"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
-
Phoenix
- Supreme Member

- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
Opozita mbyll grevën e urisë.
Berisha dhe Rama nesër në Strasburg
bw.balkanweb.com/bw_lajme_kryesore.php?IDNotizia=10992&IDCategoria=2696

qiellikaltër
- Honored Member

- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
INTELEKTUALET DHE PSEUDO-INTELEKTUALET E TRANZICIONIT
Shkeputur nga nje shkrim i Shinasi Rames me 9/6/2010:
NJE INTERPRETIM NDRYSHE I KERKESES PER TRANSPARENCEN E ZGJEDHJEVE
Mendimi im, i shprehur gjeresisht edhe ne shkrimet e mia, eshte se te dy keta udheheqes te parise (Sala dhe Rama-shen.im) jane te motivuar vetem e vetem nga interesi personal dhe i strukturave oligarkike qe i mbeshtesin, sistemi qe ka ndertuar paria e Tiranes eshte me te meta te medha, dhe lejon e mundeson kesisoj perplasjesh, se sherri i rradhes behet vetem per interesat e tyre personale dhe se transparenca e votave po perdorohet per te arritur qellime te pastra politike personale.
Paria e Tiranes, qe mendon vetem e vete per vete, nen petkun e sherrit te rradhes, e perdor mendesine katundare (fshatare, rurale) per te mobilizue njerezit per qellimet e veta politike. Sali Berisha nxjerr me qindra mijra vete, burra qe ndryshe te vrasin per nder dhe iu ven perpara kengetaren Ciljeta, anetare e Keshillit Drejtues te PD, me ju kendue kanget e saja te preferueme. Saliu e ban kete me tregue forcen e vet e besnikerine qe pret e qe gjen tek mbeshtetesit e tij.
Po ashtu edhe Edi Rama, kryetari i PS, mbledh mbeshtetesit e tij po me metoda qe shfrytezojne mendesine katundare ne miting mbas mitingut e ka fillue me fole si Enver Hoxha dikur. Parimi qe e ndajne te dy keta prijatare te mitingjeve te mbushura me katundare eshte se se ‘keshtu e lyp ky popull,’ keto jane praktika qe japin rezultat dhe keshtu edhe kundershtari e kupton se sa i forte jam une. Prandaj pyetja ne shtyp eshte se sa mijra vete kishte njeri e tjetri ne mitingun e rradhes. Loja eshte tek mobilizimi se te dy palet i ruhen fort perplasjes. Edhe ne mes te greves, loja me perfaqesuesit e tyre u luajt ne perfeksion. Keto te deleguar u takuan perdite dhe mesazhet siguruese u dhane ne media etj. te dy palet e dine se po mori flake vendi, se shteti shqiptar eshte si nje mullar bari i thare, do te digjen keto vete.
Prandaj, synimi eshte qe te perplasemi, sa te mbajme tufen e militanteve bashke, te zgjidhim hallet tona, port e mos e leme sherrin ten a nxjerre edhe ne jashte loje. Eshte mendimi im i pandryshuar se te dy palet veprojne keshtu te shtyre nga interesat e tyre te ngushta e personale e pa fare respekti per popullin shqiptar e per interesat e tij jetike. Ato e kane cuar popullin ne kete gjendje, e kane lene ne kete gjendje jermi ideologjik e moral. Ato do te luftojne qe ta mbajne e ta kultivojne kete gjendje sepse injoranca eshte nana e sherrit, d.m.th., e konfliktit politik midis njerezve qe nuk kane mjete te sofistikuara me e interpretue boten e qe gjithcka e shohin ne nivele personale e keshtu bahen lehtesisht te mobilizueshem prej kryetarit te rradhes.
Keshtu duhet kuptuar kjo perplasja e rradhes per transparencen. Le te them ne paranteze, se konflikti midis tyre ishte i shmangshem sa kohe qe dukej se shpenzimet do ti paguante nje pale e trete. Produkti i kesaj marreveshje midis nje njeriu qe shkruen per cdo gja qe ndodh ne bote si kompetent, Kastriot Islami, e nje burokrati shume besnik i shefit te vet si Ilir Rusmajli, u formulua nje sistem zgjedhor qe ne dukje garantonte sundimin e parise e duokracine PS-PD dhe e mbylli lojen ne interest e dy partive te medha.
Mirepo duke kene se mendojne si arriviste te mirefillte, sa u krijuan mundesi te reja, pazaret e deriatehershme per qeveri teknike, per ngushtimin e hapesires se LSI-se etj. u prishen. E tash qe PS u denua te mbetet ne opozite per kater vjet, plasi sherri i pritshem dhe i paevitueshem por qe po menaxhohet me kujdes nga te dy palet.
