A duhet shembur QNK "Pjetër Arbnori"?
Posted: Fri Oct 29, 2010 2:12 pm
[quoteemPhoenix]Besoj se jeni vënë në dijeni se kanë ndërmend të shembin QNK "Pjetër Arbnori"!!!
Kjo ndërtesë me kosto astronomike është ndërtuar ne kulmin e varfërisë te një populli që vuante për kafshatën e gojës. Sigurisht me paratë e shqiptarëve,skllevër, për të përmbushur manitë deliruese të një ideologjie vrastare!
Me sa duket qenka një dëshirë e sëmurë e drejtuesve të shtetit shqiptarë kjo gjë. Ndërtimi i piramidave, sepse ka vazhduar edhe pas viteve '90. Dikush arrin deri aty sa ka ndërmend të bëjë piramidë sheshin qendrorë të Tiranës ,në ditët e sotme!
Fatmirësisht ngjarjet rrodhën ashtu si ju i dini. Shqipëria në letër e rrëzoi komunizmin, në praktikë ndodhi "Vdekja e kalit"! Lindi shoqëria pluhuraliste shqiptare!
-Sot ajo qendër mban emrin e të ndjerit dhe të përvuajturit z.Pjetër Arbnori! Një njeri që kaloi jetën në burgjet e diktaturës masonike-komuniste, gjoja popullore!
Emërtimi i kësaj qendre me emrin "Pjetër Arbnori" simbolizon fitoren e lirisë ndaj shtypjes! Simbolizon fitoren e shpirtit të lirë dhe të pamposhtur, fitoren e shpirtit të vërtetë demokrat! Qëndresën e një Arbnori të vërtetë! Fitoren e të gjithë shqiptarëve ndaj së keqes!
Ajo gjithashtu është simboli i gjallë, i çmendurisë së drejtuesve të shtetit shqiptarë, në çdo kohë! I atyre drejtuesve që vuajnë nga deliri i madhështisë, duke menduar se historia ju vjen prapa, duke menduar se si ata nuk ka parë ky popull.
Për mua ajo ndërtesë duhet qëndrojë në këmbë, sepse me emrin "Pjetët Arbnori" simbolizon qëndresën e shqiptarëve ndaj diktaturave! Qëndresën e shumë jetëve që nuk u mposhten ndaj së keqes. Janë ata njerëzit që duhen pasur si shembull nga të rinjtë dhe si të vetmit antikomunistë. Janë njerëzit e vetëm që nuk ndërmjetësuan me djallin, por u ndeshën me fatin e tyre e përcaktuar, duke mbetur të lirë në shpirt! Ndaj atyre çdo shqiptar ka detyrime.
Duhet të qëndrojë në këmbë, sepse ka çfarë t'iu mësojë të rinjve dhe brezave që do të vijnë. T'iu mësojë se midis nesh rriten gjithmonë njerëz që duan të bëjnë diktatorin dhe adhurojnë diktatorë, që ju shkaktojnë vuajtje njerëzve të pafajshëm, që marrin në qafë një popull të tërë, por që në fund janë diktatorët ata që humbin,janë ata që mposhten, i zë mallkimi i piramidës, i bëhen pluhur!
p.s "Në kujtim të një Nelson Mandela shqiptar"!!!!!
[/quoteem]