Greta Koçi: Jam artiste ,por edhe lidere politike !
Posted: Sat Dec 17, 2011 12:01 pm
Greta Koçi: Jam artiste ,por edhe lidere politike !
Këngëtarja Greta Koçi u ka shpërndarë gazetarëve një njoftim nga adresa e saj për takimet e saj në Dibër. Koçi, që u përzgjodh nga kryeministri Sali Berisha si nënkryetare e Forumit Rinor të PD, e ka shkruar vetë njoftimin për shtyp. Pavarësisht gabimeve në shkrim, diçka të bie në sy: Koçi ka dëshirë ta identifikojë veten si lidere politike.
“Mund të konsiderohet pritja me madhështore e të gjithë turit të deritanishëm ajo që të rinjtë e të rejat demokrate të Dibrës i kanë ofruar nënkryetares së FRPDSH-së, Greta Koçi. Mbi 1500 vetë i kanë uruar mirëseardhjen artistes së njohur, tashmë një lidere edhe politike e strukturës rinore të Partisë Demokratike,” thuhet në njoftimin e shkruar nga Koçi. “Në takimet e zhvilluara me kryebashkiakun e Peshkopisë Ilir Krosi dhe kryetarin e PD-së së Dibrës, Naim Gazidede, numri dy i FRPDSH-se ka vlerësuar me nota maksimale përkushtimin dhe punën organizative të strukturave vendore të të rinjve demokrate Dibrane,” vijon Koçi.
Së fundmi Greta u përball me policinë. Shkaku ishte se një person i kishte dhënë borxh babait të saj, i cili nuk e ktheu borxhin, madje e mashtroi personin në fjalë.
Këngëtarja Greta Koçi u ka shpërndarë gazetarëve një njoftim nga adresa e saj për takimet e saj në Dibër. Koçi, që u përzgjodh nga kryeministri Sali Berisha si nënkryetare e Forumit Rinor të PD, e ka shkruar vetë njoftimin për shtyp. Pavarësisht gabimeve në shkrim, diçka të bie në sy: Koçi ka dëshirë ta identifikojë veten si lidere politike.“Mund të konsiderohet pritja me madhështore e të gjithë turit të deritanishëm ajo që të rinjtë e të rejat demokrate të Dibrës i kanë ofruar nënkryetares së FRPDSH-së, Greta Koçi. Mbi 1500 vetë i kanë uruar mirëseardhjen artistes së njohur, tashmë një lidere edhe politike e strukturës rinore të Partisë Demokratike,” thuhet në njoftimin e shkruar nga Koçi. “Në takimet e zhvilluara me kryebashkiakun e Peshkopisë Ilir Krosi dhe kryetarin e PD-së së Dibrës, Naim Gazidede, numri dy i FRPDSH-se ka vlerësuar me nota maksimale përkushtimin dhe punën organizative të strukturave vendore të të rinjve demokrate Dibrane,” vijon Koçi.
Së fundmi Greta u përball me policinë. Shkaku ishte se një person i kishte dhënë borxh babait të saj, i cili nuk e ktheu borxhin, madje e mashtroi personin në fjalë.