"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Projekti i bashkimit të shqiptarëve

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Projekti i bashkimit të shqiptarëve

#1

Post by Tomorr »

Kryeministri shqiptar Sali Berisha, kërkon që mes Shqipërisë dhe Kosovës të realizohet bashkimi i kombit, përmes shkërmoqjes së kufijve, aksion që vjen nga bashkëpunimi mes qeverive, pavarësisht nga përkatësia politike e tyre. Kryeministri Berisha i ka bërë pohimet në një intervistë që i dha mbrëmë televizionit Klan Kosova në Prishtinë. Shefi i ekzekutivit ka folur jo vetëm për lidhjet mes dy vendeve, por edhe për komentet nga media të Prishtinës, që disa deklarata të tij i cilësuan si ndërhyrje e Berishës në politikën e Brendshme të Kosovës.
Lidhjet mes dy vendeve/Kryeministri Berisha, duke folur për raportet e tij me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, ka theksuar se marrëdhëniet e mia me z.Thaçi janë të shkëlqyera. “Unë kam përuruar tunelin me Kryeministrin e Kosovës dhe gëzimi ynë atë ditë ka qenë i papërshkrueshëm, pasi ajo ditë përbënte një simbolikë të jashtëzakonshme për kombin”, - ka evokuar Berisha, ditën e para pak muajve kur u shemb tuneli që ndante dy vendet. Ai është ndalur më tej në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe projektet mes dy vendeve: “Pas pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes së Shqipërisë në NATO, projekti i dy qeverive tona është bashkimi i kombit, në kuptimin e zhdukjes së kufijve dhe lehtësimit të bashkëpunimit mes bizneseve të të dyja vendeve”, - theksoi Berisha.Kurse vijoi: “Ne do të punojmë, sapo të krijohet Qeveria e re, që t’i zhdukim të gjitha dallimet që i mundojnë qytetarët shqiptarë kur vijnë në Shqipëri apo kur të shkojnë në Kosovë. Në këtë kontekst, me z.Thaçi ne kemi një projekt dhe ky projekt është që t’i bëjmë shqiptarët të ndjejnë bashkimin në çdo gjë”, ka thënë Berisha. “Kurrë rotacionet e pushtetit nuk mund të rrezikojnë këtë projekt në të cilin shqiptarët kanë shumë punë për të bërë. Mendoj se janë fare primitive interpretimet jashtë këtij konteksti”, ka thënë ai.
Ruajtja e partneritetit/Pas replikave të fundit mbi atë që u cilësua nga media të Kosovës ndërhyrje në punët e brendshme, kryeministri Berisha ka deklaruar se ka dhe dëshiron të ketë raporte të mira me të gjitha partitë kryesore në shtetin më të ri në botë. Kryeministri nuk mohoi se ka “raporte tradicionale me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, por shton se “kam raporte të shkëlqyera me Partinë Demokratike dhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e parti të tjera”. “Partia Demokratike ka pasur marrëdhënie tradicionale me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse ato ishin dy forcat kryesore”.Por, këtu Berisha u përpoq të sigurojë se “kjo nuk përbën asnjë lloj pengese për të ruajtur dhe zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera me Partinë Demokratike të Kosovës, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me të gjitha forcat tjera”, duke shtuar se “unë vlerësoj rolin e secilit prej tyre” dhe evidentuar se ata “kanë kontribute të mëdha”. Sipas Berishës, këto forca politike, “kanë kontribute në lartësimin e çështjes së Kosovës, kanë kontribute të mëdha në Ekipin e Unitetit, kanë kontribute të jashtëzakonshme në procesin për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Deklaratat e dhëna mbrëmë nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, erdhën pas debatit që u hap për “ndërhyrjet e tij në skenën politike të Kosovës”. Gjithçka erdhi pasi kryeministri Berisha takoi përfaqësues të LDK-së në Tiranë dhe u shprehu mbështetje duke u dëshiruar fitoren në zgjedhjet e pritshme të Kosovës. Disa citime, u interpretuan si anim i mirëfilltë politik i Kryeministrit shqiptar dhe nga disa analistë të Kosovës, u parapa edhe si një deklaratë që mund të kishte pasoja në bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy qeverive në Prishtinë dhe Tiranë. Por e kundërta u theksua fort nga kryeministri Berisha në intervistën që i dha mbrëmë televizionit të Prishtinës: “Raporti im me faktorin politik në Kosovë është i shkëlqyer. Unë kam raporte të mira, vëllazërore, si me koalicionin qeveritar, ashtu edhe me opozitën. Jam i bindur se ky rregull funksionon dhe duhet të funksionojë edhe për autoritetet zyrtare dhe spektrin politik të Kosovës. Në të gjithë qëndrimet tona, gjykoj se ne nuk duhet të bëjmë dallime për sa i përket përkatësive partiake”, ishte deklarata mëse sqaruese e kryeministrit shqiptar Berisha, në intervistën dhënë televizionit Klan Kosova.
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Q

#2

Post by alfeko sukaraku »

faktikisht kryeministri sal berisha mbetet ai kryeminister i cili bene dicka edhe nuk e di se c po bene.

Ju kujtohet 97?kryeministri "nuk e dinte" se firmat ishin piramidale..ja futen shoket!!

ju kujtohet Enver Hoxha...lumi rrjeth i paster ne burim..por turbullohet rruges....nje surrat-nje politike.

Historia tregoj se sal berisha me tosin e nanes ishin dy "politikanet" qe i futen turinjet ne politken e shqiptarve te maqedonis ..edhe i bene shqiptaret te percahen...kjo eshte bema e tyre.

keni vene re se kosovaret ne nje pjese te madhe te tyre e mbrojn sal berishen si hero kombetare??...ne nje kohe qe sal berisha ka pranuar se i shiste nafte serbis..edhe se familja e tij ka lidhje gjaku me administraten e miloshevicit.

STOP SAL STOP

je njesh-je ylle-je figure..por mos mbille percarje mindis kosovarve...Shqiperia nuk duhet te nderhyje ne ceshtjet e brendsheme te politikes shqiptare ..jashte saj..POR NE BASHKPUNIM ME TE GJITHA FORCAT POLITIKE TE PUNOJ NPER TE ARDHEMEN E KOMBIT.MBROJTA E NJE PARTIE DO TE THOTE VELLAVRASJE..STOP SAL STOP

puno per kombin,por pa unitet nuk munde te kemi rrezultatet e duhura.Politika shqiptare duhet te ulet e te vendosin vijat e kuqe ,qe po u shkelen nga politikanet shqiptare ..ta dine se po tradhetojn kombin.

per 4 a 5 ceshtje shqiptaret duhet te kene nje mendim unik te nxjerre nga akademiket e vendit...jo gallatat e sal berishes.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Q

#3

Post by Aulona »

alfeko sukaraku wrote:faktikisht kryeministri sal berisha mbetet ai kryeminister i cili bene dicka edhe nuk e di se c po bene.

