"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Zgjedhjet per President

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Zgjedhjet per President

#1

Post by Adriana » Mon Jan 09, 2012 8:47 am

Neni 87 i Kushtetutës: 71 deputetë të mjaftueshëm për zgjedhjen e Presidentit


Kushtetuta u ndryshua konsensualisht seancën e 21 prillit 2008

Procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, e sanksionuar në Kushtetutë parashikon 5 votime, të fshehta dhe pa debat nga Kuvendi. Në ligjin themeltar të shtetit, nënvizohet fakti se në tre raundet e para, fiton ai kandidat, i cili merr mbështetjen, e përkthyer në votë, nga tre të pestat e deputetëve.
Saktësisht, neni 87 i Kushtetutës, i ndryshuar me dakordësinë e mazhorancës dhe opozitës në pranverën e vitit 2008, thotë se: “Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”.
Pra, në rast se asnjë prej kandidatëve nuk merr tre të pestat e votave të deputetëve, në raundin e katër kreu i shtetit zgjidhet edhe me 71 vota.
Opozita është e vetëdijshme se mazhoranca i ka votat e nevojshme për të zgjedhur Presidentin e Republikës, me 71 vota, sikundër sanksionohet në Kushtetutë. Por, pakica e majtë ka bërë gati një strategji për të bllokuar procesin, duke u bazuar në argumentin se për zgjedhjen e Presidentit në tre raundet e para, është e nevojshme një kuorum prej 3 të 5 e deputetëve, kur të votohet në tre raundet e para të garës presidenciale. Opozita ka gjasa që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim të nenit 87 të Kushtetutës, para zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Por, në nenin përkatës nuk përmendet në asnjë moment domosdoshmëria që në tre raundet e para, në sallën e Kuvendit të jenë regjistruar 3 të 5 e deputetëve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#2

Post by Adriana » Mon Jan 09, 2012 12:59 pm

Kushtetuta/Presidenti zgjidhet me 71 vota - PS po kundërshton vetveten
Juristë dhe analistë evidentojnë dëmin e një debati i cili merr përgjigje të drejtpërdrejtë tek kushtetuta dhe ka marrë testimin e parë në proceset e votimit gjatë 2007-s

Zgjedhja e Presidentit të Republikës, ka hapur diskutimet e para në qarqet politike, ndërsa mazhoranca dhe opozita shfaqen me pikëpamje të kundërta, sa i takon metodikës Kushtetuese që do të ndiqet për zgjedhjen e kreut të shtetit. Për mazhorancën, kjo do të jetë më e lehtë se në vitin 2007-ë, ku vendi rrezikoi krizën politike, si pasojë e mos gjetjes së konsensusit mes dy kampeve politike.
Përfaqësues të Partisë Demokratike, njohës të mirë të ligjit dhe Kushtetutës së vendit, thonë se presidenti i ri zgjidhet në 3 raunde, me të paktën 71 vota. Gjithçka i referohet ndryshimeve Kushtetuese të natës së 21 prillit 2008-ë, me vullnet dhe kërkesë së Partisë Socialiste dhe me miratimin unanim të Partisë Demokratike.
Në bazë të ndryshimeve Kushtetuese, në nenin për zgjedhjen e Presidentit thuhet se “kreu i shtetit zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, thuhet në nenin 87 të ligjit themeltar të shtetit.
Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar (jo zyrtarisht) se do të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese për kuorumin e deputetëve në tre raundet e para. Partia Socialiste mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenin 87 të Kushtetutës, që përcakton mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës edhe pse ai flet qartë dhe dikton me qartësi ligjore zgjedhjen e presidentit në raundin e katërt me 71 vota apo e thënë ndryshe “President zgjidhet kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”.
Nisur nga ky fakt, duket qartë që PS bie ndesh me veten, pasi opozita ishte iniciatorja e ndryshimeve kushtetuese në 2008-ën, përfshirë edhe nenin për zgjedhjen e Presidentit, paketë me miratimin e ligjit për reformën zgjedhore, duke kaluar nga sistemi zgjedhor mazhoritaro-proporcional, në proporcional rajonal (modeli spanjoll). Për të dyja formulat, si atë të zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjen e Presidentit, përgjegjëse është Partia Socialiste dhe lidershipi i saj, Edi Rama. S’ka kurrfarë dyshimi se Edi Rama gaboi në nuhatjen e tij se me ndryshimet Kushtetuese dhe fitoren e ëndërruar të zgjedhjeve të 2009-ës do kishte në dorë jo vetëm përcaktimin e formulës së zgjedhjeve të ardhshme, por edhe zgjedhjen e presidentit. Pra, qëllimi (pushteti) që në këtë rast nuk justifikon mjetin (ndryshimet kushtetuese dhe sistemi zgjedhor proporciona – rajonal) rezultoi jo vetëm një dështim spektakolar, por njëherazi një nga gafat më të mëdha që i faturon vetes një lidership politik. Në këtë rast, gjen vend shprehja, “kush i bën gropën shokut bie vetë brenda”. Edhe Edi Rama këtë qëllim kishte. U mungua për pensionin politik të kundërshtarit, por një gjë të tillë ia ngarkoi vetes me papjekurinë e treguar në ndryshimet kushtetuese të natës së 21 prillit 2008-ë.
Ndërkaq, nga ana tjetër edhe mazhoranca ka shprehur pretendimet e saj, përsa i takon zgjedhjes së Presidentit. Në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2012, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryetari i ri i shtetit do të zgjidhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.
“Ky është viti i zgjedhjes së Presidentit. Garantoj se do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën. Çdo përpjekje për të imponuar dëshira suplementare në raport me Kushtetutën do të pësojë dështimet që kanë pësuar të tjerët. Të bëjmë përpjekje për t’i dhënë vendit një President në lartësinë e detyrave, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, me integritet të plotë”, u shpreh Berisha.
Megjithëse bëhet fjalë për një diskutim më shumë të natyrës juridike, neni 87 i Kushtetutës, në mënyrë paqësore i jep fund hamendësimeve të pabaza të Partisë Socialiste, i cili vazhdon të ëndërrojë se kushtetuta ka mbetur po ajo e 2007-ës, “shtojcë e krizave politike”, pavarësisht se është firmëtar për heqjen e nenit të krizës.

