Page 1 of 1

Edi Rama sulmon "Zerin e Amerikes"

Posted: Wed Jun 23, 2010 12:29 am
by RapsoD
Radio e qeverisë amerikane reagon ndaj sulmit të Ramës: Ne themi vetëm të vërtetën

I sëmuri i PS-së sulmon Zërin e Amerikës: Jeni radio kafenesh

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama sulmoi dje publikisht radio-televizionin zyrtar të Departamentit të Shtetit Amerikan, të njohur nga të gjithë si "Zëri i Amerikës". Rama, ishte i ftuar për një intervistë nga gazetarja Laura Konda, e cila po e pyeste atë lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend. Sulmi i Ramës filloi kur gazetarja Konda e pyeti lidhur me faktin nëse Partia Socialiste do të marrë apo jo pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2011. I irrituar nga kjo pyetje dhe në mungesë të një përgjigjeje konkrete, Rama lëshoi kritika ndaj gazetares dhe ndaj radios "Zëri i Amerikës", duke e cilësuar atë si një radio kafenesh. "E shoh se sa pranë Tiranës dhe Shqipërisë jeni të gjithë ju dhe se si shpesh herë pyetjet kaq larg nga Shqipëria dhe Tirana u ngjajnë pyetjeve të kafeneve të Tiranës", i është përgjigjur Rama pyetjes së gazetares lidhur me pjesëmarrjen e PS në zgjedhjet lokale. Ky reagim i turpshëm i Ramës ka sjellë dhe kundërpërgjigjen e gazetares, e cila duke e korrigjuar atë, i tha se radio "Zëri i Amerikës" është një radio dhe televizion i nderuar që përherë ka raportuar vetëm të vërtetën. "Desha të bëj një korrigjim të vogël, 'Zëri i Amerikës' është një radio dhe televizion i respektuar, që ka thënë kurdoherë të vërtetën", i është përgjigjur gazetarja Konda, kreut të PS. Por megjithë reagimin e gazetares, Rama ka përforcuar sulmin e tij, duke rishprehur edhe njëherë me ton tallës dhe ironik se ajo që ai deklaroi nuk synonte të përbalte punën e kësaj radioje, por thjesht kërkonte të vinte në dukje koherencën e VOA me muhabetet e kafeneve të Tiranës. "Pa asnjë dyshim dhe unë nuk thashë që ju nuk thatë të vërtetën, thashë thjesht se jeni në korent jo vetëm të problematikave të rëndësishme të vendit, por edhe të atyre më pak parësore të kafeneve të Tiranës. Dhe kjo në fakt, nuk është një kritikë, është thjesht një konstatim dashamirës", ka vijuar Rama. Ndërkohë, "Zëri i Amerikës" është radio-televizioni zyrtar i jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. VOA funksionon që prej vitit 1942 dhe është një ndër mediat më prestigjoze përsa i përket vërtetësisë së lajmit dhe transmetimit në kohë reale në të gjithë botën. Entiteti i saj mbikëqyrjes është Bordi i Transmetimeve të Guvernatorëve (BBG). VOA siguron një gamë të gjerë të programeve të transmetuara në radio, TV dhe internet në të gjithë botën duke promovuar politikën dhe pikëpamjet e SHBA. Vlen të theksohet se operacionet e saj, emisionet, intervistat, edicionet informative të çdo dite mbështeten dhe monitorohen nga Byroja e Transmetimeve Ndërkombëtare në SHBA.

Re: Edi Rama sulmon "Zerin e Amerikes"

Posted: Wed Jun 23, 2010 1:37 am
by Arta


Degjoje vete intervisten, edhe boll bere sikur te ra te fiket! :roll:

Re: Edi Rama sulmon "Zerin e Amerikes"

Posted: Wed Jun 23, 2010 12:28 pm
by Zeus10
Arta wrote:

Degjoje vete intervisten, edhe boll bere sikur te ra te fiket! :roll:

Arta, per hir te se vertetes, ai e ka permendur dy here gjate intervistes (pas min 8.40), qe niveli i lajmeve dhe pyetjeve qe shtron VOA eshte i barabarte me ato te kafeneve te Tiranes. Ky konstatim sic e quajti ai, eshte shume arrogant dhe per here te pare pashe nje gazetar te VOA-se te detyrohej te mbronte hapur energjikisht nivelin e gazetarise te keti stacioni, pas krahasimit te padrejte prej alabaku qe beri Edi Rama.