Ne nje interviste te dhene shume kohe para zgjedhjeve pata parashikuar qarte se palet e parise nuk do ti respektonin marreveshjet e bera, se do te manipulonin dhe do te benin rremuje mbas zgjedhjeve sepse ashtu iu leverdis e pse nuk dijne e nuk dojne me veprue ndryshe. Koha provoj se une pata shume te drejte. Ajo interviste gjendet ne Youtube dhe lexuesi mund ta shohe kur te doje. Pra, sa iu prek interesi i tyre i ngushte, asnjera pale nuk pyeti per marreveshjen qe kishin bere dhe e shkelen me te dy kembet. Tash duhet te sillen keshtu se ndryshe e humbin mbeshtetjen. Por gjithmone jane te kujdesshem mos me i pre tana urat me njeni-tjetrin. Perplasja duhet te ndodhe vetem ne media e te sherbej per te mabjtur bashke tufen e militanteve te tyre. [/color]
Tash, ne kete konflikt te rradhes, te dy palet iu referohen rregullave te shkruara e vlerave morale, por loja politike ne shtetin shqipar nuk luhet me rregulla te shkruara e ne baze te parimeve morale. Nuk mendoj se motivimi i tyre eshte permiresimi i gjendjes se popullit shqiptar e as vendosja e drejtesise, sado e drejte qe eshte kerkesa e rradhes e PS-se. Sado fisnike qe jane keto motive me te cilat paraqiten sot te dy palet, njeri flet per mbrojtjen e kushtetutes e tjetri per per transparencen, sjellja e tyre koherente e konsistente ne te shkuaren provon krejt te kunderten. Cdo veprim i tyre behet thjesht nevoja per te pozicionuar veten dhe forcen politike qe perfaqesojne ne funksion te fitimit te zgjedhjeve te rradhes e te permiresimit te pozicionit te tyre ne parti e ne sistemin politik. Prandaj nuk ka rendesi drejtesia e kerkeses se Edi Rames. Ne nje vend ku gjithcka bahet me hile e poshtersi, ne nje vend ku partia qe drejton e mbeshtetesit tuaj jane epitome e hilese dhe e poshtersise, nje kerkese e tille per drejtesi, transparence e respekt te votes nuk eshte pjese e rregullave te marredhenies midis paleve te parise e cila i numeron ato qe i respektojne keto parime si anormale.
Plani? Salihi don me ndenje ne pushtet, me krijue nje baze mbeshtetesish qe i len me vjedhe edhe kater vjet dhe i perdor ma vone si don vete kur te dale ne opozite. Edi Rama kerkon me forcue bazen e vet politike brenda ne PS, me kene fituesi moral i zgjedhjeve te kaluara dhe fituesi i zgjedhjeve te ardhshme ne krye te nje partie qe edhe pse ne opozite eshte e konsoliduar nen udheheqjen e tij.
Por nuk eshte ky problemi. Sjellja e tyre katundare, e me katundaret respektive, eshte krejtesisht racionale dhe e kuptueshme ne politike. Problemi ashtu si e kam paraqitur une ne shkrimet e mia te shumta eshte se paria e Tiranes, pjese e se ciles jane edhe Edi Rama, Sali Berisha, Gramoz Ruci, Ilir Meta, Fatos Nano, Sabri Godo, Skender Gjinushi, etj., nuk i respektojne rregullat edhe kur i vendosin vete e me marreveshje. Kur nuk iu sherben dicka, kur nuk iu leverdis nje zgjidhje, e kur nuk marrin ate qe duen, atehere ato i drejtohen rruges sepse vetem rruga iu ka mbete.
Argumenti im eshte se ketu qendron tragjikomedia e politikes ne shtetin shqiptar: mobilizimi i katundareve, permes manipulimit te mendesise katundare, ne emer te interesave te tyre te ngushta, qe jane po ashtu karakteristike, interesa te ngushta vetjake katundare, ne sherbim te oligarkise se tyre e ne dem te shtetit e te interesit te pergjithshem. E asgja nuk e ilustron kete gje me shume se lufta e tanishme per transparencen e votes, nje stuhi qe vetem po forcon kontrollin e parise mbi popullin e shtetin ne nje kohe te veshtire krize te gjithanshme qe po e perfshin shtetin shqiptar si cunami. Lufta e cdo intelektuali duhet me kene e pakompromis dhe e drejtueme kunder parise e kunder ketij sistemi kriminal ne sherbim te saj. Te gjithe pjestaret e parise se Tiranes jane njelloj e te gjithe jane kunder shqiptareve.
PERFUNDIMI
Detyra e intelektualit te vertete eshte me mbajte parasysh interesat afatgjata, mireqenien, e sigurine e popullit te vet. Politikanet vijne e shkojne, populli mbetet. Politikanet jetojne per brohoritjet e turmes e per pasunine e lavdine e dites, pseudo-intelektualet duan te ndertojne karriera e te mbushin xhepat, e intelektuali i vertete shpreson qe mendimi i tij me jetue ne mendjen e dikujt. Prandaj, sa here ndeshemi me dukuri te tilla si ky shkrim i sotshem tek Shekulli, duhet te kujtohemi se rrugen qe kemi zgjedhe e kemi zgjedhe ne vete.

"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
Nga Intelektuali Dështak tek Post-Berishizmi
Nga Bledar H. Prifti
Kur shkruajta “Sfida e Radhës për Intelektualin Dështak”, unë nuk e prisja që të kishte një reagim aq të fuqishëm të karakterit personal përkundrejt meje. Jo për gjë, por këtij populli i kanë ndodhur aq shumë gjëma dhe tragjedira sa shumë pak nga këta intelektualë e kanë ngritur zërin me forcë kundër fajtorëve dhe shkaktarëve të tyre.
Gjithashtu, kur e bëra atë shkrim, unë vendosa që të përdorja fjalë të vrazhda jo sepse i konsideroja konvencionale në një debat publik por sepse shpresoja që përmes tyre të bëja të mundur tërheqjen e vëmëndjes dhe një diskutim të argumentave, diskutim të cilin unë e konsiderojë shumë të rëndësishëm për situatën politike në të cilën ndodhet shoqëria Shqiptare.
