"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

#1

Post by Adriana » Fri Dec 09, 2011 11:07 pm

Studentët e Elbasanit përkujtojnë 21 vjetorin e demonstratave të të rinjve për liri

Në 21 vjetorin e Ditës Kombëtare të Rinisë, studentët e Fakultetit Ekonomik të qytetit të Elbasanit përzgjodhën tunelin e Kërrabës për të përkujtuar këtë datë të kthesës së madhe historike për vendin tonë. Të rinjtë të shoqëruar nga deputeti i Partisë Demokratike të zonës Aurel Bylykbashi dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma u njohën me ecurinë e punimeve të kësaj vepre madhore infrastrukturore. Sipas deputetit Bylykbashi ky tunel do të kthehet në një vend pelegrinazhi për të gjithë ashtu si Rruga e Kombit që është jo vetëm një vepër e rëndësishme infrastrukturore por edhe një rrugë që zgjoi kureshtjen e të gjithë shqiptarëve për tu vizituar. Studentët panë nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e tunelit të Elbasanit. Në total është avancuar në hapjen e 1300 metrave në të dy galeritë ku po punohet paralelisht si nga Tirana ashtu edhe nga Elbasani. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma i bëri të ditur studentëve të fakultetit ekonomik se tuneli do të jetë operues brenda vitin 2013 pasi çdo gjë është në përputhje me kalendarin e punimeve dhe me axhendën që kompania ka me Drejtorinë e Rrugëve. Toma vlerësoi se ashtu siç koha tregoi se me ngjarjen e datës 8 dhjetor 1990 pati vetëm të fituar, ashtu edhe kjo rrugë e rëndësishme po ndërtohet që tu shërbejë të gjithë shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike apo përkatësie partiake.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

#2

Post by Adriana » Fri Dec 09, 2011 11:11 pm

Aleksandër Meksi: Lëvizja studentore e dhjetorit u keqpërdor nga spiunët


Lëvizja e dhjetorit ishte një triumf i studentëve idealistë, por më vonë kjo lëvizje u keqpërdor nga politika”. Kështu u shpreh,njëri nga liderët kryesorë të Dhjetorit të vitit 90, Aleksandër Meksi i cili nënvizoi se kalendari i demokracisë shqiptare duhet të rikthehet për të filluar numërimin e vet, pikërisht në 8 dhjetorin e vitit 1990. Ai rrëfen gjithashtu edhe detajet dhe momentet, kur iu vu emri Partisë Demokratike, pikërisht në shtëpinë e Gramoz Pashkos.

Zoti Meksi, ku janë sot liderët e dhjetorit të vitit 1990?
Atë gjejeni juve. Unë kam kohë që nuk i shoh dhe gjithmonë e më tepër ndihem i panjohur mes atyre që shfaqen sikur përfaqësojnë lëvizjen e dhjetorit të vitit 1990.

Çfarë ndodhi konkretisht, në 8 dhjetorin e vitit 1990?
Ajo natë e ftohtë dhe e errët u kthye në një pishtar për Shqipërinë, por më vonë u keqpërdor.
A mendoni se kjo lëvizje u keqpërdor nga spiunët apo misionarët e Ramiz Alisë?
Pikërisht, ata ndikuan ndjeshëm në keqpërdorimin e protestës.

Ku ishit në ditën e 12 dhjetorit, gjatë themelimit të PD?
Ajo ditë ishte vazhdim i ngjarjeve që kishin nisur më 8 dhjetor, në Qytetin Studenti, por që më pas kishin përfshirë të gjithë Shqipërinë. Kështu në 12 dhjetor në orën 8.30, unë kisha lënë takim me Gramoz Pashkon. Aty ai më njohu edhe me dy të rinj. Njeri ishte Azem Hajdari dhe tjetri Arben Imami. Më vonë erdhën edhe të tjerë, si Mond Budina, Genc Ruli, Eduard Selami, Sali Berisha dhe mbaj mend edhe një studente, që quhej Moza dhe ishte nga Vlora. Pastaj erdhën edhe të tjerë dhe ne nisëm të shkruajmë programin minimal të partisë që u lexua në mitingun e pasdites. Për projekt-statutin punova unë me Genc Rulin, ndërkohë që Genc Pollo na solli disa modele të huaja. Në ato momente që u krijua Partia Demokratike njoftuam një gazetar të Rojterit që quhej Rikard Shvarc (suedez) për ta shpallur lajmin në Vjenë. Por ai na mori në telefon i alarmuar në orën 12.00, duke na thënë se Ministria e Jashtme shqiptare e kishte përgënjeshtruar faktin që në Tiranë ishte krijuar një parti opozitare me emrin Parti Demokratike, por gjoja ishte krijuar një parti për studentët dhe intelektualët e rinj. Pastaj lajmëruam Zërin e Amerikës dhe të gjithë qytetarët se në orën 16.30 te qyteti i Studentëve shpallej themelimi i PD-së. Mbaj mend se parulla kryesore e mitingut ishte “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, por fatkeqësisht sot pas 21 vjetësh ende nuk pranohemi si pjesë e integrimit Europian.

