Page 1 of 1

Gjakmarrja nje plage e vazhdueshme

Posted: Tue Feb 23, 2010 11:22 pm
by Arta
Gjakmarrja nje plage e vazhdueshme-qeveria genjen per statistikat OKB mbi kete fenomen






Që në fillim të konferencës për shtyp Alston tërhoqi vëmendjen tek statistikat e qeverisë dhe të disa organizatave jo qeveritare mbi fenomenin e gjakmarrjes. Ekstremisht të kundërta shifrat që jepen nga qeveria nga ato të organizatave joqeveritare të cilat punojnë në këtë fushë.

Për 2009 qeveria raportoi vetëm 1 të vrarë nga gjakmarrja, OJF raportojnë 90 të vrarë. Statistikat e shtetit për familjet e ngujuara në të gjithë Shqipërinë janë 130, ndërsa për OJF –të janë 1450 familje. Fëmijët në ngujim, sipas statistikave të shtetit janë më pak se 60, ndërsa nga shifrat e OJQ-ve janë mbi 800 fëmijë në izolim.

“Diferencat janë të mëdha, i kam marrë në konsideratë të gjitha statistikat dhe kam konkluzioni im është se shifrat faktike janë më afër ato të dhëna nga shteti.“- deklaroi Alston duke theksuar se sërish “këto shifra nuk tejet të ulëta përsa i përket nënvlerësimit të fenomenit”

Alston shpjegon se shkak i pasaktësive në statistika ka të bëjë dhe përkufizimin e termit, “dëshira e shtetit duke vendosur perkufizim më të ngushtë, kundrejt OJQ që kanë një perkufizim më të gjërë, si dhe fakti qe familjet nuk raportojne sakte shifrat”.

Alston ve theksin dhe tek problemet serioze të sistemit të drejtësisë si dhe ne vetedukimin e familjeve te cilat jane ne gjak dhe qe mendojnë se për arsye të nderit mund të zgjidhin vetë cështjen.

“Mendoj se sistemi i drejtësisë ka probleme serioze. Në lidhje me vrasjet, efektiviteti i gjykatave dhe policisë është mjaft i ndikueshëm që këto vrasës të kapen e të dënohen. “

http://bw.balkanweb.com/homepage/okb-al ... -7013.html

Jane keto dhe shume te tjera qe do te merren parasysh per leshimin e vizave.


Kaq qeveri koti eshte kjo saqe as kryetareve te tyre qe i perfaqesojne, nuk kane mundesi tu japin ndihmen e duhur nga ligjet shteterore!