Page 1 of 1

Te Rejat per Kosoven

Posted: Wed Jul 29, 2009 4:27 pm
by Aulona
Rusia tradhton Serbinë, nuk deponon në Hagë komentet kundër Kosovës




Rusia, aleati më besnik i Serbisë, nuk ka deponuar komente rreth rastit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Më 17 korrik kur ka qenë afati i fundit për dorëzimin e komenteve, Serbinë e kanë “tradhtuar” edhe dy shtete tjera të mëdha, Kina dhe Brazili, të cilat po ashtu nuk kanë deponuar komentet e tyre. Version multimedial i ketij lajmi

HAGE- Rusia, aleati më besnik i Serbisë, nuk ka deponuar komente rreth rastit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Më 17 korrik kur ka qenë afati i fundit për dorëzimin e komenteve, Serbinë e kanë “tradhtuar” edhe dy shtete tjera të mëdha, Kina dhe Brazili, të cilat po ashtu nuk kanë deponuar komentet e tyre.
Fakti që këto tre shtete kanë abstenuar nga faza e dytë e procesit rreth rastit të Kosovës, është bërë e ditur zyrtarisht nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë. Ndryshe , Rusia , Kina dhe Brazili kanë paraqitur deklaratat e tyre në prill dhe është oritur që të paraqesin edhe komentet.
Në favor të Kosovës, komentet i kanë dorëzuar 9 shtete, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania , Holanda, Sllovenia, Zvicra, Norvegjia dhe Shqipëria. Ndërkaq në favor të Serbisë janë vëtëm katër shtete, Qipro, Bolivia Argjentina dhe Spanja.

Po ashtu Gjykata e hagës ka bërë të ditur zyrtarisht se seanca dëgjimore rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, do të fillojë më 1 dhjetor të këtij viti. Në një kumtesë të lëshuar të mërkurën, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka njoftuar se përvec të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, edhe Kosovës i lejohet pjesëmarrja e plotë në seancat dëgjimore.
Shtetet që duan të marrin pjesë në këtë fazë përfundimtare të procesit, përfshirë edhe Kosovën , duhet të bëjnë kërkesë në Gjykatën e Drejtësisë deri më 15 shtator. (e.n/News24/BalkanWeb)