Po gallata me e madhe me te eshte sesa here e ndien veten ngushte, del e na ben thirrje kombetare. Po megjithese mund te them qe ata qe nuk kane sy edhe vesh apo llogjiken ta kuptojne, nuk kuptojne qe nuk u jane permbushur gjerat me elementare te jeteses per standarte, si do te kalojne ne kete hap kaq te madh. Kjo eshte per qorret dhe shurdhet, jo per ata qe vertet llogjikojne. Edhe me e forta Saliu gjithmone vete tek TVKlan te beje keto emisjone kaq me fame, asnjehere ne televizjone te tjera. E paska kete Opinionin emisjonin e tij te preferuar... -haha-
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Roni
Member
Member
Posts: 44
Joined: Sun Aug 09, 2009 12:40 am
Gender: Male

Re: Projekti i bashkimit të shqiptarëve

#4

Post by Roni »

Z.Berisha nuk di te ngopet me gjake shqiptari,sepse Ai nuk eshte i knaqur me gjithe keto Tragjedi qe i shkaktoje Kombit te vet,andaj ne vargun e viktimave te shumta,qe erdhen nga keq qeverisja e Berishes,dhe ne vazhden e shume vrasjeve me paramendim,mbi ndergjegjen e tij antikombtare do te rendoje edhe vrasja e paramenduar e Z.Kosta Trabicka-deshmitarit kuq te tragjedis se Gerdecit.
Saloja kesaj radhe nuk do kaloje lehte,sikurse kaluan tragjedit tjera ne Shiperi.Pra sa vrasjet u heshten ne Shiperi,per tekat e Berishes dhe sa djem dote vriten akoma.
Mendoje se vrasja e Kosta Trebickes do ti hakmerret vet Berishes,dhe nuk do te kaloje heshturazi si rasti i Remxi Hoxhes,vrasjet e shumta ne vitin 1997,pastaj vrasjet misterioze te ushtareve te UÇK ne vitein 1998,sic eshte rasti,sidomos me Gjeneral Ilir Konushevcin,e Dr.Hazir Malen,pastaj vrasja e Azem Hjadarit, Arben Brocit etj etj,per te vazhduar me vrasjet tjera misterioze,dhe per tu permbyllur me turp,vrasjet e banorve te pafajshem ne tragjedin e Gerdecit,dhe vrasja e fundit,kjo e Dritan Hoxhes e Kosta Trebices dhe shume me e fresket vrasja e Policeve te Shtetit kjo eshte turpi i Berishes keshtu e don Bashkimin Berisha.

Tani se ra fjala pashe nje shkrime per Shqiptaret e Maqedonise po te them disa fjale ti shoku Tomorri
Shteti Shqiptar kur kryetar ishte Sali Berisha ishte i pari Shtet që pranoi Maqedonin pa kurrfar të drejtash të Shqiptarve, i cili veprim euforik cilët tregoi se Sali Berisha e kishte plotsisht gabim për pranimin e këtij Shteti, sepse shqiptarët u detyruan të rrokin armët dhe të luftojnë që t'i fitojnë të drejtat e tyre në shtetin që kreu i Shqipërisë ua pranoi Shtetin.

Pos këtij gabimi nga kreu u Shqipërisë, ka edhe gabime të tjera që i bënë ndaj Kosovës, ky kre tradhtarësh për asnjë moment nuk i përkrahu të drejtat e shqiptarve të Kosovës, por gjithmon vendosnin çka vendoste Evropa për Kosovën, ashtu vendoste edhe kreu i Shqipërisë si Sali Berisha njejtë edhe Fatos Nano..... bile Fatoos Nano edhe më keq ai deklaronte hapur se Kosova e ka kryeqytet boshtin Athinë, Beograt, Moskë.
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Q

#5

Post by alfeko sukaraku »

Aulona wrote:
alfeko sukaraku wrote:faktikisht kryeministri sal berisha mbetet ai kryeminister i cili bene dicka edhe nuk e di se c po bene.

Ju kujtohet 97?kryeministri "nuk e dinte" se firmat ishin piramidale..ja futen shoket!!

ju kujtohet Enver Hoxha...lumi rrjeth i paster ne burim..por turbullohet rruges....nje surrat-nje politike.

Historia tregoj se sal berisha me tosin e nanes ishin dy "politikanet" qe i futen turinjet ne politken e shqiptarve te maqedonis ..edhe i bene shqiptaret te percahen...kjo eshte bema e tyre.

keni vene re se kosovaret ne nje pjese te madhe te tyre e mbrojn sal berishen si hero kombetare??...ne nje kohe qe sal berisha ka pranuar se i shiste nafte serbis..edhe se familja e tij ka lidhje gjaku me administraten e miloshevicit.

STOP SAL STOP

je njesh-je ylle-je figure..por mos mbille percarje mindis kosovarve...Shqiperia nuk duhet te nderhyje ne ceshtjet e brendsheme te politikes shqiptare ..jashte saj..POR NE BASHKPUNIM ME TE GJITHA FORCAT POLITIKE TE PUNOJ NPER TE ARDHEMEN E KOMBIT.MBROJTA E NJE PARTIE DO TE THOTE VELLAVRASJE..STOP SAL STOP

puno per kombin,por pa unitet nuk munde te kemi rrezultatet e duhura.Politika shqiptare duhet te ulet e te vendosin vijat e kuqe ,qe po u shkelen nga politikanet shqiptare ..ta dine se po tradhetojn kombin.

per 4 a 5 ceshtje shqiptaret duhet te kene nje mendim unik te nxjerre nga akademiket e vendit...jo gallatat e sal berishes.

Po gallata me e madhe me te eshte sesa here e ndien veten ngushte, del e na ben thirrje kombetare. Po megjithese mund te them qe ata qe nuk kane sy edhe vesh apo llogjiken ta kuptojne, nuk kuptojne qe nuk u jane permbushur gjerat me elementare te jeteses per standarte, si do te kalojne ne kete hap kaq te madh. Kjo eshte per qorret dhe shurdhet, jo per ata qe vertet llogjikojne. Edhe me e forta Saliu gjithmone vete tek TVKlan te beje keto emisjone kaq me fame, asnjehere ne televizjone te tjera. E paska kete Opinionin emisjonin e tij te preferuar... -haha-
Lona na i sille pak ate jutubin nga portokallia ...ku sala bene edhe gazetarin edhe kryeministrin..

te kalohet ne llogarin e gazetrit njemilion dollare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Projekti i bashkimit të shqiptarëve

#6

Post by Sally »

Image

Sali Berisha: Të hiqen barrierat kufitare mes Shqipërisë e Kosovës
[/size]

Zoti Kryeministër, në këto dy javë keni pasur takime të ndryshme me politikanë nga Kosova të partive si AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja. Cili është raporti juaj me faktorin politik në Kosovë?