Cilët ishin njerëzit që u afruan në drejtimin e PD?
Shumica ishin idealistë dhe patriotë, por kishte edhe njerëz të dërguar prej organeve përkatëse që të na sabotonin. Ne ishim parti e hapur dhe disa mundën të penetrojnë. Ata që e shesin lëkurën njëherë, të dëmtojnë edhe duke u hequr si ekstremistë radikalë, që bëjnë aktive të zhurmshme. Shembuj të tillë ka pafundësisht në historinë e Partisë Demokratike. Ata kanë ndihmuar gjithashtu në mbështetjen e çdo gjëje të shtrembër që është shtruar në PD. Në këtë parti idealistët kanë luftuar gjithmonë kundër bolshevikëve.
Si do të veproni për mbrëmjen e 12 dhjetorit, pra në 21 vjetorin e themelimit të PD?
Nuk e di.

Përse nuk do shkoni në festën e themelimit?
Thjesht: nuk njoh shumicën e atyre që janë sot atje, të cilët kur na shohin kthejnë rrugën. Them se po të jetë në dorën e tyre, na shajnë na fyejnë dhe shpërblehen për këtë gjë. Nga ana tjetër nuk jam dakord me atë vijë që përdor lidershipi që po mban peng integrimin

Përse e thoni këtë?
Sepse sot kemi ende njerëz që vuajnë. Apo njerëz që sfiliten për ujë, për drita, për telefona, për punë, për asistencë sociale, etj, ndërsa shteti i ka lënë në harresë. Unë kam deklaruar që PD-ja duhet të hapet, kam përdorur një term në platformën time: “Të bashkohen ata që janë me PD-në dhe me idealet e dhjetorit”.

Kush ia vuri emrin Partisë Demokratike?
Më 12 dhjetor, gjatë paradites në shtëpinë e Gramoz Pashkos kemi diskutuar shumë për emrin që do të mbante partia Për këtë arsye pjesëmarrësit shkruajtën një listë me emrat e mundshëm. Midis arsyeve kryesore për t’i vënë partisë emrin Parti Demokratike, unë veçova faktin se këtë emër e kishin kërkuar vetë qytetarët e Tiranës në mitingun e pasdites së 11 dhjetorit.

Cilin emër preferonte më shumë Berisha?
Ai ishte më shumë për emrin Partia e Studentëve dhe Intelektualëve të rinj. Por unë me Pashkon dhe me disa të tjerë e kishim biseduar edhe më parë, prandaj atë mëngjes Azem Hajdari u nis me motor në Qytetin Studenti për t’u komunikuar studentëve emrin e Partisë Demokratike.

Ju jeni krenar apo jeni i penduar që ishit i pranishëm në 12 dhjetor?
Unë do të jem gjithmonë krenar për këtë që kam bërë së bashku me shokët e tjerë dhe me të gjithë qytetarët. Asnjëherë nuk kam për t’u penduar dhe gjithmonë do të luftoj që kalendari dhe platforma e sotme e Partisë Demokratike të rinisin me 12 dhjetorin e vitit 1990.


Bisedoi : Ilir BUSHI
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

#3

Post by Adriana » Fri Dec 09, 2011 11:14 pm



Rama takim me të rinjtë tek Akademia e Arteve: Këtu u kërkua rishikimi i figurës së Enverit dhe lirimi i të burgosurve politikë. Sot nuk ekziston më Partia Demokratike, por partia e Saliut.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

#4

Post by Adriana » Fri Dec 09, 2011 11:19 pm

Ne videon e mesiperme te Z.E.Rama eshte per te qeshur dhe per te qare njekohesisht :( :lol:

Thote qe politika nuk ju le te lire, gjithahstu e lini ate tersishte te lire qe te meret me ju, dhe te bej me ju cfare te doj.


