BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
Posted: Tue Jul 06, 2010 9:50 pm
by qiellikaltër
Eshte nje nisme qe sa vjen e po merr me shume ze ne hapesirat shqiptare. Deshiroj te flitet per te edhe ketu, ne menyre qe sa me shume njerez te mendojne e punojne per te. Per te miren tone, ia vlen qe te merremi me ceshtjen e bashkimit kombetar.
[quoteem]VOTONI LISTEN PER SHQIPERINE NATYRALE
Shqipëria Natyrale kërkon një bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptarët. Por nuk e kërkon këtë bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kërkojnë bashkime përtej bindjeve politike. Përtej te majtës apo te djathtës,nënfishave apo mbifishave te tyre, përtej shoqatave apo grupacioneve politike qëndron vetëm Shqipëria Natyrale.
Lista per Shqiperine Natyrale do te marre pjese ne zgjedhje per te kerkuar ne menyre insitucionale bashkimin e shqiptareve ne nje shtet. Ftojme te gjithe mbeshtetesit e saj kudo ku jetojne, ne trojet shqiptare apo ne Europe e SHBA, te bashkohen me ne. Bashkepunim me te gjithe, pavarsisht bindjeve politike, bashkepunim me cdo organizem qe kerkon bashkimin. Ne emer te dinjitetit nacional, ne emer te mirqenies, ne emer te paqes rajonale, ne emer te progresit euroatlantike. Ne emer te se ardhmes te femijeve tane. Te gjithe jemi te nevojshem, Shqiperia natyrale eshte e domosdoshme. Ajo eshte e para, ne jemi ne sherbim te saj. Ftojme politikanet, deputetet, intelektualet qe duan Shqiperine natyrale, por aderojne ne parti te ndryshme politike te perkrahin Listen per Shqiperine Natyrale dhe te bashkohen me ate. Mirdita e ardhme. Miresevjen Shqiperi Natyrale
kdanaj@hotmail.com ose
kdanaj@lajme.net
Kombi mbi të gjitha
KOÇO DANAJ:
Jemi shume, por duhet ti gjejme ata qe na mbeshtesin. Te gjithe mbeshtetesit e Listes per Shqiperine natyrale, duhet te shumezojne vehten e tyre me 5, 10, 15, apo sa te kene mundesi. Mbeshtetesit e rinj te behen miq tek kjo faqe, duke shenuar: Mbeshtes Listen per Shqiperi Natyrale. Ose te dergojne mesazh tek
kdanaj@hotmail.com Na prifte e mbara!
Ne nje interviste dhene agjensise INA midis te tjerash jam shprehur se Partite shqiptare ne Maqedoni duhet te formojne opoziten etnike duke krijuar Klubin e deputeteve te te gjitha partive.Falenderoj disa deputete qe e mbeshteten kete ide. Por nuk mund te kuptoj perse heziton BDI dhe PDSH. Menduh dhe Ali, Kombi eshte mbi ju, ndersa ju jeni vetem pjestare te tij. Dilni mbi partite. Do fitoni me shume respekt.
Disa miq te mij kane shprehur mendime dhe qendrime te ndryshme lidhur me fene time, krahinen time, partine time. Per te mos pasur askush iluzione apo per te bere aluzione, po ju bej te qarte te gjitheve thelbin e qenies time. Nenshtetesia -shqiptar. Kombesia-shqiptar. Laberia-krahine e Shqiperise Natyrale. Feja-Shqiptaria. Partia-Shqiperia Natyrale. Thjesht, Shqiptariade.
Partite politike shqiptare ne FYROM qe jane ne Kuvend, duhet te krijojne Klubin e deputeteve shqiptare si hap te pare. Asnje nga kryetaret nuk duhet te jete ne drejtim. Te zgjidhet deputeti me me shume integritet qe ta drejtoje. Objekt i tij te jene ceshtjet qe kane te bejne me thelbin e kombit shqiptar, si Flamuri, Gjuha, historia, investimet etj. Pra le te filloje bashkimi nga ato qe i bashkojne te gjithe.
