"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#1

Post by Patush » Fri Feb 25, 2011 3:23 am

Strukturat e PD-së kanë vendosur "fshehurazi" emrin e kandidatit për bashkinë dhe kanë nisur sondazhet për të parë popullaritetin. Sondazhi i parë i organizuar nga PD: Lulzim Basha tre pikë poshtë Edi Ramës

TIRANË- Edhe pse ende nuk e ka publikuar zyrtarisht, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka përzgjedhur kandidatin e tij për bashkinë e Tiranës.

Ai është ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili ka marrë miratimin e kryeministrit Berisha dhe tashmë është në fazën e testimit të elektoratit. Burime brenda Partisë Demokratike pohuan se kryeministri i ka dhënë Bashës besimin për të kandiduar dhe ndërkohë ka nisur sondazhet për popullaritetin e tij.

Pak a shumë Berisha ka zgjedhur kandidatët në të gjitha bashkitë kryesore të Shqipërisë dhe momentalisht është duke zhvilluar sondazhe për ta. "Shekulli" ka mundur që të mësojë vetëm rezultatin e sondazhit të zhvilluar në Tiranë.

Basha

Pak ditë më parë demokratët kanë zhvilluar në të gjithë vendin sondazhe për të parë mbështetjen që kandidatët gëzojnë në bazë. Ndonëse ishte përfolur që ministri i Brendshëm Lulzim Basha është nga kandidatët e mundshëm për të rivalizuar kandidatin e së majtës, ai pritet që të jetë edhe kandidati zyrtar i demokratëve për zgjedhjet e 8 Majit.

Në sondazhin paraprak të zhvilluar për zgjedhjet vendore, ministri aktual i qeverisë Berisha ishte përcaktuar si kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës. Ajo që bie në sy është që demokratët e shohin sërish liderin e opozitës Edi Rama si kandidat në zgjedhjet e ardhshme për bashkinë e kryeqytetit.

Vetë lideri i opozitës nuk e ka pohuar një fakt të tillë, por as e ka mohuar ambicien për një mandat të katërt si kryebashkiak. Nga sondazhi i parë i zhvilluar në mënyrë të fshehtë nga Partia Demokratike, fitues në zgjedhje ka dalë lideri i opozitës me 3 pikë përpara Bashës.

Në tre zgjedhjet e fundit për bashkinë e kryeqytetit, Edi Rama ka dalë fitues me një avantazh të dukshëm përballë rivalëve demokratë. Në këtë mënyrë emri i Bashës është bërë i njohur për të gjithë bazën e PD-së së Tiranës si kandidati i tyre për bashkinë.

Procedura

Sipas nenit 34 të statutit të selisë blu, kandidaturat për zgjedhjet në pushtetin lokal e Kuvendin e Shqipërisë konsultohen nga gjithë anëtarësia e PD.

Kryesia e Nëndegës formulon propozimet në emër të saj, sipas procedurave të përcaktuara nga Kryesia e PD, dhe ia paraqet Kryesisë së Degës. Kjo e fundit vendos për kandidaturat e këshilltarëve lokalë (komuna, Bashki, qark).

Për Bashkitë e kategorisë së parë, lista e këshilltarëve të përgatitur nga kryesia e Degës, miratohet nga Kryesia e PD. Me orientim të Kryesisë së PD kryesitë e Degëve mund të vendosin edhe për kandidatët e PD për kryetarë lokalë me më pak se dy mijë votues. Statuti përcakton se kryesia duhet të informohet për çdo hap të procesit të daljes së kandidaturave dhe se ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e sheh të domosdoshme.

Ministri i Brendshëm ka nisur fushatën në kryeqytet duke u takuar kryesisht me gjimnazistët

Basha fushatë të fshehur pas "liberalizimit të vizave"

Ideja e Berishës për të lançuar Lulzim Bashën si kandidati më i mundshëm për bashkinë e Tiranës ka kohë që përflitet në qarqet politike, por edhe në bazën e PD-së së Tiranës. Ministrit të Brendshëm po i atribuohet qëllimisht çdo sukses për liberalizimin e vizave dhe po shfaqet gjithnjë e më shumë në krah të kryeministrit në prezantimin e arritjeve të qeverisë.