Raporti im me faktorin politik në Kosovë është i shkëlqyer. Unë kam marrëdhëniet më të mira më vëllazërore, si me koalicionin qeverisës ashtu dhe me opozitën. Jam i bindur se ky rregull funksionon dhe duhet të funksionojë edhe për autoritetet zyrtare dhe spektrin politik të Kosovës. Në të gjitha qëndrimet tona unë gjykojë, se ne nuk duhet të bëjë dallime për sa i përket përkatësive partiake. Në këtë kontekst unë kam inauguruar tunelin e Kalimashit me kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi dhe gëzimi ynë atë ditë ka qenë i pa përshkruar, për atë moment, gjë e cila përbënte një simbolikë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kombin. Marrëdhëniet e mia me zotin Thaçi janë të shkëlqyera dhe ajo që unë duhet të shpreh këtu, është se në projektin e interesit kombëtar, sepse interesi kombëtar është gjithmonë interesi i parë, dhe interesi kombëtar i yni pas ngjarjeve të mëdha siç është pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO ka projektin e vet për t’u realizuar, dhe ky projekt konsiston në bashkimin e Kombit shqiptar në zhdukjen e pasojave të ndarjes dhe padrejtësitë ndër më të mëdha që Evropa ka njohur në ndarje e tij. Në këtë kontekst, sapo e them këtë fjalë, ndodhë që edhe njerëz që janë afër meje rrinë dhe shikojnë njëri-tjetrin se çfarë ka ndërmend ky. Po kam ndërmend që shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që të ndodhen në trojet e tyre të ndjehen njëlloj. Dhe kam bindjen se zoti Thaçi ka të njëjtin përcaktim sepse ky është një detyrim madhor. Ne për këtë do të punojmë sapo qeveria e re të krijohet, me një vendosmëri të madhe që të zhdukim të gjitha dallimet që mundojnë qytetarët shqiptarë të Kosovës, apo çdo nacionaliteti tjetër, kur vijnë në Shqipëri, apo mundojnë qytetarët shqiptarë kur shkojnë në Kosovë, për shkak të dallimeve ne nuk mund ti injorojmë, se një shekull ndarje ka pasur pasojat e veta. Në këtë kontekst me zotin Thaçi ne kemi një projekt të mrekullueshëm dhe ky projekt është që ti bëjë shqiptarët të ndjehen, se në shpirt ata e ndjejnë, por ti bëjmë ta ndjejnë në çdo gjë. Fola për pikat kufitare, për Morinën, Qafën e Morinës, dhe kudo që ka pika kufitare, sikurse edhe Qafa e Prushit dhe mbetet tani e Dragashit. Le të më thotë mua kush, përse duhet të jenë ato, përse ti mund të kalosh nga Strasburgu në Kheln dhe nuk sheh asnjë policë, asnjë doganier, nuk sheh asgjë, madje shpesh unë flija në Kheln kur nuk gjeja hotel në Strasburg. Pse ti mund të udhëtosh me makinë nga Brukseli në Strasburg dhe të kalosh tre-katër shtete pa të ndalë askush. Kurse këtu duhet të ndalim në dy pika, siç është Morina, Qafa e Morinës, Dragashi dhe Qafa e Prushit. Këto duhet ti zgjidhim me shpejtësi. Unë mora këto si simbolikë dhe pse i mora këto, sepse kamë marrë me dhjetëra mesazhe nga qytetarët kosovarë për mundimin që ata hasnin në Morinë për të ardhur në Shqipëri, për shkak të radhëve të gjata që krijoheshin. Unë do ti kërkoj të njëjtën gjë dhe Malit e Zi. Pika doganore e Muriqanit është dhjetëfishuar nga prurjet. Ne e krijuam një doganë të përbashkët ne do ta shikojmë se si do ta vlerësojmë atë, sepse dhe aty po krijohen vështirësia në kohën e turizmit. Me zotin Thaçi në këtë projekt ne duhet të njësojmë të gjitha praktikat dhe nuk mundet në asnjë rrethanë që Shqipëria dhe Kosova të konsiderojnë njëri-tjetrin si shtete të huaja. Absolutisht jo. Natyrisht, kjo nuk do të thotë dhe s’ka të bëjë aspak me sovranitetin e secilit vend. Jo. Përkundrazi, por fatmirësisht në themel të idesë së bashkimit kombëtar qëndron ideali evropianë dhe ne duhet të punojmë shumë. Unë kam besim të madh dhe pres me padurim sapo të krijohet qeveria e re të nisim me zotin Thaçi njësimin e një mori praktikave, e një mori barrierave që i pengojnë shqiptarët të ndjehen të lirë, një në të gjithë hapësirën ku ata jetojnë. Dy administrata shtetërore, kjo ishte zgjedhja e tyre, por këto dy administrata shtetërore duhet të mundësohet dy mundësi më të mëdha, por jo në dy pengesa, por në dy mundësi të mëdha qoftë për qytetarët shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë, qoftë për kontributin e shqiptarëve në rajon dhe në botë. Pra mendojë se me qeverinë e zotit Thaçi me Presidentin Sejdiu do të kemi një axhendë shumë të ngjeshur. Duke folur për aspektin zyrtar sigurisht që në këtë kontekst kam mbajtur gjithnjë qëndrimin më miqësor ndaj të gjithë spektrit politik pa përjashtim. Nuk bëj përjashtime. Dhe këtë qëndrim e mbajë për dy arsye; së pari, ideja e bashkimit që duhet të jetë ide themelore që duhet të udhëheq çdo politikan shqiptarë, ajo e bashkimit kombëtar e kërkon këtë. Luftën, përballjen pozitë-opozitë le ta bëjmë secila palë në vendet respektove kurse ndaj njëri-tjetrit ne duhet të jemi të hapur dhe të udhëhiqemi nga kjo ide. Së dyti, rotacionet e pushtetit nuk mund të cenojnë këtë projekt, në të cilin shqiptarët kanë shumë punë për të bërë. Së treti qëndrimi im i hapur ka në bazë dhe respektin tim të madh, për kontributin e gjithsecilit prej tyre në këto arritje historike. Pavarësia e Kosovës është mrekullia më e madhe e shqiptarëve, do të thosha unë dhe jam i bindur, e kam theksuar dhe e theksoj sërish, se ajo përbën një kryevepër që nga koha e Skënderbeut dhe deri më sot. Ajo ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Në qoftë se Pavarësia e Shqipërisë ka qenë fare e vështirë për të mos u shpallur, se pasi e bën e copëtuan Kombin, siç deshën duhet t’iu lejonin një copë tokë dhe shqiptarëve se, por ndryshe nuk krijonin dot asnjë lloj besueshmërie, pavarësia e Kosovës ka një sens krejt të kundërt, tjetër, ishte antikonjukturore po ta marrim në këtë sens, ishte vepër, ishte kryevepër e rezistencës shumëformëshe shqiptare. Të gjithë sot, faktorët politik të Kosovës, kanë kontributin e tyre. Dhe kjo më detyron mua dhe detyron çdo shqiptar, të dëshmojë respektin maksimal ndaj tyre. Të njëjtin qëndrim mbaj dhe me forcat politike në Maqedoni, kam pritur zoti Thaçi para pak ditësh, kam biseduar me shumë kënaqësi me të, do të pres së shpejti zoti Ali Ahmetin dhe me shumë kënaqësi. Mendojë se janë fare primitive, interpretime jashtë këtij konteksti. Partia Demokratike ka pasur marrëdhënie të racionale më në Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse ato ishin dy forcat kryesore më vend, por kjo nuk përbën as njëlloj pengese për të ruajtur, zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera me PDK-në AAK-në dhe me të gjitha forcat e tjera. Ne jemi të hapur, unë vlerësoj rolin e secilit prej tyre. Kanë kontribute të mëdha ata, kanë kontribute të mëdha qoftë në lartësimin e rezistenncës dhe çështjes së vetë Kosovës, kanë kontribute të mëdha gjatë gjithë qëndrimit në kodin e unitetit kanë kontribute të mëdha në përpjekje për njohjen e pavarësisht së Kosovës.