Sheshet shqiptare që nga Struga deri në Kumanovë duhet të mbushen me protesta paqësore shqiptarësh, jo nën flamurin e partisë, por të kombit. Dhe të jeni të sigurt se kur mbushen sheshet me protestues paqësorë, shovinizmi struket dhe bashkësia ndërkombëtare gjykon ndryshe. Shqiptaret nuk mund të bëhen kurban që të ekzistojë një shtet pa emër se kështu dashka dikush apo disa diplomatë *Nga intervista dhene INA
Harun Aliu u vra nga policia maqedonase si trafikant armesh. Ne varrimin e gjoja trafikantit moren pjese mijra shqiptare dhe disa deputete. Politika shqiptare dhe nderkombetare duhet ti pergjigjen pyetjes: A jane mijra shqiptaret trafikante dhe kriminele, a jane te tille deputetet? Neqoftese jo, atehere mbetetet qe tra...fikante dhe kriminele te jene strukturat policore maqedonase.[/quoteem]
http://kocodanaj.blogspot.com/
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
Posted: Tue Jul 06, 2010 9:54 pm
by qiellikaltër
Interviste me Koço Danaj
Politologu dhe analisti, Koço Danaj, flet për themelimin e lëvizjes për Shqipërinë Natyrale, mbi krijimin e listës dhe platformës, rreth referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, mbi pasqyrimin e lajmit nga mediat e vendeve fqinje, mbi tronditjes e Serbisë dhe heshtjen e klasës politike ne Shqiperi. Danaj sqaron edhe një herë në detaje qëllimin e kësaj lëvizje, që është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë deri në 2012, flet mbi rekordin e mbështetësve vetëm për disa ditë si dhe për sfidat e ardhshme. Danaj thekson se lista për Shqipërinë Natyrale është rrjedhimi konkret i platformës për Shqipërinë Natyrale, e cila tashmë është e njohur jo vetëm në mjedisin shqiptar, jo vetëm në mjedisin rajonal, por edhe akoma më gjerë. Ai shtoi se Serbia tashmë pranon të diskutojë dhe të debatojë për Shqipërinë Natyrale, pa i satanizuar shqiptarët si destabilizues. Danaj shprehu bindjen se në themel të kësaj lëvizje është dialogu demokratik dhe faktet, ndaj sipas tij Bashkimi Evropian nuk mund të dalë kundër, pasi nuk mund ta dalë kundër vetes, pra kudër sistemit demokratik. Danaj u ndal edhe te pretendimet e fundit të disa vendeve fqinje për minoritetet e tyre në Shqipëri. Ai deklaroi se minoriteti serb mund të ekzistojë vetëm në deklarata politikanësh, të cilët duan të bëjnë karrierë politike, duke paraqitur veten si luajalë.
- Z. Danaj, ditët e fundit, një lajm për krijimin e një lëvizje për Shqipërinë Natyrale, pra për bashkimin me Kosovën, ka pushtuar mediat kryesore të vendeve fqinje, sidomos të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Meqenëse ju jeni kryeideatori i kësaj lëvizje, e mund të na thoni diçka më të detajuar rreth kësaj ngjarjeje?
Lista për Shqipërinë Natyrale është rrjedhimi konkret i platformës për Shqipërinë Natyrale, e cila tashmë është e njohur jo vetëm në mjedisin shqiptar, jo vetëm në mjedisin rajonal, por edhe akoma më gjerë. Kjo erdhi si pasoj e ideve dhe tezave të shtruara në këtë platformë, ide të cilat kanë të bëjnë me thelbin e demokracisë, e cila nuk njeh asnjë tabu, pranon diskutimin e të gjitha ideve, pranon tavolinën e bisedimeve si mjetin kryesor për zgjidhjen e të gjitha problemeve, qofshin edhe ato etnike. Dhe për të mos e lënë këtë ide thjeshtë në fomin e shkrimeve të ndryshme, u kalua në një fazë tjetër, që është organizimi konkret i një lëvizjeje mbi partiake, i një lëvizjeje mbarë kombëtare, të cilën unë e kam cilësuar Lista për Shqipërinë Natyrale. Menjëherë mbas botimit të kësaj liste nga disa nga mediat kryesore të rajonit, ju bë një jehonë shumë e madhe. Gjithsesi, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte se tashmë publicistika, apo media serbe, pranon të flasë për Shqipërinë Natyrale, pranon të diskutojë për Shqipërinë Natyrale, por me një veçori: nuk i satanizon dot më shqiptarët si destabilizues. Po të lexohen të gjitha shkrimet e botuara deri më sot nuk ekziston më ky nocion, si destabilizues, si njerëz që duan luftë, sepse në thelb të listës për Shqipërinë Natyrale është debati i hapur dhe dialogu demokratik. Në thelb të veprimtarisë për realizimin e Shqipërisë Natyrale janë mjetet demokratike. Kjo është arsyeja kryesore jo vetëm e jehonës që iu bë dhe që vazhdon të bëhet, por edhe faktit të shqetësimin të tyre sesi ta përballojnë këtë ide kaq të madhe, e cila tashmë po fillon të formatizohet në organizime konkrete që po frymëzojnë sa më shumë shqiptarë, me qëllim që e gjithë ajo mbështetje popullore për bashkimin e trojeve shqiptare të konvertohet tashmë në votë.
- Mirëpo, e kundërt paraqitet situata në Shqipëri. Kemi një disinteresim të pazakontë të mediave shqiptare për këtë çështje kaq sensistive, kaq historike dhe aktuale. Mendoni se bashkimi me Kosovën vijon të mbetet tabu për shqiptarët apo një gjë i tillë nuk i intereson politikës? Çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje?
