"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#1

Post by Mallakastrioti » Tue Jan 11, 2011 10:23 pm

Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4217
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#2

Post by Zeus10 » Wed Jan 12, 2011 12:06 am

Une ve re, qe media eshte bere pale me politiken dhe po e ushtron pushtetin e saj ne menyre shume arrogante. Sa per ato qe thuhen atje, cilesia e audios ishte shume e keqe ne momentet kyce, por nese jane te verteta, e sjellin njeriun e thjeshte ne boten e ndyre te interesave politike dhe ekonomike.
Me shume e shoh kete video si nje hakmarrje politike, qe nuk duhet ti emocionoje shume njerezit.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#3

Post by erix77 » Wed Jan 12, 2011 12:37 pm

Ne Shqiperi korrupsioni dihet nga te gjithe dhe askush nuk e can koken nqs here pas here del ndonje publikim i tille,jo vetem politikanet por edhe opinioni publik nuk e vret mendjen.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#4

Post by Adriana » Thu Jan 13, 2011 1:43 pm

Zeus10 wrote:Une ve re, qe media eshte bere pale me politiken dhe po e ushtron pushtetin e saj ne menyre shume arrogante. Sa per ato qe thuhen atje, cilesia e audios ishte shume e keqe ne momentet kyce, por nese jane te verteta, e sjellin njeriun e thjeshte ne boten e ndyre te interesave politike dhe ekonomike.
Me shume e shoh kete video si nje hakmarrje politike, qe nuk duhet ti emocionoje shume njerezit.




Perkundrazi njerzit ( ne si popull) duhet te mendojme qe dhe palet e tjera politike veprojne me te njetin KORRUPSION!!!!!!

Dhe nuk duhet te behemi vegel e tyre per percarje!

Nuk egziston shtet ( poltike) ne bote qe nuk behen korrupsione te tilla!

Le te ngrej zerin dikush: kush ka pasur dike ne pozite dhe nuk ka perfituar nga ajo?!

Ky korrupsion ka egzistuar, egziston, dhe do egzistoj gjithmon, nuk ju vjen aspak ne ndihme kjo video per te zhdukur korrupsionin, po ju kerkohet si ndihme qe dhe pales tjeter te politikaneve tu jepet kjo mundesi korrupsioni.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#5

Post by Phoenix » Thu Jan 13, 2011 3:21 pm

z.Meta duhet të japi dorëheqjen nga të gjitha detyrat zyrtare nga ku përfaqëson Shqipërinë dhe shqiptarët. Kështu i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në të kundërt... Të lëshojë mbrojtjen që i jep ligji si deputet. Këtë lëshim ta bëjë sipas ligjeve në fuqi në Shqipëri dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke u votuar në Kuvend. Prokuroria kur të hetojë do të zbatojë ligjet shqiptare dhe jo ato gjermane apo angleze! Unë këtu shoh dredhinë e parë për t'iu shmangur hetimeve. Gjoja po e heqim me dëshirën time, por ligjërisht nuk hiqet. Mirë do të ishte të sqarohej edhe kjo çështje!

[quoteem]Neni 73

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet.

3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

4. Për rastet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi vendos me votim të fshehtë.


http://sq.wikibooks.org/wiki/Kushtetuta ... TET.C3.8BT[/quoteem]

Unë nuk dua të kem si përfaqësues të Shqipërisë dikë që është i njollosur, qoftë edhe me të padrejtë. I takon atij të pastrojë vetveten nga këto kallzime, sepse nuk është qytetar i thjeshtë. Le ta dërgojë "Fiks fare" në gjykatë për shpifje!
Ligji duhet të zbatohet deri me një. Mundësisht kur një kryetar partie denohet për korrupsion, cilido qoftë, do të ishte mirë që edhe partia e tij të nxirrej jasht ligjit.

Në Angli deputeti u denua nga gjykata, sepse kishte përvetësuar 18 000 euro. Zakonisht harrohen të përmenden shembuj të tillë.
Për mua kemi të bëjmë me një pëngmarrje të Shqipërisë nga politika dhe ku pengjet vuajnë nga Sindroma e Stokholmës!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#6

Post by erix77 » Thu Jan 13, 2011 3:28 pm

problemi eshte se te gjithe politikanet te majte apo te djathte jane te perfshire ne vjedhjen masive qe i behet Shqiperise,populli nuk ka cfare te zgjedhe sepse heq hajdutin dhe vjen kusari,heq kusari vjen grabitesi.
Korrupsioni ndodh ne cdo shtet te botes por tek ne nuk laget kush sepse te gjithe jane te korruptuar.Tek ne korrupsioni eshte sistem qe funksionon ne perfeksion.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#7

Post by Sally » Fri Jan 14, 2011 8:32 am

Meta: Çdo natë prej dy muajsh, Rama shkon në shtëpinë e Priftit .