Juristët: Kushtetuta nuk përcakton kuorum për zgjedhjen e Presidentit
Ndërsa opozita edhe pse jo-zyrtarisht, parashikon t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim për zgjedhjen e presidentit dhe kuorumin e nevojshëm në parlament, juristët shprehin krejt të kundërtën.
Sipas argumentit të njohësve të ligjit dhe kushtetutës, ligji themeltar i shtetit, nuk e konsideron të domosdoshme arritjen e kuorumit prej 84 votash në parlament në tre raundet e para të votimit të kandidatit për president.
Sipas tyre, nuk mund të hiqen paralele mes kushtetutës tonë dhe asaj të Kosovës për rastin e zgjedhjes së presidentit të ri. Mandati i kreut aktual të shtetit përfundon në korrik të këtij vitit, ndërsa parashikohet që në bazë të kushtetutës që nëse nuk arrihet të gjendet konsensusi politik mes palëve për të zgjedhur një president të pranuar nga palët në raundin e katërt, mazhoranca të votojë me të paktën 71 vota emrin e propozuar.
Por ndërkaq socialistët pritet të hedhin një tjetër propozim për emrin e kreut të shtetit duke ndjekur të njëjtën procedurë që u ndoq me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Kështu socialistët pritet të sugjerojnë që të përcaktohen bashkarisht kriteret për kandidatët duke hapur më tej konkurrimin për atë person që plotëson kriteret për të drejtuar shtetin. Nga ana tjetër, mazhoranca ka paralajmëruar se kandidatura për Presidentin e Republikës do vijë nga radhët e Partisë Demokratike, një figurë me integritet dhe të denjë për të Parin e Shtetit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#3

Post by Adriana » Mon Jan 09, 2012 1:04 pm

Kryetari i shtetit nuk mund të jetë një çështje kuorumi

Mediat lajmëruan dje se Partia Socialiste do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të interpretojë nenin 87 të Kushtetutës që disiplinon procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Sipas saj, dispozita në fjalë është juridikisht e atakueshme sa i përket kuorumit të nevojshëm në tre raundet e para të votimit për kreun e shtetit.Sikur arsyet e kësaj sipërmarrjeje delikate të ishin të natyrës ngushtësisht ligjore, gjasat e suksesit të Partisë Socialiste janë pothuajse inekzistente.

