"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A duhet shembur QNK "Pjetër Arbnori"?

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply

A duhet shembur QNK-ja, ish-Muze i diktatorit E.Hoxha?

1. Po, sepse eshte misherimi i nostalgjise per diktatorin.
4
36%
2. Jo, sepse eshte ndertuar me gjakun dhe djersen e shqiptareve.
7
64%
 
Total votes: 11

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

A duhet shembur QNK "Pjetër Arbnori"?

#1

Post by Phoenix » Fri Oct 29, 2010 2:12 pm

[quoteemPhoenix]Besoj se jeni vënë në dijeni se kanë ndërmend të shembin QNK "Pjetër Arbnori"!!!
Kjo ndërtesë me kosto astronomike është ndërtuar ne kulmin e varfërisë te një populli që vuante për kafshatën e gojës. Sigurisht me paratë e shqiptarëve,skllevër, për të përmbushur manitë deliruese të një ideologjie vrastare!
Me sa duket qenka një dëshirë e sëmurë e drejtuesve të shtetit shqiptarë kjo gjë. Ndërtimi i piramidave, sepse ka vazhduar edhe pas viteve '90. Dikush arrin deri aty sa ka ndërmend të bëjë piramidë sheshin qendrorë të Tiranës ,në ditët e sotme! :shock:
Fatmirësisht ngjarjet rrodhën ashtu si ju i dini. Shqipëria në letër e rrëzoi komunizmin, në praktikë ndodhi "Vdekja e kalit"! Lindi shoqëria pluhuraliste shqiptare!
-Sot ajo qendër mban emrin e të ndjerit dhe të përvuajturit z.Pjetër Arbnori! Një njeri që kaloi jetën në burgjet e diktaturës masonike-komuniste, gjoja popullore!
Emërtimi i kësaj qendre me emrin "Pjetër Arbnori" simbolizon fitoren e lirisë ndaj shtypjes! Simbolizon fitoren e shpirtit të lirë dhe të pamposhtur, fitoren e shpirtit të vërtetë demokrat! Qëndresën e një Arbnori të vërtetë! Fitoren e të gjithë shqiptarëve ndaj së keqes!
Ajo gjithashtu është simboli i gjallë, i çmendurisë së drejtuesve të shtetit shqiptarë, në çdo kohë! I atyre drejtuesve që vuajnë nga deliri i madhështisë, duke menduar se historia ju vjen prapa, duke menduar se si ata nuk ka parë ky popull.
Për mua ajo ndërtesë duhet qëndrojë në këmbë, sepse me emrin "Pjetët Arbnori" simbolizon qëndresën e shqiptarëve ndaj diktaturave! Qëndresën e shumë jetëve që nuk u mposhten ndaj së keqes. Janë ata njerëzit që duhen pasur si shembull nga të rinjtë dhe si të vetmit antikomunistë. Janë njerëzit e vetëm që nuk ndërmjetësuan me djallin, por u ndeshën me fatin e tyre e përcaktuar, duke mbetur të lirë në shpirt! Ndaj atyre çdo shqiptar ka detyrime.
Duhet të qëndrojë në këmbë, sepse ka çfarë t'iu mësojë të rinjve dhe brezave që do të vijnë. T'iu mësojë se midis nesh rriten gjithmonë njerëz që duan të bëjnë diktatorin dhe adhurojnë diktatorë, që ju shkaktojnë vuajtje njerëzve të pafajshëm, që marrin në qafë një popull të tërë, por që në fund janë diktatorët ata që humbin,janë ata që mposhten, i zë mallkimi i piramidës, i bëhen pluhur!

p.s "Në kujtim të një Nelson Mandela shqiptar"!!!!!
[/quoteem]

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: A duhet shembur QNK "Pjetër Arbnori"?

#2

Post by erix77 » Fri Oct 29, 2010 6:41 pm

ata se kane mendjen tek ndertesa dhe ajo qe kjo ndertese perfaqeson,qofte ky diktatori apo qofte ky dikush qe e vuajti diktaturen sic ishte P.Arbnori.Ajo qe kjo godine perfaqeson eshte vetem nje pretekst dhe asgje me shume.
Per ta ka rendesi vetem vlera monetare dhe vjedhja e parave te shqiptareve nepermjet nje tenderi qe do te jete ne shuma kolosale.

Pra per pushtetaret tane te nderuar ky eshte nje rast me shume per te futur duart ne qypin me mjalte te bletes Shqiperi.Te tjerat jane vetem zhurma mizash per ta bere te heshte popullin.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: A duhet shembur QNK "Pjetër Arbnori"?