Nuk është tabu për shqiptarët, përkundrazi shqiptarët në Shqipëri e mbështesin fuqishëm bashkimin e trojeve shqiptare. Mund t’ju them vetëm një detaj që, sipas sondazhit të fundit të Gallup, i një organizimi ndërkombëtarë dhe prestigjioz, pra sipas këtij sondazhi 74 % e shqiptarëve në Kosovë e duan bashkimin me Shqipërinë, dhe 72 % e shqiptarëve në Shqipëri e duan bashkimin me Kosovën. Pra, shqiptarët e duan bashkimin, e shikojnë bashkimin si mirëqenie, si progres, si evropeizëm, si qetësi, si të ardhmen e tyre. Ka një hezitim e një pjese të politikanëve shqiptarë për të folur për këtë çështje dhe ky hezitim ka dy arsye. E para, një pjesë politikanësh në Tiranë, nuk e dëshirojnë bashkimin kombëtar.
- Pse nuk e dëshirojnë një gjë të tillë?
Sepse kanë mentalitet otoman. Këtyre politikanëve u intereson më shumë gjendja aktuale e kombit shqiptar. Gjendja e sotme e Shqipërisë, duke e zhveshur nga kostumi i kohës, është njësoj si vilajetet otomane në kohën e perandorisë turke. Sot kemi vilajetin e Tiranës, vilajetin e Tetovës, vilajetin e Prishtinës, kazanë e Preshevës dhe të Ulqinit. Asnjë vilajet nuk njihet që të ketë demokracinë si themel të ndërtimit të tij. Ka ose totalitarizëm si në të kaluarën, ose auotoritarizëm si në të sotmen. E pikërisht për këtë arsye, këtyre politikanëve u pëlqen më shumë vilajeti, pasi janë më shumë shqiptarë në krye që sundojnë, pra nuk u intereson një shtet i përbashkët, ku konkurrenca do të jetë më e madhe dhe nuk do të ketë dy presidentë por një president, nuk do të ketë dy kryeministra dhe 37 ministra. Që këtu duket qartë sepse nuk e pranojnë. Ndërsa një pjesë tjetër politikanësh nuk e pranojnë të flasin për bashkimin kundër, pasi ato e dinë se shumica e shqiptarëve janë pro bashkimit, dhe kësisoj humbin elektoratin. Prandaj, ata lozin me një kartë kamuflazhi që e quajnë karta e integrimit evropian, duke i thënë opinionit publik se në do të bashkohemi, por do të bashkohemi në Bruksel. Brukseli nuk pranon vilajete otomane, Brukseli pranon vetëm një shtet modern shqiptarë, sepse Brukseli nuk është bashkim vilajetesh. Prandaj, të dy këta lloj politikanësh kanë edhe median e tyre dhe nuk e lejojnë atë të flasë aq sa duhet për Shqipërinë Natyraledhe Listen e saj, e cila është lista e e të ardhmes. Edhe slogani i kësaj liste, që do paraqitet në zgjedhjet e ardhshme është: Mirdita e ardhme, mirë se vjen Shqipëri Natyrale.
- Z. Danaj, më konkretisht, cilat janë mjetet dhe hapat për të realizmin e Shqipërisë Natyrale?
Mjetet për realizimin e këtij qëllimi do të jenë dialogu dhe debati demokratik, do të jetë tavolina e bisedimeve me të gjithë, por me prezencën e faktorit ndërkombëtarë, e veçanërisht të SHBA. Më duhet t’ju them që, nëse analizojmë ndryshimin e Ballkanit mbas viteve ’90 e këtej, bashkësia ndërkombëtare e ka riparuar tërësisht Konferencën e Versajës të 1919, që asokohe krijoji mbretërinë serbo-kroate-sllovene, duke mos lejuar as Kroacinë dhe as Slloveninë të merrnin pavarësinë, dhe duke i rimarrë pavarësinë Malit të Zi. Kjo konferencë është riparuar tërësisht. Ka mbetur edhe një konferencë pa u riparuara. Prandaj ky rajon është i trazuar. Ka mbetur Konferenca e Londrës, e cila e ndau në 5 pjesë kombin shqiptar. Lufta e parë botërore nuk filloji nga një akt terrorist që ndodhi në Sarajevë në qershorit të 1914 me vrasjen e Franc Ferdinantit, lufta filloj që me copëtimin e kombit shqiptar, me pretekstin për të shpëtuar paqen evropiane, ku pas 1 viti filloj lufta e parë botërore. Megjithatë, Shqipëria Natyrale do të realizohet me mjete demokratike, por natyrisht, procesi i bashkimit të shqiptarëve, nuk është një akt, por është një vazhdimësi. Prandaj në platformën e listës për Shqipërinë Natyrale, faza e parë është shpallja e konfederatës Shqipëri-Kosovë në 2012, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Atë që Ismail Qemali, bashkë me shokët e tij shpalli me 28 nëntor, ne mbas 100 vjetësh, ne duhet të shpallim bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, për ta lënë për faza të tjera çështjen e Maqedonisë, të shqiptarëve të Malit të Zi, dhe kthimin e shqiptarëve në trojet e tyre në Çamëri. Por, duke vënë në afat përfundimtar, që 2015 të jetë fundit i sendërtimit të Shqipërisë Natyrale. Lista e Shqipërisë Natyrale ka hedhur tezën për mbajtjen e një Konference Londër 2, por këtë herë me pjesëmarrje e aleatit kryesor të shqiptarëve, që është SHBA.
