Omonia krijon parti, themelohet MEGA, percahet minoriteti
Posted: Tue Mar 23, 2010 4:17 pm
SARANDE-Krijohet forca e parë politike mbi baza etnike, “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” (MEGA). “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se komisioni nismëtar është mbledhur paraditen e datës 20 mars në komunën Finiq për të miratuar programin, statutin, emrin, emblemën, vulën, flamurin dhe këshillin drejtues të kësaj partie. Në këtë takim, në prezencë edhe të noterit, u miratua njëzëri i gjithë dokumentacioni ligjor. Firmëtarët e parë të MEGA-s janë 27 veta dhe përbëjnë një grup figurash të reja intelektuale dhe biznesmenë. Në këtë mbledhje u zgjodh bordi i parë drejtues, i cili sipas statutit do të drejtojë gjithë veprimtarinë organizative dhe politike të partisë deri në zgjedhjet e përgjithshme me parimin “një anëtar–një votë”. Kryetari i këtij bordi u zgjodh Kristaq Kiço, ndërkohë që tre nënkryetarët do të jenë Dhori Terpo, Roland Vasili si edhe Jorgo Mano. Sekretar i përgjithshëm është emëruar Stefan Shendi. Përmes një deklarate për shtyp, grupi nismëtar i themelimit të MEGA-s ka theksuar se, “kjo parti i ka dyert të hapura për të gjithë minoritarët grekë dhe miqtë e tyre. Në gjithë veprimtarinë e saj, kjo parti do të respektojë me korrektësi parimet e demokracisë së brendshme dhe sidomos verdiktin e popullit, pasi i drejtohet atij dhe vetëm atij për të përzgjedhur udhëheqjen dhe organet kolegjiale”. Formacioni i ri politik i krijuar mbi bazë etnike konsiderohet vijimësi e organizatës OMONIA.
Shndërrimi i OMONIA-s në një parti politike me bazë etnike greke, ka qenë propozimi i bërë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj organizate, të zhvilluar rreth tre muaj më parë në qytetin e Sarandës. Deklarata u bë aso kohe nga njëri prej eksponentëve kryesorë të OMONIA-s, Ziso Lluci, njëherësh kryetar i komunës së Finiqit, i cili njihet për pozicionin e tij kritik ndaj kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Vendimi për daljen nga koalicioni qeveritar dhe kalimi në koalicionin e majtë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit u kundërshtua fort nga Lluci, i cili deklaroi dorëheqjen nga kryesia dhe nga organet e tjera të PBDNJ-së.
Vetë Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që në themel të programit të saj ka mbrojtjen e të drejtave të minoritetit etnik grek në vendin tonë, nuk ka preferuar dje të japë një deklaratë në lidhje me krijimin e MEGA-s
Burimi: Balkanweb