TIRANE—Lajmifundit—Zv.kryeministri Ilir Meta u rrëfye sot në “Opinion” në lidhje me regjistrimin e publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Ai përsëriti se është i gatshëm të ballafaqohet me prokurorinë për çdo aspekt të kësaj videoje. I pyetur për personazhin e njohur me emrin “Gimi”, Meta tha se ka qenë një personazh drejtor i rëndësishëm në qeverisjen socialiste por nuk mohoi që ai të ishte një person me precedente penale. “Ai është marrë edhe me investitorët japonezë dhe unë kam patur me të një raport ashtu sikurse ka patur edhe me ish-ministrin në fjalë. Kërkesa e tij ka qenë tërësisht normale që të protokollohet vendimi i gjykatës”, u shpreh Meta.

Zoti Rama ka mohuar gjithçka nga këto....

Çdo natë zoti Rama prej dy muajsh shkon në shtëpinë e Dritan Priftit.

Këtë radhë ato që keni thënë ju si ka shkruar zoti Rama.....

Regjizori i këtyre montimeve është Edi Rama. Zoti Rama më kërkon mua dorëheqjen sepse ai ka hall të luftojë korrupsionin? Pikërisht me njeriun që e akuzoi në mënyrën më të jashtëzakonshme për të korruptuar? Zoti Prifti u tha shqiptarëve se këtë njeri e kam parë në zyrën e tij duke marrë kokainë prej 3 mijë euro. Përdorimi i këtij njeriu dhe marrja në mbrojtje e kësaj kasete të montuar bëhen për të luftuar korrupsionin? Jo, po të ishte qëllimi për këtë çështje do ta kishin çuar në prokurori. Para një jave kam marrë një telefon nga zoti prifti por nuk e kam hapur pasi kjo do të ishte një tentativë për të gjetur një mundësi përveç shantazhit.

Thatë se ndërhyrja për biznesin e hidrocentralit është normale për shkak të vendimit të gjykatës së apelit. Nëse shkon në Gjykatë të Lartë nuk mund ta fitosh tenderin pa marrë vendimin e formës së prerë....

Vendimi pretendohej se ishte i apelit, i formës së prerë dhe i zbatueshëm. Nëse e shikoni për aq sa është thënë atje është thënë se nëse fitojnë ata le ta marrin.

Duket se kredibiliteti i LSI dhe juaji ka rënë......

Jam i vendosur për ta përballuar këtë sulm, këtë shantazh monstruoz që nga regjia e ndërtimit të tij dhe deri tek publikimi e rruga e shantazhit. Jam i vendosur ta përballoj me qetësi, në mënyrë politike, morale dhe do përballohemi edhe me votuesit deri në 8 maj. Qytetarët kur të binden për montazhin dhe përveç pështirosjes që krijon jam i bindur se nuk do ta pranojnë këtë amoralitet. Nëse pranohet standardi që të gjithë të përgjojnë të gjithë.... e përgjon që të mbrosh korrupsionin tënd apo të komandosh lëvizjet politike?



http://www.lajmifundit.com/lajmet/polit ... -e-priftit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#8

Post by Sally » Fri Jan 14, 2011 8:55 am

Berisha: Me përgjimin Meta-Prifti, më kërkuan të mos shemb Piramidën .

Më poshtë publikohet deklarata e plotë e kryeministrit Sali Berisha lidhur me video- përgjimin e bisedës mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti.
Materiali botohet i plotë në versionin origjinal të tij.




Z. Kryeministër a keni një koment për videon ku shfaqet zëvendëskryeministri Meta?


Kryeministri Berisha: Së pari dhe njëherë dua të shpreh vlerësimin tim, për vendimin e zëvendëskryeministrit Meta, për të mos i njohur vetes asnjë imunitet dhe kërkesën e tij për hetim të plotë dhe të gjithanshëm të problemit.

Së dyti dua të përgëzoj prokurorinë e vendit, e cila vendosi me përgjegjësinë më të madhe, shpejtësinë më të madhe hapjen e hetimit për këtë çështje dhe dua ta garantoj se do të ketë çdo lehtësi jo vetëm për këtë, por për çdo hetim që do të ketë nevojë ndaj çdo zyrtari të këtij vendi. Ne jemi të vendosur të respektojmë plotësisht dhe tërësisht institucionet e pavarura të vendit, sistemin tonë juridik dhe e them këtë me besim të plotë.

Së treti më duhet të falënderoj , jo pa sinqeritet Edvin Kristaq Ramën, e them haptas për nderin që më bëri. Me montimin dhe trupimin e videos Edvin Kristaq Rama, dëshmoi se është i biri i të atit, se është aq i pa skrupull dhe amoral, saqë për të luftuar kundërshtarin mund të bëjë çdo falsifikim. Por unë ju them qytetarëve shqiptare, imagjinoni ju se çfarë mund të bëjë ky njeri me ju, po të ketë pushtet, kur ndaj kryeministrit nuk përmbahet dot dhe monton, trukon video dhe dokumente.

