"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Shqipëria ndryshe
-
Phoenix
- Supreme Member

- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
Shqipëria ndryshe
Më ka pëlqyer fjalimi i sotëm i presidentit, z.Topi. Duhej të ishte bërë shumë kohë më parë. Gjithashtu duhet të ishte vetë figura e tij më pjesmarrësee në jetën politike të vendit, si e vetmja figurë mbi palët dhe që nuk mbron shoqëri të ngushta me kërkesa ekonomike. Fjalët e tij të sotme janë të forta dhe deri diku më sjellin një fije shpresë për një të ardhme ndryshe. Jo aq të zymtë dhe të turbullt, që pinokëria shqiptare po i afron vendit dhe të rinjve.
Uroj që ky fjalim i sinqertë mos të jetë i fundit, por fillimi i një frymë të re në jetën politike shqiptare. Do të kisha shumë dëshirë që zoti president këto fjalë ti thoshte hapur dhe fort edhe atje ku ka rini dhe studentë shqiptarë!! Jemi vendi në Europë me moshën mesatare 28 vjeç, kur do ta përdorim këtë energji për përmirësimin e vendit dhe Shqipërisë?!
Uroj që ky fjalim i sinqertë mos të jetë i fundit, por fillimi i një frymë të re në jetën politike shqiptare. Do të kisha shumë dëshirë që zoti president këto fjalë ti thoshte hapur dhe fort edhe atje ku ka rini dhe studentë shqiptarë!! Jemi vendi në Europë me moshën mesatare 28 vjeç, kur do ta përdorim këtë energji për përmirësimin e vendit dhe Shqipërisë?!
-
Phoenix
- Supreme Member

- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
-
Phoenix
- Supreme Member

- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
Re: Shqipëria ndryshe-Kreu i forcave speciale, padi per zv/m
Kreu i forcave speciale, padi per zv/ministrin
[quoteem]Fushata zgjedhore përplas Ministrinë e Brendshme me Policinë e Shtetit. Si rrallë ndonjëherë, një drejtues policie i një prej strukturave më të rëndësishme në Policinë e Shtetit, konkretisht ajo e forcave speciale, ka kallëzuar në prokurori personin më të rëndësishëm për momentin në krye të Ministrisë së Brendshme.
Drejtori i forcave speciale dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë, kryekomisar Shemsi Prenci, ka denoncuar zv.ministrin e Brendshëm Avenir Peka.
Sipas Prencit, Peka i ka dhënë urdhër të paligjshëm për të futur në incidentin e së dielës në Kamzë forcat speciale, në një kohë që kjo gjë është e ndaluar me ligj.
“Sot kam denoncuar incidentin më të rëndë në raste zgjedhjesh. Për një incident që ka ndodhur në Bathore, zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka ka kërkuar që unë të shkel ligjin dhe të vë forcat speciale në atë zonë. Kam refuzuar dhe ai më ka kërcënuar dhe ofenduar. Do t’i kërkoja zotit kryeministër që standartet që mundohet të ndërtojë në Shqipëri, të mos lejohen t’i shkelin e t’i mëpërkëmbin njerëz si Avenir Peka”, ka deklaruar Prenci.
Prenci tha se ai merr urdhëra vetëm nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe askush tjetër dhe se nuk do pranojë t’u bindet urdhërave të paligjshëm.
“Nuk do zbatoj urdhërat e paligjshëm të zëvendësministrit Peka. Kërcënimet e tij ishin të natyrave të ndryshme, jo vetëm për vendin e punës, sepse për atë jam mësuar, por edhe fyerje shumë banale sa nuk mund të thuhen për mediat”, ka pohuar Prenci.
http://www.top-channel.tv/artikull.php? ... &ref=lajme[/quoteem]
Jam plotësisht i bindur se çdo njeri që kërkon një Shqipëri me një shtet ligjor të së drejtës, do të përshëndeste këtë veprim! Një shenjë profesionalizmi dhe qytetarie në shërbim të të gjithë qytetarëve. Fatkeqësisht, ajo që ju mungon shumë zyrtarëve në administratën e Shtetit Shqiptar.
Është një shëmbull i mirë për të gjithë.

Re: Shqipëria ndryshe
[quoteemEdi Rama / Nëntor 1994]Letër Presidentit S.Berisha
...pasi e kanë kundërshtuar projektin e një Kushtetute Bunker për presidentin, shqiptarët gjenden në një udhëkryq shumë të rrezikshëm e nëse Juve dhe Partisë që Ju drejtoni do t`ju mungojë vullneti i nevojshëm për të reflektuar mbi arsyet e vërteta të dështimit të projektit, shumë shpejt të gjithë ne mund të jemi dëshmitarë të një Katastrofe Politike, e cila, përveç Jush dhe Partisë Suaj, do të shkatërronte dhe vetë ëndrrën e demokracisë.(...)
...vota kundër projektit të Kushtetutës nuk është aspak një votë nostalgjie për të vjetrën, siç është shkruar krejt në mënyrë të sipërfaqshme edhe në disa gazeta të huaja. Vota kundër projektit të Kushtetutës nuk është as një votë kundër strukturës, apo disa neneve absurde të këtij projekti, të cilin jam i sigurt se 99 % e shqiptarëve, përfshi këtu edhe ideologët e Partisë Suaj, nuk e kanë lexuar fare.
Vota kundër projektit të Kushtetutës, nuk është as votë pro platformës së opozitës Socialiste. (...VOTA KUNDËR PROJEKTIT TË KUSHTETUTËS ËSHTË NJË VOTË PROTESTE KUNDËR SALI BERISHËS, ZOTI PRESIDENT! Vota kundër projektit të Kushtetutës, është një votë proteste kundër Partisësë Sali Berishës, kundër Televizionit të Sali Berishës, kundër gazetave të Sali Berishës, kundër Qeverisë së Sali Berishës, kundër Gjyqeve të Kafeve të Sali Berishës, kundër Sigurimit të Sali Berishës, kundër intelektualëve rekrutë të Sali Berishës, kundër Presidentit kosovar të Sali Berishës, kundër Pleqve Sklerotikë të komunizmit shkencor dhe Sazexhinjve të Lidhjes së Shkrimtarëve të Sali Berishës, kundër Kanunit të çiftelive të Sali Berishës, kundër aksionit enverist të demokratçikëve të Sali Berishës për të nxjerrë deri dhe çiliminjtë nëpër sheshet e luginat e mitingjeve, bile nuk do ta ekzagjeroja aspak Zoti President sikur t`Ju thosha se vota kundër projektit të Kushtetutës ishte një votë proteste edhe kundër vetë zërit të ngjirur të Sali Berishës! ...
Është e vërtetë që, kompleksi shqiptar, ashtu si çdo kompleks kombëtar, ka konstante që gjenden në epoka të ndryshme të historisë dhe ne shqiptarët kemi njëfarë tërheqje kah brutaliteti, kah kundërshtimi apriori, kah pozicionet asgjësuese, ashtu siç nuk ka dyshim që deformacionet e rënda në evolucionin politik dhe në sistemin e vlerave, të cilat aq shumë kanë rënë në sy në këto vite lirie, i kanë rrënjët thellë në të kaluarën dhe në karakterin e shqiptarit dhe që një fat i ngjashëm historik nuk do të kishte provokuar të njëjtat reagime tek popujt e tjerë.(...) Por, tashmë nuk është fjala për të ditur nëse respekti për dhunën, brutaliteti, kokëfortësia fëmijërore janë konstante të karakterit shqiptar, sepse sidoqoftë, këto tipare gjenden dhe tek popujt e tjerë, problemi është të ngremë pyetjen se, a është dhe paaftësia e shqiptarëve për të përvetësuar principin bazë të jetës shoqërore europiane, Dialogun, një konstante e karakterit shqiptar?
...Me aq sa më lejon vendi do të trajtoj këtu një fenomen të veçantë, i cili fillon të shfaqet pas vdekjes së gjeneralit Enver Hoxha, pikërisht atëherë kur komunizmi shqiptar filloi të humbte prestigjin e tij, derisa më 1989, ky prestigj u zhbë krejt duke lënë trashëgim reflekset e kushtëzuara të Frikës. Përgjatë këtyre viteve, në mënyrë gati-gati të shurdhët, dalëngadalë, filloi të shtrihej e zgjerohej ndjenja e trembur e një solidariteti mes njerëzish të shkelur keqas në personalitetin dhe individualitetin e tyre, e paralelisht, shpirtra të hapur karshi neurozave dhe histerisë filluan të shfaqen për t`u bërë të panumërt në jetën
politikë të vendit pas dhjetorit `90, ku gjendja e qëndrueshme gjysmëshekullore e Frikës Kolektive u transformua në Histeri Politike...
...Siç e tregon më së miri edhe eksperienca jonë e derikëtushme, kjo histeri e madhe politike, e cila pllakosi vendin duke përfshirë krejt shoqërinë e dalë nga trauma e gjatë, karakterizohet nga paaftësia për zgjidhjen e problemeve që nxjerr liria, nga paqartësia apo hipërtrofia në vlerësimin e vetvetes, nga reagimet jorealiste dhe krejt të disproporcionuara ndaj botës përreth. Të gjithë individët që kontribuojnë në çlirimin e manifestimeve histerike të shoqërisë, qoftë përmes aksionit politik të drejtpërdrejtë, qoftë përmes aderimit të tyre në doktrina të ndryshme politike, nuk janë domosdoshmërisht politikanë profesionistë dhe pozicionimi i tyre politik nuk është veçse një aspekt i psikikës së tyre të rënduar.
E pa farë dyshimi, Histeria Politike sekretoi në Shqipërinë postkomuniste një lloj individi qorr, të kufizuar dhe kokëderr; të zellshëm për t`i besuar iluzioneve të marra të histerisë dhe për t`i përhapur ato; ajo polli një grup përfituesish, të cilët duke notuar mbi dallgët e ngritura nga era histerike e Antikomunizmit Vulgar, jetojnë boll mirë; natyrisht nuk mungoi dhe zulma e torturuesve dhe gangsterëve që, e fshehur nën qeleshen e gavroshit të demokracisë shqiptare, u lidh pas kërthizës së pushtetit.
...Një shoqëri e ekuilibruar, edhe pse përfshihet ndonjëherë në manifestime të dhunshme të të gjitha kategorive, arrin më në fund në zgjidhjen e problemeve, sepse histeria nuk është tjetër veçse një bunker për t`iu shmangur konfrontimit me problemet; e jo vetëm i shpëton histerisë, por del më e fortë nga kalvari i mundimeve të saj, sepse, pasi i ka kërkuar shkaqet e vërteta të së keqes që e ka mbërthyer, nxjerr konkluzionet, duron atë që e njeh si të paevitueshme, merre përgjegjësinë për atë që e pranon hapur si dështimin e saj, kërkon sadisfaksionin moral tek padrejtësitë që i janë bërë, dorëzohet përpara asaj çka nuk e ndryshon dot, heq dorë nga iluzionet e parealizueshme, fikson dhe përmbush detyrat e saj.
Por krejt e kundërta ndodhi në Shqipëri: karakteri i pamasë dhe i paparashikuar i shkatërrimit në të gjitha kuptimet, ndjenja dominante që vuajtjet tona ishin të pamerituara, të padrejta, çnjerëzore, problemet e rënda që shfaqën radhazi, papjekuria...
...Duke u rikthyer te referendumi i 6 nëntorit, duhet të besoni Zoti President se përgjigja negative ndaj projektit të Kushtetutës që Ju paraqitet dhe propaganduat nën zhurmën e daulleve dhe çiftelive duke humbur çdo sens mase, është përpjekja instiktive e shoqërisë për t`u ngritur nga lëngata e Paralizës Politike, është shenja e parë që shoqëria kërkon të reagojë, është tentative për t`u zgjuar nga ëndrra me sy hapur e integrimit të shpejtë europian, është përpjekja për të ardhur në vete e për të mos besuar më në Abrakadabrat e Partisë Demokratike, është Momenti Historik kur Histeria Politike është përplasur me Kokëfortësinë e Fakteve, të cilat janë përherë më rezistentë sesa formulat magjike apo iluzionet.
Pas kësaj përplasjeje mund të vijë zhdehja dhe shërimi, të cilën e uroj me gjithë shpirt edhe për Jum ose një tjetër histeri, edhe më e keqe se kjo e derikëtushmja, frika e tmerrshme ndaj së cilës ishte edhe motivimi im për t`Ju shkruar këtë letër. (...)
...Duke humbur mbështetjen popullore, Ju Zoti President, keni pasur shansin e madh të humbisni edhe mundësinë për të absurdizuar pushtetin Tuaj personal, por, nëse pikërisht tani, Ju nuk do të kërkoni ta rifitoni atë mbështetje duke kërkuar përmes Dialogut dhe Tolerancës zbutjen e qindra-mijëra shpirtrave të trazuar, atëherë shoqëria shqiptare rrezikon të mbetet e paralizuar dhe të mos arrijë dot të përfitojë nga Neveria që ka krijuar për Pushtetin Personal, por përkundrazi të kërkojë qorrazi rrëzimin Tuaj e pastaj të gjejë pas Jush ndonjë dorë dhe më të fortë, e cila do ta zhyste dëshirën për demokraci akoma më thellë në Baltën e Demagogjisë dhe të shkeljes së të Drejtave të Njeriut.
Zoti President!
Revolta e studentëve kundër sistemit totalitar ishte revolte kundër Gënjeshtrës, kundër Dhunës, kundër Pisllëkut, ishte revolta e Individit që mundi Frikën, ndërsa vota kundër projektit të Kushtetutës ishte verdikti kundër Nostalgjisë për frikën. Midis Diktaturës Zemërgjerë të Partisë Suaj dhe Lirisë, shqiptarët zgjodhën rrugën e vështirë, rrugën e Ankthit, të Individualitetit, të Përgjegjësisë, tek e cila është e mishëruar Liria, e vetmja rrugë e drejtë për në dyert e Shtëpisë së Përbashkët Europiane.
Me përjashtmin të atyre katërqind e kusur intelektualëve të nderuar që nuk bëjnë dot pa dashurinë Tuaj dhe të Partisë Suaj, shqiptarët nuk duan një Dorë të Fortë, por një Republikë shoqërisht të Drejtë, në të cilën Individi nuk do të ketë frikë të jetë i ndryshëm, në të cilën nuk do të vijnë duke u shtuar vuajtjet e të vuajturve, e pleqve, e fëmijëve, një Republikë që do të vigjilojë me kujdes kundër Krimit dhe Korrupsionit, një Republikë që do të ekzaltojë vlerat morale dhe shpirtin krijues të Njeriut të Lirë. Shqiptarët e kanë kuptuar që asnjë Kushtetutë e shkëlqyer nuk është në vetvete një Shtet i së Drejtës, sepse garancia themelore e këtij shtetit është mjedisi demokratik ku e Drejta mishërohet, Ndërgjegjja Demokratike, në funksion të së cilës janë kultura qytetare e lidershipi politik, mençuria e tij politike, sensi i tij i drejtësisë, paanshmëria e tij, aksioni i tij i matur politik.
Ju dhe Partia Juaj, Zoti President, nuk keni dhënë ende asnjë garanci që përbëjnë themelin e asaj ç`ka të gjithë së bashku duam e duhet të ngremë, një demokraci dhe një Shtet Juridik.
Sovrani e dha verdiktin dhe tani është radha Juaj ta respektoni atë në të gjithë domethënien e vet, është radha Juaj të qëndroni përballë Realitetit, të dëgjoni apelin e kohës, të kuptoni ekzigjencat e momentit, të respektoni përshpejtimin e ritmit të shqiptarëve, nevojën e tyre urgjente për drejtësi dhe informacion të lirë. Nuk është ende vonë...!
http://www.shekulli.com.al/2011/04/14/a ... l#comments[/quoteem]