Me siguri juristët e zotë që janë atashuar pranë saj e dinë fare mirë këtë. Vështirësitë e agresionit juridik kundër nenit nuk lidhen vetëm me kornizën e saktë leksikore të tij, por edhe me kriterin racional të interpretimit. Përderisa gjerësisht pranojmë se një interpretim i tillë synon të kolaudojë koherencën logjike të synimeve politike të ligjvënësit, goditja e nenit bëhet pa kuptim. Ligjvënësi (nën orientimin e dyshes Berisha-Rama më 2008) e ka formuluar dispozitën duke pasur si qëllim shmangien e krizës. Dhe trupa kushtetuese nuk ka sesi t’i anashkalojë këtij fakti përmbajtësor. Pranimi i tezës së PS-së do të thotë, as më shumë e as më pak, rikthim te dispozita e mëparshme, pra te kriza.Mirëpo, nisma e Partisë Socialiste është me natyrë kryekëput politike. Duke e pasur të vështirë ta sulmojë politikisht nenin që zoti Rama e kërkoi me ngulm tre vjet më parë, partia kryesore e opozitës ka zgjedhur, formalisht, rrugën ligjore.

E penduar për rrëzimin që i bëri artikullit të mëparshëm, i cili i orientonte, gati forcërisht, palët drejt konsensusit për zgjedhjen e presidentit, Partia Socialiste po ideon që, përmes artificit të kuorumit, të bllokojë arrogancën e shumicës në zgjedhjen e tij. Kot e ka! Nuk ka asnjë hapësirë!Por, sidoqoftë, ky është rasti fatlum që ajo të bëhet promotorja e një reforme historike që do t’i jepte një zgjidhje përfundimtare çështjes së zgjedhjes së kreut të shtetit. Revizionimet kushtetuese të 2008-s nuk e bënë dot këtë dhe polemika e tanishme rreth zgjedhjes së presidentit është një provë e qartë. Votimi për kreun e shtetit vërtet nuk ka më pengesa juridike, por aspekti politik i problemit është sërish aty varur dhe ende pa zgjidhje. Sot opozita kërkon të jetë palë influente në përzgjedhjen e numrit një të shtetit. Dhe ka të drejtë!

Ajo kërkon garanci demokratike për jetën e saj dhe askush më shumë se kreu i Republikës nuk mund t’ia ofrojë ato. Kjo vlen sot për këtë opozitë me Berishën kryeministër, do të vlejë nesër me Ramën për opozitën tjetër dhe do të vlejë për aq kohë sa palët të mos kenë përvetësuar mirë edukatën mbi sistemin. Atëherë çfarë mund të bëjë opozita në këto kushte?


Mbi të gjitha duhet të braktisë idenë se me artificin e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese mund të kushtëzojë shumicën. Nuk e bën dot dhe, nuk ka arsye ta bëjë. Ajo nuk ka asnjë interes të shfaqet sërish si një opozitë grindavece që kundërshton tashmë, jo vetëm ato që kërkon pushteti, por edhe ato që ka kërkuar vetë si opozitë, jo më larg se tre vjet më parë. Madje, tentativa e saj për të rehabilituar frymën e dispozitës së mëparshme, që impononte gjetjen e sforcuar të konsensusit në votimin për kreun e shtetit, është e tejkaluar. Dispozita e mëparshme falimentoi, sepse rrezikonte të prodhonte krizë për shkak të paaftësisë së palëve për të mbërritur te marrëveshja.

Dispozita aktuale ka dështuar, sepse nuk i jep zgjidhje ngërçit politik që shkaktohet prej vetëmjaftueshmërisë së pushtetit për të zgjedhur kreun e shtetit, pa pasur nevojën e një marrëveshjeje. Rrugëzgjidhja? Është një dhe vetëm një: presidenti që buron drejtpërdrejt nga sovrani. Presidenti me investiturë parlamentare nuk është kompatibël me kulturën tonë të të bërit politikë. Natyrisht që kjo nuk përbën ndonjë formulë të panjohur apo të pathënë. Vetëm se konteksti është i tillë që e aktualizon si jo më mirë, duke frymëzuar edhe një zgjidhje që do na shpëtonte njëherë e mirë në të ardhmen nga ky stres politik. Le të bëhet opozita misionarja e zgjidhjes! Por, e një zgjidhjeje radikale, afatgjatë dhe jo përmes një mballome juridike si kjo e kuorumit. Instanca e kreut të shtetit është çështje dinjiteti demokratik, që nuk mund të degjenerojë në një kalkulim banal numrash në Parlament.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#4

