"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
-
petritkola
- Poster Grande Member

- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
Azem Hajdari, flet e shoqja: Rihapja e cështjes i përket PD
Intervista/ Fatmira: Vrasja e tij e dytë, arkivoli te kryeministria
Episode nga lufta e ftohte mes Sali Berishes dhe Azem Hajdarit
Nga Mero Baze
Prill 1996
PD-ja jopolitike e 26 majit
Nëse ka pasur ndonjëherë në historinë politike të një partie më shumë intelektualë dhe më pak politikanë, ky ka qenë Kuvendi dhe garnitura politike e dalë nga zgjedhjet e 26 majit. Pas kokëçarjesh të gjata me fraksione brenda PD-së dhe figura politike që e kontestonin vazhdimisht, Sali Berisha u mbyll i vetëm në vilën nr. 4 në Pallatin e Brigadave, për t’i dhënë PD-së një ekip të ri, që thuajse nuk kishte lidhje me politikën. Prej ikjes së Neritan Cekës në vitin 1991 e më pas Pashkos, Zogajt, Imamit, Kalakulës, Baletës dhe kulmimit të rrjedhjeve me kryetarin karizamtik të partisë, Eduard Selamin, Sali Berisha dukej se po mendonte për një parti pa politikanë. Lista e gjatë që shkruante dhe rishkruante vetë, nxirrej nga lista pedagogësh, artistësh dhe intelektualësh të njohur të vendit, shumica e të cilëve as që kishin ndonjë ide se po hynin në politikë. Me siguri që ka qenë afër fundit kur, një mbrëmje, më thirri për kafe në vilën nr. 4. Ndihej qartë që ishte i kënaqur me vizat e panumërta që kishte hequr mbi dengun e listave që kishte përpara.
-Do t’i lexoj një herë emrat, - tha. - Kam gjetur ekipin më të shkëlqyer që kemi pasur ndonjëherë për zgjedhjet!
Po i dëgjoja. Gjysmën i kisha dëgjuar jo si politikanë, gjysmën tjetër as si politikanë dhe as si intelektualë.
- Si të duken? - më tha.
Ishte një pyetje që donte përgjigjen që duhej ta dëgjonte ai. Qoftë dhe për rutinë.
- Janë shumë, - i thashë, - s’di të them për të gjithë. Disa emra janë shumë të njohur dhe ndoshta bëjnë punë. A ke folur me ta?
- Me cilët? - tha.
- Për shembull, me Ndriçim Xhepën, Xhevdet Ferrin apo këta pedagogët.
- S’ka problem për ata, flasim. Po si të duket lista?
Donte doemos një përgjigje entuziaste.
- E mirë më duket, - i thashë. - Do të kesh pak problem me këta të partisë.
- Partisë… hë, ç’probleme do të kem? Ua kam thanë: “Më të shquarit, te zonat më të vështira.” Ja, për shembull: Agron Musarajn e kam çue në Berat, Sadik Bejkon dhe Blerim Çelën në Tepelenë, Fatos Bejën në Gjirokastër, Leonard Demin në Sarandë, Genc Pollon në Përmet, Dashamir Shehin në Vlorë, Ridvan Boden në Korçë... se këta të Jugut ke merak ti…
Nuk i bëra asnjë koment. Po përpiqesha t’i mbaja mend, se ndoshta më duheshin për raportin e mëngjesit te “Zëri i Amerikës”.
-Mirë e paske Jugun, - i thashë instinktivisht. - Këtë Boden nuk e njoh, por këtë Shehin pse në Vlorë?
-Nuk e njeh Boden... i shkëlqyem! Ka mbarue në Francë, e kemi pas drejtor Dogane, superkorrekt, financier i zoti. Ndërsa Vlora ka shumë rëndësi, - tha. - Do një figurë të fortë, s’bëhet pa një figurë të fortë.
Në të vërtetë, krisja mes Dashamir Shehit dhe Berishës kishte nisur. Aleksandër Meksi, që historikisht nuk duronte dot asnjë zëvendëskryeministër, për shkak se i dukeshin të gjithë të Berishës, po ashtu kishte probleme me të, por nuk kuptohej kurrë nëse i kishte me të apo me Berishën.
- E ke mbyllur, me një fjalë? A mund ta citoj unë ndonjërin nesër në radio?
- Jooo! - tha. - Se nuk e di njeri. Nuk duhet të dalë asgjë. Kam edhe ca probleme në Shkodër. Duhet me e mbyllë dhe atë. Më ka mbet ky Koleci, s’di ku ta çoj...
- Në Shkodër, ku tjetër? - i thashë.
- S’e di. Fola me Aliun... ai thotë se kemi një kandidaturë tjetër atje, një grua shumë e zonja thotë, po burri i saj qenka fis me Kolecin.
- Kush është kjo?
- Është një pedagoge... për matematikë më duket, nuk e di... ose për juridik, juridik më duket. Ja, të pyes Aliun.
Foli me Ali Spahinë. Toni i shtruar i Ali Spahisë dhe serioziteti që u kushtonte raporteve njerëzore e bënin atë figurën më të palëkundur të PD-së dhe njeriun më të qëndrueshëm nga pikëpamja politike për Berishën, edhe pse shpesh e xhindoste me kufijtë që u vendoste përpjekjeve të tij të përhershme për ta përdorur për çdo gjë.
- Është e shkëlqyer, thotë Aliu. Jozefina Topalli quhet. Qenka kancelare në fakultet. Nuk e di, po ky thotë se është më mirë ajo se Koleci në Shkodër, pasi ajo paska familje shumë të njohur nga baba i vet… Ku ta çoj këtë Kolecin, ku ta çoj…. - Filloi të hidhte sytë sërish mbi hartën elektorale. - Ah, po, e gjeta, - tha. - Në Mirditë e kam një vend. Të pyes një herë Aliun.
Foli sërish me Ali Spahinë: “Paska qenë mësues atje, në Mirditë? E po, shumë mirë atëherë… aty po e çoj. Shumë mirë, u mbyll kjo punë. E shkëlqyer! Mos fol me njeri.”
- U mbyll, - m’u kthye mua. - Në Mirditë. Aliu thotë se paska qenë dikur mësues aty... ose i internuar, ose mësues, nuk e dinte mirë, por më tha që ka lidhje atje.
Përfytyrova Kolecin, një burrë i matur, i urtë dhe flegmatik, që kishte drejtuar me durim dhe përkushtim administratën e Presidencës për katër vjet. Nuk e njihja nga afër, por me siguri që ishte i çliruar nga ideja se po ikte nga ajo ndërtesë.
I vetmi kuriozitet që kisha për kandidaturat e Shkodrës ishte Azem Hajdari. Berisha nuk po ma përmendte emrin e tij, ndërsa Azemi kishte dy ditë që më kërkonte ta zhbiroja se ku kishte ndërmend ta çonte. “Më duhet një fije informacion, shqipe, - tha Azemi, - pastaj di vetë unë se ç’bëj.”
- Po Azemin? - i thashë papritur.
- Azemin? Hëm, atij ia kam gjet vendin. Ai, kudo që ta çosh, fiton. Kemi një zonë shumë të vështirë, që bashkon Çermenikën e Librazhdit, Martaneshin dhe Tërnovën e Dibrës. Aty e kam çue. Vetëm ai mund ta fitojë këtë.
- Mos nuk e pranon, - i thashë me gjysmë zëri.
- Jo, mo, e pranon, - tha, - mos ki merak. Shiko, kam ndjekur një parim: figurat politike në zonat më të vështira, intelektualët në qytete të sigurta, se ata më duhen në Kuvend mue, s’mund t’i hedh në mes të detit menjëherë.
Pas disa ditësh, lista iu lexua Këshillit Kombëtar.
Përpara mbledhjes, në mëngjes, piva kafe me Azem Hajdarin në Rogner. Ia thashë pak a shumë se ku mund të ishte.
- Po në Shkodër, - tha, - kush është?
- Ka futur një grua, - i thashë. - Jozefina Topalli quhej, më duket se ishte kunata e Kolecit.
- Të ka mashtruar, - tha. – Koleci s’ka kunatë pedagoge.
- Nuk më tha “kunatë”, por e mora me mend nga mbiemri... diçka e kishte burrin e saj.
- E di unë kush është, - tha Azemi. - Lene se e rregulloj vetë tani. Po e ftoj për një drekë në Vahinë, ta shikoj njëherë se ç’është. Nejse, shqipe, ti mos thuaj gjë për këtë muhabet, se di unë si e zgjidh.