1 ditë si kryeministër
[quoteemKOLORETO CUKALI]Shitja e 2 vajzave të vogla nga i ati, për të kënaqur epshet e disa pedofilëve ruralë, më ka rrëqethur.
Nga të gjitha krimet, dhuna, e aq më tepër seksuale ndaj fëmijëve, më duket më çnjerëzori. Sepse, fëmijët nuk i kanë bërë keq askujt. Nuk zotërojnë prona e nuk kanë toka për të shitur. Nuk votojnë, e as numërojnë vota. Fëmijët nuk marrin kokainë për të përballuar fushatën, e as ndërtojnë vila duke mbjellë hashash. Fëmijët nuk vrasin njerëz, nuk e dinë ç'është NATO e nuk kanë nevojë për viza. Fëmijët, nuk kërkojnë asgjë. Përveçse të luajnë e të jenë të mbrojtur.
Shoqëria jonë i dënon pedofilët, e prapëseprapë, ne kemi ndërtuar një shoqëri që i favorizon ata në maksimum.
Edhe tani, ndërsa po lexoni, diku, fëmijë të tjerë janë duke u dhunuar larg syve tuaj, me ose pa dijeninë e prindërve, nën heshtjen fajtore të shumë të tjerëve.
I gjendur i pafuqishëm, e vetmja mënyrë që më shkon mendja për t'i shpëtuar ata fëmijë, është të bëhem qoftë dhe për 1 ditë njeriu që ka mundësi VËRTET të bëjë diçka në këtë vend. Për t'i shpëtuar ato, ose të paktën të tjerë fëmijë si ato, unë duhet të jem për 1 ditë Kryeministër.
2 VAJZAT NË DERË TË MEDIES
Si Kryeministër, kam fatin e keq të rrethohem vetëm nga njerëz të pasur, e që gjatë këtyre 24 orëve do të bëhen akoma më të pasur. Asnjë prej njerëzve që më rrethojnë, bashkëpunëtorë e armiq, nuk i njeh personalisht e as ka për ta njohur atë familje e ata fëmijë. Ata, janë askushi, vajzat e askushit, në fshatin e humbur të askushëve.
Prandaj, unë si Kryeministër e kam të vështirë ta marr vesh hallin e tyre nga njerëzit që më rrethojnë. I vetmi komunikim i imi me botën reale, janë mediet.
Unë Kryeministri për 24 orë, do të lexoj veç një herë në mëngjes gazetat.
Në tërë vendet e botës ky lajm do të kishte ndenjur me muaj të tërë në faqet e para, do të kishte angazhuar personalitete të shumta në debat publik, do të kishte lënë pa gjumë popullsinë. Gazetarët investigativë do të kishin rrëmuar për të gjetur përgjegjësit e këtyre fatkeqësive. Deputetët do të kishin qarë para kamerave duke kërkuar falje. Sepse, në ngjarje si kjo, del në pah një sistem social i dështuar! Dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Ndërsa në botë do të ishin prerë dhe koka, në vendin tim përdhunimi i dy vajzave të vogla, shitja e prostituimi i tyre, harrohet për 3 ditë, dhe më e keqja, rishfaqet herë pas here, çdo disa muaj, si të ishte një virozë stine që s'kemi ç't'i bëjmë.
Unë si Kryeministër, nuk mund të reagoj, nëse nuk e ndjej opinionin publik të shqetësuar, unë, nuk bëj asgjë pa pasur presion publik e mediatik. Dhe media, ka halle të tjera.
Po ç'faj ka media? Ajo jeton duke shitur lajmin. Dhe dramat rurale nuk janë në modë. Ka lajme që bezdisin klientët. Ka lajme, që janë tepër larg. Sa më i largët lajmi, aq më i vogël katrorthi ku shfaqet.
Lajmi për 2 vajza të shitura nga i ati është i vogël, sepse ato janë vajzat e askushit. Ato jetojnë në askund. Ato, janë thjesht 2 vajza nga fshati.
Unë Si kryeministër i urrej pedofilët, por një ngjarje nuk ka ndodhur nëse nuk ridel në media. Gjithçka harrohet, po e harroi media.
2 VAJZAT NË DERË TË POLITIKËS
Unë vetë, si Kryeministër, jam i ndjeshëm ndaj fëmijëve. Por vendi ka shumë halle, firma që duhen hedhur, bashkëpunëtorë që duhen motivuar. Është kohë fushate.
Sikur këshilltarët e mi të ishin pak më të zgjuar, do të më kishin këshilluar ta përdorim ngjarjen për avantazh politik. Por ja që më vijnë në zyrë e më raportojnë për fushatën, kryesisht në nivel thashethemesh.
Atyre as u ka rënë në sy që dy vajza të vogla janë shitur për seks te pedofilët. Kanë halle të tjera, thashetheme të tjera. Plus që vjen një DJ i famshëm dhe ka një "Party" në darkë.
Në drekë, vjen të më takojë deputeti që mbulon zonën e pedofilëve. E shoh gjatë në sy. Ka hallin të konsultohet për listat e komunës. Ose t'i firmos një hidrocentral. Ose të kërkojë një vend pune për të shoqen. Ose, ta fus prapë në listë. As ky, nuk do të më thotë çfarë ka ndodhur në atë fshatin e humbur, sepse ai kujton se Kryeministrin nuk mund ta bezdisë me një kërkesë më tepër. Një kërkesë më tepër, që nuk është hall i tij.
Pasi ikën deputeti, i vetmi shans që të më qajë hallin e 2 vajzave në Mborje mund të jetë ndonjë grua e dhembshur. Gratë e politikës, mund të jenë prekur ca. Mund të kenë thënë me vete: "Çfarë kafshësh". Sigurisht, ato harrojnë që janë në politikë në radhë të parë për të mbrojtur 2 vajzat e vogla nga kafshët. Por, gratë e politikës këto kohë kanë halle burrash. E për më tepër, nuk duan ta bezdisin Kryeministrin 24 orësh.
Për këtë punë, paguhen shoqatat.
2 VAJZAT NË DERË TË SHOQATAVE
Ka një numër pa fund shoqatash grash, fëmijësh e të drejtave të njeriut. I kanë selitë në Tiranë, në mes të "Blloku"-t, punojnë në zyra me kondicionet e bëjnë vazhdimisht trajnime jashtë.
Ka plot që jetojnë me fonde qeveritare. Sigurisht, shoqatat mund të bënin diçka, por ja që janë të angazhuara në fushatë. Shumë prej tyre po merren me paradën e "intelektualëve" të fushatës.
Të tjera janë të zëna me trajnime. Po bëjnë "evoluim"-e të projekteve.
Që të shpëtojmë ca fëmijë duhet aplikuar për projekt, duhet marrë fondi, duhet menaxhuar, duhen bërë intervista për punë, duhen bërë "surveys"... A thua Pedofilët do të presin rezultatet e survey-t dhe evoluimin e projektit?
Nuk dua t'i fus të tëra shoqatat në një thes, po mua, më interesojnë 2 vajza në Mborjen e largët, të gjendura pa mbrojtje nga askush. Dhe që nuk i mbrojti askush. Të tjerë fëmijë po abuzohen dhe tani, dhe unë nuk kam kohë të pres për shoqatat. Unë jam një Kryeministër vetëm për 24 orë.
Kaq janë shumë pak për të reformuar tërë sistemin.
2 VAJZAT NË DERË TË MINISTRISË SË ARSIMIT
Një sistem arsimor i mirë, jo vetëm krijon një sistem të shëndetshëm monitorimi për fëmijën, por, sjell një ngritje të tërë popullsisë. Një popullsi më e arsimuar, prindër që nuk janë analfabetë pasivë, do të ishin një mbrojtje e mirë për fëmijën.
Sigurisht, pedofilë ka në të gjithë botën. Por vetëm te ne pedofilët peshkojnë romët e vegjël m;u te këmbët e "15-katëshit". "Në këmbë të hotelit/I fshihen qiellit/Femijë pa shtëpi"- shkruan Ervin Hatibi për fëmijët e "15-katëshit". "E kështu në atë errësi/nis i merr/Gjumi i natës/e i grumbullon/Me autobusin e vet transparent/Xhamathyer/pa shofer"
Unë si Kryeministër, nuk kam kohë të lexoj poezitë e Hatibit. Unë, vetëm mund të lexoj raportet ministrore.
Por nuk mund t'ia vëmë fajin Ministrit të Arsimit. Nuk e ka fajin ai që me abuzimet e nxjerra nga Kontrolli i lartë i Shtetit, mund të ishin ndërtuar 100 shkolla në vit. Nuk e ka fajin ai që vendet e punës si mësues e drejtorë shkollash i zënë militantë që nuk dinë të shkruajnë emrin e vet, jo më të përmirësojnë sistemin. Ai vetë, as di se ç'po ndodh. Ai vetë, fëmijët e vet i shkollon jashtë.
Pastaj, fajin e kanë komshinjtë. Është e pamundur që njerëzit e fshatit të mos e dinë ç'po ndodh. Komshinjtë. Farefisi. Të tërë kanë bërë një marrëveshje të ndyrë e të heshtur.
Dhe, mos i besoni pseudo-kritikëve që do të thonë se filozofinë e "mbyll gojën e mos u ndje, ç'të duhet ty!" e paskam sjellë unë!
Unë, kam vetëm 24 orë si Kryeministër.
2 VAJZAT NË DERË TË MINISTRISË SË PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA
Ka një Ministri që do të duhej të trajtonte njerëzit e margjinalizuar nga sistemi. Ministria e Shanseve të Barabarta. Ministria Ku Luhet Tetris e Pihen Kafe. Të paktën, kaq e di, edhe pse jam vetëm 24 orë Kryeministër.
Sigurisht, nuk është faji i Ministrit tim pse populli është i varfër. Skamja, papunësia, mospasja e asnjë alternative mbijetese i detyron prindërit të harrojnë që janë prindër e të shesin fëmijët për seks me 20 mijë lekë të vjetra, aq sa ministri harxhon naftë në ditë nga shtëpia në punë e kthim. Fajin e ka skamja, jo Ministri.
Nuk është faji i Ministrit, pse nuk ka institucione që të parandalojnë abuzimin. Tani, institucione edhe ka, më duket se është një linjë e gjelbër diku... po ç'faj ka Ministri që ata katundarët nuk kanë as telefon, e jo më të dinë numrin e "help line"-it? Tani, mbase edhe është faji i tij, po ajo është Ministri e aleatëve, dhe sinqerisht, edhe po të dua, nuk kam ç't'i bëj. Ai është feudi i vogël i aleatëve të vegjël. Ka kaq kohë që Kryeministri nuk shkel aty. Akoma në të njëjtin vend i kanë zyrat?
2 VAJZAT NË DERË TË BALLËS, PEZËS E FEVZIUT
Në mbrëmje, unë Kryeministri, ulem për të parë TV. Por ato 2 vajza vështirë se do t'i shoh në ekran.
Ekrani u përket njerëzve me kollare të shtrenjta e fustane 1 mijë euro.
Unë, madje, i njoh dhe analistët në emisione. Disa i paguaj unë që të më ndihmojnë në fushatë, disa, i paguan ai tjetri. Të tërë kanë përveshur mëngët. Është kohë fushate.
Sikur qoftë dhe njëri prej tyre, të kishte ndërprerë bisedën e të kishte përmendur fëmijët e prostituuar të Mborjes, sikur vetëm të ngrihej e të linte emisionin me indinjatë, do të isha shqetësuar.
Vetëm sikur, sikur të paktën të kishte ngritur gishtin për të më treguar mua e botës se çfarë krimi po ndodh, unë si Kryeministër, do të kisha parë andej nga tregon gishti i tij.
Ata janë analistët e shoqërisë civile. Janë aty, për të treguar me gisht.
Fëmijë si ti bëhen sapo i mallëngjen ndonjë/ vjershë e përkthyer apo gotë shampanjë/ Fëmijë, por që s'kanë ftohtë si ti janë/ ministra, vipa, mendimtarë zyrtarë/ Trashëgimtarë shtatë brezash... Ata/Që na vënë revolucionin si alternativë/Për të na qeverisur me frikën nga ai/Ata që na trembin me anarkinë
Ata që deformojnë fenë dhe fjalinë/Për të mos prishur rehatinë/Për mos të të ngrohur/Mbrohen pas faktit se nuk të kanë njohur/Personalisht... shkruan Hatibi.
Analistët e gazetarët, ia hedhin fajin sistemit.
2 VAJZAT NË DERË TË BURGUT
Nuk dua të dëgjoj për burgun, as armiqtë e mi politikë nuk dua të përfundojnë atje. Ata më duhen, me dosjet e tyre të pista, këtu. Pastaj, burgu është për të varfrit. Të pasurit, kanë treguar që vlejnë aq sa të mos hyjnë atje.
Çuditërisht, i vetmi vend ku pedofilët ruralë gjejnë vendin e merituar është burgu. Të burgosurit, qofshin vrasës apo trafikantë, nuk i durojnë pedofilët, dhe ua nxijnë jetën me sa munden.
Prokuroria do t'i fusë brenda ata prindër bashkë me pedofilët. Nëse ata nuk kanë lidhje të forta ose para të mjaftueshme mund të kalben brenda përjetë. Nëse kanë lidhje dhe para, pedofilët do të dalin pa u ndjerë e pa u lagur prej sistemit gjyqësor kur çështja të jetë harruar. 3 ditë. Aq sa zgjat kurioziteti i publikut. Unë, si Kryeministër, harroj pak më shpejt. Ndoshta për 24 orë.
2 VAJZAT NË DERËN TIME
Mos më keqkuptoni. Unë si Kryeministër, personalisht, i urrej pedofilët. Po ta kem në dorë, i zhduk nga faqja e dheut. Por, mes meje e hallit të tyre, janë një numër i pafund hallkash që nuk e lejojnë fatkeqësinë të vijë deri tek unë.
Unë mund të kisha bërë shumë për këto vajza e të tjerat si ato, vetëm sikur, vetëm sikur, qytetarë të tjerë të këtij vendi të kishin bërë aq sa duhet për të më tërhequr vëmendjen. Ose të paktën, të kishin bërë punën e tyre.
Në fund të 24 orëve, unë jam vetëm Kryeministri i dy vajzave 8 dhe 10 vjeç nga fshati, të shitura nga prindërit për prostituim për 20 mijë lekë të vjetra.
http://www.shekulli.com.al/2011/04/17/1 ... ister.html[/quoteem]
Kur lexon për ngjarje të tilla të krijohet përshtypja se të gjitha shoqatat gjoja në mbrojtje të të drejtave, premtimet pa fund nëpër foltore mbledhjesh e fushatash zgjedhore, fjalimet e analistëve apo mendimet e inteLEKtualëve, gjoja shoqëria civile, mbajnë pak erë. Një erë që sjell rrotull krahët e mullirit me të cilin ndeshen Don Kishotët. Në një luftë që vazhdon me vite të tëra dhe me sa duket, Don Kishotët do të ndërpresin luftën vetëm kur mulliri të shembet vetvetiu!