Post by Adriana » Mon Jan 09, 2012 1:08 pm

Enkelejd Alibeaj: Presidenti i ri të korrigjojë boshllëqet e Topit

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat vlerësoi vlerësoi se presidenti i ri duhet të korrigjojë gabimet e Bamir Topit, në veçanti në sistemin e drejtësisë. “Duhet të jetë një figurë, e cila të korrigjojë të gjitha ato defekte që figura presidenciale aktuale ka lënë. Të dijë të instalojë frymën e zbatimit të ligjit në sistemin e drejtësisë; të jetë figurë politike, e cila në rastet kur të ketë ngricë politike parlamentare të dijë të ndërhyjë dhe të gjejë konsensusin”, tha Alibeaj. Deputeti i PD-së bëri të qartë se nuk mund të ketë bllokim të procesit të zgjedhjes së presidentit nga opozita. Ndërsa shtoi, se kandidatura për postin e kreut të shtetit i përket mazhorancës. Sipas tij, procesi i zgjedhjes së presidentit do kalojë në 3 raunde dhe pas raundit të 3-të, Shqipëria do ketë presidentin e ri. “Të mos jetë një figurë presidenciale që vetëm hesht. Do të kryhet raundi i parë, do të kryhet raundi i dytë dhe nëse përsëri do bojkotojnë, do të kryhet edhe i treti; në raundin e katërt Shqipëria do të ketë presidentin”, deklaroi Alibeaj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#5

Post by Adriana » Tue Jan 10, 2012 9:21 am

Topalli e Beja, favoritë në PD për President

Emri i kandidatit për President të ri të vendit do të dalë nga Këshilli Kombëtar i PD-së, ndonëse probabiliteti më i madh është që kandidatura të dalë publikisht në limitet e fundit kohore. Megjithatë, aktualisht dy janë kandidaturat e mundshme të PD-së për postin e kreut të ri të shtetit, ajo e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe tani së fundi flitet edhe për kreun e komisionit të jashtëm, Fatos Beja.
Kandidatura e tij duket se do të jetë surpriza e demokratëve në momentet e afrimit të zgjedhjes, nisur nga fakti se vetë Berisha ka deklaruar se nuk do të kandidojë për president, por ka bërë të qartë se do të jetë një nga drejtuesit e lartë të PD-së. Edhe zonja Topalli nuk është shprehur optimiste për garën elektorale, ndërkohë që gjithnjë e më shumë në PD flitet për emrin e Fatos Beja, njofton BW.
Procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, e sanksionuar në Kushtetutë, parashikon 5 votime, të fshehta dhe pa debat nga Kuvendi. Në ligjin themeltar të shtetit, nënvizohet fakti se në tre raundet e para, fiton ai kandidat, i cili merr mbështetjen, e përkthyer në votë, nga tre të pestat e deputetëve. Saktësisht, neni 87 i Kushtetutës, i ndryshuar me dakordësinë e mazhorancës dhe opozitës në pranverën e vitit 2008-të, thotë se, “Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë, kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Pra, në rast se asnjë prej kandidatëve nuk merr tre të pestat e votave të deputetëve, në raundin e katër kreu i shtetit zgjidhet edhe me 71 vota.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Zgjedhjet per President

#6

Post by Sally » Tue Apr 10, 2012 9:27 am

fillojne debatet per karrigen ''president'' :D

Veshtirësitë e Berishës për të zgjedhur Topallin presidente

Qe presidenti i ardhshem i Republikes se Shqiperise eshte bere si qylymi i penelopes te gjithe shqiptaret e dine kete gje, me problemin e presidentit te republikes po merren te gjithe duke filluar qe nga politikanet, gazetaret, analistet madje me presidentin e republikes po merren dhe gra që shikojne filxhanin e kafesë, fallxhore rome, teto nder provinca të harruara. Te gjithe flasin per te, Te gjithe japin emra por qe te gjithe e dine qe presidenti do zgjidhet me kurvellik nga Sali Berisha. Por kur degjoj te flitet per Topallin presidente me kujtohet nje histori qe tregonte Linkolni. Parabola eshte: Një herë, kam lexuar historinë e një mbreti, që thirri Ministrin e Oborrit dhe i tha se dëshironte të shkonte për gjah. Ai e pyeti ministrin nëse do të binte shi. Ministri iu përgjigj, se koha do të jetë e mrekullueshme, nuk do të bjerë shi dhe Mbreti mund të shkonte për gjah. Suita mbretërore duke shkuar për në vendin e gjuetisë, takoi një fshatar që ia kish hipur
një veshgjati. Fshatari i tha mbretit të kthehej mbrapsht, sepse shpejt do të fillojë shiu. Mbreti qeshi dhe suita vazhdoi rrugën. Pa filluar akoma të gjuanin , filloi një rrebesh shiu. Uji u hyri deri në palcë mbretit dhe shoqëruesve të tij. Mbreti, me t’u kthyer nëpallat, e flaku nga puna ministrin dhe emëroi në vend të tij fshatarin. “Pa më thuaj”, i tha mbreti fshatarit, “si e dije ti që do të binte shi?” “Nuk e dija unë, Madhëria Juaj” tha fshatari dhe vazhdoi “gomari im e dinte. Ai i çon veshët përpara kur do të bjerë shi dhe i kthen nga prapa kur do të jetë kohë e thatë”.
Mbreti e flaku edhe fshatarin dhe mori gomarin, të cilin e vendosi në vend të Ministrit.”Kjo ishte historia” u thoshte Linkolni atyre që e rrethonin dhe kërkonin punë, dhe me njëherë vazhdonte, ” ….Por mbreti bëri një gabim të madh…..sepse që nga ajo kohë, çdo gomar dëshiron të ketë një zyrë….
Te gjithe jemi deshmitare qe ne 22 vjet demokraci Sali Berisha ka zgjedhur vete 3 nga 4 presidentet e Republikes, Duke filluar qe nga vete emrimi i tij ne fillimet e demokracise, duke vazhduar me Alfred Mojsine dhe duke mbaruar me Bamir Topin, Qe Berisha perdor cdo lloj makinacioni per te arritur atje ku do dhe kjo nuk eshte e re per qytetaret shqiptare dhe per demokracine e brishte shqiptare. Po kesaj here duket se Sali Berisha nuk i ka opsionet per te perdorur marifetet e tij per te zgjedhur Jozefina Topallin presidente kjo per shkak te shume ceshtjesh:

I- Presioni ne rritje i nderkombetareve
II- Harta e votava ne parlament

I- Nderkombetaret duke filluar nga Ambadadoret kryesor te atashuar ne shqiperi kan deklaruar ne rresht per nje president konsensual por te gjithe e dime se i vetmi qe mund ta garantoje ate eshte Sali Berisha, kreu i PD ka deklaruar jo 1 here por cdo here qe del para medjave, Ai na ka lene te kuptojme qe nuk do te kete nje president konsensual por ai do te dale nga kryesia e PD dhe me e votuara eshte Jozefina Topalli. Me ikjen e Topallit ne presidence do i jepte mundesi Berishes te mbante nje grup brenda ne PD ate te Lulzim Bashes duke ja bere me te thjeshte punen keti te fundit te merrte drejtimin e PD. Por duken se nderkombetaret nuk e shikojne me sy te mire Jozefina Topallin, Ambasadori amerikan ne nje interviste te dhene se fundi ne Top Story na la te kuptojme se preferon me shume Fatos Nanon si president dhe jo Jozefina Topallin. Por simptia e nderkombetareve ndaj Fatos Nanos mund te joshe Ilir Meten te propozoje dhe te mbeshtese pikerisht Nanon dhe kete Ilir Meta mund ta beje per kredo politike,

1- Duke mbeshtetur Fatos Nanon Ilir Meta pastron figuren e tij para nderkombetareve me tezen president konsensual duke dhene nje here e mire fund akuzava per korrupsion

2-Duke mbeshtetur Nanon, Meta fiton nje fare dinjiteti qe e ka humbur qekurse u bashku ne kualicion me Berishen sepse gjate gjithe qeverisjes me berishen nuk ka bere gje tjeter vecse zedhensin e PD.

II- Momentalisht Sali Berisha dhe qeveria qe ai drejton ka nje shumice solide ne parlament por me afrimin e zgjedhjes se presidentit te republikes ka sjelle nje tension ne rritje ne kampin demokrat, Pasi momentalisht votat e PD dhe te aleateve te saj nuk arrin te kapin mumrin 71 qe perkthehet nje presdent i zgjedhur ne raundin e 3-te . Sot PD ka 66 te mandatuar nen siglen e PD, Partia Rebublikane ka nje mandat, nje mandat i Gazment Oketa i larguar por vete Oketa ka deklaruar qe do votoje pro PD gjithashtu po te shtojme dhe dy mandate te Çameve te futur rishtas ne PD. Nje tjeter ceshtje eshte se dhe 66 mandatet e PD nuk mund te jene te sigurta per Topallin presidente pasi dihet antipatia qe disa deputete kan kundrejt Znj/ Topalli.dhe jane pikerisht mbeshtetesit zyrtar te Bashes duke filluar Bujar Nishani, Aldo Bumçi, Rajmonda Bulku, Majlinda Bregu, Gerti Bogdani, Florjon Mima, Myqerem Tafaj, Tritan Shehu dhe Lajla Përnaska. Gjithashtu nje sy i stervitur mire do te kuptonte dhe aleancen ne heshtje midis Bashes dhe Topit te cilet i bashkon nje kundërshtar i perbashket, qe quhet Jozefina Topalli.
Pra Berishes i duhen dhe mandatet e LSI-is per te zgjedhur presidentin por konflikti i hershem i Metes me Topallin e ben me te veshtire kete ceshtje. Pas kthimit te Ilir Metes nga SHBA po flitet per lojen qe ai do te beje per zgjedhjen e Presidentit te republikes. Konfliktualiteti dhe kundershtite e tij per kandidaturen e Topallit, pertej konflikteve personale midis Metes dhe Topallit e ka shtyre kete te fundit te ushqen deshiren e tij te hekurt per te qene faktor ne zgjedhjen e presidentit pra deshira e tij eshte nje president i dale nga LSI qe me shume gjasa mund te jete Edmond Haxhinasto aktualisht eshte Minister i jashtem.