- Në Kuvendin e Shqipërisë jane dy deputet, te angazhuar dhe i interesuar për çështjen kombëtare. Çfarë raportesh keni me ta, meqenëse keni një sfidë të përbashkët?
Kam raporte miqësore dhe e shikoj si një ecuri pozitive të politikes zyrtare shqiptare, pra daljen më në fund e një force politike, e cila kërkon me mjetet demokratike, realizimin e të drejtave të një pjese të kombit shqiptar, mbi të cilën është ushtuar një gjenocid i pashembullt dhe në kundërshtim me Konferencën e Potsdamit dhe me vendimet e saj të firmosura asokohe nga Stalin, Truman dhe Etlli. Pra dalja e kësaj force politike në parlamentin shqiptar është një ogur i mirë, është edhe një herë tregues i asaj çka thashë më lart se tashmë Shqipëria Natyrale po troket te porta. Tashmë na takon ne që të hapim portën dhe të mos e shtojme celesat duke e mbyllur me shume siç kemi bërë në ta kaluarën.
- Z. Danaj, me Shqipërinë Natyrale, padyshim që territoret e Kosovës do të ishin më të pacenueshme ndaj mësymjes serbe si dhe shqiptarët do të kishin një tjetër rol në Ballkan. Por, a mendoni se BE mund të jetë pengesë për të arritur këtë qëllim?
Askush, as BE, nuk është e interesuar t’i hapë vetes telashe. Kur shqiptarët, të zotët e shtëpisë, me mjete demokratike do të kërkojnë të drejtat e tyre, atëherë edhe BE do të jetë e interesuar që këtë pjesë të Evropës ta ketë sa më të qetë. Dhe kjo pjesë e Evropës nuk do të jetë e qetë për sa kohë që shqiptarëve nuk do t’u jepet e drejta e tyre fundamentale që është bashkimi i tyre. Pra, ky rajon nuk do të ketë qetësi pa u zgjidhur të drejtat e shqiptarëve. Tashmë BE pret që politika shqiptare ta ngrere vetë këtë çështje, ta afirmojë dhe ta kërkojë me mjete demokratike. BE nuk është dakord me dhunë, ashtu si partizanët e kësaj mbështetje nuk janë dakord me dhunë. Shqiptarët për gjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë 5 Shqipëri Natyrale. Pra nuk ka më nevojë për gjak, kanë nevojë për ide, për ide dhe organizime demokratike, kundër të cilave nuk mund ta dalë askush në Bruksel, pasi nuk mund ta dalin kundër vetes, kudër sistemit demokratk. Shqiptarët nuk e kërkojnë Shqipërinë Natyrale as me mite, as me legjenda. Shqiptarët kërkojnë atë që u përket realisht. Shqiptarët nuk u thonë fqinjëve se ne do të ngrihemi në kurrizin tuaj, por u thonë që as ju mos u ngrini në kurrizin tonë. Po të rikthehesh para 100 viteve të gjithë këto fqinjë janë ngritur në kurrizin tonë. Ka ardhur koha që fqinjësia të jetë e mirë dhe reciproke, por secili në shtëpinë e tij. Kjo është edhe një ndër drejtimet kryesore te Listes se Shqiperise Natyrale për politikën në rajon. Ndersa ne politken e jashtme, Lista per Shqiperi natyrale ka tjeter orientim: Nuk mund të kesh aleanca strategjike me fqinj që të kanë marrë trojet, siç bëjnë dhe deklarojne disa politikanë sot në Tiranë per te ashtuquajturat aleanca strategjike me Greqine apo Serbine. Ai që të ka marrë trojet nuk mund të jetë aleat strategjik, përkundrazi ai kërkon të ketë në krye të Kosovës dhe Shqipërisë, apo te Tetoves sa më shumë politikën luajalë ndaj tyre dhe jo politika që të kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare. Ndaj, sipas nesh, Shqipëria Natyrale ka nevojë vetëm për një aleat strategjik, që është SHBA dhe miqësi normale me vendet e tjera.
- Pas pretendimeve të Beogradit për një minoritet serb në Shqipëri, edhe disa vende të tjera të rajonin kanë shprehur oreksin e tyre për njohjen e minoriteve, siç është rasti i Bullgarisë apo i Rumanisë. Cili është opinioni juaj për këto zhvillime dhe a ka minoritet serb në Shqipëri?