Në mbledhje, Berisha foli gjatë për qeverisjen katërvjeçare dhe për parimet mbi ta cilat kishte ndërtuar listën. Përsëriti pak a shumë faktin që politikanët do të shkonin në zona të vështira dhe intelektualët në zona të sigurta. Shtoi se, si risi, Kuvendi do të kishte një “boom” për gratë. Lexoi edhe emrin e Azemit në zonën përkatëse. Pati reaksion. Azemi u ngrit nga vendi dhe kërkoi të sqarohej më qartë: për se ishte sajuar një zonë për të?
28 maj 1996
Arrita dhe u futa te hotel “Tirana”. Azem Hajdari ishte ulur në një tryezë në cep të kafenesë, në katin e parë dhe, i nxirë në fytyrë, shihte nga sheshi. Njësoj si në pjesën tjetër të bulevardit, ku kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm sodisnin masakrën, me shpresë se do të rrëzohej rivali i tyre, ashtu dhe njeriu që ishte përballur me diktaturën, shpresonte që përplasja e opozitës me policinë do ta rrëzonte atë që ia kishte zënë “hisen e diellit” në njëfarë mënyre. Por Sali Berisha nuk ishte as në hotel “Tirana”, as te hotel “Dajtit”, por në Pallatin e Brigadave. Nuk komunikonte me askënd. Në kohë të ndryshme, e kam pyetur disa herë për ato çaste dhe më ka dhënë të njëjtën përgjigje: “S’kam pasur komunikim. Dija vetëm se do të silleshin si me një miting të paligjshëm të partive të vogla”.
Në këtë përgjigje shfajësuese kishte plot nuanca të dijes dhe mosdijes së tij për atë që do të ndodhte. Por Azem Hajdari mendonte ndryshe. Ai kishte frikë se dëmi që po bëhej do ta tejkalonte dëmtimin e Berishës dhe, si zakonisht në raste të tilla, ai i shtonte sulmet mbi njerëzit që i urrente vërtet dhe ata ishin Agim Shehu dhe Bashkim Gazidedja. Ma stërholloi skenarin e tij plot paranoja, se si ata të dy donin që të nxirrnin nga loja të gjitha palët dhe ta merrnin vetë komandën.
- Ky është skenar, - tha. - Duan të na nxjerrin jashtë loje.
Zemërimi i tij me njerëzit e ShIK-ut dhe të Policisë kishte kohë që i kishte kaluar kufijtë.
Dola me vrap jashtë dhe u futa mes turmës. Ndeza mikrofonin.
Ndërkohë që flisja me Azemin, një ofshamë e madhe erdhi nga sheshi. S’e dalloja dot mirë se kush kishte rrëmbyer një megafon, por më ngjasonte me zërin e Neritan Cekës, që këlthiste: “Kjo është diktaturë!”. Më tej, Servet Pëllumbi ngjante si një statujë e ngrirë nga pamja që kishte para syve. Një fotoreporter spanjoll, i gjakosur në përpjekje për të mbrojtur aparatin e tij fotografik dhe një truprojë e tij i gjakosur me lopatë xheniere, ishin mbështjellë rreth tij, sikur të gjenin mbrojtje te profesori i vjetër i marksizmit. Ishte një skenë që turpëron çdo shoqëri që e prodhon. Muskujt e palëvizur të Servet Pëllumbit dhe njerëzit e ngjeshur përreth tij, ishin imazhi më i dhimbshëm njerëzor që prodhoi dhuna e 28 majit. Dhëmbët e thyer të Arben Imamit, tërheqja zvarrë e tij, dhunimi i Gramoz Pashkos dhe Blendi Gonxhes, përplasja me Pandeli Majkon, ishin brutale dhe të egra, kurse ballafaqimi i dhunës me një njeri paqësor dhe me një portret të heshtur e qortues si Servet Pëllumbi, ishte i dhimbshëm. Turma e policisë e humbi kontrollin dhe filloi të godiste kë të mundte. U afrova sa munda të merrja disa zëra për në radio. Për fat, mikrofoni më kishte regjistruar zërin e Neritan Cekës dhe Kastriot Islamit. Mblodha të gjithë zërat dhe u ula të shkruaja raportin.
Në orën 15.00 ishte emisioni te “Zëri i Amerikës”. Montova fillimisht atmosferën e protestës, ku dëgjohej në sfond kënga “Eja mblidhuni këtu, këtu!”, pastaj Neritan Cekën, Kastriot Islamin dhe në fund Azem Hajdarin. Pjesa e Azemit ishte më shumë si balancë ndaj tre opozitarëve. “Policia po bën detyrën, - tha ai. - Ky është një miting i paligjshëm. Asgjë më shumë”. Ishin krejt e kundërta e asaj që bluante me vete në hollin e hotelit.
Zëri i tij ishte i pasigurt dhe sapo e mbaroi fjalinë, uli kokën dhe filloi të shante përsëri “ata që kishin futur në skemë PD-në”. Brenda çdo minute ai jetonte dramën e të qenit themelues i Partisë Demokratike, të cilën duhej ta mbaronte, si dhe adhurues i betejës që bëhej para syve të tij dhe kundër partisë që ai kishte themeluar gjashtë vjet më parë për lirinë e fjalës dhe votës, që bëhej tashmë nga ajo parti që kishte trashëguar historinë e Partisë së Punës. Azem Hajdari e vuante këtë dilemë të madhe si një fat që nuk e meritonte. I luftuar me egërsi brenda partisë së tij nga grupi i Berishës dhe i mbetur më këmbë falë aftësive të tij populiste dhe makinacioneve shpeshherë banale, në mesditën e 28 majit ai ishte njeriu më i rrahur i politikës shqiptare, edhe pse mbi kurrizin e tij nuk u vërtit asnjë shkop. Ai ndiente lakmi për ata njerëz që kishin lirinë të bënin një betejë të re kundër atij që po e izolonte dhe po e zvogëlonte pak e nga pak brenda partisë që themeloi vetë. Ai ndiente makth, mes të tjerash, për mungesën e lirisë së tij për të thënë atë që mendonte, si gjashtë vjet më parë. Atë ditë ai mendonte se partia e tij po tradhtohej nga disa fanatikë që po e çonin në greminë dhe detyrohej të fliste publikisht në favor të një gjëje që nuk e besonte. E bënte këtë me shpresën që të mbetej ende brenda asaj partie, me shpresën se mund t’i vinte sërish dita për një betejë që mund ta fitonte brenda saj.
Qeveria e re, një ndjellëse fatkeqësish
Ndërsa vera e vitit 1996 po tërhiqej zvarrë mes sherreve të socialistëve dhe nxjerrjes jashtë loje të shumicës së emrave politikë të PD-së, në horizont po shfaqeshin probleme të reja, që buronin nga politika personale që kishte diktuar elitën e re politike në pushtet, nga larja e hesapeve mes palëve dhe pamundësia e pushtetit për t’i dhënë një përgjigje krizës së fajdeve, që pas zgjedhjeve shpërtheu edhe te fondacionet e quajtura bamirëse, si “Populli” dhe “Xhaferri”.
Në planin politik, Azem Hajdari, themeluesi i Partisë Demokratike dhe i përjashtuari i madh i saj, po përgatitej për kundërsulm. Shoqëria e tij me krerët e sindikatave po rritej dhe ai po kërkonte një mandat për t’iu kundërvënë qeverisë së re Meksi.