Po mire, po vet Z.E.Rama me cfare merret?! -hahaha- -hahaha-
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

#5

Post by Adriana » Fri Dec 09, 2011 11:24 pm

Dhjetor ‘90, mision i (pa)mbaruar

Eshtë bërë traditë tashmë që çdo fillim dhjetori intensifikohen përpjekjet për të rikthyer emocionet e Lëvizjes Studentore. Fatmirësisht, kujtimet që përcjellin ish-dhjetoristët studentë a intelektualë të kohës nuk mungojnë duke na rikthyer me copëza kujtimesh në ato ditë sa të paharrueshme, ku impulset e spontaniteti i moshës kapërcente çdo ndjesi për racionalitet e kujdes ndaj një sistemi të provuar se jetët njerëzore nuk ishin aspak kapitali më i çmuar.Shpesh në biseda me bashkëstudentë të asaj periudhe, teksa rikthejmë në kujtesë në mënyrë të veçantë fragmentet e braktisjes masive të mësimit, të vrapimit nga sytë këmbët kur forcat e policisë u urdhëruan të ndërhynin me shkopinj gome më 9 dhjetor pasi bllokuan marshimin e studentëve te Liceu Artistik, familjet tiranase në pallatet me tulla silikate pas godinës së Ambasadës Amerikane, që na hapën dyert për t’iu shmangur policëve që na ndoqën deri në Qytetin Studenti; të ndjerin Azem Hajdari, përherë në krye të studentëve, që e ndiqnin policët deri nëpër dhomat e kateve të sipërme të Godinës 15, teksa ne studentet e Godinës 16, përballë saj, e ndiqnim gjithë skenën me ankth, si një film aksion.Ato ditë nuk kishte aspak vend për protagonizma, por veç për mbështetje e solidaritet studentor, miqësor, vëllazëror. Secili nga studentët e Dhjetorit ‘90 ishte një hero që theu mitin e pathyeshmërisë së një sistemi komunist që lulëzonte në injorancën e të qenit shkëmb graniti, pavarësisht tronditjeve të forta që po lëkundnin shtetet e tjera të Lindjes komuniste. Studentët shqiptarë të Dhjetorit ‘90 arritën të realizonin ndryshimin e sistemit në mënyrë paqësore, sepse ditën të orientonin kërkesat e tyre ekonomike fillimisht në kërkesa të qarta politike, për një Shqipëri pluraliste e si gjithë Europa. Prandaj kujtimet e dëshmitë e asaj periudhe, të ilustruara me pamjet e kohës, ku protagonistët e fiksuar në celuloid fatmirësisht as zhduken, as mohohen, ia vlen të lexohen e rilexohen, sidomos nga ata që nuk e kanë përjetuar atë periudhë. Më shumë duhet të lexohen nga ish-studentët, dikur idealistë të barabartë, ndërsa sot protagonistë të jetës publike e politike me bindje e pikëpamje të ndryshme, për të bërë një bilanc të ëndrrave e aspiratave të Dhjetorit ‘90 me realitetin e sotëm shqiptar.Kjo pasi dy dekada pas Lëvizjes që solli përmbysjen e një sistemi diktatorial e shënoi ndarjen e dy epokave diametralisht të kundërta, është koha të kapërcehet “gara” se kush ka qenë i pari e kush i fundit në Lëvizjen e Dhjetorit. Të gjithë kanë qenë në shesh, mbase jo me të njëjtat ideale, por fizikisht kanë qenë aty, djemtë e vajzat studente, pedagogë, intelektualë e punëtorë. Pamjet e sheshit të Qytetit Studenti, të kryqëzimit te Liceu apo në qendër të Tiranës, me thirrjet buçitëse “Liri, demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, bënë shumë shpejt xhiron e botës, si dëshmi se studentët shqiptarë u bënë promotorë të ndryshimit të paimagjinueshëm për një vend aq të izoluar, ndërsa qytetarët e Tiranës e mbarë Shqipërisë iu bashkuan me të njëjtin qëllim, si dikur në kohët e rilindësve, ku liria dhe atdheu ishin mbi të gjitha, të ndërgjegjësuar nga kjo Lëvizje, se kishte ardhur moment për ndryshimin e shumëpritur.Momentet kulmore, si takimi me Ramiz Alinë, greva e urisë për heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti Shtetëror e rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, mbeten po aq të pashlyeshme nga kujtesa, ashtu si