"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

PARTIA DEMOKRATIKE DHE PINJOLLET E SAJ

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

PARTIA DEMOKRATIKE DHE PINJOLLET E SAJ

#1

Post by Arta »

Spiun-Hajduti, Kryetar Partie dhe Zv. Prefekt

by Ilirjan Blloshmi

Ka vite që zien diskutimi për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit. Këtë ligj e ka marrë përsipër Partia Demokratike dhe justifikohet se e pengon e majta.

Kjo nuk është aspak e vërtetë sepse Partia Demokratike ose Parlamenti kur i ka dashur qejfi për ta votuar një ligj e për ndryshim siç iu duhet e kanë gjetur mënyrën edhe kohën dhe kanë bërë. Ndërsa për ligjin e hapjes së dosjeve bën kungulleshkën. Pse? Partia Demokratike është e mbathur me spiunë të cilët i njeh, i afron në gjirin e saj dhe gjen mundësinë që ata të pasurohen.

Konkretisht, në Librazhd, kjo është zbatuar më së mirë me një familje spiunësh hajdutësh. Aqif Leka e ka filluar vjedhjen e spiunllëkun që në vitin 1957 kur ishte shitës në Stravaj ku edhe është dënuar për vjedhje. Në kohën e revolucionit të armatosur të 1997-ës, kryetari aktual i PD-së dhe drejtori i atëhershëm i elektrikut ka vjedhur zyrat e PD-së. Për këtë ekziston edhe një e-mail që tregon kush është ky kryetar. Arinait Leka, Skënder Çota të cilët sot me këmbënguljen e grupit të punës të Halit Shamatës. Lul Bashës, Ritvan(Baçit) Bode, drejtojnë sot dhe bashkëpunojnë me spiunët e djemtë e komunistëve në Librazhd.

Kur Arianit Leka u caktua kryetar i PD-së në Librazhd, i gjithë ky grup-pune shpërndanë disa shkresa ku mes të saj thuhej: “Votoni për kryetar Arianit Lekën.” Madje emri i Arianit Lekës ekzistonte edhe në listën e votuesve të komunës së Qukësit edhe të Librazhdit.

“Ky është rregulli i ri se si caktohet një kryetar partie dhe se si porositen delegatët të votojnë.”´Haliti, Luloja, Skënderi dhe Ridvani në mbledhjen e zhvilluar u shprehën: “Kjo është porosia e Berishës e mos u merrni me Bedriun e Blloshmajt e tjerë se kanë sharë nr.2 të PD-së. Të gjithë Blloshmajt do përjashtohen nga PD-ja dhe nuk do të punësojmë asnjë prej tyre.”

Halit Shamata e mbajti fjalën, e ashpërsoi luftën e klasave duke e lënë pa emëruar motren time e cila mbaroi për mësuese në Elbasan. Ai së bashku me kryetar-hajdutin e PD së Librazhdit e “deputetin” Skënder Çota nuk lejuan këtë vajzë të kapte shkumësin me dorë njësoj si xhaxhain e saj Vilson Blloshmi. Kjo luftë klasash e Halit Shamatës dhe grupit të tij vijoi më tej. Të vetmin Bllshoshm i cili punonte në drejtorinë arsimore të Librazhdit e pushuan nga puna. Dhe për t’u treguar atyre që se dinë se çfarë i ka bërë diktatura komuniste familjes Blloshmi dhe pse them se lufta e klasave vazhdon, po ju rendis një sërë faktesh:

26 tetor 1944, Azis Blloshmi, oficer, pushkatohet;në vitin 1946 reforma agrare sekuestron 380 dynymë tokë buke;

10 qershor 1952 Hasan Blloshmi arrestohet dhe dënohet me 25 vjet heqje lirie;

20 mars 1961 arrestohet Bukurosh Blloshmi;

18 mars 1963 arrestohet Sami Blloshmi dhe dënohet me 8 vjet heqje lirie;

1 prill 1976 arrestohet Bedri Blloshmi dhe dënohet me 25 vjet heqje lirie;

5 gusht 1976 arrestohet Vilson Blloshmi dhe pushkatohet më 17.07.1977;

27 korrik 1977 internohen 19 anëtarët e familjes Blloshmi për 10 vjet rresht;

27 korrik 1977 arrestohet Hasan Blloshmi (për së dyti) dhe dënohet me 10 vjet heqje lirie. Vdiq në burgun e Spaçit më 13.07.1982.