Nga youtube i prof. Shpend Bengut ,ku gjenden mjaft video cilësore, shkëputa këtë këngë. Mjafton të dëgjohen fjalët dhe kuptohet mirë mendimi që tejçohet. Punë, punë....me "P" të madhe.
-
Phoenix
- Supreme Member

- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
Re: Shqipëria ndryshe
[quoteemIsmail Kadare]"Në socializëm zhvillohet një luftë e ashpër midis të aftëve dhe të paaftëve. Mjerisht, në këtë luftë fitojnë këta të fundit."[/quoteem]
-Fatkeqësisht qenkemi ende në socializëm! Përvoja dhe jeta e përditshme në Shqipëri tregon se të paaftët po mbajnë peng një vend të tërë, për faktin e thjeshtë se nuk mund ta përballojnë konkurrencën e lirë dhe të ndershme!
Ditë më parë lexoja se nga një provë e bërë kishte dalë si përfundim se 71% e mësuesve kishin ngëlë në të.
Kështu integrihemi më mirë në botë.
[quoteemPROF. DR. RAMI MEMUSHAJ]"Profesor, të lutem, dua ta mbroj temën e masterit në korrik", - më tha një student që ishte disi mbrapa me përgatitjen e tezës. Kur e pyeta pse ngutej, m'u përgjigj: "Këta të PD-së janë bërë shumë agresivë, të zëvendësojnë... Nuk pyesin për vjetërsi e aftësi, u hapin vend atyre militantëve injorantë që blejnë diploma..."
Përgjigjja e tij e sinqertë më kujtoi një rast tjetër publik, denoncuar në emisionin "Fiks Fare". Aty pashë një fytyrë të njohur që po intervistohej nga gazetari për një aferë korrupsioni me dëftesat e lirimit. Duke bashkuar zërin e tij me pamjen, më erdhi në kujtesë edhe emri i të intervistuarit. Ishte një tjetër student imi i para 30 vjetëve, Haki Doku, një djalë nga fshatrat e Tiranës, i çiltër, i sjellshëm e tepër punëtor.
Nga biseda e tij me gazetarin, doli se Hakiu qenkësh prej dy vjetësh pa punë. Po pse është flakur nga puna një mësues i gjuhës shqipe me kualifikimin e duhur dhe me përvojë të gjatë, ndërkohë që një batakçi, që i kishte shpërdoruar emrin dhe falsifikuar nënshkrimin, është nëndrejtor shkolle diku në bashkinë e Kamzës?
Përgjigjja është po ajo që më dha edhe studenti i masterit. Pushimet arbitrare nga puna i kanë hedhur në rrugë Hakiun dhe qindra e qindra mësues të apasionuar si ai në gjithë vendin, duke bërë të bjerë dukshëm cilësia e mësimdhënies dhe e formimit lëndor të brezit të ri. Këto politika të mbrapshta punësimi, kanë filluar të zbatohen në sektorin e arsimit qysh me ardhjen në krye të Ministrisë së Arsimit të Genc Pollos.
Duke zëvendësuar gati të gjithë personelin e drejtorive arsimore dhe të gjithë drejtimin e shkollave me militantë të partisë së tij, ky ndoqi një praktikë joligjore. Për fat të keq, Partia Demokratike, e cila në periudhën e parë të qeverisjes së saj qe treguar e përmbajtur, këtë praktikë e ka kthyer tashmë në një ndër shtyllat e politikave të saj të punësimit, duke e shtrirë militantizimin deri te mësuesit e thjeshtë. Pushohen mësues me përvojë të gjatë, në vend që të tregoheshin të përgjegjshëm për këtë sektor kaq delikat, ku kërkohet cilësi e lartë e trupës pedagogjike. Madje, nga militantizmi po preken edhe universitetet publike, ku ka dekanë e rektorë partiakë që po përpiqen ta futin këtë frymë në njësitë që drejtojnë. Mjafton të shohësh në këtë fushatë sheshet dhe tribunat e mbushura me nxënës shkollash e studentë, për të kuptuar pse duhen mësues e pedagogë militantë: për mobilizimin politik proqeveritar dhe indoktrinimin e brezit të ri me një ideologji që i ngjan asaj të luftës së klasave, po në kushtet e reja të kapitalizmit shqiptar.
Një trajtim i këtillë i nëpunësve të shtetit, së pari, është në kundërshtim me ligjet në fuqi, pasi përbën një shkelje arbitrare nga ana e punëdhënësit të kontratës së punës. Por më e keqja është se kështu dëmtohet rëndë cilësia e formimit të brezit të ri. Mësuesi militant, edhe po të jetë se ka formimin e duhur profesional, me qëndrimet e tij të politizuara e komprometon figurën e mësuesit, pasi shkolla duhet të jetë e depolitizuar. Po përvoja e gjatë në arsim edhe para viteve '90 na ka treguar se mësuesit që mbaheshin me mbështetjen e partisë, ishin përgjithësisht të paaftë. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe edhe sot.
Për t'i prerë rrugën kësaj praktike të shëmtuar, që ia ka kaluar shumë nga përmasat edhe asaj të kohës së partisë-shtet, do të duhej të ndiheshin sindikatat e arsimit, të cilat duhet t'i mbrojnë mësuesit, duke kërkuar përmirësime edhe në kodin e punës dhe në ligjet përkatëse për t'u prerë rrugën veprimeve të tilla që rrezikojnë seriozisht shkollën. Por, në radhë të parë, vetë që forcat politike që vijnë në qeverisje duhet të ndërgjegjësohen për dëmet e pallogaritshme që i sjell vendit kriteri politik në punësim dhe të heqin dorë nga praktika të tilla që do t'ua kishin zili edhe diktaturat. I vetmi kriter për zënien e një vendi pune duhet të jenë vetitë morale dhe aftësitë profesionale të individit, të cilat dëshmohen nga diploma dhe testohen me anë të konkurrimit, një mënyrë demokratike punësimi që u la mënjanë pas 2005-ës, për t'u zëvendësuar me listat që dalin nga zyrat e partive.
Praktika e punësimit pa konkurs, po me lista partiake jo vetëm që ka flakur në rrugë një numër të madh mësuesish me përvojë të gjatë, po u ka prerë shpresat edhe dhjetëra e qindra të rinjve me diploma të rregullta, të cilët enden më kot në kërkim të një vendi pune në arsim. Duke u kthyer në një kriter absolut, punësimi me kritere partiake, ua pret të rinjve dëshirën për të studiuar, si të thuash ua mpin shpirtin e garës, të konkurrimit, që është karakteristik për njeriun. Prandaj, jo listat me njerëz të zgjedhur në bazë kriteresh partiake apo klanore, që i kanë hapur rrugën paaftësisë dhe ryshfetit, po konkurrimi duhet të jetë e vetmja rrugë e punësimit të punonjësve të arsimit dhe të të gjithë sektorit publik. Vetëm kjo rrugë do ta ngrejë cilësinë e të punësuarve dhe do të shërbejë si nxitje që rinia në shkolla e universitete t'i vihet studimit si mënyra e vetme për të përballuar garën e hapur dhe të ndershme në tregun e punës.
Do të duhej që Ministria e Arsimit t'i thoshte ndal kësaj dukurie të shëmtuar që po rrënon nga dita në ditë shkollën tonë. Por kjo nuk ndodh, pasi edhe vetë kjo Ministri, nga tempull i dijes që duhet të drejtohej nga specialistë me emër të pedagogjisë, psikologjisë dhe të fushave të tjera, është kthyer në një çerdhe militantësh anonimë, që nuk kanë shqetësim punën, por si t'u shërbejnë partive dhe shefave që i kanë punësuar. Është vetë kjo Ministri që zbaton këto politika të kuadrit në qendër e në rrethe dhe, pa dyshim, përgjegjësja numër një për praktika të tilla aspak demokratike punësimi dhe për këtë gjendje të mjeruar ku po zhytet arsimi në Shqipëri.
Këto politika të papërgjegjshme po krijojnë një situatë të ngjashme me atë të kohës së para '90-ës. Në qoftë se atëherë u vra puna duke mos e paguar, sot ajo po vritet duke zëvendësuar njerëzit e aftë, që dinë të punojnë, me njerëz të paaftë, që nuk dinë të punojnë, pra që nuk bëjnë punë. Dhe rezultati është po ai: mbetje në vend, në mos kthim prapa. Kadareja e pati stigmatizuar këtë dukuri negative në shoqërinë shqiptare të periudhës së monizmit, duke pohuar hapur: "Në socializëm zhvillohet një luftë e ashpër midis të aftëve dhe të paaftëve. Mjerisht, në këtë luftë fitojnë këta të fundit." Shpresonim se ndërrimi i sistemit do t'i jepte fund kësaj lufte duke stimuluar të aftët. Për fat të keq, sot të aftët e kanë humbur përfundimisht këtë luftë. Të paaftët, me mbështetjen e shtetit, e kanë fituar atë, falë një tesere partie apo ryshfetit.
http://www.shekulli.com.al/2011/04/20/h ... si-ai.html[/quoteem]
Për këtë çeshtje kaq të mprehtë në shoqërinë shqiptare, besoj se i ka shkruajtur bukur një autor:

[quoteemFerit Lamaj]Ditar kërriçi
“Ditë e hënë, rrofsh për nder,
Vura kapë si …kapter!
Ditë e martë, unë hiçi,
Jam toger, toger kërriçi!
E mërkurë, si ti s’gjen,
Më dhe gradën …kapiten!
Moj e enjte, gdhin si borë;
Ja, dhe unë gdhij …major!
Moj e premte, ç’yje çel;
Thirrem …zoti kolonel!”
“O kërriç, qysh është kjo punë,
Nga e hëna gjer të shtunë?!”
“Moj Parti, të qofsha falë:
Dje kërriç, sot …gjeneral!”[/quoteem]
“Ditë e hënë, rrofsh për nder,
Vura kapë si …kapter!
Ditë e martë, unë hiçi,
Jam toger, toger kërriçi!
E mërkurë, si ti s’gjen,
Më dhe gradën …kapiten!
Moj e enjte, gdhin si borë;
Ja, dhe unë gdhij …major!
Moj e premte, ç’yje çel;
Thirrem …zoti kolonel!”
“O kërriç, qysh është kjo punë,
Nga e hëna gjer të shtunë?!”
“Moj Parti, të qofsha falë:
Dje kërriç, sot …gjeneral!”[/quoteem]
-
Phoenix
- Supreme Member

- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
Re: Shqipëria ndryshe
Diçka me të vërtetë ndryshe..............
[quoteemAGIM HAMITI]Letër e Hapur drejtuar:
— Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
— Ambasadorit amerikan në Tiranë.
— Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e
ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike,
blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $
për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT.
Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të
gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë
të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë
këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e
dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia
(personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte: «Nuk është nevoja për
asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në
Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në
çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë
të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla.
Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë
me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të
cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës
SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet.
Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët
e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar
nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i
ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje
që më ka preokupuar:
«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk
duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye.
Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë
që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80
milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij
të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri,
në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu
regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë
të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të
nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci
amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet. Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me
plane afatgjata e të kalkuluara mirë.
Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej
diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po
i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të
tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet
e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë)
të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave
të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do
t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk
parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit
2011.»
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97–
‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë?
Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit
antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat
merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu
është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike.
Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është
veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare
të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984
komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të
Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të
shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa
rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për
shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e
verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre
22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap
edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
DARI MELI
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.
Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i
Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta
gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar,
Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
Tiranë.
Mgjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë
titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk
do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin
madhor në fjalë. Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar,
realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara
ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej
diktaturës.
Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të
lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJsë, Hamit Meli, idetë
dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur
nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të
dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit
Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të
Guri Stretos.
Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë
sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht
edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të
tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të
pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të
cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të
rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur
politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari
është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa
Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në
çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet
ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e
ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve.
Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara
syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj
ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi
dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të
vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i
detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë.
Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e
dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet,
dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë.
Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve.
Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik
amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të
pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali
që ndriçohet sadopak.
Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë
që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen
symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por
bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të
padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald
Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi:
«Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.»
Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka
bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si
dyzetë vjet para kësaj date. Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të
amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të
Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi
politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës.
Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi
ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me
kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej
diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se
kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i
shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa
malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e
Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj
brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të
kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një
shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku
po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kudrot e rëndësishëm të DSJsë, për të cilët bëhet
fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa
dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre
burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej
politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me
ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të
privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë.
Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk
duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe.
Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës
kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe
janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike.
Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë
dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë
shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një
fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të
favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për
çështjet në proces.
Politikanë të Prishtinës,
Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga
NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej
bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e
kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë
të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve.
Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk
e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u
intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta
pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse
Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por
dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për
rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën
zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të
Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e
Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është
shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në
heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë
çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të
Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka
ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së
bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve
shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të
mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë
vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të
bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave
të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur
korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra
familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se
për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me
etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në
Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në
vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag
të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të
merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë
izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as
rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve.
Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq,
ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar
në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve,
dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ?
«Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura.
Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij
antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës
së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver
Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot
në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy
prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i
tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di
shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën.
Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike
për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë.
Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë
që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform
ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre
ndaj kombit shqiptar.
Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që
mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë
që ta mposhtë të vërtetën.
Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë
një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as
prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje
median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej
institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e
sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në
marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit
shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu,
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs.
Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të
pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të
Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar
shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet
përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e
komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam
shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka
vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt.
Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një
perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të
hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po
ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që
teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një
superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot
në këtë shkrim.
«Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto
fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti
vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të
drejtë:
«Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra
shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me
dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga
gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët
amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra
shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.»
Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e
pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë.
Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të
ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si
edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni
ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të
vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni
edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e
shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër
kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët
punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të
sojit të tyre.
Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë
kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët
punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të
formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin
në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi
ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të
punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave
» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale.
Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit
shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo
Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej
datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të
mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të
Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj
arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës
i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit
“Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të
kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej
tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes.
Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë
DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada
amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të
formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të
shurdhër…
I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara,
amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe
parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor
si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit.
Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të
jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos
lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e
vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni,
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj
së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar
mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i
bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i
djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli
që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të
jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të
vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar
më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe
cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë?
Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit
shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë
në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na
ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e
paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt
shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme.
Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret
shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të
rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e
mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e
dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në
Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është
vulosur e kyçosur në kasafortë.
Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur,
me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk
mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që
Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në
stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si
struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që
bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për
zgjidhjen e problemeve madhore.
Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e
tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine
dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur.
Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo
turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të
njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë
prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të
gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e
ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët
tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën
disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet.
Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të
jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë
si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një
skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e
zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga
shpërbërja graduale.
P.-S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një
Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një
kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: hamiti_agim@yahoo.fr dhe unë do t’i a nis atë
falas në pdf.[/quoteem]

Shqiperia, 20 vjet politike - Ndalohet nen 18 vjeç
-
Phoenix
- Supreme Member

- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
Re: Shqipëria ndryshe
[quoteemShifrat horror, 57 përqind e fëmijëve shqiptarë janë subjekt dhune]Sipas raportit më të fundit të UNICEF “Gjendja e fëmijëve në botë”, 57 përqind e fëmijëve në Shqipëri nga mosha dy deri në 14 vjeç, janë subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike. Të dhënat janë përpunuar nga organizata World Vision, që thotë se kanë kaluar disa ligje të rëndësishme, por situata lë shumë për të dëshiruar. sipas tyre, vendi dhe shqiptarët duhen larguar nga dhuna si normë familjare.
http://www.gazetatema.net/web/?p=18948[/quoteem]
Nëse fëmijët kalojnë apo pësojnë trauma gjatë fëmijërisë, janë më të ndjeshëm dhe e përballojnë më rëndë depresionin kur janë rritur. Vuajnë nga gjendje ankthi etj. Kjo i prin ata që mos të dalin lehtë nga kjo gjendje dhe ndonjëherë të kenë dhe një fund tragjik.
Përveç kësaj, kjo është nxitja për të pasur sjellje të dhunshme në jetë.
Një shembull traume është '97-ta, ku fëmijët luanin me lodra që baballarët e kombit jua kishin dhënë si pa të keq.
Ose edhe lajmet që shtypi shqiptar boton çdo ditë. Ose filmat që përmbanin dhunë, jepeshin orar pa orar nga tv kombëtare. Lëre pastaj shkolla.
P.s Kur e ema e një majmuni e merr të voglin e saj dhe i mëson se kush ushqim është më i mirë dhe kush është i keq, ajo përdor një mënyrë, me sa duket njerëzore. Nëse i vogli fut në gojë një barishte që është e dëmshme ose helmuese, atëherë e ema i jep një shpullë! Kështu i vogli e mban mend se nuk duhet të hajë atë barishte.
Njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo mënyrë shpjegimi i gjërave të vegjëlve, u ka ikur koha.

Pal, është kohë e maskarenjve kjo!
[quoteemMentor Kikia]Në dhjetëra tryeza ku diskutohet e ardhmja e vendit, i kemi dëgjuar politikanët tanë, në pushtet e apo jashtë tij, t’i ftojnë të rinjtë që kanë studiuar e jetuar jashtë, që të kthehen në Shqipëri, të punojnë këtu, të japin përvojën e tyre dhe të kontribuojnë në ndërtimin e atdheut tonë të përbashkët. Këto ftesa mund t’i kenë joshur shumë persona të mendojnë realisht se mund të japin ndihmën e tyre në vendin e tyre dhe realisht ne besojmë se vetëm të gjithë bashkë e me përkushtim, ne mund ta çojmë vendin tonë më përpara.
Por, pas katër vitesh, Pal Çoku nuk mendon më kështu. Pasi jetoi dhjetë vjet në Firence, ai u kthye në fshatin e tij, në Ulzë. Kishte ide të mira dhe i kërkoi Partisë Demokratike ta kandidonte për kryetar të komunës, ku edhe fitoi. E kam njohur Palin, ndërsa vinte pranë televizionit “Top Channel” dhe na tregonte një tufë me harta.
-Ky është plani i rregullimit të territorit të komunës. Kemi përcaktuar të gjithë zonën ku duhet të ndërtohet, çfarë mund të ndërtohet dhe si do të ndërtohet.
Pali kërkonte ndihmë për realizimin e projekteve, ajo që në gjuhën politike quhet lobim. Ndërkohë që qytetet e mëdha, përfshirë edhe vetë kryeqytetin, ishin shndërruar në xhungla të mbjella me pallate monstruoze dhe ku shesheve publike u ishte shpallur luftë, një komunë kishte arritur të bënte një plan rregullues.
Ulza është sot një komunë që ia vlen të vizitohet, është një pikë turistike e mrekullueshme. Një fshat i këndshëm, i shtrirë buzë liqenit të hidrocentralit të Ulzës. Është një fshat që ka rrugë të shtruara, ka një qendër urbane, me kalldrëme, trotuare, vendparkim për makinat, ka shatërvan (është e vetmja qendër në Shqipëri ku ka një shatërvan që funksionon), ka stola, lulishte dhe disa ndërtesa publike vërtet të mrekullueshme. Ulza është sot e vetmja, ose të paktën ndër të vetmet njësi vendore që ujërat e zeza i filtron para se t’i hedhë në liqen, është komuna e vetme ku uji i pijshëm faturohet me aparat matës në çdo shtëpi dhe paguhet rregullisht. Ulza është e vetmja komunë që i ka ndarë pyjet për çdo familje dhe ka hartuar kontrata me banorët, të cilëve u ndalohet prerja, por u jepet për mirëmbajtje.
Kryetari i ri i komunës, veprimin e parë që bëri ishte të pastronte qendrën e fshatit nga derrat që bashkëjetonin me njerëzit. Më pas ai u gjend në një mbledhje të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me të gjithë kryetarët e komunave. Kur u pyetën se çfarë kërkonin, shumica prej tyre thanë në kor: Para, duam para. Ndërsa Pali kërkoi një plan rregullimi. Pastaj mbi atë plan ai kërkoi mbështetjen e projekteve. 230 mijë dollarë iu dhanë për ujërat e zeza e të bardha, pastaj 530 mijë dollarë për rehabilitimin e së gjithë qendrës së komunës. Këto investime nuk u bënë me fondin e komunës, as fondet e qeverisë, por me paratë e donatorëve, duke aplikuar dhe fituar projekte.
Ai rindërtoi edhe një kishë, ose me saktë e ndërtoi atë. Njerëzit e fshatit u ftuan dhe pranuan të punojnë në mënyrë vullnetare dhe e ndërtuan kishën e shkatërruar. Sot aty murgeshat u mësojnë vajzave si të gatuajnë, të qepin rroba e të bëhen të zonjat e vetes.
Në katër vjet, një djalë që erdhi nga jashtë, një fshat që qelbej erë e bëri një vend plot hijeshi. Por çfarë ndodhi tani? Atë nuk e kandiduan më. Sot në garën elektorale janë futur qindra kandidatë komunash e bashkish në tërë vendin dhe shumë prej tyre janë duke kërkuar mandatet e treta, të katërta e madje edhe të pestat. Shumë kanë qenë me PD-në, pastaj u bënë me PS-në, pastaj me LSI-në dhe sërish me PD-në, vetëm e vetëm që të sigurojnë rikandidimin. Dhe janë mes tyre edhe ata që janë tërësisht përgjegjës për shkatërrimin total të zonave që drejtojnë. Nga bregdeti në mal, komunat po kërkojnë të riqeverisnin njerëz që kanë futur në tapitë e tyre toka pafund dhe i shesin si t’ua kishte lënë babai. Kryetarë komunash që kanë shkatërruar infrastrukturën (komunat që rrethojnë Tiranën janë një shembull i kësaj maskarade) kërkojnë sërish votat dhe prezantohen sot nga kryetarët e partive si shembuj të suksesit. Nuk ka aty as plan rregullues, as kanalizime ujërash të zeza, pa pretenduar filtrimin e tyre. Në Ersekë e komunat e saj, rikandidojnë ata njerëz që janë përgjegjës për shkatërrimin e parqeve kombëtare, ata që kanë nën administrim pyjet dhe nën pronësi sharrat që po i masakrojnë këto pyje. Pushteti vendor është mbushur me tregtarë tokash e trojesh, biznesmenë, sekserë e matrapazë që paguajnë për të marrë kandidimin e paguajnë sërish për të marrë votat.
Unë personalisht e kam parë atë vend dhe jam mrekulluar nga dëshira dhe idetë e një njeriu për të punuar. Do të doja të kishte shumë si Pali, të kishte shumë komuna si Ulza. Por përse nuk e rikandidoi Partia Demokratike Palin dhe përse Partia Socialiste nuk ia ofroi vendin, sikurse veproi me disa matrapazë të tjerë që në çdo mandat ndryshojnë parti?
E telefonova dhe e pyeta se çfarë mendonte ai për këtë spostim.
-E para, unë prita në zyrën time Edi Ramën kur ai vizitoi komunën tonë një vit më parë dhe kjo nuk u mirëprit fare nga partia ime. Dhe e dyta, unë kundërshtova me forcë, derisa nuk e lejova të hapej një gurore në komunë, e cila do të shkatërronte një zonë pyjore. Prapa këtij biznesi mendoj që janë njerëz të partisë sime.
Dy arsye shumë madhore për t’i dhënë fund karrierës në një vend si Shqipëria jonë. Që të jesh kryetar komune duhet të jesh një militant deri në verbëri, i gatshëm të paguash para për ta mbajtur vendin dhe po kaq i gatshëm të marrësh edhe armën për partinë. Që të jesh kryetar komune duhet të shesësh interesat e njerëzve që të votojnë për hir të interesave të atyre që vendosin për politikën e madhe dhe fatin e vetë kryetarit. Duhet t’u nënshtrohesh interesave të kompanive të deputetëve e ministrave, të cilët nuk pyesin as për kosto komunitare, as për kosto mjedisore e as për kosto njerëzore.
Pal, ti e ndërtove fshatin tënd dhe e bëre piktoresk. Jam i bindur se do të bëje edhe më shumë, pa pritur kacidhet e qeverisë dhe pa i shpërdoruar paratë e donatorëve të huaj për ndërtimin e shtëpive të tua, siç ndodh në qytetet tona të mëdha. Por ti dhe të tjerë si ti, jeni të parakohshëm këtu. Është kohë e dinozaurëve kjo, është kohë e maskarenjve.http://www.gazeta-shqip.com/#/opinion/7 ... c006b.html[/quoteem]

