ZBARDHET KONTRATA - Fatos Nano, kontakti i PD për lobing në
Posted: Wed Jun 16, 2010 2:49 am
GAZETA PANORAMA/SOT
Partia Demokratike ka marrë konsulencë të plotë nga kompania amerikane “BKSH & Associates”, gjatë periudhës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Selia e Partisë Socialiste duke sqaruar pozicionin e Dritan Agollit si person kontakti mes PS dhe kompanisë amerikane “Rasky Baerlein Communications”, na tregoi se ka pasur në politikën shqiptare raste të tilla, kur të tjerë njerëz kanë qenë persona kontakti dhe të tjerë ata që firmosin në llogari të palëve. Duke na ofruar dy faksimile të kontratës së Partisë Demokratike me kompaninë amerikane “BKSH& Associates” në mars 2009, selia rozë ilustron se personi i kontaktit mes PD dhe kompanisë amerikane është Fatos Nano. “Për këtë, ne i lutemi gazetës “Panorama” t’i referohet vetëdeklarimit të të njëjtit format të kompanisë amerikane, që ka punuar me Partinë Demokratike, ku personi i kontaktit figuron të jetë dikush, i cili megjithë lidhjet e njohura tashmë me partinë e zotit Berisha, nuk është përfaqësuesi zyrtar i PD-së, sikundër figuron aty”, thuhet në sqarimin e zyrës së shtypit të Partisë Socialiste. Në faksimilen e kontratës mes Partisë Demokratike dhe kompanisë amerikane “BKSH & Associates” me qendër në Uashington, figuron ish kreu socialist, Fatos Nano, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes PD-së dhe “BKSH & Associates”, në shkurt të 2009, ishte “këshillimi dhe avokatia për të gjitha çështjet e objektivave qeverisëse dhe çështjeve publike për hyrjen e Shqipërisë në NATO”.
Kontrata
Gazeta “Panorama” pas hulumtimeve më të plota të saj, arriti të sigurojë kontratën e plotë të konsulencës dhe avokatisë mes kompanisë amerikane me PD, për çështjet që lidheshin me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e cila një muaj më pas do të bëhej anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm. Person kontakti në këtë marrëveshje, mes PD dhe kompanisë amerikane, ka qenë Fatos Nano, ndërsa marrëveshja e bashkëpunimit me të gjitha termat e detajuara të saj është firmosur nga Flamur Noka, Sekretari Organizativ i PD-së. Marrëveshja është nënshkruar në Uashington, më 2 shkurt 2009, mes presidentit të kompanisë R.Scott Pastrick dhe Flamur Nokës, i autorizuari zyrtar i PD-së. Shuma që PD i ka paguar, sipas kontratës, kompanisë së konsulencës, është 120 mijë dollarë amerikanë për muajt shkurt-prill 2009, ose 40 mijë dollarë për çdo muaj. Por shuma totale e këtij bashkëpunimi, e materializuar në terma ekonomikë, kap vlerën e 240 mijë dollarëve amerikanë. Kompania angazhohej t’i ofronte PD këto shërbime: planifikim strategjik për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; vizita të ministrave dhe politikanëve të tjerë; të organizonte një vizitë në Shqipëri pas anëtarësimit në NATO; konsulencë strategjike të Qeverisë për objektivat e saj në NATO; lobim në Senat, duke përfshirë dhe anëtarë të Senatit, etj. Duke përmbledhur objektin e kësaj kontrate, kompania “BKSH & Associates” angazhohet “në një fushatë evokimi në Senatin amerikan dhe do të siguronte ndihmë për të gjitha çështjet që lidhen me objektivat e Qeverisë për në NATO”. Marrëdhëniet e Partisë Demokratike me kompanitë lobuese amerikane janë të njohura që në vitin 2005, kur ajo kontraktoi një kompani të njohur, e cila rezultoi e suksesshme në përmirësimin e imazhit të saj elektoral.
PS: Administratori i bashkisë nuk ka firmosur, ishte vetëm person kontakti
Partia Socialiste bëri dje një sqarim, në lidhje me shkrimin e gazetës sonë rreth përfshirjes së administratorit të Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, në një kontratë marrëveshje për llogari të Partisë Socialiste. “Në numrin e djeshëm, gazeta “Panorama” ka shkruar se administratori i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli ka firmosur kontratën e Partisë Socialiste me kompaninë “Raskey...”. Për këtë, gazeta i referohet një deklarimi të bërë nga kompania, ku emri i zotit Agolli figuron si person përfaqësues për Partinë Socialiste. E vërteta është se zoti Agolli nuk ka firmosur asnjë kontratë në emër të Partisë Socialiste. Ai ka qenë i pranishëm në takimin njohës, të zhvilluar në Boston mes përfaqësuesve të kompanisë në fjalë dhe kryetarit Rama, gjatë vizitës së tij në Universitetin e Harvardit, me rastin e evenimentit të organizuar lidhur me Bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku shoqërohej edhe nga administratori i bashkisë, Dritan Agolli. Më pas marrëdhënia e punës mes Partisë Socialiste dhe “Raskey...” ka kaluar normalisht nëpërmjet kësaj partie, ndërkohë që shënimi i emrit të administratorit të përgjithshëm të bashkisë në vetëdeklarimin e kompanisë amerikane është një lapsus, mesa duket aspak i pazakonshëm”, sqaroi zyra e shtypit të Partisë Socialiste. Gazeta botoi dje një kontratë në shumën prej 100 mijë dollarë për konsulencë dhe lobim në SHBA, mes PS dhe kompanisë amerikane “Raskey Baerlein Communications”, në mbështetje të kauzës së transparencës për periudhën e protestave dhe grevës së urisë të socialistëve.
C'fare shokimi, Berisha me Nanon, dy vellezerit siameze qe mundohen te riciklojne pushtetin midis tyre per te mirat e tyre private!