Për më shumë, përmes atij shkrimi unë nuk i sulmojë intelektualët dështak për faktin se ata nuk mendojnë si unë. Kjo është absurde dhe e pavërtetë pasi me shumë nga ata unë ndaj shumë mendime dhë ide të njëjta. Unë i sulmojë për faktin se ata nuk përmbushin detyrimet e tyre moralo-shoqërore që ata kanë përkundrejt shoqërisë apo grupimeve shoqërore që i përkasin. Këtë gjë e vërtetoi padashje replikuesi i shkrimit tim kur ai i bënë një analizë figurës së “intelektualit” dhe detyrimeve dhe përgjegjësive që ai/ajo ka në shoqëri.
Si fillim, argumentat që paraqiste shkrimi përfshin: (1) pretendimin absurd se arsyeja e protestave opozitare dhe popullore është që opozita socialiste të marri pushtetin, (2) faktin se për muaj me radhë, këta intelektualë dështuan të lexonin “e zezë mbi të bardhë” që nuk egziston asnjë nen i Kushtetutës apo vendim gjykate që të ndalonte transparencën e plotë, dhe (3) dështimin e këtyre intelektualëve për të mbajtur përgjegjës kryeministrin Berisha për gënjeshtrën e parë dhe të radhës se gjoja Kodi Zgjedhor ndalon numërimin e fletëve të votimit në rast se diçka e tillë do të nevojitej.
Në rastin e argumentit të parë, reagimi i replikuesit është paradoksal dhe në kundërshtim me pretendimin e tij përsa i përket rolit të intelektualit. Mbi të gjitha, reagimi ulet në nivelin individual duke analizuar përfitimet dhe humbjet e Berishës, Ramës, dhe Metës dhe jo përfitimet dhe humbjet e shoqërisë Shqiptare. Replikuesi deklaron se detyra e intelektualit është “me mbajtë gjithnjë parasysh të mirën e përbashkët të grupit të cilit i përket dhe me ofrue zgjidhje profesionale.” Por replikuesi nuk specifikon se si ndahen intelektualët nëpër grupe respektive apo se kujt grupi i përket dhe i shërben ai. Për më shumë, replikuesi fokusohet tek e drejta e Edi Ramës për të hapur kutitë e votimit por, si intelektualë, ai nuk përmënd të drejtën që ka shoqëria dhe gjithsecili nga ne për një gjë të tillë.
Paradoksi apo absurdi qëndron edhe tek pretendimi i replikuesit se “të gjithë palët e dinë se hapja e kutive çon në prishjen e ekuilibreve ekzistuese. Kjo është e papranueshme për disa si Sali Berisha e Ilir Meta por jetike për të tjerët si Edi Rama.” Në mënyrë të çuditshme, si intelektualë, replikuesi dështon të tregojë nëse hapja e kutive është e pranueshme për shoqërinë dhe nëse kjo është e drejtë e saj e patjetërsueshme.
Gjithashtu, të pretendosh se sot në politikën Shqiptare egziston një ekuilibër do të thotë të mos kesh haberin rreth çfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri. Cilët janë këto ekuilibra të vendosura pasi politika Shqiptare po bënë njëmbëdhjetë muaj në krizë dhe nuk ka shënjë ekuilibri apo stabiliteti? Është absurde të klasifikosh pazarin Berisha-Meta si ekuilibër të sistemit. Nëse ekuilibrat do të vendoseshin përmes pazareve të tilla, atherë shteti dhe politika do të bëheshin si pazari i Roskovecit qëmoti apo si Ruzhdija sot.
Për më shumë, arroganca e replikuesit tejkalon çdo lloj kufiri llogjik dhe moralo-shoqëror kur ai deklaron se “Më duket se çdo gjykim tjetër që e sheh këtë përplasje [Berisha-Rama] si të motivuar nga deshira me nxjerrë në dritë të vërtetën për hir të së vërtetës apo me mbrojtë kushtetutën e ligjin është i papjekur dhe naiv.” Është fatkeqësi intelektuale dhe shoqërore të mos besosh në të drejtën për të kërkuar të vërtetën dhe të drejtën. Në këtë dynja unë nuk kam parë dhe dëgjuar ndonjë intelektualë, sidomos të pavarur, që të quajë të papjekur dhe naiv cilindo (individ apo grup shoqëror politik ose apolitik) që kërkon një të drejtë legjitime dhe të pakontestueshme siç është e drejta për të votuar i lirë dhe për të parë destinacionin final të votës. Është naivitet dhe papjekuri intelektuale t’i mohosh një personi apo grupimi shoqëror të drejtën për të kërkuar të drejtën dhe të vërtetën. Një intelektual kurrsesi nuk mund ta bëjë apo mbështesë një mendim të tillë absurd.
Intelektuali është personi që i shërben shoqërisë apo një grupimi shoqëror dhe jo personi që i mohon kësaj shoqërie të drejtat më elementare. Kjo tregon se mendimet e replikuesit kundërshtojnë njëra-tjetrën në mënyrën më flagrante. Analiza që i bëhet intelektualit, dhe detyrimet e tij shoqërore që ai mbartë, kontradiktohen nga vet thëniet e replikuesit.
