Page 1 of 1

Femijet e ardhmja jone dhe e vendit

Posted: Sun Jul 26, 2009 3:44 pm
by Aulona



Në qytetin e Burrelit dhjetëra fëmijë enden çdo ditë mes pirgut të madh të mbeturinave në dalje të qytetit në kërkim të hekurishteve të vjetra në shkëmbim të të cilave ata fitojnë disa të holla ndihmë për familjet e varfra dhe mundësi mbijetese. Version multimedial i ketij lajmi

BURREL- Mes temperaturave të larta dhe mes përpjekjeve për të siguruar bukën e përditshme endet dieta e këtyre të miturve që nuk janë më shumë se 10 vjeç në komunën Komësi të Matit.

“Mbledhim hekura mes mbeturinave, më pas i shesim. Lekët që nxjerrim nga shtija ua dërgojmë prindërve”- shprehet njëri nga fëmijët që kryen këtë punë çdo ditë.

Pirgjet e mëdha të mbeturinave të qytetit të Burrelit janë shndërruar burim jetese për familjet e këtyre të vegjëlve që kanë lënë shkollën dhe gjithçka dhë rrëmojnë mbi mbeturina çdo ditë për ndonjë copë hekur apo kanace për të siguruar mbijetesën.

Fëmijët tregojnë se kanë braktisur shkollën dhe se përditë enden mes varfërisë dhe rrezikut

“Nuk shkoj në shkollë, skemi lekë për të blerë librat” – thotë një fëmi. Një tjetër shton “vimë këtu që në orën 7 të mëngjesit dhe qëndrojmë deri në darkë”.

Hekurishtet e vjetra apo kanacet shiten në këmbim të disa të hollave. Por mes tyre është edhe rreziku i vazhdueshëm i ndonjë zjarri të mundshëm apo djegies nga pesticidet që mund të gjenden mes mbeturinave në këtë pikë grumbullimi plehrash.

Vetë fëmijët tregojnë se nuk kanë qenë të pakta çastet e rrezikut. Mes kësaj skamje varfërie dhe pirgut të mbeturinave matianët luftojnë për mbijetesë.

Re: Sa akoma do te vazhdoje kjo situate?!!!

Posted: Sun Jul 26, 2009 4:06 pm
by Aulona
Eshte vertete e temershme te mednosh, qe Shqiperia sot ne 2009 dhe vend i NATOS dhe duke hedhur edhe kandidimin per tu bere pjese e Evropes, eshte ne nje gjendje ku femijet akoma per te nxjerrur buken e gojes dhe per te ndihmuar sadopak familjen lene shkollen, per tu gjendur tek plehrat te gjejne ate menyren e mbijeteses, kur edhe nganjhere kjo jete e mitur u ka perfunduar poshte tyre (kujto te miturin Shkodran).

Jo vetem 1 muaj para votimeve nje femije 15 vjec nga Shkodra humbi jeten ne keto plehra duke u munduar te gjente dicka qe ti sillte sadopak te ardhura familjes se tij ne nje varferi te tejskajshme. C'te bente i gjori femije, babai i tij i ikur ne Greqi si emigrant per te sjelle te ardhura familjes nuk i dilnin nje familje prej 5 veta qe ishin ata. Keshtu ai si i madhi i femijeve, ishte bere tashme krahu i te jemes t'ja lehtesonote sikur edhe pak asaj kete dhimbje shpirterore dhe ekonomike. I gjori femije u mundua shume por ishte e pamundur qe ai te mbijetonte jo vetem plehrave qe i zune frymen ate dite te zeze, por edhe plehrave qe kane zene Shqiperine dhe e kishin bere ate te mos kishte mundesine tashme edhe ai si femije te shijonte si disa femije te tjere.

Shkojme prape para nje jave disa femije te tjere ne Korce perseri humben jeten e tyre, duke u munduar te nxirrnin dy cope hekurishte ti shisinin dhe te nxirrinin buken e gojes, si edhe te ndihmonin familjen e tyre. Nuk dua te vete ne detaje, sepse kuptohet qe gjendja e mjerimit shpirteror si edhe ekonomik ishte i njellojte, edhe ata gjeten te njetin fat si edhe femija ne Shkoder. Tani perseri po shikojme te njeten gjendje ne nje vend tjeter Mat ku femijet perseri sado qe mund te kene degjuar qe shoket e tyre kane humbur jeten, nuk i ndalon ata aspak menyra per te mbijetuar.

Nje tjeter 14 vjecar ne rrethin e Matit vetvari veten mabsi u kthye nga puna me te jatin per shkak te varfesirse se tejskashme qe kishin ne familje. Kane filluar femijet tashme te jene me te vetedijshem sesa te rriturit apo politkanet tane per problemet qe disa duan te mbyllin syte, sepse kane rregulluar veten e tyre. Kjo qe beri ky femije ishte nje bertime jo vetem per fmailjen e tij, por qe keta qeveritare dhe njerez qe nuk duan te dijne te kthejen vemendjen tashme tek ky problematik kaq i madh qe i shtyn keta femije edhe te braktisin shkollerat qe ne mosha te mitura dhe te fillojne hallet e te plaken para kohe.

A duam qe femije te tille te cilet do te behen e ardhmja e Shqiperise te rriten me keto problematika e me keto simptoma, apo duam qe te pakten ato femije qe vijne ne vendin tone te jene te shedetshem e te behen te ditur.

Apo te flas per 800 femijet e Mamurrasit ku bejne mesimin akoma ne mabjente skandaloze ne stalle lopesh. Eshte vertete tragjike, dicka kaq e dukshme ta mbulpjme, dhe ne vend ti bejme kritike qeverise, kushdo te jete ajo PD apo PS, sepse ne fund te fundit jane taksat e popullit dhe populli qe i vendos ata atje, per te permiresuar sadopak jeten e tyre dhe jo per tua bere ate edhe me peribret.

Zoti vertete vente dore qe keta femije mos te kene te njetein fat tragjik si ai i Shkodres dhe i Korces per te cilet tashme u dihet fati, por sa e sa te tjere qe media nuk mundet ti mbuloj historite e tyre perdite.

Re: Femijet e ardhmja jone dhe e vendit

Posted: Wed Jul 29, 2009 4:10 pm
by Aulona



Ne qytetin e Bulqizes shfaqet pothuajse ne cdo kohe nje pamje e trishtuar e femijeve qe per shkak te varferise detyrohen qe te mbledhin mineral kromi.

Duke rrezikuar jeten nga aksidentet dhe shendetin nga minerali i kromit, keta femije shkojne cdo dite prane stogjeve te mineralit, per te mbledhur disa gure qe i blejne firmat private.

Ne kete qytet jane disa firma private qe grumbullojne mineralin e kromit qe mbledhin keta femije dhe jo vetem. Pa asnje kontroll dhe duke shfrytezuar punen e femijeve, keto firma ulin kostot dhe rritin ne maksimum fitimet.

Ditet e fundit eshte rritur ne treg edhe cmimi i kromit dhe kjo ka bere qe te shtohet interesi per ta mbledhur ate ne stogjet e krijuara ne vite prane galerive te minierave te kromit.

Ka qene pikerisht cmimi qe ka cuar edhe ne konfliktimin e personave te ndryshem qe pretendojne shfrytezimin e kesaj sasie minerali.

Me heret ne keto stogje ka patur edhe aksidente me pasoja fatale dhe pavaresisht gjithe kesaj, organet e pushtetit vendor nuk reagojne aspak duke qene komode me kete situate.