Edhe në koncertin festiv për liberalizimin e vizave, Basha u shfaq në podium së bashku me Berishën, i cili kishte lënë poshtë figura të PD-së që kishin punuar realisht për liberalizimin e vizave. Paralelisht me mbështetjen e kryeministrit, Basha ka nisur vetë fushatën tek të rinjtë e Tiranës me moton: Të informojmë të rinjtë për procesin e liberalizimit të vizave.

Dalja e tij e shpeshtë, si në media ashtu edhe në aktivitete që kanë të bëjnë me sensibilizimin e qytetarëve të Tiranës, për respektimin e kritereve pas heqjes së vizave nuk është e rastësishme. Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, po nis fushatën elektorale për ta garuar përballë Ramës për bashkinë e kryeqytetit.

Basha ka hyrë në PD, në vitin 2005, me rekomandimin e veçantë të Argita Berishës dhe shumë shpejt u kthye në një prej personave më të rëndësishëm si brenda strukturave partiake ashtu edhe në qeveri.

Mbrojtja e kreut të qeverisë për ministrin e tij besnik është parë qartë edhe në ditët më të vështira të Bashës. Në atë kohë, ai akuzohej nga Prokuroria për skandalin e 1.3 milionë eurove të Durrës-Kukës, por kryeministri pohoi se vendimi ishte kolegjial nga të gjitha ministrat dhe Basha nuk kishte asnjë përgjegjësi.

Kandidatët e PD-së përballë Ramës
Besnik Mustafaj 2000
Spartak Ngjela 2003
Sokol Olldashi 2007

Lulzim Basha

Veprimtaria politike:
Shtator 2009-në vazhdim Ministër i Brendshëm
Maj 2007-Shtator 2009 Ministër i Punëve të Jashtme
Shtator 2005-Maj 2007 Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Maj - Korrik 2005 Zëdhënës i Fushatës Zgjedhore 2005
Maj 2005 dhe në vazhdim Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike
Prill 2005-në vazhdim Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Janar 2005-në vazhdim Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, Partia Demokratike, Tiranë
Nëntor 2002-Janar 2005
Deputet i Legjislaturës XVII të Kuvendit të Shqipërisë

Rama i shmanget përgjigjes për rikandidimin

Nga të dyja kampet, si në Partinë Demokratike apo në Partinë Socialiste, po tregohet një kujdes i madh lidhur me kandidaturat e mundshme që do të përballen në betejën e ardhshme të zgjedhjeve vendore. Edhe kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili është njëherësh drejtuesi i Partisë Socialiste, në daljet e tij publike i është shmangur gjithmonë pyetjes nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 8 majit 2011.

"Është shumë herët për të folur për këtë, por është e sigurt se ne do të eksplorojmë çdo kandidaturë potenciale edhe për Bashkinë e Tiranës",-është përgjigjur Rama në intervistën e tij të fundit me mediat.

I pyetur nëse e përjashton mundësinë që të jetë kandidat, vetë kryebashkiaku i kryeqytetit nënvizoi se nuk e përjashton këtë gjë, por as nuk e quan një fakt të mirëqenë. Në këtë mënyrë lideri i opozitës jep një tjetër përgjigje që nuk ndan çështjen e rikandidimit. Por, në Partinë Socialiste ai që po përflitet gjithnjë e më shumë për t'u përballur në zgjedhjet e ardhshme vendore është kryesocialisti Edi Rama.

shekulli
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#2

Post by Patush » Fri Feb 25, 2011 3:25 am

Cilie eshte mendimi i juar per keto zgjedhje:
mendoni se da te fitoje apo mendoni se qytetaret e Tiranes do tja japin perseri Edvin Rames?

