e konsideron ende të përdorshëm këtë krim të UNMIK-ut. UNMIK-u u mbrojt nga krimi i vet: policët rumunë u kthyen në shtëpitë e tyre, kurse Komisari i Policisë, Steven Curtis iku nga Kosova; familjarët e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt nuk u lejuan që ta padisin UNMIK-un në të vetmin vend ku është e mundur – në Panelin Këshillues të të Drejtave të Njeriut, të themeluar nga vetë UNMIK-u.

Jo se ra ky rast e ne e njohëm fytyrën e vërtetë të EULEX-it. Ne e kemi parë këtë fytyrë gjatë vitit 2008, atëherë kur EULEX-i pranoi që të hynte nën ombrellën e UNMIK-ut, dhe që të vendosej nëpër Kosovë pasi pranoi kushtet e Beogradit. Këto kushte ishin që EULEX-i të vepronte si UNMIK i ri nëpërmjet Rezolutës 1244, meqë Serbia vetëm UNMIK-un e pranon, UNMIK-un për të cilin dritën jeshile më 1999 e dha vetë Milosheviqi. Dhe nuk mund të presësh mjaltë nga miza, apo jo? Ne e pamë fytyrën e këtij misioni kur ai u pajtua të mos ia prekte strukturat paralele Serbisë, të cilat e luftojnë dhe e pamundësojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Edhe kur ai e nënshkroi Protokollin për bashkëpunim Policor me Serbinë gjatë vitit të shkuar. Dhe nuk është hera e parë as e fundit që do të njohim EULEX-in gjithnjë e më shumë. Protokolle tjera do të vijnë dhe EULEX-i do të punojë për Planin 6 Pikësh.

EULEX-i ka marrë nga UNMIK-u 1,200 dosje për raste të veçanta. Shumica prej tyre janë dosje politikanësh të korruptuar, krim politik e ekonomik. Por EULEX-i i ka lënë këto dosje me një anë dhe ka zgjedhur riaktualizimin e procesit të turpit, që rri si njolla më e shquar e zezë në biografinë antishqiptare të UNMIK-ut, për ta treguar kaq vendosmërisht zellin e tij proserb.

Albini është thirrur që të shkojë në gjykatë më 15 shkurt.
Lëvizja VETËVENDOSJE!

24 janar 2010
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: EULEXI FILLON PROCESET POLITIKE KUNDER SHQIPTAREVE!

#2

Post by qiellikaltër »

Aktualisht po firmosen peticione ne Kosove dhe Shqiperi per te kerkuar lirimin e A.Kurtit dhe fillimin e gjykimit te ushtareve qe qelluan mbi masen e demonstruesve me 10 shkurt 2007.

Eshte e domosdoshme qe te gjithe ata qe mendojne se procesi ndaj Kurtit eshte i motivuar politikisht, ta ngrejne zerin e tyre me ane te peticionit dhe t'ju dergojne nje mesazh te fuqishem nderkombetareve, qe s'jemi perjetesisht ne gjume dhe kemi forca te reagojme.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: EULEXI FILLON PROCESET POLITIKE KUNDER SHQIPTAREVE!

#3

Post by qiellikaltër »

Njoftim

KËSHILLI KUNDËR PROCESIT GJYQËSOR NDAJ ALBIN KURTIT

Të mërkurën në datën 17 shkurt 2010, në orën 18:00, ju ftojmë tek ura mes Parkut Rinia dhe Pallateve Agimi, ku do të shfaqet dokumentari “10 shkurti”, në përkujtim të dy demonstruesve që humbën jetën në protestat e 10 shkurtit 2007 në Prishtinë. Gjatë aktivitetit do të firmoset peticioni kundër procesit të rinisur gjyqësor ndaj Albin Kurtit.
http://vetevendosje.org/
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”