Nga Ilirjan Blloshmi
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Zgjedhjet per President

#7

Post by Sally » Sun Apr 22, 2012 8:53 am

Fatos Nano: : “Jam i gatshëm për postin e presidentit ”.

Asnjë nga presidentët e derimësotëm s’e kanë karrierën time, është në dobi të vendit...

I ftuar në emisionin televiziv “Top Story” të Sokol Ballës, Nano u shpreh se edhe pse nuk është kandidat zyrtar për postin e presidentit të ri të vendit, ai ofrohet për të marrë këtë post. Nano shpreh bindjen se kështu, ai do të ofrojë aftësitë dhe eksperiencën e tij, si dhe do të ndihmojë që marrëdhëniet mes politikës dhe institucioneve të jenë më progresive.

“Besoj se është në dobinë e vendit dhe të gjithëve që procesi të jetë gjithëpërfshirës. Do t’i kërkoj si PS-së, ashtu dhe partive të tjera që të konsiderojnë platformën mbi eksperiencën time, të konsiderojnë një faktor suplementar, që presidentet e derimësotëm s’e kanë patur në CV e tyre, karrierën time në krye të ekzekutivit”, tha ish-kryeministri Fatos Nano.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Zgjedhjet per President

#8

Post by Sally » Sun Apr 22, 2012 8:54 am

  Fatos Nano:Asnjë nga presidentët e derimësotëm s’e kanë karrierën time, është në dobi të vendit...  


-waiting- Shume e drejte , asnje nuk ka karrieren tende, se ke nje karriere shume te vecante mbi kurriz ''luften e 97'' qe sot mund ta quajme ''97-mos ardhesh kurre qe desh na rrezove flamur'', pra ke nje karriere qe nuk do te harrohet kurre
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Zgjedhjet per President

#9

Post by Sally » Sun Apr 22, 2012 9:05 am

Nano: Ja pse dua të bëhem president

Tiranë - Ish-kryeministri Fatos Nano bëri të ditur sot në një emision televiziv se ofron dijen, eksperiencën dhe kapacitetet e tij në konkurrimin e sivjetshëm për President të Shqipërisë.

Ish-kryeministri socialis pohoi sot në mbrëmje se zyrtarisht nuk është ende kandidat për presidentin e ri, por i propozon opinionit publik dhe politikës shqiptare ofertën e tij për të qenë në garë.

“Më lejoni të them me vërtetësi se si politikan dhe qytetar i përgjegjshëm unë kam ofruar dijet, eksperiencën, aftësitë dhe kapacitetet e mia për të shërbyer që klima e sotme politike të ndryshojë. Që marrëdhëniet mes politikës dhe institucioneve të jenë më progresive dhe më nxitëse për të kryer detyrat, për tu kryer detyrat ndaj qytetarëve dhe publikut. Pra jam ofruar që duke kontaktuar të gjitha palët të sjell një vlerë të shtuar në konkurrimin e sivjetshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit”.

Ish-kryeministri Fatos Nano deklaroi sot se nuk është kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë në vitin 2012, por është Shqipëria kandidate për të marrë statusin kandidat për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Nano më tej theksoi se do të paraqesë para faktorëve relevantë konceptin dhe vizionin e tij.Për të shpalosur vizionin e tij për Presidentin e Republikës, Nano tha se do të kryejë takime me krerë të partive politike, sic janë Berisha, Rama e Meta.

“Do të takoj drejtuesit e partive që janë në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministrin, kreun e opozitës, Ilir Metën, Fatmir Mediun, zotin Idrizi dhe zotin Dule. Është në detyrimet kushtetuese jo vetëm të Presidentit, por edhe të aspirantit që të gjejë hapësirat për t’i integruar të gjithë me vlerat e tyre”. Nano theksoi se vendit i duhet një president konsensual.