Personalishte mendoj se do te fitoje.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

martin3456
Member
Member
Posts: 19
Joined: Mon Feb 21, 2011 9:14 am
Gender: Male

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#3

Post by martin3456 » Fri Feb 25, 2011 8:35 am

Me ben pershtypje se si e kane privatizuar te drjeten e kandidimit per bashkite ne pergjithesi, dua te theme qe politika shqiptare e ka kthyer ne gare personale midis dy partive per interesa personale. Te dyja partite harrojne qe kryetari i ardhshem do vije per te bere me mire disa gjera qe kryetari i meparshem nuk i ka bere mire, apo nuk i ka bere fare. Ndoth qe, ai qe eshte ne detyre mundohet te justifikohet se ka bere dicka dhe nuk ka vjedh aq shume sa e akuzojne dhe kundershtari i tije i vihet perballe duke thene se do vjeth me pak se papaardhesi . Nuk diskutohet ne thelb se cfar i dueht njerit qytet apo tjetrit. Kryetaret qe jane ne detyre nuk kane nje vizjon se ku do ta cojne qytetin per 4 vitet e ardheshme apo me tej. Nuk diskutohet me grupet e interesit per planet qe kryetari i ardhshem duhet te punoje per keto bashki. Behen vetem testime te tipit "albanian's next top model" dhe jo testime per ato te cilat ka nevoj populli.

Sa per pyetjen Patush, Edi Rama qe kur i eshte futur PS'se nuk ka qen me kryetari i bashkise se Tiranes(jo se me pare ka ber mbrekullira) bashkia ka qen ne dor te zevendesve te tije, sepse kryetari ishte neper ture per nje tjeter gare. Nuk e di perse apo per cfare duhet te rikandidoje!? Po mar vetem rruget e Tiranes, qe nqs jeton ketu e kupton se si jane kthyer ne nje labirinth dhe nuk dihet se si do regullohet trafiku ne te ardhmen, sepse nuk ka nje vizion, sepse po shohim vetem rruge qe mbyllen dhe asnje rruge te re qe hapet. Nqs mendon akoma se do fitoje, une them se kjo pjese ka te beje me ate qe thash me siper dhe jo me qytetin e Tiranes.

martin3456
Member
Member
Posts: 19
Joined: Mon Feb 21, 2011 9:14 am
Gender: Male

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#4

Post by martin3456 » Fri Feb 25, 2011 8:47 am

Se harrova, Edi Rama qe kur ka nderur carapet e verdha dhe eshte martuar, nuk eshte me djal tredy per te kandiduar per "albanian's next top model" :)

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#5

Post by pirro » Fri Feb 25, 2011 10:44 am

Patush wrote:Cilie eshte mendimi i juar per keto zgjedhje:
mendoni se da te fitoje apo mendoni se qytetaret e Tiranes do tja japin perseri Edvin Rames?

Personalishte mendoj se do te fitoje.
Une mendoje se Lulzim Basha eshte nje kalama, nje fodull nje njeri pa karakter dhe i pa pergjejshem, eshte nje kukull qe i pergjigjet urdherave qe i japin te tjeret... Imagjinoni kur keto urdhera vijne nga nje hantikapat..
Nga ana tjeter Edvin Rama eshte perdhunuesi me i madhe qe Tirana ka pasur ne historine e saj.

Mendoj se populli dhe ata pake qytetare qe kane mbetur ne Tirane do dalin te humbur si gjithmone.

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#6

Post by erix77 » Fri Feb 25, 2011 12:39 pm

A eshte e sigurt qe Rama do te rikandidoje?kam degjuar zera qe mund te mos jete me kandidat per kryetar bashkie sepse i intereson me shume kryeministria.