Indoktrinimi politik i shoqërisë shqiptare
[quoteemPleurat Rexhepi]Duke parë me vëmendje fushatat elektorale të partive politike, ajo që më bie në sy është fakti se me çdo individ që ulem apo bisedoj në ambientet e universitetit apo administratës, tema kryesore është politika dhe vetëm politika, një dukuri e njohur për mjediset ballkanike. Gjatë çdo debati apo argumenti që dëgjoj më kujtohet shprehja e madhe e Winston Churchill se ballkanasit prodhojnë më tepër politikë sesa konsumojnë.
Është për t’u habitur se deri ku është dalldisur shoqëria jonë me politikë, ku ka përfshirë të gjitha shtresat sociale, të gjitha moshat, individët, por ajo që më bren më tepër është se ka “privatizuar” dhe shtresën e të vetëquajturve “intelektualë”. Edhe pse shoqëria jonë ka vetëm disa individë që mund të kenë këtë titull fisnik, prapë abuzohet lidhur me të, në emër të tifozerisë politike nga të dyja krahët në emër të votës, për votën dhe në kërkim të votës. Vrapimi me insistim dhe me ngut drejt votës në mënyrë të vazhdueshme nga partitë politike ka bërë të mundur që të krijohet një ambient agresiv, i cili është demonstruar hapur gjatë këtyre njëzet viteve të demokracisë eksperimentale në Shqipëri. E them eksperimentale, pasi ndryshimet e sistemit shoqëror nuk konsistojnë vetëm në ekonomike dhe politike, pasi ndryshimi themelor dhe më esencial është mënyra e të menduarit apo mënyra e të perceptuarit të dukurive të ndryshme.
Nuk është e nevojshme që unë ta them, por me keqardhje më rezulton se ambientet e ndryshme të shoqërisë vazhdojnë të mbizotërohen nga fryma e parullave politike. Është për të ardhur keq, por është tërësisht e vërtetë se në Shqipëri ka mbi 24 lloje emisionesh politike në javë ose e thënë ndryshe 2160 minuta të indoktrinimit politik në javë. Ne jemi i vetmi vend në Ballkan (për nga numri i popullsisë) i cili ka mbi 4 kanale televizive të cilët transmetojnë 24 orë lajme ose e thënë ndryshe 24 orë LIVE indoktrinim politik. Për ta kuptuar më mirë, mjafton të hapësh televizorin në mëngjes dhe do të konstatosh se si qytetarët janë përfshirë tërësisht nga ndasitë politike që në orën 7 të mëngjesit.
Të gjithë kemi parë se si individët vazhdojnë të marrin pjesë në qindra mitingje politike, ku përfshihen emocionalisht, shpirtërisht, deri në pikën ku konfliktohen me të tjerë. Të gjithë e kemi vënë re se si turmat politike vazhdojnë të jenë tërësisht virtuale që nga momenti kur dalin në mitingje, pasi mbajnë 1 m distancë nga njëri-tjetri vetëm për të krijuar një imazh masiv, tërësisht virtual, e cila e ka prejardhjen po nga indoktrinimi politik.
Si ka mundësi që ne vazhdojmë të politizojmë çdo individ, ambasador, profesor, intelektual, student, biznesmen apo punonjës në bazë të kësaj formule, e cila po krijon një problem serioz për vendin tonë?
Përse vallë një intelektual i nderuar duhet të marrë pjesë në një debat politik i cili është thjesht një garniturë e freskët për politikanët tanë?
Unë nuk e di dhe sa pika të tjera duhet të shkruaj që të kuptojmë se ne po jetojmë në një indoktrinim masiv, ku ndasitë politike po krijojnë një ndarje negative për shoqërinë tonë.
Është e trishtueshme, por e vërtetë se plaga reale e shoqërisë shqiptare është se po përpiqet që të ndërtojë norma me vlera perëndimore, por harrojmë se ne akoma nuk kemi ndryshuar mënyrën e të menduarit, atë që quhet “MIND SET-in” e shoqërisë.
Frazat tragjike të qytetarëve se “ne jemi mirë, por vetëm ju mos u zini...”, apo “do votoj partinë, por jam i papunë, me asistencë sociale...” lë të kuptosh se deri ku ka degraduar individi. Shembujt janë aq të shumtë saqë unë mund të shkruaj një roman me titullin “Tifozeria e Indoktrinimit Politik” që ka dehur mendjet e qytetarëve të thjeshtë në çdo cep të Shqipërisë. Megjithatë, e keqja më e madhe është se kur ky dimension negativ zbret te mendjet e intelektualëve tanë në një dozë pak më të reformuar, më vjen të mendoj dhe të përpiqem që të kuptoj mentalitetin tonë ballkanik.
Përse vallë ne nuk kemi ndërtuar një shoqëri të tillë që pa marrë parasysh se cila parti do të fitojë zgjedhjet, vendi do të ecë përpara me vlera dhe parime perëndimore?
A e kupton individi i shoqërisë sonë se e gjithë klima e krijuar ka një kosto financiare për vendin tonë, pasi ndasitë e mëdha politike nuk krijojnë strategji reale, por bazohen në politika afatshkurtra, vetëm për vota dhe krijojnë kosto në plan afatgjatë.
Të gjithë e dimë se ne jemi në një prag fushate ku çdo individ ka ‘nxehur’ motorin e mendimit se ku do të votojë. Ajo që është e rëndësishme është se të gjithë duhet të reflektojmë rreth mënyrës tonë se si mendojmë dhe perceptojmë dukuritë e indoktrinimit politik.
Ajo që dua të shpreh është se pa marrë parasysh se cila parti do të fitojë zgjedhjet lokale apo zgjedhjet e përgjithshme, ne duhet të kuptojmë mënyrën e të menduarit të shoqërisë tonë, që ka bllokuar mendjen e individit me një perde të hekurt politike ku nuk lë të depërtojë asnjë vlerë apo frymë risie në shoqëri.
Prandaj, ne duhet të kuptojmë se konsensusi dhe vetëm konsensusi shoqëror i bazuar në vlera dhe parime perëndimore i cili bazohet në një ndryshim rrënjësor te mënyra e të menduarit dhe mënyra e të bërit politikë, është e vetmja rrugë për zhvillimin dhe iluminimin e vendit tonë.
Autori: Pedagog, Fakulteti i Ekonomisë, UT
http://www.gazeta-shqip.com/#/opinion/b ... b5cf3.html[/quoteem]