Ndodhemi në pikun e sezonit veror dhe numri i turistëve kryesisht atyre kosovarë po vijon të rritet, kjo e ndikuar dhe nga autostrada e re që e lidh me Kosovën. Por çfarë mund t’iu ofrojë më shumë Shqipëria shtetasve kosovarë, që për hir të së vërtetës kanë qëndruar besnik ndaj Shqipërisë?

Së pari dua ti shpreh një mirënjohje shumë të thellë ndaj gjithë turistëve kosovarë, por dhe të gjithë turistëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre, që përzgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre vjetore. Është një nder shumë i madh, është një ndihmë shumë e madhe. Gjithashtu duhet të shpreh me kënaqësinë time më të mëdha se jashtë çdo parashikimi, korriku që kaloi, ka pasur më shumë turistë se korriku i vitit 2008, 36 për qind. Pra për Shqipërinë kjo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme. Mendohej që zgjedhjet do të ngadalësonin turizmin, mendohej që kriza botërore gjithashtu do të kishte një ndikim negativ. E vërteta është se bumi turistik i këtij viti është i pakrahasueshëm me asnjë vit më parë. Korriku arriti rekordin me 36 për qind më shumë. Më është thënë nga miq të mi se që, nga Saranda e drejt Vlorës janë jo të paktë ata turistë që për shkak se s’kanë gjetur banesa kalojnë natën në makinat e tyre, ç’ka do të thotë që ne duhet të punojmë shumë për forcimin e kapaciteteve tona. Por në këtë bum turistik nuk ka dyshim që turizmi kosovar, qëndron në krye. Rruga Durrës-Kukës padyshim që i ka dhjetëfishuar ardhjet nga Morina për në Shqipëri. Por ka edhe një element pozitiv që duhet ta theksoj këtu. Ky element është se në qoftë se shihen hyrje dhe daljet, dhe daljet nga pikat kufitare janë të mëdha me dhjetëra dhe qindra familje shqiptare që për shkak të rrugës shkojnë dhe drekojnë në Prizren në qytetet e Kosovës, gjë e cila është shumë pozitive. Natyrisht turizmi dhe qytetarëve nga Kosova, Shqipëria duhet t’iu ofrojë shumë më tepër. Para së gjithash duhet tu ofrojë lirësinë e plotë të ardhjes në Shqipëri. Ato dy pika kufitare dhe dogana ato nuk duhet të ekzistojnë. Kam bindjen se në mirëkuptimin me qeverinë e Kosovës, ato do ti zhdukim. Qytetari shqiptarë nga Kosova, apo çdo nocianiletit tjetër, duhet të vijnë në Shqipëri njëlloj si në vendin e tij, sikundër dhe qytetari shqiptar të shkojë në Kosovë, njëlloj si në vendin e tij. Kapacitete më të mëdha turistike janë në zhvillim, por për qytetarët e Kosovës dhe mbarë turistëve të botës, ne jemi të përqendruar shumë në një infrastrukturë moderne nga Velipoja deri në Ksamil. Brenda vitit 2010 do të sistemojmë dhe asfaltojmë çdo rrugë të kësaj zone, do të bëjmë investime shumw tw mwdha për të garantuar dhe përmirësimin e furnizimit me ujë dhe cilësinë e rrjetit energjetik. Vitin e ardhshëm do ti garantoj përmirësimi i kushteve të vazhdueshme për turizmin, i cili është një obligim i madh i imi. Jam i bindur se rruga do ta zgjasë sezonin turistik të Shqipërisë, sepse janë me mijëra e mijëra qytetarë të Kosovës të cilët tani e tutje me lehtësi do të marrin iniciativën për të kaluar fundjavën në brigjet e Shqipërisë. Po ndërtohet rruga e Arbrit, edhe ajo është një projekt shumë përparësor që do të japë mundësi qytetarëve të Maqedonisë që të frekuentojnë pa ndonjë lodhje të madhe Shqipërinë.

Për sa i takon çmimeve, a mendon që është kjo dhe një pikë që ka rritur 36 për qind të turistëve vetëm këtë muaj?

Mendoj se çmimet janë një avantazh, por doja të thosha që krahas çmimeve është cilësia e mirë e shërbimit që është primar. Ajo çka është se ne jemi mikëpritës dhe kjo është shumë e njohur, por mirëpritja jonë tani është e shoqëruar me një nga kuzhinat më të mira absolutisht në rajon. Ushqimet dhe gatimi që gjen në Vlorë, Durrës Sarandë dhe në Velipojë, në të gjithë gjatësinë e bregut, nuk mund të gjesh më të mirë dhe më të mirë. Pra ka një kombinim faktorësh që e bëjnë Shqipërinë një vend shumë tërheqës. Saranda ka hyrë në top listën e vendeve më të preferuar në planin e turistëve, Saranda është e vogël, ne do të bëjmë shtrirjen më të gjerë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Q

#7

Post by Aulona »

alfeko sukaraku wrote:
Lona na i sille pak ate jutubin nga portokallia ...ku sala bene edhe gazetarin edhe kryeministrin..

te kalohet ne llogarin e gazetrit njemilion dollare.

hahhahaha, prit se na pasakn sjellur gazeta te medhaja se c'fare mendon kryeminstri, i njejti kryeminster qe mund te bashkonte Shqiptaret e Maqedonise kur ishte rasti.

Nuk e kuptoj ke do beje me perpara ky kryeminsiter, do na bashkoj, do ligjeroj ligjin e homove, do na liberalizoj vizat, do na heqi krimin, do na fusi ne BE, do na ngre ekonomine. Kemi shume do do do qe nuk e dime se shume thuhen do do do por asnjgje nuk behet, vetem njerezit dalin duke bertitur se u lodhen rradheve duke pritur per ato te shkreta karta... -haha- Gazetaret e Saliut... -bravo-

Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Projekti i bashkimit të shqiptarëve

#8

Post by Sally »

Serbia proteston ndaj Berishës: Na cenoi sovranitetin

Beograd - Ministria e jashtme e Serbisë ka kumtuar të martën se i ka dërguar notë proteste të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, me rastin e një deklarate të kryeministrit Sali Berisha.
“Ministria e punëve të jashtme shumë ashpër dënon deklaratën provokuese të kryeministrit shqiptar, e cila ashpër e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë”, thuhet, pos tjerash, në kumtesë.

