Page 1 of 1

Krimet e 45 viteve të diktaturës, emrat e kandidatëve ....

Posted: Wed Jul 21, 2010 8:34 am
by Sally
Krimet e 45 viteve të diktaturës, emrat e kandidatëve për hetues



TIRANE- Komisioni i Ligjeve shqyrtoi kandidaturat e propozuara për anëtarë të bordit të Institutit të Studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri. Instituti i i studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit do të hedhë dritë mbi krimet dhe viktimat e periudhës së diktaturës komuniste.


Deputetja Arenca Trashani relatore e shqyrtimit të kandidaturave për anëtarë të këtij instituti tha se anëtarët e bordit duhet të jenë personalitete të njohura nga komuniteti akademik dhe shoqëria civile, të cilët zotërojnë aftësi profesionale dhe kanë kontribut si dhe krijojnë bindje se mund të mbështesin institutin në realizimin e misionit e të detyrave të tij. Deputetja Trashani tha se anëtarët e bordit zgjidhen për pesë vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë dhe se mandati i anëtarit të bordit është i papajtueshëm me funksione të larta shtetërore, kushtetuese, politike, administrative si dhe me anëtarësinë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Anëtarët e Komisionit u njohën me emrat e kandidatëve të propozuar për anëtarë të bordit.


Ndërkohë komisioni do të bëjë verifikimin e përputhshmërisë ligjore të këtyre kandidaturave për dy arsye ligjore lidhur me subjektet propozuese dhe plotësimin e kërkesave. Sipas relatores Trashani, kandidaturat përmbushin të gjitha kriteret e përcaktuara. Instituti është institucion publik, qendror, i pavarur dhe gëzon statusin e personit juridik. Ky institut do të financohet nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime të tjera. Intituti i i studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit është i autorizuar që të përdorë të dhëna personale, kur është e domosdoshme, për përmbushjen e detyrave. Të gjitha strukturat dhe organet shtetërore, njësitë e qeverisjes vendore, organizatat, tërësisht ose pjesërisht buxhetore, organizatat që financohen nga qeverisja vendore, arkivat dhe të gjitha njësitë apo strukturat e tjera, që disponojnë dokumente e materiale arkivore, që i përkasin periudhës së komunizmit dhe që mund t'i shërbejnë realizimit të veprimtarisë së institutit, janë të detyruara t'ia vënë ato në dispozicion dhe t'i ofrojnë institutit asistencën e nevojshme, pa pagesë dhe pa vonesë të pajustifikuar.



Kandidatët

Shoqata Antikomuniste 2 prilli
Sabri Bushati Inxhinier


Shoqata antikomuniste e ish të përndjekurve politikë demokratë
Nebil Cika Gazetar
Arben Ndoci jurist
Mallëngjim Skënderaj jurist
Sokol Miraka 1991-2002 sekretar shteti për fenë katolike.

Akademia e Shkencave
Kolec Topalli Akademik
Beqir Meta Akademik
Emin Riza Akademik i Asociiuar



Instituti i Integrimit të Përndjekurve politikë
Propozimet për kandidat të parë
Uran Butka publicist
Luan Buzhiqi jurist
Nikolin Vata Avokat

Propozimet për kandidat të dytë
Pjetër Pepa mjek
Arben Ndoci jurist
Vilhelme Vranari shrimtare



Propozimet për kandidat të tretë
Gjergj Marku akademik politik
Ccelo Hoxha Gazetar
Gëzim Peshkëpia Publicist

Konferenca e Rektorëve
Valentina Duka Universiteti i Tiranës
Nevila Xhindi Universiteti Evropian i Tiranës
Romeo Gurakuqi Universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkodër
Alfred Lako Universiteti Politeknik i Tiranës
Bektash Mema Universiteti i Gjirokastrës
Eni Cobani Universiteti "Wisdom University"

Re: Krimet e 45 viteve të diktaturës, emrat e kandidatëve ..

Posted: Wed Jun 01, 2011 11:31 am
by Adriana

Re: Krimet e 45 viteve të diktaturës, emrat e kandidatëve ..

Posted: Wed Jun 01, 2011 11:32 am
by Adriana
Shoqata e ish të përndekurve politikë në Shkodër apelon për nxjerrjen e dokumentave me hartat përkatëse nga Ministria e Brendshme për të lehtësuar gjetjen e eshtrave të personave të ekzekutuar nga regjimi komunist.