dhe dhimbja për vrasjet e dy prej simboleve të atij dhjetori: Azem Hajdari e Arben Broci.Kujtimet se si u soll njëri apo tjetri protagonist janë të panevojshme, por edhe të rrezikshme, sepse tentojnë të matin kontribute, të cilat ishin të dukshme, ashtu si edhe vullneti i studentëve për ta realizuar ndryshimin me të njëjtën forcë vullneti si në vendet e tjera komuniste. Fatkeqësisht edhe protagonistë të nderuar të asaj periudhe ngecen sot në “rrjetën” e kësaj përpjekjeje a “gare” për ta zgjidhur nyjën gordiane të Dhjetorit ‘90 (personalisht mendoj se është herët dhe e pamundur, për shkak edhe të heshtjes së vullnetshme të disa prej protagonistëve).
Mendoj se është momenti që të kapërcehen komplekset e kësaj gare të pakuptimtë e të shkruhet e flitet për atë që u arrit pas ndryshimit të sistemit. Lëvizja Studentore pati në themel idealet e pastra për ta ndryshuar Shqipërinë dhe energjitë e 18-22-vjeçarëve, u bashkuan me ato të pjekurisë së intelektualëve për të shembur diktaturën gati 50-vjeçare e sjellë demokracinë. Një pjesë jo e vogël e ish-studentëve të dikurshëm janë angazhuar sistematikisht në jetën publike e politike të vendit, duke pasur edhe mundësinë fizike për të dhënë kontribut, tashmë në kushte krejt të ndryshme nga ato të Dhjetorit ‘90, për ta realizuar “Shqipërinë si gjithë Europa”. E sotmja nuk është ende Shqipëria që ëndërruan vajzat e djemtë dhjetoristë. Ndryshimet janë të pamohueshme, pasi Shqipëria është vend i NATO-s, shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në hapësirën “Shengen” dhe së shpejti do të jenë një hap më shumë drejt aspiratës së anëtarësimit në BE. Por, nga ana tjetër, sa ç’janë entuziazmuese ndryshimet në ekonomi, infrastrukturë e hapësirat e individit për t’u përmirësuar, në të njëjtin nivel është zhgënjyes ritmi i ngadaltë i ndryshimeve apo edhe cilësia e tyre. Kjo ka bërë që të mbetemi prej dy dekadash një demokraci ende në tranzicion, që siç na përsëritet nëpër raportet e ndërkombëtarëve, ka nevojë të konsolidojë së pari kulturën e të bërit politikë. Pasi përplasjet e ngërçet e njëpasnjëshme politike njëzetvjeçare, të cilat pasi arrijnë pikën e të pakthyeshmes, çuditërisht shuhen brenda natës me marrëveshjen e radhës mes partive politike e për të ristartuar menjëherë me betejën më të parë zgjedhore. Promovimi i individëve sipas besnikërisë ndaj njëshit në parti (e çimentuar mirë edhe në ligjin aktual zgjedhor), e jo sipas vlerave e kontributit që mbart, janë vetëm një pjesë e realitetit gri të Shqipërisë së sotme, në përpjekje për t’u bërë si gjithë Europa, por që është ende larg idealeve të studentëve të Dhjetorit, një pjesë e mirë e të cilëve kanë kontributin e tyre “të çmuar” në këtë realitet.Ja përse në këtë 8 dhjetor, duke përshëndetur të gjithë djemtë e vajzat studente që iniciuan atë Lëvizje për të cilën brezat në vazhdimësi do t’u jenë përjetë mirënjohës, do t’i ftoja që të shpluhuronin kujtimet e Dhjetorit ‘90, dëshirat e aspiratat e asaj periudhe të paharruar që patëm privilegjin të përjetonin. Tek ato kujtime çdo 18-22-vjeçar i dikurshëm mund të gjejë energjinë për të realizuar atë ëndërr që nisi në atë dhjetor të ftohtë, jo vetëm për vete, por edhe për fëmijët tanë, për këtë brez të ri që po rritet me mungesa serioze të formimit e përgatitjes intelektuale, me prirje abuzive për përfitime pa mund e pa meritë. Në Dhjetorin e ‘90-s, pavarësisht nivelit individual të ndërgjegjësimit për atë se ku po shkohej, mbetej vullneti i përbashkët për faktin se nuk kishte më kthim pas. E njëjta siguri për t’u bërë të ngjashëm me Europën është edhe sot. Aktorët pothuaj janë të njëjtë. Duhet vetëm vazhduar misioni i nisur 21 vjet më parë.