Vetë Meksi, në të vërtetë, ishte i çudituri i madh që i kishte mbijetuar postit të tij. Komunikimi i tij me Berishën ishte vështirësuar dhe deri në minutën e fundit ai nuk kishte asnjë sinjal rikonfirmimi. Madje, një natë para se të shpallej qeveria, Berisha e çoi deri në fund humorin e zi, kur na thirri mua dhe Ylli Rakipin në zyrë dhe na la të kuptohej se kandidat mund të ishte edhe Genc Polloja. Ne e çuam deri në fund humorin e tij të zi duke e futur këtë në faqen e parë të gazetës. Por në orën dhjetë, gjithçka ishte qetësuar dhe Aleksandër Meksi ishte rikonfirmuar. Dy të zemëruar të mëdhenj kishte me këtë vendim: Bashkim Gazidedja dhe Azem Hajdari, të dy po ashtu armiq me njëri-tjetrin. Gazidedja u trondit aq shumë nga rikonfirmimi, sa nuk dinte kujt t’i hapej. Mori Ylli Rakipin në telefon dhe e ka mbajtur gati një orë duke zbrazur gjithçka kundër tij. Fliste për abuzime financiare, për lidhje të dyshimta antikombëtare, për gjithçka. Por dëshpërimi nuk i vinte nga kjo gjë, por nga fakti se, sipas tij, i kishte çuar një dosje të tërë Berishës me këto gjëra dhe se ai nuk e kishte përfillur. Këtë gjë nuk e shpjegonte dot. I vetmi që kishte një shpjegim për këtë ishte avokat Ngjela.
- Ky Gaziu s’e njohka doktorin fare, - tha. - I paska bërë dosjen sa një mal Leka Meksit dhe kërkon që ta heqë doktori. Po doktori atë do, dosjen. Ai e paska bërë me duart e tij kryeministër. I paska thënë: “Ja ku e ke dosjen e tij, tani bëje!”. Se ai nuk e di që është ndryshe ekuacioni.
Por humori i Ngjelës nuk mbërrinte dhe as nuk kuptohej nga mendja e Gazidedes. Dhe ishte tejet i brengosur. Me Azem Hajdarin, po ashtu. Ky nuk e kishte me Aleksandër Meksin, por nuk guxonte ta bënte betejën direkt me Sali Berishën. Donte doemos t’i tërhiqte vëmendjen atij dhe ta thërriste për një pakt. Avokat Ngjela, që ia kishte njohur prej vitesh këtë stil, ia ngrinte nervat kur ia ilustronte gjithçka me pasqyrat që dogjën anijet e Kartagjenës.
- Kot e ke, Azem, sa bën gati anijen ti, ai të drejton pasqyrën dhe ta djeg. Mos u lodh kot! - i thoshte.
Po Azemi nuk u tërhoq kurrë. Për t’ia arritur asaj dite, që nuk ia arriti dot derisa e vranë, ai bëri gjithçka: u bë mik me armiqtë e Berishës në PD, armik me miqtë e tij, bëhej tolerant dhe radikal, antikomunist i tërbuar dhe njeriu më i moderuar. Bënte gjithçka që, një ditë, ai t’i thoshte:“Azem, çfarë do, fol…” Ai nuk ia tha kurrë dhe tashmë themeluesi i asaj partie po tretet nën dhè pa ia arritur të bëhej qoftë edhe një ditë ministër, ndërsa dhjetëra e qindra të tjerë, miq dhe armiq të tij, pa asnjë kontribut në atë parti, janë bërë gjithçka, mjaftonte që të mos kishin pretendime politike.
Dukej se ndaj Azemit kishte një armiqësi që e kapërcente Berishën. Shpeshherë, për ta kuptuar se kush ishte njeri i parehabiluteshëm nga Berisha, duhej të shikoje reagimet e gruas së tij, Lirisë.
Një të diel vere, një javë pasi familja Berisha kishte martuar vajzën, Argitën, na kishin ftuar në vilën në Dajt, së bashku me Lazër Stanin dhe Ylli Rakipin. Ishte një lloj pritjeje më konfidenciale për ta uruar për dasmën e vajzës dhe kishim edhe gratë me vete. Ndërsa po hanim drekë dhe Lazri po bënte humor me makinën time të prishur, si krejt i pavëmendshëm që ishte ndaj detajeve, përmendi Azemin, i cili kishte bërë disa herë aksidente në fillim të viteve ’90-të. Liria rrudhi vetullat dhe ndërroi bisedë, edhe pse Berisha kishte qejf të vazhdonte gallata dhe tallja për makinën time Golf 2, që e mbaja shumë keq. Dukej që Azemi nuk ishte i mirëpritur në familje. Kishte fituar armiqësinë e saj. Distanca me të ishte bërë e plotë dhe aq mjaftonte që të mos e provonte kurrë shijen e pushtetit.
Mbaj mend formimin e qeverisë. Azemi kishte mbështetur gjithë fushatën e tij elektorale duke i premtuar stafit të vet se në qeverinë e ardhshme do të ishte ministër i Brendshëm.
Qeveria e re, njësoj si grupi parlamentar, ishte një përpjekje për të larguar figurat politike dhe për të promovuar emra të rinj, që kurrë nuk u kishte shkuar mendja të hynin në qeveri. Më kujtohet rasti i Halit Shamatës. Sali Berisha ishte duke hedhur emrat e parë të qeverisë në letër, kur, ndërsa më kish thirrur për një kafe në zyrë, filloi të më tregonte listën e gjatë të grave që kishte futur në qeveri si sekretare shteti, një post që po e shpikte për të fryrë qeverinë. Ishin 3 ose 4 gra të tilla në kabinet. Pastaj shkoi te ministri i Drejtësisë.
- Kam zgjedhur Halit Shamatën, - tha. - Nuk ka jurist më të mirë…
- Nuk është jurist, - i thashë, - është mësues letërsie.
- E ke gabim, - tha. - Ka drejtue për katër vjet Komisionin e Ligjeve, është nga më të shkëlqyerit.
- Dakord, por nuk është jurist, - i thashë. - Mund të jetë pak delikate kjo, pasi do të kesh të bësh me sistemin e drejtësisë.
- Si, nuk është jurist? - tha. – Prit... kë të pyes…
- E kam mik Halitin, - i thashë. - E njoh mirë. Nuk është jurist.
- Kjo ma komplikon punën, - tha. - E di mirë ti këtë punë? - më pyeti sërish.
- Shumë mirë, - thashë. - Haliti ka botuar libra. Di dhe kur dhe me kë ka mbaruar shkollën.
- Mirë, domethënë qenka njeri i letrave. Dakord, e çojmë ministër të Brendshëm. Më duhet një imazh i ri në atë ministri, pas këtyre që ndodhën…
Nuk e përmendte, por disa ditë më parë kishte shkarkuar disa oficerë policie për dhunën e 28 majit. Donte doemos ta hiqte imazhin e një policie të egër me një poet mesatar, që do të shkonte si kryepolic.
- S’di a pranon, - i thashë. - Është tip i tërhequr. Kushedi sa frikë e ka policinë.
- Ke të drejtë, - tha. – Nejse, fol një herë me të, meqë e paske mik, por mos ia thuaj që të kam çue unë. Testoje nji herë.
Ishte drekë kur dola jashtë dhe në fakt nuk dija si ta gjeja Halit Shamatën. Astrit Patozi kishte një lidhje familjare me të, pasi kishte dhëndër në shtëpi vëllain e Halitit. E pritëm Halitin te një klub i vëllait të vet dhe u nisëm drejt Golemit. Ndenjëm gjatë, deri afër mesnate, por nuk morëm asnjë premtim serioz nga Haliti.
Të nesërmen, siç na e shpjegoi vetë, Berisha e kishte thirrur në orën dhjetë në zyrë dhe, sapo kishte hyrë brenda, e kishte uruar për detyrën duke shprehur besimin se ai “ishte një kandidaturë e shkëlqyer”.
Azemi priste gjithë makth pikërisht emrin e ministrit të Brendshëm dhe për rrethanat që shpjegova më lart, unë isha nga të parët që e dija. Ishte një situatë që e përjetoja dhe unë shumë keq. E dija që s’do të bëhej kurrë ministër i Brendshëm dhe më duhej t’i tregoja. Në fillim u trondit, pastaj u çudit dhe në fund shfryu kundër Berishës. Pasi e mblodhi veten, përsëriti të njëjtën gjë:
-Shqipe, mos ia thuaj kujt derisa të bëhet.
Më vonë më tregoi se si e kishte takuar që atë ditë Shamatën dhe i kishte thënë se ishte takuar me Berishën dhe i kishte mbushur mendjen që të bënte Shamatën ministër të Brendshëm. “Madje, kur ti hyre në Presidencë, unë po dilja”, i kishte thënë.
Nuk di nëse Shamata kishte besuar diçka. Ishte i paepur në vendosmërinë e tij që askush të mos ia hetonte çarjen e madhe gati-gati armiqësore që kishte me Sali Berishën. Ishte mënyra se si mbijetonte.