Ministria e jashtme e Serbisë thotë se të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd i është bërë e ditur se deklaratat e tilla i dëmtojnë raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Raportohet se kjo notë proteste ka të bëjë me deklaratën e kryeministrit Sali Berisha, se projekti i unitetit kombëtar të shqiptarëve duhet të jetë ide udhëheqëse për të gjithë politikanët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Projekti i bashkimit të shqiptarëve

#9

Post by Sally »

Tirana zyrtare i përgjigjet Beogradit

Tiranë - Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ndaj akuzave të Beogradit zyrtar për provokime nga Berisha që cënojnë integritetin territorial të Serbisë.
Burime në MPJ, konfirmuan se palës serbe i është kthyer në mënyrë të menjëhershme përgjigjja dhe Beogradit i është bërë e qartë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë provokimi ndaj Serbisë.

Deklarata vë në dukje se bashkëpunimi mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, bazohet në respektin e ndërsjellë i cili vjen natyrshëm dhe ka për yll polar, integrimin evropian.

“Kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë, janë të vendosur që të ecin përpara me liberalizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave dhe uljen e barrierave”, thuhet në notën pasuese të MPJ shqiptare.

“Politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë, ndjek në politikën e saj të jashtme, në mënyrë konsekuente objektivat e përbashkëta për integrimin euroatlantik të vendit dhe Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në reagimin zyrtar të MPJ i cili i ka mbërritur autoriteteve në Beograd.

“Republika e Shqipërisë, është e hapur për çdo nismë që synon integrimin rajonal dhe në këtë kuptim, ajo ka aplikuar heqje të njëanshme të regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Serbisë përgjatë sezonit turistik”, thuhet në pikën tjetër të notës zyrtare të qeverisë shqiptare.

Ndërsa evidentohet edhe fakti se në këtë kuadër, me Malin e Zi po aplikohet një pikë e vetme kufitare, duke besuar se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe ideve, është mënyra më e mirë për të ecur drejt integrimit evropian të qytetarëve të rajonit.

Në fund të notës zyrtare të MPJ, nuk harrohet të ftohet edhe Republika e Serbisë, si vend fqinjë, që të bashkëpunohet në drejtim të liberalizimit të lëvizjes.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Projekti i bashkimit të shqiptarëve

#10

Post by Sally »

Sally wrote:
Image

Sali Berisha: Të hiqen barrierat kufitare mes Shqipërisë e Kosovës
[/size]

Zoti Kryeministër, në këto dy javë keni pasur takime të ndryshme me politikanë nga Kosova të partive si AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja. Cili është raporti juaj me faktorin politik në Kosovë?

Raporti im me faktorin politik në Kosovë është i shkëlqyer. Unë kam marrëdhëniet më të mira më vëllazërore, si me koalicionin qeverisës ashtu dhe me opozitën. Jam i bindur se ky rregull funksionon dhe duhet të funksionojë edhe për autoritetet zyrtare dhe spektrin politik të Kosovës. Në të gjitha qëndrimet tona unë gjykojë, se ne nuk duhet të bëjë dallime për sa i përket përkatësive partiake. Në këtë kontekst unë kam inauguruar tunelin e Kalimashit me kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi dhe gëzimi ynë atë ditë ka qenë i pa përshkruar, për atë moment, gjë e cila përbënte një simbolikë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kombin. Marrëdhëniet e mia me zotin Thaçi janë të shkëlqyera dhe ajo që unë duhet të shpreh këtu, është se në projektin e interesit kombëtar, sepse interesi kombëtar është gjithmonë interesi i parë, dhe interesi kombëtar i yni pas ngjarjeve të mëdha siç është pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO ka projektin e vet për t’u realizuar, dhe ky projekt konsiston në bashkimin e Kombit shqiptar në zhdukjen e pasojave të ndarjes dhe padrejtësitë ndër më të mëdha që Evropa ka njohur në ndarje e tij. Në këtë kontekst, sapo e them këtë fjalë, ndodhë që edhe njerëz që janë afër meje rrinë dhe shikojnë njëri-tjetrin se çfarë ka ndërmend ky. Po kam ndërmend që shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që të ndodhen në trojet e tyre të ndjehen njëlloj. Dhe kam bindjen se zoti Thaçi ka të njëjtin përcaktim sepse ky është një detyrim madhor. Ne për këtë do të punojmë sapo qeveria e re të krijohet, me një vendosmëri të madhe që të zhdukim të gjitha dallimet që mundojnë qytetarët shqiptarë të Kosovës, apo çdo nacionaliteti tjetër, kur vijnë në Shqipëri, apo mundojnë qytetarët shqiptarë kur shkojnë në Kosovë, për shkak të dallimeve ne nuk mund ti injorojmë, se një shekull ndarje ka pasur pasojat e veta. Në këtë kontekst me zotin Thaçi ne kemi një projekt të mrekullueshëm dhe ky projekt është që ti bëjë shqiptarët të ndjehen, se në shpirt ata e ndjejnë, por ti bëjmë ta ndjejnë në çdo gjë. Fola për pikat kufitare, për Morinën, Qafën e Morinës, dhe kudo që ka pika kufitare, sikurse edhe Qafa e Prushit dhe mbetet tani e Dragashit. Le të më thotë mua kush, përse duhet të jenë ato, përse ti mund të kalosh nga Strasburgu në Kheln dhe nuk sheh asnjë policë, asnjë doganier, nuk sheh asgjë, madje shpesh unë flija në Kheln kur nuk gjeja hotel në Strasburg. Pse ti mund të udhëtosh me makinë nga Brukseli në Strasburg dhe të kalosh tre-katër shtete pa të ndalë askush. Kurse këtu duhet të ndalim në dy pika, siç është Morina, Qafa e Morinës, Dragashi dhe Qafa e Prushit. Këto duhet ti zgjidhim me shpejtësi. Unë mora këto si simbolikë dhe pse i mora këto, sepse kamë marrë me dhjetëra mesazhe nga qytetarët kosovarë për mundimin që ata hasnin në Morinë për të ardhur në Shqipëri, për shkak të radhëve të gjata që krijoheshin. Unë do ti kërkoj të njëjtën gjë dhe Malit e Zi. Pika doganore e Muriqanit është dhjetëfishuar nga prurjet. Ne e krijuam një doganë të përbashkët ne do ta shikojmë se si do ta vlerësojmë atë, sepse dhe aty po krijohen vështirësia në kohën e turizmit. Me zotin Thaçi në këtë projekt ne duhet të njësojmë të gjitha praktikat dhe nuk mundet në asnjë rrethanë që Shqipëria dhe Kosova të konsiderojnë njëri-tjetrin si shtete të huaja. Absolutisht jo. Natyrisht, kjo nuk do të thotë dhe s’ka të bëjë aspak me sovranitetin e secilit vend. Jo. Përkundrazi, por fatmirësisht në themel të idesë së bashkimit kombëtar qëndron ideali evropianë dhe ne duhet të punojmë shumë. Unë kam besim të madh dhe pres me padurim sapo të krijohet qeveria e re të nisim me zotin Thaçi njësimin e një mori praktikave, e një mori barrierave që i pengojnë shqiptarët të ndjehen të lirë, një në të gjithë hapësirën ku ata jetojnë. Dy administrata shtetërore, kjo ishte zgjedhja e tyre, por këto dy administrata shtetërore duhet të mundësohet dy mundësi më të mëdha, por jo në dy pengesa, por në dy mundësi të mëdha qoftë për qytetarët shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë, qoftë për kontributin e shqiptarëve në rajon dhe në botë. Pra mendojë se me qeverinë e zotit Thaçi me Presidentin Sejdiu do të kemi një axhendë shumë të ngjeshur. Duke folur për aspektin zyrtar sigurisht që në këtë kontekst kam mbajtur gjithnjë qëndrimin më miqësor ndaj të gjithë spektrit politik pa përjashtim. Nuk bëj përjashtime. Dhe këtë qëndrim e mbajë për dy arsye; së pari, ideja e bashkimit që duhet të jetë ide themelore që duhet të udhëheq çdo politikan shqiptarë, ajo e bashkimit kombëtar e kërkon këtë. Luftën, përballjen pozitë-opozitë le ta bëjmë secila palë në vendet respektove kurse ndaj njëri-tjetrit ne duhet të jemi të hapur dhe të udhëhiqemi nga kjo ide. Së dyti, rotacionet e pushtetit nuk mund të cenojnë këtë projekt, në të cilin shqiptarët kanë shumë punë për të bërë. Së treti qëndrimi im i hapur ka në bazë dhe respektin tim të madh, për kontributin e gjithsecilit prej tyre në këto arritje historike. Pavarësia e Kosovës është mrekullia më e madhe e shqiptarëve, do të thosha unë dhe jam i bindur, e kam theksuar dhe e theksoj sërish, se ajo përbën një kryevepër që nga koha e Skënderbeut dhe deri më sot. Ajo ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Në qoftë se Pavarësia e Shqipërisë ka qenë fare e vështirë për të mos u shpallur, se pasi e bën e copëtuan Kombin, siç deshën duhet t’iu lejonin një copë tokë dhe shqiptarëve se, por ndryshe nuk krijonin dot asnjë lloj besueshmërie, pavarësia e Kosovës ka një sens krejt të kundërt, tjetër, ishte antikonjukturore po ta marrim në këtë sens, ishte vepër, ishte kryevepër e rezistencës shumëformëshe shqiptare. Të gjithë sot, faktorët politik të Kosovës, kanë kontributin e tyre. Dhe kjo më detyron mua dhe detyron çdo shqiptar, të dëshmojë respektin maksimal ndaj tyre. Të njëjtin qëndrim mbaj dhe me forcat politike në Maqedoni, kam pritur zoti Thaçi para pak ditësh, kam biseduar me shumë kënaqësi me të, do të pres së shpejti zoti Ali Ahmetin dhe me shumë kënaqësi. Mendojë se janë fare primitive, interpretime jashtë këtij konteksti. Partia Demokratike ka pasur marrëdhënie të racionale më në Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse ato ishin dy forcat kryesore më vend, por kjo nuk përbën as njëlloj pengese për të ruajtur, zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera me PDK-në AAK-në dhe me të gjitha forcat e tjera. Ne jemi të hapur, unë vlerësoj rolin e secilit prej tyre. Kanë kontribute të mëdha ata, kanë kontribute të mëdha qoftë në lartësimin e rezistenncës dhe çështjes së vetë Kosovës, kanë kontribute të mëdha gjatë gjithë qëndrimit në kodin e unitetit kanë kontribute të mëdha në përpjekje për njohjen e pavarësisht së Kosovës.