Më absurdja vijon. Replikuesi deklaron skenarin e tij se si do të vinte Rama në pushtet. Ai thekson se Edi Rama nuk do të vinte në pushtet menjëherë por do të duhej një kalvar i gjatë. Sipas replikuesit, në rast se hapen kutitë dhe “vjedhja del ashiqare” apo “shumica qeverisëse humbet legjitimitetin”, do të kishte shumë mundësi që vendi t’i drejtohej zgjedhjeve të parakohshme.
Ka diçka thelbësore që nuk shkon tek mënyra se si replikuesi tenton ta banalizojë këtë çështje. Fokusimi i replikuesit tek një analizë e nivelit personal bënë që ai të harroj se pushteti nuk është personal (Berishës, Ramës, Metës) por është pasqyrë e mbështetjes popullore të marrë përmes një procesi zgjedhor. Kjo çështje nuk mund të banalizohet duke e konsideruar thjesht si një ardhje të Ramës në pushtet apo ikje të Berishës prej tij. Këtu bëhet fjalë për vullnetin e popullit të shprehur përmes votës së lirë.
Nëse Berisha ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, atherë pushteti është personal dhe sistemi nuk është demokratik pasi Berisha nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Nëse Rama, apo kushdo tjetër, vjen nesër në pushtet përmes votës së lirë të popullit, pushteti nuk quhet pushtet individual i Ramës por i popullit. Në këtë rast, Rama do të konsiderohej përfaqësuesi i vullnetit të popullit. Ky është parimi bazë i demokracisë dhe nuk ka intelektualë të pavarur që do të banalizonte këtë princip duke e personalizuar pushtetin apo vullnetin e popullit. Do të ishte qesharake që një intelektual të pranonte të udhëhiqej nga një qeveri jolegjitime dhe në të njëjtën kohë të banalizonte dhe të mos aprovonte një pushtet që do të vinte nga vullneti i popullit.
Dhe e gjithë kjo është rrjedhojë e një personalizimi të politikës, pushtetit, dhe shtetit nga ana e replikuesit dhe disa intelektualëve, pavarësisht se mund të jetë e pa qëllimtë. Personalizimi dhe urrejtja e verbër për Edi Ramën, i ka pozicionuar disa intelektualë të tjerë kundër shoqërisë, transparencës dhe principeve bazë të një shteti demokratik. Është marrëzi që për shkak të inatit personal përkundrejt një individi apo udhëheqësi partiak të penalizosh një shoqëri të tërë. Fatkeqësisht, inati dhe urrejtja prevalojnë saherë që diskutimi fokusohet në rrafshin personal.
Por çfarë ngeli jashtë replikës? Jashtë replikës ngeli ana ligjore e argumentit që në mënyrë të çutitshme u anashkalua. Ana ligjore e argumentit ka lidhje me faktin se për muaj me radhë kryeministri Berisha është tallur me intelektualët dhe popullin duke u paraqitur atyre një argument fallco se gjoja transparenca dhe hapja e kutive të votimit ndalohej nga Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese. Për muaj me radhë kam paraqitur prova duke vërtetuar se pretendimi i kryeministrit ishte një gënjështër e madhe.
Fatkeqësisht, apatia e tyre dëshmon se këtyre intelektualëve ose u mungonë dëshira për të përmbushur një detyrim moralo-shoqëror përkundrejt shoqërisë ose u mungonë aftësia për ta bërë një gjë të tillë.
Vërtetimi i pretendimit tim bëhet nga deklarimet e sotme të kryeministrit dhe qeverisë të cilët theksojnë se transparencën e plotë e ndalon Kodi Zgjedhor. Por lind pyetja: Ku shkoi pretendimi i kryeministrit se transparencën e ndalon Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës? Përse nuk shprehen intelektualët dhe të tregojnë se neni 178(6) i Kodit nuk vendos ndonjë afat kohor për djegien e kutive dhe se ky nen i Kodit i nënshtrohet nenit 77(2) të Kushtetutës?
Në shkrimin tim, unë i akuzojë këta intelektualë për mungesë dëshire ose kapaciteti për të mbajtur kryeministrin përgjegjës për këtë mashtrim disamujorsh në vazhdim, për t’i treguar shoqërisë të vërtetën, dhe, rrjedhimisht, për të kontribuar në zgjidhjen e krizës. Analiza e replikuesit mbështet pretendimet e mija në lidhje më detyrimet që intelektuali ka përkundrejt shoqërisë. Në të vërtet, ironikisht, analiza që replikuesi i bën intelektualit nuk është gjë tjetër por një mbështetje e sofistikuar për argumentet e hedhura në shkrimin tim. Sulmi kundër këtyre intelektualëve behët për shkak të mungesës së dëshirës apo kapacitetit nga ana e këtyre intelektualëve për të kontribuar në mbarvajtjen e shoqërisë, kurse shkrimi i replikuesit nuk bënë gjë tjetër por prodhon bazën teorike ku mbështeten argumenta e mija.
Dhe në mbyllje, dy fjalë për qarkullimin e elitave. Unë besojë fuqishëm se qarkullimi i elitave ndodh atherë kur ka ndryshim pushtetesh dhe ndryshime në institucione, nga të cilat dalin oportunitete për të bërë të mundur përplasje dhe qarkullim elitash. Fakti është se elitat nuk rrëzohen apo qarkullojnë si rrezultat i përplasjeve me popullin. Elitat qarkullohen si rrezultat i përplasjes përbrënda elitës (grupimeve elitare). Kjo përplasje bëhet më së shumti atherë kur ndërrohen pushtetet ose kur krijohen vakume në sistem.
