"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

ZBARDHET KONTRATA - Fatos Nano, kontakti i PD për lobing në

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

ZBARDHET KONTRATA - Fatos Nano, kontakti i PD për lobing në

#1

Post by Arta » Wed Jun 16, 2010 2:49 am

GAZETA PANORAMA/SOT


Partia Demokratike ka marrë konsulencë të plotë nga kompania amerikane “BKSH & Associates”, gjatë periudhës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Selia e Partisë Socialiste duke sqaruar pozicionin e Dritan Agollit si person kontakti mes PS dhe kompanisë amerikane “Rasky Baerlein Communications”, na tregoi se ka pasur në politikën shqiptare raste të tilla, kur të tjerë njerëz kanë qenë persona kontakti dhe të tjerë ata që firmosin në llogari të palëve. Duke na ofruar dy faksimile të kontratës së Partisë Demokratike me kompaninë amerikane “BKSH& Associates” në mars 2009, selia rozë ilustron se personi i kontaktit mes PD dhe kompanisë amerikane është Fatos Nano. “Për këtë, ne i lutemi gazetës “Panorama” t’i referohet vetëdeklarimit të të njëjtit format të kompanisë amerikane, që ka punuar me Partinë Demokratike, ku personi i kontaktit figuron të jetë dikush, i cili megjithë lidhjet e njohura tashmë me partinë e zotit Berisha, nuk është përfaqësuesi zyrtar i PD-së, sikundër figuron aty”, thuhet në sqarimin e zyrës së shtypit të Partisë Socialiste. Në faksimilen e kontratës mes Partisë Demokratike dhe kompanisë amerikane “BKSH & Associates” me qendër në Uashington, figuron ish kreu socialist, Fatos Nano, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes PD-së dhe “BKSH & Associates”, në shkurt të 2009, ishte “këshillimi dhe avokatia për të gjitha çështjet e objektivave qeverisëse dhe çështjeve publike për hyrjen e Shqipërisë në NATO”.

Kontrata

Gazeta “Panorama” pas hulumtimeve më të plota të saj, arriti të sigurojë kontratën e plotë të konsulencës dhe avokatisë mes kompanisë amerikane me PD, për çështjet që lidheshin me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e cila një muaj më pas do të bëhej anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm. Person kontakti në këtë marrëveshje, mes PD dhe kompanisë amerikane, ka qenë Fatos Nano, ndërsa marrëveshja e bashkëpunimit me të gjitha termat e detajuara të saj është firmosur nga Flamur Noka, Sekretari Organizativ i PD-së. Marrëveshja është nënshkruar në Uashington, më 2 shkurt 2009, mes presidentit të kompanisë R.Scott Pastrick dhe Flamur Nokës, i autorizuari zyrtar i PD-së. Shuma që PD i ka paguar, sipas kontratës, kompanisë së konsulencës, është 120 mijë dollarë amerikanë për muajt shkurt-prill 2009, ose 40 mijë dollarë për çdo muaj. Por shuma totale e këtij bashkëpunimi, e materializuar në terma ekonomikë, kap vlerën e 240 mijë dollarëve amerikanë. Kompania angazhohej t’i ofronte PD këto shërbime: planifikim strategjik për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; vizita të ministrave dhe politikanëve të tjerë; të organizonte një vizitë në Shqipëri pas anëtarësimit në NATO; konsulencë strategjike të Qeverisë për objektivat e saj në NATO; lobim në Senat, duke përfshirë dhe anëtarë të Senatit, etj. Duke përmbledhur objektin e kësaj kontrate, kompania “BKSH & Associates” angazhohet “në një fushatë evokimi në Senatin amerikan dhe do të siguronte ndihmë për të gjitha çështjet që lidhen me objektivat e Qeverisë për në NATO”. Marrëdhëniet e Partisë Demokratike me kompanitë lobuese amerikane janë të njohura që në vitin 2005, kur ajo kontraktoi një kompani të njohur, e cila rezultoi e suksesshme në përmirësimin e imazhit të saj elektoral.

PS: Administratori i bashkisë nuk ka firmosur, ishte vetëm person kontakti

Partia Socialiste bëri dje një sqarim, në lidhje me shkrimin e gazetës sonë rreth përfshirjes së administratorit të Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, në një kontratë marrëveshje për llogari të Partisë Socialiste. “Në numrin e djeshëm, gazeta “Panorama” ka shkruar se administratori i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli ka firmosur kontratën e Partisë Socialiste me kompaninë “Raskey...”. Për këtë, gazeta i referohet një deklarimi të bërë nga kompania, ku emri i zotit Agolli figuron si person përfaqësues për Partinë Socialiste. E vërteta është se zoti Agolli nuk ka firmosur asnjë kontratë në emër të Partisë Socialiste. Ai ka qenë i pranishëm në takimin njohës, të zhvilluar në Boston mes përfaqësuesve të kompanisë në fjalë dhe kryetarit Rama, gjatë vizitës së tij në Universitetin e Harvardit, me rastin e evenimentit të organizuar lidhur me Bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku shoqërohej edhe nga administratori i bashkisë, Dritan Agolli. Më pas marrëdhënia e punës mes Partisë Socialiste dhe “Raskey...” ka kaluar normalisht nëpërmjet kësaj partie, ndërkohë që shënimi i emrit të administratorit të përgjithshëm të bashkisë në vetëdeklarimin e kompanisë amerikane është një lapsus, mesa duket aspak i pazakonshëm”, sqaroi zyra e shtypit të Partisë Socialiste. Gazeta botoi dje një kontratë në shumën prej 100 mijë dollarë për konsulencë dhe lobim në SHBA, mes PS dhe kompanisë amerikane “Raskey Baerlein Communications”, në mbështetje të kauzës së transparencës për periudhën e protestave dhe grevës së urisë të socialistëve.