Makiaveli dhe Princi
[quoteemPROF. SKËNDER GJONI]Tremujori i parë i këtij viti ishte me plot ngjarje të trishtueshme e tragjike, ngjarje të cilat si për çudi tashmë në Shqipëri nuk po zbardhen por zvarriten dhe frenohen ndoshta me shpresën se do mund të zbehen e do të harrohen vetëkuptohet nga autorët dhe bashkëautorët. Ai që mundohet të harroj, të mbuloj apo të tjetërsoj krimin është pa dyshim dora vetë, autori i tyre.
Padyshim që vrasjet e 21 janarit janë akti më kriminal dhe i "pastër" i bërë nga z.Sali Berisha që nga viti 1991 e këtej në morinë e krimeve të tjera, e që nuk është rasti për t'i përmendur në këtë shkrim.
Do parashtroj e do komentoj disa arsyetime personale rreth këtij krimi të "pastër" shtetëror të rrallë e të paparë në Europën demokratike që nga koha e Musolinit dhe Hitlerit. Qëllimi im nuk është fort për të bindur shqiptarët e Shqipërisë, por më shumë këta të disaporës që jo rrallë herë më habisin me naivitetin e tyre duke më bërë pyetje dhe dërguar shkrime për shpjegime ma profesionale. Paraprakisht i kërkoj ndjesë lexuesit për ndonjë zgjatje e për disa detaje profesionale që për mua kanë nevojë të njihen nga të gjithë përpara se të krijojnë një ide sa më të saktë dhe mos ma keq, të kapen e t'i besojnë aksionit demagogjik e gënjeshtar që megjithëse i gatuar trashë- trashë nga Sali Berisha arrin të denigrojë "naivët" e të krijojë çoroditje, sadoqë problemi është fare i qartë.
Fshati që duket s'do kallauz, thonim herët, kur ishim pak ma të mençur, me sa duket dhe shumë ma të pastër. Para se ta filloj interpretimin e ngjarjes së parë në fjalë do i kujtoj lexuesit një thënie si formulë që e lexojnë në të gjitha fillimet e teksteve të kriminologjisë: "krimi perfekt nuk ekziston". Edhe në raste krimesh shumë- shumë të menduara, syri i mprehët i hetuesit ekspert në kriminologji din të kapi gjithmonë një detaj ose të interpretoj një veprim që në studim të t'cilit kthehet në një provë të pakundërshtueshme. Të tilla, në rastin e 21 Janarit ka plotë. Provat direkte apo indirekte të zbuluara e të parashtruara qartësisht nuk të lënë mundësinë të bëhen as spekullime, as interpretime diametralisht të kundërta siç është tendenca aktuale.
Jo rrallë herë provat indirekte që gjithmonë si numër janë shumë herë më të mëdha sesa provat direkte bëhen shpesh më bindëse dhe më të fuqishme mbasi përmbajnë në vetvete shpjegimin dhe motivimin e fajësisë së kriminelit bazuar edhe mbi arsyetimin e çastit veprues, situatën mendore, gjendjen psikologjike para dhe pas krimit. Për një ekspert me eksperiencë çdo send, gjurmë, fjalë, arsyetim, gjendje, kthehet në një provë me vlerë akuzuese dhe bindëse.
Tragjedia e Gërdecit ishte një aksident tragjik që zbuloi një krim makabër shtetëror ku fatkeqësisht u vranë 26 vetë, ndërsa më 21 Janar kemi katër krime që janë vrasje me urdhër për të "Vrarë", dhe fatkeqësisht jo për shkelje ligji, as për vetëmbrojtje. U vranë këta njerëz që, për fatin e tyre të keq me mënyrën e kryerjes së vrasjes provon pafajësinë e tyre. E thënë shkurt: mënyra si u vranë provon qartë se janë vrarë fare pafajshmërisht. Praktikisht viktimat fatkeqe u vranë sepse pikërisht në momentin fatal që vrasësi Llupo merrte shenjë mbi ata, pikërisht në atë çast ata ishin në gjëndje statike, të palëvizur mbi rreth pesë sekonda. E tepërt të shtoj se ishin shumë larg gardheve, zonave e kangjellave të gjoja rregulloreve të mbrojtjes siç na këndoi Kryeministri midis të tjerash të koduara me zona A,B,C etj....
Ka norma të koduara me imtësi të studiuara nga specialistë për sa i përket mënyrës dhe efektit të goditjes me armë. Ato që kanë bërë shkollë për këto punë i njohin mirë këto norma ushtarake apo kriminalistike. Të vrasësh një njeri nuk është punë e kollajtë. Ata që kanë marrë pjesë në luftë e dinë shumë mirë këtë veprim. Aq sa kollaj vritet njeriu aksidentalisht, aq me vështirësi vritet në luftë apo në aksion. Si në çdo gjë edhe në këtë veprim kryesore mbetet shkollimi specifik dhe eksperienca e madhe. Normalisht një qitës detyre apo qitës elite profesional duhet të stërvitet rreth 25-30 e ma tepër orë në javë. Kuptohet thjeshtë që një njeri i pa lëvizur qëllohet shumë më lehtë sesa një njeri në dinamikë. Ja disa të dhëna që më janë ngulitur në mendje edhe sot që shkruaj. Njeriun në pa lëvizje, një qitës "mesatar", i stërvitur, e merr në shenjë për 3-5 sekonda duke e qëlluar për vdekje. Rasti kur një njeri vrapon me ritëm të rregullt dhe në një drejtim po ky qitës e merr në shenjë për afërsisht 7-10 sekonda, ndërsa një njeri që lëviz në mënyrë të çrregullt që ta marrësh në shenjë për ta vrarë për vdekje duhet ta shoqërosh për rreth 15 - 20 sekonda pa marrë frymë që të arrish të sinkronizohesh, duke shoqëruar lëvizjen e viktimës dhe në momentin e përputhjes së gjithë këtij kombinimi intuite, eksperience e dijesh të tërheqësh këmbëzën. Ky rast kërkon veç stërvitjes dhe talent të veçantë prandaj dhe plagosja me vrasjen janë në përpjesëtim 70% me 30% bazuar në statistika serioze kriminologjike.
Duke parë filmimet s'ka si të mos bëjë përshtypje vrasja e Veizit. Fatkeqi, duke qenë edhe disa metra larg portës e jashtë territorit as nuk i ka vajtur mendja që syri dhe dora vrastare e kriminelit Llupo e selektoi si më të kollajshëm për ta vrarë. Dhe e vrau. Kriminelit Llupo ia ka lehtësuar marrjen në shenjë edhe dera e zezë e hapur, e cila ishte po ashtu statike dhe nga pozicioni i vrasësit ishte paralel me Veizin e gjorë në projeksion fare afër tij, si të thuash e orientoi më mirë për ta vënë në shenjë. E them këtë sepse një njeri, qoftë statik e merr më kollaj në shenjë kur është afër një objekti po statik, paralel me të dhe me ngjyrë dalluese më mirë sesa kur viktima është krejt vetëm ose i rrethuar nga objekte të lëvizshme. Në procesin e qitjes pamja anësore "orbitale" ndihmon orientimin e pamjes kryesore. Po të ishte fjala për të mbrojtur territorin brenda kangjellave, krimineli Llupo duhet të kishte qëlluar një djalë të ri që nga lëvizjet aktive duhej të ishte rreth 20 vjeç. Ky djalë trim dhe kokë krisur siç e kemi parë shumë herë qëllonte me gurë vrasësin Llupo. Duel tepër i frikshëm. Llupo me skafandër komplete dhe me një automatik Pb5 - 9 mm dhe përballë tij i ziu djalë e qëllonte me gurë rreth 20 metër larg. Duel, të themi "berishian". Të ishte për të mbrojtur territorin, Llupo mund ta inaktivizonte djalin e ri kokëkrisur me një breshëri të shkurtër këmbëve për 2 sekonda, siç duhet ta ketë rregullorja dikur e siç e kanë rregulloret e të gjithë botës sot. Është mjerim i demokracisë së Sali Berishës modeli i vrasjeve në 21 janar sepse edhe në kohën e diktaturës ushtarët e gardës në Bllok kur kishte raste që ndonjë këmbësor hynte në bllok urdhri ishte që të qëllohej nga këmbët fillimisht, pasi t'i ishte bërë thirrja "Ndal" disa herë për t'u inaktivizuar. Dhe kështu ka ndodhur realisht në një rast kur dikush me biçikletë hyri në bllok, apo edhe kur një natë dikush si i dehur në vjeshtën e vitit 1978 tentoi të kalonte në thellësi të bllokut. Kurse sot automatikët e gardës qëllojnë direkt në trup njerëzish të pafajshëm.
***
Këtu qëndron e fshehta e problemit tonë. Urdhri ishte pa dyshim "Vrisni" dhe jo "plagosini" shkelësit nga këmbët, etj. Në momentin që vrasësi Llupo shenjonte fatkeqin Veizi, i cili në atë moment po vrojtonte me duar në xhepa - provoni duke parë videon.. numëroni me ritmin e sekondave, 1-2-3-4-5, nuk do ta kaloni 4 sekondëshin, Veizi shembet i vdekur. Duke qenë me gjysëm apo çerek profili vrasësi Llupo ka marrë shenjë në gjoks. Sqarim: Njeriun po ta qëllosh nga përpara, ballas, po nuk i preke zemrën apo shtyllën kurrizore nuk vdes menjëherë. Madje ka shanse të jetojë po iu dha ndihma shpejt. Ndryshon krejtësisht puna kur e qëllon në lartësinë e gjoksit dhe në profil. Në goditjen anash, majtas djathtas e anasjelltas, siç thuhet brinjë më brinjë, vdekja është e sigurt. Vrasja në fjalë më kujton vrasjen e Bardhok Bibës nga mirditorët. Këta veriorë e mjeshtër të pushkës denbabaden e dinin mirë këtë mënyrë vrasjeje. Nishantarë të klasit të parë, pritën e zinin gjithmonë për të qëlluar objektin anash. Rasti i Bardhok Bibës i qëlluar brinjë më brinjë është tipik i mirditorëve. I shoqëruar nga dy shokë të tjerë kemi shkuar, e kemi marrë e transportuar trupin e të vrarit. Ai ishte qëlluar mbi 700 hapa larg, vetëm me një plumb dhe në pritë gjetëm vetëm një gëzhojë e disa bishta cigaresh të dredhur. Plumbi i kish përshkuar mushkëritë, zemrën pa asnjë lloj shprese shpëtimi. Vrasja e Veizit më duket shumë analoge, por shumë- shumë më afër dhe mjerisht shumë më e kollajshme për t'u realizuar. Në këtë rast përjashtohet çdo mundësi për ta paraqitur si një vrasje rastësore.
***
Vrasja e Hekuranit ka ndodhur gjithashtu qëllimisht. Ky grup njerëzish të hipur mbi një tavolinë së bashku me një kamera u qëllua në drejtim "koke", as për t'u plagosur, as për t'u trembur. Me rikoshetë e pa rikoshetë kemi një qitje me objektiv për të vrarë, kjo është e qartë. Ndërsa njeriu i qëlluar me plumb në kokë është 99% i destinuar që të vdesë, sidomos me plumb pushke apo automatiku 9 mm. Gjatë periudhës së luftës kurrë nuk kam parë ose dëgjuar që një njeri të goditet nga një plumb në kokë e të shpëtojë. Njoh vetëm një rast që për kuriozitet vlen të përmendet. Në një aksion sulmi partizani dhe atentatori Safet Kurti i ngritur në këmbë me automatik në dorë duke bërtitur të famshmen thirrje luftarake, "Para partizanë". Pa mbyllur gojën një plumb i hyn drejt në gojë duke mos i prekur për fatin e tij shtyllën kurrizore por afërsisht 1-1.5 cm larg vertebrës së qafës. Safetin e kujtuam të vdekur kur e pamë rastësisht të rënë përmbys që villte gjak. E mbartëm në krahë dhe e lamë në Pezë në një bazë tonën në një familje fshatarësh me aspak shpresë shpëtimi. Fshatarët e mjekuan me mjaltë e me duhan e ai shpëtoi për mrekulli. Flitej për një rast tjetër kur një partizan kishte marrë një plumb në ballë, pak sipër, dhe që plumbi i kishte dalë në anën tjetër duke i kaluar përmes dy hemisferave trunore pa i dëmtuar gjë. Edhe ai shpëtoi nga kjo, por u vra më pas, nga një plumb qorr pak para çlirimit!!.
***
Dy vrasjet e tjera të 21 janarit janë kryer me plumb në kokë. Kam ndjekur "si të gjithë" gjendjen në koma të Aleksit, i cili u dërgua mbas kaq ditësh për t'u kuruar në Turqi. Të kishte pasur vërtetë shpresë për t'u operuar, dhe kjo në konsultë me specialistë merr një mundësi probabiliteti përgjigjeje pothuaj 100% të saktë me mundësitë diagnostike me aparat MRI dhe CT scaner të trurit e të kokës, atëherë Qeveria e dhimbsur për qytetarët e saj mund të sillte me urgjencë një specialist të mirëfilltë nga jashtë (si solli Berisha në rastin e Kosta Trebickës!!!!) ose e dërgonte menjëherë të sëmurin në një klinikë të specializuar. Por të mos harrojmë se kemi edhe ne specialistë të aftë si Petrela me kolegët e tij, etj.
Të kish qenë fjala, larg qoftë për ndonjë si gjeneralët tanë Ndre Preni apo Ahmet Burgaj do ishin dërguar me helikopterë që atë natë. Por protestuesi opozitar, buletini mjekësor i të cilit raportohej në televizor nga disa mjekë ushtarakë që për keqardhjen e shikuesve e të pacientëve ishin me pamje qoftexhinjsh, u dërgua pas disa ditësh në Turqi. Shtet me dashuri të madhe për Qeverinë tonë e sidomos për kryeministrin e saj S. Berisha. E në këto rrethana ndërrimi i plumbit mund të bëhej me "kollajlluk", rezultati, një vdekje më pak. Nuk duhet harruar se ka shumë mundësi që edhe kalibra të njëjtë t'u përkasin armëve me marka të ndryshme.
Pyes, përse duhet të hetohet rasti në Turqi, në kundërshtim me të gjitha normat ligjore të vendit e ato ndërkombëtare? Përse përdhoset deri në këtë farë feje institucioni shqiptar i hetimit?
***
Përsa u përket armëve, problemi në Shqipëri mund të komplikohet së tepërmi për ekspertizat qofshin dhe amerikane. Numri i armëve dhe llojshmëria e tyre në një vend si i yni, me gjithë ato pushtime, ushtri e armatime është tejet i ngatërruar. Vetëm kur kujtoj armët që kishim në bodrumet e Ministrisë së Brendshme them se mund të mbusheshin disa muze gjigandë. Gjithfarësoj pushkësh automatike, revole, pistoleta të të gjitha kalibrave e të të gjitha markave. Armë të rralla që nga koha e Turqisë, austriake, të kohës së Zogut, gjermane, ruse, kineze, amerikane, britanike pa fund. Me gjithë asgjësimet dhe groposjet e herëpashershme kishte ngelur një thesar i vërtetë për amatorët dhe të apasionuarit. Nuk mungonin pushkët me dylbi, pushkët snajper gjermane, ruse, kineze, zvicerane, franceze. Sigurisht të qëlluar nga tarraca dy vrasjet e tjera janë bërë me këto armë të precizionit të lartë. Të tilla kemi pasur boll. Unë kam informacion të besueshëm se armët e stokuara në bodrumet e MPB nuk janë prekur në vitet 1996-1997. Kam dijeni të plotë për mirëmbajtjen e tyre pasi njeriu i posaçëm që merrej me to, shef Çarçani më konsultonte gjithmonë për mënyrën e trajtimit të tyre me detaje. Kur gjenerali Zhukov erdhi për vizitë në Shqipëri ai bëri shumë dhurata. Veç dylbive cilësore ruse, aparateve fotografikë, dhuroi edhe katër pushkë gjysëm automatike me dylbi të një preçizioni të jashtëzakonshëm fabrikacion sovjetik i vitit 1938 në kuti të zeza me kadife të kuqe, dhe siç pohoi vet Zhukovi në një darkë në Pallatin e Brigadave. Me po të njëjtët modele snajperët sovjetikët i kishin bërë gjëmën gjermanëve gjatë luftës. (Me snajper ishin vrarë rreth 800 ushtarë gjerman). Ai na tha se një armë e tillë identike i ishte dhuruar vet Stalinit në një kongres në vitin 1938. Më vonë erdhën të porositura nga Gjermania Lindore armë të preçizionit të lartë akoma më të sofistikuara e veçanërisht mjaft më të bukura, të prodhuara në qytetin e njohur botërisht për prodhime të tilla "SUHL", së bashku me çiftet e famshme MERKEL nga e njëjta fabrikë. E gjithë Byroja posedonte çifte të markës SUHL-MERKEL. Po ashtu në numër të vogël disponojmë armë snajper të mrekullueshme çekosllovake C.Z. të cilat janë shumë të ngjashme me austriaket. Të kuptohemi, për shkak të çmimit shumë të lartë blerja e këtyre ishte në numër 2-3 armë në çdo rast. Këto armë ndodhen të disponueshme diku në depo të veçanta, nuk kanë humbur. Janë të kalibrave të ndryshëm dhe me fuqi të ndryshme. Janë afërsisht, e pakta 90 - 100 armë snajper të tilla pa shtuar ato kinezet. Këto sigurisht nuk janë në regjistrat që pasqyrojnë armatimin e rregullt ushtarak të efektivit të Gardës. Në vitet 1974 - 1975 janë blerë armë të preçizionit të lartë akoma më të avancuara, deri me lazer dhe me bateri nga Austria. Ashtu si u blenë çifte nga më të shtrenjtat në botë në Angli dhe pushkë me dylbi prodhime të reja në numër 4-6 copë. Disa nga këto armë i dërgonim në drejtorinë e pritjes te Sterjo Gjokoreci, në rastet kur udhëheqësit i përdornin për gjueti derrash dhe kaprojsh. Flas gjithmonë për armë që janë blerë me pakicë të paguara nga nëpunës të shtetit, pasi ato që janë futur më vonë duke u blerë në tregun e zi në rrugë shërbimesh të errëta për të vrarë e për të mos u gjetur kurrë arma, nuk kam dijeni.