Në këtë aspekt nuk mund të mos jem i hapur këtu, se dalja e tij lakuriq jo me lëkurë por me moral është vendim i tij jo i imi. Kultura e bunkerit është ajo çka unë nuk do të resht së demonstruari shqiptarëve se çfarë përfaqëson. Një qëndrim të tillë e mbajnë vetëm larvat e bunkerit të bllokut, neo-bllokmenët. Të cilët janë të aftë të sajojnë çdo gjë, të montojnë gjithçka pa asnjë lloj skrupulli, sepse mendojnë se në këtë mënyrë i afrohen pushtetit .

Tenxhere dhe kapak. Është bashkuar i biri i Kiços me të birin e Kristaqit dhe merren me çimkat, etërit do tua kishin lakmi, ndërsa ky ati shpirtëror do tu jepte një dekoratë. Unë jam kryeministri i vendit, në rast se çuni i Kiços vuri orën dhe regjistroi bisedën time, çuni i Kristaqit urdhëroi fatkeqin e Top Channel të montojë videon. Nuk ka këtu asgjë tjetër vetëm demonstrim të moralit të etërve të tyre. Po flas dhe është fat i madh, që këto janë në duar të prokurorisë dhe prokuroria do i zbardhë që të gjitha. Por unë them këtu se as çuni i Kiços dhe as çuni i Kristaqit, as i i Xhelilit, as i ndonjë tjetri, nuk do të munden kurrë , që as me çimka as me truqe të vijnë në pushtet. Kështu vetëm largohen drejt bunkerit të etërve të tyre .

Në rast se merr përsipër të falsifikosh dhe të montosh ndaj kryeministrit të vendit, merret me mend se çfarë i pret qytetarët e tu nesër kur të jetë në pushtet. Ajo video ka ardhur tek ju, sepse kam dashur unë. Është e vërtetë që Dritan Prifti më ka ofruar videon, por i kam thënë çojë ku të duash , është shumë e vërtetë. Është e vërtetë, që janë bërë shumë oferta të tjera deri tek piramida ku jetoni që të mos prishet , por kryeministri i këtij vendi as nuk blen dhe as nuk shet. I përmbahet një morali dhe disa parimeve. Ju videon e morët, sepse nuk e mora unë , po ta merrja unë ju nuk e merrnit, por kjo nuk mund të ndodhte, sepse nuk është morali im. Ndaj dhe ajo që mund të them edhe njëherë është se e falënderoj të birin e Kristaqit, që dubloi në këtë rast të birin e Kiços, në çimkëzimin. Çimka ishin ata në bunker çimka mbetën dhe në liri. Zoti u çliroftë shpirtrat e tyre.



Ku ndryshon vidio e z.Pango nga vidio e z.Meta, pse me zotin Pango reaguat aq shpejt dhe e shkarkuat për katër minuat ?

Kryeministri Berisha: Një material i trukuar në mënyrë diletanteske, që kapërcen nga sekonda e 43 në ne sekonde e 4 të minutës nuk mbetet gjë tjetër, veçse të hetohet nga prokuroria në mënyrë të plotë. Pse e kanë trukuar shpirti i tyre e di, pse e kanë falsifikuar morali i tyre e di, shkoni pyetni ata. Një gjë është e sigurt, po të doja unë vidio nuk vinte tek ju . Sikundër unë ju besoj shumë lirive dhe të drejtave njerëzore dhe këto janë probleme të tjera, por vidio erdhi tek unë dhe unë nuk e pengova. Ata që tentuan të nxjerrin favore me vidio tek unë ata dështuan, u dëshmuan falsifikatorë ordiner, manipulues të pa skrupull u dëshmuan ashtu siç janë zogj bunkeri, nga i cili nuk kanë për të dalë kurrë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#9

Post by Sally » Fri Jan 14, 2011 9:07 am




Në Shqipëri zëvendëskryeministri Ilir Meta reagoi sot duke e quajtur një përgjim të pështirë videon e shfaqur mbrëmë në emisionIN Fiks Fare të Top Chanel ku në zyrën e ministrit të atëhershëm të ekonomisë Dritan prifti ai shfaqet duke kërkuar favore për emërime, apo tendera për të cilat sipas videos ofrohen edhe ryshfete. Zoti Meta tha se ai nuk kishte arsye të jepte dorëheqjen dhe se për t'I hapur rrugë drejtësisë ai ka kërkuar zyrtarisht tërheqjen nga mbrojtja e imunitetit. Zoti Prifti nderkohe tha se gjithshka e transmetuar eshte e vertet. Nga ana e saj prokuoria njoftoi sot se ka nisur precedim penal për cështjen
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#10

Post by Sally » Fri Jan 14, 2011 9:27 am

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#11

Post by Sally » Fri Jan 14, 2011 9:29 am

Kryeministri akuzon Ramën për manipulim



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#12

Post by Arbëri » Fri Jan 14, 2011 1:30 pm

Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare

Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të ekonomisë tregëtisë dhe energjitikës. Në një konferencë për shtyp ku lajmëroi edhe dorëheqjen e tij nga postet qeveritare, Meta theksoi se ky vendim është i parevokueshëm pasi do të paraqitet si qytetarë i lirë para drejtësisë.