#3

Post by Patush » Sun Dec 12, 2010 5:01 pm

"Nelson Mandela" Komunist ne shpirt ku me ardhjen e tije ne pushtet shenoi rrenimin e nje nga vendeve me te perparuara dhe te qyteteruara ne bote ate te Afrikes se Jugut. Po ashtu shenoi fillimin e spastrimit rracore te njerezve te Bardhe ne ate vende (Boereve).

Me te vertete don ta ulesh Pjeter Arbnorin ne kete nivel?

Votoi PO
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: A duhet shembur QNK "Pjetër Arbnori"?

#4

Post by Sally » Sun Jul 17, 2011 3:26 pm

Votimi i Parlamentit shqiptar për rrënimin përfundimtar të Piramidës në Tiranë ka nxitur reagime të reja në kryeqytetin kosovar.

Pas akademikut Rexhep Qosja kundër shembjes së Piramidës reagon ashpër edhe shkrimtari dhe profesori universitar Agim Vinca. Në një intervistë për Top Channel profesor Vinca thotë se kuvendi i Shqipërisë dënoi me vdekje një objekt monumental, në zemër të kryeqytetit shqiptar.


"Parlamentarët aktualë e kanë bërë veshin të shurdhër. Kurrë nuk është vonë për t'i thirrur arsyes, kurrë nuk është vonë që një vendim që mund të ketë pasoja edhe ashtu për realitetin e konfrontuar politik dhe shumë të lëkundur të Shqipërisë të ndryshohet dhe te gjendet një zgjidhje tjetër më e përshtatshme, e cila edhe do ta shënonte mirë 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, por edhe do ta ruante një objekt, që sipas specialistëve ka vlera arkitektonike", tha Vinca.

Profesor Vinca thotë se politikanët shqiptarë janë dehur nga vetëbesimi që u jep pushteti. Sipas tij, ideja e shembjes së të “të vjetrës” dhe e “luftës me fantazmat”, pushtetarët e Tiranës nuk duan ta dëgjojnë, e aq më pak ta marrin parasysh zërin e arsyes dhe forcën e argumentit.

"Tirana është kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë, por në njëfarë mënyre i të gjithë shqiptarëve. Ne na lidhen fije të shumta emocionesh dhe kujtimesh dhe mendoj se oligarkia politike e Tiranës duhet ta merrte parasysh opinionin publik, që me sa di unë është shprehur kundër rrënimit të Piramidës, sepse kjo është një sindromë e trashëguar nga kaluara, një sindromë në thelb jo demokratike dhe është një lloj vandalizmi kulturor dhe politik", tha Vinca, duke theksuar se vetë historia do t'i gjykojë ata që kanë hedhur një hap të tillë.

Kundërprishjes së Piramidës shprehet edhe ekspertja e ceshtjeve urbane, Rozafa Basha.

'Mendoj që ai vendim është i gabuar. Eshtë një pjesë e pandashme e peisazhit dhe hapësirës aty ku është në Tiranë dhe e organizon shumë mirë hapësirën përreth prej qytetarëve të Tiranës. Një objekt që po planifikohet të ndërtohet, është cdo gjë përvec hapësirës politike. Nuk do ta lejoja sakrifikimin e një hapësire publike, për një objekt shtetëror që tashmë ekziston, por mund të ketë vende të tjera për ta bërë", tha Basha.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: A duhet shembur QNK "Pjetër Arbnori"?

#5

Post by Arbëri » Sun Jul 17, 2011 3:34 pm

Ky Rexhep Qosja si duket ska pune tjeter por vetem te reagoj "ashper" se lam namin pa reagimet e tij neve :!:
Si nuk e degjova njiher per problemet e Shqiptareve te Malesise te raegoj "ashper" qe eshte vet nga ajo zone dhe qe kane nevoj per ragime te "ashpra" por mundohet te fus hunden aty ku nuk duhet ?
Leku eshte i embel :mrgreen:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

admiral
Junior Member
Junior Member
Posts: 2
Joined: Tue Jun 21, 2011 7:42 pm
Gender: Male

Re: A duhet shembur QNK "Pjetër Arbnori"?

#6

Post by admiral » Thu Jul 21, 2011 7:54 pm

Po;per ate qe perfaqeson duhet shembur.

User avatar
Mendi
Regular Member
Regular Member
Posts: 68
Joined: Tue Nov 24, 2009 1:03 am
Gender: Male

Re: A duhet shembur QNK "Pjetër Arbnori"?

#7

Post by Mendi » Thu Jul 21, 2011 8:08 pm

Duhet shembur patjeter se simbol i faraonit E .Hoxha eshte dhe prandaj spiunat jane ngritur ne proteste, sepse nuk ju hap barku per arkitekture jo.

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”