Pyetja juaj e drejtë ka të bëjë me atë çfarë thashë unë më sipër. Fqinjët tanë po e kuptojnë shumë mirë që Shqipëria Natyrale nuk është më një ëndërr, nuk është më një aspiratë, por tashmë, pak nga pak, po kthehet në një realitet. Po kthehet në realitet që në Qafë të Morinës ku kalohet pa pasaportë, po kthehet në një realitet që kur shqiptarët kanë vendosur të kenë vetëm një abetare kudo ku jetojnë, po kthehet në një realitet që kur shqiptarët kanë vendosur të kenë vetëm një platformë bashkëpunimi. Pra, ata po e shohin se Shqipëria Natyrale po bëhet. Pikërisht duke kuptuar më shpejt sesa disa politikanë në Tiranë, ata po i dalin përpara me teza të tilla. Dikush hedh teza për minoritet serb, dikush për minoritet bullgar, dikush arumun etj. Po marr vetëm një detaj, Shqipëria e njeh një minoritet maqedonas, nuk është puna e Shqipërisë, se çfarë ka Bullgaria me Maqedoninë. Le ta zgjidhin ata sesi do të quhen këta maqedonas që njeh Shqipëria, do të quhen bullgar apo do të quhen maqedonas, është puna e tyre. Sa për minoritet serb, në Shqipëri as nuk ka, as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Eshte problem i minoritetit malazez se si do te quhet, por Tirana zyrtare nuk ka pse behet arbiter midis Serbise dhe Malit te Zi. Keto lloj minoritetesh ekzistojne vetem ne disa deklarata politikanësh që duan të bëjnë karrierë politika, duke thënë shiko sesa luajalë jemi ne. Por ne Shqipëri, askush nuk do te regjistrihet si serb, pra edhe nuk do te ekzistoje ndonje minoritet serb. Ne fund te fundit keto deklarata apo pohime jane ne kuptimin figurativ disa paraprita tepër të dobëta, të cilat një përrua i merr përpara, e jo më uragani i Shqipërisë Natyrale qe po duket ne horizontin e mbare hapsires shqiptare
- Flitet për zhvillimin e një referendumi, ku shqiptarët të vendosin me votë për bashkimin ose jo të Shqipërisë me Kosovën. A mund të na thoni sesi dhe kur do të zhvillohet ky referendum?
Referendumi është mjet demokratik dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se pse kërkon referendum. Ju e keni ndjekur po kaq mirë sa edhe unë lëvizjen e fundit të Albin Kurtit, drejtuesin e Lëvizjes për Vetëvendosje në Kosovë. Dhe një nga pikat kryesore të lëvizjes së tij është fillimi i bisedimeve me Tiranën, për bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëpërmjet referendumit. Por, unë do të thosha që Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të bëhet akoma më shpjet me vendime parlamenti. Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës të marrin vendim për bashkim konfederativ në fillim. Dikush mund të thotë pse jo me bashkim direkt? Jo. Le t’i lëmë edhe pak disa të shijojnë postet ministrore. Në fund të fundit referendumi do të mbetet mjeti kryesor, me të cilin shqiptarët do të realizojnë kërkesat e tyre për Bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe askush nuk mund ta dalë kundër. Ne disa vende te BE jane bere referendume lidhur me mbajtjen e qenve, pse te mos behet Referendum nga shqiptaret lidhur me te ardhmen e tyre. Ne disa vende europiane jane bere referendume per shamine, po pse te ndalohet Referendumi per etnine. Kur quan demokraci Referendumin per qente, pse nuk e quan demokraci Referendumin per njerezit?
- Z. Danaj, le të ndalemi pak tek situata politike në Shqipëri. Si e parashikoni rrjedhën e kësaj? Ka një vit që palët merren vetëm me kutitë, kush do të mbajë përgjegjësi për një sorollatje të kokë, pa kurrfarë produkti pozitiv?
Është një situatë politike absurde. Besimin tek njerëzit e mbajnë gjallë dy organizma: feja dhe politika. Për arsye që njihen feja nuk po arrin dot të injektojë tek njerëzit besimin për të ardhmen. Fatkeqësisht, edhe politika, jo vetëm që nuk arriti të injektojë tek njerëzit besimin tek e ardhmja, por përkundrazi ka krijuar një çoroditje, ka krijuar një topitje tek njerëzit. Imagjinoni një vit politik, ku fjala, kryefjala, kundrinori, rrethanori , kallëzuesi, kanë qenë vetëm fjala “kuti”. Hap kutitë, nuk hap kutitë. A mund të më gjeni ndonjë element frymëzues tek fjala kuti? Në thelb të saj është lufta për të mbajtur pushtetin, lufta për të marrë pushtetin. Ka vetëm një shpëtim politika: t’u përcjelli qytetarëve motivin e së ardhmes, enderren e se nesermes. Ndaj po rikthehem tek slogani kryesor i Listes per Shqipërine Natyrale: Mirëdita e Ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale.