Për shembull, humbja e Partisë Socialiste në vitin 2005 i hapi rrugën një rinovimi të konsiderueshëm të elitës në të majtën por edhe në të djathtën, si rrjedhojë e nevojës për tu përshtatur. Ky rinovim apo qarkullim do të jetë edhe më i madh nëse nesër Sali Berisha do të humbasë pushtetin. Qëndrimi i gjatë i Berishën në pushtet dhe krye të Partisë Demokratike ka bërë që mbarë politika Shqiptare të akumulojë energji të konsiderueshme që kërkon të përdoret politikisht. Nëse intelektualët kërkojnë një politikë ndryshe dhe me më shumë vlerë dhe produktivitet, ata duhet që të përgatisin terrenin për një politike Post-Berishiane. Vetëm atherë ata mund të krijojnë oportunitete për implementimin e një politike apo elite politike ndryshe. Të tjerat janë përralla.

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
Shume analizim i mirefillte Bledar per intelektualet te cilet nuk perdorin ate llogjikshmeri qe ka te beje me ate moral dhe shoqeror per inate perosnale! Kjo tregon mese qartazi se c'fare intelektualesh te deshtuar jane keta nejrez qe ne mendimet e tyre. E lexova personin qe te kishte bere replike ty, dhe te vetmet analizime qe kam lexuar prej atij intelektuali te deshtuar i pergatitur ne vitet berishjane me diplloma te blera eshte ti kujtonte Elsa Liles te jemen vetem pse u fut ne greve! Edhe nje femije i vogel nuk do ta ksihte shkruar ate artikull e ti dukej sikur shkruajti dicka me vlere duke zene personet e vdekur te njerezve vertet me shpirt artisti apo intelektuali te vertete sic eshte nje prej tyre edhe Elsa Lila! Me te gjitha pikat qe ke analizuar me shume kujdes, mbasi ashtu si disa prej nesh edhe ti jeton dhe je edukuar ne nje vend ku na kane mensuar vertet se intelektualiteti tregohet nepermjet te vertetes dhe te mires se pergjithshme te nje vendi dhe jo vetem atij personal sic mundohen te bejne shume, por citoj kete qe me ra shume ne sy e ta lexojne edhe disa te tjere, qe mundohen te tregojne intelektulitetin te tjereve kur jane shume larg saj te pakten ne temat qe nuk spikaten!
Intelektuali është personi që i shërben shoqërisë apo një grupimi shoqëror dhe jo personi që i mohon kësaj shoqërie të drejtat më elementare. Kjo tregon se mendimet e replikuesit kundërshtojnë njëra-tjetrën në mënyrën më flagrante. Analiza që i bëhet intelektualit, dhe detyrimet e tij shoqërore që ai mbartë, kontradiktohen nga vet thëniet e replikuesit.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Tomorr
- Senior Member

- Posts: 150
- Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
- Gender: Male
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
Po mire moj Arta e dime qe ti dhe keta <teoricienet e pavarur> vuajne te shkretet qe te kete rotacion figurash por pse e kerkoni kete vetem nga Berisha kur figurat me te urryera te vjetra ti i vendos akoma ne pozitat me te larta te partise:
Gramoz Ruci ministri i fundit i Sigurimit te Shtetit eshte kryetari i asamblese se PS dhe kryetari i grupi parlamentar.
Namik Dokle-
1970-1983: gazetar në redaksinë e Gazetës “Puna”
1983-1989: Kryeredaktor i Gazetës “Puna”
1989-1990: Sekretar i Bashkimeve Profesionale
1991: Kryeredaktor i Gazetës “Zëri i Popullit”.
beniamin i Ramiz Alise u zgjodh dje nen-kryetar kuvendi posti me i larte shteteror ne PS
Pas Ruçit, sigurimsit të vjetër e të çertifikuar, dje ka qenë radha e Namik Dokles, Valentina Leskajt, Arta Dades e Et’hem Rukës, të gradohen në komisionet parlamentare, si përfaqësuesit ekspertë të PS, por së pari si njerëzit besnikë të Ramiz Alisë

RapsoD
- Regular Member

- Posts: 60
- Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
- Gender: Male
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
Kush jane emrat e rinj ne PS.
Edi Rama s’është lodhur shumë të përzgjedhë njerëzit me të cilët do përpiqet t’i mbajë shqiptarët të izoluar nga Perëndimi.Nga Byroja e vjetër tek byroja e re e PS-së, rruga është e shkurtër dhe kalon nga etërit tek bijtë. Sipas këtij mekanizmi janë përzgjedhur Ilir Xhelil Gjoni, Ilir Hamit Beqja, Ledi Hamit Shamku, Ditmir Sulejman Bushati, Besnik Mit’hat Bare, Dashamir Myslym Peza apo Ardian Klosi, ndërkohë që me provë të përbindshme korrupsioni e krimi, nyjën lidhëse mes dy brezave, po e luajnë fosilet Valentina Leskaj e Gramoz Ruçi Byroja e re Politike e Edvinit Edhe dje në ditën përkujtimore të Stalinit, nuk ka qenë fort e vështirë të kuptohet se në tubimin ku violinë e parë ishte i biri i Kristaq Ramës, opozita po shfaqej fort si establishmenti ku do të projektohen të gjitha aspiratat politike të brezit të dytë të nomenklaturës androgjine enveriste e ramiziste. Brenda një kohe shumë të shkurtër, më pak se dy vjetësh, në nivelet më të larta të Partisë Socialiste të sapodalë në opozitë janë ngritur bijtë e anëtarëve të rëndësishëm të Byrosë Politike të PPSH-së, të komitetit të saj qendror, apo njerëz fort të rëndësishëm e influentë të oborrit të Enver Hoxhës, të cilët ishin realisht edhe drejtuesit e makinerisë vrastare të diktaturës më të egër komuniste në Evropë. Numërimi na ndihmon të kuptojmë më mirë edhe se kush janë drejtuesit kryesorë të partisë së Edi Ramës sot. Edvin
Kristaq Rama, i biri i anëtarit të presidiumit të Kuvendit Popullor, njërit nga njerëzit që në mënyrë të verbër pranoi të firmoste vendimet me pushkatime për kundërshtarët e regjimit, deri në agimin e demokracisë, në fillim të 1990-s.

