Pozicionet Qeveritare
Posted: Thu Aug 20, 2009 4:47 pm
PS: Prefekti i ri i Tiranës, shteti, peng i familjes kryeministrore
PS deklaron nëpërmjet deputetit Tahiri se emërimi i Krujës, shokut të djalit të kryeministrit dëshmon se shteti shqiptar është vënë në shërbim të familjes së Berishes.
TIRANE-Prefekti i ri i Tiranës ka ngjallur reagimin e Partise Socialiste që e ka cilësuar emërimin më të fundit të qeverisë si nepotik dhe korruptiv që vihet dhe ai në interesat e familjes Berisha.
Deputeti socialist Saimir Tahiri u shpreh sot nga selia rozë se “Sali Berisha emëroi dje Prefekt të Tiranës shokun e ngushtë të Shkëlzenit dhe Rrahmanit duke dhënë dëshminë e rradhës për pushtetin abuziv dhe financiar të cilin ai e përdor në mënyrë nepotike, klienteliste dhe korruptive”.
Sipas Partise Socialiste ky emërim tregon se maxhoranca që do të qeverisë vendin edhe për 4 vjet të tjera, nuk ndryshon aspak nga mazhoranca e shkuar që bënte emërime të pamerituara. “Emërimi më i fundit i Sali Berishës, dhe i pari për mandatin e ri qeverisës tërësisht të pamerituar dhe vjedharak, është kryekëput simbol i filozofizë së pushtetit që ka karakterizuar maxhorancën e PD në të shkuarën e që fatkeqësisht kështu do vazhdojë edhe për ditët që i mbeten kësaj qeverie”, u shpreh Tahiri në deklaratën e tij për shtyp.
PS konsideron se tashmë është e qartë për të gjithë se shteti shqiptar dhe qeveria është nënshtruar tërësisht në shërbim të fëmijëve të kryeministrit, duke mbajtur peng kështu gjithë Shqipërinë.
“Shqipëria mbahet peng nga fëmijët dhe familjarët e kryeministrit ndërkohë që instritucionet publike, ministritë, policia, dogana dhe gjithçka varet nga Kryeministri, janë vënë në shërbim të interesave pasurore të një grushti njerëzish që përveç lidhjes së gjakut i lidhin tashmë dhe interesat klanore për të vjedhur pasuritë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
Për selinë rozë, emri i Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit nuk mund të ndahet nga tragjedia e Gërdecit, por pas skandaleve fshihet emri i vajzës së kryeministrit, Argitës që sipas PS, “ka qënë dhe mbetet paradhoma e taksës familjare”.
Partia Socialiste shprehet se është e vendosur të demaskojë në sytë e publikut këto praktika nepotike dhe korruptive. Sipas selisë rozë, pushteti feudal e klanor i Sali Berishës do marrë fund së bashku me pushtetin paralel të fëmijëve të tij e të gjithë atyre që rrjepin pasurinë e shqiptarëve.
Reagimi I PS vjen një ditë pas emërimit të të riut Keltis Kruja si Prefekt i Qarkut të Tiranës, pas tërheqjes për arsye shëndetësore nga ky post i Ruzhdi Kecit.
(d.b/BalkanWeb)
Kush është Keltis Kruja?
Po kush eshte Keltis Kruja? Prefekti i sapo ulur ne kete detyre eshte vetem 32-vjec, me i riu ne historine e ketij qarku. Kruja ka mbaruar ne vitin 2003 studimet ne fakultetin e drejtesise ndersa aktualisht po vijon studimet pas-universitare ne fakultetin e ekonomise. Keltis Kruja ish drejtori i inspektimit ne ministrine e brendshme aktualisht eshte edhe sekretar i pergjithshem i forumit rinor te PD.
TIRANE-Keltis Kruja eshte prefekti i ri i qarkut me te madh ne vend, Tiranes. Kruja i cili eshte vetem 32-vjec ka lindur në Tiranë. Ai ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit te Tiranës në vitin 2003 ndersa aktualisht vazhdon studimet pas universitare për “Administrim Publik”, pranë Fakultetit të Ekonomisë po ne universitetin e tiranes. Keltis Kruja zevendesoi ne postin e prefektit te Tiranes Ruzhdi Kecin, i cili drejtoi kete qark per kater vite me rradhe, duke u bere prefekti me jetgjate. Ne kete menyre Kruja behet zyrtari me i ri ne moshe i ulur ndonjehere ne krye te prefektures me te madhe ne vend. Kruja perpara prezantimit nga zv ministri i brendshem Ferdinand Poni si prefekt ka mbajtur postin e Drejtorit te Përgjithshëm te Inspektimit në Ministrinë e Brendshme. Nje dite pas emerimit te tij, media e shkruar ne vend ka komentuar gjate kete levizje. Sipas te perditshmeve, Keltis Kruja eshte nje emerim politik pasi vec miqesise se hershme me Shkelzenin, djalin e kryeministrit Berisha, Kruja mban njekohesisht edhe postin e sekretarit te pergjithshem te forumit rinor te partise demokratike. Vec ketyre, per te perditshmet ne vend, Keltis Kruja ne CV e tij nuk paraqet larmishmeri detyrash apo postesh drejtuese ne strukturat shteterore. Posti me i larte i mbajtur ndonjehere nga Kruja eshte ky i fundit, emerimi ne krye te prefektures se Tiranes, emerim i cili nga te perditshmet ne vend komentohet si vendim personal i kryeministri Berisha. Lirimi nga detyra i Ruzhdi Kecit per gazetat ne vend, mendohet te kete qene nje levizje politike e Berishes ose nje lloj pastrimi nga administrata publike e perkrahesve te presidentit Topi, duke e ditur qe Keci eshte nje nder miqte e kreut te shtetit. Prefekti i ri i tiranes ka qene edhe kandidat per deputet ne kete qark, duke i renditur i 31-ti.
(d.b/News24/BalkanWeb)