L.Basha eshte aq i mire apo jo sa cdo njeri tjeter nen ombrellen e Berishes,kush do qe te jete kandidati do te votohet per Saliun sepse ai i merr vendimet ne PD.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#7

Post by Patush » Sun Feb 27, 2011 5:41 pm

martin3456 wrote:Me ben pershtypje se si e kane privatizuar te drjeten e kandidimit per bashkite ne pergjithesi, dua te theme qe politika shqiptare e ka kthyer ne gare personale midis dy partive per interesa personale. Te dyja partite harrojne qe kryetari i ardhshem do vije per te bere me mire disa gjera qe kryetari i meparshem nuk i ka bere mire, apo nuk i ka bere fare. Ndoth qe, ai qe eshte ne detyre mundohet te justifikohet se ka bere dicka dhe nuk ka vjedh aq shume sa e akuzojne dhe kundershtari i tije i vihet perballe duke thene se do vjeth me pak se papaardhesi . Nuk diskutohet ne thelb se cfar i dueht njerit qytet apo tjetrit. Kryetaret qe jane ne detyre nuk kane nje vizjon se ku do ta cojne qytetin per 4 vitet e ardheshme apo me tej. Nuk diskutohet me grupet e interesit per planet qe kryetari i ardhshem duhet te punoje per keto bashki. Behen vetem testime te tipit "albanian's next top model" dhe jo testime per ato te cilat ka nevoj populli.

Sa per pyetjen Patush, Edi Rama qe kur i eshte futur PS'se nuk ka qen me kryetari i bashkise se Tiranes(jo se me pare ka ber mbrekullira) bashkia ka qen ne dor te zevendesve te tije, sepse kryetari ishte neper ture per nje tjeter gare. Nuk e di perse apo per cfare duhet te rikandidoje!? Po mar vetem rruget e Tiranes, qe nqs jeton ketu e kupton se si jane kthyer ne nje labirinth dhe nuk dihet se si do regullohet trafiku ne te ardhmen, sepse nuk ka nje vizion, sepse po shohim vetem rruge qe mbyllen dhe asnje rruge te re qe hapet. Nqs mendon akoma se do fitoje, une them se kjo pjese ka te beje me ate qe thash me siper dhe jo me qytetin e Tiranes.

Kena te bajme me nje pjese te konsiderueshte te shoqnise qe ashte shume e pa ndergjegjeshme, arrogante, mendje shplare dhe e perqare.
Bisedat e perditshme te tipit, "Big brother" "Albanians top model" etj bahen sepse burimet mediake jane ato te cilet e bombardojne popullin naive me kesij llomi. A nje lufte per demelizmin dhe mendje shperlamjen e popullit masive ne menyre qe njerez te digjeneruar qe mbushin vendet e puneve ne qeveri te vazhdojne te qendrojne aty. Nje popull i cili a ne gjendje te mendoje dhe gjykoje drejte dhe paster nuk do te lejoje kurre qe flliqsina te tilla te fitojne apo qendrojne ne sherbime qeveritare.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#8

Post by Patush » Sun Feb 27, 2011 6:15 pm

erix77 wrote:A eshte e sigurt qe Rama do te rikandidoje?kam degjuar zera qe mund te mos jete me kandidat per kryetar bashkie sepse i intereson me shume kryeministria.

L.Basha eshte aq i mire apo jo sa cdo njeri tjeter nen ombrellen e Berishes,kush do qe te jete kandidati do te votohet per Saliun sepse ai i merr vendimet ne PD.