Nga : Mimoza KOÇIU*
*Ish-studente e Dhjetorit ‘90
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

#6

Post by Adriana » Fri Dec 09, 2011 11:31 pm

Berisha: “Të rinjtë, çelësi i fitores së PD edhe në 2013-n”

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, kryeministri Berisha uron nga Franca për kontributin e të rinjve në këto 20 vite reformash, të cilat e kanë çuar Shqipërinë vite dritë larg asaj të dhjetorit ’90. energjitë dhe idealet e rinisë do të jenë edhe çelësi që do t’u japë reformave qeveritare edhe një mandat tjetër në 2013-n

Kryeministri Sali Berisha ka uruar nga Franca për Ditën Kombëtare të Rinisë. Ai ka uruar të gjithë të rinjtë, të cilët sipas tij ishin përcaktuesit e fitores edhe në vitin 2009 dhe ka shprehur bindjen se do të jenë pikërisht ata që do të bëjnë fitoren edhe në vitin 2013. “Unë dua tu përshëndes ju këtë ditë, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë sepse në këto 21 vite ju ishit dhe forca më kryesore e demokracisë së vendit. Ju përcaktuat fitoren e qendrës së djathtë në vitin 2009, përcaktuat fitoren me votën tuaj, fitoren e viti 2009, fitoren e këtyre parimeve në vitin 2011 dhe kam bindjen më të plotë se ju, me energjitë, me mençuritë, me vizionin, me përkushtimin, me idealet e larta, fisnike, të dhjetorit të viteve 90 do të përcaktoni fitoren më të thellë të qershorit të viti 2013”, ka theksuar Berisha. Sipas tij, Shqipëria sot është vite drite larg asaj që ishte në dhjetorin e vitit 1990, kur të rinjtë si shpresa e vendit luftonin për liri e demokraci. “21 vjet më parë, të rinjtë dhe të rejat e Tiranës, studentet dhe studentët, punonjës dhe qytetarë, intelektualët e kryeqytetit zhvilluan një betejë legjendare, një betejë të ngjashme me betejën midis Davidit dhe Goliatit që gjunjëzuan në një kohë të shkurtër diktaturën më të egër në Evropë, morën në dorë udhëheqjen e një lëvizje të paprecedentë në historinë tonë kombëtare, lëvizje e cila do të përcaktonte si objektivat më madhore, Shqipërinë e lirë evropiane, çështjen kombëtare si çështje të para, rrugën demokratike të zhvillimeve dhe shmangien e një konflikti vëllavrasës brenda vendit. Ata, të cilët formësuan këtë lëvizje, me kurajë, me ndenja, me dashurinë e tyre për vendin përmbushën me dinjitet të madh këtë mision. Shqipëria 21 vjet më pas është 21 vite drite larg asaj që ishte në dhjetorin e vitit ‘90. Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s. Ëndrra evropiane e të rinjve të vendit më të izoluar të Evropës u bë realitet. Gjaku i atyre dhjetëra e dhjetëra në mos qindra të rinjve dhe të rejave që u ekzekutuan barbarisht në kufijtë e vendit në vitin ‘90 u bë dritë dhe sot shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Evropën”, vijon mesazhi i kryeministrit Berisha. Ai ka vlerësuar brezin e ri si forcën më të madhe të vendit për zhvillim dhe integrimin në familjen europiane. “Nga Kongresi i 20 i Partive Popullore Evropiane, qyteti historik i Marsejës dëshiroj t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta çdo të reje dhe të riu shqiptar, studenteve dhe studentëve të Shqipërisë dhe ne veçanti atyre që 21 vjet më parë lanë auditorët dhe bankat e universiteteve, mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës, shndërruan 8 dhjetorin në ditën e tyre, ditën që ndan epokat, ditën që çeli dyert e mbyllura të lirisë për shqiptarët, shndërruan vitin ‘90 në vitin e mrekullive të mëdha të kombit shqiptar”, deklaron më tej në mesazhin e tij për festën Kombëtare të Rinisë, kryeministri Sali Berisha.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