“Vendit i duhet një proces sa më transparent, sa më konsensual, që nëpërmjet procedurës për zgjidhjen më të mirë që i shërben vendit t’i shërbejë palëve për zhvillimin e demokracisë ekonomise dhe jetës shoqërore, standartet e BE” .

Lidhur me relatat me kreun aktual të PS, Edi Rama, Nano bëri me dije se e ka mirëpritur Ramën në ngjitjet e shkallës së karrierës politike.

“E kam mirëpritur Ramën që kur ishte në Bashki, e kam nxitur në zhvillimet e tij, që kur mori teserën e PS, pavarësisht rrugëve që kemi ndërtuar ndonjëherë edhe janë prishur me njëra-tjetrën nuk kanë qenë ndonjehërë të mbyllura, por si pasojë e paraqitjes së ofertës për President, një takim me Ramën do ta kryeja”.

Lideri historik i PS Fatos Nano është kandiduar dhe në vitin 2007 për garën presidenciale, por e humbi përballë Bamir Topit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#10

Post by Adriana » Mon Apr 23, 2012 7:50 am

Presidenti i ri, Nano takon ambasadorin Arvizu
postuar sot me 23-04/2012 nga Gazeta Jone


Nuk jam aspak dakord me titullin.
F,Nano nuk eshte zgjedhur akoma nje kanditat per vendin president, dhe jo me te quhet ''presidenti i ri''.
Nese Gazeta Jone ( financohet per reklama te tilla ) te gjej nje menyre tjeter reklamimi, duke filluar qe nga nderrimi i emrit te gazetes, nga GAZETA JONE ta quajne GAZETA NANO.

( edhe pse dihet qe mediat shqiptare jane vegla e cdo ngjyre politike) por dreqi e mori ''gjella me krip, e kripa me karar'' jo te tallen dhe kaq shume me popullin.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#11

Post by Adriana » Fri May 11, 2012 7:38 am

Kadare ftohet të bëhet president

Tiranë, 11 maj - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka takuar të enjten shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Në takim është folur për zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe për çështjen më të nxehtë të momentit, atë të Presidentit të ri të vendit.

Agjencia e lajmeve NOA.al mëson se takimi është zhvilluar mes Arvizut dhe Kadaresë në një lokal të njohur i cili gjendet vetëm pak metra larg ambasadës amerikane në Tiranë dhe ka zgjatur një orë e gjysmë nga ora 11.00 deri në 12.30.

“Besohet se Arvizu i ka propozuar shkrimtarit Ismail Kadare, që të pranojë kandidaturën për të qenë ai presidenti i ri i vendit, një kërkesë kjo që në fakt Kadare i ka ardhur disa herë gjatë këtyre dy dekadave. Por zyrtarisht një gjë e tillë nuk është konfirmuar”, shkruan NOA.al.

Lajmin për takimin e konfirmoi edhe Kadare, por ai ishte i prerë në deklaratën se nuk është folur për një kandidim të mundshëm të tij. Kadare tha se ai nuk ka asnjë plan për të kandiduar për president.

Gjithsesi mbetet në ditët në vazhdim të mësohet se kush janë emrat që kandidojnë zyrtarisht në Kuvend dhe cili do të jetë kryetari i ri i shtetit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Zgjedhjet per President

#12

Post by erix77 » Fri May 11, 2012 9:22 am

Do te ishte nje goxha ndryshim (per mire) ne politiken ne Shqiptare nqs Kadare do te zgjidhej president.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#13

Post by Adriana » Sat Jun 02, 2012 9:03 am

Kadare tregon arsyet pse s'pranon të bëhet president

2-qershor - Shkrimtari Ismail Kadare refuzon postin e Presidentit të Republikës. Me anë të një letre konfidenciale, shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare, ka refuzuar ftesën e bërë ditë më parë nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës për të qenë Presidenti i ri i vendit, shkruan "Panorama".

Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” i kanë kërkuar Kadaresë që t’i vijë në ndihmë vendit për të ndryshuar situatën e krijuar nga politikanët shqiptarë, si një figurë e denjë dhe përfaqësues i unitetit kombëtar. Në shkresën e tij, mjeshtri i letrave thekson se arsyeja që ka vonuar përgjigjen erdhi për faktin e mospranimit të kësaj kërkese.

