Ish-truproja i Azemit kërkon strehim politik
Posted: Mon Feb 22, 2010 7:43 pm
Marjan Gryka, ish-truproja personal i deputetit të vrarë Azem Hajdari, kërkon strehim politik në Greqi. Ai pretendon se familja e tij rrezikon tashmë eliminimin fizik nga qeveria shqiptare, apo sikundër e cilëson ndryshe "regjimi i Berishës". Gryka ka udhëtuar drejt shtetit fqinj në fillim të muajit shkurt, ku me të mbërritur në aeroportin e Athinës, ka nisur procedurat e kërkesës për azil politik jo vetëm për vetë por edhe për bashkëshorten dhe tre fëmijët. "Dua nga shteti dhe drejtësia shqiptare një përgjigje pse nuk rihapet dosja 'Hajdari', por kam frikë se e vetmja përgjigje që do të marr, do të jenë plumbat", kanë qenë disa nga fjalët që 39-vjeçari ka Shkodra u ka thënë autoriteteve policore greke. Ai kërkon imunitet për familjen, pasi pretendon se nuk ka më garanci nga policia dhe strukturat kombëtare të sigurisë shqiptare.
Code: Select all
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=73758