Tomorr wrote:Po mire moj Arta e dime qe ti dhe keta <teoricienet e pavarur> vuajne te shkretet qe te kete rotacion figurash por pse e kerkoni kete vetem nga Berisha kur figurat me te urryera te vjetra ti i vendos akoma ne pozitat me te larta te partise:
Gramoz Ruci ministri i fundit i Sigurimit te Shtetit eshte kryetari i asamblese se PS dhe kryetari i grupi parlamentar.
Namik Dokle-
1970-1983: gazetar në redaksinë e Gazetës “Puna”
1983-1989: Kryeredaktor i Gazetës “Puna”
1989-1990: Sekretar i Bashkimeve Profesionale
1991: Kryeredaktor i Gazetës “Zëri i Popullit”.
beniamin i Ramiz Alise u zgjodh dje nen-kryetar kuvendi posti me i larte shteteror ne PS
Pas Ruçit, sigurimsit të vjetër e të çertifikuar, dje ka qenë radha e Namik Dokles, Valentina Leskajt, Arta Dades e Et’hem Rukës, të gradohen në komisionet parlamentare, si përfaqësuesit ekspertë të PS, por së pari si njerëzit besnikë të Ramiz Alisë
Zotni Berisha eshte kreu i Partise se tij, dhe po ta shikosh me shume vemendje qe nuk do ndonje shkence, ka hequr biles te gjithe ata intelektuale qe nuk kishin asnje lidhje me komunizmin pervec se ishin njerez me bagazh diturie ne cdo rrethane dhe vete po qendron si ish mesuesi i tij i denje Hoxha. Edhe Enveri nuk beri ndonje gje me shume, eliminoi te gjithe ata qe ishin nga cdo pikepamje me te pergatitur nga ai, dhe i zvendesoi me disa coban apo malok qe i vinin sipas avazit te tij, ashtu sic po ben edhe sot Berisha me zvendesimin e Mustafaraj, Biberaj, Precaj me tipin Ciljeta! E pra vete ju intelektualet nqs e quani veten te tille duhet ta kerkoni kete me kemngulje, se nqs i ka dhene nje imazh te keq dhe vazhdon akoma PD'se eshte vete Sali Berisha i cili u vendos nga jo tjeter por Ramiz Alia ne fillim ashtu si edhe Fatos Nano. Po flasim ker kreun te behet rotacion, ashtu sic u be edhe Nano, keta te tjeret nqs ti po shikon per keta pasuesit, atehere shiko edhe Pollon apo Rusamilin qe prinderit e tyre kane qene ne ate Byrone Politike e kane dhene po aq urdhera te shemtuara sa akuzohen te tjeret. Kur do ta mesoni qe ne Shqiperi akoma nuk ka nje demokraci te mirefillte, mbasi demokracia nuk duhet te duket se sa te gjata mi mban floket apo sa modern je, por tek funksionimi i lire i institucioneve dhe gjykatave mbi te cilat raportet nderkombetare akoma po na ndeshkojne! Nqs ju keni problem se ne ish PPSH sot PS paska akoma ish-komuniste, une nuk do te ndaloj se foluri pikerisht qe PD e cila mori flamurin e demokracise te heqi komunistet e saj duke filluar nga Sali Berisha.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
RapsoD wrote:Kush jane emrat e rinj ne PS.
Edi Rama s’është lodhur shumë të përzgjedhë njerëzit me të cilët do përpiqet t’i mbajë shqiptarët të izoluar nga Perëndimi.Nga Byroja e vjetër tek byroja e re e PS-së, rruga është e shkurtër dhe kalon nga etërit tek bijtë. Sipas këtij mekanizmi janë përzgjedhur Ilir Xhelil Gjoni, Ilir Hamit Beqja, Ledi Hamit Shamku, Ditmir Sulejman Bushati, Besnik Mit’hat Bare, Dashamir Myslym Peza apo Ardian Klosi, ndërkohë që me provë të përbindshme korrupsioni e krimi, nyjën lidhëse mes dy brezave, po e luajnë fosilet Valentina Leskaj e Gramoz Ruçi Byroja e re Politike e Edvinit Edhe dje në ditën përkujtimore të Stalinit, nuk ka qenë fort e vështirë të kuptohet se në tubimin ku violinë e parë ishte i biri i Kristaq Ramës, opozita po shfaqej fort si establishmenti ku do të projektohen të gjitha aspiratat politike të brezit të dytë të nomenklaturës androgjine enveriste e ramiziste. Brenda një kohe shumë të shkurtër, më pak se dy vjetësh, në nivelet më të larta të Partisë Socialiste të sapodalë në opozitë janë ngritur bijtë e anëtarëve të rëndësishëm të Byrosë Politike të PPSH-së, të komitetit të saj qendror, apo njerëz fort të rëndësishëm e influentë të oborrit të Enver Hoxhës, të cilët ishin realisht edhe drejtuesit e makinerisë vrastare të diktaturës më të egër komuniste në Evropë. Numërimi na ndihmon të kuptojmë më mirë edhe se kush janë drejtuesit kryesorë të partisë së Edi Ramës sot. Edvin
Kristaq Rama, i biri i anëtarit të presidiumit të Kuvendit Popullor, njërit nga njerëzit që në mënyrë të verbër pranoi të firmoste vendimet me pushkatime për kundërshtarët e regjimit, deri në agimin e demokracisë, në fillim të 1990-s.