Kujdes, s’keni si i shkëmbeni varret
Posted: Wed Jul 21, 2010 8:47 pm
by qiellikaltër
Kujdes, s’keni si i shkëmbeni varret
Analizë nga Kim Mehmeti
Hapësirat e këtij Ballkani shpesh janë copëtuar dhe janë arnuar ashtu siç nuk ta merr mendja, por edhe nga hartat e reja, njësoj të pakënaqur kanë qenë edhe ata që kanë marrë më shumë se që u takon, si edhe ata nga prona e të cilëve është shpërblyer i përkëdheluri i atyre që i kanë rivizatuar hartat e shteteve ballkanike. Pastaj, sa herë që Ballkani është mërzitur nga vetvetja, sa herë që ai nuk ka mundur të komunikojë brenda vetvetes, janë rihapur temat për gabimet historike që u janë bërë popujve të këtushëm dhe kanë filluar debatet për mundësinë e korrigjimit të mundshëm të kufijve etnikë. Andaj, ke përshtypjen se të gjithë kufijtë ndërshtetërorë në këto hapësira janë të përkohshëm, se ata janë pranuar vetëm sa të marrin pak frymë popujt e këtushëm, e të cilët janë aq të ndjeshëm kur ua shanë mamanë, por bëhen se nuk të dëgjojnë kur ua ofendon babanë, mbase shkaku se etërit e këtushëm llogariten si mëkatarë e fajtorë pse nuk ia kanë dalë me kohë ta zgjerojnë “arën” etnike më tej në veri e në jug, në lindje e në perëndim të Ballkanit. Pra, pse nuk ia kanë dalë ta zgjerojnë shtetin etnik deri aty, nga pasardhësit e tyre, do mund të shihnin se edhe më tej ka tokë dhe det për grabitje, se nga të gjitha anët e kësaj bote jetojnë njerëzit që më lezetshëm e shijojnë të huajën se të veten, por të cilët dallohen nga njëri-tjetri vetëm nëpërmjet asaj sa mund ta kontrollojnë këtë grykësi të veten dhe, sa janë mësuar të jetojnë të kënaqur me atë që kanë dhe me aq sa u takon.
Thuajse gjithmonë kur është rihapur tema “Korrigjimi i kufijve të shteteve të Ballkanit”, biseda ka filluar me hapësirat e popullit të “vetmuar” të këtushëm – me kufijtë etnikë të shqiptarëve. Gjë që dëshmohet edhe sot kur dikush përmend korrigjim kufijsh, e kur të gjithë e kthejnë kokën nga Kosova dhe viset shqiptare, mbase shkaku se u është bërë shprehi që çdo paqe e arritur në Ballkan të përfundojë me tkurrjen e trojeve shqiptare. Tkurrje e cila ka filluar para se të nisë shpërbërja e Perandorisë Osmane, e që u përmbyll pas Luftës së Dytë Botërore me humbjen e Çamërisë dhe lënien e gjysmës së shqiptarisë në federatën e Titos. Gjë që vazhdoi edhe pas “demokratizimit” të Ballkanit, kur shqiptarëve u ra në hise të “asistonin” gjatë mëvetësimit të disa shteteve “xhuxh” të Ballkanit edhe atë duke shpresuar se një ditë do takohen në Bruksel, ku do realizojnë bashkimin vëllazëror, por duke jetuar në ndërtesa të ndryshme, të kontrolluara nga të tjerët.
Kur flitet për mundësinë e korrigjimit të kufijve të shteteve të Ballkanit – thënë më saktë, kur flitet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, bëhen dy gabime: njërin që e bën bashkësia ndërkombëtare, e cila beson se me këtë do arrijë t’i bëjë të përjetshëm kufijtë e këtushëm, dhe gabimi i dytë, atë që e bëjnë shqiptarët, duke i ikur këtij debati si djalli temjanit. Pra, gabimi i parë ka të bëjë me qendrat që vendosin për fatin e popujve të vegjël të Ballkanit, e të cilat qendra kurrë nuk e kuptuan se dëgjueshmëria e disa politikanëve të Ballkanit është e ngjashme me atë të qenve: heshtin dhe u nënshtrohen urdhrave, por posa dëgjojnë lehje, të gjithë fillojnë të ulërijnë. Gabimi i dytë ka të bëjë me mosgatishmërinë e elitave politike shqiptare të merren me këtë temë dhe të dalin e të thonë hapur: po, mund të bisedojmë edhe për korrigjimin e kufijve të këtushëm, por duke rishikuar hartën e Ballkanit në tërësi dhe duke pasur parasysh të gjitha trojet shqiptare. Pra, të kërkojnë që çështja e kufijve të trojeve shqiptare të shikohet në rrafshin mbarëballkanik dhe, nëse do rivizatoheshin hartat ashtu siç e dëshiron Beogradi – deri aty ku ka edhe një fshat serb të quhet Serbi, atëherë e njëjta të vlejë edhe për të tjerët dhe deri aty ku ka shqiptarë, të quhet Shqipëri.
