Page 1 of 1

Grup-mendim.

Posted: Sat May 21, 2011 7:58 pm
by Orakulli
Quhet groupthink. Ne kemi nje situate të tillë tashme te quajtur normale ne Shqipëri. Brënda grupit-parti, ne ndeshemi me nji grupthink të pastër, ata janë që marrin vendimet e fshehta kundërdemokratike, p.sh,si ato pistat sesi të mposhtin kundërshtarin politik duke vendosur dhe planifikuar më parë me shkel ligjin dhe kush do të kundërshtonte, jo vetem nuk do përfillej, por edhe do të kishte pasoja më vonë. Në shumicën e rasteve shqiptare, kur kritikuesi është nji anëtar i thjeshtë i grupit, pa shumë kredite, jo si Bamir Topi, ai brënda 5 sekondas do të qitej jashtë salles-grupit me shqelma e grushta, ndërsa per Bamirin do te nxitej ndonji TV-fushark. Ndërsa Rama thuhet që paska rrahur dikë në këto zgjedhje, Berisha kishte rrahur dikë me parë, ose e ka rrahuar keto ditë, por ende nuk e kemi marre vesh; fshati në feste i thonë andej nga anët e mia. Ndoshta prandaj sot në Shqipëri ka aq shumë parti që jane pre ; shumcia e tyre kanë lindur nga mospranimi i mendimit alternativ dhe kritik brënda grupit të tyre të parë pjesmarës.
Ndërsa jashtë grupeve-parti kemi grupet-polle, mbështetesit e tyre, ose përfituesit e vegjël ekonomike, kockuesit, nga pjesmarja në këtë grup, në një vend pune, në nje tendër te vogël për çizme për punëtoret e naftës, një…, të cilët na paraqesin nje grup-polle, që jane gjithomonë shumë me te egër se grupet-mëmë, dhe pothuaj janë në gjëndje skizofrenike gjatë zgjedhjeve. I fundit ashtë populli, ose jashte-grupi, i cili vuan kronikisht pasojat dehumane te vendimeve dhe verpime jo ligjore, jo racionale, te dy grupthink-partive kryesore, që të shkretërve po u ndodh në mënyre të përseritur historia e deleve gati për të rënë në greminë, ose rënë ne nji rast me tre mije trupa pajete, vetëm nga grupthink edhe gruppollet.
Grupmenduesit, në rastin tone partite kryesore PD-PS, kërkojnë brënda grupit të tyre të arrijnë një vendim unanim duke shtypur çdo mendim dhe vlerësim kritikues, u cili eshte baza e efektivitetit te shoqërise së hapur demokratike. Ky vendim unamim ndilgohet tek gagiçitjet neveritese të Bërishes për “çdo votë duhet numëruar”, ose te Ramës me grushtin lart “hapni kutitë”, të cilat kanë të fshehurat brënda grupit, paraplanifikimet kundër ligjore, para-vendim-veprimet shkelese dhe shkaterrues të ligjit.
Pra, edhe grupthink në rastin shqiptar ashtë ekstrem, sepse kalon zonën brënda ligjit, por zhvillohet në zonën e ndaluar nga ligji. Me pak fjalë ashtë nji groupthink kriminal, prandaj me të drejtë përbuzen tashme, pas njezet vjetesh nga jashte-grupi popull.
E vetmja menyre, e cila ashtë gjeniale në demokraci, ajo do të ishte tërheqja e tyre nga skena politike në mënyre paqësore dhe ndërtimi vërtet i votimeve te pavarura. Ndoshta do të ishte mirë votimi elektronik. Dy butona kuq e blu, vendos gishtin tënd mbi ekran dhe pas indetifikimit shtyp vetëm njerin prej tyre dhe kjo ashtë e gjitha. Jo me letra me njolla, me ngjyra, kuti votimi pa çelesa, komisione vlerësimi e numerimi nga grup-pollet, etj. Kjo vendosja e gishtit do të kishte edhe shumë më të mira të tjera.