Si nuk bere njehere nje analizimin tend, po ngele duke sjelle vetem ato qe thone te tjeret, dhe me e keqja Gazeta qesharake 55! Edhe ne sjellim pa disktuim, por japim edhe analizmin tone personal mbi ato! Me duket me lart e theksova sa bije e bija te Byrose politike ka PD, biles edhe vete Kurt Kola i tha ne emisjonin qe ishte i ftuar. Shpresoj mos te thuash edhe te presekutuarve tani komunista!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
http://www.shekulli.com.al/2010/06/10/p ... etuta.htmlPE, draft për krizën, Boshtinaru: Nëse nuk firmoset 'ngrijnë' vizat
Kriza politike në Shqipëri ka mbledhur së fundi dy grupet kryesore në Parlamentin Europian, PPE dhe Socialdemokratët, të cilët i drejtohen me një tjetër ultimatum politikës.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Victor Boshtinaru, i cili sqaron se të majtët dhe të djathtët e PE-së kanë rënë dakord për një draft zgjidhjeje gjë të cilën do ia propozojnë me telefon Tiranës.
Gjatë një interviste për TCH, Boshtinaru thotë se "Nëse do të arrihet një marrëveshje, atëherë dy grupet politike europiane do ta firmosin atë me dy liderët, kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Rama. Por nëse këta dy liderë do të hedhin poshtë propozimin e Parlamentit Europian, nëse unë jam informuar mirë dhe besoj që e di mirë këtë situatë, të dy grupet politike europiane vendosin të ngrijnë të gjitha çështjet me Shqipërinë, përfshi dhe atë për regjimin e lirë të vizave".
Sipas tij, drafti është përpiluar nga dy grupet politike të Parlamentit Europian. "Të dy liderët në Tiranë janë plotësisht në dijeni të përmbajtjes. Për mendimin tonë, ky draft është mjaftueshëm fleksibël për t'u pranuar nga të dy, por kjo varet nga vendimi që do të marrin dy partitë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për ndikimin dhe pasojat për këtë marrëveshje"- tha ai.
E pra bashkatdhetare te kuptojme qe ai draft qe perpiluan te dyja gurpet e PE nga e majta dhe e djathta nuk eshte shaka, sic pretendon Berisha qe nuk ka rendesi! Kete draft Rama e ka pranuar sic e tha kaq here, ndersa Berisha sic e kemi pare hidhet dege me dege se mase shpeton! Evropianet si edhe Amerika e kane kuptuar shume mire qe ne Shqiperi duhet te ndryshoje kjo lloj politike qe eshte bere keto 2 deakada qe ne te vemi perpara.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Tomorr
- Senior Member

- Posts: 150
- Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
- Gender: Male
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
Cfare eshte gjithe ky konspiracion mor aman per <krizen> shqiptare?Takimi ka qenë i fshehtë jo vetëm për median, por edhe për eurodeputetë të ndryshëm. Në këtë mbledhje, PPE dhe Socialdemokratët europianë janë përfaqësuar nga kryetarët dhe nënkryetarët respektivë, po thuhet se i pranishëm gjatë bisedimeve mbi Shqipërinë ishte dhe kreu i delegacionit për Ballkanin, Kukan. I pyetur mbi rezultatin e këtij takimi dhe pse mendonte se palët në Shqipëri mund të pranonin draftin e PE-së, Kukan tha se nuk mund të jepte detaje, por përsëriti mesazhin për marrëveshje ndaj të dy palëve.
Aman or Boshtinar, o zevendeskryetar i delegacionit hipotetik te Ballkanit, a e ke mare vesh mire ti a jo? Se takimi ishte shume sekret se kishte te bente me problemin me te madh evropian te 50 vjeteve te fundit, jo per gje se mos na del qe lajmi eshte prodhuar andej nga gazeta shekulli.“Nëse do të arrihet një marrëveshje, atëherë dy grupet politike europiane do ta firmosin atë me dy liderët, kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Rama. Por nëse këta dy liderë do të hedhin poshtë propozimin e Parlamentit Europian, nëse unë jam informuar mirë dhe besoj që e di mirë këtë situatë, të dy grupet politike europiane vendosin të ngrijnë të gjitha çështjet me Shqipërinë, përfshi dhe atë për regjimin e lirë të vizave”, është shprehur Boshtinaru.
- Tomorr
- Senior Member

- Posts: 150
- Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
- Gender: Male
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
Ore ishte presidenti amerikan ne takim kur u vendos qe o te zgjidhet kriza e Rames o ska viza per Shqiperine?
Me siguri do kete qene sepse i dergoi dhe nje leter falenderimi Rames qe e ka bere Tiranen lule mo shumengjyreshe.