Ndodhemi në pikun e sezonit veror dhe numri i turistëve kryesisht atyre kosovarë po vijon të rritet, kjo e ndikuar dhe nga autostrada e re që e lidh me Kosovën. Por çfarë mund t’iu ofrojë më shumë Shqipëria shtetasve kosovarë, që për hir të së vërtetës kanë qëndruar besnik ndaj Shqipërisë?

Së pari dua ti shpreh një mirënjohje shumë të thellë ndaj gjithë turistëve kosovarë, por dhe të gjithë turistëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre, që përzgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre vjetore. Është një nder shumë i madh, është një ndihmë shumë e madhe. Gjithashtu duhet të shpreh me kënaqësinë time më të mëdha se jashtë çdo parashikimi, korriku që kaloi, ka pasur më shumë turistë se korriku i vitit 2008, 36 për qind. Pra për Shqipërinë kjo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme. Mendohej që zgjedhjet do të ngadalësonin turizmin, mendohej që kriza botërore gjithashtu do të kishte një ndikim negativ. E vërteta është se bumi turistik i këtij viti është i pakrahasueshëm me asnjë vit më parë. Korriku arriti rekordin me 36 për qind më shumë. Më është thënë nga miq të mi se që, nga Saranda e drejt Vlorës janë jo të paktë ata turistë që për shkak se s’kanë gjetur banesa kalojnë natën në makinat e tyre, ç’ka do të thotë që ne duhet të punojmë shumë për forcimin e kapaciteteve tona. Por në këtë bum turistik nuk ka dyshim që turizmi kosovar, qëndron në krye. Rruga Durrës-Kukës padyshim që i ka dhjetëfishuar ardhjet nga Morina për në Shqipëri. Por ka edhe një element pozitiv që duhet ta theksoj këtu. Ky element është se në qoftë se shihen hyrje dhe daljet, dhe daljet nga pikat kufitare janë të mëdha me dhjetëra dhe qindra familje shqiptare që për shkak të rrugës shkojnë dhe drekojnë në Prizren në qytetet e Kosovës, gjë e cila është shumë pozitive. Natyrisht turizmi dhe qytetarëve nga Kosova, Shqipëria duhet t’iu ofrojë shumë më tepër. Para së gjithash duhet tu ofrojë lirësinë e plotë të ardhjes në Shqipëri. Ato dy pika kufitare dhe dogana ato nuk duhet të ekzistojnë. Kam bindjen se në mirëkuptimin me qeverinë e Kosovës, ato do ti zhdukim. Qytetari shqiptarë nga Kosova, apo çdo nocianiletit tjetër, duhet të vijnë në Shqipëri njëlloj si në vendin e tij, sikundër dhe qytetari shqiptar të shkojë në Kosovë, njëlloj si në vendin e tij. Kapacitete më të mëdha turistike janë në zhvillim, por për qytetarët e Kosovës dhe mbarë turistëve të botës, ne jemi të përqendruar shumë në një infrastrukturë moderne nga Velipoja deri në Ksamil. Brenda vitit 2010 do të sistemojmë dhe asfaltojmë çdo rrugë të kësaj zone, do të bëjmë investime shumw tw mwdha për të garantuar dhe përmirësimin e furnizimit me ujë dhe cilësinë e rrjetit energjetik. Vitin e ardhshëm do ti garantoj përmirësimi i kushteve të vazhdueshme për turizmin, i cili është një obligim i madh i imi. Jam i bindur se rruga do ta zgjasë sezonin turistik të Shqipërisë, sepse janë me mijëra e mijëra qytetarë të Kosovës të cilët tani e tutje me lehtësi do të marrin iniciativën për të kaluar fundjavën në brigjet e Shqipërisë. Po ndërtohet rruga e Arbrit, edhe ajo është një projekt shumë përparësor që do të japë mundësi qytetarëve të Maqedonisë që të frekuentojnë pa ndonjë lodhje të madhe Shqipërinë.

Për sa i takon çmimeve, a mendon që është kjo dhe një pikë që ka rritur 36 për qind të turistëve vetëm këtë muaj?