Ky është kaluari i Blloshmajve nën thundrën e diktaturës. Po sot, në “demokraci” si po trajtohet kjo familje? Prona e konfiskuar nuk i është kthyer. Ekzistojnë tri vendime gjykate të vitit 1995 të formës së prerë për shtëpitë e shkatërruara, që ende nuk janë ekzekutuar. Cilët janë ata që i pengojnë ekzekutimet e këtyre vendimeve të formës së prerë?!

I pari Ferdinand Pone dhe të gjithë ministrat e punëve të brendshme, ministri i sotëm i çdrejtësisë Bujar Nishani dhe ministri i financave. Këta janë personat përgjegjës që nuk dëshirojnë të çelin fondet në komunat përkatëse, Qukës e Hotolisht. Ka 10 muaj që për faj të Ministrisë së Financave janë bërë lëmsh dokumentet e dëmshpërblimit, kryesish ato të Sami Blloshmit.

Së fundmi për të gjitha këto i kam shkruar edhe kryeministrit z.Sali Berisha, duke pritur reagimin e tij.




Shpresoj te behet sticker, mbasi shkrimi vjen nga njerez te presekutuar, pikerisht sespe kane ngrit zerin ne ate kohe kur duhej, dhe sespe jane intelektuale te vertet e ngrene zerin edhe tani duke pare se cfare behet per demokracine per te cilen dhane edhe jeten!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: PARTIA DEMOKRATIKE DHE PINJOLLET E SAJ

#2

Post by petritkola »

Sunday, July 22, 2007
Te shkrihet PD-ja !

Sistemi pluralist ne Shqiperi filloi dhe mbetet nje farse. Ne fakt ai ishte dhe eshte nje proces i manipuluar dhe i kontrolluar ne detaje nga Partia e Punes me ne krye strategun e saj te viteve te fundit, zotin Ramiz Alia. Planifikimi dhe rezultatet praktike pare nen prizmin e skllavopronarise komuniste jane kryevepra sa qe duhet thene "Urreje Djallin por ki respekt per talentin e tij".
Kryevepra e Ramiz Alise per te cilen ai do te mbahet mend ne histori eshte krijimi i PD-se me komunista, sahanlepiresa ( individa te djathte) dhe bashkepuntore te sigurimit ( me se shumti individa te djathte).
Qellimi i kryevepres Ramiziane , PD-se ishte pengimi i marrjes se pushtetit nga te djathtet, nacionalistat dhe te pavarurit. Ajo, PD-ja do te sherbente si roje, garanci dhe diktature brutale mbi ata te cilet do te kerkonin te sfidonin pushtetin komunist te viteve pas 1990-es. Fakt eshte se, PD-ja i tejkaloi detyrat e vena nga Ramiz Alia dhe sot ne Shqiperi realisht nuk egziston e djathta. Qellimi politik i krijimit te PD-se, likujdimi total i te djathtes shqiptare eshte realitet. Meritat per kete objektiv te harritur i takojne energjikut Sali Berisha te cilit elita komunista duhet ti kete borxhe nje monument pikerisht ne vendndodhjen e ish monumentit te Enver Hoxhes, ne qender te Tiranes.
Pikerisht realizimi 100 % ne praktike i qellimit per te cilin u krijua PD-ja eshte edhe njera nga arsyet se perse ajo duhet te shperndahet dhe anetaret e saj ti bashkohen Partise Socialiste.... Foshnja e djathte u deshtua ne miter nga doktor Berisha. Praktikisht ndodhemi ne sistem njepartiak.

Arsyeja e dyte perse PD-ja duhet te shperndahet eshte sepse ajo u konceptua dhe funksionoi si nje organizate kriminale ku pervec qellimit politik kishte edhe ate ekonomik. Pasurimit nepermjet vjedhjeve, grabitjeve, plackitjeve te prones, djerses dhe gjakut te shqiptareve. Kjo veprimtari kriminale mori formen me te qarte te tradhetise kombetare kur PD-ja furnizonte makinen ushtarake serbe qe ti mundesonte asaj vazhdimin e kasapanes njerzore ne gadishullin Ballkanik.
Ashtu si i pari edhe qellimi i dyte, i pasurimit kriminal eshte realizuar ne menyre spektakulare ndaj organizata kriminale, PD-ja duhet te shkrihet dhe themeluesit dhe drejtuesit e kesaj organizate duhet te dalin para drejtesise popullore.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”