***
Deri para pak vitesh armët snajper kishin trajtim të veçantë. Nxirreshin me vetëm dy firma, një firmë nga përgjegjësi i armatimit dhe një firmë nga vet Ministri për një qëllim të veçantë dhe duhet të ktheheshin menjëherë mbas mbarimit të përdorimit të përkohshëm. Kur udhëheqësit e lartë, kushdo që të ishte, i huazonin për gjueti të rëndë, arma detyrimisht duhej të "flinte" në depo, nën supozimin që mund të vidhej e mund të përdorej kundër udhëheqjes.
Këto armë janë jashtë regjistrave të armatimit tradicional ushtarak. Njerëz të stërvitur, të zgjedhur dhe për nga aftësia, të policisë e të gardës me armë të tilla në dorë janë vetëm për të vrarë saktësisht e jo për të trembur apo për të plagosur. Drejtuesit e këtyre aksioneve kanë autoritetin urdhërues që këto armë të mbajtura për të vrarë nuk ekzistojnë me emrin e askujt. Do ishte naive për shqiptarët që të besojnë që nga kreu i zinxhirit komandues e deri te gardisti më i thjeshtë, që të gjithë të mbanin armët e standardit të regjistruara e të vrisnin me to. Armët vrastare që kanë lënë gëzhojat jetime besoj se nuk do të gjenden më kurrë. Logjikisht ato duhet të jenë zhdukur një herë e përgjithmonë. Dhe për të zhdukur armët e tilla që kanë bërë vrasjet nuk përbën ndonjë vështirësi të madhe, madje është si një lodër zbavitëse ustallarësh. Sidomos më shumë akoma kur "zinxhiri komandues" ndenji i lirë për tre javë, i pa thirrur dot nga prokuroria gjoja nga lapsusi i fletë thirrjes. Brenda kësaj kohe tepër- tepër të gjatë, zinxhiri drejtues "mashtrues" do thoja, i drejtuar nga Ahmet Burgaj (ky miniaturë e Ahmet Zogut), Ndre Preni etj, ka pasur kohë të mjaftueshme për me bërë e ribërë regjistra, firma, me zhduk armët e përdorura e me i zëvendësuar me të tjera. Me mundësitë që kanë, me kohën rreth 20 ditë do kishin zhdukur pa vështirësi, jo revole e pushkë snajper, etj, por edhe TOPA 180 mm do të zhduknin pa gjurmë.....
***
Nga burime shumë të besueshme mësohet se gjatë protestës së 21 Janarit ka pasur gardistë të vetëplagosur apo edhe që, në momente paqëndrueshmërie psikologjike kanë humbur kontrollin nën presionin e urdhrit për të vrarë qytetarët protestues dhe për pasojë u është shkrepur arma pavullnetshëm përgjatë tentativave për të mos zbatuar urdhrin. Prandaj janë bërë trajtime mjekësore brenda ndërtesës së Kryeministrisë. Kjo bëri që të flitej nga kryeministri Berisha për gardistë të plagosur prej demonstruesve. Prandaj kishte plumba brenda Kryeministrisë, por nuk kishte xhama të thyer në dritaret prej goditjeve nga jashtë ndërtesës së Kryeministrisë. Ky ishte skenari i parë i përgatitur nga Berisha për të akuzuar demonstruesit, por që ndryshoi shpejt nga rrethanat e reja të orëve të mëvonshme e ditëve në vazhdim.
Kur deputeti Hoxha në krah të Eduard Halimit në komisionin parlamentar e pyeti gjeneralin Ndre Preni se, a kishte të plagosur me armë zjarri nga ana e gardistëve, Preni tepër i ngurosur, sikur të kishte gëlltitur okllainë nuk iu përgjigj pyetjes. Deputeti e përsëriti prapë pyetjen, a kishte të plagosur me armë zjarri nga ana e Policisë dhe Gardës. Preni rrinte si i ngrirë pa asnjë përgjigje. Dikush deshi ta përsërisë pyetjen, por Halimi me një gjest të dorës e ndërpreu pyetjen tepër të bezdisshme. Kjo ishte më se e qartë se Preni kishte skenarin e ri, ndërsa deputeti Hoxha pyeste me skenarin e vjetër. Me sa duket zinxhiri mashtrues e kishte parë të arsyeshme të hiqnin dorë nga Shakaja e Puçit (mjerisht).
***
Të kthehemi te problemi i vrasjes së parë, akoma pa u parë "kaseta e famshme" filmike e vrasjes së Veizit. Ndoqa deklaratën e mjekut ushtarak Sami Koçeku, ku me njohuritë e një eksperti dallova menjëherë gënjeshtrën fatale. Kjo gënjeshtër për një ekspert mjafton për të shërbyer si filli i Arianës në mitologjinë greke që të të shpjerë direkt te Minotauri ynë gjysëm njeri e gjysëm kafshë "kriminele". Siç e kemi parë dhe riparë, mjeku Koçeku shpjegoi se vrasja është shkaktuar nga një plumb tepër i vogël që ka vetëm një hyrje në trup pa dalje. Gjë që presupozon se fatkeqi është qëlluar nga fare afër, mbasi nga kurora e djegies rreth vrimës së plumbit vërteton që distanca e qitjes është rreth 1 m - 1, 20 m. Çka do të thotë me fjalë të tjera se është qëlluar nga vetë demonstruesit, d.m.th një krim i qëllimtë për të akuzuar më vonë demonstruesit. At'kohë nuk dihej akoma ekzistenca e "Kasetës Shpëtimtare". Atë natë mendja e sëmurë e kryeministrit nuk mendonte gjatë (ekspertiza nga tanët e të huaj, etj).
E vërteta dhe gënjeshtra e pastër për të fshehur krimin: Ekzistojnë pistoleta të vogla të quajtura pistoleta grash. Fillojnë nga kalibri 6.25 mm dhe ka 6 ose 5 plumba dhe një dorë e madhe e mbështjellë plotësisht. Tyta e saj është 6 cm e gjatë, doza e barutit është 0.1 gram. Kjo pistoletë mund të vrasë në distancë fare afër, 20-40 cm maksimumi. Më tutje s'ka as forcë dhe as preçizion (tyta e shkurtër), por zhurmën e bënë shumë të madhe. Kjo lloj arme grash nuk bën pjesë në asnjë armatim profesional si te ne, ashtu edhe në asnjë armatim profesional të botës. Në depon tonë të MPB as atëherë as tani këto pistoleta nuk ishin e nuk janë të regjistruara dhe kryesisht janë markat Beretta, Ëalther, Herstal, Broëning, C.Z.. Kanë dekoracione shumë tërheqëse me zedef, fildish e të kromuara.
Një kalibër paksa më i madh 7.65 mm është minimali i pranueshëm në ushtri. Oficerët gjermanë kishin të tillë për në qytet, jo për në luftë. Hitleri vet është vetëvrarë me një kalibër 7.65 mm të markës Ëalter. Këto të dhëna siç merret me mend janë pak më profesionale dhe nuk ka si t'i dijë as kryeministri kardiolog e as mjeku Koçeku patolog. Pra këtu qëndron gënjeshtra kriminale: Unaza e kuqe e flakës së barutit nga distanca e afërt që të dy doktorët e shpjeguan me kaq bindje e siguri ekzistuese që, ishte gjoja e pranishme në trupin e të vrarit sikur ky të ishte qëlluar nga shumë afër por, detyrimisht duhej të ishte lakuriq, i zbuluar në pjesën e qëlluar. Pra praktikisht me kraharor lakuriq si në plazh ose në shtëpi në një stinë vere e vape të fortë e jo në mes të janarit. Insistoj se mjeku ushtarak nuk ka parë asnjë shenjë flake nga minipistoleta e sajuar me fantazi e as ai vetë s'kishte si ta shpikte. Shpikje me zarar kjo që të shpie direkt në bankën e të akuzuarve. Po të kishte drejtësi, në kodin penal përpjekja për të fshehur krimin quhet bashkëfajësi kriminale.
Të dhënat e kësaj mini pistolete janë sugjeruar nga një gjysëm profesionist, supozoj i Gardës, e kanë shkuar te mjeku Koçeku. Kush i kërkoi këto të dhëna me kaq urgjencë dhe që me po kaq urgjencë e nxitim u dhanë në TV? Sigurisht pa asnjë mëdyshje nga vrasësit. Kujt i vajti mendja dhe kishte kurajon që të krijonte këtë krim të dytë po aq me peshë sa vrasja vetë? Këtë kompetencë dhe kurajo për këtë veprim të dytë mjeran, të ndyrë e shumë të dënueshëm e kishin vetëm dy vetë, Kryeministri dhe Ministri i punëve të brendshme. Vetëkuptohet urdhëruesit e vrasjeve për t'i mbuluar ato. Madje po atë natë, Kryeministri në delirin e panikut deklaroi me "sinqeritet" se kjo armë nuk është në pajisjen e ushtarakëve tanë. Shumë qesharake për një njohës. Njësoj si të thuash llastikat ose pengallot me gurë nuk janë pjesë e armatimit ushtarak. Për ta përforcuar alibinë e tij shtoi se këto armë mund të ishin me silenciatorë. Akoma kjo një e pamundur tjetër mashtruese. Merreni me mend marrëzinë më tej kur Kryeministri shtoi se demonstruesit ishin të pajisur me stilolapsa pistoletë me nga një mikroplumb. Në rastin e këtyre plumbave mikro jo vetëm duhet të jesh shumë afër, por edhe maja e plumbit të jetë lyer me një përzierje cianuri dhe mbuluar me komponent të tjerë që i rezistojnë temperaturës dhe që në kontakt me gjakun shkrijnë menjëherë duke paralizuar sistemin nervor të viktimës, pra jetën në 1-2 sekonda. Këto stilolapsa pistoletë kryeministri i ka parë në ekspozitën e MPB që ndodhej përballë Vollgës, ku u ekspozuan armatimet e Xhevdet Mustafës. Besoj që i ka parë sepse në atë kohë u zgjodhën disa kuadro partie që ta shikonin këtë ekspozitë në mënyrë që të propagandonin aktivitetin armiqësor të agjentëve të imperializmit. Këto deklarata i përsëriti në Qeveri dhe Kuvend. Shpjegoi edhe për një trajnim fizik të demonstruesve në grupe 5-she... si në kohën e Enverit kur trajnoheshin terroristët arabë e amerikano-latinë në shkollat e fushat e shkollave të sigurimit të Hasan Luçit. Dhe shtoi që këto grupe pritej të furnizoheshin me armë nga një automjet diku në bulevard, por kësaj radhe me armë të rënda, kallashnikovë etj.(skema e parapërgatitur dhe e funksionuar nga ai vet Sali Berisha në ditët që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit me historinë e pushtimit të televizionit). Nga i kishte marrë këto të dhëna kur akuzoi SHIK-u po atë natë se nuk i kishin bërë asnjë sinjalizim? Dhe akuzoi Ramën, presidentin e Kryeprokuroren për PUÇ. Ndyu dhe gojën për habinë e bashkëatdhetarëve e të ndërkombëtarëve duke e quajtur të nderuarën Kryeprokuroren e vendit të vet, shoqen e vajzës së tij Argita lavire (kurvë)!!.
***
Duke e parë shpesh herë fytyrën e tij gjatë këtyre dy fjalimeve 21 e 22 janarit, për një specialist është e qartë, identike, gjendja e një krimineli para dhe mbas krimit. Nga një super eksitim imediat i trurit (fly or fight) nxitet prodhimi i adrenalinës në maksimum. Fytyra e kriminelit në 85 % të rasteve skuqet, rrahjet e zemrës dyfishohen e ka hipertension arterial fulminant, akselerimi i ideve është në maksimum dhe logjika del jashtë kontrollit. Si të thuash bëhet një dyzim në tru, më thjeshtë duket sikur ka dy njerëz në një. Njëri ndjek pak si nga larg, dëgjon tjetrin sikur flet, që arsyeton e vepron kodra mbas bregut e jashtë përgjegjësie dhe duke e kuptuar që është gabim por që, në asnjë mënyrë nuk e ndalon dot. Qëllimi i vetëm është që sa më shpejt e sa më shpejt të justifikoj, të mbuloj krimin, të bindë të tjerët që s'ka bërë gjë.. të tjerët janë ata që kanë bërë.
Në këtë kaos patologjik të tmerrshëm që fatkeqësisht është prodhuar nga po ai vet me historikun e përgjakshëm të ngulitur në memorie, paniku nxitet në maksimum nga skena të ngjashme që i kanë ndodhur vrasësve e kriminelëve të tjerë që jetojnë gjithmonë gjallërisht në memorien e vrasësit. Në rastin tonë kryeministri Berisha, padyshim që në ato momentet e 21 Janarit nga paniku i madh më shumë i kanë ardhur para syve skenat historike të Çausheskut të përgjakur me këmbët e përthyera dhe kravatën e kuqe, të arrestimit të Millosheviçit apo vrasja e Sadatit në Egjypt. Çdo individ seleksionon ngjarjet e ngjashme sipas një riti krejt personal që kondicionohet nga shumë premisa tejet personale të perceptuara e të regjistruara në situatën tronditëse personale që, me nxitjen e pamjeve agresive të shoqëruara me derdhje të fuqishme adrenaline në gjak çoroditin arsyen drejt krimit.
***
Zinxhiri komandues i Gardës i cili faktikisht u kthye në një zinxhir mashtrues të fakteve dhe provave, të drejtuar nga Makiaveli Berisha dhe Princi Basha me veprimet e kryera më shtyjnë të mendoj se, në ka ndonjë shpresë për zbardhje më shumë është bazuar te rastësia sesa te aftësia që u dobësua nga zgjatja tre javore. Duke iu referuar psikologjisë mashtruese të klasit të lartë ku e ka hypur kryeministri ynë Qeverinë dhe Politikën e tij shikojmë e dëgjojmë ndonjëherë veprime kontradiktore edhe të përfaqësuesve të huaj. Sado të jenë të shkolluar ambasadorët, sado të kenë eksperienca nga vendet e tjera, sado të zgjuar e të mprehtë ta kenë mendjen, sado të djallëzuar sipas masës amerikane, as amerikani e as europianët nuk mund ta marrin me mend kurrë sesa të thellë e ka Pusin e Mashtrimit Sali Berisha i ynë dhe Qeveria e të pandehurve të tij. Te Berisha dhe Qeveria e tij, gënjeshtra, mashtrimi, korrupsioni, s'janë më TURP. Kanë hyrë në një fazë të re të paparë deri më sot. Ato janë bërë si Puna dhe Detyra e përditshme në një shtet tjetër europian.
***
Mësuam me trishtim për vetvrasjen e djalit 22 vjeçar të Myrtajt. Lexova pak komente, shumë pak për një rast tejet tragjik ku fajtorët i shohim tepër të lumtur nëpër ekrane. Një ngjarje e tillë është shumë tronditëse për mendimin e një shoqërie demokratike. Kjo provon se vdekja dhe vrasja po bëhet një gjë e zakonshme nën qeverinë e "të pandehurve". Në një këndvështrim profesional vetvrasja në vetvete është një akt sublim kurajoz kur bëhet me koshiencë. Po përjashtoj rastin e të sëmurit skizofrenik. Bëhet edhe nga një pleqëri që refuzon të torturohet e të torturojë të afërmit dhe sigurisht edhe nga presioni i madh i një sëmundjeje të pashërueshme. Literatura të orienton që jashtë kushteve të sipër përmendura vetvrasja në përqindje të madhe rastesh përmban në vetvete një akt hakmarrjeje. Në tekstet e kriminologjisë theksohet që të mos injorohet kjo mundësi nga hetuesit e ngarkuar për hetim. Eshtë pikërisht kjo që në literaturën kriminalistike në të shumtën e rasteve quhet "Hakmarrja e të Pafuqishmit". Në rastin tonë ky djalë 22 vjeçar i Myrtos, nuk duhet të ketë qenë fare djalë agresiv. Duhet të ketë qenë një djalë i zgjuar dhe me një sensibilitet të thellë sipëror. Ai nuk ishte i lindur me ADN-në e kanunit të Lekë Dukagjinit që të gjente një armë dore e të nisej në Tiranë për të marrë hakun e babait të vrarë. Presionin psikologjik për hakmarrje e ka pasur sigurisht tmerrësisht të fortë. Ka qenë aq i ndershëm sa të mos bënte një marri e të vriste një dikënd nga fisi Berisha (nji të kollajshëm), si e bëri një verior që vrau dy vëllezër para 3 javësh dhe shkoi u dorëzua vet në polici. E ka ditur mirë dhe sigurisht ka vuajtur për atë se çfarë mendojnë dhe presin njerëzia nga ai. Sigurisht nga drejtësia e Berishës e vrasësit dora vetë, nuk kishte ç'të priste, kështu ky djalë i mirë trim vendosi ta vrasë apo ndëshkoi Berishën, Bashën e familjet e tyre indirekt duke vrarë veten. Ky arsyetim nuk është i një njeriu letrar e romantik. Por i një eksperience personale të mjaftueshme për të interpretuar rastin në fjalë. Me keqardhje dhe dhimbje më vjen keq ta them që djali viktimë me gjasa është gabuar. Basha dhe Berisha janë i një brumi tjetër, shumë më tepër refraktarë, një brumë i veçantë vrastar. Ndoshta është me vend që ta ilustroj këtë me një rast të ndodhur në vitin 1982. Mbas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, djali i madh i tij, Vladimiri së bashku me gruan e tij, Bardha, dhe dy vajzat u transferuan me punë në Gramsh. Sigurisht jetonin të izoluar sipas orientimeve dhe nga presioni i fanatikëve. Sipas pohimeve të operativit, familja jetonte me ankth të madh megjithëse komshinjtë ruanin një farë respekti që s'mungonin t'ia shprehnin sipas rasteve. Ndryshe me fëmijët. Fëmijët në mungesë të logjikës së pjekur bëhen shpesh shumë agresivë. Kështu ndodhte që vajzat vinin dhe të përgjakura në shtëpi nga rruga kur provonin të dilnin e të luanin me fëmijët e tjerë. Vladimiri si zgjidhje gjeti të niste të shoqen dhe dy vajzat në Tiranë te i ati Tano Shyti dhe vet qëndroi në Gramsh. Mbas disa kohësh u gjet i vdekur. Kishte gjetur si mënyrë vetëvrasjeje të lidhej me korrentin e shtëpisë mbasi kishte zëvendësuar telat e hollë të siguresave të shtëpisë me tela bakri 1mm të trashë dyfish. Vladimiri ishte inxhinier elektrik. Ai u gjet me dy duart e karbonizuara deri te bërrylat gjë që tregon se siguresat kishin funksionuar mirë. Vladimiri ishte djalë i zgjuar, i qetë, tipik midis tipit sanguin e atij flegmatik. Akti ishte i menduar plotësisht prej tij. Ai ishte shumë shok me fëmijët e Enverit, ai ishte si i shtëpisë te Hoxhatët. Dhe pikërisht atë e donte shumë Ai. Kjo dihej nga të gjithë. Vladimiri e ka vrarë veten pikërisht për të vrarë Enverin, hakmarrja tipike e të pafuqishmit. Ndryshe nga Saliu dhe Luli. Enveri, bile edhe Nexhmija e hekurt nuk e kaluan kollaj provën para të cilës i vuri vetëvrasja e Vladimirit. Në ato kohë tejet të trishtuara Nexhmija shpeshtoi vizitat nëpër familjet e Byrosë dhe përsëriste si në makth po të njëjtën shprehje: "Po ai Ladi ç'pati? Enveri s'kishte ndonjë gjë me atë."... Tregues i thellë i një gjendje turbullie të madhe që s'e fshihte dot.