Mendoj se çmimet janë një avantazh, por doja të thosha që krahas çmimeve është cilësia e mirë e shërbimit që është primar. Ajo çka është se ne jemi mikëpritës dhe kjo është shumë e njohur, por mirëpritja jonë tani është e shoqëruar me një nga kuzhinat më të mira absolutisht në rajon. Ushqimet dhe gatimi që gjen në Vlorë, Durrës Sarandë dhe në Velipojë, në të gjithë gjatësinë e bregut, nuk mund të gjesh më të mirë dhe më të mirë. Pra ka një kombinim faktorësh që e bëjnë Shqipërinë një vend shumë tërheqës. Saranda ka hyrë në top listën e vendeve më të preferuar në planin e turistëve, Saranda është e vogël, ne do të bëjmë shtrirjen më të gjerë

Last edited by Sally on Mon Sep 07, 2009 10:02 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Projekti i bashkimit të shqiptarëve

#11

Post by Sally »

Image

Albin Kurti: Bashkimi i Shqiperise me Kosoven eshte nje domosdoshmeri qe do te ndodhe shume shpejt

Nje zhvillim shume pozitiv per forcat kombetare shqiptare. Per gati nje ore, lideri i Vetevendosjes, Albin Kurti mbrojti nevojen dhe domosdoshmerine e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem duke argumentuar si hap te pare bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Argumentet e Kurtit per bashkimin e shqiptareve ne nje shtet, u bene ne televizionin ORA NEWS ne Tirane.
Sipas Albin Kurtit: Bashkimi i shqiptareve eshte nje domosdoshmeri, populli e deshiron nje gje te tille. Mbetet qe vetem politikanet shqiptare te degjojne popullin
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Projekti i bashkimit të shqiptarëve

#12

Post by Sally »

Bashkimi kombëtar ka nisur

Rrëmuja që përcolli dalja e të ashtuquajturës Enciklopedia Maqedonase çoi në paraqitje idesh nga më të ndryshme. E kjo enciklopedi për fatin e keq të maqedonasve nuk bëri tjetër vetëm se krijoi procesin rioshet, duke trazuar kësisoj ndjenjën e atdhetarisë tek shqiptarët.

E kjo ndjenjë erdhi prej andej, e përcoll gjer në Tiranë dhe Prishtinë. Këtë e bënë as më pak e as më shumë vetëm se shqiptarët e Maqedonisë. E si të gjitha debatet rreth kësaj teme, për shqiptarët një pyetje do të mbetet për një kohë të gjatë varur dhe që do të përsëritet hiç pa u bërë e bezdisshme: A do të bashkohen trojet shqiptare? Unë them që po, dhe madje kjo histori tashmë sapo ka nisur dhe pa dyshim do të kryhet pavarësisht pengesave të shumta.

Ky bashkim ka nisur së pari me Kosovën, dhe më tej dalëngadalë edhe me shqiptarët e Maqedonisë. Bashkimi me Kosovën nisi pas hyrjes së trupave të NATO-s atje dhe tashmë është në rrugë të sigurt përpara me kaq forcë po aq sa autostrada drejt Kukësit, që të çon fluturimthi në Prishtinë. E në një kohë jo shumë të largët, nëse Tirana zyrtare do të ketë pak vullnet një rrugë tjetër bashkimi do të bëhet edhe në drejtimin tjetër për në lindje, atje ku jetojnë mijëra shqiptarë.

Në fakt, Tirana më shumë se atdhetare do të jepte një kontribut të saj në investime publike, sepse atdhetaria vjen nga shqiptarët e Maqedonisë, të cilët me pafuqinë e tyre kanë arritur ta transmetojnë në të gjitha trojet ku flitet shqip. Një bashkim tjetër i madh, por i pa dukshëm ka nisur me shumë forcë, aq sa politika e ditës nuk e vë re. Duke u nisur nga një histori personale, dal në këtë ide, për të treguar se kombet bashkohen edhe atëherë kur të gjithë janë kundra, në rastin konkret sllavët, Evropa, por edhe zyrtarë të shumtë në Tiranë, Prishtinë e gjetkë në shqiptari, të shitur për të dhënë kontributin e tyre kundër këtij bashkimi.

Ani, sepse unë besoj se në histori të gjitha rrugët e shtrembra dikur e gjejnë drejtimin e tyre, ashtu sikurse besoj se të gjitha kombet një ditë do të jenë të lirë. Kjo, as falë demokracisë e as falë politikës, por falë ekzistencës së jetës dhe lirisë së njeriut, të krijuar që në zanafillë, për të qenë rob i Zotit dhe jo i njëri-tjetrit. Para pesë vitesh, as që e kisha imagjinuar se Kosova, do të jetë një "atdhe i dytë" për mua. Tanimë, thjesht është një udhëtim në tokën time. Një miqësi e krijuar në Podujevë, shumë pak kilometra larg Serbisë, në dukje duket një rraskapitje dhe një udhëtim i pa shpresë.

E megjithatë, tani atje nuk ndihem më i huaj, një tokë që dikur nuk na kishin lejuar ta shkelnim. Nipërit e mi janë nga Podujeva, e unë larg tyre qindra kilometra. Kjo nuk na bën të jemi të huaj, por na ofron më shumë pavarësisht distancave. Ata mësojnë të flasin si ne dhe ne mësojmë të flasim si ata, duke përthyer kështu ato pak dallime të dialektit. Asgjë nuk na ndanë prej tyre. Edhe ato pak dallime të vogla janë shuar, dhe për ne Kosova është bërë një vend, ashtu sikurse Kukësi.

Martesa të tilla kanë nisur të shtohen tejet shumë. Gjatë një shëtitje një qytetin e Podujevës, në ndërtim e sipër, mësova se aty ishte martuar edhe nga një vajzë nga Vlora. Qesha paksa, por zemra mu ngroh sepse dy skaje të largëta të Shqiptarisë ishin bashkuar. E njëjta histori përsëritet edhe në Luginën e Preshevës. E kjo nuk bën tjetër, vetëm se ndërthurë identitetit dhe ato pak dallime kulturore që mund të kenë ekzistuar. Kjo i bën një, një dhe të pa ndashëm.

Kufiri me Kosovën, është vetëm një vi e etiketuar, sepse sot ajo nuk shërben për asgjë, por edhe nëse shërben thjesht kjo nuk e pengon kombin. Sepse një komb, nuk bashkohet duke shkëmbyer territore apo duke krijuara vija të hekurta kufiri. Bash atëherë, kur ky lloj bashkimi imponohet popujt tentojnë gjer në vdekje për t’u arratisur, e për të gjetur atë që e mbajnë në zemër. Shqiptarët nga Maqedonia e kanë gjetur këtë rrugë, e fare mirë po jua mësojnë shqiptarëve këtej kufirit.

E mbi të gjitha debat i madh e madje deri në urrejtje po zhvillohet edhe në identitetin kombëtar dhe religjionit. Për fat të mirë, në trojet shqiptare dhe atdhetaria dhe Islami, si fe dominuese në të paktën 400 vjet kanë jetuar në harmoni, duke i shërbyer herë njërës e herë tjetrës, por më shumë atdhetarisë. Nëse rreziku, siç tentojnë ta paraqesin disa vjen nga kjo fe, deri më tani nuk kemi ndonjë shembull për ta ilustruar.