Kadare ka vlerësuar lart shqetësimin e studentëve për të ardhmen e vendit dhe, sipas tij, kjo zgjidhje nuk do të vonojë. “Së pari ju kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes për letrën që më keni dërguar më 26 maj 2012. Dëshira për të vonuar një përgjigje zhgënjyese ka qenë arsyeja, jo fort e përligjur, ndoshta, për një gjë të tillë. Në të vërtetë letra juaj më dha një besim dhe kënaqësi të veçantë.

Për fjalët tuaja fisnike, për vlerësimin e shkrimtarit, e nëpërmjet tij të artit, e sidomos për shqetësimin tuaj të bukur për vendin ku jetoni e për kombin të cilit i përkisni. Kur studentët e një kohe shqetësohen seriozisht për fatet e komunitetit, kjo është shenjë e sigurt se gjendja e shëndetshme, ajo që aq gjatë ka munguar, nuk do të vonojë.

Ju keni të drejtë të zhgënjeheni me qëndrimin tim mospranues. Ka gjasë që një ditë unë vetë të them, ashtu si ju, se në përpjekjen për t’i dhënë një ndihmë vendit tim, unë nuk arrita dot dhe u mposhta. Ndërkaq, nuk përjashtohet e kundërta, që me mospranimin tim, kam ndihmuar ndoshta për atë që ju, e bashkë me ju gjithë të tjerët, ëndërrojnë me padurim: përparimin, normalizimin dhe europianizimin e Shqipërisë”, përfundon letra e shkrimtarit Ismail Kadare.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#14

Post by Adriana » Mon Jun 04, 2012 12:53 pm

Shqipëria pa president, dështoi edhe raundi i dytë...

...kuvendi konsumoi edhe kete raund te dytë për zgjedhjen e Presidentit pa votim, në mungesë të një kandidati konsensual.Kuvendi nisi rreth orës 10:48 të së hënës seancën e parashikuar për raundin e dytë të votimit për presidentin e ri të Republikës, ndërsa në parlament, sikurse dhe në raundin e parë, nuk pati asnjë kandidat zyrtar për këtë post.

Në nisje të seancës kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli informoi deputetët me raportin e komisionit të Ligjeve, ku konstatohet se deri në afatin e përcaktuar (ora 09:00) të ditës së sotme asnjë kandidaturë për president të Republikës nuk u depozitua në Kuvend.

Topalli lajmëroi thirrjen e konferencës së kryetarëve për caktimin e datës për raundin e 3-të. Të enjten (31 maj) Kuvendi konsumoi raundin e parë pa votim, pasi në konkurrimin për garën presidenciale nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar.

Më herët maxhoranca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori për postin e Kreut të shtetit, por pa e depozituar zyrtarisht në komisionin e Ligjeve, ndërkohë që opozita u shpreh kundër saj, duke e konsideruar kandidaturë të njëanshme nga ana e shumicës. Seanca sot, e deshtuar qe ne nisje u ndoq nga lozhat e Kuvendit per aq minuta sa zgjati dhe nga ambasadoret e huaj te akredituar ne vendin tone.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Zgjedhjet per President

#15

Post by Adriana » Mon Jun 04, 2012 12:57 pm

mbas deshtimit ne raundin e dyte..

Berisha: PS le të propozojë kandidat

Kryeministri Berisha ka shprehur sërish mbështetjen e plotë të maxhorancës për kandidatin për president, Xhezair Zaganjorit ndërsa ka ftuar opozitën që krahas shqyrtimit të saj të paraqesë edhe kandidatin e saj. “Oranews” shkruan se, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha gjithashtu ka informuar deputetët edhe me takimin e djeshëm me kryesocialistin Edi Rama.
“Takimi ishte një përpjekje, palët shprehën qëndrimet, pikëpamjet. Sot shqiptarët prisnin votimin, nuk ndodhi, po vjen raundi i tretë, uroj që të votojmë në raundin e tretë kandidaturën më të mirë, jemi të vendosur të vazhdojmë të përpiqemi për mirëkuptimin më të gjerë të mundshëm Ekziston një vetëdije e thellë për çdo qytetar, për çdo politikan se kryetari i shtetit duhet të ketë integritetin, dhuntinë dhe të gjithë vetitë dhe aftësitë për ta përfaqësuar me dinjitet vendin dhe të tillë Shqipëria ka. Ndaj dhe duke iu shprehur mbështetjen e plotë kandidatit tonë ftoj opozitën që ta shqyrtoj sikundër e ftoj atë të propozojë edhe kandidatin e saj. Jemi të angazhuar në një proces konsultimesh civile, të përgjegjshëm dhe në interes të procesit dhe të vendit” shtoi Berisha.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”