Kastriot Islami: Edi Rama është duke përgatitur alibinë e humbjes së bashkisë së Tiranës

Deputeti socialist thotë se dështimi i pritshëm në zgjedhjet e 8 majit, i ngarkon përgjegjësi të veçanta kryetarit në detyrë të bashkisë, Edi Rama, sepse humbja vjen si rrjedhojë e mos mbajtjes së premtimeve në harkon kohor 2007-2011-ë

“Edi Rama e di se bashkinë e Tiranës e ka të humbur ndaj dhe heziton në shpalljen ose jo të kandidaturës për zgjedhjet e 8 majit”.
Kështu u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, gjatë një deklarate të tij për mediat.
Sipas Islamit, dyzimi i Edi Ramës për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës krijon përshtypjen se PS do ta humbasë Tiranën dhe Rama po përgatit në çdo opsion alibitë e humbjes dhe bashkë-ndarjen e fajësisë e mundësisht pafajësinë e tij. Në një reagim për mediat, Islami komentoi deklaratën e bërë pak ditë më parë nga kreu i PS-së, Edi Rama, në një emision televiziv, ku pranoi për herë të parë se edhe mund të mos ri-kandidojë për mandatin e katërt në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“Rama duket sikur ka bërë një tërheqje taktike nga qëndrimi i tij i mëparshëm, duke shfaqur në këtë rast një dyzim të madh dhe pasiguri ekstremale. Ai do të donte të vazhdonte për kryetar bashkie, nëse fitimi i bashkisë do të ishte një ngjarje e sigurt, por mesa duket nuk është kështu”, u shpreh deputeti socialist, Kastriot Islami.
Ndërkohë që pasiguria, sipas Islamit, duket se është faktori kryesor që shpjegon dyzimin e Ramës, por këtu duhet shtuar edhe përgjegjësia për humbjen eventuale.
“Po ashtu, Rama ishte përgatitur që të ishte i vetmi kandidat, duke synuar ose të fitonte ose të ‘shkatërronte’ zgjedhjet, pra ose fitore ose prishje e zgjedhjeve. Por për opsionin e ‘prishjes së zgjedhjeve’, mesa duket mesazhi ka qenë i qartë nga partnerët ndërkombëtarë që monitorojnë sjelljen politike të opozitës prej më shumë se 20 muajve”, vijoi analizën e tij deputeti socialist.
Islami theksoi se në këtë dyzim, Rama llogarit edhe përgjegjësinë maksimale mbi supet e tij, nëse e humb Tiranën duke kandiduar vetë, ndërkohë që po të mos kandidonte gjykon se përgjegjësia e tij është më e ulët.
“Nëse nga testimi rezulton se Tirana është e humbur nga kandidati i majtë, atëherë janë të shumta gjasat që Rama apo kandidati zëvendësues të jenë humbës me siguri të lartë”, deklaroi Islami.
Por, sipas tij, përgjegjësia e Ramës për humbjen nuk mund të reduktohet, sepse Rama mban përgjegjësi si ish-Kryetar i bashkisë për mbajtjen e premtimeve në mandatin 2007-2011. Islami theksoi gjithashtu se Rama do mbajë përgjegjësi për humbjen edhe nga pozitat e Kryetarit të PS-së, që me veprimet radikale e lodhi PS-në dhe nuk përgatiti në kohë kandidatin zëvendësues dhe po ashtu, nuk mundi të sigurojë një fushatë fituese për kandidatin e majtë.
“Nëse kandidati i majtë humbet Tiranën, nuk ka asnjë shans që Rama të deklarojë pas zgjedhjeve se ‘po të ishte ai kandidat atëherë do të rezultonte fitues’, me synimin për të goditur të gjithë ata që i kishin sugjeruar mos kandidimin”, tha Islami.
Megjithatë, sipas Islamit, gjasat më të mëdha janë që Rama të rikandidojë, duke deklaruar se “ai nuk dëshiron, por iu lutën shokët e partisë. Ky do të ishte një opsion që do të bënte për të qeshur të gjithë ata që nuk janë naivë”, tha Islami.
Në reagimin e tij, Islami komentoi edhe qëndrimin e kreut të PS-së, Edi Rama, për të vijuar protestat në vend.
Islami kërkoi që PS t’i kthehet në mënyrë urgjente veprimit institucional dhe të mos shpenzojë energjitë në veprime jashtëparlamentare dhe anti-parlamentare, sepse një gjë e tillë, sipas tij, “ul shanset e suksesit të saj elektoral dhe për më tepër përbën një precedent të rrezikshëm. Protestat dhe demonstrimet paqësore janë mjete demokratike, kryesisht të organizatave jo qeveritare dhe të grupeve të interesit, sepse partitë politike e kryejnë aktivitetin e tyre politik e institucional kryesisht në parlament”, tha Islami.
Nëse një parti politike opozitare, në rastin konkret opozita e majtë, që ka mbi 46 për qind të vendeve në Kuvend, përqendron kryesisht veprimet e saj politike jashtë Kuvendit, sipas Islamit, “atëherë ajo ka shumë gjasa të kthehet në një forcë politike jo efikase, që vepron më shumë jashtë sistemit dhe jo rrallë kundër sistemit. Partia Socialiste duhet urgjentisht t’i kthehet veprimit institucional brenda sistemit e të paraqitet si një forcë alternative që jep zgjidhje e shpresë”, vijoi deputeti socialist.
http://www.gazeta55.al/index.php?kat=po ... ulli=18572


