"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Parti e re lind nga PS-ja: Lidhja për Progres dhe Drejtësi

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Parti e re lind nga PS-ja: Lidhja për Progres dhe Drejtësi

#1

Post by Adriana » Thu Dec 08, 2011 11:27 pm

Edhe një parti e re lind nga PS-ja: Lidhja për Progres dhe




Edhe një shkëputje tjetër nga Partia Socialiste. Pas Ilir Metës dhe Petro Koçit të cilët pasi u larguan nga Partia Socialiste formuan partitë e tyre, sonte një veprim të tillë ka paralajmëruar edhe Elmaz Sherifi, njëri ndër deputetët e parë dhe më jetëgjatë në parlamentin shqiptar.

Sipas deklaratës së Elmaz Sherifit, të transmetuar sonte në emisionin “Intervista” me Roland Qafoku në Planet Tv, partia e re do të quhet Lidhja për Progres dhe Drejtësi.

Elmaz Sherifi, i cili ka qenë ministër nga Partia Socialiste, ka kohë që ka qenë kritik ndaj kryetarit socialist Edi Rama
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Parti e re lind nga PS-ja: Lidhja për Progres dhe Drejtë

#2

Post by Stilian » Fri Dec 09, 2011 2:10 pm

Mire se rdhi se mungonte nje parti tjeter!!! Ne qofte se vazhdon keshtu, ne shqiperi çdo njeri do kete partine e tij personale!
"IN GOLD WE TRUST"

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Parti e re lind nga PS-ja: Lidhja për Progres dhe Drejtë

#3

Post by Sally » Sun Dec 11, 2011 1:10 pm

Harasani njofton çarjen e madhe të PS-së


Pas krijimit të një partie të re socialiste nga Elmaz Sherifi, deputeti socialist Andis Harasani paralajmëron stacionin e ri politik të së majtës, atë të përçarjes së re të PS-së. “Ngjyrë e re – mur i vjetër” ka qenë klasifikimi i kryesisë së re të Edvinit, ndërkohë që thekson se një numër eksponentësh politikë të së majtës s’janë dakord me programin-kurban të Edi Ramës, prandaj edhe po elaborojnë një alternativë të re

Shkëputja e Elmaz Sherifit pak ditë më parë nga PS-ja dhe krijimi prej tij i një partie të re, ngre siparin e radhës, për përçarjen e radhës së PS-së. Andis Harasani një nga deputetët e PS-së, i përjashtuar nga strukturat zyrtare të PS-së, i cili ka refuzuar strukturat “karamele” të Edi Ramës, duket nuk ka lënë mundësi për të menduar ndryshe, veç shpërbërjes së PS-së. Në një intervistë të tijën për një revistë periodike, Andis Harasani e ka krahasuar PS-në me një bar-kafe, ku njeriu më i rëndësishëm është kamerieri (emrin e të cilit nuk e bëri publik, por që thashethemet, mbërrijnë deri te Saimir Tahiri, i cili part-time ka bërë dikur edhe rolin e D. J, nëpër bare të ndryshme, por edhe te Artan Gaçi, me përvojë edhe ky në fushën e bar-kafeneve). Kjo është pjesa më e parëndësishme, për derexhenë në të cilën është katandisur PS-ja, jo vetëm sipas Andis Harasanit. Sikur, sipas edhe Andis Harasanit, fati i PS-së të varej nga D. J., Saimir Tahiri apo kamerieri Artan Gaçi, kjo është gjysma e së keqes. Por, sipas edhe Andis Harasanit, PS-ja ka arritur në atë pikë, ku shthurja është e pashmangshme, pse “prurja e re” sikurse Erion Veliaj, nuk mund ta shpëtojë. Nuk, mund ta shpëtojë, sepse Erion Veliaj aty ka qenë, që prej dy vjetësh (të paktën zyrtarisht) anëtar i PS-së, si i kooptuar anëtarë i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, pavarësisht, pse Edi Ramës jo vetëm për show, ju desh ta harronte këtë fakt dhe ti ofronte në Kongresin e 5 nëntorit kartën e anëtarësisë në PS, Erion Veliajt... Me pak fjalë, fati i PS-së, kur ikjet dhe prag-ikjet nuk po i mungojnë, jo vetëm sipas Andis Harasanit, paska mbetur te “prurjet e reja” të tipit Erion Veliaj, i cili ka fituar vlerë, sepse këmbehet me ofertë, në të cilën përfshihet si “paketë”, gjithë kryesia, përjashtim Blendi Klosin dhe Fatmir Xhafajn...
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”