Ky njeri, Azem Hajdari, që e donte me çdo kusht atë post, nuk e mori kurrë vetëm për shkakun se, po ta merrte do të ishte ai ministër i Brendshëm. Ndërsa Halit Shamata, që nuk e donte, e mori që të mos ishte kurrë ministër, por një njeri luajal me kryetarin e vet. Ky ishte në të vërtetë stili me të cilin Berisha po e ndërtonte qeverinë e re. Askush në vendin e vet. Gjithkush atje ku nuk duhej, atje ku nuk ndihej ministër. Gra të shpallura si të zonjat mbushën qeverinë, ndërsa prerjet më jopolitike u bën ministra. Me këtë qeveri dhe grup parlamentar tërësisht jopolitik, Sali Berisha do të ndeshej muaj më vonë me krizën më të thellë të pushtetit të tij dhe gjithçka do të shkrihej si kripa në ujë. Askush prej tyre nuk do t’i dilte zot, pasi askush nuk mendonte politikisht.
Beteja e Azem hajdarit kunder qeverise Meksi 2
Beteja e tretë ishte ajo kundër Azem Hajdarit. I vendosur në krye të Sindikatave të Pavarura, ashtu siç dinte të vendosej ai, Azemi nisi një betejë të egër kundër qeverisë Meksi. Ky i fundit u tërbua. Nuk ishte i qartë se deri në çfarë mase prapa Azemit qëndonte Sali Berisha, siç përhapte fjalë gjithandej jo pa djallëzi vetë Azemi. Edhe vetë Sali Berisha kënaqej nga kjo pandehmë e Meksit dhe nuk ia përgënjeshtronte kurrë atij. Nga ana tjetër, Bashkim Gazidedja e kishte tashmë Azemin objekt kryesor mbikëqyrjeje dhe sulmi. Vetë Partia Demokratike ndërmori disa masa të ashpra ndaj tij, deri në “ngrirjen” si anëtar i Këshillit Kombëtar. Por Azemi nuk u tërhoq. Aftësia e tij për t’i mbajtur mbështetësit e vet të motivuar ishte e lindur. Edhe pse të gjithë kishin në kurriz ShIK-un dhe Policinë, Azemi u krijonte ndjesinë se policia, ShIK-u, Berisha dhe gjithkush tjetër, përveç Meksit, ishin me të, ndaj të mos trembeshin. Anekdotike ishte vizita e tij në Fier. Gazidedja kishte urdhëruar ShIK-un që t’ia ndalonte takimin. Policia kishte marrë urdhër të mos e shoqëronte. Dhe pikërisht kur Shamata mendonte se e kishte bërë detyrën duke i dhënë porosi shefit të Policisë, Azemi shoqërohej nga tri makina policie, me eskortë, që të shkonte në stadiumin e Fierit, ku do të shihte një ndeshje para takimit me sindikatën. Po kështu ndodhte në Shkodër, Kavajë, Durrës dhe kudo. Një pjesë e madhe e policisë më shumë besonin shkeljen e syrit të Azemit se telefonat e ministrave dhe shefave të tyre.
Nën këtë pamundësi për ta ndalur, u duk se pushteti do të jepte mesazhe publike. Në orën e zakonshme të “postës” që vinte nga ShIK-u në gazetën Albania, një ditë zarfi i verdhë kishte 25 pyetje për Azem Hajdarin. Berti, inspektori që i kishte sjellë, bëri kujdes që të na tregonte se ishte diçka me rëndësi. Ishte diçka e rëndë. 25 pyetje për Azem Hajdarin ishin në fakt 25 denoncime, ndër të cilat mund të kishte fakte të vërteta, por më shumë kishte një kontekst spekulativ. Thirrëm në telefon Azemin dhe avokat Ngjelën. Azemi mbërriti më parë. I treguam për pyetjet. Nuk donte t’i lexonte. U pre në fytyrë. Nuk e duronte dot që të jepej mesazh publik kundër tij. Nuk ia kërkoi në asnjë çast Yllit që të mos i botonte, pasi e njihte këtë pafuqi të gazetës, por kërkoi të shkonim për kafe. Shkuam në Rogner. Pak më tutje nesh ishte Tritan Shehu, që diç kuturiste me një italian. Azemi piu gjatë. Nuk e duronte dot atë që do të dilte të nesërmen në gazetë. Dhe pyeste vazhdimisht: “Pse nuk e lëshon këtë Meksin?!” Përgjigjja në fakt ishte e thjeshtë: mjafton të shikoje shkollën politike të Berishës. Nëse ai do të lëshonte Meksin për shkak të sulmeve të Azemit, atëherë Azemi bëhej diktuesi i ndryshimeve në qeveri, lakmuesi i së mirës dhe së keqes, një status ky shumë i lartë për një njeri që presidenti e konsideronte thuajse armik. Ndaj s’mund t’ia bënte kurrë atë nder Azem Hajdarit. Ky i fundit u rropat qytet më qytet e sallë më sallë, por asgjë s’po lëvizte. Mbështetësit e tij zunë të ndaloheshin e të arrestoheshin, por vetë Azemi nuk e la betejën, edhe pse i dëshpëruar në maksimum. Media zyrtare filloi ta akuzonte se po mblidhte rreth vetes enveristë dhe njerëz të ish-Sigurimit të Shtetit. Në mes të nëntorit, Azemi bëri nj padi zyrtare ndaj gazetës Albania, për të ndarë në opinion faktin se pyetjet i vinin prej Berishës. Por gazeta nuk shkoi fare në gjyq dhe Azemi e harroi procesin. Qëllimi i tij konstant ishte që në opinion të mos vihej re ndarja me Berishën. Ndaj tij filluan diversione të përditshme. Lajmi se do të krijonte sindikatë të re, u soll në gazetë ditën e dytë të fushatës së tij nga Arben Bllaci, ish-drejtues i gazetës Sindikalisti të Valer Xhekës. Pastaj filluan sulme mbi karrierën e tij në PD. Në mes të muajit nëntor, Këshilli Kombëtar ngriu anëtarësinë e tij në këtë këshill. Në fillim u tha se u përjashtua, pastaj u tha u “ngri”, një term ky i padëgjuar më parë në statutin e asaj partie. Dhe e gjithë kjo bëhej ndërsa kompania e parë rentiere, ajo e Sudes, po futej në ngërç dhe tensioni po rritej me orë nga paniku i humbje së pareve. Ishte e pabesueshme se si pushteti kishte energji për t’u marrë me Azem Hajdarin, i cili ishte problem i pushtetit, në vend të problemeve që po shkatërronin shtetin , siç ishin fajdetë. Aty nga fillimi i dhjetorit, një detaj tjetër i sulmeve ndaj tij e kishte dëshpëruar shumë. Dikush ishte kujtuar t’i hiqte një radio dore policie me shumë frekuenca, që ai e mbante duke qenë se ishte kryetar i Komisionit të Rendit dhe Mbrojtjes. Komisioni qenkësh ndarë në dy pjesë dhe ishte gjetur mundësia t’ia hiqnin. Kjo e kishte mërzitur shumë. Në fillim Yllit ia bëri shumë tragjike dhe të rrezikshme për shtetin, por kur e pa që ky i fundit nuk e mori seriozisht, u zbraz prapë kundër Agim Shehut dhe Bashkim Gazidedes. Na premtoi disa herë se do të na jepte disa materiale ku provohej se Agim Shehu ka vrarë njerëz në kufi, ngaqë ata donin të arratiseshin.
Në fund të vitit 1996, Azemi ndërmori një tjetër akt kundër qeverisë. Për të frikësuar Berishën se kishte edhe mbështetje publike, stimuloi te gazeta Koha Jonë anketën Njeriu i Vitit dhe gazeta më e egër kundër Berishës e shpalli Azem Hajdarin Njeriun e Vitit 1996, për shkak të kontributit të tij për demokratizimin e PD-së. As kjo nuk funksionoi. Vetëm sa e thelloi distancën mes tij dhe Berishës.