“Dhashë dorëheqjen pasi nuk nuk mund të konsiderojë se lënia e imunitetit është i mjaftueshëm për t`u përballur me drejtësinë por është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetarë i lirë” theksoi Meta.

Ai theksoi se përpara dy orësh ka njoftuar edhe kryeministrin Berisha për dorëheqjen e tij duke paraqitur edhe arsyet e largimit të tij nga detyrat qeveritare.

Doreheqja vjen dy dite pas skandalit te dale ne nje emision iinvestigativ ne Top Channel.
http://www.albeu.com/shqiperi/meta-jep- ... are/28228/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#13

Post by Arbëri » Fri Jan 14, 2011 1:47 pm

Sikur te ishin mediat neutrale sikur qe jane ne te gjithe boten demokratike shume me mire do funksiononte edhe shteti .. Top chanel nese ka marre kete drejtim (qe nuk eshte e para here ) atehere i uroj suksese por jo vetem ne nje drejtim ,duhet edhe atyre qe fshihen pas perdeve , prendryshe kshtu nuk i perngjan nje TV me te shikuar mbar shqiptare .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#14

Post by Arbëri » Fri Jan 14, 2011 2:06 pm

Rama: Kemi video te dyte skandali, 21 janar nisim protestat

Kryesocialisti Edi Rama gjate mbledhjes se Asambles Kombetare te Partise Socialiste deklaroi se opozita disponon nje video te dyte, sic e quajti ai skandali i rradhes i qeverise. Rama gjate fjales se tij, u shpreh se kjo video do te behet publike dhe ne te behet fjale per nje mbledhje qeverie ne te cilen flitet per shifrat e kriminalitetit.

“Do te nxjerrim nje skandal te dyte, qe lidhet me shifrat e kriminalitetit ne vend. Gjithashtu disponojme dokumente te cilat tregojne te verteten skandaloze te permbytjeve ne Shkoder” tha Rama.

Kreu i PS, ka pyetur kryeministrin nese familjaret e tij kane perfituar te ardhura nga miqesite e tij me sekseret e njohur ne media.

Rama ka ftuar qytetaret qe te behen pjese e protestave te opozites me date 21 janar, per te refuzuar korrupsionin qeverises dhe per te hapur nje kapitull te ri.
http://www.albeu.com/shqiperi/rama:-kem ... tat/28226/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#15

Post by Adriana » Fri Jan 14, 2011 2:08 pm

Arbëri wrote:Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare

Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të ekonomisë tregëtisë dhe energjitikës. Në një konferencë për shtyp ku lajmëroi edhe dorëheqjen e tij nga postet qeveritare, Meta theksoi se ky vendim është i parevokueshëm pasi do të paraqitet si qytetarë i lirë para drejtësisë.

“Dhashë dorëheqjen pasi nuk nuk mund të konsiderojë se lënia e imunitetit është i mjaftueshëm për t`u përballur me drejtësinë por është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetarë i lirë” theksoi Meta.

Ai theksoi se përpara dy orësh ka njoftuar edhe kryeministrin Berisha për dorëheqjen e tij duke paraqitur edhe arsyet e largimit të tij nga detyrat qeveritare.

Doreheqja vjen dy dite pas skandalit te dale ne nje emision iinvestigativ ne Top Channel.
http://www.albeu.com/shqiperi/meta-jep- ... are/28228/
-hahaha- -hahaha- ja te presim se kush do ta ket rradhen pas tij, ose me mire cfar teme tjeter do ngrej 'ps', vetem nje gje eshte e sigurt qe cdo teme tjeter qe te ngrej 'ps' perseri me 'V' do filloj :oops:

V-otat
V-ideo

Nuk me vjen keq as me Meten as per Ramen, po per popullin qe mendon qe me nje video arriten te zhdukin korrupsionin, kur dhe nje shef plerash ka ne dore te bej pazarlleqe, jo me ata ( si nga pd, ps,) jane vete zot e vet shkop. Do ishte me mire te linim ata qe i kane mbushur xhepat dhe kasafortat mire e mire, se po te vendosim ata qe kan 4-8 vjet qe po prisin qe te zen karrigen e hajdutit do na boshatisin akoma me shume ;)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”