Enveri që nga vetëvrasja e Vladimirit bënte përditë shëtitjen tradicionale, por filloi të ndalej me minuta të tëra para shtëpisë së Mehmetit. Aq sa nga drejtuesi i sigurimit të udhëheqjes iu dha udhëzim rojeve që të bënin sikur nuk e shikonin kur qëndronte ashtu, i palëvizur, gati- gati sikur bënte homazhe përpara shtëpisë bosh të Mehmetit gjithnjë rreth orës pesë mbasdite. Vetëvrasja e Vladimirit agravoi në mënyrë fulminante diabetin, por sidomos ngarkesën psikologjike të tij dhe precipitoi fillimin e fundit të Enver Hoxhës e ai nuk e mori më veten asnjëherë. Ky ishte mendimi ynë konfidencial bazuar në të gjitha arsyetimet e rrethanave mjekësore e politike. Shkurt Vladimiri e pagoi me jetën e tij të re aktin e hakmarrjes por ama Enverin e plagosi shumë rëndë e, e dërgoi në vdekje para kohe. Dua të them se Enveri ishte një vrasës i madh por me sa duket ka gjithnjë më të këqinj siç na mëson aktualiteti sot me Berishën e Bashën.
***
Një sinjal i kriminalitetit të papërmbajtur Berisha - Basha është edhe ajo ngjarja tepër e trishtueshme e kryeministrit me të shoqen Liri Berisha ndaj asaj vajzës jo fort të vogël por një derro zonjushë e cila me një gjest të turpshëm të gishtit të mesëm të dorës (gjest burrash dhe horrash) që kishte provokuar një demonstrues e që ai për ndëshkim i kishte dhënë një a dy shpulla korrektuese. Ky gjest barbarie i çiftit Berisha bëri që në TV të zhvillohej një spektakël që gati- gati më kujtonte spektaklet e Shkurte Pal Vatës dhe barcaletat shoqëruese të këtyre shfaqjeve absurde.
Nuk mund të përmbahet indinjata kur me pak imagjinatë mendoja fëmijët e të vrarëve viktima përpara ekraneve të etur për të parë një reagim sado pozitiv ngushëllues e mishërues për ata e për prindërit e vrarë. E në vend të kësaj shohim kryeministrin Berisha me të shoqen Liri të veshur me të bardha që me plot dinjitet mbante dhe një peshqesh për vajzën e dhunuar e cila si për çudi na paskej pasur edhe ditëlindjen. Të rrethuar nga kamerat plot puthje prindërore e dashuri të gjithanshme. Çfarë kanë menduar ato zemra të vogla me baballarët e vrarë në këto momente! Kjo ka vetëm një koment. Një kriminel që vrau katër baballarët po plagos e vret fëmijët e tyre. Çfarë vuajtje për nënat, për fëmijët që kuptojnë mesazhin makabër. A kujtoni ju o kriminel se i biri i Myrtajt që vrau veten ka ngelur indiferent duke parë "dhembshurinë" e çiftit Berisha ndaj një shpulle? Këtu u përfshi edhe Liri Berisha, vet nënë dhe e njeh dhembshurinë e nënës. Ka vetëm një shpjegim.
Sikur ata katër viktima të mos ishin shqiptarë por të paskeshin qëlluar minoritarë serbë, gospodinie Sllobodanka (Liri Berisha) nuk do ta kishte provuar kurrë që ti bënte karshillëk në TV fëmijëve të gjorë bashkëkombas. Sa për këtë avdallin kryeministër, ka kohë që e ka vërtetuar katërcipërisht proverbin jugor që tregon: Nga je ti more? Jam nga fshati i gruas, bile bile kam mik shtëpie Fazlliçin dhe e kam kaq mik sa po të doni ua sjell këtu në parlament. Pra ju bëj dylber të Fazlliçit edhe juve, baballarët e kombit.
Berisha thotë se e ka lexuar Makbethin. Po ju Lady Berisha a e keni lexuar? A e ke ndigjue ti zojë proverbin mitik verior: mos baj (keq) se ta bajn e ta teprojnë. Me çfarë ilaçi hypnotik flini ju çifti i lumtur i dhuratave, bashkëshortët Berisha?
***
Po flitet shumë për prezencë të huaj në zgjedhje dhe shpresoj që ajo të jetë efikase në maksimum. Këta të huajt duhet të kenë mirë të qartë specifikën tonë makiavelike të 50 vjeçarit të fundit që nënkupton se te ne frika nuk mundet me arsye por, vetëm me një frikë më të madhe, dhuna ndalet nga frika e një dhune më të madhe. Sa për predikime apostolike ambasadorash, kërcënimet e tyre të holla indirekte, aha, Bualli ynë nga Viçidoli nuk pyet për mushkonja vendi, qofshin këto edhe të "jashtëme".
Nga gjithë informacionet dhe me çfarë na paraqitet në TV gjendja duket shumë e tensionuar dhe paralajmëruese. Dikur gjatë luftës motivoheshim nga faktori ideologjik marksist dhe lufta patriotike kundër okupatorit. Siç më informojnë miqtë, qeveritarët tanë sot kanë krijuar në të gjithë vendin një rrjet segmentesh këmishash blu të Berishës të ngjashme me këmishat e zeza të Musolinit e këmishat e murrme të Hitlerit, të gatshëm në çdo moment e në çdo formë të përdorin dhunë fizike, psiqike individuale apo familjare. Motiv të vërtetë s'kanë ideologji por, vetëm motivin e parasë dhe të përvetësimeve të paimagjinuara që disponon Qeveria e të Pandehurve të Berishës. Parimi i tyre është: të derdhet para pa kursim për të mbrojtur paranë e gllabëruar dhe për të fituar para të tjera. Për ata, disfata sado e vogël është e pa pranueshme sepse është një hap drejt burgut.
Një prokuror amerikan në pension më dërgonte opinionin e tij në Facebook lidhur me vrasjet e 21 Janarit dhe gjykonte se për atë ngjarje në rrethana të ngjashme në disa shtete të Amerikës personat përgjegjës si Kryeministri Berisha dhe Ministri Basha do kishin marrë dënim kapital në karrige elektrike. Ndërsa në shtete të tjera do ishte dhënë dënimi kapital me injeksion, i cili sipas mendimit të tij do ishte më komod atje ku është hequr karrigia elektrike. Dënim me burgim të përjetshëm do rezervohej sipas atij për mjekun ushtarak Koçeku, si fillues i gënjeshtrës dhe për pasojë bashkëfajësi në krim. Kur shoh Bashën me pretendim për kryetar bashkie me fytyrën e bardhë e të nginjur që shkëlqen midis fytyrave të vrara e të hequra të tiranasve duke u premtuar gjithçka, veç të zgjidhet kryetar, më kujton Çiçikovin e Gogolit që gënjente njerëzit për të blerë shpirtrat e vdekur, ndërsa ky bën çmos të blej shpirtrat e gjallë për t'i vdekur me "dashamirësi e sinqeritet të ëmbël" të pastër, sikur të lahej jo me ujë por me mjaltë ose sherbet. Basha lut Zotin të zgjidhet kryetar, vetëm të zgjidhet që vetëm të lerë mbrapa 21 janarin, vetëm të rihyjë në jetën shoqërore e të riciklohet i "pastruar nga krimi" kujton ai. Tani kryeministri i ekzaltuar në ekstrem predikon me forcë zgjedhje të qeta, pa konflikte, por nga ana tjetër sipas informatave që më vijnë ka vënë në funksion maksimal skalionet me këmishat e tij blu. Shikohet qartë që Berisha lumturohet para edhe mbrapa entuziazmit të pjesëmarrësve nëpër mitingje të organizuara nga ai vet. Vini re se, sa më shumë eksitohet e skuqet duke kaluar deri në ulëritje ekstazore, duke më kujtuar gjithmonë valet e dervishëve dikur. Suksesi, duartrokitjet, thirrjet e të rinjve të ekstazuar, flamuret blu të PD-së kanë kaluar tashmë në një drogë të domosdoshme për Atë..
Sigurisht kjo i krijon sensacionin e sigurisë së dashurisë të popullit që e adhuron e e brohoret shefin e vet. Kur i thanë Napoleonit, Sire (Imzot) dilni dhe përshëndetni entuziazmin e popullit në ballkon, u përgjigj: "Të jeni të sigurtë se me atë entuzuiazëm do të brohorasin po të më prisnin kokën". Praktikisht e historikisht janë diktatorët vrastar që brohoriten deri në delir nga masa popullore. Kujtoni Hitlerin, Stalinin, vdekjen e Enverit.....Ashtu si i droguari ka drogën domosdoshmëri ashtu Berisha s'jeton dot tashmë pa fjalime triumfale dhe ekranet e TV. A ju shqetëson shumë mënyra e çjerrur bërtitëse e zërit të tij me refrenin "Ju siguroj unë juve"? Bukur fort. Ajo që ka arritur të sigurojë në masë sipërore është "PASIGURIA" e gjithanëshme.
Mendoj sinqerisht që sikur të ishim një popull normal, i pa dëmtuar në psikologjinë e jetës në komunitet në këto kondita që kam përshkruar më sipër, atëherë opozita në këto zgjedhje duhej të shkonte pa fushatë fare. Do duhej të ishte Pozita ajo që duhej të bënte fushatë sa më agresive pasi humbja e pushtetit prej saj përkthehet humbje e lirive dhe pasurive, pra humbje totale.
***
Duke ndjekur një polemikë në Opinion të TV Klan për kandidaturën e Bashës më në fund dëgjova Preç Zogaj që vuri në dukje me mjaft kujdes e ndrojtje që s'duhej harrue fakti që Basha në ditën e vrasjeve të 21 janarit ishte Ministër i Brendshëm dhe brenda në Kryeministri, prezent në vendin e ngjarjes. Zoti Neritan Ceka menjëherë dhe me një zell të madh, i alarmuar u mundua të bëj zhurmuesin tradicional e stereotip blu të PD-istëve. Iu kundërvu Zogajt duke i thënë që s'duhet spekulluar e përfituar nga një fakt i së kaluarës, "të mos i kthehemi të kaluarës që tashmë është një histori". E pabesueshme!! Si mundet kaq lehtë të anashkalosh e të quash histori një vrasje të freskët e kaq makabre kur kufomat nën tokë janë akoma në fazën e parë të dekompozimit. Si mundet që ky historian dhe bir historiani të jetë vet kaq i dekompozuar moralisht që të marrë në mbrojtje anën e kriminelit. Lind pyetja: A ka zoti Neritan Ceka vallë në historinë e tij personale gjëra të tilla të errëta që tashmë janë të shkuara?. Mos harro zoti Ceka se 3 muaj nga dita e vrasjeve të 21 janarit janë baraz me tre minuta në historinë e kombeve dhe jo histori mijëvjeçarësh poçesh arkeologjike. Siç kërkon enët e antikitetit për të bërë historinë e kombit ashtu duhet kërkuar më fort akoma drejtësia e vrasjeve të 21 Janarit për të bërë historinë e moralit të kombit.
***
Duke i ardhur fundit dua të theksoj edhe një herë prioritetin njerëzor mbi atë politik, material, etj. Asnjë njeri, cilido qoftë s'ka asnjë të drejtë që t'i marri jetën një tjetri qëllimisht. Vrasësi është kriminel kushdo qoftë ai. Paratë e vjedhura, abuzimet, përvetësimet e paligjshme, etj etj, janë tepër të dëmshme, prapë në një mënyrë apo tjetër ato janë materiale. Po të jemi popull me pak mend ato prapë pjesërisht apo tërësisht kthehen kurse jetët e 31 personave të vrarë kot nga Qeveria nuk kthehen më kurrë. Po e konkretizoj me një shembull. Të mendojmë 31 të vdekur në balancë në këmbim të 100 kilometrave autostradë, apo në këmbim të pesë tuneleve, etj. Kush do ngrinte dorën kundër 31 jetëve në favor të veprave të sipër cituara?? No Koment!
Të gjitha bëmat tragjike të Berishës nuk mund të harrohen. Një ditë Ajsbergu Berisha do të dali apo do ta nxjerrim më në fund në breg, në të thatë, dhe atëhere bota do ngelet pa mend (të brendshëm e të jashtëm) për bëmat e tij. Pa dyshim shkrimtari i madh sot për sot dhe zbërthyesi i talentuar psikanalist Fahri Balliu nuk do mungoj të shkruajë një libër me titull "Zotrija i Zi ose Kryeministri i Zi". Unë besoj se me intuicionin e hollë që e karakterizon, Romanin historik tashmë në trurin e tij e ka të përgatitur. I mungon vetëm kapitulli i fundit dhe epilogu.
Të jetë i sigurt se populli shqiptar do ia falë me këtë rast të gjitha gjynahet që ka bërë në shërbim të Zotnisë së Zi.
Veç në mos ia kalon publiçisti Frrok Çupi me botimin e ndonjë libri për Zotrinë e tij Sali Berisha. Kështu vepron Berisha, në fillim të dhunon pastaj të detyron të shkruash libër. Njësoj si veproi me autorin e librit Berisha mes kasandrave.
Mjerimit të këtyre iu shtua edhe shkrimtari Visar Zhiti. Ka vuajtur burgun nga diktatura vrastare dhe sot rrjeshtohet me diktaturën e vrasësve të qytetarëve që kërkojnë drejtësi, dhe të drejta njerëzore ku përfshihet edhe e drejta e votës së padhunuar.
Është shumë revoltues, shkatërrues i ndërgjegjes së kombit fakti i të "Harruarit të Krimeve". Akoma më shumë kurajoja e vrasësve për poste dhe vota. Është shumë revoltues entuziazmi dhe duartrokitje e masës së caktuar popullore për vrasësit demagogë. Dikush mund të thotë, mjaft më me të vrarët, ata u nderuan, u bë një meting madhështor, koha ecën përpara. Kjo më kujton proverbin verior: "I gjalli me të gjallë, i dekmi me të dekun". Dakord, por me një kusht ama. Që edhe vrasësi kriminel të jetë me vrasësit kriminel e jo të bëjnë sikur s'kanë ba gja e të pretendojnë për kryetar bashkie e Kryeministër të përjetshëm.
A e keni lexuar deklaratën e Ambasadorit hollandez? Mos vallë ata ambasadorë që nuk flasin janë dakord me vrasësit tanë dhe veprimet e tyre? Një konkluzion më mundon: Bota që na ndjek habitet për qeverinë tonë me të pandehur apo sigurisht për fat të keq dhe për durimin dhe bindjen prej skllavi të popullit tonë përballë krimit e korrupsionit të përbindshëm qeveritar???.
http://www.shekulli.com.al/2011/05/01/m ... rinci.html[/quoteem]

land
- Poster Grande Member

- Posts: 257
- Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
- Gender: Male
Re: Shqipëria ndryshe
http://www.shekulli.com.al/2011/05/06/b ... ranes.htmlBerisha: Shqipëria sot e bukura e dheut e turizmit në të gjithë globin
(E përditësuar) - Mitingu elektoral i Aleancës për Qytetarin u përshendet edhe nga kryeministri Berisha i cili në fjalën e tij vuri theksin mbi arritjet e qeverisë.
"Shqipëria nga vendet më të varfra dhe të falimentuara e ngjitëm në grupin e vendeve me të ardhura mesatare. Ju me punë dhe përkushtim bëtë realitet ëndërrën shekullore të shqiptarëve të lëvizjes së lirë në mbarë Europën. Ju bëtë që Shqipëria që nuk ekzistonte ne hartat e turizmit të jetë e bukura e dheut, një nga destinacionet e para në të gjithë globin." - tha Berisha.
ç'far sarkazme?!!!!! ky ose e merr kete popull per budalla ose ka falimentuar nga trute e kokes ?! pse djallin jemi kaq komb i mallkuar? gjithmone idiotet do drejtojne shqiperine? bobo ky ja kalon enver hoxhes nga deliri.
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford
- Henry Noel Brailsford