#7

Post by Adriana » Fri Dec 09, 2011 11:34 pm



8 dhjetori, AK: Në 1990 e donim Shqipërine si Europa. Në 2011 PD e PS na lanë jashtë saj. 21 vjet politika i piu gjakun rinisë, sot koha për politikanë të rinj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

#8

Post by Adriana » Fri Dec 09, 2011 11:46 pm

Kjo thirje e AK me debolizoj pak!
Sepse, qe jemi mbrapa nuk do kalem, kete situat e dime, por ama as ju nuk mund ta nxjerrin nga balta sot per neser me keto thirrje te kesaj kategorie. Nuk ka asnje ndryshim thirja juaj rinore me thirjen e ketyre paleve qe therasin 21 vjet rrjesht. Keshtu nese mednoni qe Shqiperise i duhet nje fryme e re ( gje qe dhe une jam dakord ) atehere mos kopjoni thirrjet e ''ATYRE" por nje thirje te ''RE'', nje thirje te nje kategorie me te larte, se po te perdorni thirjet e ''atyre'' si ''ata'' do veproni!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: 21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

#9

Post by Adriana » Mon Dec 12, 2011 6:57 pm

Ndërpritet festa e PD, Berisha largohet nga podiumi për arsye shëndetësore



Kryeministri Sali Berisha nuk arriti dot ta përfundojë fjalimin e tij me rastin e 21-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, për arsye shëndetësore.

Ai është ndjerë keq dhe me ndihmën e njerëzve pranë, është larguar nga podiumi.

Kreu i PD po fliste për lëvizjet demokratike në Shqipëri, që nga viti 1990 e deri më sot, por ka ndjerë disa çaste dobësie, pas një luhatjeje tensioni dhe e ka ndërprerë fjalimin.

Ai u largua nga salla dhe pak më vonë, i shoqëruar edhe nga eskorta e tij, u largua nga Pallati i Kongreseve.

Themelimi i Partisë Demokratike

21 vjet më parë u themelua Partia Demokratike e Shqipërisë, subjekti i parë politik opozitar, në një kohë që vendi drejtohej nga komunistët. Vetëm 4 ditë pas nisjes së Lëvizjes Studentore, më 8 dhjetor, intelektualët, studentët, punëtorët vendosën mbledhjen e firmave që më pas u depozituan në Ministrinë e Drejtësisë për legalizimin e PD-së. Studentë që prej ditësh ishin në protesta dhe pedagogët që iu bashkuan kësaj lëvizjeje në datën 12 dhjetor vendosen që emri i partisë të ishte Partia Demokratike dhe krijimi i saj u shpall në Qytetin Studenti në një miting që u mbajt po atë ditë në orën 16:00. Në datat 14-15-16 dhjetor u hartua dhe u përfundua statuti dhe më datën 17 Dhjetor doli edhe dekreti për lejimin e partive të tjera politike. Legalizimi i Partisë Demokratike u bë në 19 dhjetor, një lajm që i gjeti themeluesit në Qytetin Studenti dhe që u festua me një miting në sheshin që sot mban emrin “Demokracia”. Azem Hajdari ishte i pari drejtues i Partisë Demokratike pasi ai u vu në krye të komisionit nismëtar. Ndërkohë që në shkurt të vitit 1991 kryetari i partisë u zgjodh Sali Berisha, njeriu i cili e drejton këtë forcë politike edhe sot.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Ndërpritet festa, Berisha largohet nga podiumi për arsye shë

#10

Post by Adriana » Mon Dec 12, 2011 7:38 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: 21 Vjet nga levizja e dhjetorit 1990

#11

Post by Stilian » Wed Dec 14, 2011 6:29 pm

Ne fotografi: Aleksander Meksi, Azem Hajdari, Sali Berisha, Eduart Selami, Preç Zogaj-para mikrofonit, Agron Cika, Dhimiter Anagnosti, Rexhep Alijaj, Shinasi Rama
Image

Procesverbali i themelimit te Partise Demokratike me 13 dhejtor 1990

Image
"IN GOLD WE TRUST"

Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”