Me siguri do kete qene sepse i dergoi dhe nje leter falenderimi Rames qe e ka bere Tiranen lule mo shumengjyreshe.
- Tomorr
- Senior Member

- Posts: 150
- Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
- Gender: Male
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
Arta wrote: ....., keta te tjeret nqs ti po shikon per keta pasuesit, atehere shiko edhe Pollon apo Rusamilin qe prinderit e tyre kane qene ne ate Byrone Politike e kane dhene po aq urdhera te shemtuara sa akuzohen te tjeret.
Kush qenka ky Rusamili dhe Pollo qe na paskan qene ne Byro mo Arte?
- Hyu
- Member

- Posts: 21
- Joined: Sat Aug 29, 2009 5:08 pm
- Gender: Male
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
Pergjigja e Fyle Komisionerit te zgjerimit ne BEArta wrote:http://www.shekulli.com.al/2010/06/10/p ... etuta.htmlPE, draft për krizën, Boshtinaru: Nëse nuk firmoset 'ngrijnë' vizat
Kriza politike në Shqipëri ka mbledhur së fundi dy grupet kryesore në Parlamentin Europian, PPE dhe Socialdemokratët, të cilët i drejtohen me një tjetër ultimatum politikës.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Victor Boshtinaru, i cili sqaron se të majtët dhe të djathtët e PE-së kanë rënë dakord për një draft zgjidhjeje gjë të cilën do ia propozojnë me telefon Tiranës.
Gjatë një interviste për TCH, Boshtinaru thotë se "Nëse do të arrihet një marrëveshje, atëherë dy grupet politike europiane do ta firmosin atë me dy liderët, kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Rama. Por nëse këta dy liderë do të hedhin poshtë propozimin e Parlamentit Europian, nëse unë jam informuar mirë dhe besoj që e di mirë këtë situatë, të dy grupet politike europiane vendosin të ngrijnë të gjitha çështjet me Shqipërinë, përfshi dhe atë për regjimin e lirë të vizave".
Sipas tij, drafti është përpiluar nga dy grupet politike të Parlamentit Europian. "Të dy liderët në Tiranë janë plotësisht në dijeni të përmbajtjes. Për mendimin tonë, ky draft është mjaftueshëm fleksibël për t'u pranuar nga të dy, por kjo varet nga vendimi që do të marrin dy partitë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për ndikimin dhe pasojat për këtë marrëveshje"- tha ai.
E pra bashkatdhetare te kuptojme qe ai draft qe perpiluan te dyja gurpet e PE nga e majta dhe e djathta nuk eshte shaka, sic pretendon Berisha qe nuk ka rendesi! Kete draft Rama e ka pranuar sic e tha kaq here, ndersa Berisha sic e kemi pare hidhet dege me dege se mase shpeton! Evropianet si edhe Amerika e kane kuptuar shume mire qe ne Shqiperi duhet te ndryshoje kjo lloj politike qe eshte bere keto 2 deakada qe ne te vemi perpara.
Fyle: "Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje, për të gjetur një kompromis nga të dyja palët, përpara se PE dhe këshilli të marrin vendimin mbi heqjen e vizave. Shpresoj që nuk do të na duhet të bezdisemi nga fakti se dikush mund të bëjë një lidhje midis politikës në një vend dhe vendimit për heqjen e vizave"
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
http://www.economist.com/node/16335820? ... d=16335820
Lexoni The Economist, ma merr mendja te dy dini anglisht dhe te gjeni ato pergjigje qe kerkoni! Flm
Tomorr, Pollo dhe Rusmaili jane deputet te PD'se dhe baballaret e tyre kane qene ne politbyrone e atehershme! Qe PD ka po aq komunist sa ka PS dihet, mbasi doli lista e tyre para zgjedhjeve. Mos beni te paditurin.
Lexoni The Economist, ma merr mendja te dy dini anglisht dhe te gjeni ato pergjigje qe kerkoni! Flm
Tomorr, Pollo dhe Rusmaili jane deputet te PD'se dhe baballaret e tyre kane qene ne politbyrone e atehershme! Qe PD ka po aq komunist sa ka PS dihet, mbasi doli lista e tyre para zgjedhjeve. Mos beni te paditurin.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Tomorr
- Senior Member

- Posts: 150
- Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
- Gender: Male
Re: Opozita mbyll grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në
Clidhje ka komenti ne gazete me pyetjet tona, cilat pyetje?Arta wrote:http://www.economist.com/node/16335820? ... d=16335820
Lexoni The Economist, ma merr mendja te dy dini anglisht dhe te gjeni ato pergjigje qe kerkoni! Flm
Tomorr, Pollo dhe Rusmaili jane deputet te PD'se dhe baballaret e tyre kane qene ne politbyrone e atehershme! Qe PD ka po aq komunist sa ka PS dihet, mbasi doli lista e tyre para zgjedhjeve. Mos beni te paditurin.
GENJEN GENJEN GENJEN GENJEN SHPIF SHPIF SHPIF
As babai i I.Rusmajlit dhe as Stefanaq Pollo nuk kane qene ne Byrone Politike. Ne byro kane qene:
Spiro Koleka--vellai i nenes se Edi Rames
Xhelil Gjoni--babai i eksponentit Ilir Gjoni
kurse baballaret e eksponenteve te tjere te ps kane qene ne Komitetin Qendror te PPSH ose ne Presidiumin e Kuvendit si vete babai i Edi Rames.