Edi e din 100% se me vota te lira ai nuk e merr kurre kryeministrin, ndersa shancin te behet perseri kryebashkiak i Tiranes e ka perseri zero.
Ky eshte mendimi im dihet.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#9

Post by Patush » Sun Feb 27, 2011 6:19 pm

pirro wrote:
Patush wrote:Cilie eshte mendimi i juar per keto zgjedhje:
mendoni se da te fitoje apo mendoni se qytetaret e Tiranes do tja japin perseri Edvin Rames?

Personalishte mendoj se do te fitoje.
Une mendoje se Lulzim Basha eshte nje kalama, nje fodull nje njeri pa karakter dhe i pa pergjejshem, eshte nje kukull qe i pergjigjet urdherave qe i japin te tjeret... Imagjinoni kur keto urdhera vijne nga nje hantikapat..
Nga ana tjeter Edvin Rama eshte perdhunuesi me i madhe qe Tirana ka pasur ne historine e saj.

Mendoj se populli dhe ata pake qytetare qe kane mbetur ne Tirane do dalin te humbur si gjithmone.
Shpresoj qe te jesh gabim per Lulin sepse mendoj qe ne mendjen e atyre te cilet kane per te votuar ai shifet ndryshe dhe do tja japin voten.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#10

Post by Sally » Sun Feb 27, 2011 6:45 pm

Filluan kundervenjet nga PS-te per L.Bashen, gjithashtu ndryshuan dhe duetin nga Berisha-Meta e kthyen ne Berisha-Basha, ( me pelqen me shume ky kombinim se kombinojn me bukur qe te dy me B-B -lol- ). Degjoni me vemendje deklaraten e bere nga Elisa Spiropali, eshte me te vertet per te ardhur keq............ keto shprehje nuk i perkasin nje politikane!





Persa i perket kaditatures per bashkin e tiranes, (nuk jame me asnje parti) si TIRANCE do votonja L.Bashen, per te pare ( se premtimet e ketyre nuk i besoj me), nese me te vertet do bej nje ndyshim ne qytetin e vendlindjes time, se me lemsh qe eshte bere nuk me ku te vej me!

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#11

Post by Adriana » Thu Apr 07, 2011 6:23 am

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës

#12

Post by Adriana » Wed Dec 21, 2011 3:27 pm

-itsok- -itsok- urime per te gjithe ata qe banojne ne lagjen 3 ( une ;) ) dhe lagjes 4 , xhamlliku me shkollen e bashkuar do zbukurohen me ne fund!!!!

Gezohem shume per keto dy lagje, jo pse njera prej tyre eshte vendlindja ime, por jane dy lagje qe ne gjithe keto vite nuk ka menduar asnje ''fytyre'' politike deri me sot!! Keto dy lagje me shume jane mbajtur nga ndertimet private se sa shteterore!!



Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”