Por, duke qenë elitat politike shqiptare shumë “proeuropiane” dhe shumë “properëndimore”, le që ato asnjëherë nuk janë mbledhur troç që të merren vesh se si do vepronin nëse do fillonte korrigjimi i kufijve shtetërorë në këtë pjesë të Ballkanit, por atyre u lidhet gjuha në nyje posa ndokush përmend mundësinë e rivizatimit të hartës së kësaj pjese të Ballkanit. Me çka njeriu fiton përshtypjen e gabuar se shqiptarët janë i vetmi popull i këtushëm që është i kënaqur me ndasitë e fundit shtetërore në Ballkan, si dhe përshtypjen e saktë, se elitat politike të këtij populli kanë mbetur peng te kufijtë mendorë që ndajnë “principatat” që ata i sundojnë. Dhe duke qenë të tillë, ata nuk e kuptojnë se edhe mosbërja e asaj që duhet bërë, të bën njësoj fajtor sa edhe gjithë të tjerët që ngulmojnë të shkëmbehen territore, sa gjithë ata që harrojnë se të gjallët edhe mund të merren vesh si t’i shkëmbejnë pronat e tyre, por s’ke ku i çon të vdekurit, s’ke si i shkëmben varret e atyre që kanë jetuar e besuar se do të treten në vendin e vet. Pra, duke qenë politikanët shqiptarë të tillë siç janë – që sundojnë me ne, por sillen si të ishin komisarë për zgjerimin e Unionit Europian dhe NATO-s - ata ende nuk ia dalin të kuptojnë se në këtë Ballkan thuajse kurrë nuk është vendosur sipas parimit të mos e dëmtosh më të dobëtin, por ta kënaqësh më të fortin. Duke qenë pra të tillë, politikanët shqiptarë nuk dinë t’ua shtrojnë pyetjen më të rëndësishme atyre që propozojnë shkëmbim territoresh: Çka do u ofrojnë shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre të Malit të Zi që ata të mos kërkojnë edhe korrigjimin e kufijve të shteteve ku jetojnë?
Hartat në Ballkan shpesh janë arnuar sipas parimit “i forti e di ç’është më e mirë për të dobëtin”.
Dhe ka ndodhur që i dobëti të heshtë e ta “pranojë” zgjidhjen. Por, me këtë vetëm përkohësisht janë heshtur zënkat dhe gjakderdhjet. Andaj edhe historia e Ballkanit është e bezdisshme, atë e përbëjnë kaptina ku kohë pas kohe përsëriten mosmarrëveshjet e njëjta dhe të ngjan thuajse lexon rrëfimin për elefantin që kurrë nuk e pyet buburrecin se ku ta vërë këmbën, apo atë për lepujt dhe macet që bëjnë aleancë për t’u mbrojtur nga zagarët, por duke harruar se janë nën vështrimin e skifterëve që flatrojnë lart në qiell. Dhe duke qenë historia e këtyre hapësirave e tillë, nuk është e pamundur që fillimshekulli i njëzetenjëtë ta begatojë atë edhe me një kaptinë për korrigjim më të ri të kufijve etnikë të këtyre hapësirave. Por, nëse ndodh kjo, atëherë që tani mund të thuhet se vetëgënjehen ata që mendojnë se në këtë kaptinë do përfshihen vetëm Kosova e Serbia. Apo thënë edhe më saktë, nëse veriu i Kosovës do shkëmbehej për një pjesë të jugut të Serbisë, atëherë vetvetiu do shlyheshin edhe shumë kufij të tjerë në veri e në jug të Ballkanit. Me çka mbase në këto hapësira do zvogëlohej numri i shteteve dhe nga hartat e kësaj hapësire do shlyheshin shtetet që edhe ashtu të duket se kanë të sotme të përkohshme, siç janë për shembull Bosnja dhe Maqedonia.
http://kmehmeti.com/analiza/296.html
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
Posted: Sun Nov 14, 2010 12:38 am
by qiellikaltër
Orhan Rexhepi, nënkryetar i komunës së Preshevës, ish-komandant i UÇPMB, lideri Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në një intervistë për gazetën Press thotë se Presheva më së largu në vitin 2015, me siguri do të jetë pjesë e Shqipërisë së Madhe! Rexhepi nuk ka ndërmend të tërhiqet nga deklarata e tij e javës së kaluar në Tiranë, kur ai tha se "Lugina e Preshevës është territori më i okupuar Shqiptar".
Si mendoni të realizoni qëllimet tuaja pa ndonjë luftë të re?