C'fare shokimi, Berisha me Nanon, dy vellezerit siameze qe mundohen te riciklojne pushtetin midis tyre per te mirat e tyre private!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Re: ZBARDHET KONTRATA - Fatos Nano, kontakti i PD për lobing

#2

Post by RapsoD » Wed Jun 16, 2010 1:01 pm

Firma amerikane përgënjeshtron njoftimet për një marrëveshje që PD paska nënshkruar me të, me përfaqësues Fatos Nanon. Deklarata zyrtare konfirmon marrëveshjen e PD me kompaninë, për mbështetjen e aspiratës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO
PD: Rama po kërkon të fshehë gjurmët e punëve antishqiptare që paguhen me lekët e bashkisë

Edi Rama u akuzua pak ditë më parë për një aferë të errët që kishte firmosur me një kompani amerikane, me qëllim promovimin e kauzës së opozitës në SHBA, duke ekspozuar Shqipërinë si vend me liri dhe demokraci të cunguar. Ç’ka do të thotë, errësim i atij imazhi të ndërtuar që nga anëtarësimi i vendit në NATO dhe deri te aplikimi për statusin kandidat në BE. Por menjëherë pas publikimit të kësaj “kontrate”, Edvini u kundërpërgjigj, duke falsifikuar disa dokumente dhe vënë ato në favor të pazareve mediatike. Vegimet endacake dhe irracionale, kanë mbushur sloganet e rëndomta të opozitës së Edvinit, por nuk mund të fshehin dot fatet e xhaketave të vjetra enveriste, kur këto të fundit blasfemojnë përditë kundër vendit. Psikoza për të snobuar aspiratën euro-atlantike të Shqipërisë dhe njëherazi kuadrin ligjor e institucional të shtetit, nuk është gjë tjetër veçse ankthi i një “përbindëshi” politikisht të paskrupullt, që synon me çdo kusht të cenojë lirinë e shqiptarëve dhe ta verë atë në shërbim të putrave të regjura bllokmeno-moniste.
Përgënjeshtrimi i “Prime Policy Group”: “Mbështetëm lidershipin e Berishës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO/“Ka ardhur në vëmendjen tonë një histori e mediatike ku pretendohet se BKSH & Associates Worldwild (Aktualisht grupi kryesor i Politikës) ka punuar me Fatos Nanon, në kuadër të marrëveshjes së mbështetjes që kemi pasur me Partinë Demokratike. Sqarojmë se kjo deklaratë është e rreme dhe për detaje mund të themi se as kemi punuar me të, e as për Fatos Nanon. Tematikës së cilës i referoheni ju, kishte të bënte me Partinë Demokratike për të mbështetur liderin e saj dhe kryeministrin Sali Berisha, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ne e vlerësojmë fort punën dhe udhëheqjen e kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të tij në qeveri, në këto përpjekje të suksesshme”, përfundon përgënjeshtrimi zyrtar i firmës amerikane, drejtuar gazetës që publikoi dje lajmin, por edhe të gjitha mediave të tjera të interesuara.
Reagimi i PD: Rama kërkon të fshehë gjurmët e një lobingu kundër interesave të vendit/Partia Demokratike hodhi poshtë sot pretendimet e ngritura nga një e përditshme shqiptare ku pretendohej se Nano është kontakti i PD-së për lobing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një deklarate për shtyp, PD sqaron se gjithçka është e gënjeshtërt dhe fatkeqësisht viktimë e kësaj fushate të shëmtuar ka rënë edhe Gazeta “Panorama”, me burim kryesor qarqet e ngushta të Edi Ramës, i cili po përpiqet të fshehë gjurmët e një afere të rëndë kundër interesave të Shqipërisë. “Partia Demokratike përgënjeshtron shkrimin e botuar sot më dt. 15 Qershor 2010 në gazetën Panorama me titull “Nano kontakti i PD për lobing në SHBA”...
Është fare e qartë se kjo gënjeshtër, viktimë e së cilës ka rënë edhe Gazeta Panorama, me burim qarqet e ngushta rrotull Edvin Ramës, ka pasur qëllim tërheqjen e vëmendjes të publikut pas daljes në dritë të skandalit mes Partisë Socialiste dhe një kompanie lobingu amerikane, që është nënshkruar nga kryeadministratori i Bashkisë së Tiranës.
Më tepër se përfshirjen e çuditshme në këtë marrëveshje, Edvin Rama me sa duket po kërkon të fshehë gjurmët e një lobingu kundër interesave të vendit dhe të një afere që implikon zhdukjen e fondeve publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interes të Partisë Socialiste” - thuhet në deklaratën për shtyp të PD.
Selia blu nënvizon gjithashtu se e vetmja kontratë e nënshkruar nga kjo forcë politike është ajo për anëtarësimin e vendit në NATO. “Kontrata është ligjore dhe transparente si drita e diellit dhe se qëllimi i saj ka qenë lobimi për anëtarësimin e vendit në NATO. Gjithashtu kontrata në të gjithë termat e saj është nënshkruar dhe negociuar nga zyrtari përgjegjës i Partisë Demokratike z. Flamur Noka. Duke ruajtur të palëkundur respektin për lirinë e shtypit dhe të shprehjes në Shqipëri, besojmë se gazeta “Panorama” do të bëjë përgënjeshtrimin e shkrimit të botuar në numrin e sotëm të saj. Partia Demokratike vë në dispozicion kësaj gazete dhe çdo medieje tjetër marrëveshjen origjinale, gjë të cilën Edvin Rama nuk guxon ta bëjë” - thuhet më tej në deklaratën për shtyp të Partisë Demokratike.

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”