Azemi u rezistoi presioneve dhe bëri ç’mundi që t’i fshihte ato nga opinion publik. Kjo e detyroi Berishën të ndërmerrte masa ekstreme ndaj tij. Në fillim të janarit 1997, kryesia e Partia Demokratike kishte marrë një vendim që e “ngrinte” atë si anëtar të Këshillit Kombëtar dhe e përjashtonte nga grupi parlamentar. Në seancën e parë plenare, në javën e tretë të janarit, Azem Hajdari i kërkoi Arbnorit të shprehej për statusin e tij brenda grupit parlamentar, por nuk e mori dot kurrë përgjigjen. Sipas rregullores së Kuvendit, përjashtimin nga grupi duhej ta bënte grupi dhe jo kryesia e partisë, por mënyra se si Berisha i bënte përjashtimet ishte që ato edhe të bëheshin, edhe të mos ishin të pakthyeshme, nëse i duhej. Dhe kështu, pa u përjashtuar kurrë legalisht, Azem Hajdari u përjashtua realisht nga grupi parlamentar i PD-së pikërisht në janar të vitit 1997, në startin e krizës më të madhe që kjo parti po hynte që nga themelimi. Dhe mallkimi i përjashtimit të themeluesit të saj e zuri disa javë më vonë, kur ajo dhe pushteti i saj u rrokullisën në një rrugë të gjatë dhe, mbi të gjitha, në një rrugë pa kthim për themeluesin e saj, Azem Hajdarin, i cili u luftua si armiku më i madh i asaj partie. Mitingjet e tij kundër qeverisë pengoheshin nga Garda dhe rrethi i ngushtë i oficerëve të Berishës, edhe pse një oponencë brenda PD-së në atë kohë do ta zbuste disi zemërimin dhe frikën që ngjallte në opinion një pushtet aq i pakundërshtueshëm.
Pamje nga protesta e 1 shkurtit e Sindikatave të Pavarura, që drejtohej kundër qeverisë së Aleksandër Meksit. Oficerët e Gardës së Republikës, Izet Haxhia dhe Arben Ibroja, e bllokuan Azem Hajdarin te kryqëzimi përballë ekspozitës “Shqipëria sot” dhe e ndaluan aktivitetin e tij.
Në javën e parë të shkurtit, Azemi u detyrua t’i ndërpriste protestat, pasi Forumi për Demokraci, i sapoformuar në Tiranë, nisi protestat e veta kundër qeverisë. I vënë në pozicion të vështirë nga rezonanca me të majtën, Azemi u tërhoq dhe filloi të mbante qëndrime kritike ndaj Forumit dhe përfshirjes së opozitës në betejën për fajdetë. Këtu ishte i dënuar të mbetej i vetëm.
Skurt 1997
Ndërkohë, në Tiranë kishte mbërritur Eduard Selami. I ikur një vit më parë nga Shqipëria, pas përjashtimit brutal nga kreu i Partisë Demokratike, shfaqja e tij në hotel Rogner ato ditë të fundit të shkurtit ishte një rifreskim i kujtesës së hidhur. Më kërkoi të flisnim më vete dhe paksa gjatë. Kërkesa e tij ishte e thjeshtë. Donte të takonte Sali Berishën, me çdo kusht. Kishte një mesazh për të. Ia premtova se do t’ia kërkoja me ngulm kërkesën e tij, por kisha pak shpresa se do ta priste. Kishte shumë ngjyra rikthimi i tij në ato çaste në Tiranë. Kishte ikur prej Berishës në ditët e plotpushtetshme të tij dhe po kthehej në ditët më të zeza të tij. Dukej si një mallkim për çfarë kishte ndodhur, kur mendoje se gjithë e gjithë ishte pak më shumë se një vit.
- A mund të më thuash diçka më konkrete apo diçka më të koduar për Berishën, që ta bind? - i thashë.
- E di ai kush më ka nisur. Një mik i tij i vjetër në Uashington, që edhe unë e kam shumë mik. Mos ia thuaj këtë të fundit, por ai më ka thënë se Berishës i ka ngelur ose të mbushë helikopterin plot me karburant për rrugë të gjatë, ose t’i bjerë shkurt e të më presë mua.
U përpoqa të përfytyroja Berishën sikur t’ia thosha këtë. Me siguri që biseda do të mbaronte për dy sekonda. Por nuk ishte vetëm Berisha që e keqkuptonte dhe e shikonte me konspiracion vizitën e Selamit. Edhe të sapolarguarit prej tij, po ashtu ishin dyshues. Në praninë time atij i dha dorën Dashamir Shehi dhe më pas Neritan Ceka, duke bërë kujdes që të shprehin një farë dyshimi për praninë e tij. Por i shqetësuari më i madh ishte Azem Hajdari. Për shkak të afërsisë me mua, nuk bëri fare kujdes ta fshihte zemërimin.
-Po ke ardhë me e ngjallë atë kufomën, e ke gabim, - i tha. - Ai do të të marrë me vete.
I qetë dhe shumë i shqetësuar nga keqkuptimet që po shkaktonte vizita e tij, Eduardi i siguroi se as kishte ndërmend që ta shpëtonte Berishën.
- Ka mbushur Aleksandër Meksi gjithë Tiranën që ke ardhur t’i zësh vendin, - tha Azemi. - Unë s’e dua fare atë, por ky kufoma nuk duhet ndihmuar, se ti i shton jetën.
Selami buzëqeshi gjithë mirëkuptim për mllefin e Azemit. Ishte i vetmi që kishte guxuar ta përcillte ditën që e zbuan nga partia. Ishte, si gjithmonë, mik i çdo kundërshtari të Berishës në PD dhe aleati i gjithkujt që ai e shpallte armik.
Korrik 1997
Sali Berisha po sodiste humbjen më të madhe që kishte njohur në historinë e tij politike dhe nuk kishte asnjë fuqi ta ndalte thellimin e saj në balotazh. Njerëzit e tij, që ishin shfaqur si më radikalët, po ia mbathnin një e nga një. Agim Shehu nuk ishte parë të nesërmen e mitingut të fundit. Ia kishte mbathur. Komandanti i Gardës, Xhahid Xhaferri, po ashtu ia kishte mbathur. Në mesditën e 1 korrikut, ministri i Brendshëm, Belul Çelo, ishte shoqëruar deri në Rinas nga truprojat e tij dhe ia kishte mbathur... Zëdhënësi i tij u përpoq ta minimizonte situatën më 2 korrik, kur tha se ministri kishte telefonuar dhe kishte thënë se ka marrë dy ditë leje. Kishte premtuar, sipas tij, se do të kthehej më 3 korrik, në mbrëmje. Nuk u kthye kurrë!
Azem Hajdari më thirri me urgjencë në Rogner. Ishte i vetmi që nuk ishte dorëzuar.
- E marr unë balotazhin, - tha. - Thuaji “Marshallit” të më dekretojë ministër të Brendshëm, në vend të këtij plehrës që iku.
-Nuk e bën, - i thashë. - Për më tepër që kam frikë se as nuk ia pranojnë.
- Ai ta bëjë një herë, mo burrë, se e di unë ç’bëj pastaj, - këmbënguli Azemi.
I dhashë fjalën se do t’ia përcillja dhe e bëra në njëfarë mënyre.
Ndryshe nga ç’e mendova, Berisha e priti me të qeshur.
- Mos ki merak, se do t’ua nxij jetën, - shpërtheu pastaj. - Se po bëjnë shumë karshillëk... po mirë që ma kujtove. Do t’u them: a do të rrini mirë, apo ta dekretoj Azem Hajdarin ministër?
Në fakt, deri këtu shkoi pranimi i kandidaturës së Azem Hajdarit. Ishte shansi i tij i fundit që të provonte qoftë edhe 15 ditë një portofol ministri. Ishte njeriu që kishte udhëhequr rrëzimin e komunizmit dhe kishte themeluar një parti që, për 8 vjet, e kishte persekutuar dhe përndjekur politikisht. Në ditët e fundit të saj formalisht në pushtet, sërish nuk ia rezervuan. U dëshpërua shumë. U ul në lulishte dhe porositi disa birra me radhë. Filloi të përdorë radiot që i mbante me shumicë me vete. U mor vesh që u dekretua formalisht ministër Ali Kazazi. U ngjall menjëherë. Mori Aliun në radio dhe i tha që në orën 23.00 të natës do të takoheshin në zyrën e ministrit të Brendshëm, se do ta prezantonte me strukturat. Nuk di çfarë i tha tamam Ali Kazazi, por pas bisedës, Azemi u ngjall disi.
- T’ua nxjerr frikën, - tha, - të shkoj aty t’ua tund njëherë dhëmbët atyre pisave që u dorëzuan kështu.
Dhe iku vërtet në orën 23.00 në atë godinë ku ëndërroi aq shumë që të hynte një herë si ministër, por që hynte gjithmonë brenda dyerve të saj me ndjesinë që ishte shumë herë më shumë se aq.

Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
-
petritkola
- Poster Grande Member

- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
50 pyetje drejtuar Sali Berishës, për vrasjen e Azem Hajdarit
Wednesday, 21 May 2008
Nga Përparim HALILI - Edhe pse po afron mbushja e 10 vjetëve nga vrasja e ish-liderit të Dhjetorit 1990, ish-deputetit demokrat Azem Hajdari përpara selisë së PD, ende nuk ka asnjë prononcim ligjor prej liderit të PD, aktualisht kryeministër i vendit, Sali Berisha. Edhe pse për çdo vit, Sali Berisha çon lule dhe "derdh lotë dhimbjeje" në memorialin e "Heroit të Demokracisë Shqiptare", të vrarë në pritë dhe në pabesi patriotësh përpara partisë që ai e krijoji në atë dhjetor të zjarrtë anti-komunist, ende pas afro 10 vitesh, Berisha nuk po "troket" në derën e drejtësisë, për të çuar dëshminë e tij për vrasësit e vërtetë të Azem Hajdarit.madje as po thirret prej kësaj drejtësie. Ditën e këtij krimi ndaj deputetit demokrat, pra "ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë", siç vazhdon dhe e quan akoma, Sali Berisha deklaroi se "i dinte vrasësit, se ata ishin në zyrat e qeverisë dhe të pushtetit të majtë", madje përmendi edhe emrat e Nanos e Gjinushit, si "organizatorët dhe urdhëruesit e këtij krimi politik". Por 10 ditë më pas, Berisha doli në plan tjetër. Ai tha, se edhe pse "i dinte vrasësit, denoncimin për këta, do ta bënte kur të vinte PD në pushtet, mbasi nuk priste zbardhje të krimit nga autorët e vrasjes". Kjo ardhje e PD në pushtet zgjati 8 vjet dhe demkratët pritën me bindjen seSaliu i tyre "demokrat", kishte të drejtë në qëndrimin e tij, përderisa sipas tij "pushtetin e kishin urdhëruesit e vrasjes". Tashmë, Berisha është në pushtet, por çuditërisht, nuk po "troket" akoma në derën e drejtësisë, nuk po thirret akoma prej saj, si shtetas që di organizatorët dhe vrasësit e vërtetë të deputetit, "mikut" dhe "bashkëpunëtorit të tij të ngushtë:, bashpatriotit të tij tropojan. Ne nuk e dimë, nëse Berisha do të hap dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, por dimë vetëm faktin, që me njerin prej të akuzuarve (Nanon) u "puth" edhe nga zverku, ndërsa ndaj tjetrit (Gjinushit) nuk ndihet fare. Ai vazhdon çon lule tek memoriali i Heroit Simbol të Demokracisë, por nuk çon asnjë fakt në drejtësi për vrasjen e tij. Kjo na detyron t'i bëjmë disa pyetje zotit Berisha, të cilat në fakt i bëjnë gjithë demokratët dhe shqiptarët prej afro 10 vjtësh, të cilave “antikomunisti” i Dhjetorit 1991, Sali Berisha duhet t'u përgjgijet.
Natën 12 shtatorit që është vrarë Azem Hajdari, keni patur një mbledhje kryesie të PD. A ka qënë e planifikuar, apo është incuar 6 orë më parë, me urdhër prej jush?
A i keni kërkuar Azem Hajdarit, që të jetë patjetër në atë mbledhje dhe a ju ka thënë, se do të jetë jashtë Tirane?
A keni këmbëngulur, që ai të jetë në atë mbledhje, duke i thënë që më "duhesh, sepse ashtu janë punët në kryesi"?
Cila është përgjigja që ju ka dhënë Azem Hajdari dhe a ka filluar mbledhja pa ardhur ai?
Azem Hajdarin e kanë telefonuar 1 orë pas fillimit të mbledhjes. Ju, dini gjë kush kanë qënë? A ju ka ardhur një mesazh në telefon dhe nga kush?
A ju ka kërkuar leje Azem Hajdari për të dalë "5 minuta" pas një njoftimi nga në anëtar kryesie dhe a ia keni bërë me shenjë për të dalë?
Cili drejtues i PD, ua ka bërë me kokë, kur ka dëgjuar krismat e armëve?
Cili ka qënë reagimi juaj dhe a ju ka rënë telefoni pas krismave? Nga cilat zyra të shtetit?
A keni lënë porosi, që të mos jepet lajmi në "Radio Kontakt", pa komunikuar me ju?
A keni biseduar ndonjëherë për vrasjen e Azem Hajdarit, me ata që akuzuat për vrasjen e tij dhe përse konkretisht?
Cili ka qënë anëtari i kryesis së PDSH në mbledhje, që ka dalë "pesë minuta jashtë" përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se "të kërkojnë jashtë"?
A keni kërkuar të dini se nga erdhën krismat dhe nga kush keni këkruar shpjegime jashtë zyrës ku bëhej mbledhja?
Cili ka qënë politikani i parë nga e majta, që ju ka pyetur në telefon: "Ç'bëhet andej nga ju dhe cila ka qënë përgjigja juaj?
A keni telefonuar me Fatos Nanon, për largimin e tij jashtë vendit, fill pas vrasjes së Azemit, duke e njoftuar për rrezik jete?
Me cilin keni kontaktuar për herë të parë, për të pyetur se kush është vrarë dhe a punon aktualisht ky person, pranë kabinetit tuaj?
A keni dhënë urdhër, që nga gazeta "RD" të hiqet posteri i përditshëm kalendarik për ditët e vrasjes së Azem Hajdarit? Përse dhe kush ju ka urdhëruar?
Kush e ka bërë kontrollin e parë në makinën e Azem Hajdarit natën e vrasjes dhe a ka lidhje me ju, ku kontroll? Përse nuk është lejuar prokuroria të bëjë hetime mbi makinën dhe a ka patur pakt "mirëkuptimi" mes jush dhe asaj?
A i njihni vrasësit e ish-bashkëpunëtorit tuaj dhe cilët janë ata?
Cila është biseda që keni bërë me ish- shefin e SHIK Bashkim Gazidede, 50 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit?
Pas krismave, cilëve drejtues të kryesisë së PD u ke dhënë urdhër, të mos qëndrojnë në selinë e PDSH dhe pse?
Ju keni akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Fatos Nanon dhe Skënder Gjinushin. A i qëndroni kësaj akuze publike?
A dini ku gjendet ish-buodigardi i plagosur Neza, i Azem Hajdarit dhe deri kur keni patur lidhje telefonike me të? Po kontakte fizike? Çfarë keni biseduar?
A i keni çuar në prokurori dëshmitë e familjes së Besim Çerja, ish-buodigardit të vrarë me Azem Hajdarin?
A ju ka dorëzuar dikush, një kasetë që ka patur Azem Hajdari në xhep, ditën e vrasjes dhe ku gjendet ajo?
A keni patur dorë, në incidentet policore të Azem Hajdarit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Tropojë dhe Milot? Po në stadiumin e Shkodrës?
Me cilin drejtues politik të majtë, keni biseduar pas plagosjes së Azem Hajdarit në parlament dhe për çfarë?
A ka patur dijeni Azem Hajdari, për të vërtetën e firmës së karburanteve "Shqiponja" të PD, që çonte karburant në Serbi dhe përse ju ka kundërshtuar? Cili ka qënë reagimi juaj?
Cili ka qënë drejtuesi i PDSH pranë jush, që kërkonte spostimin e Azem Hajdarit nga drejtimi i PD? A i keni dhënë mision për këtë spostim?
Ju deklaruat, që sa të kthehet PD në pushtet, akti i parë do të jetë dëshmia juaj për vrasësit dhe hapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Përse nuk po e bëni?
Pas ardhjes së PD në pushtet, a ju ka kërkuar familja Hajdari hapjen e dosjes "Hajdari" dhe cilat kanë qënë përgjigjet tuaja deri tani?
A keni bërë ndonjë bisedë me Arben Imamin, për vrasjen e Azem Hajdarit dhe a ka lidhje kjo bisedë, me futjen e tij në kabinetin tuaj?
Vetëm 5 orë pas vrasjes së Azem Hajdarit, ju keni ndëruar bravën e derës së zyrës së Azemit dhe prej 1 viti e keni mbajtur të bllokuar, me motivin "për ta bërë zyrë muze". A ka lidhje kjo, me ndonjë pastrim "letrash shqetësuese" për ju?
Cili ka patur detyrë të dorëzojë tek ju, celularin e Azem Hajdarit dhe ku gjendet ai?
A ju ka rënë ndonjë telefon nga Athina apo nga Beogradi, 30 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe si i jeni përgjigjur?
A keni patur dijeni për nisjen e një helikopteri të shërbimit qeveritar, drejt veriut, 2 orë pas vrasjes së Azem Hajdarit?
Pak minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit, a ju ka thënë dikush në telefon: "Iku"!
A ju ka kërcënuar ndonjëherë përballë Azem Hajdari në zyrën tuaj dhe përse? A ka patur kërcënimi i tij ndaj jush, lidhje me një biznes të Ramiz Alisë në Itali?
A jeni ju, skenaristi i heqjes së imunitetit të Azem Hajdarit me 52 deputetët e PD dhe a kishit planifikuar burgosjen e tij?
A keni urdhëruar SHIK në vitet 1992-1997, për të përgjuar Azem Hajdarin dhe ku gjendet një kopje e dosjes së këtij përgjimi, prej 1800 faqesh?
A kanë lidhje me vrasjen, 25 pyetjet e bëra nga Mero Baze në gazetën "Albania" dhe a jeni ju "shefi" i atyre pyetjeve?
A keni marrë nga familja e Azem Hajdarit dosjet e tij të punës, që mbante në studio në shtëpi dhe ku gjenden ato sot?
Çfarë keni biseduar në telefon natën e vrasjes së Azemit, me Perikli Tetën dhe ku jeni takuar me të, të nesërmen në orën 10 e 30 minuta?
A është vrasja e Azem Handarit, vrasje politike dhe cilët janë autorët?
A do të hapni dosjen e vrasësve të vërtetë të Azem Hajdarit?
CIA ju ka kërkuar një informacion me opsionet tuaja, për vrasjen e Azem Hajdarit. A mund të publikoni raportin e dërguar?
Cila ka qënë Ambasada e parë e huaj në Shqipëri, që ju ka telefonuar pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat kanë qënë "këshillat" e saj, për të vepruar publikisht?
Ku ndodhet kaseta që publikoi Azem Hajdari në parlament, pas ngjarjeve të vitit 1997? A e keni ju, kopjen origjinale?
A keni komunikuar me Bashkim Gazideden në telefon 2 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat janë dy porositë që i keni lënë atij?
A i keni dhënë ndonjë porosi Arben Rakipit, për "dosjen Hajdari"dhe përse nuk ka pranuar kërkesën tuaj?
Po Theollori Sollaku, a ju ka kërkuar dëshmi për këtë dosje dhe a ka lidhje konflikti mes jush edhe me këtë dosje?

- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
Nga Mero Baze
Shkrimet e tij jane sikur kur i shkruan ne akull , dhe akullin e ler ne diell
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

- Mallakastrioti
- Galactic Member

- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
Ore akoma me kete labin e Tepelenes qe i kane rene leshte nga lart e trute nga brenda ju?...Mero Baze eshte i marre ore e ti na i sjell ketu si shkrim---paska ber edhe liber.gjynah drute qe priten te kthehen ne karte....o petritkola,ore di te molloisesh ti p.sh te bej pyetje une...sa germa ka alafabeti shqip?

-
petritkola
- Poster Grande Member

- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
Ne pervjetorin e zabtimit te urdhrit per ekzekutimin e Azem Hajdairt, Berisha largohet ne menyre sekrete nga Shqiperia.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
-
petritkola
- Poster Grande Member

- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
Merro Corrapja e din mire kete pune sepse ka qene i brendshme dhe shkruante edhe vet me porosi te Berishes dhe SHIK te asaj kohe qe kontrollohej drejtperdrejt nga Serbia nepermjet Gazidedes.Arbëri wrote:Nga Mero Baze
Shkrimet e tij jane sikur kur i shkruan ne akull , dhe akullin e ler ne diell
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Mallakastrioti
- Galactic Member

- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
petritkola wrote:Ne pervjetorin e zabtimit te urdhrit per ekzekutimin e Azem Hajdairt, Berisha largohet ne menyre sekrete nga Shqiperia.
Per mua nuk eshte e vertet---ka bere sikur iku,por Berisha eshte maskuar me gjethe thane dhe dafine dhe ka shtire personalisht ai mbi Azemin.Keta "maloket" e Gegerise i bejne keto gjera,prandaj petritkola ne si "vorioepirot" qe jemi duhet te kerkojme lufte kunder "malokerise"----ti vrasim te tere e te kthehen ne malet e tyre ore se ne tosket jemi rrace e zgjedhur----kujdes petritkola se jam ne ate faze te shperthej ujin e Vjoses edhe kunder teje!---Mat fjalet degjome mua!

-
petritkola
- Poster Grande Member

- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
Mallakastriot,
Po per Marjan Gryken ke ndonje vrejtje?
28 shtator 2008
Marjan Gryka: Shteti, kundër hapjes së dosjes “Hajdari”
Kam kërkuar hapjen e dosjes “Hajdari”. Por nuk e kam kërkuar hapjen e dosjes për të gjetur vrasësit, - thotë Gryka nga shtrati. – E kam kërkuar që të gjehen personat që e kanë organizuar vrasjen e tij”
Në foto:Marjan Gryka dhe Azem Hajdari
(Ish-truproja i Azem Hajdarit-Marjan Gryka)
Është plagosur në këmbë për arsye që nga ana e policisë janë “ende të panjohura”, por kjo nuk e ka penguar që ai vetë t’i japë qartë motivet e sulmit ndaj tij. I shtruar në spital, ish-truproja e Azem Hajdarit shprehet qartë: “Sulmi ndaj meje… pas kërkesës për të hapur dosjen “Hajdari””.
Marjan Gryka pretendon se nuk ka asnjë konflikt personal që do t’i bënte njerëzit që të organizonin një sulm ndaj tij. “Kam kërkuar hapjen e dosjes “Hajdari”, një kërkesë shumë normale, pasi një gjë e tillë është një faktor kryesor për hyrjen e Shqipërisë në BE. Por nuk e kam kërkuar hapjen e dosjes për të gjetur vrasësit, - thotë Gryka nga shtrati. – E kam kërkuar që të gjehen personat që e kanë organizuar vrasjen e tij”. Ai shprehet se shteti është kundër kërkesës së bërë, sepse nuk e dëshiron hapjen e dosjes “Hajdari”.
Ish-truproja i deputetit të vrarë Azem Hajdari vazhdon me akuzat, ndërsa shprehet se i ka dërguar letër edhe vetë prokurores së Përgjithshme.
Ndërkaq jep detaje lidhur me plagosjen. “Më ndaluan persona me uniforma policia. Kjo ishte edhe arsyeja pse frenova, pasi mendova se kisha përballë blutë e rendit. Por në momentin e ndalimit e kuptova që personat përballë nuk ishin policë”, vazhdon Gryka.
Ndërkaq, policia e Shkodrës vazhdon të heshtë. Çuditërisht, ndryshe nga herët e tjera, burimet zyrtare thonë vetëm se “nuk ka asnjë version për ngjarjen” dhe se “po punohet”.
Plagosja e Marjan Grykës ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa drejtuesi i shoqatës “Azem Hajdari” ishte duke udhëtuar me makinë nga Shkodra për në fshatin Zogaj.

petrit...po sikur te fus nje te larguar une ty qe ketu se nuk po te duroj me si thua ti?...je dakort me vendimin tim?