- Tashmë, në Janar 2011 do t'i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të kërkojëmë rishikimin e marrëveshjes së Konferencës së Londrës 1913. Nëse kjo "marrëveshje" është konsideruar si joreale nga Medlin Ollbrajt, Robin Cook dhe Toni Bler, pse ne shqiptarët ta respektojmë atë ...
Ju thatë se Tubimi i Tiranës ishte një moment historik, sepse tërë jetën tuaj keni luftuar që Presheva dhe Bujanoci të bëhen pjesë integrale e Kosovës, me këtë edhe pjesë inegrale e Shqipërisë ...
- Rëndësi të madhe ka Tubimi i Tiranës, sepse nga ky Tubim në mënyrë të organizuar kemi filluar sulmin vendimtar mbi gjithçka që na ka qëndruar në rrugën e realizimit të kërkesave tona të mëdha, që përfundimisht të bëhemi Zot në vendit tonë. Më shumë se 30 vjet luftoj për të arritur te ky qëllim, së pari përmes demonstratave, duke shkruar parrolla dhe në fund duke e hedhur pushkën krahut! Çdo gjë është duke shkuar në këtë drejtim, të gjitha rrethanat në rajonit po shkojnë në këtë drejtim. Shumë, shumë shpejt, më së largu në vitin 2015, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë integrale e Shqipërisë Natyrale.
Çfarë prisni ju, kush do të qëndrojë pas të gjitha kërkesave dhe sugjerimeve tuaja?
- Ne të gjithë do të qëndrojë prapa Platformës për krijimin e Shqipërisë Natyrale, të promovuar javën e kaluar. Të gjithë! Së shpejti Shqipëria Natyrale si shtet do të ketë së paku dhjetë milion banorë.
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
Posted: Sun Nov 14, 2010 5:59 pm
by Arbëri
Mirëpritet qëndrimi i William Walker

Përkrahja e idesë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nga ana e ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është një ndër lajmet më të mira që vijnë nga diplomatët e huaj. Për Koço Danaj, autorin Platformës “Shqipëria Natyrale”, deklarata e Walker është një para lajm i lajmeve që do të vijnë nga përtej oqeanit. “Është rastësi që deklarata e Walker, një nga njohësit më të mirë të rajonit të Ballkanit u dha një javë pas shpalljes së listës ë Shqipërisë Natyrale, por nuk është koincidencë fakti tjetër i domosdoshmërisë së bashkimit të shqipërove në një shtet, pra fillimisht i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe në këtë aspekt e quaj një deklaratë shumë të mirëpritur por njëkohësisht e quaj edhe një paralajmërim, një para lajm të lajmeve që do të vijnë më pas nga përtej oqeanit, nga SHBA-të”, thotë Danaj për “Lajm”. Atij i vjen mirë që diplomatët e huaj e kanë kuptuar se pa u zgjidhur çështja shqiptare nuk mund të ketë stabilitet në Ballkan. “Uroj që këtë deklaratë ta kenë dëgjuar një pjesë e politikanëve tanë të cilët realitetin shqiptarë vazhdojnë ta quajnë ëndërr të shqiptarëve”, thotë ai.
Ndërsa analisti Imer Ismaili thotë se deklarata e Walker është lajmi më i mirë që vjen prej diplomatëve të huaj. “Unë jam njëri nga ata që e përkrah fuqimisht këtë ide, pasi unë besoj në idenë e kombit, nuk besoj shumë në idenë kozmopolite, kështu që për mua ky është një lajm i shkëlqyeshëm”, thotë Ismaili për “Lajm”. Ai nuk beson se ka ndonjë shqiptar që nuk u pëlqen këtë ide, por, siç thotë ai, duhet menduar për mekanizmat se si ta realizojmë atë ide. “Realizimi është pjesa më e vështirë, ndoshta është më mirë që të ketë një komb të fuqishëm në Ballkan, sesa një komb të ndarë në tre copa”, thotë Ismaili duke shtuar se në një periudhë më të largët kjo ide mund të jetë edhe në kuluaret e Uashingtonit.
Drejtues i komitetit për politike tek Lëvizja “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, thotë se ish ambasadori është një mik i madh i shqiptarëve. “Një deklaratë e tillë vjen vetëm nga një njeri që ia do të mirën shqiptarëve pa asnjë lloj interesi, Lëvizja ‘Vetëvendosje’ gjithnjë ka thënë se bashkimi kombëtar nuk është vetëm vullnet por është edhe interes. Vullnet në kuptimin se ne gjithnjë kemi qene një dhe kemi pas vullnetin për të jetuar në një hapësirë politike të përbashkët, kurse interes është se do të jetë më mirë në funksion të mirëqenies ekonomike”, thotë Konjufca për “Lajm”, duke shtuar se bashkëngjitja e Walker me këtë ide tregon sinqeritetin e tij si një mik i madh i shqiptarëve që ia do atyre të mirën.
Isha Ambasadori i i OSBE-së në Kosovë, William Walker tha se përkrah idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/6536.html