Historia më e vërtetë është ajo që bazohet mbi fakte, e fakte për këtë nuk ekzistojnë. Ky është një lajm i keq që dëgjohet shpesh herë në Tiranë dhe në Prishtinë, madje dëgjohet rëndomtë si feja e së keqes. As kjo nuk më shqetëson, as që duhet tentuar për të dhënë shpjegime të shumta. Mua më shqetëson përpjekja për të mbjellë tek shqiptarët idenë e fesë së keqe dhe fesë mirë.

E kjo nuk bën gjë tjetër vetëm se do të krijonte disi përçarje dhe tentativë për të shkatërruar ndjenjën e unitetit dhe bashkimit, që detyrimisht përfundon në bashkimin kombëtar. Sido që të jetë, fetë jetojmë më shumë se sa njerëzit në këtë botë dhe Islamin apo krishterimin ne nuk do ta zhdukim dhe as nuk do ta përhapim plotësisht. Ndaj, ato do të mbeten të tilla edhe për shumë mote, ndërsa ne vdekatarët do t’i lëmë pas. Ne thjeshtë shkruajmë historinë, atë krijesë misterioze të të madhit Zot, që me siguri po kaq lehtë dhe po kaq mistershëm do të sjellë edhe bashkimin e shqiptarëve, madje me Islamin brenda, e me më shumë forcë.

Vlen të përmendet këtu, një rigjallërim i kësaj feje anë e kënd trojeve shqiptare, çka përveç besimtarëve, shumica prej të cilëve të shkolluar, ka shtuar edhe më numrin e atdhetarëve. Kjo nuk duhet të mohohen, edhe pse disa e shikojnë sikur po koritemi para Evropës së krishterë. Madje, këtë ndjenje që është bërë një virusi kancerogjen tek shumë intelektual në Prishtinë dhe Tiranë, nuk e kanë as vetë evropianët, sepse ata e kanë kuptuar shumë para këtyre individëve, se feja nuk është e keqja e njerëzimit, përkundrazi.

Por edhe nëse nuk na shohin me syrin e mirë, sepse shqiptarët janë mysliman, ç’rëndësi ka? Nëse nisemi për në Evropë duke menduar se do të dorëzojmë shpirtin, thjeshtë kemi humbur veten, dhe Evropa nuk kërkon njerëz pa identitet. E një bashkim tjetër, sipas meje ka nisur edhe me rigjallërimin e Islamit në trojet shqiptare. Kjo nuk vihet re, por që është një burim i pashtershëm, njëlloj si ato burimet e nëntokës që nuk duket por që krijojnë lumenjtë.

Një tjetër bashkim e kanë bërë edhe media. Le të rikthehem prapë në Podujevë. Askush nuk ndiqte mediat e Kosovës. Top-news më shoqëroi gjatë gjithë ditëve që qëndrova atje. Nga Tirana isha lodhur me mediat shqiptare, ndaj kërkoja të shihja realitetin mediatik në Kosovë. Për fat nuk mund ta shihja, sepse edhe atje, njësoj si këtu lajmet dëgjoheshin nga mediat e Tiranës.

E kjo nuk është pak. E njëjta situatë është edhe në Maqedoni. Atje, tashmë i përzgjedhin kanalet e Tiranës të majta apo të djathta, ashtu siç bëjmë ne këtu. Kjo do të thotë gjithashtu se ata janë në koherencë të plotë me pjesën tjetër të shqiptarisë, ndryshe ngase mund të jemi ne për popullin grek apo atë serb.

Punët janë në rrugë të mbarë, nëse do të ketë edhe pak angazhim nga politika, e cila jo gjithmonë shkon përkrah popullit në këtë drejtim. Nxitja e zhvillimit ekonomik midis qyteteve pan shqiptarë do të ishte gjithashtu një nxitje e madhe e bashkimit. Megjithatë, unë besoj se bashkimi më i mirë është ai bashkim që e realizon populli dhe jo politika. Bashkimi me anë të popullit i jep forcë të përjetshme këtij bashkimi e themelon në histori, është bashkim natyral.

P.S- Kur populli është imponues për bashkimin

Më kujtohet një herë kur një shqiptar nga Kosova u arrestua në Shtetet e Bashkua. Në titull të një lajmi e vendosa kosovar dhe jo shqiptar. Kjo shkaktoi jo pak protesta tek shqiptarët, qe me sa duket ishin nga Kosova ose emigrant jashtë. Ata me anë të komenteve që dërguan në gazetë, kërkonin që shtetasi nga Kosova të mos quhej kosovar por shqiptar. Që prej asaj dite, më duhet të jem i kujdesshëm dhe tashmë nuk mund ta them kosovar por shqiptar, e për ta cilësuar, shqiptar nga Kosova.

Nga:Saimir Lleshi 06-10-2009
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Projekti i bashkimit të shqiptarëve

#13

Post by Sally »

Tmerrohet Moska nga deklaratat e Berishës, për njësim kufijsh ndërmjet shqiptarëve

Zilja e vjetër e alarmit ka rënë në Rusi pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha për bashkimin e shqiptarëve në të dy anët e kombit, së bashku me liderët kosovarë. Në konferencën për shtyp me homologun serb Vuk Jeremiç të dhënë të hënën, Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka shprehur shqetësim të thellë për pasojat, qe sipas tij do të ketë deklarata e kryeministrit Berisha dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Europian dhe NATO-s të reagojnë me përgjegjshmëri ndaj saj. “Jemi të alarmuar është shprehur Lavorv. Jemi të bindur se kjo deklaratë duhet të pasohet nga reagime të menjëhershme dhe energjike, së pari nga të gjitha kryeqytetet europiane dhe më pas nga NATO.
Presim që kjo të ndodhë”, ka shtuar kryediplomati rus, duke ofruar sërish mbështetjen e Moskës për Serbinë në gjetjen e një marrëveshje të arsyeshme për statusin e Kosovës dhe Metohisë. Megjithatë, reagimin e vonuar për deklaratën e Berishës duket se Rusia e ka shprehur në shenjë mbështetjeje ndaj Beogradit, në vazhdën e bisedimeve mes Lavrov dhe Jeremic në fundjavë. Deklarata e Berishës për njësimin e kufijve u dha në muajin gusht për Televizionin Klan. I menjëhershëm ishte reagimi i Serbisë që e dënoi atë. Më 22 shtator Kryeministri Vladimir Putin dhe Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov dërguan urimet e tyre për qeverinë Berisha- Meta duke shpresuar për një dialog konstruktiv mes diplomacive përkatëse. Në urimet e tyre asnjë prej palëve nuk përmend shqetësimin për këtë deklaratë, por u desh vizita e Jeremic që Moska të alarmohej
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Projekti i bashkimit të shqiptarëve

#14

Post by qiellikaltër »

Koco Danaj interviste me Adi Krasten:

Code: Select all

http://www.top-channel.tv/video.php?id=9924
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”