Re: Edi Rama sulmon "Zerin e Amerikes"

Posted: Wed Jun 23, 2010 12:43 pm
by Zogu godites
Letra e Edi Rames per mos bllokimin e procesit te vizave pati sukses, te gjithe Shqiptaret i detyrohen atij per kete nder, dikush tjeter nuk do ta bente kete, perkundrazi do lobonte qe vizat te mos liberalizohen per inat te qeverise hajdute te votave.

Re: Edi Rama sulmon "Zerin e Amerikes"

Posted: Wed Jun 23, 2010 5:07 pm
by Arta
Zeus10 wrote: Arta, per hir te se vertetes, ai e ka permendur dy here gjate intervistes (pas min 8.40), qe niveli i lajmeve dhe pyetjeve qe shtron VOA eshte i barabarte me ato te kafeneve te Tiranes. Ky konstatim sic e quajti ai, eshte shume arrogant dhe per here te pare pashe nje gazetar te VOA-se te detyrohej te mbronte hapur energjikisht nivelin e gazetarise te keti stacioni, pas krahasimit te padrejte prej alabaku qe beri Edi Rama.

Mase menyra sesi e shtroi nuk ishte e pershtatshme, por per hir te se vertetes, ke pare ndonje nga politikanet e tjere te jene me pak alabak e jo arrogant? Pa disktuim qe Edi nuk do e kete sjelljen me te mire se ata qe na kane prezantuar deri tani, mbasi ne te gjithe nga te gjitha palet u japim te drejte ketyre politikaneve te sillen ne kete menyre edhe kur shkelin rregullat ne menryen me flagrante.

Re: Edi Rama sulmon "Zerin e Amerikes"

Posted: Wed Jun 23, 2010 5:43 pm
by Zeus10
Arta wrote:
Zeus10 wrote: Arta, per hir te se vertetes, ai e ka permendur dy here gjate intervistes (pas min 8.40), qe niveli i lajmeve dhe pyetjeve qe shtron VOA eshte i barabarte me ato te kafeneve te Tiranes. Ky konstatim sic e quajti ai, eshte shume arrogant dhe per here te pare pashe nje gazetar te VOA-se te detyrohej te mbronte hapur energjikisht nivelin e gazetarise te keti stacioni, pas krahasimit te padrejte prej alabaku qe beri Edi Rama.

Mase menyra sesi e shtroi nuk ishte e pershtatshme, por per hir te se vertetes, ke pare ndonje nga politikanet e tjere te jene me pak alabak e jo arrogant? Pa disktuim qe Edi nuk do e kete sjelljen me te mire se ata qe na kane prezantuar deri tani, mbasi ne te gjithe nga te gjitha palet u japim te drejte ketyre politikaneve te sillen ne kete menyre edhe kur shkelin rregullat ne menryen me flagrante.
Ne pergjithesi politika eshte arti i hipokrizise, por detyre paresore per nje politikan eshte te jete i vetepermbajtur dhe te dije ku jane limitet. Per mendimin tim dhe taktikisht nuk funksionon ne politike qe te leshosh rrufe majtas e djathtas, kundrejt kujdo qe nuk eshte ne nje mendje me ty, apo thjeshte sepse hapi nje teme qe ti nuk do ta zesh ne goje, sic ishte rasti me VOA-ne.

Re: Edi Rama sulmon "Zerin e Amerikes"

Posted: Wed Jun 23, 2010 9:59 pm
by alfeko sukaraku
edi rama eshte i lindur qe te vdesin gafaxhi.