-
petritkola
- Poster Grande Member

- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
Peqe Mallakstrioti,Mallakastrioti wrote:petrit...po sikur te fus nje te larguar une ty qe ketu se nuk po te duroj me si thua ti?...je dakort me vendimin tim?
Ne se nuk te pelqen drita qe une hedh mbi erresin qe ka mbuluar Shqiperine keto 20 vjete, por ne teren nuk ke force te ndryshosh asnje pike edhe prejsje.
Une jam shqiptar geg, sikur Azem Hajdari, Marjan Gryka, Arben Broci.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Mallakastrioti
- Galactic Member

- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
petritkola wrote:Peqe Mallakstrioti,Mallakastrioti wrote:petrit...po sikur te fus nje te larguar une ty qe ketu se nuk po te duroj me si thua ti?...je dakort me vendimin tim?
Ne se nuk te pelqen drita qe une hedh mbi erresin qe ka mbuluar Shqiperine keto 20 vjete, por ne teren nuk ke force te ndryshosh asnje pike edhe prejsje.
Une jam shqiptar geg, sikur Marjan Gryka.
Grykajt jane malsor shqiptar ne Bese dhe ne zemer,pasi kam dhene bese edhe une me ta.Po mblidh mendjen se te ka ikur fare dhe ajo e uruar eshte koqe gruri,po te ra ne kashte ,e humbe per tere jeten e ta ha lopa e gomari,prandaj beji muhabetet qe te rrish shtrembur e te flasesh drejt se ketu hidhet drite mbi erresiren qe ka mbuluar dijen e te qenurit e jo te luftes per pushtet.Mblidh mendjen te them edhe nje here se nuk je ne terezi as ti me sa shoh!

-
petritkola
- Poster Grande Member

- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
Mallakstrioti,
Une e di qe ato qe jane bere mbi kurrizin e shqiptareve eshte veshtire te imagjinohen dhe besohen, ndaj e kuptoj edhe dyshimin tuaj.
Une qe di mire realitetin mendoje ndryshe. Ne se edhe juve do te dinit, se paku do te mendonit 90% sikurse une.
Shteti "shqiptar", pas plagosjes e arrestoj Marjan Gryken duke e akuzuar se ai kish plagosur veten e tij.
Juve e dini kete?

ARRESTOHET MARJAN GRYKA, AKUZA- KALLZIM I RREMË
Nga ALBANEWS
Kryetari i Shoqatës “Azem Hajdari”, Marjan Gryka është arrestuar sot nga Policia e Shkodrës, pasi ishte marrë në pyetje dhe shoqëruar, pasi dyshohet për kallëzim të rremë.
Burime zyrtare policore në Shkodër i konfirmuan korrespondentit të agjencisë së lajmeve ALBANEWS se “Marjan Gryka, është arrestuar bazuar mbi një vendim gjykate, pasi akuzohet se ka bërë kallëzim të rremë lidhur me ngjarjen e denoncuar më 25 shtator 2008, kur ai tha se mbeti i plagosur nga një atentat me armë zjarri nga persona të panjohur”.
Lajmi u konfirmua për agjencinë e lajmeve ALBANEWS dhe nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit.
Ato thanë se nga hetimet e kryera, doli se i dyshuari Gryka, ka bërë deponime të rreme kur tha se u qëllua me plumba arme zjarri nga persona të paidentifikuar, mbrëmjen e 25 shtatorit, kur ai po përshkonte aksin rrugor Shirokë-Zogaj, të qytetit Shkodër.
“Gryka ka aluduar për një plagosje në atentat por në fakt kemi të bëjmë me një vetëplagosje të realizuar nga vetë i arrestuari i cili akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, veç akuzës tjetër për kallëzim të rremë”.
Ngjarja sipas denoncimit të Grykës
Marjan Gryka, kryetar i shoqatës “Azem Hajdari”, deklaroi nga spitali i Shkodrës ku u mjekua për plumbin e marrë në këmbë, se u përball me një atentat me motive të mirëfillta politike.
Burri 37 vjeçar, lindur në Shkodër dhe me banim në Tiranë, deklaroi se në orën 21.30 të 25 shtatorit, në vendin e quajtur Zogaj, në aksin rrugor Shirokë-Zogaj, të qytetit Shkodër, u qëllua me armë zjarri duke mbetur i plagosur, nga persona ende të paidentifikuar.
Gryka deklaroi se po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz”, me targë TR 8406 F, kur u qëllua, sipas tij, nga dy persona që gjithashtu udhëtonin me një makinë, duke hapur zjarr dhe larguar në drejtim të paditur.
Hetimet
“Nga ana jonë u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të kriminalistikës në Drejtorinë e Policisë Shkodër dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Komisariatit të Policisë Shkodër”, – tha policia rajonale.
Në ndihmë të saj erdhi një grup hetimor nga Tirana. Ata kanë bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit dhe me ekspertë mjeko-ligjorë, me qëllim identifikimin e autorëve të krimit dhe zbardhjen e rrethanave, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
“Ne provuam se kishim të bënim thjeshtë dhe vetëm me një vetëplagosje që ishte rrjedhojë e mashtrimit të Marjan Grykës që sajoi një atentat ndaj tij”, deklaroi policia e Shkodrës. Ajo shtoi se si provë ka gjetur edhe armën, një pistoletë me të cilën tha se është kryer vetëplagosja e stisur si atentat nga persona të panjohur.
Akuzat e Grykës
Ndërkohë 37-vjeçari Marjan Gryka ndodhej për disa ditë i shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën, pas plumbit që kishte marrë në njërën këmbë (shihni foton bashkëlidhur).
Duke folur për mediat një ditë pas plagosjes, Gryka theksoi ishte një krim politik. Sipas tij, “ishin dy persona të armatosur, që të dy maskuar dhe njëri prej tyre me uniformë policie, të cilët ishin instaluar si postbllok duke më bërë me shenjë që të ndaloja”.
“Ky ishte një atentat me motive politike nga njerëz të cilët vazhdojnë të vjellin vrer kundër heroit të Demokracisë, Azem Hajdari”, – ka pretenduar Gryka, President i shoqatës që mban emrin e ish kryetarit të parë të Partisë Demokratike dhe kreu i Lëvizjes së Dhjetorit 1990.
Gryka, ish-truproja kryesor i Azem Hajdarit, ka theksuar edhe se “qëllimi i atentatorëve ishte që të më eliminonin mua fizikisht”.
Ndërsa ka dhënë dhe një apel: “Ky ishte një terror politik që ndodhi pas disa prononcimeve publike që kam dhënë duke kërkuar zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit”.
Gryka theksoi se “as kjo qeveri që është aktualisht në pushtet dhe as ajo tjetra, nuk kanë bërë asgjë për të zbardhur ngjarjen dhe për më shumë, për të plotësuar pikën 11 të angazhimeve të MSA-së që kërkon zbardhjen e krimit që i mori jetën Hajdarit.
Marjan Gryka i kishte dërguar një letër Prokurores së Përgjithshme Ina Rama ku i kërkonte që ajo të rihapë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit duke theksuar se Sali Berisha e di mirë se çfarë ndodhi”. Gryka ka theksuar mëse një herë se kryeministri aktual është mirë i informuar se kush e vrau Azem Hajdarin.
I plagosuri nuk ngurroi pas plagosjes që t’i rikujtojë Berishës se ai nuk mund ta lërë në hije atë atentat ku vdiq Azem Hajdari, duke shtua në fund se “tani e gjithë Shqipëria e di edhe se unë, Presidenti i Shoqatës Azem Hajdari”, u përballa me një tjetër atentat”.

Ke linkun te ALBANEWS ?Nga ALBANEWS
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Vrasje dhe vrasje dhe vrasje prape...
Vrasja e Azem Hajdarit i parapriu luftes ne Kosove. Nje Evrope e tere ka gisht ne vrasjen e tij. Asnjehere me pare nuk ishte mobilizuar nje kontigjent spiunash prej 87 vraseshish kryesisht ne sherbim te serbeve, per te vrare nje njeri te vetem, qe i druheshin per influencen e tij te jashtezakonshme tek shqiptaret ne Kosove. Ne kete vrasje, krijesa serbe PSSH(ish-PPSH ose PKSH), mori detyren e bashkerendimit, kurse elementet spiune brenda PD-se, kishin per detyre ta ekspozonin karshi vrasesve.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing